Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Main stream

Kallëzim penal ndaj dy personve në RMV për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të të dhënave personale

25 July 2025 at 11:41

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër A.P. (68) nga Manastiri për shkak të të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe kundër M.D. (60) nga Resnja për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i të dhënave personale”.

E dyshuara e parë, si drejtoreshë e Institucionit Publik Shëndetësor – Spitali Special Oteshevo, gjatë viteve 2022 dhe 2023 ka lidhur tre kontrata pune me një person nga Resnja, nga të cilat ajo ka nënshkruar vetëm dy, ndërsa e treta është nënshkruar nga një palë e tretë, për angazhimin e tij në punë për të kryer aktivitete ndërtimi, por personi nuk ka qenë i pranishëm dhe i angazhuar fare në institucion.

Gjithashtu, e dyshuara e parë, duke përdorur tokenin e ngarkuar, gjatë periudhës së deklaruar ka miratuar dhe nënshkruar urdhërpagesa nga llogaria bankare e institucionit, për një shumë totale prej 145.904 denarësh, për të cilën shumë i ka shkaktuar dëm Ministrisë së Shëndetësisë.

I dyshuari i dytë, si avokat dhe këshilltar për burime njerëzore, i ka përgatitur tre kontratat konkrete, në fakt, pa pëlqimin e personit, ka përdorur të dhënat e tij personale dhe numrin e llogarisë së transaksioneve bankare, duke i shkaktuar kështu dëm institucionit në shumën prej 145.904 denarësh përmes pagesës së fondeve financiare, bazuar në shërbime fiktive të kryera.

The post Kallëzim penal ndaj dy personve në RMV për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të të dhënave personale appeared first on Telegrafi.

Tatjana Dimitrovska jep dorëheqje nga posti i kryetares së Komisionit për Antikorrupsion

25 July 2025 at 11:18

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se deri te ata ka arritur dorëheqja e deponuar nga kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.

“Kabineti i Kryetarit të Kuvendit e njofton opinion publik, se Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), znj. Tatjana Dimitrovska, sot ia parashtroi dorëheqjen nga posti i saj Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Njëkohësisht, ju njoftojmë se Kuvendi do të veprojë në përputhje me procedurat e parapara, për të cilat do të informoheni me kohë”, thonë nga Kabineti i Gashit.

Kujtojmë se Dimitrovska është e përfshirë në rast gjyqësor për shkak të dyshimit se ka shpërndarë “sekret zyrtar”.

 

The post Tatjana Dimitrovska jep dorëheqje nga posti i kryetares së Komisionit për Antikorrupsion appeared first on Telegrafi.

Shkupi shënon 62-vjetorin e tërmetit katastrofik

25 July 2025 at 09:45

Shkupi sot shënon 62 vjetorin e tërmteti katastrofik që ndodhi më 26 korrik të vitit 1963, kur jetën e humbën 1.070 persona, ndërsa 3.000 ishin lënduar.

Në Muzeun e qytetit të Shkupit në orën 20:00, në nderim dhe përkujtim të viktimave të tërmetit katastrofik, që para 63 vitesh e la qytetin në rrënoja, do të hapet ekspozita “Shkupi gjatë tërmetit dhe më pas”.

Ekspozita do të jetë me karakter të përhershëm i disponueshëm për çdo vizitor të muzeut. Qyteti, si çdo vit më parë, kujton tërmetin katastrofik të vitit 1963 që e ndryshoi atë përgjithmonë.

Tërmeti i Shkupit në vitin 1963 është i njohur si një nga tragjeditë më të mëdha që kanë ndodhur në historinë e qytetit, por njëkohësisht edhe një mundësi për botën të tregojë solidaritet dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen e komunitetit.

Tërmeti katastrofik në Shkup ndodhi në ora 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri ora 5 e 43 minuta. Me këtë rast, ishin rënuar 15.800 banesa, ndërsa janë dëmtuar 28.000. Mbi 200.000 njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka dërguar apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim, ndërsa Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin. Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë aktivitete për ndihmë afatgjate për qytetin e rrënuar.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e Përgjithshme ta vendos në rend të ditës të mbledhjes së saj pikën për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup ku më 27 shtator, Asamblea e përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ndihmë për Shkupin.

