Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tufa: Ku shkojnë 4.5 milionë euro që gjeneron futbolli i moshave

9 December 2024 at 11:40

Në emisionin MAX Sport në Euronews Albania u diskutua gjerësisht mbi problematikat financiare të futbollit në Shqipëri.

Duke folur në një lidhje direkte, gazetari sportiv Bashkim Tufa ngriti alarmin që sipas tij, nuk dihet destiancioni i të ardhurave që gjenerohen nga futbolli i fëmijëve të cilët e kanë të detyruar të paguajnë tarifat përkatëse.

“A e dini ju që futbolli i fëmijëve gjeneron në Shqipëri gjatë një viti 4.5 miliard lekë të vjetra pra rreth 4.5 milionë euro që nuk menaxhohen ashtu siç duhet. Janë 12 mijë fëmijë që paguajnë rreth 30-40 mijë lekë të vjetra në muaj dhe këto para do të duhet të menaxhoheshin mirë për ta zhvilluar këtë brez dhe për ti krijuar kushtet e duhura”, tha Tufa.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tufa: Ku shkojnë 4.5 milionë euro që gjeneron futbolli i moshave appeared first on Euronews Albania.

Operacioni antidrogë “Fam Fanz”, kapet 1 kg kokainë në Tiranë

9 December 2024 at 10:59

Një operacion antidroge u zhvillua mbrëmjen e së dielës nga sektori i antidrogës në Policinë e Tiranës.

Burime nga policia sqarojnë se në operacionin e koduar “Fam Fanz”, u sekuestrua rreth 1 kg lëndë narkotike e llojit kokainë (me vlerë tregu rreth 270 000 euro), teksa janë arrestuar 2 persona, shtetasit Klaudio Serjani, 24 vjeç, dhe Euxhenjo Manushi, 20 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Kastriotët”, automjetin me drejtues shtetasin K. S., dhe pasagjer shtetasin E. M. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. S., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Operacioni antidrogë “Fam Fanz”, kapet 1 kg kokainë në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Publikohet foto e parë e presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad në Rusi

9 December 2024 at 10:40

Sipas Egyptindependent kjo është foto e parë e presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe gruas së tij në Moskë e cila është shpërndarë nëpër mediat ruse.

Një burim i Kremlinit raportoi të dielën në mbrëmje se Assad dhe familja e tij kishin mbërritur në kryeqytetin rus, Moskë.

Kremlini njoftoi, sipas Channel One rus, se Asadit dhe familjes së tij i ishte dhënë azil për arsye humanitare.

Burimi tha në një deklaratë për RIA Novosti: “Presidenti sirian Assad dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në Moskë pasi iu dha azili bazuar në konsiderata humanitare”.

Sputnik raportoi një burim në Kremlin se, “Rusia ka mbështetur gjithmonë kërkimin për një zgjidhje politike për krizën siriane dhe ne vijojmë nga nevoja për të rifilluar negociatat nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Publikohet foto e parë e presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad në Rusi appeared first on Euronews Albania.

“Të tjerët janë larguar!”- Erdogan: Vetëm 2 lider kanë mbetur në botë, unë dhe…

9 December 2024 at 09:32

Presidenti turk pati një diskutimi me studentët në Gaziantep ndërsa një prej tyre iu referua librit të Angela Merkelit, duke i kujtuar Erdogan marrëdhëniet diplomatike Turqi-Gjermani.

Studenti e pyeti Erdoganin se çfarë e bën atë të suksesshëm në marrëdhëniet diplomatike, dhe ai u përgjigj duke thënë se është e rëndësishme që mekanizmi i dialogut të vazhdojë dhe sipas tij kjo quhet sulm në diplomaci.

Presidenti turk Erdogan tha se në planet kanë mbetur vetëm dy udhëheqës – ai dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin.

