Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 August 2025Main stream

Siguria Detare/ Sekuestrohen 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil gjatë kontrolleve intensive

By: V K
3 August 2025 at 16:01

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, vijojnë me intensitet operacionin “Siguria Detare”, duke monitoruar nga Velipoja deri në Ksamil, përfshirë edhe zonat liqenore dhe lumore në vend.

Vetëm gjatë javës së fundit janë kontrolluar 316 mjete lundruese, prej të cilave 20 janë sekuestruar për shkelje të ndryshme.

Në listë janë përfshirë 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji.

Tetë nga këto mjete janë kapur duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë gjobitur me nga 100,000 lekë secili.

Në një ndërhyrje emergjente në zonën Komani – Ksamil, Policia Kufitare shpëtoi 11 persona, shqiptarë dhe të huaj, që ishin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve teknike të mjeteve të tyre.

Gjatë javës janë menaxhuar gjithsej 8 situata emergjente përgjatë vijës bregdetare.

Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit në det: të shmangen shkeljet e perimetrit të sigurisë, të përdoren vetëm zonat e lejuara dhe të pajisen me mjetet e nevojshme të shpëtimit.

Çdo shkelje mund të raportohen në numrin pa pagesë 112, ku do të ketë reagim të menjëhershëm dhe masa të ashpra ndaj përgjegjësve.

The post Siguria Detare/ Sekuestrohen 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil gjatë kontrolleve intensive appeared first on Albeu.com.

Moti bën kthesën e papritur/ Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme?

By: V K
3 August 2025 at 15:24

Ditën e hënë (4 gusht 2025), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër.

Era e lehtë me drejtim kryesor Veriperëndim-Veri, me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

 

The post Moti bën kthesën e papritur/ Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme? appeared first on Albeu.com.

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin, ish-banori shfaqet duke kënduar: Joz Marku e mbajte fjalën

By: V K
3 August 2025 at 15:00

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Marku, ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4.

Në videot e ndara në rrjetet sociale nga vetë modelja, shihet Jozefin Marku duke kënduar. “Joz Marku e mbajte fjalën”, shkruan Danja krahas videos së postua në insta-story.

Edhe pse ish-banori goditi me shpullë Gjesin, fituesin e edicionit të katërt, Danja e ftoi atë në dasmë.

Në shtëpinë e Big Brother, dyshja ka pasur marrëdhënie relativisht të mira me njëri-tjetrin.

The post Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin, ish-banori shfaqet duke kënduar: Joz Marku e mbajte fjalën appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

By: V K
3 August 2025 at 14:35

Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, e cila tashmë ndodhet nën presion të fortë në Europë për të shpëtuar një eksperiment të dështuar dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm. Problemet nuk lidhen më vetëm me përcaktimin e listës për vendet e sigurta, një kriter kyç për procedurën e përshpejtuar të kufirit dhe për mbajtjen e emigrantëve në territorin shqiptar, një koncept i rrëzuar nga vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Një vendim i ri i Gjykatës së Romës vë në pikëpyetje edhe fazën e dytë të projektit: përpjekjen për të shpëtuar dështimin shqiptar përmes transformimit të qendrës në Gjader në një CPR, duke transferuar aty edhe persona të ndaluar tashmë në Itali. Gjykata është e qartë: në Shqipëri nuk mund të ofrohet kujdes shëndetësor i përshtatshëm, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta italiane.

“Mbajtje që cenon të drejtën për shëndet”

Në vendim thuhet se “mënyrat me të cilat aktualisht është i ndaluar paditësi në CPR-në e Gjadrit cenojnë të drejtën e tij themelore për shëndet”. Një shkelje aq e hapur, sa që kërkonte një masë të menjëhershme mbrojtëse. “Pamundësia për të përmirësuar gjendjen për shkak të mungesës së trajtimit mjekësor dhe përkeqësimit të vazhdueshëm të kushteve shëndetësore të paditësit, me pasoja të paparashikueshme, justifikon lëshimin e një vendimi urgjent pa dëgjuar palën tjetër”, thekson gjykata.

Rasti që çoi në këtë vendim

Gjykata mori vendimin në përgjigje të kërkesës së një shtetasi të ndaluar, i cili ishte transferuar nga CPR-ja e Torinos. Ai ishte ndaluar thjesht sepse, ndonëse kishte punuar vazhdimisht, nuk kishte asnjë kontratë pune që t’i siguronte dokumentacion të rregullt. Pas transferimit në Shqipëri, ai nisi të shfaqte “pagjumësi” dhe makthe të përsëritura, “ankth të shpeshtë”, gjendje depresive, humbje oreksi, pa mendime vetëvrasëse.

