Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nishanët rrezik nga dielli? Paralajmërojnë dermatologët, ja kush rrezikohet më shumë dhe si të mbroheni

11 July 2025 at 19:49

Ekspozimi i nishaneve në diell pa përdorur krem mbrojtës mund të bëhet shkak për shfaqjen e melanomës. Për këtë arsye mjekët dermatolog rekomandojnë që personat që kanë shumë nishanë, të bëjnë vizita tek mjeku përpara se të nisin pushimet dhe të ekspozohen në plazh.

“Para ekspozimit do të rekomandoja një kontroll të nishaneve sepse shpesh herë risku është më i lartë te disa individë për të transformuar këto nishanë në një melanomë ose për të patur sëmundje të tjera të lëkurës”, tha Monika Fida, dermatologe.

Por kush janë më të rrezikuar për të zhvilliar kancer lëkure apo melanomë?

“Individët që kanë predispozitë familjare, individët që kanë ngjyrë lëkure të çelur, individët që kanë mbi 50 nishane”, shtoi Monika Fida.

Edhe pse Shqipëria nuk ka shifra të sakta sa i takon kancerit të lëkurës apo melanomës, mjekët dermatolog thonë se në vitin 2024 kanë trajtuar 90 raste me melanomë, e cila nëse nuk kapet në kohë është jetëkërcënuese.

The post Nishanët rrezik nga dielli? Paralajmërojnë dermatologët, ja kush rrezikohet më shumë dhe si të mbroheni appeared first on Sot News | Lajme.

Thesari i fshehur në Antarktidë/ Vullkani “shpërthen” ar të kristalizuar me vlerë 5 mijë paund në ditë

11 July 2025 at 19:33

Një vullkan në Antarktidë po nxjerr pluhur ari me vlerë 5,000 paund çdo ditë dhe për shkak të ngadalësisë së shpërthimit të tij, ari po kristalizohet dhe po formohet. Mali Erebus u zbulua në vitin 1841 nga Kapiteni Sir James Clark Ross, i cili e emëroi sipas varkës së tij, ndërsa ai dhe ekuipazhi i tij po lundronin pranë tij.

Është vullkani më jugor aktiv në botë dhe një nga dy vullkanet aktivë në Antarktidë nga 138 në kontinent.

Mali Erebus ka një lartësi prej 3,794 m. Vullkanit iu deshën më shumë se 130 vjet që të bëhej aktiv, por ai ka shpërthyer që nga viti 1972, jo me llavë, por me shumë gaz dhe avull. Brenda të gjitha këtyre, ka grimca shumë të vogla pluhuri ari që matin 20 mikrometra (0.02 mm) me një total prej rreth 80 g të nxjerrë jashtë çdo ditë. Çmimi i arit aktualisht luhatet rreth 63 paund për gram, që do të thotë se çdo ditë prodhohet ar me vlerë 5,040 paund.

Ndërsa llava ngrihet lart dhe godet ajrin e ftohtë, ajo kristalizon arin për disa orë përpara se të fryhet në atmosferë. Është gjetur më shumë se 600 milje larg vetë vullkanit.

The post Thesari i fshehur në Antarktidë/ Vullkani “shpërthen” ar të kristalizuar me vlerë 5 mijë paund në ditë appeared first on Sot News | Lajme.

300 vizita në ditë, rritet frikshëm fluksi në urgjencën e QSUT, ja apeli i mjekëve

11 July 2025 at 19:12

Temperaturat e larta të ditëve të muajit korrik kanë pasur me shtim të urgjencave mjeksore në QSUNT. Mjekët e urgjencës, thonë se fluksi është në rritje, dhe shkak duket se është dehidratimi nga mungesa e lëngjeve dhe vapa.

“Janë shtuar pacientët që vinë me gjendje të fikti, kjo vjen nga mungesa e lëngjeve, por edhe nga pacientë që vuajnë nga sëmundjet kronike. Numri i vizitave ditët e fundit është shtuar, një mesatare 300-350 në ditë”, tha Anduela Mino, mjeke urgjence QSUNT.

Moshat e thyera dhe të sëmurët kronik janë ato që kanë problematika më të mëdha në stinën e verës.

