Chelsea dhe PSG përballen në finalen e Kupës së Botës për Klube
Spektakli i futbollit botëror kulmon të shtunën më 13 korrik në MetLife Stadium të New Jerseyt, ku do të zhvillohet finalja e shumëpritur e Kupës së Botës për Klube mes Chelseat dhe Paris Saint-Germain.
Dy gjigantët e futbollit evropian, të përforcuar me yje dhe ambicie të mëdha, do të kërkojnë të shkruajnë historinë në këtë edicion të veçantë të turneut që për herë të parë zhvillohet me formatin e ri.
Chelsea, pas një sezoni të ringritjes, ka treguar stabilitet dhe pjekuri në rrugëtimin drejt finales, duke eliminuar kundërshtarë të fortë dhe duke dëshmuar se rikthimi në elitë nuk është rastësi.
Nga ana tjetër, PSG ka qenë bindës në çdo paraqitje, me një repart ofensiv që ka bërë diferencën dhe me synimin për të fituar trofeun e parë të rëndësishëm ndërkombëtar nën udhëheqjen e trajnerit të ri.
-
Para 1 min
Në majë të botës – Palmer, Dembele dhe triumfi i Kupës së Botës për Klube në New York City
-
Para 4 min
Chelsea dhe PSG përballen në finalen e Kupës së Botës për Klube
-
Para 5 min
Rreziqet janë shumë më të larta – PSG dhe Chelsea nuk luajnë vetëm për një trofe dhe 90 milionë euro
-
Para 6 min
FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube
-
Para 8 min
Reagime të ashpra për gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë në finalen e Botërorit për Klube: Chelsea – PSG
-
Para 9 min
Maresca: Chelsea meriton besimin e tifozëve, PSG model i respektuar, ne do të luftojmë deri në fund
-
Para 15 min
“Nuk më intereson”, Reece James i pa shqetësuar nga etiketimi i PSG-së si favorit për finalen së Kupës së Botës për Klube
-
Para 20 min
“Nuk është një ekip i lehtë”, Luis Enrique lëshon një paralajmërim të ashpër për Chelsean
-
Para 21 min
Sa para janë në lojë përpara finales së Kupës së Botës për Klube mes PSG-së dhe Chelseat?
-
Para 24 min
Paraqitja e Donald Trump në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA pritet t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë
-
Para 28 min
Formacionet e mundshme, Chelsea – PSG
-
Para 34 min
Si arritën deri në finale, Chelsea dhe PSG
Në majë të botës – Palmer, Dembele dhe triumfi i Kupës së Botës për Klube në New York City
Chelsea dhe Paris Saint-Germain përgatiten për finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA, ndërsa dy nga yjet e shquar të këtij kompeticioni, Cole Palmer dhe Ousmane Dembele , pozuan për një fotosesion marramendës lart mbi New York City.
Me Central Park që shtrihet pas tyre dhe trofeun e Kupës së Botës për Klube midis tyre, skena është gati fjalë për fjalë për ndeshjen më të madhe të sezonit të tyre.
Rreziqet janë shumë më të larta – PSG dhe Chelsea nuk luajnë vetëm për një trofe dhe 90 milionë euro
Paris Saint-Germain dhe Chelsea do të përballen të dielën në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA. Ndeshja do të luhet në stadiumin MetLife, në New Jersey, dhe përveç luftës për trofeun prestigjioz, kjo finale përfaqëson një betejë strategjike për dominim në tregun amerikan në rritje.
Turneu, i mbajtur për herë të parë në SHBA, ka sjellë dramë dhe papritshmëri, sipas Economic Times.
Kupa e Botës për Klube bashkon ekipet më të mira nga çdo kontinent, duke u dhënë atyre mundësinë të provojnë veten në një skenë globale.
Për klubet, fitimi i trofeut sjell jo vetëm lavdi sportive, por edhe përfitime të mëdha tregtare – veçanërisht këtë vit, ku fitorja sjell një avantazh të rëndësishëm në garën për zemrat e tifozëve amerikanë.
FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube
FIFA ka ulur çmimet e biletave për finalen e së dielës në përpjekje për të rritur pjesëmarrjen në ndeshje.
FIFA ka përgjysmuar çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube që do të luhet të dielën në stadiumin ‘MetLife’ në East Rutherford, New Jersey, në përpjekje për të shtuar numrin e tifozëve në ndeshje.
Çmimi më i lirë i një bilete standarde të premten ishte ulur nga 312.20 dollarë në 249.75 dollarë, sipas USA Today.
Reagime të ashpra për gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë në finalen e Botërorit për Klube: Chelsea – PSG
Alireza Faghani, një gjyqtar me origjinë nga Irani dhe shtetësi australiane, është emëruar për të gjykuar finalen e Kupës së Botës për Klube mes Paris Saint-Germain dhe Chelseat, që do të zhvillohet në stadiumin MetLife në New York.
Ky emërim ka ngjallur reagime dhe diskutime, jo vetëm për rëndësinë sportive të ndeshjes, por edhe për sfondin diplomatik që e shoqëron.
Për shkak të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit si dhe kufizimeve aktuale të SHBA-së për shtetasit iranianë, prania e Faghanit në këtë takim konsiderohet befasuese.
Maresca: Chelsea meriton besimin e tifozëve, PSG model i respektuar, ne do të luftojmë deri në fund
Trajneri i Chelsea-t, Maresca, shpreh besimin e plotë te ekipi i tij para finales së Kupës së Botës për Klube, duke theksuar përparimin e madh që skuadra ka bërë gjatë sezonit dhe respektin e madh për rivalin e tyre, PSG-në.
Ai thekson se lojtarët e tij kanë treguar stil dhe vendosmëri, ndërsa premton një ndeshje të fortë dhe të barabartë ndaj një skuadre të jashtëzakonshme.
“Ekipi ynë meriton gjithë besimin e tifozëve, sepse këtë sezon përfunduam në katër vendet e para të LigësPremier, fituam Ligën e Konferencës dhe jemi në finalen e Kupës së Botës për Klube. Një vit më parë, askush nuk fliste për Chelsean në aspektin e futbollit, vetëm për madhësinë e skuadrës dhe paratë e shpenzuara. Tani, askush nuk flet më për të gjitha këto, e vetmja gjë për të cilën flasin është loja, mënyra se si fitojmë dhe kjo është arritja ime më e madhe”.
“PSG dhe Luis Enrique janë modele për të gjithë dashamirësit e futbollit. Ne kemi respektin më të madh për atë që ata kanë treguar në Francë, në Evropë dhe gjatë kësaj Kupe Bote. Më pëlqen t’i shikoj duke luajtur. Është një ekip i jashtëzakonshëm. Nuk do të jetë e lehtë, por do të japim gjithçka dhe do të përpiqemi të fitojmë. Ne kemi stilin tonë dhe kemi treguar këtë sezon se si i bëjmë gjërat”, deklaroi Maresca.
“Nuk më intereson”, Reece James i pa shqetësuar nga etiketimi i PSG-së si favorit për finalen së Kupës së Botës për Klube
Kapiteni i Chelseat, Reece James, nuk është i trembur nga parashikimet, ndërsa skuadra e tij përgatitet të përballet me Paris Saint-Germain në finalen e Kupës së Botës për Klube të dielën.
Pavarësisht serisë mbresëlënëse të PSG-së, që përfshin fitimin e Kupës së Francës, Ligue 1 dhe Ligës së Kampionëve, James këmbëngul se Chelsea do të hyjë në ndeshje me një mentalitet fituesi.
“Po përgatitemi siç duhet dhe do të shkojmë atje për të fituar. Kam qenë në shumë finale më parë ku ishim favoritë dhe nuk dolëm fitues”, u tha fillimisht James gazetarëve.
