Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Bunkeri i Ulpianës në Prishtinë po shndërrohet në një qendër arti dhe kulture

11 July 2025 at 23:38

Bunkeri i Ulpianës në Prishtinë po shndërrohet në një qendër arti dhe kulture dinamike.

I planifikuar të hapet këtë shtator, ish-bunkeri do të ofrojë mundësi të reja për inovacion artistik dhe angazhim komunitar.

Kjo nismë është pjesë e projektit për Industritë Kreative, e mbështetur nga Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, dhe ka për qëllim të përshpejtojë zhvillimin komunal përmes planifikimit strategjik dhe një oferte më të fuqishme kulturore e kreative në nivel lokal.

The post Bunkeri i Ulpianës në Prishtinë po shndërrohet në një qendër arti dhe kulture appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Mashtrim për shitjen e një veture në Prishtinë – arrestohet një i dyshuar

10 July 2025 at 08:55

Një rast mashtrimi është regjistruar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku janë përfshirë dy persona, meshkuj kosovarë.

Rasti lidhet me shitjen e një veture me targa vendore.

Sipas informatave nga Policia e Kosovës, njëri nga të përfshirët është identifikuar si i dyshuar dhe është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. /Telegrafi/

The post Mashtrim për shitjen e një veture në Prishtinë – arrestohet një i dyshuar appeared first on Telegrafi.

Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë, dërgohen në mbajtje

9 July 2025 at 14:51

Dy persona janë arrestuar sot nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në një rast të zjarrvënies të një lokali në rrugën “Epiri”, në Prishtinë.

Sipas një njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit janë F.S i moshës 36 vjeç dhe M.M i moshës 28 vjeç dhe arrestimi i tyre u bë në Shipol të Mitrovicës.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) -Prishtinë, sot në Shipol të Mitrovicës së jugut kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarrvënie. Rasti ka ndodhur me datë, 14.02.2025, në rrugën ‘Epiri’ në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku janë shkaktuar dëmë të konsiderueshme nga zjarri”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit  po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor.

“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policor  të NjHP-së , kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve; F. S, 36 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe M.M, 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë, dërgohen në mbajtje appeared first on Telegrafi.

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

5 July 2025 at 15:16

Në kryeqytetin e Kosovës, dhjetëra mijëra banesa janë të banuara, por pa dokumentin më të rëndësishëm ligjor: certifikatën e përdorimit. Kjo mungesë, që prek mbi 85 për qind të ndërtimeve të larta, i lë banorët në pasiguri juridike.

Që pesë vjet, Besim Shala dhe familja e tij 4-anëtarëshe jetojnë në një banesë në katin e pestë të një ndërtese në lagjen Rruga B në Prishtinë, por, as sot e kësaj dite, ai nuk është pronar ligjor i saj.

Shala e ka blerë banesën në fillim të vitit 2020 për rreth 80 mijë euro dhe ka nënshkruar kontratën me investitorin te noteri.

Përkundër kësaj, emri i tij nuk figuron ende në dokumentacionin zyrtar të pronësisë në komunë.

“Kam kërkuar disa herë nga pronari që banesa të kalojë në emrin tim, por, secilën herë, përgjigjja ka qenë se është në procedurë të marrjes së certifikatës së përdorimit në komunë”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.

Arsyeja? Investitori nuk e ka marrë ende certifikatën e përdorimit për ndërtesën, e njohur ndryshe si pranimi teknik.

Ky është një dokument thelbësor që vërteton se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen ndërtimore dhe se i plotëson kushtet për banim të sigurt – duke përfshirë funksionimin e rregullt të instalimeve elektrike, ujësjellësit, ngrohjes dhe ventilimit.

Rasti i Shalës nuk është i izoluar. Në Prishtinë, rreth 85 për qind e ndërtesave të larta nuk e kanë certifikatën e përdorimit.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, gjatë viteve 2017-2021 janë dhënë vetëm 46 certifikata përdorimi për mbi 300 ndërtime të larta.

