Sunny Hill Festival ka thënë se edicioni i këtij viti do të shënojë edicionin më të madh në historinë e festivalit. Me një listë super unike të artistëve ndërkombëtarë dhe vendorë, festivali ka tërheqë një audiencë masive nga mbarë bota.
Këtë vit, skenat e festivalit do të jenë dukshëm më të mëdha se kurrë më parë. Me Main Stage masive dhe Sunny Hill Dance Stage e cila tanimë njihet si C4 Stage, skenë e cila do të jetë disa herë më e madhe dhe me program tejet të veçantë, duke ofruar një hapësirë të re dhe kushtuar një feste me dhjetëra mijëra të pranishëm çdo natë.
Ky zgjerim dhe rritje e Sunny Hill Festivala synon të ofrojë një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit, me lineup-in më interesant, më shumë hapësirë, skena më të mëdha dhe produksion të jashtëzakonshëm.
Line-upi i jashtëzakonshëm i këtij viti përfshin emra të njohur botëror si Dua Lipa, Shaën Mendes, Anyma, Peggy Gou, Mochakk, Fatboy Slim, Headie One, Sienna Spiro, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Edis dhe Cil si dhe artistët më të dashur vendorë.
Aktualisht, bileta për edicionin e ri të Sunny Hill Festival janë shitur në më shumë se 60 vende të ndryshme të botës, ndërsa hotelet në Prishtinë dhe qytetet përreth tashmë janë plotësisht të mbushura me mysafirë të huaj të cilët i kanë bërë rezervimet e tyre për festivalin më të madh në Evropën Juglindore.
Sunny Hill Festival për të dytën herë radhazi është nominuar si një ndër Top 10 festivalet më të mira të muzikës në Evropë (ESNS, shoqata evropiane e festivaleve të muzikës) si dhe një ndër Top 25 festivalet më të mira që nuk duhet humbur gjatë vitit.
Reperi Gjesti është rikthyer në terren me energji të reja, dhe këtë herë duket se po përgatit një projekt muzikor që pritet të tërheqë vëmendje.
Në rrjete sociale, ai ka ndarë disa pamje dhe video nga xhirimet e klipit të tij të ri, të cilat po zhvillohen në një ambient të hapur.
Në një nga videot që tashmë po qarkullon në rrjet, Gjesti shfaqet duke pirë ujë në prapaskenë, i lodhur pas një skene ku makina krijoi shumë pluhur, duke e bërë momentin jo pak sfidues.
Foto: Screenshot/Instagram
Pavarësisht situatës së sikletshme, ai e ka marrë me humor dhe e ka shoqëruar me një koment që ka ngjallur reagime: “Duke e luajtur arabin në Çagllavicë”.
Ky moment i kapur në mënyrë të natyrshme dhe spontane dëshmon edhe një herë se Gjesti nuk i shmanget eksperimenteve vizuale dhe artistike, por përkundrazi, i shfrytëzon ato për të sjellë diçka ndryshe.
Foto: Screenshot/Instagram
Pluhuri, improvizimet dhe atmosfera që sugjeron komenti i tij, të lënë të kuptosh se ky projekt do të ketë një ngjyrim të veçantë, ndoshta edhe me elemente simbolike apo narrativë jashtë kornizave të zakonshme.
Me një qasje të veçantë ndaj artit dhe një komunikim të drejtpërdrejtë me publikun, Gjesti vazhdon të mbetet një nga figurat më autentike të skenës muzikore urbane shqiptare.
Foto: Screenshot/Instagram
Tani pritet vetëm klipi, që me sa duket, nuk do të vijë pa pluhur, në të gjitha kuptimet. /Telegrafi/
Një prej emrave të rinj dhe më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare, reperi Lisi, ka njoftuar fansat dhe publikun për ardhjen e projektit të tij më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Jeta ime” dhe do të publikohet këtë të premte, duke premtuar një hit që do të shoqërojë këtë verë.
Lisi ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram një video të shkurtër nga videoklipi i këngës së re, duke nxitur kuriozitetin dhe pritshmërinë rreth stilit dhe energjisë së projektit.
Foto: Screenshot/YouTube
Videoja ofron një pamje të shkurtër, por mjaft bindëse, nga ajo që do të jetë një produksion i plotë me elemente verore, freski dhe ritme të gjalla që synojnë t’i përshtaten sezonit më të ngrohtë të vitit.
“Jeta ime” shihet si një këngë që do të mbajë atmosferën e verës gjallë, me tekst dhe melodi.
