Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

Supremja shfuqizon Rregulloren e re për Koordinatorin kombëtar për luftimin e krimit ekonomik

28 July 2025 at 11:54

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshme dhe e ka shfuqizuar Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për themelimin dhe funksionalizimin e Koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik.

Supremja njofton se ky aktgjykim merr formën e prerë menjëherë pas komunikimit të përmbajtjes dhe arsyetimit të tij palëve.

“Shpallet e paligjshme dhe shfuqizohet Rregullorja nr.04/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, e datës 30.04.2025, nr. prot.824/2025, dhe datë 05.05.2025

“Ky aktgjykim merr formën e prerë menjëherë pas komunikimit të përmbajtjes dhe arsyetimit të tij palëve, dhe detyrohet i padituri Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), me seli në Prishtinë, që të njëjtin ta publikojë në mënyrë të njëjtë sikurse të miratimit të saj”, thuhet në vendimin e Supremes.

Vendimi i plotë këtu. /Telegrafi/

The post Supremja shfuqizon Rregulloren e re për Koordinatorin kombëtar për luftimin e krimit ekonomik appeared first on Telegrafi.

Gjilan, ndëshkohen marketet për mos përputhje të çmimeve në raft e arkë

28 July 2025 at 11:39

Inspektorët e Komunës së Gjilanit, po vazhdojnë kontrollin e çmimeve dhe gjobitjen e marketeve, të cilët kanë çmime më të lira në rafte e më të shtrenjta kur paguhen te arka.

Në njoftim thuhet se pas ankesave të konsumatorëve, inspektorët kanë dalë në terren për të konfirmuar mashtrimet që po bëhen ndaj konsumatorëve, që ndryshe i shohin çmimet në rafte e obligohen të paguajnë ndryshe te arka.

Drejtoria e Inspeksionit, njofton se tash me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, inspektorët kanë shtuar kujdesin që pagesat të jenë sipas çmimeve në raftet e marketeve, me qëllim që mos të zhvatën konsumatorët.

“Apelojmë te qytetarët, që të raportojnë rastet kur hasin në mospërputhje me çmimet që janë në raft dhe ndryshojnë te arka”, thonë nga Drejtoria e Inspeksionit.

Ata tregojnë se inspektorët kanë shqiptuar edhe gjoba në vlerë rreth 400 euro dhe se parregullsitë e tilla nuk do të lejohen.

Inspektorët po vazhdojnë punën pa ndalë dhe çdo ankesë e konsumatorëve do të trajtohet me kujdes.

The post Gjilan, ndëshkohen marketet për mos përputhje të çmimeve në raft e arkë appeared first on Telegrafi.

Drenas, anulohet konkursi për pozitat e lira në arsim

28 July 2025 at 10:00

Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të numrit të madh të aplikimeve dhe mbingarkesës në Sistemin për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Arsim (SIMBNJ), janë evidentuar disa lëshime teknike gjatë procesit.

Për këtë arsye, anulohet Konkursi me numër referent RN00018002, i datës 12.06.2025, për pozitat e lira të punës në sektorin e arsimit.

Informacione të reja lidhur me hapjen e konkursit do të publikohen së shpejti në faqen zyrtare të Komunës dhe ne sistemin e SIMBNJ-së./Telegrafi/

 

 

The post Drenas, anulohet konkursi për pozitat e lira në arsim appeared first on Telegrafi.

Vrasja makabre e 55-vjeçarit nga e bija dhe i dashuri i saj, autorëve të dyshuar pritet t’i jepet sot masa e sigurisë

28 July 2025 at 09:40

Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e parë gjyqësore për vrasjen makabre të 55-vjeçarit Anesti Rama në Frashër të Fierit.

Tre të akuzuarit, vajza, i dashuri i saj dhe nëna e 26-vjeçares, njëkohësisht edhe bashkëshortja e të ndjerit, pritet t’u komunikohet masa e sigurisë.