Më 14 tetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi rezolutë për dhënien e ndihmës për Qeverinë jugosllave gjatë rikonstruimit të Shkupit. Në debatin për ndihmën e Shkupit, Asambleja e Përgjithshme i ka dëgjuar fjalimet e përfaqësuesve të mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Kjo ditë ka mbetur në analet e Kombeve të Bashkuara si ditë e Shkupit.

Në historinë e tij të gjatë, qyteti u shemb dhe u rilind disa herë. Në hapësirën ndërmjet fshatrave Zllokuçan dhe Bardovcë, ndodhej qyteti i Skupit, mitropoli i krahinës së Dardanisë. Ky qytet romak u shkatërrua plotësisht nga një tërmet në vitin 518. Në atë kohë në krahinën e Dardanisë u shkatërruan 24 kala të qytetit. Fuqia e këtij tërmeti ishte 10 – 11 ballë. Tërmeti katastrofik e shkatërroi plotësisht Skupin. Gjatë tërmetit, në tokë u krijuan shumë çarje. Masa të mëdha shkëmbi ranë nga kodrat përreth. Shkupi më pas u ndërtua në vendin aktual.

Tërmeti i ardhshëm katastrofik ka ndodhur në vitin 1555. Intensiteti i tij ishte rreth 10 ballë, pas çka qyteti ishte rrënuar për të dytën herë.

Shkatërrimi i tretë i fundit katastrofik i madh i Shkupit ndodhi 61 vjet më parë, më 26 korrik 1963, kur Shkupi u godit nga një tërmet me magnitudë nëntë të shkallës Merkalli ose gjashtë të shkallës Rihter, me epiqendër në sheshin “Maqedonia”.

The post Shkupi shënon 62-vjetorin e tërmetit katastrofik appeared first on Telegrafi.

Vazhdojnë kërkimet për vajzën e zhdukur në lumin Vardar

25 July 2025 at 09:15

Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK) vazhdon sot kërkimin për 16-vjeçaren e zhdukur në ujërat e lumit Vardar, pranë fshatit Ulanci pranë Gradskos.

Vajza u zhduk dje, pas së cilës filloi një kërkim i madh me anije policie, ekipe shpëtimi dhe qen nuhatës.

“Qendra operative në detyrë e QMK-së është njoftuar se ekipet që po kryenin kërkimin do të tërhiqen për shkak të mungesës së kushteve minimale të përshtatshme për një kërkim në kushte nate. Nesër herët në mëngjes, ekipet do të vazhdojnë kërkimin në koordinim të ndërsjellë”, informoi dje nga QMK-ja.

Incidenti u raportua dje pasdite në Departamentin e Policisë së Velesit – dy vajza, njëra 16 vjeç dhe tjetra 26 vjeç, kanë rënë në ujërat e Vardarit pranë fshatit Ulanci, komuna Gradsko.

Me të mbërritur në vendngjarje, vajza 26-vjeçare u gjet gjallë, ndërsa kërkimet për vajzën 16-vjeçare janë ende duke vazhduar, njoftojnë nga SPB e Velesit./Telegrafi/

The post Vazhdojnë kërkimet për vajzën e zhdukur në lumin Vardar appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 24 July 2025Main stream

Një foshnjë 9-muajshe e ndjerë është sjellë në spitalin e Velesit

24 July 2025 at 17:24

Në SPB Veles, nga Spitali i Përgjithshëm i Velesit raportuan se dje në mëngjes në orën 8:30 se një foshnjë nëntëmuajshe e ndjerë nga fshati Slivnik i Velesit, e cila më parë kishte pasur probleme shëndetësore, ishte sjellë në Departamentin e Fëmijëve.

Siç raportoi sot Stacioni Rajonal i Policisë në Veles, zëdhënësja Biljana Đakovska, një mjeke, konstatoi vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i foshnjës së ndjerë u dërgua për autopsi./Telegrafi/

The post Një foshnjë 9-muajshe e ndjerë është sjellë në spitalin e Velesit appeared first on Telegrafi.