Me këtë projekt, Lisi duket i vendosur të vazhdojë të konsolidojë pozicionin e tij në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë tinguj modernë dhe ritme tërheqëse që gjejnë mirëpritje të madhe te publiku i gjërë, sidomos tek të rinjtë.
Kjo do të jetë një shtysë e re për Lisin për të sjellë një hit të suksesshëm që do të mbajë peshën e sezonit të verës 2025 në muzikën shqiptare.
KARDIF (Uells), 21 korrik /ATSH/ – Ylli i pop-it, R&B dhe i muzikës soul, fituesi i shumë çmimeve Grammy, Stevie Wonder, iu përgjigj thashethemeve të pabaza mbi shikimin e tij, sipas usatoday.com.
Këngëtari i “Isn’t She Lovely” foli për thashethemet e vazhdueshme në lidhje me aftësinë e tij për të parë, gjatë një shfaqjeje më 9 korrik në Blackweir, në një seri koncertesh në Kardif.
“Ju e dini të vërtetën. E vërteta është se, pak pas lindjes sime, u verbova”, i tha Wonder audiencës.
“Tani, kjo ishte një bekim sepse më lejoi të shihja botën në vizionin e së vërtetës, të shikimit. Shihni njerëzit në shpirtin e tyre, jo si duken, jo çfarë ngjyre kanë, por çfarë ngjyre është shpirti i tyre”, theksoi ai.
Sipas një agjencie lajmesh uellsiane, legjenda e muzikës performoi hitet e tij “Living For the City” dhe “I Just Called to Say I Love You”.
Spekulimet rreth shikimit të Stevie Wonder kanë qenë qendra e shakave dhe teorive të konspiracionit në kulturën pop për dekada të tëra.
Për shembull, podkasti popullor “Drink Champs”, i drejtuar nga reperi N.O.R.E. dhe DJ EFN, ndau një përmbledhje të personazheve të famshëm që ndanin “Steve Wonder Can See Stories” të tyre.
“Për gjithçka që dua, Stevie Wonder më bën FaceTime”, bëri shaka dikur Snopp Dogg, duke shpjeguar se si këngëtari e thirri dikur ndërsa po rregullonte flokët.
Reperi i “Gin and Juice” pohoi se kur ai u përgjigj, Wonder i tha se “të kam kërkuar”.
Wonder është bashkuar edhe më parë me shakatë, por e ka bërë të qartë gjatë gjithë karrierës së tij se të qenit i verbër nuk ka qenë një pengesë në jetën e tij.
“Nuk e kam menduar kurrë të qenit i verbër si një disavantazh dhe kurrë nuk e kam menduar të qenit me ngjyrë si të tillë”, tha Wonder në një intervistë në ”The Guardian”.
“Unë jam ai që jam. E dua veten! Dhe nuk e them këtë në mënyrë egoiste – më pëlqen që Zoti më ka lejuar të marr çfarëdo që kisha dhe të bëj diçka prej tij”, shton ai./ a.jor.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka publikuar sot (e diel) këngën e saj më të re me titullin “Zemrën”.
Kënga është tashmë e publikuar në platformën YouTube, e shoqëruar me një videoklip të kuruar nga CinematicAlbania.
Teksti është shkruar nga vetë Fifi, në bashkëpunim me Marsel Gungën, i cili ka realizuar edhe muzikën e projektit.
Foto: Screenshot/YouTube
Si zakonisht, Fifi sjell një tekst të drejtpërdrejtë, me interpretim të ndjerë, por kësaj here e ndërthurur me një ‘beat’ tërheqës dhe prodhim modern, duke krijuar një balancë mes ndjenjës dhe energjisë.
Videoklipi pasqyron këtë frymë të re, me skena stilistike, ngjyra të forta dhe një estetikë që i jep këngës një dimension vizual tërheqës dhe bashkëkohor.
Pamjet janë në harmoni me atmosferën ritmike të këngës dhe ndihmojnë në përforcimin e identitetit artistik që Fifi sjell në këtë fazë të karrierës së saj.
“Zemrën” vjen si një tjetër dëshmi e fleksibilitetit artistik të Fifit, e cila di të eksperimentojë me zhanre të ndryshme pa humbur autenticitetin.
Foto: Screenshot/YouTube
Kënga pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere, duke u mirëpritur jo vetëm nga fansat e saj të përhershëm, por edhe nga publiku që kërkon një miks të mirë mes tekstit të fuqishëm dhe ritmit që mbetet në mendje. /Telegrafi/
Tayna ka sjellë për fansat një tjetër projekt muzikor, këtë herë një bashkëpunim ndërkombëtar me emra të njohur të skenës: Summer Cem, Geenaro dhe Ghana Beats.
