Transferimi i madh i verës do t’i bashkohet Manchester Unitedit para turneut para sezonal në SHBA
Manchester United është në prag të sigurimit të sulmuesit të Brentford, Bryan Mbeumo, në një marrëveshje që pritet të finalizohet me një çmim prej rreth 65 milionë funtesh (75 milionë euro).
Sipas mediumit The Telegraph, reprezentuesi i Kamerunit do t’i bashkohet Djajve të Kuq para se të fillojë turneu i tyre parasezonal në SHBA më 26 korrik.
Transferimi, një prioritet për trajnerin Ruben Amorim, shënon nënshkrimin e tretë të madh të Unitedit këtë verë, pas Matheus Cunha dhe të riut Diego Leon.
Mbeumo, 25 vjeç, ka qenë një lojtar i shkëlqyer për Brentfordin, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë nëntë asistime në 38 ndeshje të Ligës Premier sezonin e kaluar.
Manchester United continue to work on Bryan Mbuemo with the hope they can have him for their pre-season tour of America. Parties remain in advanced talks.
pic.twitter.com/ALwmRWMu7o
— Ben Jacobs (@JacobsBen) July 12, 2025
The Telegraph zbulon se një përparim në negociata është i afërt, me ofertën e fundit të United prej 62.5 milionë funte (55 milionë funte plus 7.5 milionë funte bonuse) që i afrohet vlerësimit të Brentford prej 65 milionë funtesh, megjithëse “Bletët” preferojnë një pagesë më të lartë të garantuar.
Preferenca e Mbeumos për United, e përforcuar nga diskutimet me bashkëkombësin Andre Onana, i ka dhënë Djajve të Kuq një avantazh ndaj rivalëve si Tottenham Hotspur, që tani drejtohet nga ish-trajneri i Brentford, Thomas Frank.
Nënshkrimi synon të forcojë sulmin e Unitedit, i cili ka pasur vështirësi në qëndrueshmëri, me lojtarë si Marcus Rashford dhe Alejandro Garnacho që nuk kanë arritur të sigurojnë largime pavarësisht interesit. /Telegrafi/
The post Transferimi i madh i verës do t’i bashkohet Manchester Unitedit para turneut para sezonal në SHBA appeared first on Telegrafi.