“Për momentin, në botë kanë mbetur vetëm dy liderë me përvojë – unë dhe Vladimir Putin. Nuk e them këtë sepse jam unë. Por mandati im është 22 vjet. Zoti Putin është pothuajse i njëjti. të tjerët janë larguar dhe ne duam që dialogu ynë të vazhdojë. Për shembull, pas largimit të kancelares Angela Merkel, politika në Gjermani përfundoi”, tha Erdogan.

 

Erdogan:

“There are only two people left among the leaders in the world. Me and Putin.

I have completed 22 years in office. Putin is close to that. All the others have been eliminated and left.”

pic.twitter.com/vjBtT3GWKG

— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) December 8, 2024

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Të tjerët janë larguar!”- Erdogan: Vetëm 2 lider kanë mbetur në botë, unë dhe… appeared first on Euronews Albania.

“Nuk jemi atraktivë”, Pogoni: Futbolli shqiptar është në informalitet

9 December 2024 at 09:12

Në Max Sport në Euronews Albania u diskutua mbi problemet financiare të sportit në Shqipëri e veçanërisht futbollit. I ftuar në studio, specialisti i sporteve Artan Pogoni tha se sporti në Shqipëri nuk po arrin të jetë atraktiv dhe të tërheqë shikues.

Pogoni bëri krahasimin mes interesit kur luan Kombëtarja me evente të tjera si derbi i kryeqytetit dhe vuri në dukje diferencën e madhe dhe të trishtë.

“Së pari nuk kemi një ligj që ti favorizojë investuesit në sport, se dhe ata duan lehtësirat e tyre fiskale që ti japin ato para. Sporti te ne nuk po arrin të jetë atraktiv, produkti nuk është ai që duhet, që të shitet në treg” tha Pogoni.

Ai gjithashtu evidentoi informalitetin si një ndër problemet kryesore në sportin shqiptar ku pothuajse i gjithë komuniteti sportiv rrezikon që në moshën e pensionit të figurojnë me zero kontribute.

“Më vjen keq ta them po një pjesë e mirë e sportit shqiptar funksionon në informalitet. Informaliteti që egziston si te futbolli i madh, se e di shumë mirë se si funksionon dhe të shkretët ata që do luajnë 10-15 vite futboll, ose volejboll, ose basketboll dhe do dalin si këta që nuk kanë marrë asnjë ditë pension me këtë punë”, tha Pogoni.

Ndërsa ish-futbollisti i Kombëtares Ilirjan Alliu pranoi një realitet të hidhur pasi sipas tij rreth 12-vite kur ai ka qenë në kulmet e karrierës së tij nuk kishte asnjë lloj kontributi në sigurimet shoqërore.

“Kam luajtur mbi 12 vjet në nivele të larta por nuk kam asgjë si kontribut në sigurime shoqërore për këto 12 vite dhe as nuk jam bërë kurjoz që ti shof pasi funksiononte që kontaktoheshe direkt nga president i klubit”, tha Alliu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk jemi atraktivë”, Pogoni: Futbolli shqiptar është në informalitet appeared first on Euronews Albania.

Rikthehen reshjet e borës në juglindje, zbardhet Dardha

9 December 2024 at 08:32

Reshjet e borës janë rikthyer në disa zona malore të juglindjes së vendit. Në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllës, trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm.

Reshje bore janë regjistruar edhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm dhe Shtyllë. Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve në këto zona. Autoritetet mbeten në gatishmëri për të menaxhuar situatën.

Rreth 150 familje në fshatrat e Njësisë Administrative Rehovë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një defekti në nënstacionin e zonës. Po ashtu, pa furnizim me energji kanë mbetur edhe 12 familje në fshatin Lekas.

Specialistët e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rikthehen reshjet e borës në juglindje, zbardhet Dardha appeared first on Euronews Albania.

“Vetëm me rroba plazhi”, rebelët rrëmbejnë foton e presidentit Bashar al-Assad

9 December 2024 at 08:24

Rebelët që pushtuan pallatin e presidentit Bashar al-Assad në Aleppo javën e kaluar hasën në një foto të liderit sirian si një djalë i ri, me asgjë tjetër veçse një palë mbathje plazhi.