Kënga e re, e publikuar këtë të diel, titullohet “Late Night” dhe vjen me një ritëm energjik, tipik për stilin modern që përfaqësojnë artistët pjesëmarrës.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Tayna dhe reperi gjerman Summer Cem, ndërsa për producimin muzikor janë kujdesur Geenaro, Ghana Beats dhe Tigran.
Foto: Screenshot/YouTube
Videoklipi, i cili shoqëron projektin, është realizuar nga produksioni i njohur Entermedia, duke sjellë pamje dinamike dhe atmosferë urbane që përputhen me energjinë e këngës.
Ky nuk është i vetmi projekt i Taynës këtë verë.
Foto: Screenshot/YouTube
Artistja nga Prizreni ka qenë mjaft aktive në tregun muzikor, duke publikuar disa këngë të tjera që janë pritur mirë nga publiku dhe kanë mbledhur miliona klikime në YouTube e platformat e tjera muzikore.
“Late Night” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të Taynës, e cila vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga artistet më të suksesshme shqiptare në tregun evropian të muzikës. /Telegrafi/
Yll Limani dhe reperi grek, Sidarta, kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor që po pritet me interes nga publiku.
Kënga mban titullin “Paya” dhe është publikuar së fundmi, duke sjellë një atmosferë verore me përplot ngjyra.
“Paya” është një këngë ritmike, me ndikime të dukshme të stilit mesdhetar, që reflekton energjinë, ngrohtësinë dhe emocionet e verës.
Foto: Screenshot/YouTube
Ky projekt muzikor është shoqëruar me një videoklip dinamik dhe vizualisht tërheqës, i cili është xhiruar në disa vende, duke theksuar peizazhe natyrore të bukura, plazhe dhe një atmosferë festive.
Ky është bashkëpunimi i parë mes Limanit dhe Sidartës, por që po konsiderohet si një sukses që rrit edhe më shumë profilin ndërkombëtar të këngëtarit shqiptar.
Foto: Screenshot/YouTube
Me vokalin karakteristik të Yllit dhe stilin unik të Sidartës, “Paya” sjell një përzierje kulturore dhe muzikore që i përshtatet perfekt shijeve të publikut gjatë sezonit të verës.
Kënga është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe po gjen mbështetje të gjerë nga fansat në Shqipëri, Kosovë, Greqi dhe më gjerë.
Ylli me këtë konfirmon edhe një herë se është një nga emrat më të kërkuar në skenën muzikore shqiptare, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi përtej kufijve. /Telegrafi/
CEO i kompanisë Astronomer, Andy Byron, dhe shefja e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, janë kapur në një moment shumë intim gjatë një koncerti të grupit Coldplay – dhe jo vetëm në kamerën e puthjes.
Në një video të siguruar nga pas shpinës së tyre, dyshja shihen teksa shijojnë këngën “Yellow” të kënduar nga Chris Martin, ndërsa turma në stadium mban të ndezura dritat e telefonave në një atmosferë magjike.
Andy dhe Kristin shfaqen siluetë përballë skenës së ndriçuar, duke lëkundur trupat në ritmin e muzikës. Herë pas here, ata mbështesin krahët mbi njëri-tjetrin, dhe në një moment, Andy afrohet për ta puthur Kristin.
Edhe pse më herët ishin parë bashkë nga pjesa ballore e stadiumit, ky kënd i pasëm tregon një afërsi më të thellë mes tyre – sidomos për faktin se nuk ishin në vëmendjen e gjithë audiencës.
Pas publikimit të videos dhe rrjedhës së ngjarjeve, Andy është larguar përkohësisht nga detyra si CEO, ndërsa Kristin është pezulluar nga pozita e saj – sipas një raporti të Axios.
Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ende publikisht për situatën, por kompania Astronomer ka njoftuar se ka nisur një hetim të brendshëm. Sipas të gjitha gjasave, kjo video do të jetë një nga dëshmitë kryesore në këtë proces. /Telegrafi/
Artistja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë një moment të veçantë nga karriera e saj në një postim emocional në InstaStory, duke kujtuar fillimet e saj si tekstshkruese.
Ajo ka reaguar ndaj një postimi të faqes së njohur Pop Base, e cila theksonte se pikërisht 15 vite më parë, Bebe Rexha kishte fituar kredencialin e saj të parë si autore teksti në industrinë muzikore, me këngën “Lucifer” të grupit të njohur K-pop, SHINee.