“Pacientët kardiak duke mos marrë lëngje dhe duke marrë medikamente anti-hipertensiv të tensionit, ulet tensioni akoma më shumë. Moshat e pacientëve janë mbi 60-vjeç e sipër, por edhe moshat e reja”, shtoi mjekja.

Në këto kushte mjekja apelon që të evitohet dalja ndërmjet orës 11- dhe 5 pasdite, të konsumohen sa më shumë lëngje të freskëta, ujë dhe jo kafe, pije me gaz apo alkool.

The post 300 vizita në ditë, rritet frikshëm fluksi në urgjencën e QSUT, ja apeli i mjekëve appeared first on Sot News | Lajme.

30 vite nga gjenocidi, Kurti ‘godet’ Serbinë nga zemra e Srebrenicës: Nuk harrojmë dhe nuk falim

11 July 2025 at 18:58

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministret Donika Gërvalla dhe Emilija Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, që u zhvillua në Qendrën Memoriale në Potoçari.

Delegacioni nga Kosova nderoi kujtimin e 8,372 viktimave duke vendosur lule pranë varrezave, në shenjë respekti për burrat dhe djemtë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe në vitin 1995, në aktin më të rëndë gjenocidal në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan gjithashtu ekspozitën “Me hapat e atyre që (nuk) kaluan”, e kuruar nga Aziz Osmanoviç, që përmes objekteve personale sjell rrëfime prekëse të viktimave dhe të mbijetuarve.

Në fjalën e tij, Kurti e cilësoi masakrën e Srebrenicës si dëshmi të tmerrit të regjimit të Millosheviçit dhe paralajmërim për qëllimet gjenocidale të Serbisë edhe në Kosovë, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për të ruajtur kujtesën historike dhe për të qëndruar në krah të së vërtetës dhe viktimave.

The post 30 vite nga gjenocidi, Kurti ‘godet’ Serbinë nga zemra e Srebrenicës: Nuk harrojmë dhe nuk falim appeared first on Sot News | Lajme.

Trajneri largohet nga Partizani, firmos me rivalët e kryeqytetit

11 July 2025 at 17:55

Renaldo Kalari nuk është më trajner i Partizanit B. Palët kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre, diçka që e kishte kërkuar vetë Kalari.

Ky i fundit ka zgjedhur të kalojë te Dinamo, aty ku do të jetë ndihmës i trajnerit Ilir Daja.

Kalari do të jetë pjesë e bluve, ndërsa është shfaqur në përgatitjet për ndeshjen e turit të dytë të Conference League.

The post Trajneri largohet nga Partizani, firmos me rivalët e kryeqytetit appeared first on Sot News | Lajme.

‘Shkarkoni nënkryetarët’, kryebashkiaku i Kavajës sfidon Ramën: Nuk zbatoj urdhra politikë

11 July 2025 at 17:37

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Durrës të gjithë kryetarët e bashkive, duke u dhënë një ultimatum që deri të hënën të shkarkojnë të gjithë kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive.

Ky vendim ka hasur në kundërshtimin e hapur të disa kryebashkiakëve. Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, është shprehur se nuk do të zbatojë urdhrin, duke theksuar se nuk shkarkon njerëz vetëm sepse e kërkon kryeministri. “Nuk dëgjoj urdhrat politikë,” tha ai, duke e cilësuar qëndrimin e tij si një parim kundër ndërhyrjeve politike.

Më i moderuar në ton ishte kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, i cili u shpreh se nënkryetarët e bashkisë që ai drejton janë të rinj në detyrë dhe se do t’i testojë përpara se të marrë një vendim për shkarkimin e tyre.

Ultimatumi i Ramës vjen si pjesë e një aksioni për riorganizimin dhe, sipas tij, përmirësimin e administratës vendore.

The post ‘Shkarkoni nënkryetarët’, kryebashkiaku i Kavajës sfidon Ramën: Nuk zbatoj urdhra politikë appeared first on Sot News | Lajme.

Asllani nuk lëviz nga Italia!/ Mesfushori kuqezi injoron ofertat e huaja, gazetari zbulon prapaskenat

11 July 2025 at 17:25

Kristjan Asllani është i vendosur për të qëndruar në Itali. Gazetari Mateo Moreto ka zbuluar prapaskenat e këtyre ditëve.