Pa qenë i informuar dhe pa nënshkruar asnjë lloj “pëlqimi”, një kusht i domosdoshëm për terapitë jashtë protokolleve të sistemit shëndetësor kombëtar – atij i janë dhënë psikotropë të fortë, “pa recetë të duhur mjekësore dhe për qëllimin e vetëm të qetësimit”.

Antiepileptikë si qetësues

Konkretisht, atij iu dha Rivotril, një antiepileptik i fortë. Disa javë më vonë, për shkak të përkeqësimit të shpejtë të gjendjes shëndetësore, iu shtua edhe një tjetër ilaç i njohur si “trittico”, një sedativ dhe antidepresiv. Ky “koktej” farmaceutik përdoret shpesh në mënyrë të pakontrolluar edhe në CPR-të brenda territorit italian, siç është zbuluar nga një hetim i Altraeconomia, i cili evidentoi rritjen alarmante të blerjeve të antiepileptikëve, që përfaqësojnë benzodiazepinat me kosto të ulët.

Në rastin e Shqipërisë – dhe ndoshta jo vetëm – paraqiten disa problematika serioze. Së pari, administrimi i terapisë jashtë protokolleve (off-label) lejohet vetëm pasi pacienti të jetë informuar plotësisht dhe të ketë dhënë pëlqimin me shkrim. Së dyti, në dosjen shëndetësore të paditësit është përmendur edhe nevoja për ndihmë psikologjike, e cila nuk është ofruar asnjëherë.

“Terapia jashtë kushteve ligjore”

Sipas gjyqtarit, “jo vetëm që paditësi nuk po merr trajtim të përshtatshëm për gjendjen e tij shëndetësore, e cila duket se po përkeqësohet vazhdimisht, por terapia i është dhënë jashtë kushteve dhe garancive të parashikuara nga ligji”. Gjithashtu, “terapia psikologjike, e rekomanduar që nga hyrja e tij në Gjadër, nuk është ofruar, por janë zhvilluar vetëm vetëm seanca monitorimi”.

Kush janë mjekët që ofrojnë kujdes në CPR?

Deri këtu, kemi të bëjmë me një rast individual. Por gjykata vë në dukje edhe probleme strukturore më të thella. “Nga ditari klinik – shkruan gjykata – nuk kuptohet se cilës organizatë i përkasin mjekët që e kanë në kujdes paditësin, apo nëse janë apo jo pjesë e Shërbimit Shëndetësor Italian. Në fakt, në Shqipëri nuk ka një strukturë të përhershme të këtij shërbimi, ndërkohë që është e qartë se paditësi duhet të trajtohet nga një strukturë e përshtatshme siç është një qendër për shëndetin mendor pranë ASL-së.”

Problem i përhapur në të gjitha CPR-të

Këto arsye ishin të mjaftueshme për të pranuar kërkesën e paditësit dhe për të urdhëruar lirimin e menjëhershëm dhe kthimin e tij në Itali. Por ajo që zbulohet në këtë vendim nuk është vetëm problem i këtij rasti të veçantë.

Ashtu si në Shqipëri, edhe në CPR-të në Itali, kujdesi shëndetësor nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, siç është në burgje, por sigurohet nga enti menaxhues. Kjo është një dobësi e njohur edhe nga një vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e cila ndonëse evidentoi një sërë shkeljesh dhe mangësish, që nga mungesa e kujdesit shëndetësor deri te cenimi i të drejtës për lidhje emocionale, nuk u shpreh për kushtetutshmërinë e normave përkatëse, duke ia lënë vendimmarrjen ligjvënësit.

Rreziku i një vale padish

Ndër problemet e evidentuara është edhe mungesa e qartësisë për kompetencat e gjyqtarit civil në rastet e mbajtjes në CPR. Aktualisht, siç rikujton Gjykata e Romës, gjyqtari mund të vendosë vetëm për vazhdimin ose ndërprerjen e ndalimit, por jo për transferimin në një CPR tjetër, veprim që gjithsesi nuk do të zgjidhte problemin e trajtimit shëndetësor, pasi nuk parashikohet që në këto qendra kujdesi të ofrohet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.

Për këtë arsye, siç thekson gjykata, “duhet të konsiderohet se, në këtë rast, masa e vetme e përshtatshme për të mbrojtur të drejtën për shëndet të paditësit është ndërprerja e menjëhershme e ndalimit dhe lirimi i tij”. Një vendim që vendos një precedent dhe mund të hapë rrugën për paditë e ardhshme të të gjithë personave të ndaluar./ La Repubblica

The post Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor appeared first on Albeu.com.