Popovska dorëzoi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar ligjshmërinë e Protokollit me Bullgarinë

24 July 2025 at 15:44

Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e RDM-së, Liljana Popovska, ka ngritur një Iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Protokollit nga takimi i dytë i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë, i cili u mbajt më 17 korrik 2022 në Sofje.

Popovska thekson se Protokolli është një akt juridik i nënshkruar nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë, bazuar në Nenin 12 të Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë.

“Propozoj të miratohet një vendim për pavlefshmërinë e tij, për shkak të shkeljes së 14 neneve të Ligjit për Lidhjen, Ratifikimin dhe Ekzekutimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare, 2 neneve të Ligjit për Punët e Jashtme dhe 3 neneve të Kushtetutës. Ndër nenet e shkelura të Kushtetutës është Neni 8 mbi vlerat themelore të rendit kushtetues, në seksionin mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, shprehjen e lirë të përkatësisë kombëtare dhe respektimin e normave përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare”, deklaron Popovska.

Sipas Popovskës, Protokolli nuk ka kaluar nëpër procedurën ligjore për negocimin e tij, miratimin nga Qeveria, nënshkrimin, ratifikimin parlamentar dhe publikimin në Gazetën Zyrtare.

“Është e rëndësishme të përcaktohet zyrtarisht pavlefshmëria e dokumentit dhe më pas të hapet një proces transparent dhe ligjërisht i shëndoshë për një protokoll të ri, ligjërisht të vlefshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë, i cili do të marrë parasysh dinjitetin dhe interesat e të dyja palëve”, tha ajo./Telegrafi/

The post Popovska dorëzoi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar ligjshmërinë e Protokollit me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Rreth 500 persona janë paraqitur për përfshirje në ekipet zjarrfikëse në RMV

23 July 2025 at 17:34

Rreth 500 persona janë paraqitur për përfshirje në ekipet zjarrfikëse nëpër njësitë komunale në nivel shteti, ndërkohë që sipas planit do të angazhohen 400. Më së paku interesim kishte në Shkup, ku janë paraqitur vetëm 50 persona. Numri një i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, sqaroi se tani fillon afati dyditor i stërvitjeve, ku njëkohësisht do të bëhet edhe përzgjedhja e atyre që do të zhvillohen në drejtim të zjarrfikësve.

“Kemi pak më pak se 500 persona të paraqitur në të gjithë territorin e shtetit. Neve na nevojiteshin 400. Për fat të keq numri në Shkup është pak më i vogël, ndër 50, ndërsa ne kemi pritur 80 persona. Këta persona, meqë sot përfundon afati formal, në dy tre ditët e ardhshme do të kontaktohen, të njëjtit do të thirren në njësitë lokale të zjarrfikësve, por disa prej tyre, ata në Shkup, në DMSH. Do të fillojnë me së paku dy ditë stërvitje, në këtë periudhë do të bëhet përzgjedhje i atyre që më tej mund të vazhdojnë të zhvillohen në drejtim të zjarrfikësve”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Lidhur me reagimet për pagesën prej vetëm 24 mijë denarësh, Angellov e cilësoi angazhimin e qytetarëve si vullnetar, duke nënvizuar se ata që do të punësohen, do të paguhen më së paku 40 mijë denarë.

“Këta persona nuk paguhen 24 mijë denarë, këtë më shumë e konsideroj si vullnetarizëm, vlerësoj se është në korniza të kyçjes vullnetare në një masë qeveritare, me qëllim që të njëjtit të përzgjidhen për punësim në njësitë zjarrfikëse lokale territoriale, ku paga është shumë më e lartë. Siç kam informacione sidomos në njësitë territoriale më të forta, prej 40 mijë denarë e më lartë, varësisht nga pozicione”, shtoi Stojançe Angellov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Angellov, paralajmëroi formimin e një njësie speciale për mbrojtje dhe shpëtim, ku pjesëtarët do të jenë më të paktë në numër, por do të paguhen më shumë se zjarrfikësit. Këta persona do të jenë shumë më të përgatitur fizikisht, dhe do të përdoren në terrenet më të vështira, aty ku një zjarrfikës mesatar nuk do të mund të depërtojë. /Alsat/

The post Rreth 500 persona janë paraqitur për përfshirje në ekipet zjarrfikëse në RMV appeared first on Telegrafi.

Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

23 July 2025 at 15:55

MPB njofton se dje pasdite në orën 14:15, Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Shkup ka marrë njoftim se i ndjeri S.K. (50) nga Shkupi është gjetur në parkun përballë ndërtesës së ish-“Nova Makedonija”.

Ekipi i Shërbimit të Mjekësisë së Shpejtë ka konfirmuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dërguar për autopsi./Telegrafi/

The post Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi appeared first on Telegrafi.

Ndalohen dy persona në Veles, kapen me armë dhe lëndë narkotike

23 July 2025 at 13:32

MPB njofton se kanë kryer bastisje në Veles, nga ku janë ndaluar dy persona, ndërsa janë zbuluar edhe lëndë narkotike.

Më 22.07.2025 në orën 20:40, oficerët e Policisë së Velesit kanë ndaluar S.K. (46) dhe M.T. (44), të dy nga Velesi. Ata u vunë re nga oficerët e policisë në momentin kur M.T. po i shiste S.K.-së një pako me substancë pluhur.

Më vonë, me urdhër gjykate, u krye një bastisje në shtëpinë e M.T., gjatë së cilës u gjetën dhe u sekuestruan një substancë e bardhë e kokrrizuar, një substancë pluhur e bardhë, një substancë pluhur ngjyrë kafe, një pako me substancë të kokrrizuar, tre fishekë kalibri 9 mm, një peshore dixhitale dhe para.

Pas dokumentimit të ngjarjes, do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Ndalohen dy persona në Veles, kapen me armë dhe lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

Aksident trafiku në Greqi, humb jetën një shtetas nga Maqedonia e Veriut

23 July 2025 at 11:46

Një burrë 77-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën në një aksident me veturë në Greqi, raportuan mediat greke këtë mëngjes.

Aksidenti ndodhi pak minuta pas orës 14:00 në autostradën Egnatia, në aksin vertikal Syatista – Kristalopigi, që shkon nga Kozani për në Kostur, kur një automjet i drejtuar nga një grek 49-vjeçar u përplas me një automjet nga drejtimi i kundërt me të cilin udhëtonin një burrë 77-vjeçar dhe një grua 70-vjeçare nga Maqedonia e Veriut.

77-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkudhëtarja ka marrë lëndime të lehta trupore.

Sipas policisë, 49-vjeçari është ndaluar, ndërsa është hapur hetim për ngjarjen./Telegrafi/

The post Aksident trafiku në Greqi, humb jetën një shtetas nga Maqedonia e Veriut appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Marrëveshjen për Partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar hapen mundësi të reja

22 July 2025 at 21:57

Me Marrëveshjen për Partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar hapen mundësi të reja për projekte reale që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve: hekurudhë me shpejtësi të lartë, spitale të reja, rrugë dhe infrastrukturë teknologjike më të mirë, tha, ndër të tjera, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili në një video të postuar në rrjetet e tij sociale flet për përfitimet specifike nga Marrëveshja.

“Fjalët nuk janë të mjaftueshme. Rezultatet janë ato që vlejnë: puna, zhvillimi, jeta më e mirë”, tha Mucunski.

Ai theksoi se nuk premtojnë, por i përmbushin, duke theksuar se qëllimi përfundimtar është që të rinjtë të qëndrojnë në vend, që të hapen mundësi të reja për investitorët dhe që qytetarët të fitojnë një cilësi më të mirë jetese.

“Kjo nuk është politikë, kjo është çështje për të ardhmen”, tha Mucunski.

The post Mucunski: Marrëveshjen për Partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar hapen mundësi të reja appeared first on Telegrafi.