Të rejat e fundit sot tregojnë se mesfushori shqiptar ka refuzuar çdo kërkesë nga jashtë. Nga Betisi ndërkohë u raportua më parë për një ofertë zyrtare.

Asllani është i interesuar për qëndrimin në Seria A, ndërsa në anën tjetër asnjë klub nuk tregohet se është afruar me ofertë zyrtare. 23-vjeçari po ashtu është preferuar titullar nga Kivu në Botërorin për klube.

Kontrata e tij me Interin është e vlefshme deri në vitin 2028. Mbetet për t’u parë nëse diçka do ndryshojë për të në vazhdim.

The post Asllani nuk lëviz nga Italia!/ Mesfushori kuqezi injoron ofertat e huaja, gazetari zbulon prapaskenat appeared first on Sot News | Lajme.

Pasi tereziti bashkitë, Rama i shpall ‘luftë’ bulmetoreve: Kush shet pa kupon, do i sekuestrojmë shishet e qumshtit

11 July 2025 at 17:06

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot të gjithë tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë, se nga e hëna që vjen do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe çdo produkt bulmeti që tregtohet pa faturë.

Edi Rama: Përpara se ta mbyllim këtë maratone, dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gje, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë.

Është përveç se e patoluerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperatura që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan etj etj.

The post Pasi tereziti bashkitë, Rama i shpall ‘luftë’ bulmetoreve: Kush shet pa kupon, do i sekuestrojmë shishet e qumshtit appeared first on Sot News | Lajme.

“Thethi s’mund të bëhet beton”, Manja sulmon prokuroren Gjeli: Nuk nisi hetimet për ndërtimet, e papranueshme

11 July 2025 at 15:58

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një deklaratë për shtyp ka kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli, pas ndërtimeve pa leje në Theth.

Si Ministër drejtësie, bazuar në kompetencat që më jep ligji, kërkuar zyrtarisht dje nisjen e hetimit disiplinor për një rast flagrant të mos-ushtrimit të ndjekjes penale dhe hetimit që ka të bëjë me ndërtimin pa leje të një parku turistik në zemër të Thethit“-tha Manja në deklaratë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit.

Shqipëria 2030 në BE ndërtohet çdo ditë në çdo institucion dhe institucione si Prokuroria e Shkodrës, që marrin në mbrojtje publike mosveprimin e një prokuroreje ndaj një vepre të rëndë penale si ndërtimi i një fshati të tërë turistik në zemër të një zone të mbrojtur si Thethi, nuk janë në lartësinë e misionit të madh kombëtar të anëtarësimit europian të Shqipërisë!

I bëjmë thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të veprojnë me vendosmëri për të garantuar integritetin ligjor të veprimeve apo mosveprimeve të prokurorisë”-shkruan Rama krahas deklaratës së Manjës.

The post “Thethi s’mund të bëhet beton”, Manja sulmon prokuroren Gjeli: Nuk nisi hetimet për ndërtimet, e papranueshme appeared first on Sot News | Lajme.

Qeveria miraton rregulla të reja për adresën/ Nga Veliaj te Meta, si i prek ligji i ri: Pas tre muajsh…

10 July 2025 at 22:53

Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime të reja në procesin e regjistrimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit, me qëllim thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave.

Vendimi parashikon që deklarimi, ndryshimi apo saktësimi i adresës të bëhet vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Qytetarët duhet të ngarkojnë dokumente që vërtetojnë të drejtën e qëndrimit në adresën e deklaruar, si akt pronësie, kontratë qiraje apo marrëveshje përdorimi. Në rastet kur një shtetas kërkon të bashkohet me një familje ekzistuese, kërkesa dhe miratimi bëhen online nga kryefamiljari.

Gjithashtu, çdo anëtar i një familjeje duhet të ketë të njëjtën adresë të regjistruar. Anëtarët madhorë që ndryshojnë adresën, duhet më parë të veçohen nga familja ekzistuese në regjistër.

Rregulla të veçanta janë parashikuar edhe për shtetasit që ndodhen në burgje, paraburgime apo institucione shëndetësore për më shumë se tre muaj. Institucionet përkatëse duhet të njoftojnë gjendjen civile brenda afateve të përcaktuara, nëpërmjet platformës së ndërveprimit.