Në reagimin e saj, Bebe shkruan: “Merita ime e parë si tekstshkruese ishte kjo këngë dhe në atë kohë muzika K-pop nuk ishte aq popullore ndërkombëtarisht sa është tani. Mendoj se e kam shkruar kur isha 17 ose 18 vjeç. Doli pak kohë pasi e shkrova”.
Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Ky kujtim emocionues vjen në një kohë kur Bebe Rexha konsiderohet si një nga emrat më të suksesshëm në industrinë ndërkombëtare të muzikës, me disa hite botërore dhe bashkëpunime me artistë të mëdhenj.
Megjithatë, përmes këtij postimi, ajo i rikujton ndjekësve se suksesi i saj filloi shumë herët dhe se rruga e saj artistike është ndërtuar mbi përkushtim dhe punë të palodhur që nga mosha e re.
Kënga “Lucifer” e SHINee u publikua më 2010 dhe u bë një ndër hitet më të mëdha të grupit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e ndikimit të muzikës K-pop jashtë Koresë së Jugut.
Fakti që një artiste si Bebe Rexha ishte pjesë e krijimit të saj që në fillimet e saj tregon potencialin e jashtëzakonshëm që ajo kishte shfaqur që në adoleshencë.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Ky moment përfaqëson jo vetëm një pikënisje të rëndësishme për karrierën e Bebes, por edhe një kontribut të hershëm në një valë muzikore që më vonë do të pushtonte botën. /Telegrafi/
Dy prej artistëve më të njohur të muzikës shqiptare, Blerando dhe Gesko, kanë sjellë së fundmi bashkëpunimin e tyre të parë me titullin “Tjetër kon”.
Ky projekt i përbashkët shfaq një përzierje të stilit unik të secilit artist, ku teksti është shkruar nga vetë ata, duke reflektuar eksperiencat dhe energjinë e tyre personale.
Kënga shoqërohet me një videoklip të realizuar nga Lukas Holler, i cili ka sjellë një vizion të freskët dhe të kuruar estetikisht, duke theksuar atmosferën dhe mesazhin e këngës.
Foto: Screenshot/YouTube
Bashkëpunimi mes Blerandos dhe Geskos është pritur me interes nga fansat, pasi të dy artistët janë emra të respektuar në skenën muzikore shqiptare, me stil dhe performanca të veçanta.
“Tjetër kon” shënon një kapitull të ri në karrierën e tyre, duke sjellë një këngë që kombinon elemente moderne me ritme energjike, dhe që pritet të dëgjohet gjerësisht në mediat muzikore dhe platformat digjitale.
Foto: Screenshot/YouTube
Blerando ndërkaq për publikun u bë më i njohur për paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në finale.
E këngëtari nga Gjilani në anën tjetër që në fillim është shquar për një stil të veçantë muzikor. /Telegrafi/
Anxhelo Koci ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Ma Belle”.
Një këngë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për melodinë dhe tekstin, por edhe për praninë e një fytyre tashmë të njohur për publikun shqiptar: Livia Brunga, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4.
Kënga, e cila përkthehet si “E bukura ime” nga frëngjishtja, sjell një frymë romantike të shoqëruar me ritme të buta dhe një atmosferë intime.
Foto: Screenshot/YouTube
Ajo që e bën këtë projekt edhe më të veçantë është fakti se teksti dhe produksioni muzikor janë realizuar nga vetë Koci, duke e dëshmuar edhe një herë si një artist të kompletuar që zotëron kontroll të plotë mbi krijimtarinë e tij.
Videoklipi është realizuar nga Magic Pro, një studio që tashmë njihet për cilësinë e lartë të produksioneve muzikore.
Foto: Screenshot/YouTube
Pamjet janë të kuruara me kujdes dhe e përcjellin bukur historinë emocionale të këngës, me Livian në rolin kryesor. Ajo shfaqet në skena që ndërthurin ndjeshmërinë me estetikën, duke sjellë një imazh të fortë vizual që përforcon mesazhin e këngës.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, ku premton të jetë një hit veror. /Telegrafi/
Sot ishte një ditë e veçantë për Kishën e Shën Mëhillit në Vithkuq, ku muzika, shpirti dhe natyra u bashkuan në një harmoni perfekte me koncertin “Ku bashkohet shpirti, muzika dhe kulinaria”. Norma Sereni interpretoi muzikë mesjetare të shoqëruar në piano nga Adelina Mula Qerfozi, ndërsa një panair lokal me produkte tradicionale të zonës e pasuroi përvojën e pjesëmarrësve.