Fotoja tregon diktatorin duke pozuar në mënyrë të përulur përkrah tre të tjerëve të veshur me rroba banje dhe të ulur në anë të një varke gjatë natës, raportoi Jerusalem Post.

Fotoja mori shumë shpejt vëmendje në rrjetet sociale.

“Një foto e gjetur në pallatin e idiotit dhe kriminelit Bashar al-Assad,” postoi një përdorues Sirian X”.

“Allahu të faltë, na e shkatërrove mëngjesin me këtë pamje”, komentoi një grua në përgjigje të fotografisë.

1 of 4

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Vetëm me rroba plazhi”, rebelët rrëmbejnë foton e presidentit Bashar al-Assad appeared first on Euronews Albania.

Plot Ferrari e Mercedez! Rebelët futen në garazhin e Bashar Al Assad

9 December 2024 at 08:08

Forcat rebele në Siri marshuan në Damask ku ndër të tjera sulmuan dhe pallatin e Bashar al-Assad të dielën ku gjetën një flotë masive makinash të nivelit të lartë, duke përfshirë Mercedes, Porches, Audi dhe Ferrari.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë grabitës të gëzuar që vizitojnë një garazh masiv në pallatin presidencial, të mbushur plot me autostradë të nivelit të lartë nga streha private e diktatorit të rrëzuar. SUV-të, motoçikletat, ATV-të dhe ajo që duket të jetë një kamion i blinduar i prisnin gjithashtu rebelët, të cilët kaluan nëpër rezidencën e madhe duke bërë selfie, duke qëlluar me armë në ajër dhe duke u larguar me çdo gjë që nuk ishte mbyllur, videot e shpërndara në X tregojnë .

Më 27 nëntor, të mërkurën, grupet e armatosura të opozitës që nisën një operacion kundër regjimit morën kontrollin e vendit brenda 12 ditëve pa hasur në asnjë rezistencë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plot Ferrari e Mercedez! Rebelët futen në garazhin e Bashar Al Assad appeared first on Euronews Albania.

Video e incidentit me shoferin, Policia e Tiranës sqaron ngjarjen

9 December 2024 at 07:58

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale Policia e Tiranës informon se me datë 05.12.2024, në rrugën “Myslym Keta”, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy mjete ndërsa njëri prej tyre është larguar.

Patrulla e qarkullimit ka arritur në vendngjarje dhe ka marrë kontakt me shoferen R.N ndërsa pas pak është rikthyer aty dhe mjeti tjetër i përfshirë në aksident me shtetasin F.GJ i cili ka filluar të debatojë me drejtuesen e mjetit tjetër.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por në atë moment, sipas policisë shtetasi F. Gj. ka filluar të ofendojë efektivët, dhe gjatë përpjekjes për ta neutralizuar, ai nuk i është bindur urdhrave dhe ka goditur me grushte një punonjës Policie.

Më pas drejtuesi i mjetit, shtetasi F. Gj., është shoqëruar në komisariat ku i është bërë testi i alkoolit i cili ka rezultuar:

  • Testi i parë: 0.82 mg/l – Testi i dytë: 0.66 mg/l – Testi i tretë: 0.71 mg/l.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Punonjësi i Policisë, si pasojë e dëmtimeve të marra nga goditjet e shtetasit F. GJ. ndodhet në regjim  me raport mjekësor 10 ditor.

Për këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka dhënë njoftim për arrestimin e këtij shtetasi më datë 06.12.2024, në përmbledhjen ditore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Video e incidentit me shoferin, Policia e Tiranës sqaron ngjarjen appeared first on Euronews Albania.

Nga aksidenti në aksident, si vdiq 27-vjeçarja shqiptare në Itali!

9 December 2024 at 07:41

Një metër dhe ajo do të ishte e sigurt. Sipas mediave italiane kjo është distanca që i kushtoi jetën Adela Xhaferrit natën e së premtes së 6 dhjetorit.