The post Qeveria miraton rregulla të reja për adresën/ Nga Veliaj te Meta, si i prek ligji i ri: Pas tre muajsh… appeared first on Sot News | Lajme.

Vllaznia befasohet në ‘Elbasan Arena’/ Humbje 0-1 ndaj Daugavpils në raundin e parë të Conference League

10 July 2025 at 22:27

Vllaznia ka nisur me këmbë të gabuar aventurën europiane, duke pësuar një humbje befasuese 0-1 në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj skuadrës letoneze Daugavpils.

Edhe pse të konsideruar favoritë në letër, kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini nuk arritën të konkretizonin dominimin në fushë. Në pjesën e parë, shkodranët u treguan më kërkues, me një rast të mirë për shënim nga Dodaj, por mungoi finalizimi.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, në minutën e 85-të ishte Lizunovs ai që gjeti rrjetën për Daugavpils, duke shokuar Vllazninë dhe tifozët e pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena”.

Pavarësisht këtij rezultati zhgënjyes, Vllaznia nuk e ka thënë ende fjalën e fundit. Ndeshja e kthimit, që do të luhet pas një jave në Letoni, mbetet shansi i fundit për të përmbysur gjithçka dhe për të siguruar kualifikimin.

The post Vllaznia befasohet në ‘Elbasan Arena’/ Humbje 0-1 ndaj Daugavpils në raundin e parë të Conference League appeared first on Sot News | Lajme.

‘Më i votuari’, Salianji sfidon Berishën me kandidatin që e përjashtoi nga Primaret: Pavarësisht funksionit politik…

10 July 2025 at 22:16

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar në rrjete sociale një foto me kreun e PD në Kavajë, Hysen Kadiu.

Salianji shprehet se kur i shërben mirë qytetarëve dhe vlerëson detyrën, shpërblehesh me votë si i pari.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji thekson se Hysen Kadiu është i palodhur për të shërbyer pavarësisht funksionit politik.

“Kur ju shërben mirë qytetarëve dhe vlerëson detyrën politike të shpërblehetsh me votë si i pari.

Hysen Kadiu i palodhur për të shërbyer pavarësisht funksionit politik”, shkruan Salianji.

Kujtojmë që Kadiu në garën e Primareve, u shpall si kandidati më i votuar në Qarkun e Tiranës.

Por pavarësisht kësaj, ai nuk u kandidua në listën e mbyllur për zgjedhjet e 11 majit nga Sali Berisha.

The post ‘Më i votuari’, Salianji sfidon Berishën me kandidatin që e përjashtoi nga Primaret: Pavarësisht funksionit politik… appeared first on Sot News | Lajme.

‘Ne nuk do të dorëzohemi’, Merz sfidon Putinin: Perëndimi qëndron i bashkuar

10 July 2025 at 21:58

Në një deklaratë të shkurtër, por të fuqishëm, kancelari gjerman Friedrich Merz i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit rus, Vladimir Putin.

Gjatë një paraqitjeje publike, Merz u shpreh “lam një mesazh për Presidentin Putin. Dhe është mjaft i thjeshtë: Ne nuk do të dorëzohemi.”

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare dhe rikonfirmon qëndrimin e vendosur të Gjermanisë dhe aleatëve të saj ndaj veprimeve të Rusisë. Merz theksoi vendosmërinë e Perëndimit për të qëndruar i bashkuar dhe për të mos lejuar që kërcënimet apo agresioni të ndikojnë në qëndrimin strategjik dhe demokratik të vendeve evropiane.

Kjo deklaratë është pritur me reagime të ndryshme në arenën ndërkombëtare, ndërsa vjen në një moment kritik për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.

Merz ka deklaruar sot se do të blejë sistem amerikan Patriot për t’ia transferuar drejt Ukrainës, e cila po lufton me Rusinë.

The post ‘Ne nuk do të dorëzohemi’, Merz sfidon Putinin: Perëndimi qëndron i bashkuar appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja ‘Partizani’, Malltezi: Shteti e mori tokën njësoj si Rama sot

10 July 2025 at 21:40

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi i ftuar në një emision televiziv u shpreh se procesi për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’ filloi me një kallëzim të rremë të Taulant Ballës.