Ata akuzohen për vrasjen e Anesti Rama, teksa disa orë pas ngjarjes u zbuluan detaje të rënda nga vrasja.

26-vjeçarja ka mbytur me tel babanë e saj, teksa ndodheshin në banesën e viktimës.

Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.

Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve./tch/

The post Vrasja makabre e 55-vjeçarit nga e bija dhe i dashuri i saj, autorëve të dyshuar pritet t’i jepet sot masa e sigurisë appeared first on Telegrafi.

Zjarr në një banesë në Pogradec, 52-vjeçarja humb jetën nga asfiksia

28 July 2025 at 07:43

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Pogradecit. Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në një banesë.

Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se si pasojë e asfiksimit nga tymi ka humbur jetën një grua 52-vjeçare, banuese në këtë adresë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Njoftimi i policisë;

Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./euronewsalbania/

 

The post Zjarr në një banesë në Pogradec, 52-vjeçarja humb jetën nga asfiksia appeared first on Telegrafi.

Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

28 July 2025 at 07:21

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen dhe identifikimin e një 33-vjeçari që dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 14:30, viktima dyshohet se është hedhur në liqen për t’u larë dhe që atëherë nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.

“E saktë është që një person ka kërcy nga ura dhe nuk ka dal nga uji. Në vend të ngjarjes janë njësitet policore dhe emergjenca, janë thirrë njësia e zhytsave”, ka thënë shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.

Në kërkim të tij janë angazhuar edhe njësitet e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim të Kosovës, të cilët po punojnë në terren për të ndihmuar në gjetjen e trupit.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është angazhuar sot, më 27 Korrik 2025, në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, për identifikimin dhe gjetjen e një personi 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe ekipet specializuese të terrenit dhe zhytjes. Ekipi ynë po vazhdon me përkushtim maksimal për të ofruar ndihmë në këtë situatë të rëndë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e trupit./Telegrafi/

 

 

The post Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit appeared first on Telegrafi.

Mot me shi dhe shkarkime rrufesh gjatë kësaj jave në Kosovë

28 July 2025 at 07:06

Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm. Pritet të ketë vranësira të  herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të  shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e hënë, moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat do të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të sillen nga  15 – 18°C, kurse, temperaturat maksimale nga 27-31°C

Gjithashtu, bëhet e ditur se do të fryj erë lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit./Telegrafi/

The post Mot me shi dhe shkarkime rrufesh gjatë kësaj jave në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 27 July 2025Main stream

Gucati viziton nënën e Thaçit në Burojë: Ndihet krenare për djalin e saj

27 July 2025 at 15:41

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gucati në profilin e tij ka shpërndarë një fotografi me të, ku edhe ka shkruar se ajo ndihet krenare për djalin e saj, transmeton Telegrafi.

“Në Burojë, në shtëpinë e nënës Hyre, nënës që rriti me përkushtim e dashuri Hashim Thaçin, njërin nga bijtë më të denjë të Kosovës. Një grua e urtë, e fortë dhe e përkushtuar, që mbetet simbol i nënës shqiptare që lind dhe rrit heronj për atdheun.Biseda me të ishte kënaqësi dhe frymëzim. Ndihej krenare për Hashimin dhe shokët e tij, edhe pse po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka theksur ai.

Ndryshe, para disa muajsh, nga jeta u nda babai i Thaçit./Telegrafi/

The post Gucati viziton nënën e Thaçit në Burojë: Ndihet krenare për djalin e saj appeared first on Telegrafi.

Dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Ujmanit

27 July 2025 at 15:13

Një person dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit.

Shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, konfirmoi për Telegrafin, se ai është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji.

“E saktë është që një person ka kërcy nga ura dhe nuk ka dal nga uji. Në vend të ngjarjes janë njësitet policore dhe emergjeca,janë thirrë njësia e zhytsave”, tha ai.

Fejza tha se për rastin janë informuar rreth orës 14:30. /Telegrafi/

The post Dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Ujmanit appeared first on Telegrafi.