Alarm te Inter Miami/ Leo Messi lë fushën i dëmtuar pas 11 minutash lojë

By: V K
3 August 2025 at 14:30

Ylli i futbollit Lionel Messi, u nxorr jashtë loje në minutën e 11-të të ndeshjes së Inter Miami kundër klubit meksikan Necaxa të shtunën në Fort Lauderdale të Floridës, me argjentinasin që duket se ka një dëmtim në kofshën e djathtë.

Në fillim të ndeshjes së raundit të dytë të Kupës së Ligës, një garë midis ekipeve të MLS dhe atyre meksikane, organizatori 38-vjeçar u përplas me mbrojtësin e Necaxas, Alexis Pena.

Pak çaste më vonë, Messi u ul në tokë përpara se të merrte trajtim për kofshën e djathtë ose ijën.

I paaftë për të vazhduar ndeshjen, ai u zëvendësua në minutën e 11-të, duke u drejtuar vetëm për në dhomën e zhveshjes.

“Ai ndjeu pak shqetësim.

Por nuk do ta dimë deri nesër (të dielën) se sa serioz është dëmtimi i tij”, tha trajneri i Miamit, Javier Mascherano, pas fitores 5-4 të ekipit të tij në penallti (2-2 pas kohës së rregullt).

“Ndoshta ka diçka. Ndoshta jo shumë serioze, sepse ai nuk po vuante vërtet.

Por ai ndjeu pak dhimbje”, shtoi ish-shoku i skuadrës së Messit te FC Barça.

Në fazën e grupeve të Kupës së Ligës, ndeshjet nuk mund të përfundojnë në barazim.

Në rast barazimi pas kohës së rregullt, një gjuajtje penalltish do të përcaktojë drejtpërdrejt ekipet (pa kohë shtesë).

Fituesi merr dy pikë, ekipi humbës një pikë.

The post Alarm te Inter Miami/ Leo Messi lë fushën i dëmtuar pas 11 minutash lojë appeared first on Albeu.com.

Skandal/ Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani (VIDEO)

By: V K
3 August 2025 at 14:11

Përsëriten sërish skenarët me koret me gjuhë urrejtëse, raciste dhe ksenofobe antishqiptare në ndeshjen e mbrëmshme të basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani.

“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, ky ishte refreni i thirrjeve që u dëgjuan qartë nga një pjesë e tifozëve në podium, ndërsa autoritetet e pranishme nuk ndërmorën asnjë veprim për të ndalur gjuhën e urrejtjes.

Koret nuk pushonin pavarësisht pranisë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror,

Ky nuk ishte momenti i vetëm provokues gjatë ndeshjes. Përgjatë zhvillimit të saj, u dëgjuan edhe thirrje të tjera skandaloze dhe nxitëse të urrejtjes etnike, si parulla famëkeqe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, që përkujtojnë retorikën më të errët të historisë evropiane.

Pas përfundimit të ndeshjes, nuk pati asnjë reagim zyrtar, distancim publik apo kërkimfalje nga organizatorët apo përfaqësuesit institucionalë për incidentin që ka shkaktuar shqetësim dhe indinjatë në opinion/ INA

 

The post Skandal/ Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Gjykata lë në burg Kleanth Bylykun

By: V K
3 August 2025 at 13:46

Gjykata e Vlorës, ka lënë në burg Kleanth Bylykun, një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhaj.

Kleanth Bylyku alias Armando Gega, u vu në pranga dy ditë më parë.

Ai rezulton se është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe ishte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Lidhur me ngjarjen, ishte arrestuar më parë edhe Erlis Mehmeti, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes duke i siguruar automjetin me të cilin lëvizte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 më 27 prill, kur viktima po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim.

Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur.

Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia.

Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.

Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm.

Në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë.

Askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin. Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje.

The post Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Gjykata lë në burg Kleanth Bylykun appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike (VIDEO)

By: V K
3 August 2025 at 13:21

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga operacioni i ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, një aksion që po zhvillohet në disa qytete të vendit me qëllim çlirimin e trotuareve zaptimet e paligjshme.

Në videon e publikuar, shfaqen inspektorë dhe punonjës që heqin strukturat e lokaleve

“Ecim përpara!”, shkruan Rama krahas videos, duke theksuar vendosmërinë për të vijuar këtë aksion në gjithë territorin e vendit.

 

 

The post Kryeministri Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Plagosja me armë në zonën e Frekut në Tiranë, identifikohen autorët (EMRAT)

By: V K
3 August 2025 at 12:48

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në zonën e Freskut në kryeqytet, në rrugën “Thoma Filipeu”, ku një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri.

Policia ka zbardhur plotësisht dinamikën dhe identitetin e të përfshirëve në konfliktin me pasoja të rënda.