Të premten, 27-vjeçarja shqiptare sapo kishte përfunduar turnin e saj të punës në pastiçerinë Dolce Notte në via Lechi të Breshias. Jashtë po e priste i dashuri i saj me makinë. Ai e mori 27 vjeçaren në makinë për ta shoqëruar në shtëpinë e tij në Rovato, rreth gjysëm ore larg nga qyteti.

Pasi doli nga unaza jugore, në zonën e Travagliato, në kryqëzimin me A-35, makina e tyre rrëshqiti dhe përfundoi duke u rrotulluar. Dy të rinjtë nuk pësuan lëndime por kur ajo u largua paksa nga makina e përmbysur, një makinë që po vinte drejt saj e përplasi duke e lënë të vdekur. Vetëm 1 metër dhe do të ishte ende gjallë

Ardhja e ambulancës së thirrur nga i dashuri, ishte e kotë. Rikonstruksioni i detajuar i dinamikës së aksidentit po shqyrtohet nga policia, e cila sipas mediave italiane i ka nënshtruar menjëherë analizave të alkoolit si të dashurin të vajzës ashtu edhe shoferit që e aksidentoi por asnjëri prej tyre nuk kishte pirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Italia nuk heq dorë nga kampet në Shqipëri, ministri i Brendshëm zbulon planin

Itali| Pranga murgeshës mafioze, punonte vullnetare në burgje. Sekuestrohen 2 mln €

The post Nga aksidenti në aksident, si vdiq 27-vjeçarja shqiptare në Itali! appeared first on Euronews Albania.

“Ndikim mbi dëshmitarët?”/ Hashim Thaçi nuk deklarohet për akuzat e reja

8 December 2024 at 14:50

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nuk do të deklarohet rreth akuzave të reja për ndikim mbi dëshmitarët, pasi sipas tij ai nuk e ka lexuar aktakuzën në tërësi.

Gjatë paraqitjes së parë për rastin e ri në Dhomat e Specializuara në Hagë, Thaçi tha “krejt papritmas para 2-3 ditësh” u njoftua për aktakuzën e re dhe nuk ka pasur kohë që ta diskutojë në thelb këtë dokument me ekipin e tij mbrojtës.

“Krejt papritmas para 2-3 ditësh u njoftova për akuzën e re nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme. Por, unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd. Prandaj, kërkoj edhe sot – unë respektoj dhe besoj në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës – nga të gjithë, kudo që jeni ulur, në cilëndo anë apo në çdo uniformë që jeni në këtë sallë të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, tha Thaçi.

Të akuzuarit kanë afat që brenda 30 ditësh të deklarohen rreth akuzave që ngrihen ndaj tyre.

“Ende nuk i kam lexuar në tërësi, prandaj duhet t’i lexoj që t’i kuptoj”, tha Thaçi kur u pyet nga gjykatësja nëse e ka lexuar aktakuzën.

Pas kësaj, Thaçi sqaroi se kur u pyet fillimisht nga gjyqtarja nëse i ka kuptuar akuzat ndaj tij, ai nuk e kishte kuptuar mirë pyetjen.

Gjykatësja kërkoi nga palët që të vendosin një datë për vetëdeklarimin e Thaçit. Mbrojtja tha se është dakord që më 7 janar 2025, Thaçi të vetëdeklarohet rreth aktakuzës.

Gjatë senacës, Thaçi tha se ai, familja e tij dhe shoqëria kosovare presin përfundimin e procesit ndaj tij dhe tha se pret drejtësi.

Ndaj Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut më 29 nëntor është ngritur aktakuzë e re, e cila është bërë publike më 6 dhjetor.

Në versionin e redaktuar të aktakuzës prej 15 faqesh, thuhet se Thaçi është takuar me katër të akuzuarit e tjerë në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe aty pretendohet se ai u ka dhënë udhëzime se si të dëshmojnë dëshmitarët në rastin kundër tij.