Edhe pse fshati është larg qytetit, pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme. Surpriza e ditës ishte Ansambli i të rinjve të Vithkuqit, që bashkë me artistët e MIK Festivalit dhe turistët, krijuan një festë të vërtetë popullore me valle tradicionale, duke përmbushur një nga misionet kryesore të MIK-ut, zhvillimin dhe promovimin e zonave rurale shqiptare.
E pranishme në koncertin e mbajtur në oborrin e Kishës së Shën Mëhillit ishte dhe sopranoja e mirënjohur Inva Mula. /atsh/ KultPlus.com
Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhon, ka lansuar sot (e mërkurë) projektin më të ri muzikor të titulluar “Ça tha”.
Kjo këngë vjen në kulmin e sezonit veror dhe sjell një kombinim të energjisë, stilit urban dhe pamjeve vizuale të kuruara, duke u pozicionuar menjëherë si një hit potencial për muajt në vijim.
“Ça tha” vjen e kompletuar me një videoklip dinamik dhe veror, ku dominon atmosfera e relaksuar dhe skenat me një numër të madh femrash, element ky i pranishëm shpesh në projektet e Don Xhon.
Foto: Screenshot/YouTube
Klipi është realizuar nga Sekuence, të cilët kanë sjellë një produksion profesional dhe estetikisht tërheqës.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë artisti, duke reflektuar vazhdimësinë e tij si një artist i angazhuar edhe në aspektin krijues.
Ai mbetet besnik stilit të vet të drejtpërdrejtë, me linja që përziejnë jetën personale, suksesin dhe karizmën e tij në raport me publikun.
Foto: Screenshot/YouTube
Producenti BigBang është kujdesur për bazën muzikore, duke sjellë një beat modern dhe ritmik që e bën këngën të dëgjohet lehtë dhe të mbetet në mendje.
Pas suksesit të projekteve të mëparshme, “Ça tha” vjen si një vazhdimësi e natyrshme e rrugëtimit të Don Xhon, i cili po vazhdon të konsolidojë pozicionin e tij si një nga emrat më të përfolur dhe më ndikues në skenën e muzikës hip-hop dhe rap në trojet shqiptare. /Telegrafi/
Nga Gazeta “SI”– Që nga pandemia e Covid-19, muzika Anime japoneze po lulëzon në Spotify, në koncerte dhe klubet e natës , veçanarisht mes të rinjve, të cilët tërhiqen prej refreneve të guximshme dhe emocioneve të mëdha që ajo ofron.
Rreth 20 mijë fansa entuziastë mbushin O2 Arenën e Londrës në një natë vere. Shkopinjtë me drita pulsuese çajnë ajrin e elektrizuar; në skenë, diva enigmatike e J-pop-it, Ado (që performon në siluetë të errët), nis këngën që të gjithë në publik e njohin: Kura Kura, nga seriali anime Spy x Family.
Kënga është stilistikisht e paparashikueshme, por menjëherë e kapshme. Përplaset mes një groove pop të viteve ’60, riffeve xhaz dhe një opere rock dramatike, një shembull bashkëkohor i një himni muzikor anime, në një skenë që po fiton jetë më vete.
Animet japoneze, një formë arti që daton që në fillim të shekullit XX, kanë një shtrirje krijuese që përfshin histori e stile të pafundme nga sagat e piratëve te luftërat fantastiko-shkencore; nga magjitë te sportet; nga mitologjia e arteve marciale te romancat e pamundura.
Edhe muzika që i shoqëron është po aq aventureske. Këngët ndryshojnë ndjeshëm në zhanër dhe ritëm (shpesh ndryshojnë brenda të njëjtës këngë), por ndajnë disa cilësi të përbashkëta. E lartësojnë aksionin vizual dhe e ngulisin thellë lidhjen tonë emocionale me të.
Një poster për turneun aktual botëror të mbretëreshës së anime-popit, Ado
Në epokën dixhitale, temat evokative, ritmike dhe ngjitëse janë thelbësore për ndikimin viral të serialeve dhe filmave kult të animuar japonezë si One Piece, Demon Slayer, Jujutsu Kaisen, Dragon Ball Z, Cowboy Bebop, Attack on Titan apo Naruto. Të njohura si “anisongs”, këto këngë janë sot një forcë e madhe muzikore, sidomos mes të rinjve.
Sipas një studimi të fundit nga platforma e transmetimit të animeve Crunchyroll dhe grupi kërkimor National Research Group, anime-t janë pothuajse po aq të mëdha sa Beyoncé mes brezit Gen Z, me 54% të tyre në mbarë botën që identifikohen si fansa anime.