Malltezi: Ne jemi në një proces i cili filloi me një kallëzim të rremë të Taulant Ballës, siç edhe vetë SPAK e pranon tani ndonëse nuk pranon që Taulant Ballën ta mbajë përgjegjës.

E pranon që toka është e familjeve pronare dhe nuk është shpronësuar asnjëherë.

Tokën e familjeve pronare, nuk ishte toka e ish-klubit ‘Partizani’.

Por klubi ‘Partizani’ ishte hajduti, nuk ka një copë letër e thotë aktakuza.

Nuk kanë një copë letër akoma.

Kjo është kallëzimi penal që ka bërë Taulant Balla.

Vula sipër është vula me datë1/12/2020 kur Taulant Balla ka bërë kallëzimin.

Vula poshtë është fillimi i procedimit penal, në të njëjtën ditë.

Urdhërin Taulant Balla, lepepeqe prokuroria.

Kanë gjetur dokumentin që në 35’, kontratën që është blerë toka.

Kanë gjetur dokumenta që Italia ka bërë rekuizim dhe Italia ka tentuar që t’ua marri dhe këto nuk kanë pranuar.

Është rekuizim gjatë kohës së Italisë.

Gjatë kohës së komunizmit thotë nuk kemi asnjë dokument se si shteti u bë pronar i kësaj toke.

Çka tregon se kjo tokë ka qenë jetë e mot tokë pronarësh.

Pra shteti ishte hajduti.

Si e mori shteti?

Njëlloj siç e merr Edi Rama.

The post Dosja ‘Partizani’, Malltezi: Shteti e mori tokën njësoj si Rama sot appeared first on Sot News | Lajme.

‘Shkundja’ e bashkive nga Rama, Vangjeli: Drejtorët, tiranë të vegjël që kanë helmuar pushtetin lokal

10 July 2025 at 21:28

Në një emision televiziv, analisti Lorenc Vangjeli komentoi dorëheqjet kolektive të drejtorëve të bashkive, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

Ai e quajti këtë veprim një “shkundje” të administratës, duke krahasuar drejtorët me specie që kanë helmuar pushtetin lokal.

Sipas Vangjelit, drejtorët veprojnë si “tiranë të vegjël” dhe krijojnë probleme në këmbim të përfitimeve personale. Ai kritikoi mënyrën e ndërhyrjes, duke theksuar se mjetet janë të gabuara dhe fajësia nuk mund të jetë kolektive.

 

 

Lorenc Vangjeli:Situata dihet nga të gjithë dhe kam idenë që nuk është vetëm në nivelin e drejtorëve. Drejtorët janë në tërësi personazhe jo të njohur në publik, por që ballafaqoheshin vetëm me ministrat, njohin vetëm eprorin, i bëjnë hosana Ramës, veprojnë si tiranë të vegjël në vendin e punës ku ndodhen.

Shpikin dhe krijojnë probleme në këmbim të parave. Është specie që e ka helmuar administratën lokale. Problemi është në pushtet qendror dhe në pushtet lokal. Mjeti është i gabuar, është marrë me shkelmë karta e autonomisë lokale, është një rast, që shumë analistë të thonë që Rama bën çfarë të dojë. Mjetet duhet të ishin ndryshe dhe fajësia s’mund të jetë kolektive.

The post ‘Shkundja’ e bashkive nga Rama, Vangjeli: Drejtorët, tiranë të vegjël që kanë helmuar pushtetin lokal appeared first on Sot News | Lajme.

Ndeshje dramatike në Estoni, Partizani ndalet 1-1 nga Nomme Kalju

10 July 2025 at 20:58

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju në Kadrioru Staadion (Tallinn), në sfidën e parë të turit të parë të Conference League.

Vendasit nga Estonia e nisën ndeshjen me shumë dëshirë, teksa rrezikuan menjëherë portën e kuqe.

As ekipi i Gegës nuk qëndroi “duarkryq”, “flirtoi” me golin pak më vonë, me anë të dyshes Keko-Skuka.

Pjesa e dytë fillon me gol për Nomme Kalju, me Manilan që dërgoi topin në rrjetë. Partizani reagoi shpejt dhe vendosi ekuilibrat me Skukën.