I plagosur: Jurgen Abazi, 28-vjeç

Autor i plagosjes: Klejvis Caka (Lusha)

Bashkëpunëtorët: Andi Gurra (Në kërkim), Xhonatan Qerimi (I arrestuar)

I plagosur në ngjarje mbeti Jurgen Abazi, 28-vjeç, i cili u qëllua me plumb në bark dhe u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, Klejvis Caka, i njohur edhe si Klejvis Lusha, 26 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” (e mbetur në tentativë), “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”

Hetimet zbuluan se pas ngjarjes, autori i dyshuar u ndihmua për t’u larguar nga vendngjarja nga dy persona, Xhonatan Qerimi, 27-vjeç, i cili u arrestua në flagrancë për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe Andi Gurra, 26 vjeç, i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër.

Sipas Policisë, të dy bashkëpunëtorët dyshohet se ishin të pranishëm gjatë ose pas konfliktit dhe kanë ndihmuar në fshehjen dhe largimin e autorit të armatosur.

Ngjarja po hetohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorit tjetër në kërkim.

The post Plagosja me armë në zonën e Frekut në Tiranë, identifikohen autorët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Përmban shumë lëndë ushqyese, por përse rrushi i thatë nuk rekomandohet për të gjithë?

By: V K
3 August 2025 at 12:43

Rrush i thatë përmban një sasi të madhe të lëndëve ushqyese, dhe studime të shumta kanë treguar se konsumimi i një sasie më të vogël të rrushit të thatë sjell përfitime të shumta në trup.

Sidoqoftë, nuk rekomandohet për të gjithë.

Mirëpo, ka disa arsye pse duhet të konsumoni rrush të thatë. Ndoshta gjëja më e shëndetshme në lidhje me rrushin e thatë, është se ai ndihmon për largimin e problemit të kapsllëkut.

Kjo ka të bëjë me faktin se vetëm 1/4 filxhan rrush i thatë, mund të mburret me rreth dy gramë fibra, që është rreth shtatë për qind e vlerës ditore për shumicën e njerëzve.

Sidoqoftë, kërkesat tuaja individuale për fibra gjithashtu varen nga mosha dhe gjinia juaj.

Reduktimi i rrezikut të anemisë

Anemia, e cila është shkaktuar nga mungesa e hekurit, është një nga mangësitë më të zakonshme të mineraleve në trup në të gjithë botën.

Më shumë se një e katërta e popullsisë së botës preket nga kjo mungesë. Anemia shfaqet kur zvogëlohet numri i qelizave të kuqe të gjakut dhe aftësia e gjakut tuaj për të mbajtur oksigjen, gjë që mund të lërë të ndiheni të lodhur dhe të dobët. Në disa raste, ai madje mund të dëmtojë funksionin e trurit.

Përveç marrjes së suplementeve të hekurit, ju mund të rrisni nivelin e hekurit përmes dietës.

Megjithëse rrushi i thatë nuk është burimi më i pasur i hekurit, gjysma e një filxhani me fruta të thata përmban rreth 7 për qind të sasisë së rekomanduar ditore për gratë e moshës 19-50-vjeç, rreth 18 miligramë, të cilat kryesisht rrezikohen nga mungesa e hekurit për shkak të menstruacioneve, mund të ndihmojnë rregullojnë hekurin, shkruan KP.

Rritja e niveleve të energjisë

Meqenëse rrush i thatë përmban një sasi të konsiderueshme sheqeri, një grusht rrush të thatë mund të jetë një burim i mirë energjie. Është më mirë t’i hani në mëngjes me stomak bosh ose para një stërvitje për të cilën keni nevojë për energji shtesë, shkruan Eat This.

Rrushi i thatë është plot me antioksidues, përkatësisht fitonutrientë të njohur si fenole dhe polifenole. Këta antioksidues mund të ndihmojnë në heqjen e radikaleve të lira nga gjaku, gjë që është e rëndësishme sepse ato mund të dëmtojnë qelizat dhe ADN-në tuaj.

Kjo mund të çojë në komplikime të mëdha shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës.

Fatkeqësisht, rrushi i thatë gjithashtu ka një të metë.

Siç është përmendur tashmë, ai është i pasur me sheqer dhe ndërsa kjo mund të jetë e dobishme në disa situata, nuk është zgjidhje e mirë për njerëzit me diabet.

Në 1/4 filxhan rrush ka 26 gramë sheqer. Për njerëzit me diabet, veçanërisht diabetin e tipit 2, mund të rrisë rrezikun e hiperglicemisë ose sheqerit shumë të lartë në gjak, andaj diabetikët duhet të kufizojnë sasinë e rrushit të thatë.