Më 5 dhjetor, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu u arrestuan dhe një ditë më pas u dërguan në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ndërkaq, ndaj Kuçit gjykata ka lëshuar fletëthirrje për t’u paraqitur para Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë. Kuçi do të bëjë paraqitjen e parë para gjykatës më 9 dhjetor.

Aktakuza pretendon se veprat penale kundër administrimit të drejtësisë janë kryer nga 12 prilli 2023 deri më 2 nëntor po atij viti, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit në Hagë mes Thaçit dhe personave të tjerë të akuzuar.

Në aktakuzën e re, Thaçi ngarkohet me tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar për pengimin e drejtësisë deri tani.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

Droja nga frikësimi i dëshmitarëve ishte një prej arsyeve pse kjo gjykatë e Kosovës ndodhet në Hagë dhe jo në Prishtinë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ndikim mbi dëshmitarët?”/ Hashim Thaçi nuk deklarohet për akuzat e reja appeared first on Euronews Albania.

Arratisja e Assad, reagon Trump: U zhduk se Rusia nuk ishte e interesuar ta mbronte

8 December 2024 at 13:58

Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump reagoi të dielën për situatën në Siri duke shkruar se Rusia nuk ishte e interesuar të mbronte presidentin Bashar al-Assad, duke e detyruar atë të largohej nga vendi.

Assad ka humbur çdo gjurmë pasi grupet anti-regjim morën kontrollin e kryeqytetit Damaskun herët të dielën. Kjo erdhi pothuajse një javë pasi grupet anti-regjim morën kontrollin e Aleppos, një qytet i madh në Sirinë veriore.

“Assad është zhdukur. Ai ka ikur nga vendi i tij. Mbrojtësi i tij, Rusia, e udhëhequr nga Vladimir Putin, nuk ishte e interesuar ta mbronte më atë”, shkroi Trump në një postim në rrjetin “Truth Social”.

“Nuk kishte asnjë arsye që Rusia të ishte atje në radhë të parë. Ata humbën çdo interes për Sirinë për shkak të Ukrainës, ku rreth 600,000 ushtarë rusë janë të plagosur ose të vdekur, në një luftë që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe që mund të vazhdonte përgjithmonë”, shtoi ai.

Trump ka thënë po ashtu se lufta në Ukrainë e ka dobësuar Rusinë dhe Iranin.

“Rusia dhe Irani janë në një gjendje të dobësuar tani, njëra për shkak të Ukrainës dhe ekonomisë së keqe, tjetra për shkak të Izraelit dhe suksesit të tij luftarak”, është shprehur presidenti i ardhshëm i SHBA-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arratisja e Assad, reagon Trump: U zhduk se Rusia nuk ishte e interesuar ta mbronte appeared first on Euronews Albania.

Grupi kriminal i mikrokredive në SPAK, zbardhen abuzimet në dëm të qindra qytetarëve

8 December 2024 at 13:37

Euronews Albania siguron dosjen e plotë të skandalit të mikrokredive të çuar nga Prokuroria e Tiranës për hetime të mëtejshme në SPAK.

Si bëhej mashtrimi me pasoja të rënda nga grupi i strukturuar kriminal?

Fiqiri dhe Zahide Bruci nuk e kishin menduar asnjeherë se marrja e një overdrafti për shkollimin e fëmijëve, do ti përfshinte më vonë në një skemë mashtrimi dhe përndjekje problemesh ekonomike, nga e cila nuk kanë dalë edhe sot. Pa i vënë në dijeni banka i shiti ‘MCA Albania’, debin/detyrimin e kamatës prej vetëm 7 mijë lekësh të cilën e shlyen 20-fish. Në vorbullën dhe skemës e presioneve, ku ju bllokuan dhe llogaritë e pagave, kjo familje iu nënshtrua kushteve të paligjshme duke u detyruar të merte një kredi konsumatore e cila po ashtu më vonë iu shit një tjetër institucioni financiar që bashkëpunonin në këtë skemë.