“Vetëm 15 për qind e lejeve të lëshuara për ndërtim gjatë kësaj periudhe janë pajisur me certifikatë të përdorimit”, thuhet në raportin “Efikasiteti dhe efektiviteti në procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Prishtinës”, i cili është publikuar në muajin mars nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Raporti thekson se pa certifikatën e përdorimit, ndërtesat nuk konsiderohen të sigurta për banorët, nuk i plotësojnë standardet ligjore për jetesë dhe nuk u japin qytetarëve të drejtën e plotë ligjore mbi pronën.

Për lejet e ndërtimit të lëshuara në vitet 2022–2023, raporti shpjegon se ato nuk janë përfshirë në analizë, pasi ndërtimet nuk kanë përfunduar ende dhe nuk mund të vlerësohen.

Ndërkohë, në periudhën 2014-2023, Komuna e Prishtinës ka lëshuar gjithsej 1.601 leje ndërtimore, por vetëm 147 prej tyre kanë përfunduar me certifikatë të përdorimit.

 

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) të dhëna për situatën e certifikatave të përdorimit të banesave në të gjitha komunat e Kosovës.

Në përgjigje, ministria ka thënë se nuk posedon statistika specifike, pasi ndërtimet e kësaj kategorie janë kompetencë ekskluzive e vetë komunave.

Por, në një paraqitje para Kuvendit të Kosovës në fund të vitit 2022, ministri Liburn Aliu ka thënë se mbi 75 për qind e ndërtesave në të gjithë vendin janë ndërtuar pa leje ndërtimi dhe, rrjedhimisht, pa certifikata të përdorimit.

“Në gjithë Kosovën, mbi 352.000 objekte janë pa leje, ndërsa vetëm në Prishtinë ka rreth 46.000 ndërtesa të tilla”, ka thënë atëkohë Aliu.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar të dhëna edhe prej disa komunave më të mëdha të Kosovës – Gjakova, Ferizaj, Peja, Mitrovica e Jugut, Gjilani dhe Prizreni – për numrin e lejeve ndërtimore dhe certifikatave të përdorimit të lëshuara gjatë periudhës 2017-2021, por asnjëra nga to nuk ka kthyer përgjigje.

Driton Tafallari, ish-këshilltar në Ministrinë e Mjedisit, thotë se mungesa e certifikatave të përdorimit është problem i përhapur në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës.

Ai thotë se situata është edhe më shqetësuese në komunat e mëdha, ku ndërtimet janë më të shumta dhe më intensive.

Sipas tij, mbi 90 për qind e banesave në nivel vendi nuk kanë pranim teknik.

Problemi, thotë Tafallari, buron kryesisht nga papërgjegjësia e investitorëve që nuk aplikojnë për certifikatë përdorimi, por edhe nga mungesa e kontrollit institucional gjatë procesit të ndërtimit.

Ai shton se shumë ndërtues nuk u janë përmbajtur projekteve për të cilat kanë marrë leje ndërtimi, duke bërë zgjerime ose ndryshime që i pengojnë të aplikojnë për pranimin teknik të objektit.

“Ata i kanë rritur sipërfaqet e ndërtimit, kanë shtuar kate mbi sa janë pranuar me leje ndërtimore. Ndaj, kur ka mospërputhje mes lejes së ndërtimit dhe gjendjes reale në terren, organi përgjegjës nuk ka të drejtë ta lëshojë certifikatën e përdorimit”, thotë Tafallari për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Ilir Gjinolli, profesor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se një pjesë e fajit qëndron te ndërtuesit, por përgjegjësia më e madhe, sipas tij, bie mbi autoritetet komunale, të cilat nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të kryer inspektime gjatë fazës së ndërtimit.

Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, pranon se një numër i madh ndërtesash në vend janë të banuara pa certifikatë të përdorimit.

Por, ai thotë se ka raste kur investitorët kanë kërkuar të pajisen me këtë dokument, e komunat nuk e kanë lëshuar në kohë.

Pasojat për qytetarët

Mungesa e certifikatës së përdorimit sjell pasoja serioze për blerësit e banesave, thotë Tafallari.