The post Përmban shumë lëndë ushqyese, por përse rrushi i thatë nuk rekomandohet për të gjithë? appeared first on Albeu.com.

Sherri në Vlorë ku u plagosën tre persona/ Policia arreston autorin 32-vjeçar, zbardhen detajet

By: V K
3 August 2025 at 12:28

Policia e Vlorës, ka vënë ka arrestuar një 32-vjeçar, i përfshirë në një konflikt të dhunshëm mbrëmjen e djeshme, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë.

Sipas njoftimit zyrtar, I. H., 32-vjeç, banues në Vlorë, u konfliktua për motive të dobëta në dy zona të qytetit: në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, ku sulmoi me thikë dy shtetas.

Nga përplasja mbetën të lënduar shtetasit M. F., 39-vjeç dhe K. K., 32-vjeç, të cilët morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Edhe vetë autori, I. H., është trajtuar për dëmtime të marra gjatë konfliktit.

Policia thotë se ngjarja u dokumentua plotësisht falë pamjeve filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua thika e përdorur nga autori gjatë sulmit.

Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Sherri në Vlorë ku u plagosën tre persona/ Policia arreston autorin 32-vjeçar, zbardhen detajet appeared first on Albeu.com.

Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin

By: V K
3 August 2025 at 12:18

Drafti i Kodit të ri Penal, të propozuar nga qeveria, është pritur me kundërshti të shumta. Krahas zërave të pafundme kundër edhe nga vetë sistemi i drejtësisë si SPAK-u, Prokuroria e Përgjithshme apo edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë apo mediave, ditët e fundit edhe faktori ndërkombëtar është “rreshtuar” kundër.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka reaguar lidhur me draftin e ri të Kodit Penal, i cili ka shkaktuar shqetësim të gjerë për dispozitat që mund të penalizojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe kritikën.

Në një koment të ndarë në rrjetin social FB, OSBE thekson se nuk ka qenë e përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara dhe nuk i është kërkuar mendim paraprakisht.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë. Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë që edhe Delegacioni i BE në Tiranë, ka deklaruar se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve gjatë diskutimeve të hartimit të dispozitave të Kodit Penal, por vë theksin te procesi gjithëpërfshirës që duhet të shoqërojë miratimin e tij.

The post Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e vajzës së tij, reagon akademiku Rexhep Qosja: Ditë të rënda për ne, mos i provoftë askush

By: V K
3 August 2025 at 12:02

Akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Rexhep Qosja, ka reaguar për herë të parë pasi vajza e tij Edita Qosja-Rexhepi, ka ndërruar jetë pak ditë më parë.

Në një mesazh të ndjerë dhe plot dhembje, Qosja ka ndarë disa rreshta falënderimi për të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes së tij në këto ditë të vështira, duke shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta – të shumtë në numër e me zemër të madhe.

Qosja ka shkruar se ditët pas vdekjes së bijës së tij, janë ditë të rënda dhe është lutur që askush të mos provohet me një dhimbje të tillë.

“Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore”, shkruan profesori në postimin e tij.

Postimi i plotë i akademikut Rexhep Qosja:

Edita, nënë e tre fëmijëve, do të mbetet përjetë në mendjen dhe zemrën e familjarëve, miqve e të afërmve.

Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e dhembshuri, me vuajtje e mundime, me sprova e pafuqi, humbëm të dashurën, të shtrenjtën, të pazëvendësueshmen, pjesën e shpirtit e të zemrës sonë, bijen time Editën, të mirën, të urtën, të prajshmen, zemërbardhën, fisniken, nënën e Valjetit, të Donikut, të Lironës, gjyshen e Rinesës e të Lizës dhe motrën e Violës sonë.

Këto ditë, kur pushuan dhembjet e Editës, kur ato dhembje na i la neve, janë ditë jo të lehta, janë ditë të rënda për ne, janë ditë që mos u provofshin nga askush.

Por, në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, na e hapën derën e na e ngushëlluan zemrën e mendjen numër i madh njerëzish – farefis, miq nga të gjitha trojet shqiptare, dashamirës të përhershëm, kolegë fisnikë, fqinjë nga afër e nga larg, por edhe një varg institucionesh kulturore, kombëtare, politike, një vargu krijuesish të arteve e të shkencave, të cilat na e lehtësuan e na e zbutën, aq sa është mundshme në këto raste, humbjen tonë të madhe, kurrë të harrueshme.

Ngushëllimet tuaja zemërore i kemi ndier shumë afër si në ditën e varrimit, si në ditët ngushëlluese përmes ardhjes, përmes telefonit, përmes postës elektronike, përmes komunikimit digjital e mediave.

Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!

Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore.

Me nderim e mirënjohje Rexhep Qosja me familje

The post Ndarja nga jeta e vajzës së tij, reagon akademiku Rexhep Qosja: Ditë të rënda për ne, mos i provoftë askush appeared first on Albeu.com.

U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

By: V K
3 August 2025 at 11:27

I aksidentuari mbrëmjen e djeshme, në aksin Gjirokastër-Kakavijë, i cili u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 29-vjeçar, ka humbur jetën ditën e sotme.

Siç raportohet, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, ku një këmbësor rreth 60-vjeç u përplas rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”, nga një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi T. B., 29-vjeç.

Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, por për fat të keq, ndërroi jetë pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Ky është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e Bashkisë Korçë, pamjet i publikoi edhe në rrjetet sociale

By: V K
3 August 2025 at 11:13

Policia e Korçës, ka njoftuar se ka nisur procedimi penal për një 27-vjeçar, pasi mëngjesin e sotëm theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë.

I riu postoi videon në internet, ndërsa teksa sulmon bashkinë përdor edhe fjalë ofenduese dhe fyese.

27-vjeçari goditi disa herë me gurë godinën e bashkisë, duke thyer xhamat.

Njoftimi:

“Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27-vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”.

The post Ky është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e Bashkisë Korçë, pamjet i publikoi edhe në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në bjeshkët e Munelles, policia gjen 6 gëzhoja në vendin e ngjarjes

By: V K
3 August 2025 at 10:47

Të shtënat me armë zjarri në ajër u raportuan në bjeshkët e Munellës, në zonën e Stanit, fshati Mesul.

Sipas policisë së Shkodrës, kallëzimi është bërë diten e djeshme (2 gusht) nga një 37-vjeçar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë sekuestruar 6 gëzhoja si prova materiale.

Aktualisht, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.

“Ditën e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues në fshatin Spaç, ka kallëzuar se në largësi të Stanit të tij, në bjeshkët e Munelles, në fshatin Mesul, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë të cilët kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja”, thuhet ne njoftim.

The post Të shtëna me armë zjarri në bjeshkët e Munelles, policia gjen 6 gëzhoja në vendin e ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Incidente dhe përplasje në ndeshjen miqësore Tenerife-Las Palmas (VIDEO)

By: V K
3 August 2025 at 10:25

Përballja mes Tenerife dhe Las Palmas, është konsideruar tradicionalisht si derbi i madh i Ishujve Kanarie, dhe pas rënies së Las Palmas nga La Liga, këtë sezon do të jetë gjithashtu një nga përballjet më të zjarrta të Segunda División.

Megjithatë, ndeshja miqësore e zakonshme e verës mes dy ekipeve nuk dha shenja pozitive, kryesisht për shkak të sjelljes së tifozëve të Las Palmas.

Rreth 100 prej tyre udhëtuan nga njëri ishull në tjetrin, por që në fillim u bë e qartë se nuk kishin ardhur për futbollin.

Para fillimit të ndeshjes, ata braktisën tribunën e vogël ku ishin vendosur dhe u zhvendosën në anën tjetër të stadiumit, ku ndodheshin tifozët vendas të Tenerifes.

Aty nisën të hedhin sende dhe barriera mbrojtëse drejt tifozëve kundërshtarë, duke krijuar kaos në shkallët e stadiumit.

Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e policisë shmangu përshkallëzimin e situatës dhe riktheu qetësinë.

 

📹 @partidazocope pic.twitter.com/EedNxNXNZq

— ULTRAS 𝕳 ACCOUNT OF (@UltrasAccountOF) August 2, 2025

The post Incidente dhe përplasje në ndeshjen miqësore Tenerife-Las Palmas (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

U plagos nga i biri, 50-vjeçarja Nexhmije Sula dërgohet me urgjencë tek Trauma

By: V K
3 August 2025 at 10:23

Ditën e e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Dibër, ku 50-vjeçarja Nexhmije Sula, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest të Maqellarës, u plagos me thikë nga djali i saj 26-vjeçar Ikler Sula.

Sipas informacioneve policore, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në familje.

Detaje të reja janë dhënë nga ngjarja e ndodhur të shtunën në Maqellarë të Dibrës, ku djali plagosi rëndë me thikë nënën e tij.

Sipas burimeve, mësohet se i biri 26-vjeçar Itles Sula, ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura Nexhmije Sula,. është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.

Itles Sula, mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.

I riu mësohet se përballej prej kohësh me shenja të depresionit.

The post U plagos nga i biri, 50-vjeçarja Nexhmije Sula dërgohet me urgjencë tek Trauma appeared first on Albeu.com.