Ndërkohë, Spotify raportoi një rritje prej 395% në transmetimet globale të muzikës anime nga viti 2021 në 2024, si dhe 7.2 milionë lista të krijuara nga përdoruesit me përmbajtje anime.
Një zëdhënës i Spotify i tha gjithashtu BBC-së se gati 70% e dëgjuesve të muzikës anime janë nën moshën 29 vjeç.
“Muzika anime është shndërruar në një forcë kulturore globale dhe brezi Gen Z është në zemër të kësaj lëvizjeje,” thotë për BBC Sulinna Ong, drejtore globale e redaksisë së Spotify.
“Po shohim fansa që lidhen me këtë muzikë përtej ekranit, pasi këto seriale u ofrojnë dëgjuesve një dritare drejt stileve muzikore që ndryshe nuk do t’i kishin zbuluar. Ndërsa më shumë artistë marrin frymëzim nga ky univers, tingulli vazhdon të rritet në mënyra të guximshme dhe të papritura.”
Ky shpërthim global nuk kufizohet vetëm te publikimet e shekullit XXI; falë aksesit të lehtë te katalogët e gjerë të animeve, himne të dekadave të shkuara si tema e parë entuziaste e One Piece, “We Are!” e kënduar nga Hiroshi Kitadani po fitojnë adhurues të rinj.
Refrenet e muzikës anime janë krijuar për të pasur jetë të gjatë; meloditë dhe tekstet (lehtësisht të përkthyeshme online ose të publikuara në versione shumëgjuhëshe) shkaktojnë një shpërthim ndjesish si lidhje me personazhet ose historitë e preferuara; adrenalinë; arratisje; nostalgji.
“Këngët hyrëse dhe mbyllëse janë kritike për lidhjen emocionale që fansat krijojnë me animet,” thotë për BBC Satoshi Uto, drejtor për blerjet muzikore në Crunchyroll.
Një shembull klasik i një anisong është kënga Gurenge e vitit 2019 nga këngëtarja-lirikëshkruesja japoneze Lisa, që shërben si intro për Demon Slayer: Kimetsu no Yaiba.
Kjo baladë e fuqishme me shpërthime është bërë objekt i qindra interpretimeve, që nga ndikuesit në TikTok (si pianisti britanik Joe Jenkins) deri te ceremonia përmbyllëse e Lojërave Olimpike të Tokios në 2020, ku u përfshi në një simfoni instrumentale.
Lisa tha për Billboard Japan se “u përpoqa të vendosesha në këpucët e protagonistëve, që vazhdojnë përpara pavarësisht së kaluarës së tyre tragjike”.
Arsyet e shpërthimit
Koha e kësaj rritjeje sugjeron se pandemia pati një rol kyç në ndërgjegjësimin masiv për animet dhe muzikën e tyre atmosferike; temat fantastike, intensiteti emocional dhe tingujt e lirë mund të jenë ndjerë si një arratisje e ëmbël nga izolimi.
“Jemi përballë një shpërthimi masiv të aksesit në anime për fansa të rinj, falë platformave online, dhe kohës që kishin në dispozicion për t’i parë,” shpjegon Jonathan Clements, autor i librave përfshirë Anime: A History të British Film Institute.
Këngëtarja dhe kompozitorja japoneze Lisa pati një sukses të madh me Gurenge, që është hyrja e serialit anime Demon Slayer
Për fansat e rinj, muzika anime është një derë hyrëse për kulturën pop japoneze dhe më gjerë. Ajo ka ndihmuar të ngjiten në skenën botërore yje të rinj si:
Yoasobi , duoja J-pop me këngën Idol nga anime Oshi no Ko, që u bë kënga e parë anime që kryeson listën Billboard Global.
Creepy Nuts me Bling-Bang-Bang-Born, intro e Mashle: Magic and Muscles, që kombinon rep të shpejtë dhe ritme latine.
Radwimps me himnet melodike për filmat fantastiko-dramatikë të Makoto Shinkai (Your Name, Weathering With You, Suzume).
Ado, që njohu sukses ndërkombëtar falë One Piece Film Red, ku këndon New Genesis në rolin e Uta, një himn elektro-pop shpërthyes.
“Kur dëgjova për herë të parë demonstrimin për New Genesis, pata ndjesinë sikur u hap bota dhe një rreze e ngrohtë drite kaloi nëpër të,” thotë Ado për BBC-në.
“Uta është një personazh i ndjeshëm në kuptimin më të mirë,” shton ajo, “ajo shpreh ndjenja gëzimi e lumturie, por edhe zemërim, urrejtje dhe trishtim, në mënyrë të thjeshtë dhe të afërt.”