Përveç mungesës së sigurisë juridike për banim, qytetarët nuk mund t’i përdorin këto prona si hipotekë për kredi, as nuk mund t’i shesin ligjërisht, sipas tij.

“Përveç kësaj është edhe ngarkesa psikologjike, sepse gjatë gjithë kohës e ke ndjenjën se po jeton në një banesë që ka telashe juridike”, thotë Tafallari.

Sipas vlerësimit të Gjinollit, nuk janë vetëm banorët që humbin nga kjo situatë, por edhe vetë komunat.

“Aty ku nuk ka një certifikatë përdorimi, nuk ka mundësi të regjistrohet prona në kadastër. Kështu, në humbje janë të gjithë, përfshirë ata që e kanë blerë një banesë apo pronë tjetër dhe komunën, e cila humb taksat në pronë”, thotë Gjinolli për Radion Evropa e Lirë.

Shala, i cili jeton në një banesë pa dokumentacion të rregullt pronësor, tregon se ka tentuar të marrë kredi në një bankë komerciale, por se nuk ka mundur ta përdorë banesën si garanci.

“Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar, sepse është bërë shumë. Derisa nuk kam dëshmi se kjo është prona ime, unë nuk ndjehem rehat”, thotë ai.

Cila është zgjidhja?

Për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë, profesori Gjinolli thotë se duhet vullnet nga të gjithë aktorët, veçanërisht nga ata që përfitojnë drejtpërdrejt.

Sipas tij, banorët duhet t’u bëjnë trysni autoriteteve komunale për të zbatuar ligjin dhe për të lëshuar certifikatat e përdorimit, ndërsa qeveria duhet t’i ndihmojë komunat me burime financiare, kapacitete njerëzore dhe teknike.

“Duhet të ketë një afat të caktuar, që do të përfshinte inspektimin dhe certifikimin e të gjitha ndërtesave, duke mos pritur aplikimin nga ndërtuesit, por duke shkuar direkt tek ata”, thotë Gjinolli.

Ligji për Ndërtim parashikon dënime për përdorimin e objekteve pa certifikatë të përdorimit.

Investitorët mund të gjobiten nga 1.000 deri në 30.000 euro nëse objekti është në funksion pa këtë dokument ligjor.

Radio Evropa e Lirë pyeti disa prej komunave më të mëdha në Kosovë – Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Pejë, Gjilan etj. – se sa e monitorojnë zbatimin e Ligjit për Ndërtim dhe sa është numri i kompanive ndërtuese të gjobitura për përdorim të objekteve të larta pa certifikatë përdorimi, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje prej asnjërës.

 

The post Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik appeared first on Telegrafi.

Arrestohet në Prishtinë personi që u paraqit rrejshëm si polic, sekuestrohen armë dhe municion

5 July 2025 at 08:35

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti është paraqitur rrejshëm si zyrtar policor.

Arrestimi i tij është bërë ditën e premte, ku policia në shtëpinë e tij ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë”, thuhet në njofitmin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

The post Arrestohet në Prishtinë personi që u paraqit rrejshëm si polic, sekuestrohen armë dhe municion appeared first on Telegrafi.

Temperatura të larta në vend, në Prishtinë maksimalja arrin deri në 32 gradë Celsius

5 July 2025 at 08:17

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë parashikohen temperatura të larta, ndërkaq këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse për lëkurën dhe sytë.

Në kryeqytet temperaturat maksimale do të sillen deri në 32 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm do të jetë edhe në ditët në vazhdim.

Kliko këtu për ta parë motin edhe në qytetet tjera./Telegrafi/

 

The post Temperatura të larta në vend, në Prishtinë maksimalja arrin deri në 32 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Dyshohet se mashtruan me ndërtimin e vilave, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 4 personave – iu shmangën tatimit rreth 2 milionë euro

4 July 2025 at 14:43

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve G.G dhe personit T.G, për shkak të veprave penale Mashtrimi, Shmangia nga tatimi dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike dhe kundër të pandehurve N.G, M.G për shkak të veprës penale “Pastrimi i parave”.

