Xabi Alonso i dërgon paralajmërim pesë yjeve të Real Madridit – e ardhmja e tyre në rrezik
Xabi Alonso i ka bërë shumë të qarta ndjenjat e tij për pesë yje të Real Madridit pas një fushate zhgënjyese në Kupën e Botës për Klube.
Kjo ishte shumë larg turneut debutues që Alonso kishte pritur te Real Madridi, me shpresat për të shpëtuar një sezon nën pritshmëri që u shuan në fazën gjysmëfinale.
Dështimi i Real Madridit për të fituar Kupën e Botës për Klube u bë edhe më zhgënjyes duke pasur parasysh përforcimet e bujshme si Trent Alexander-Arnold dhe Dean Huijsen para turneut.
Skuadra e Alonsos u eliminua në mënyrë të turpshme nga kampionët e Ligës së Kampionëve, PSG, të cilët fituan me rezultat 4-0, me tre gola brenda 25 minutave të para.
Me vetëm 28 ditë deri te ndeshja hapëse të ‘Los Blancos’ në La Liga kundër Osasunës, Alonso ua ka bërë të qartë lojtarëve detyrat dhe rolet në skuadër, duke u dërguar një paralajmërim pesë prej tyre.
Sipas MARCA, spanjolli u ka bërë të ditur Rodrygos, Raul Asencios, Andriy Lunin, Fran Garcias dhe Ferland Mendyt se minutat e tyre në ekip janë në rrezik.
Po ashtu, Brahim Diaz është informuar se do të vazhdojë të përdoret si zëvendësues.
Raporti shton se këta lojtarë po shfrytëzojnë pushimin e shkurtër për të analizuar të ardhmen e tyre në klub dhe për të peshuar opsionet.
Rodrygo, në veçanti, do të jetë nën vëzhgim, pasi Liverpooli është një nga klubet e Ligës Premier që po ndjek me interes brazilianin./Telegrafi/
The post Xabi Alonso i dërgon paralajmërim pesë yjeve të Real Madridit – e ardhmja e tyre në rrezik appeared first on Telegrafi.