FOKUS – Qumështi i gjirit mbron fëmijët nga mbipesha
ANKARA, 10 gusht /ATSH-AA/ – Profesori turk, Nurullah Okumus deklaroi se qumështi i gjirit i mbron foshnjat nga sëmundjet në të ardhmen, i ndihmon ata të arrijnë gjatësinë dhe peshën e tyre ideale si dhe i mbron nga obeziteti.
Në një deklaratë me rastin e “Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji”, Okumus tha se një shoqëri dhe e ardhme e shëndetshme mund të arrihet vetëm me breza të shëndetshëm.
Ai theksoi se një brez i shëndetshëm kërkon para së gjithash ushqyerje të shëndetshme dhe natyrale për foshnjat.
“Qumështi i gjirit është ushqim i mrekullueshëm si asnjë tjetër. Është plotësisht i përshtatur për foshnjën dhe përmban të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për zhvillimin e trurit dhe trupit. Megjithatë, për të siguruar këtë, ushqyerja me gji duhet të jetë në formën më të mirë”, tha Okumus.
Sipas tij, hapi më i rëndësishëm pas lindjes është ushqyerja me gji.
Okumuş thotë se foshnjat duhet të ushqehen ekskluzivisht me qumësht gjiri në gjashtë muajt e parë, pa asnjë ushqim shtesë. “Edhe nëse japim ushqim shtesë pas muajit të gjashtë, ne preferojmë që ushqyerja me gji të vazhdojë të paktën deri në moshën dy vjeç”, tha ai.
Okumus deklaroi se është bërë përparim i konsiderueshëm në rëndësinë e ushqyerjes me gji dhe qumështit të gjirit përmes hulumtimit.
“Ne përpiqemi t’ua shpjegojmë rëndësinë e ushqyerjes me gji nënave shtatzëna dhe vajzave të reja kudo. Qumështi i gjirit është ushqim i mrekullueshëm. Është i vetmi ushqim ideal për foshnjat. Ne e dimë se ka shumë përfitime jo vetëm për foshnjat, por edhe për nënat. Është ushqim i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshëm”, tha ai.
“Në njërën anë është nëna dhe në anën tjetër foshnja. Është ushqim i mrekullueshëm që e mbron foshnjën nga sëmundjet e ardhshme dhe e ndihmon atë të arrijë gjatësinë dhe peshën ideale si një individ i shëndetshëm. Foshnjat që ushqehen me gji nuk bëhen obezë. Qumështi i gjirit është produkt i mrekullueshëm, sa që në fillim të ushqyerjes me gji, lëshon hormone që i tregojnë foshnjës se është e uritur, por kur foshnja duhet të jetë e ngopur, lëshon pikërisht të kundërtën, duke i thënë të ndalojë ushqyerjen me gji”, tha Okumus.
Ai thotë se “një foshnjë që ushqehet me formulë nuk ndihet kurrë i ngopur, ai vazhdon të thithë dhe të ushqehet. Derisa arrijmë një foshnjë ideale dhe të shëndetshme, ajo ka përfitime të konsiderueshme për nënën. Ndihmon nënën të kthehet shpejt në normalitet pas lindjes pas ndryshimeve fiziologjike që ndodhin gjatë shtatzënisë”.
Më tej Okumus thekson se ushqyerja me gji është proces që rrit ndjeshëm lidhjen nënë-foshnjë.
“Duke përdorur prekjen, dëgjimin, nuhatjen dhe shijen, është një nga faktorët më të rëndësishëm që ndihmon në krijimin e një lidhjeje midis nënës dhe foshnjës dhe nga ana tjetër, ndihmon foshnjën të zhvillohet në një individ të shëndetshëm”, u shpreh ai./ /os/
The post FOKUS – Qumështi i gjirit mbron fëmijët nga mbipesha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.