“Përvec dëmit të madh ekonomik, neve na është shkaktuar një dëm i madh psikologjik dhe moral prej të cilit familja ime nuk po mundet të jetojë normalisht ” ka deklaruar Fiqiri Bruci në prokurorinë e Tiranës.

Në arsyetimin dhe shembujt e prokurorëve Ndini Tavani, Antoneta Sevdari dhe Arben Agovi që vendosën ta çojnë dosjen në SPAK, renditet dhe rasti fatkeq i Pal Trashaj që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë pasi ishte përfshirë në ‘vorbullën’ e mikrokredive.

“Pal Trashaj, pavarësisht ankesave të tij të shumta vendosi të paguante një detyrim goxha të lartë dhe mendoi se e zgjidhi “hallin” me bllokimin e pronave të tij dhe pagoi 360,500 lekë duke shlyer në total detyrimin. Por pronat e tij nuk u zhbllokuan sepse për një detyrim tjetër që sipas MCA, i kishte fillesat në vitin 2008, në vlerën 27,935 Leke ishin vendosur sekuestro mbi pasuritë e tij nga përmbaruesi Fatos Alimadhi, madje kishte filluar edhe procedura e shitjes në ankand nga përmbaruesi Rigels Bejko” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Të ashtëquajturat ristrukturimet e kredive apo ankandet fiktive janë raste të tjera ku është ndalur prokuroria e Tiranës.

“Një mënyrë tjetër e paligjshme e përdorur nga shoqëritë MCA dhe Final është kalimi i pronave me ankande fiktive. Kjo skemë është përdorur gjatë viteve po ka marrë përmasa masive në vitin 2023, siç u përshkua më sipër gjatë vitit 2023 janë zhvilluar më shumë se 2000 ankande fiktive ” evidenton organi akuzës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Grupi kriminal i mikrokredive në SPAK, zbardhen abuzimet në dëm të qindra qytetarëve appeared first on Euronews Albania.

Jo vetëm pije, shërbente dhe drogë/ Kapet kamarjerja në Fier, sekuestrohen 13 mijë €

8 December 2024 at 13:14

Në kuadër të operacionit të koduar “Drugs”, është vënë në pranga një kamarjere 42-vjeçare, që shiste drogë në një lokal të Fierit. Gjithashtu është shpallur në kërkim pronari i lokalit dhe është proceduar dhe kushëriri i tij 30 vjeçar pasi gjatë kontrollit ju gjetën 13. 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Drugs”, është vënë në pranga gruaja M. K., 42 vjeçe, banuese në Fier e cila ishte e punësuar si kameriere dhe banakiere në një lokal në lagjen “1 Maji”. Sipas policisë kësaj shtetase gjatë orarit të punës në lokal iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. 42 vjeçarja u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga kontrolli i lokalit u gjetën mbetje të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se ishte konsumuar nga klientë të ndryshëm të lokalit.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pronari i lokalit, shtetasi S. O., 43 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Pastri i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi M. O., 30 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i automjetit të parkuar në lokal, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi parash prej 13. 000 euro të cilat dyshohet ti ketë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 13. 000 euro, 1 automjet, 1 grirëse dhe 3 celularë.

Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimi i plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Jo vetëm pije, shërbente dhe drogë/ Kapet kamarjerja në Fier, sekuestrohen 13 mijë € appeared first on Euronews Albania.

Dhunoi dhe sulmoi seksualisht të moshuarën 74-vjeçare, ndalohet 38-vjeçari në Pukë

8 December 2024 at 12:37

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Pukë ku dyshohet se një 38-vjeçar ka dhunuar dhe ka tentuar të përdhunojë një të moshuar 74-vjeçare. Policia e Pukës ka bërë të mundur ndalimin e tij dhe i ka referuar materialet proceduriale prokurorisë.