Zjarri në Pustec, terreni i vështirë dhe era sfidojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve, mbi 75 forca në operacion

27 July 2025 at 13:35

Situata në Pustec po mbahet nën kontroll, por mbetet ende delikate për shkak të kushteve atmosferike. Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, tha se situata është më e qetë, por ende po monitorohet nga afër.

“Situata është pak më e qetë, po e monitorojmë dhe shpresojmë që era të mos favorizojë përhapjen e ndonjë vatre të mundshme. Të gjithë punonjësit e zjarrfikëses, të zonave të mbrojtura dhe të shërbimeve janë në terren dhe shpresoj që sot ta mbyllim. Një vlerësim të saktë të sipërfaqes momentalisht nuk kemi, por besoj se është gati 10-15 hektarë”, u shpreh Kolefski.

Nga ana tjetër, Gjergji Koki, drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM), bëri me dije se që prej orëve të para të mëngjesit janë angazhuar mbi 75 forca për të përballuar situatën në një terren tepër të vështirë.

“Prej orës 4 të mëngjesit, rreth 75 forca burime njerëzore, të përbërë nga mzsh Pustec, vullnetarë, administrata e zonave të mbrojtura, por dhe nga forcat e armatosura, janë shpërndarë në terren. Aktualisht po punojmë në tre fronte, ai sipëror ku grupet kanë qenë që në mëngjes në një terren shumë të vështirë për të parandaluar depërtimin në pjesën e pasme në zonën e Podgoricës që do të ishte një katastrofë nëse do depërtojë zjarri aty. Ndërkohë dy grupe të tjera kanë bërë izolimin anësor të zjarreve”, deklaroi Koki./tch/

The post Zjarri në Pustec, terreni i vështirë dhe era sfidojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve, mbi 75 forca në operacion appeared first on Telegrafi.

Zjarri në jug të Shqipërisë, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair për të ndihmuar në shuarjen e flakëve

27 July 2025 at 11:54

Bashkimi Europian i ka ardhur në ndihmë vendit tonë duke dërguar një avion Candair nga Italia për shuarjen e flakëve në jug

Avioni zjarrfikës Canadair do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë.

Ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, duke dhënë ndihmë në përballimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë këto zona.

Ndërkohë, helikopterët e Forcës Ajrore do të angazhohen pranë fshatit Zhulat, në rajonin e Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafëbuallit, pranë Bulqizës./tch/

The post Zjarri në jug të Shqipërisë, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair për të ndihmuar në shuarjen e flakëve appeared first on Telegrafi.

Ndërprerje e përditshme e ujit në rrugën “C” në Prishtinë, banorët ankohen për vështirësi në mes të vapës

27 July 2025 at 11:26

Banorët e rrugës “C” në Prishtinë po përballen me mungesë të ujit tash e disa ditë, ndërkohë që temperaturat e larta të verës po e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e kësaj situate.

Sipas tyre, ndërprerjet po ndodhin çdo ditë dhe zgjasin për disa orë, shpesh pa asnjë paralajmërim. Ata janë ankuar në redaksinë e Telegrafit, duke shprehur shqetësimin për mungesën e ujit në një periudhë kur nevojat për ujë janë edhe më të mëdha për shkak të vapës.

Banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, për mungesën e ujit./Telegrafi/

The post Ndërprerje e përditshme e ujit në rrugën “C” në Prishtinë, banorët ankohen për vështirësi në mes të vapës appeared first on Telegrafi.

Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren, policia arreston një person

27 July 2025 at 09:41

Një person është arrestuar të shtunën në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, kur i dyshuari mashkull kosovar ka përdorur një armë të tipit AK-47.

“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë AK47 me 10 fishekë si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja”, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

The post Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren, policia arreston një person appeared first on Telegrafi.

Sulmoi fizikisht babain e tij, arrestohet i dyshuari

27 July 2025 at 09:19

Një person është arrestuar të shtunën pasdite në Novobërdë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, kur është raportuar për një incident familjar.