 

 

Skuadra e kualifikuar do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që luhet pas disa ditësh.

The post Ndeshje dramatike në Estoni, Partizani ndalet 1-1 nga Nomme Kalju appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr i fuqishëm në Kavajë, mbi 1000 rrënjë ulliri në flakë, banorët në alarm

10 July 2025 at 20:44

Një vatër zjarri ka shpërthyer në një zonë kodrinore në Gosë të Kavajës, ku flakët po përhapen me shpejtësi, përkrahur nga era e fortë që po fryn në zonë.

Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen efektive të forcave zjarrfikëse.Deri tani, zjarri ka shkrumbuar mbi 1000 rrënjë ulliri, duke shkaktuar dëme të mëdha në këtë zonë bujqësore dhe natyrore.

Autoritetet janë në terren dhe po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët sa më shpejt të jetë e mundur.

The post Zjarr i fuqishëm në Kavajë, mbi 1000 rrënjë ulliri në flakë, banorët në alarm appeared first on Sot News | Lajme.

Dorëheqja e kreut të AMP, Karamuço zbardh prapaskenat: Lidhje me ‘fshesën’ Rama

10 July 2025 at 20:28

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se dorëheqja e kreut të AMP, Florian Sulejmani ka lidhje me “fshesën” e kryeministrit Edi Rama, që ka përfshirë edhe policinë, në lidhje me mbrojtjen e territorit për ndërtimet pa leje.

Në një emision televiziv, Karamuço u shpreh se ka një shkundje të policisë.

“Ka një shkundje. Ky operacion i fundit ka nxjerrë në pah jo eficentën e disa institucioneve. Edhe AMP pati kostot e veta. Po ashtu edhe për kontrollin e territorit. Ka pasur edhe denocime për punonjës të AMP që kishin kryer uzurpime. Mendoj se në kuadër të gjithë kësaj që po kërkohet, drejtori i përgjithshëm i policisë ka pasur takim të veçantë, nuk është bërë publik. Ka kërkuar fuqizim të strukturave. Duhet të ketë masa. Patjetër që ka lidhje, dëgjoni në ditët në vijim, masat të jera konkrete që do merren te inspektorët e tjerë të AMP, që janë pjesë e asaj që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve.”, theksoi ai.

The post Dorëheqja e kreut të AMP, Karamuço zbardh prapaskenat: Lidhje me ‘fshesën’ Rama appeared first on Sot News | Lajme.

Marrëveshja që trondit Europën! Britania dhe Franca nisin shkëmbimin e emigrantëve

10 July 2025 at 20:12

Presidenti i Francës Emannuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë rënë dakord për programin pilot të “shkëmbimit të emigrantëve”.  Programi i ri i bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës synon të krijojë një sistem efektiv për menaxhimin dhe parandalimin e migracionit të paligjshëm.

Sipas marrëveshjes, emigrantët që kalojnë ilegalisht Kanalin Anglez do të ndalohen dhe kthehen shpejt në Francë. Në këmbim, një numër i kufizuar emigrantësh me lidhje familjare në MB do të lejohen të hyjnë në mënyrë të ligjshme dhe të kontrolluar. Kjo skemë-pilot do të nisë në javët e ardhshme dhe është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të shkatërruar rrjetet e trafikut të njerëzve.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe shmangien e akuzave për fajësi mes dy vendeve. Programi synon të krijojë një përgjigje të qëndrueshme ndaj krizës së migracionit, duke u fokusuar në shkaqet rrënjësore të tij. Francezët kanë forcuar kontrollin në kufij, duke dërguar 1,200 agjentë sigurie për të mbështetur këtë proces.

Kryeministri britanik Starmer e përshkroi marrëveshjen si “revolucionare”, ndërsa presidenti Macron e cilësoi si një përgjigje të mirëfilltë pas nëntë vitesh stagnim. Programi do të sigurojë rrugë ligjore për azilkërkuesit që kanë lidhje reale me MB dhe do të përpiqet të shmangë rrezikun e kalimeve ilegale. Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e përbashkëta për të ruajtur sigurinë dhe për të mbrojtur të drejtat e emigrantëve.

The post Marrëveshja që trondit Europën! Britania dhe Franca nisin shkëmbimin e emigrantëve appeared first on Sot News | Lajme.