Roli i Abaz Kupit në Konferencën e Mukjes me rastin e 82 vjetorit

By: V K
3 August 2025 at 09:58

Nga; Ekrem Spahiu

Roli i Abaz Kupit në Konferencën e Mukjes
(me rastin e 82 vjetorit)

Marrëveshja e Mukjes, është një ngjarje kyç në historinë e Shqipërisë, për të hyrë dhe ditur ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore.

Nacionalistët kishin frymëzim kombëtar dhe luftonin kundër pushtuesit, kërkonin vazhdimisht një marrëveshje kombëtare për një luftë të përbashkët kundër okupatorit, duke përfshirë edhe Frontin Nacional-Çlirimtarë, por udhëheqja komuniste pikërisht kësaj marrëveshjeje i trembej.

Zogistët, nën drejtimin dhe porositë e Mbretit Zog që ishte në Angli, ishin më me informacion dhe më të qartë në çdo drejtim gjatë luftes.

Ato përveçse ishin drejtpërdrejt të përfshirë në luftë, bënë përpjekiet maksimale për të kontribuar me të gjitha mënyrat për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në një luftë të përbashkët kundër pushtuesit.

Përfaqësuesi i zogistëve Major Abaz Kupi, në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, përpara delegatëve deklaroi:… jam bashkuar me ju, me punue për të mirën e Shqipërisë e me luftue çdo okupator, por në rast se do të formohen partira, unë jam mprojtësi i Legalitetit qysh para 7 Prillit 1939, jam me Mbretin Zog”.

Abaz Kupi, ka rol parësor edhe për thirrjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, ku përfaqësuesit e Frontit Nacional-Çlirimtarë dhe të Ballit Kombëtar, u mblodhën në një takim me 26 korrik 1943 në Tapizë dhe nga 1-3 gusht 1943 zhvilloi punimet Konferenca në Mukje.

Pika e parë e marrëveshjes ishte krijimi i Komitetit “Për shpëtimin e Shqipërisë”, i cili në fund doli me një program, ku më kryesoret ishin:

Luftë të përbashkët në krah të aleatëve më të mëdhenj kundra pushtuesit.

Luftë për një Shqipëri të pamvarme dhe për një Shqipëri etnike.

Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore dhe forma e regjimit do të zgjidhej nga vota e popullit pas lufte.

Menjëherë pas Konferencës së Mukjes, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, organizoi në afërsi të Qafë Shtamës me datën 4 gusht 1943 një betejë të përbashkët të çetave zogiste, balliste dhe partizane kundër ushtrisë italiane nën komandën e Major Abaz Kupit, ku bashkimi rezultoi me sukses të plotë.

Udhëheqja komuniste e pranoi Marrëveshjen e Mukjes deri kur të deleguarit e Partisë Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, u njohën me përmbajtjen e saj dhe urdhëruan Enver Hoxhën që ta prishte menjëherë atë.

Për këtë qëllim, pas një muaji, më 4-8 shtator 1943, u mblodh Konferenca e Labinotit, në të cilën jo vetëm u prish zyrtarisht Marrëveshja e Mukjes, por edhe j’u shpalli luftë të armatosur çdo rryme apo tendence tjetër politike, thënë ndryshe, u fillua përgatitja e kushteve për një përplasje mes palëve, deri në luftë civile.

Dukej sheshit se udhëheqja komuniste kishte vendosur prioritet, përgatitjen e gjithanëshme për pushtetin e nesërm.

Për këtë qëllim, thirrën Kongresin e Përmetit më 24 Maj 1944, ku vendimi kryesor i tij ishte, “…t’i ndalohet Mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri, që mund të formohej brenda ose jashtë vendit”.

Zogistët që ishin promotorët e luftës kundër okupatorëve nazifashistë, i njihnin shumë mirë komunistët dhe e parashikuan saktësisht qëllimin e tyre që donin t’i dërgonin shqiptarët në përplasje civile.

Për këtë arsye, mbretërorët riformatuan mënyra të tjera qëndrese, brenda dhe jashtë vendit dhe ditur ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore.

Nacionalistët kishin frymëzim kombëtar dhe luftonin kundër pushtuesit, kërkonin vazhdimisht një marrëveshje kombëtare për një luftë të përbashkët kundër okupatorit, duke përfshirë edhe Frontin Nacional-Çlirimtarë, por udhëheqja komuniste pikërisht kësaj marrëveshjeje i trembej.

Zogistët, nën drejtimin dhe porositë e Mbretit Zog që ishte në Angli, ishin më me informacion dhe më të qartë në çdo drejtim gjatë luftes.