Prokuroria bën të ditur se rasti ka të bëjë me dyshimin për mashtrim kinse të ndërtimit të disa vilave brenda 60 ditëve.

“Sipas aktakuzës nga muaji tetor i vitit 2020 e në vazhdimësi deri më datë 16.08.2024 i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së fakteve të rreme kinse do t’ua ndërtoje vilat brenda 60 ditëve, dhe duke shpallë oferta për ndërtim të vilave me zbritje, i nxitë 131 të dëmtuar që të veprojnë në dëm të pasurisë se tyre, ashtu që më të njëjtit lidh kontrata për ndërtimin e shtëpive nga druri sipas llojit dhe modeleve në afat ndërtimi prej 60 ditëve, mirëpo asnjërit prej të dëmtuarve nuk ua ndërton vilat, ndërsa mjetet e pranuara nga ta i përdor në blerjen e pronave të cilat i regjistron në emrin e tij, biznesit të tij dhe bashkëshortes dhe në ketë mënyrë nga të dëmtuarit arrin të përfitoj kundërligjshëm dobinë pasurore prej 1,894,250.00 euro”, thuhet në njoftim.

The post Dyshohet se mashtruan me ndërtimin e vilave, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 4 personave – iu shmangën tatimit rreth 2 milionë euro appeared first on Telegrafi.

E moshuara gjendet pa shenja jete në lagjen Ulpiana të Prishtinës

3 July 2025 at 22:31

Një grua rreth 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lagjen Ulpiana në Prishtinë, të mërkurën pasdite.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se informacioni është pranuar rreth orës 13:45.

“Rreth orës 13:45, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Imzot Nikprelaj’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe mjekët emergjent, të cilët kanë konstatuar se viktima, femër, rreth 80 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci për Telegrafin.

Ai shtoi se po trajtohen me kujdes të gjitha rrethanat që karakterizojnë këtë ngjarje./Telegrafi/

The post E moshuara gjendet pa shenja jete në lagjen Ulpiana të Prishtinës appeared first on Telegrafi.

Ambasadori i Kosovës në Francë Mehdi Halimi merr pjesë në fluturimin inaugurues Lyon- Prishtinë dhe Paris-Prishtinë 

By: KultPlus
3 July 2025 at 17:00

Mehdi Halimi, ambasadori i Kosovës në Francë ka njoftuar se ka marr pjesë në inaugurimin e linjave të fluturimeve mes Kosovës dhe Francës. 

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin dhe pamje nga ky inaugurim. 

Sot pata nderin të marr pjesë në fluturimin inaugurues të linjave të reja Lyon–Prishtina dhe Paris–Prishtina, të operuara nga kompania ASLAirlines.

Udhëtova në shoqërinë e z. Hervé Bonin, drejtor i aeroportit të Prishtinës dhe z. Bruno Besnehard, drejtor komercial i kompanisë ASLAirlines.

Një moment i veçantë: ekuipazh 100 % femëror (pilote & ndihmëspilote) 👩‍✈👏që pata kënaqësinë t’i përshëndes personalisht gjatë fluturimit.

Në mbërritje në Prishtinë, u mirëpritëm ngrohtësisht nga:

🌿z. Jeton Raka, zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, 

✈z. Gökhan Acikgoz, CEO i aeroportit të Prishtinës dhe

🇫🇷z. Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë.

🎂U mbajt një fjalim zyrtar dhe një tortë iu ofrua pasagjerëve të fluturimit kthyes Prishtinë–Paris.

Një simbol i fuqishëm i lidhjeve gjithnjë e më të ngushta ndërmjet Francës dhe Kosovës! 🇫🇷🤝/ KultPlus.com 

Policia në kërkim të një personi, publikon fotografinë e të dyshuarit

2 July 2025 at 10:39

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi, i dyshuar për vjedhje.

Policia ka shpërndarë fotografinë e të dyshuarit, transmeton Telegrafi.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graçanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/

 

 

The post Policia në kërkim të një personi, publikon fotografinë e të dyshuarit appeared first on Telegrafi.