Në Veles dhe Kavadar sot janë matur temperatura deri 41 gradë celsius

22 July 2025 at 19:52

Velesi dhe Kavadari ishin qytetet më të nxehta sot, me temperatura që arritën deri në 43 gradë celsius, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Demir Kapia regjistroi 42 gradë celsius, Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec dhe Gjevgjeli regjistruan 41 gradë celsius. Manastiri, Shtipi dhe Strumica regjistruan 40 gradë celsius.

Në Tetovë dhe Vinicë u matën 39 gradë, në Prilep 37, në Ohër dhe Kriva Pallankë 36, në Pretor 35, në Berovë 34, në Krushevë, në Mavrovë 31 gradë, 30 në Lazaropole, ndërsa më e freskët ishte në Kodrën e Diellit me 25 gradë të matura.

Deri në fund të ditës, sipas paralajmërimeve, do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë./Telegrafi/

The post Në Veles dhe Kavadar sot janë matur temperatura deri 41 gradë celsius appeared first on Telegrafi.

ASH e Taravarit: Aliu po mashtron punonjësit shëndetësorë në Tetovë

22 July 2025 at 19:28

Pas paraqitjes së sotme të ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu dhe punonjësve shëndetësorë të Spitalit të Tetovë, ku u njoftua se do të punësohen 155 punonjës shëndetësorë, reaguan nga ASH-Taravari përmes një kumtese.

“Edhe sot, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, erdhi me premtime boshe dhe i MASHTROI 155 motrat medicinale, duke u dhënë shpresë për kontrata të përhershme – një premtim që e di shumë mirë se nuk mund ta përmbushë! Nuk ka kontrata të përhershme pa konkurs publik!

Nuk ka buxhet të ndarë në rebalansin aktual për punësime të reja! Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka konfirmuar me shkrim se nuk ka mjete për këto punësime!”, thuhet në kumtesën e ASH-së së Taravarit

 

The post ASH e Taravarit: Aliu po mashtron punonjësit shëndetësorë në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Temperaturat e larta, MSH-Maqedoni: Qeveria ka miratuar rekomandime shtesë për punëdhënësit

22 July 2025 at 17:40

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon opinionin publik se, sipas parashikimit më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), vala e të nxehtit me temperatura mbi 40°C do të vazhdojë deri më 26 korrik 2025.

Duke e pasur parasysh efektin kumulativ të ekspozimit të zgjatur ndaj temperaturave të larta mbi shëndetin e kategorive të ndjeshme të popullsisë, Qeveria me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, ka miratuar rekomandime shtesë për punëdhënësit, të cilat do të jenë në fuqi gjatë periudhës nga 23 deri më 26 korrik 2025:

Rekomandohet lirimi nga detyrimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.

Kur është e mundur, të mundësohet punë në distancë, orar fleksibil ose orar i ndarë në dy ndërrime.

Këto rekomandime nuk vlejnë për të punësuarit në infrastrukturën kritike, siç janë: shëndetësia, policia, ushtria, transporti, energjetika dhe ndërmarrjet publike komunale./Telegrafi/

 

 

The post Temperaturat e larta, MSH-Maqedoni: Qeveria ka miratuar rekomandime shtesë për punëdhënësit appeared first on Telegrafi.

Nismë për shkarkimin e kryetares së Komisionit për Antikorrupsion

22 July 2025 at 15:52

Deri në fund të javës, para Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend do të gjendet propozimi për shkarkimin e kryetares së Antikorrupsionit Tatjana Dimitrovska. Propozimi vjen nga “E Majta”, në kohën kur partitë e tjera politike besojnë se nuk ka bazë ligjore për shkarkimin e saj, pa vendim të plotfuqishëm gjyqësor me të cilin do të vërtetohej fajësia.

“Nuk është e vërtetë se duhet me patjetër të ketë vendim të plotfuqishëm gjyqësor. Ligji për parandalimin e korrupsionit, neni 14 parashikon që kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit mund të shkarkohet nëse nuk vlejnë më kushtet nga neni 11. Në nenin 11 janë kushtet që duhet të plotësojë kryetarja e Antikorrupsionit për t’u bërë kryetare. Ndër kushtet është që nuk duhet t’i caktohet ndalesë për kryerjen e funksionit. Në këtë moment kryetares së Antikorrupsionit i është vendosur masë për ndalimin e ushtrimit të funksionit”, tha Jovana Mojsova, E Majta.