Njoftimi i Policiës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bënë ndalimin e shtetasit F. Sh., 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dhunoi dhe sulmoi seksualisht të moshuarën 74-vjeçare, ndalohet 38-vjeçari në Pukë appeared first on Euronews Albania.

PD marshim në nder të Lëvizjes Studentore, Berisha: Vendi nën një diktaturë të re

8 December 2024 at 12:00

“Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë”. Me këtë parullë nisi marshimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike nga “Qyteti Studenti” drejt kryeministrisë. I pranishëm ishte dhe kreu i PD Sali Berisha. Ai nderoi studentët e Dhjetorit ‘90, ndërkohë që theksoi se sot jetojmë në kushtet e një diktature të re.

“Sot nderojmë këtë ngjarje të madhe në kushte e një diktature të re në të cilën të gjitha puishtetet janë në dorë të një njeriu, të një antishqiptari që nuk njeh as kod e as moral”, tha Berisha.

Ai u shpreh se demokratët janë të sigurtë në fitore në zgjedhjet e 11 Majit dhe sipas tij PD do të pastrojë Shqipërinë.

Pas fjalimeve në “Qytetin Studenti” Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisi marshimin drejt Kryeministrisë, për të nderuar aktin heroik të studentëve që ndezën flakën e demokracisë në Shqipëri.

Shqipëria kujton sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj kur 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në vend.

Më 8 Dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të protestave që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD marshim në nder të Lëvizjes Studentore, Berisha: Vendi nën një diktaturë të re appeared first on Euronews Albania.

Rebelët sirianë pushtojnë Damaskun dhe fillojnë festimet: Assad ka ikur

8 December 2024 at 11:36

Rebelët sirianë kanë marrë kontrollin e Damaskut dhe kanë njoftuar se kanë rrëzuar qeverinë e Bashar al-Assad, i cili sundoi Sirinë për gati 25 vjet. Megjithatë, aktualisht është e paqartë se ku ndodhet Assad.

Dhjetëra sirianë të mbledhur në qendër të Damaskut të dielën (8 Dhjetor) rrëzuan dhe shkelën një statujë të babait të presidentit Bashar al-Assad, Hafez ndërsa ka shumë të shtëna armësh dhe herë pas here tingujt e të shpërthimeve në dukje festive. Grupi i rebelëve Hayat Tahrir al-Sham, i drejtuar nga Abu Mohammad al-Jolani, u bëri thirrje sirianëve të zhvendosur jashtë vendit që të kthehen në një “Siri të lirë”.

Ka raporte se udhëheqësi i Sirisë hipi në një aeroplan nga Damasku. Agjencia e lajmeve Reuters thotë se dy zyrtarë të lartë të ushtrisë pretendojnë se Assad fluturoi nga qyteti në një vend të panjohur herët të dielën.

Ne kemi kaluar nëpër sheshin qendror Umajad ishte plot me të rinj që gjuanin në ajër,  rebelë ose mbështetës të tyre. Duket se shumica e njerëzve po mbajnë një profil të ulët, ose të paktën nuk po vijnë në qendër të qytetit.

Kjo fitore befasuese e rebelëve në Siri po udhëhiqet nga grupi më i fuqishëm islamik, Hayat Tahrir al-Sham, një forcë politike dhe paraushtarake. Ajo doli nga kryengritja siriane e vitit 2011 si një degë e Al-Kaedës, por zyrtarisht i ndërpreu lidhjet me të në vitin 2016. Për vite me radhë, lideri i saj Abu Mohammed al-Jawlani është përpjekur të ndryshojë imazhin e grupit të tij jashtë vendit, ndërsa zbaton një sundim të rreptë islamik në cepin veriperëndimor të Sirisë nën kontrollin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rebelët sirianë pushtojnë Damaskun dhe fillojnë festimet: Assad ka ikur appeared first on Euronews Albania.

Dita Kombëtare e Rinisë, Ambasada e SHBA: Studentët formësuan të ardhmen!