‘Premtojnë leje në fushatë, pastaj u dërgojnë fadromat’, Tomorri: Qeveria sillet si armik i qytetarëve

10 July 2025 at 18:53

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Klodian Tomorri tha se shteti nuk mund të premtojë falje gjobash për përfitime elektorale dhe më pas t’u shkojë qytetarëve me fadroma.

Ai theksoi se problemi nuk është vetëm ndërtimi pa leje, por mungesa e një plani zhvillimi që u lejon komuniteteve të jetojnë nga pasuritë që u ka dhënë natyra.

Sipas tij, qeveria ka dështuar të jetë prezente në ato zona, nuk ka zgjidhur pronësinë dhe nuk ofron asnjë mbështetje për zhvillimin ekonomik të banorëve.

“Ky shtet nuk garanton siguri juridike dhe sillet si armik ndaj qytetarëve të tij”, u shpreh Tomorri.

Pjesë nga deklarata:

Nuk është thjesht çështja që shteti tregohet si zuzar në raport me qytetarët. Kur ti i thua: “Ne do t’ju heqim dhe gjobat”, dhe më vonë, pasi fiton, u çon ruspat, është e sigurt që nuk mund të jesh serioz.
Problemi më i madh në këtë histori është një tjetër. Përgjithësisht, natyra apo mënyra se si janë shpërndarë burimet është e tillë që kompenson jetesën e njeriut. Diku ka pasuri natyrore që shfrytëzohen për turizëm, diku tjetër ka minerale, e kështu me radhë. Dhe parimi se si shfrytëzohen këto është që komuniteti të përfitojë nga ajo pasuri që i ka dhënë natyra.

Këta njerëz që jetojnë atje kanë trashëguar disa kulla të vjetra nga paraardhësit dhe jetojnë atje prej shekujsh. Nuk u jep njeri leje për ndërtim. Ata kanë trashëguar kullat dhe tani duan të presin turistë, duan të shtojnë diçka. Por çfarë ndodh? Njeri leje për ndërtim nuk u jep. Ata, pasi ndërtojnë madje edhe shtëpiza druri, ti si shtet u çon fadromat. Me çfarë do të jetojnë këta qytetarë?

Pse e ka kaq të vështirë qeveria që të bëjë një plan zhvillimi urbanistik, dhe të caktojë disa vende, modelet se si duhet të ndërtohet, dhe vendet ku mund të ndërtohet, dhe t’u thotë banorëve: “Bujrum, këtu janë kufijtë, zhvillohuni dhe jetoni me të ardhurat e turizmit”?
Ngado ta kthesh këtë histori, përgjegjësia është e shtetit. Dhe një shtet nuk mund të çohet dhe të thotë: “Këtu është bërë masakër me ndërtime pa leje”, a thua se qeveria zbriti sot në Shqipëri dhe e mori sot detyrën dhe u shkon, i tmerron, i godet, u shkatërron investimet, jetesën, sepse shumë prej tyre kanë marrë kredi për të ndërtuar.

Çfarë bën ti si shtet? Nuk i mbron në mënyrë sociale, nuk u siguron punësim, nuk i le të zhvillojnë pronën e tyre, dhe i inkurajon në një moment të caktuar kur të intereson në fushatë elektorale, dhe më pas shkon e i fundos.
Është shumë e thjeshtë. Ato zona kanë edhe një problem, shteti nuk ka qenë prezent aty as në histori, jo vetëm sot. Ata janë vetëqeverisur dhe nuk kanë pasur kadastër, regjistrim pronash, por kanë funksionuar me pleqëri fshati dhe i dinë kufijtë e tyre. Shumica prej tyre sot janë pa dokumente për pronat që i kanë prej 500 vjetësh. Ti tani nuk i le të ndërtojnë, nuk u jep certifikatën e pronësisë, pa të cilën nuk marrin dot leje për ndërtim.
Ky shtet, a ka siguri juridike? Ky shtet punon t’u shërbejë njerëzve apo si e si njerëzit e vet t’i shkatërrojë?

The post ‘Premtojnë leje në fushatë, pastaj u dërgojnë fadromat’, Tomorri: Qeveria sillet si armik i qytetarëve appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