Prokuroria sot nuk tregoi deri ku është procedura për Dimitrovskën dhe a planifikon masa të tjera ndaj saj.

Ditë më parë, Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti një propozim-akuzë kundër kryetares së Antikorrupsionit Tatjana Dimitrovska, e cila dyshohet se i ka vënë në dispozicion të dhëna që konsiderohen sekret zyrtar një personi të akuzuar për rastin “Aditivët” midis majit dhe dhjetorit të vitit 2024. Dimitrovska akuzohet gjithashtu se ka marrë në mënyrë të paligjshme ka marrë certifikatë për informata të klasifikuara.

Dimitrovska assesi të japë dorëheqje pavarësisht se dyshimet që rëndojnë mbi të kanë dëmtuar dukshëm kredibilitetin dhe integritetin e saj si kryetare por edhe të gjithë komisionit kundër Korrupsionit. Pavarësisht kësaj, Dimitrovska vazhdon të marrë rrogën e kryetarit e që është rreth 240 mijë denarë bruto ose rreth 2500 euro neto në muaj. /Alsat/

The post Nismë për shkarkimin e kryetares së Komisionit për Antikorrupsion appeared first on Telegrafi.

BDI: Taravari dhe Sela të propozojnë kandidat për komunat Gostivar, Strugë, Dibër

21 July 2025 at 21:41

BDI përmes një kominikate për media ka njoftuar se pret nominim të kandidaturave në shtatë komuna nga ASH e Selës dhe ASH e Taravarit.

“Në ditët në vijim, pas përfundimit të procesit të brendshëm partiak dhe me partnerët e koalicionit, do të konfirmohen edhe kandidatët tjerë për komunat e mbetura.

Gjithashtu, njoftojmë opinionin se nga Aleanca për Shqiptarët, të Ziadin Sela, presim propozime për kandidatë për kryetarë në komunat Strugë, Haraçinë dhe Dibër, ndërsa nga Arben Taravari, presim propozime për Gostivarin, Vrapçishtin, Tearcën dhe Sarajin.

BDI mbetet e përkushtuar ndaj një procesi zgjedhor të ndershëm, gjithëpërfshirës dhe me oferta të fuqishme programore për qytetarët në të gjitha komunat”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Nga atje shtojnë se qytetarët si në referendum do të shënojnë fitoren e radhës në këto zgjedhje lokale./Telegrafi/

The post BDI: Taravari dhe Sela të propozojnë kandidat për komunat Gostivar, Strugë, Dibër appeared first on Telegrafi.

Osmani: Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë

21 July 2025 at 19:45

Bujar Osmani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit.

Osmani përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook theksoi se vendimi është marrë pas konsultimesh të gjata dhe një reflektimi të thellë me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij.

“Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë,” tha Osmani, duke shtuar se qytetarët e Çairit meritojnë kushte më të mira jetese dhe një udhëheqje që i përfaqëson denjësisht.

Në mesazhin e tij Osmani theksoi përkushtimin e tij të plotë për ta ndryshuar komunën në mënyrë të thellë dhe njerëzore. Ai premtoi një qasje të ndershme, profesionale dhe me vullnet për punë të përditshme.

“Çairit i duhen ndryshime të vërteta, të thella dhe njerëzore,” tha ai. “Unë nuk iu shmangem misioneve, sado të vështira qofshin ato”, shkruan Osmami

Osmani falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje gjatë kësaj periudhe, duke përmendur në veçanti Kryetarin, kryesinë, strukturat partiake dhe qindra qytetarë që ka takuar.

The post Osmani: Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë appeared first on Telegrafi.

Nga sot policët e Maqedonisë dhe Serbisë patrullojnë së bashku në Ohër

21 July 2025 at 19:22

Patrullat e përbashkëta policore nga të policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë filluan sot në Ohër.