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Osmanin

PRISHTINË, 1 korrik/ATSH/Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa osmani, duke thënë se ai gjithmonë ka qenë për ura bashkëpunimi.

Kurti pas vënies së gurthemelit të dy urave që lidhin veriun me jugun e Mitrovicës, ka thënë se siç ka marrë pjesë më herët, edhe tash do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Osmani, megjithatë, ai nuk ka dashur të komentojmë më shumë, duke thënë se sot janë temë dy urat.

“Unë gjithmonë jam për ura të bashkëpunimit, rrjedhimisht edhe nëpër takime marrë pjesë por ju po e shini që tema pse kemi ardhë këtu është vendosja e dy urave të reja mbi lumin ibër…….po unë iu përgjigja që kam marrë pjesë më herët, do të marrë pjesë edhe tash, po dy urat janë temë”, tha ai.

Përkundër faktit që ende askush nga Presidenca nuk i ka konfirmuar për KosovaPress, takimin mes saj dhe liderëve politikë, mediat sot kanë shkruar se presidentja, Vjosa Osmani, do të aktivizohet sërish për zgjidhjen e ngërçit politik.

Sipas raportimeve, ajo nesër pritet të takojë liderët e partive politike me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit dhe tejkalimin e krizës politike.

Ndryshe nga hera e fundit, mediat kanë mësuar se kësaj radhe presidentja Osmani liderët do t`i takojë në mënyrë individuale.

/Kosovapress/

The post Kurti konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Osmanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Protestojnë kompanitë e autobusëve, paralajmërojnë grevë e bojkotim të Stacionit të Autobusëve

1 July 2025 at 15:45

Kompani të ndryshme të autobusëve kanë protestuar sot në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë për shtrenjtimin e tarifës për linjat ndërkombëtare si Kosovë-Gjermani, çmimi i të cilit ka qenë 15 euro, nga sot do të jetë 20 euro.

Gjithashtu, është aplikuar edhe një tarifë, në ardhje nga Gjermania për shkarkim të udhëtarëve në stacion të autobusëve, është aplikuar një çmimore prej 20 euro për çdo autobus.

Ata kanë kërkuar që të pezullohet ky vendim që është marrë deri më 30 shtator të këtij viti.

Anëtari i këshillit të kompanive, Naser Januzi nga Barileva Tourist, tha për KosovaPress, se kanë kërkuar që të gjendët një ngritje e përballueshme mes transportuesve dhe stacionit, të cilët i kanë premtuar deri nesër në ora 12:00 se do ta shqyrtojnë me bordin kryesues.

“Ne për linjat ndërkombëtare, Kosovë-Gjermani e kemi pasur çmimin 15 euro, kurse tash është bërë 21 euro për të njëjtën nisje. Është aplikuar edhe një tarifë në çmime, në ardhje nga Gjermania për shkarkim të udhëtarëve në stacion të autobusëve e kanë aplikuar një çmimore prej 20 euro, për çdo autobus..00:44 Kërkesat e tona sot kanë qenë për pezullimin e vendimit që e kanë marrë deri me 30 shtator dhe kemi pasur kërkesa për t’u dakorduar në mënyrë të dy anshme dhe me gjet një ngritje të përballueshme mes transportuesve dhe stacionit dhe na kanë premtuar që deri nesër në ora 12:00 do ta shqyrtojnë me bordin kryesues dhe do na japin përgjigje”, tha Januzi.

Januzi shtoi se nëse nuk anulohet vendimi i tyre, të gjitha shoqatat rajonale në Kosovë janë të pajtimit për të hyrë në grevë dhe ta bojkotojnë të gjithë Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

“Nëse nuk anulohet vendimi i tyre të gjitha shoqatat rajonale dhe Unioni i Shoqatës të Transportuesve në Kosovë, janë të pajtimit për të hyrë në grevë dhe me bojkotua të gjithë stacionin e autobusëve”, shtoi Januzi.

Ai ka paralajmëruar se nëse të mërkurën deri në ora 12:00 nuk do të marrin një përgjigje, do të protestojnë përsëri deri në një vendim tjetër të tyre./kp/

The post ​Protestojnë kompanitë e autobusëve, paralajmërojnë grevë e bojkotim të Stacionit të Autobusëve appeared first on Telegrafi.