Muzika anime në arenën live
Muzika anime po përkthehet gjithnjë e më shumë në botën reale: nga turnetë ndërkombëtare të kompozitorëve legjendarë si Joe Hisaishi (i njohur për filmat e Studio Ghibli), te artistë bashkëkohorë si Ado dhe Yoasobi, apo ngjarje të komunitetit si ato të organizuara nga kolektivi britanik “Anime & Chill”.
“Për Gen Z, anime ndjehet ndryshe,” thotë Eneni Bambara-Abban, themeluese e Anime & Chill.
“Ky brez është rritur me kulturën globale të internetit, ku J-pop, K-pop dhe AMV-të janë pjesë e të njëjtit ekosistem online.”
“Platforma si TikTok dhe YouTube i japin këtyre këngëve një jetë të dytë, klipet bëhen virale, njerëzit i remiksojnë dhe, papritur, një temë nga një serial i panjohur kthehet në himn global.”
Ajo nënvizon se këto këngë lënë “gjurmë emocionale”:
“Muzika anime nuk është thjesht sfond është zemra e veprës.”
Edhe muzikantë perëndimorë po përqafojnë kulturën anime. Në vitin 2003, Daft Punk e transformuan albumin e tyre Discovery në një film anime: Interstella 5555.
Drama mbi rritjen e moshës, The Colours Within, paraqiti një kolonë zanore të shkëlqyer nga Kensuke Ushio, një nga kompozitorët më të nderuar të animeve
Sot, yje të hip-hop-it si Lil Uzi Vert, Megan Thee Stallion apo këngëtarja alternative Billie Eilish i përmendin karakteret anime në këngët e tyre. Reperi londinez Shao Dow madje shkruan këngë personale të frymëzuara nga anime të famshme dhe thotë:
“Përdor animet si mjet për të eksploruar idetë e jetës sime”. Ai përmend kapitenin adoleshent të One Piece, Luffy, si frymëzim: “Edhe kur njerëzit talleshin me të, ai vazhdonte të thërriste se do bëhej mbreti i piratëve. Edhe pse është vizatim, energjia pozitive më frymëzoi. Po ndiqte ëndrrën e tij me këmbëngulje.”
Ndoshta kjo është fuqia përfundimtare e këngëve anime. Mund të rritesh me to, por kurrë nuk rritesh prej tyre.
Një rikonfirmim më tepër se “Sofra Pejane” tashmë i ka kaluar kufijtë nacional e kombëtar.
Rrjeti i Televizionit shtetëror franko-gjerman ARTE këto ditë ka qëndruar në Pejë për pasqyrimin e vlerave tradicionale, kulturore e muzikore të Kosovës.
Lajmin është konfirmuar edhe nga vet kjo Shoqëri kulturo-Artistike, në faqen zyrtare në Facebook.
‘Televizioni shtetëror franko-gjerman ARTE ka zbritur në Pejë, për një dokumentar muzikor dhe të traditës me SHKA ‘Sofra Pejane’!
Normalisht me shumë respekt jemi përkujdesur me forcat tona që ti presim e nderojmë siç i ka hije traditës, mikpritjes dhe bujarisë pejane!’-thuhet në njoftimin zyrtar.
Xhirimet janë realizuar në qytet ndërsa pjesa qëndrore në një nga restoranet e njohura të traditës pejane ‘Taverna’.
Një hapësirë e veçant prezantuese, në saje të interesimeve të ekipit realizues, në dokumentar i është kushtuar edhe hit këngëtarit të njohur shqiptar nga Peja, pjesë e Sofrës pejane. Ramadan Krasniqit – Danit.
Ndryshe, nga viti 2017 SHKA ‘Sofra Pejane’ është pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje nga shteti.
Nga viti 2020 gjatë viteve pandemike, kjo shoqëri famoze, ka funksionuar me mbështetje financiare të plotë nga gjigandi ekonomik kosovar ‘ELKOS Group’ respektivisht, presidenti i saj, biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi.
Dokumenatri në fjalë, në ARTE TV, ku do të paraqitet ‘Sofra Pejane’ me vlerat e muzikës dhe traditës, pritet transmetohet rreth muajit tetor të këtij viti. /Njeshi & Radio 1/
Të enjten në mbrëmje, artistët e njohur shqiptarë Bardhi dhe Ronela Hajati kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, një këngë dinamike dhe plot ritëm të titulluar “Mos nënshkruaj”.