“Nuk është një ekip i lehtë”, Luis Enrique lëshon një paralajmërim të ashpër për Chelsean
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka paralajmëruar se Chelsea do të jetë një kundërshtar i vështirë në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke i përshkruar ata si një “ekip shumë të kompletuar” me lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner që ai e admiron.
PSG do të ndeshet me Chelsean të dielën në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube dhe për këtë ndeshje ka folur trajneri i parisienëve, i cili e vlerëson maksimalisht kundërshtarin.
“Chelsea nuk është një ekip i lehtë. Ata janë pak si ekipi ynë. Janë fizikisht të fortë, kanë lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner të shkëlqyer që e dua”, ka thënë fillimisht Enrique.
Sa para janë në lojë përpara finales së Kupës së Botës për Klube mes PSG-së dhe Chelseat?
Chelsea dhe Paris Saint-Germain do të luftojnë për më shumë sesa vetëm për trofe kur të takohen në finalen e Kupës së Botës për Klube të dielën, më 13 korrik.
Fituesi në stadiumin MetLife do të përfitojë deri në 92 milionë funte (106 milionë euro) në pjesëmarrje dhe çmime të kombinuara, ndërsa finalisti do të marrë gjithashtu një shpërblim po aq të majmë.
FIFA ndau një fond çmimesh prej 733 milionë funtesh për turneun e ripërtërirë, duke shpërndarë fondet bazuar në përparimin, me klubet e UEFA-s që siguruan pjesën më të madhe – madje duke i tejkaluar financiarisht disa skuadra jo-evropiane pavarësisht eliminimeve të mëparshme.
Paraqitja e Donald Trump në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA pritet t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës për Klube që do të zhvillohet të dielën në stadiumin MetLife, në New Jersey.
Në këtë finale do të përballen Paris Saint-Germain dhe Chelsea, pasi të dy ekipet siguruan fitore ndaj Real Madridit dhe Fluminense në gjysmëfinale.
Pjesëmarrja e Trump në këtë ngjarje të madhe sportive pritet të sjellë një kosto të konsiderueshme për taksapaguesit amerikanë, për shkak të masave të rrepta të sigurisë.
Formacionet e mundshme, Chelsea – PSG
Këta janë 11 lojtarët e mundshëm fillestarë për secilën skuadër bazuar në Sofascore dhe analizat paraprake të ndeshjes.
Chelsea: Sánchez; Gusto, Chalobah, Adarabioyo, Cucurella; Caicedo, Fernández; Nkunku; Palmer, Neto; João Pedro
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; Vitinha, João Neves, Fabián Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia
Si arritën deri në finale, Chelsea dhe PSG
Rruga në fazat e eliminimit për Chelsea dhe Paris Saint‑Germain, derisa sa arritën deri te finalja e Kupës së Botës për Klube 2025.
Chelsea – Grupi D
Chelsea vs LAFC 2–0
Chelsea vs Flamengo 1–3
Chelsea vs ES Tunis 3–0
Përfunduan në vendin e dytë (6 pikë, pas Flamengo me 7)
Faza me eliminim direkt
| 1/ 16-të | Chelsea – Benfica – 4–1 (shtesë)
|Çerekfinale| Chelsea – Palmeiras – 2–1
| Gjysmëfinale| Chelsea – Fluminense – 2–0
PSG – Grupi B
PSG vs Atlético Madrid 4–0
PSG vs Botafogo 0–1
PSG vs Seattle Sounders 2–0
Përfunduan në vendin e parë (6 pikë, shkak golavarazhi)
Faza me eliminim direkt
| 1/ 16-të | PSG- Inter Miami – 4–0
|Çerekfinale| PSG- Bayern Munich – 2–0
|Gjysmëfinale| PSG – Real Madrid – 4–0
The post Chelsea dhe PSG përballen në finalen e Kupës së Botës për Klube appeared first on Telegrafi.