Çmimi i banesave në Prishtinë arrin deri në 2,500 euro për metër katror

By: user7
30 June 2025 at 13:33

Çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë aktualisht luhatet nga 1,200 deri në 2,500 euro, në varësi të lokacionit, ndërtimit dhe cilësisë së objektit. Ky nivel i çmimeve po konsiderohet i lartë dhe i paqëndrueshëm për shumicën e qytetarëve.

Çmimi i banesave në Prishtinë vazhdon të jetë i lartë dhe i paqëndrueshëm për shumë qytetarë. Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror në kryeqytet kushton nga 1,200 euro deri në 2,500 euro, në varësi të lokacionit, ndërtimit dhe cilësisë së objektit.

Zonat më të shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja “Arbëria” dhe “Pejton”, ku çmimet shpesh e tejkalojnë kufirin prej 2,000 euro për metër katror.

Në Zonën e Prishtinës së Re çmimi i një metri katror të banesave aktualisht është 1,200 euro. Në rrugën C, metri katror i një banese luhatet nga 1,400 deri në 1,500 euro, ndërsa në rrugën B për ta blerë aktualisht një banesë duhet paguar 1,500 deri në 1,700 euro për metër katror. Dhe, pastaj vjen pjesa e kryeqytetit me zona ndjeshëm më të shtrenjta të banesave.

Zonat më të shtrenjta në kryeqytet janë qendra e qytetit, lagjja Arbëria dhe Pejtoni, ku çmimet shpesh tejkalojnë 2,000 euro për metër katror.

Në zona të tjera, çmimet janë si më poshtë: Megjithatë, mungesa e kontrollit institucional mbi tregun dhe kërkesa e lartë po e shtyjnë vazhdimisht çmimin për lart, duke e bërë të vështirë për shumë qytetarë, sidomos të rinjtë, që të sigurojnë një banesë me të ardhura të zakonshme.

Ekspertët e ndërtimit kanë paralajmëruar edhe më herët se çmimet pritet të mbesin të larta edhe gjatë muajve në vijim, për shkak të mungesës së ofertës së qëndrueshme dhe rritjes së kostove të ndërtimit.

Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave edhe sipas ndërtuesve është evidente ngritja e kostos së ndërtimit në muajt e deritashëm të 2025-tës.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK-ja të Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2025, “kostoja e ndërtimit në Kosovë pati rritje për 1,7 për qind në tremujorin e parë të 2025-tës, krahasuar me tremujorin e fundit të 2024 -tës”. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të sivjetshëm me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 6,5 për qind.

ASK-ja ka evidencuar se në këtë periudhë, pagat e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë janë rritur 2,4 për qind, ndërsa materialet e ndërtimit prej 1,9 për qind ishin ndikim në rritjen e kostos së ndërtimit, dhe shpenzimet e tjera në këtë sektor në tremujorin e parë janë rritur për 1,8 për qind.

Kostoja e ndërtimit në rritje. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për tremujorin e parë të vitit 2025:

Por, ajo që është paradoksale është se mbi 180 mijë banesa janë të zbrazëta në Kosovë Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.

Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë. Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.

Por, një shifër që ai e konsideron shqetësuese, është ajo e banesave të zbrazëta. Sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.

Paradoksi: mbi 180 mijë banesa të zbrazëta. Pavarësisht çmimeve të larta, në Kosovë janë mbi 182 mijë banesa të zbrazëta, përfshirë ato në ndërtim, të blera për investim ose të destinuara për shitje.

Ndërmjet viteve 2011 dhe 2024, numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë u rrit për 43%, duke arritur në rreth 590 mijë njësi banimi për një popullsi prej 1.6 milionë banorësh.

Për më tepër, 96% e familjeve në Kosovë janë pronare të shtëpive ku jetojnë. Ky trend tregon një mentalitet të përhapur investimi në pasuri të paluajtshme, si formë sigurie për të ardhmen.

