Teatri i Kukullave Pogradec, pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar “Bitolino”
TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Trupa e Teatrit të Kukullave “Piro Xëci”, i Pogradecit mori pjesë në edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Kukullave “Bitolino”, i cili u zhvillua në qytetin e Manastirit (Bitola) të Maqedonisë së Veriut.
Artistët pogradecarë u prezantuan me pjesën teatrore për fëmijë “Pabesi në Pyllin e së Mirës”, të autorit Andi Kosta, me regji të Dhimitraq Tasellarit dhe skenografi të Enxhel Gegpriftit.
Shfaqja u prit mjaft ngrohtë nga publiku i vogël dhe i rritur dhe u vlerësua për përcjelljen e vlerave të teatrit tradicional për të vegjël, lojën aktoreske, si edhe për mesazhin “Le ta bëjmë planetin në të cilin jetojmë, një vend më të mirë përmes mirësisë dhe besnikërisë ndaj njëri-tjetrit”.
Bitolino është një festival i përvitshëm i teatrit për fëmijë që mbahet në gusht, organizuar nga Teatri Babec. Çdo vit në festival marrin pjesë teatro profesioniste për fëmijë nga e gjithë bota.
/a.f/
The post Teatri i Kukullave Pogradec, pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar “Bitolino” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.