Ky projekt shënon një tjetër bashkim të fuqishëm në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë një kombinim të veçantë të zërit melankolik të Bardhit me energjinë karakteristike të Ronelës.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë artistët, të cilët edhe këtë herë dëshmojnë se dinë të përcjellin emocione përmes vargjeve autentike dhe të ndjera.
Foto: Screenshot/YouTube
Prodhimi muzikor është realizuar nga Engliversal, i cili ka sjellë një ‘beat’ modern, të pasuruar me elemente ritmike dhe elektronikë që krijojnë një atmosferë të freskët verore, por me një ndjeshmëri të theksuar në sfond.
Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat e saj këtë të enjte me publikimin e këngës më të re, të titulluar “Inshallah”, një projekt që vjen në një nga momentet më të rëndësishme dhe delikate të jetës së saj – teksa ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë.
Dafina vjen me një pamje të natyrshme dhe elegante, duke përcjellë përmes skenave të videoklipit jo vetëm bukurinë e shtatzënisë, por edhe forcën shpirtërore dhe besimin që mbart çdo grua në këtë periudhë të jetës.
Kënga “Inshallah” është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë dhe të kujdesshëm artistik, me tekst dhe melodi nga Sardi Mneri, Deyzoh dhe Rron Krasniqi.
Foto: Screenshot/YouTube
Videoklipi është realizuar nga produksioni kreativ “Sekuencë”, që njihet për estetiken e rafinuar dhe ndjeshmërinë artistike.
Titulli “Inshallah” (nëse do Zoti) mbart një domethënie të thellë dhe universale, një shprehje shprese, lutjeje dhe pranimi të rrjedhës së jetës.
Foto: Screenshot/YouTube
Me zërin e saj të ngrohtë dhe tekstin e ndjerë, Zeqiri njëherazi prek dhe frymëzon publikun.
“Inshallah” pritet të bëhet një nga projektet më të dashura të artistes, jo vetëm për vlerën artistike, por edhe për autenticitetin dhe ndjeshmërinë që e përshkon nga fillimi në fund. /Telegrafi/
Të shtunën, më 12 korrik 2025, Zone Club shënon plot 15 vite jetë, duke kurorëzuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm që e ka kthyer këtë hapësirë në simbol të jetës urbane në Prishtinë.
Që nga dita e parë, Zone nuk ishte thjesht një klub nate – ishte një pikë referimi për kulturën elektronike dhe te hip hopit në Kosovë dhe më gjerë. Me një program të përzgjedhur artistik ndër vite, klubi ka sjellë emrat më të mëdhenj të skenës botërore si Rita Ora , Black Coffee, Solomun, Debora De Luca ,Seth Troxler, Ricardo Villalobos, Raresh, Radoo, Argy, Colin, Blondish , Loco Dice, Luciano, Shimza, Dubfire, Apollonia, Sona …dhe shumë të tjerë, duke e vendosur Prishtinën në hartën globale të muzikës elektronike e me gjere.
Përveç emrave ndërkombëtarë, skena e Zone Club ka mirëpritur edhe artistët shqiptarë dhe dj’t më të njohur, duke i dhënë hapësirë të barabartë talentëve lokal dhe duke ndërtuar një identitet të fortë dhe autentik.
Në vitin 2024, Zone arriti një nga kulmet e suksesit të saj, duke u shpallur si klubi më i mirë në rajon, një dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe pasionit që ky vend ka ofruar për më shumë se një dekadë e gjysmë.
Pas çdo suksesi qëndron një vizion, dhe për Zone Club, ky vizion erdhi nga themeluesit dhe ekipi i mrekullueshëm që ndër vite, e nisën këtë rrugëtim me dashuri për muzikën, për qytetin dhe për jetën e natës.
Kontributi i tyre, puna pa ndalesë dhe guximi për të ëndërruar më shumë, e bënë Zone atë që është sot.
Falënderimi më i madh shkon për publikun besnik, për të gjithë brezat që u rritën me këtë klub, që e kthyen në shtëpinë e tyre të knaqsisë, në kujtime të bukura, në simbol të muzikës dhe vallëzimit.
Zone është këtu për ta, dhe falë tyre!
Këtë të shtunë më 12 korrik, stage-i i Zone Club mirëpret një tjetër emër të madh të muzikës botërore, DJ Awen.
Vlen të theksohet se festa fillon në orën 22:00 në tarracën e Zone, për të vazhduar nga ora 00:00 në hapësirën e brendshme, ku atmosfera do të zgjasë deri në orët e mëngjesit. Ndërsa për të gjithë ata që nuk duan që nata të përfundojë, after party do të vazhdojë në tarracë, edhe për një përjetim të plotë të magjisë së quajtua Zone <3.