Çmimet e banesave në Kosovë nisën të rriten në vitin 2021, për shkak të çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20%./ Monitor

The post Çmimi i banesave në Prishtinë arrin deri në 2,500 euro për metër katror appeared first on Lapsi.al.

Prishtinë, gruas i vidhet çanta me stoli ari e dokumente

29 June 2025 at 09:05

Një gruaje në Prishtinë i është vjedhur çanta e krahut të mërkurën që lamë pas.

Policia, thotë në raportin 24-orësh se ajo kishte brenda stoli ari, pasaporta dhe dokumente të tjera personale.

Rasti po hetohet si “vjedhje e rëndë”.

“Rr. Tringë Smajli, Prishtinë 25.06.2025. Viktima femër ka njoftuar se i është vjedhur çanta e krahut në të cilën kishte stoli ari, pasaporta dhe dokumente personale. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

The post Prishtinë, gruas i vidhet çanta me stoli ari e dokumente appeared first on Telegrafi.

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohet marihuanë, kokainë e bimë kanabisi

28 June 2025 at 15:35

Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, kanë trajtuar një informatë ku dyshohej se dy persona janë përfshirë në trafikim me lëndë narkotike.

Në njoftim thuhet se hetuesit e NjHTN-Prishtinë, por edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë, janë përfshirë në rastin ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1.68 kg substanca që dyshohet të jenë narkotike e llojit marihuanë, 13 gramë substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë, pesë bimë kanabisi me gjatësi 10-30 cm, një peshore digjitale dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme.

Ndaj dy të dyshuarave M.I, (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe M.I, (viti i lindjes 1197, mashkull kosovar), është iniciuar rasti karshi dy veprave penale: ‘blerja shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope dhe analoge’ dhe ‘kultivim i bimëve narkotike’.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Dy të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

The post Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohet marihuanë, kokainë e bimë kanabisi appeared first on Telegrafi.

Vrasje në tentativë në Prishtinë

28 June 2025 at 09:04

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vrasjes në tentativë të premten në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë, të premten në ora 19:30.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar 8-gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur nga persona të panjohur nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër, të cilat pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin policor.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/

 

The post Vrasje në tentativë në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Gruaja tenton të sulmojë burrin e saj me thikë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

27 June 2025 at 09:42

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshortja e tij ka tentuar ta sulmojë me thikë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:50 në rrugën “Indrit Cara”, në Prishtinë.

Tutje siç thuhet në raport bëhet e ditur se e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshortja e tij e dyshuara femre kosovare ka tentuar ta sulmojë me thikë. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Gruaja tenton të sulmojë burrin e saj me thikë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje appeared first on Telegrafi.

Plagoset aksidentalisht një person në Prishtinë

26 June 2025 at 09:55

Një person është plagosur aksidentalisht ditën e mërkurë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, rreth orës 11:15.

” Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht e kishte plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar”, ka njoftuar policia./Telegrafi/

 

The post Plagoset aksidentalisht një person në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Kërkohet një i dyshuar për grabitje në Prishtinë

26 June 2025 at 09:46

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi për veprën “grabitje”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën grabitje”, thuhet në postim

Tutje nga Policia kanë bërë të ditur se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, luteni të  kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/

The post Kërkohet një i dyshuar për grabitje në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se prodhonte para të falsifikuara

26 June 2025 at 09:41

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se po prodhon para të falsifikuara.

Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e mërkurë, ku edhe është bërë bastisja e banesës së tij, transmeton Telegrafi.

“Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një pune operative kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovarë, pasi që i njëjti dyshohet se prodhon para të falsifikuara. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në banesën e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar 135 fletë formati A4 ku ishin të fotokopjuara kartëmonedha të ndryshme, një xham me holograme të prera, një skallper dhe vizore, katër ngjitës, shirit izolues, një printer, pako cigare, një telefon foli me ngjyra si dhe para të gatshme në vlerë totale rreth 4.796.40 €”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se prodhonte para të falsifikuara appeared first on Telegrafi.

❌
❌