Patrullat kryhen në bazë të Protokollit për Bashkëpunim të nënshkruar gjatë sezonit turistik veror dhe dimëror të dy Ministrive të Brendshme, sipas të cilit janë planifikuar patrullime të përbashkëta në të gjithë Ohrin çdo ditë gjatë sezonit veror – nga 21 korriku deri më 31 gusht.

Sipas policisë, patrullimet e përbashkëta kanë për qëllim të përmbushin nevojat e qytetarëve “me qëllim përmbushjen e nevojave të tyre të sigurisë, si dhe për të siguruar nevoja të tjera shërbimi”.

Policët nga Serbia nuk do të kenë kompetenca policore dhe kur kryejnë punë policore në terren do të jenë të detyruar të veprojnë në përputhje me legjislacionin kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk do të mbajnë armë zyrtare dhe do të ofrojnë vetëm mbështetje për policinë nga Ohri.

The post Nga sot policët e Maqedonisë dhe Serbisë patrullojnë së bashku në Ohër appeared first on Telegrafi.

Shpërthen zjarr në një depo në Kumanovë

21 July 2025 at 17:43

Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë pasdite në një depo për skrap makinash në Kumanovë, në rrugën “Industriale”, njoftojnë nga njësia territoriale të zjarrfikësve në Kumanovë.

Tre automjete zjarrfikëse ndërhynë në zjarr këtë pasdite.

“Për momentin, zjarri është nën kontroll. Në terren kemi dy ekipe, me dy automjete zjarrfikëse. Zjarri është lokalizuar dhe së shpejti do të shuhet plotësisht. Po digjen automjetet e vjetër dhe bari i thatë”, tha komandanti i Njësisë së Zjarrfikjes së Kumanovës, Dejan Ilievski.

The post Shpërthen zjarr në një depo në Kumanovë appeared first on Telegrafi.

LSDM: Teatri i Mickoskit për “armiqtë e brendshëm” është një përpjekje për të fshehur të vërtetën për pasaportat bullgare

21 July 2025 at 17:21

OBRM-PDUKM është në dëshpërim dhe panik të plotë pas zbulimit të skandalit se Mickoski kishte vetëdije bullgare dhe kërkoi të merrte pasaportë bullgare. Mickoski ende nuk e mohon informacionin se ai kërkoi shtetësi bullgare, kështu që në vend të kësaj, në panik, ata duhet të fajësojnë LSDM-në për të shpëtuar vlerësimet e tyre, akuzojnë nga LSDM.

“Fushata e OBRM-PDUKM-së, plot gënjeshtra, fyerje dhe kërkim të armiqve të brendshëm, është një libër që është lexuar shumë kohë më parë. Një disk i vjetër që askush nuk e dëgjon më. Por qytetarët e dinë të vërtetën. Dhe kjo e vërtetë është se ky teatër me “patriotë dhe tradhtarë” shërben vetëm për një qëllim – për të fshehur dështimin epik të qeverisë së Mickoski-t dhe OBRM-PDUKM-së.

Ai shërben për të fshehur faktin se Mickoski dhe gjysma e qeverisë së tij kanë vetëdije bullgare. Për më shumë se një vit, kjo qeveri nuk ka ofruar asgjë, fjalë për fjalë asgjë, për një jetë dhe të ardhme më të mirë për qytetarët.

Shërben për të fshehur të gjitha skandalet, ndasinë e thellë partiake, sigurinë e prishur dhe vrasjet, standardin e rrënuar të jetesës, fermerët e varfër”, thonë nga LSDM.

Ky është një skenar që është parë shumë herë më parë, në të cilin OBRM-PDUKM, e kapur në kulmin e hipokrizisë dhe antimaqedonizmit të vet, krijon një atmosferë përçarjeje./Telegrafi/

The post LSDM: Teatri i Mickoskit për “armiqtë e brendshëm” është një përpjekje për të fshehur të vërtetën për pasaportat bullgare appeared first on Telegrafi.

❌
❌