Ato përveçse ishin drejtpërdrejt të përfshirë në luftë, bënë përpjekiet maksimale për të kontribuar me të gjitha mënyrat për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në një luftë të përbashkët kundër pushtuesit.

Përfaqësuesi i zogistëve Major Abaz Kupi, në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, përpara delegatëve deklaroi:… jam bashkuar me ju, me punue për të mirën e Shqipërisë e me luftue çdo okupator, por në rast se do të formohen partira, unë jam mprojtësi i Legalitetit qysh para 7 Prillit 1939, jam me Mbretin Zog”.

Abaz Kupi, ka rol parësor edhe për thirrjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, ku përfaqësuesit e Frontit Nacional-Çlirimtarë dhe të Ballit Kombëtar, u mblodhën në një takim me 26 korrik 1943 në Tapizë dhe nga 1-3 gusht 1943 zhvilloi punimet Konferenca në Mukje.

Pika e parë e marrëveshjes ishte krijimi i Komitetit “Për shpëtimin e Shqipërisë” i cili në fund doli me një program, ku më kryesoret ishin:

Luftë të përbashkët në krah të aleatëve më të mëdhenj kundra pushtuesit.

Luftë për një Shqipëri të pamvarme dhe për një Shqipëri etnike.

Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore dhe forma e regjimit do të zgjidhej nga vota e popullit pas lufte.

Menjëherë pas Konferencës së Mukjes, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, organizoi në afërsi të Qafë Shtamës me datën 4 gusht 1943 një betejë të përbashkët të çetave zogiste, balliste dhe partizane kundër ushtrisë italiane nën komandën e Major Abaz Kupit, ku bashkimi rezultoi me sukses të plotë.

Udhëheqja komuniste e pranoi Marrëveshjen e Mukjes deri kur të deleguarit e Partisë Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, u njohën me përmbajtjen e saj dhe urdhëruan Enver Hoxhën që ta prishte menjëherë atë.

Për këtë qëllim, pas një muaji, më 4-8 shtator 1943, u mblodh Konferenca e Labinotit, në të cilën jo vetëm u prish zyrtarisht Marrëveshja e Mukjes, por edhe j’u shpalli luftë të armatosur çdo rryme apo tendence tjetër politike, thënë ndryshe, u fillua përgatitja e kushteve për një përplasje mes palëve, deri në luftë civile.

Dukej sheshit se udhëheqja komuniste kishte vendosur prioritet, përgatitjen e gjithanëshme për pushtetin e nesërm.

Për këtë qëllim, thirrën Kongresin e Përmetit më 24 Maj 1944, ku vendimi kryesor i tij ishte, “…t’i ndalohet Mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri, që mund të formohej brenda ose jashtë vendit”.

Zogistët që ishin promotorët e luftës kundër okupatorëve nazifashistë, i njihnin shumë mirë komunistët dhe e parashikuan saktësisht qëllimin e tyre që donin t’i dërgonin shqiptarët në përplasje civile. Për këtë arsye, mbretërorët riformatuan mënyra të tjera qëndrese, brenda dhe jashtë vendit.

 

The post Roli i Abaz Kupit në Konferencën e Mukjes me rastin e 82 vjetorit appeared first on Albeu.com.

Milani kontakton Darvin Nunjez, Igli Tare tenton goditjen “e pamundur” për sulmin

By: V K
3 August 2025 at 09:34

Milani është në kërkim të një sulmuesi dhe ndërsa pret zhvillime të reja në frontin “Vlahoviç”, Igli Tare nuk ka qëndruar duarkryq, por është vënë në lëvizje që të sigurojë një emër të njohur në arenën ndërkombëtare.

Në Itali e cilësojnë që tani një “goditje të pamundur”, por sinjalet e para janë pozitive për kuqezinjtë.

Bëhet fjalë për Darvin Nunjez, uruguaianin e Liverpulit, i cili është drejt largimit nga klubi anglez që ka mbipopulluar repartin e avancuar me afrime të reja të njëpasnjëshme.

“Sky” bën të ditur se Igli Tare, ka kontaktuar me grupin që menaxhon futbollistin dhe hapi i parë pozitiv, është se ai pëlqen një transferim të mundshëm në Milano.

Problemi, si gjithmonë, është aspekti financiar i marrëveshjes,. Liverpuli vlerëson rreth 60 milionë euro kartonin e sulmuesit, shume të cilës i shtohet edhe rroga prej 5 milionë eurosh neto në sezon që kërkon ai. Megjithatë, bisedimet janë në pikën e nisjes dhe gjithçka mbetet për t’u diskutuar.

The post Milani kontakton Darvin Nunjez, Igli Tare tenton goditjen “e pamundur” për sulmin appeared first on Albeu.com.

❌
❌