Murtezani nga Berlini: Negociatat e aderimit duhet të mbrohen nga revizionizmi dhe kushtëzimet dypalëshe
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, vizitën e punës në Berlin e filloi me takimin me ministrin shtetëror për Evropën të Republikës Federale të Gjermanisë, Ginter Krihbaum. Murtazani i uroi ministrit Krihbaum për emërimin e tij, duke i dëshiruar suksesi i cili do të reflekohet në mënyrë pozitive jo vetëm në Gjermani, por edhe në Evropë gjithashtu edhe për Ballkanin Perëndimor.
Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Murtezani gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme gjermane, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për qasjen principiale të Berlinit në mbrojtjen e vlerave evropiane dhe ndarjen e çështjeve dypalëshe nga procesi i aderimit, siç u konfirmua edhe gjatë periudhës së kryesimit të Gjermanisë me Këshillin e BE-së në vitin 2020.
“Në fokus të bisedimeve ishin çështjet lidhur me procesin e integrimit evropian, gjatë së cilës në mënyrë të përbashkët u konstatua se fuqia transformuese e integrimit evropian mund të realizohet vetëm përmes qasjes të bazuar në merita, e cila do të mundësojë perspektivë të qartë dhe të prekshme për qytetarët e vendeve kandidate. Murtazani theksoi se projekti evropian nuk mund të jetë i plotë pa integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe se reformat, sundimi i ligjit dhe harmonzimi me vlerat evropiane janë kusht pa të cilin nuk mund të ketë përparim, por edhe se Bashkimi Evropian duhet paralelisht të sigurojë përgatitjen e vet institucionale për zgjerim. Ministri Murtazani përshëndeti mbështetjen gjermane për integrimin gradual të vendeve kandidate në BE, duke ruajtur kriteret dhe standardet evropiane, por edhe duke siguruar përfitime konkrete për qytetarët që nga rrjedha e procesit të aderimit”.
“Në kontekstin e sfidave aktuale të procesit të aderimit, ministri Murtazani theksoi se procesi i zgjerimit duhet të mbetet i mbrojtur nga bllokadat dypalëshe dhe narrativat revizioniste, gjegjësisht se është e domosdoshme krijimi i mekanizmave efektivë evropianë për vendosjen dhe monitorimin e standardeve dhe ekspertizës evropiane, veçanërisht në fushën e çështjeve historike dhe dypalëshe, me qëllim që të sigurohet drejtësi dhe parashikueshmëri në rrugën e aderimit. Në këtë drejtim, u potencua rëndësia e përforcimit të instrumenteve evropiane për mbikëqyrje, si garanc për besueshmërinë e procesit të integrimit evropian”, thuhet në njoftim.
Më tej theksohet se Murtazani dhe Krihbaum gjithashtu diskutuan për Agjendën aktuale të Reformave të Maqedonisë së Veriut dhe për rolin e institucioneve gjermane në procesin e integrimit evropian, përmes mbështetjes së reformave strukturore, përforcimit të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, si dhe përmes realizimit të shumë projekteve Tvinning dhe Taeks, ku Gjermania shpesh është partner udhëheqës.
“U theksua rëndësia e ndarjes së eksperiencës gjermane në zbatimin e ligjit evropian (acquis) dhe për avancimin e kapaciteteve institucionale të Maqedonisë së Veriut për shfrytëzimin e fondeve evropiane dhe implementimin e reformave. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal përmes Procesit të Berlinit, i cili paraqet platformë kyçe për përforcimin e fqinjësisë së mirë, integrimit ekonomik dhe lëvizshmërisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe për realizimin e Marrëveshjes së Gjelbër dhe Tregut të Përbashkët Rajonal”.
“U potencuan përfitimet nga iniciativat konkrete dhe marrëveshjet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilat e avancojnë frymën evropiane dhe lidhjen e rajonit me Bashkimin Evropian. Gjatë takimit u shqyrtuan edhe mundësitë për thellimin e partneritetit në të ardhmen, përmes intensifikimit të bashkëpunimit në sektorët kyç, transferimit të dijes dhe ekspertizës evropiane, si dhe përmes projekteve të përbashkëta të fokusuara në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe përafrimin drejt standardeve evropiane”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
The post Murtezani nga Berlini: Negociatat e aderimit duhet të mbrohen nga revizionizmi dhe kushtëzimet dypalëshe appeared first on Telegrafi.