Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi i bëri sërisht thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, të hetojnë pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës.
Këlliçi tha se për dy vite me rradhë janë depozituar pranë SPAK dokumenta, e-maile, komunikime në aplikacione të ndryshme, të cilat përbëjnë prova të pakundërshtueshme “që kjo aferë nuk është kryer nga disa individë anonimë, presta-nome të ndryshëm apo drejtorë të Bashkisë Tiranë të dalë në pension, por është afera personale e dy individëve, të evidentuar edhe nga ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj si pronarët faktikë, të cilët janë Edi Rama dhe Erion Veliaj”.
“Sot, në media janë publikuar të dhëna nga dosja hetimore e shtetasit Erion Veliaj. Citojmë ekzaktësisht: “Për rastin e shoqërisë MEG Albania, Erald Ismaili shpjegon se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda, klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marë lejen mjedisore… pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë MEG Albania kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar. Shtetasi Erald Ismaili deklaroi se megjithëse ishte pronar formal i kompanisë Eris Consulting, pronari i vërtetë i saj ishte Ajola Xoxa….
Kompania MEG Albania është ajo e cila mori në administrim landfillin e Sharrës, menjëherë pas vdekjes tragjike të minorenit Ardit Gjoklaj. Më pas kjo kompani themeloi edhe kompaninë tjetër Eco Recycling sëbashku me kompaninë Eco Tirana, e themeluar nga Bashkia Tiranë dhe famozja Amia Verona, e hetuar në Itali për lidhje me Ndranghettën. Në fund të këtyre transaksioneve hyri në lojë edhe kompania e Inceneratorit të Tiranës, me bekimin e plotë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj”, tha Këlliçi.
Deklarata:
Të nderuar qytetarë,
Janë bërë tashmë plot dy vite, që në mënyrë të pandërprerë ju kemi informuar nga kjo foltore për të gjithë dokumentacionin e dorëzuar pranë SPAK në lidhje me hetimin e aferës së shekullit, atë të inceneratorit fantazmë të Tiranës.
Për dy vite me rradhë, kemi depozituar pranë SPAK dokumenta, e-maile, komunikime në aplikacione të ndryshme, të cilat përbëjnë prova të pakundërshtueshmë që kjo aferë nuk është kryer nga disa individë anonimë, presta-nome të ndryshëm apo drejtorë të Bashkisë Tiranë të dalë në pension, por është afera personale e dy individëve, të evidentuar edhe nga ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj si pronarët faktikë, të cilët janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Sot, në media janë publikuar të dhëna nga dosja hetimore e shtetasit Erion Veliaj. Citojmë ekzaktësisht: “Për rastin e shoqërisë MEG Albania, Erald Ismaili shpjegon se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda, klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marë lejen mjedisore… pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë MEG Albania kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar.
Shtetasi Erald Ismaili deklaroi se megjithëse ishte pronar formal i kompanisë Eris Consulting, pronari i vërtetë i saj ishte Ajola Xoxa…”
Të nderuar qytetarë,
Kompania MEG Albania është ajo e cila mori në administrim landfillin e Sharrës, menjëherë pas vdekjes tragjike të minorenit Ardit Gjoklaj. Më pas kjo kompani themeloi edhe kompaninë tjetër Eco Recycling sëbashku me kompaninë Eco Tirana, e themeluar nga Bashkia Tiranë dhe famozja Amia Verona, e hetuar në Itali për lidhje me Ndranghettën.
Në fund të këtyre transaksioneve hyri në lojë edhe kompania e Inceneratorit të Tiranës, me bekimin e plotë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Pyetja që i drejtoj për të disatën herë Prokurorit të kësaj dosje, Dritan Prençi është: Përse nuk hetohet roli i dy pronarëve faktikë të Inceneratorit të Tiranës, përkatësisht Edi Ramës dhe Erion Veliajt, në këtë aferë korruptive?
Nëse prokurori Dritan Prençi, nuk është ‘qartësuar’ deri tani nga provat e depozituara në SPAK nga ana ime, atëherë sot ka detyrimin ligjor të administrojë provat e reja dhe dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili e specifikon qartë se kompaninë MEG Albania e ka sjellë në zyrë Ajola Xoxa dhe Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Deputetja e PS Klotilda Ferhati Bushka, për të mbyllur pazarin për administrimin e landfillit të Sharrës.
Nga kjo seli dhe nga kjo foltore, janë dhënë me qindra deklarata e janë bërë publike shumë fakte që tregojnë se vdekja e minorenit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, jo vetëm që nuk u zbardh kurrë nga organet e drejtësisë, por kjo ngjarje u përdor nga Erion Veliaj si alibi për pikënisjen e aferës korruptive në landfillin e Sharrës, fillimisht me shoqërinë MEG Albania dhe në fund me kompaninë fantazmë të Inceneratorit të Tiranës.
Sado që regjimi vijon ta mbajë të mbyllur këtë aferë korruptive që i ka kushtuar deri më tani të paktën 190 milionë euro qytetarëve të Tiranës, e vërteta në fund do të zbardhet.
Pronarët faktikë të Inceneratorit Tiranë Rama – Veliaj, dyshja e pandashme si mishi me thoin siç dikur shprehej vetë me gojën e tij Erion Veliaj, do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, por mbi të gjitha para qytetarëve shqiptarë, të cilët i vodhën dhe i dëbuan si asnjë pushtues në historinë e këtij vendi.
The post Belind Këlliçi: Ja kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës appeared first on Albeu.com.