8 December 2024 at 11:58

Këtë të djelë festohet 8 dhjetori, “Dita Kombëtare e Rinisë” në nder të lëvizjes studentore të 8 dhjetorit 1990 që shënoi fillimin e vendosjes së pluralizmit pas diktaturës komuniste.

34 vite më parë studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, kujton Ambasada e SHBA në Tiranë duke nënvizuar se rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në krah ndërsa ecin përpara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Sot, Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit. Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan në Facebook ambasada e SHBA.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dita Kombëtare e Rinisë, Ambasada e SHBA: Studentët formësuan të ardhmen! appeared first on Euronews Albania.

I morën paratë 2 shtetasëve të huaja duke i kërcënuar në banesë, 3 të arrestuar

8 December 2024 at 11:41

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona pasi dy ditë më parë kanë vjedhur me nën kërcënimin e një pistolete lodër një shumë parash në një banesë me qira të marrë nga dy vajza të huaja.

A.T 39-vjeç dhe K.B 41 vjeç (i dënuar për vrasje në Greqi) në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hyrë me forcë në banesën me qira në lagjen “1 Maj” nga dy vajza të huaja dhe nën kërcënim me një send pistoletë lodër i kanë vjedhur 500 euro, një aparat celular samsung dhe një dokument udhëtimi.

Më pas këta të dy janë ndihmuar edhe nga O.P 33 vjeç, ku i ka larguar nga Vlora drejt Tiranës me makinën tip “Audi” me qëllim fshehjen nga kontrollet e policisë. Gjatë kontrollit fizik policia i ka gjetur 33-vjeçarit një sasi lënde narkotike e dyshuar kannabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga autorët gjatë kryerjes së krimit, një shumë parash prej 440 euro dhe dokumenti i udhëtimit të vjedhur prej tyre, një automjet tjetër tip “Audi”, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 7 aparate celulare.

Operacioni policor i koduar “Breaking” u zhvilliua nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Vlorë, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë pas rastit të vjedhjes me anë të kërcënimit të dy shtetasëve të huaja (njëra kolumbiane dhe tjetra venezueliane), që banonin me qera në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I morën paratë 2 shtetasëve të huaja duke i kërcënuar në banesë, 3 të arrestuar appeared first on Euronews Albania.

“Autorët të lirë, djali në dhe”, babai i Fatjonit: Do marr masa vetë, nëse shteti…

8 December 2024 at 11:16

Babai i Fatjon Bicit i cili u vra më 16 Maj 2023 në Gramsh bëri një deklaratë të fortë në Euronews Albania ku tha se nëse shteti nuk merr masa për dënimin e autorëve të vrasjes së djalit të tij do të merrte masa të tjera për gjakun e të birit pasi sipas tij dy prej autorëve pjesmarrës në ngjarje janë liruar nga burgu dhe qëndrojnë në arrest shtëpie.

“Gjyqi i parë në Tiranë, mua që jam i dëmtuar nuk më ka ardhur as njoftim asgjë, ndërsa kriminelëve ja u kishte nisur. Personat e liruar i kam shumë afër dhe i bëj thirje shtetit ose të vendosi drejtësi ose unë do marr masa të tjera për gjakun e tim biri dhe unë nuk e lë deri sa të vdes, se po tallen me ne. Po dalin gojëdhëna se kanë bërë këtë e kanë bërë atë, por unë po pres shtetin, por shteti po më groposën”, tha babai i Fatjon Bicit.

Ai tha se ndihet i zhgënjyer nga drejtësia pasi sipas tij djali po i tretet në dhe ndërsa kriminelët lirohen. Ai thotë se nuk ka më durim dhe kjo gjë sipas tij është skandaloze.

Fatjon Bici u vra me thikë më 16 Maj 2023 vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët të dyshuar rreth moshës 15 – 16 vjeç, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur kushëririn e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Autorët të lirë, djali në dhe”, babai i Fatjonit: Do marr masa vetë, nëse shteti… appeared first on Euronews Albania.

❌
❌