“I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara,” thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si dhunë në familje./Telegrafi/

The post Sulmoi fizikisht babain e tij, arrestohet i dyshuari appeared first on Telegrafi.

Moti sot, temperaturat maksimale deri në 33 gradë Celsius

27 July 2025 at 07:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHMK njofton se vranësirat vende – vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 17 -20°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C.

Gjithashtu, bëhet e ditur se do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s. /Telegrafi/

The post Moti sot, temperaturat maksimale deri në 33 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

29 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive situata mbetet e vështirë në disa qarqe

26 July 2025 at 15:44

Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet shqetësuese, me 29 vatra të regjistruara në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 13 prej tyre janë ende aktive, ndërsa 6 të tjera janë në monitorim të vazhdueshëm.

Në Delvinë, flakët në zonën e fshatit Kalasë kanë përfshirë disa banesa. Operacionet për shuarjen e zjarrit vijojnë me angazhimin e forcave tokësore dhe helikopterëve, ndërsa situata mbetet kritike për shkak të terrenit të vështirë dhe erës.

Zjarre aktive raportohen edhe në qarqet Vlorë, Selenicë, Gjirokastër, Dibër, Mat, Bulqizë, Elbasan, Lezhë, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Berat, Kukës, Tiranë dhe Fier.

Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër janë djegur mbi 350 hektarë, ndërsa në Mat dhe Selenicë flakët rrezikojnë banesa dhe zona të banuara. Në Gjirokastër, zjarri pranë tunelit të Skërficës vijon të jetë aktiv.

Ndërhyrja në shumë raste bëhet e vështirë për shkak të terreneve malore dhe mungesës së aksesit rrugor./euronewsalbania/

The post 29 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive situata mbetet e vështirë në disa qarqe appeared first on Telegrafi.

Ferizaj, sulmohet roja i kafiterisë me thikë – policia arreston dy persona

26 July 2025 at 15:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 25 korrik 2025, rreth orës 20:55, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, të përfshirë në një sulm të rëndë fizik.

Sipas njoftimit, të dyshuarit, së bashku edhe me dy persona tjerë që ndodhen në arrati, kanë sulmuar me mjete të forta dhe me mjet të mprehtë – thikë, një viktimë mashkull kosovar. Viktima ishte duke ushtruar detyrën si sigurim fizik në një kafiteri në momentin e sulmit.

Për shkak të lëndimeve të marra, ai fillimisht ka marrë ndihmë në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, pasi gjendja e tij është konsideruar e rëndë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë të përfshirë në rast.

The post Ferizaj, sulmohet roja i kafiterisë me thikë – policia arreston dy persona appeared first on Telegrafi.

Edhe një qytetar tjetër përballet me Fitore Pacollin para Kuvendit: Për hajne, e ki me dokument

26 July 2025 at 13:58

Një qytetar e ka quajtur “hajne” deputeten e VV-së, Fitore Pacollin.

Ai u përball me Pacollin para Kuvendit të Kosovës, derisa po pritet të nisë seanca e 53-të konstituive.

Qytetari kishte me vete disa dokumente, për të cilat i thoshte Pacollit që në këto dokumente, del që ajo është një hajdute.

“Hajninë e ki me dokument, nuk po të kërcënoj, për hajne e ki me dokument”, thotë ai, raporton Klankosova.tv.

Megjithëse Pacolli i thoshte se nëse do të ballafaqohet me të, le t’i drejtohet organeve kompetente.

“Kur të duash ballafaqohemi me drejtësinë, shko te organet kompetente”, i tha Pacolli qytetarit.

E ky qytetar nuk la pa e përmendur incidentin e djeshëm, ku edhe një qytetar tjetër u ballafaqua me Fitore Pacollin, duke e quajtur “hajne”.

The post Edhe një qytetar tjetër përballet me Fitore Pacollin para Kuvendit: Për hajne, e ki me dokument appeared first on Telegrafi.

Zjarri në Pejë shkakton dëme prej 50 mijë euro , dyshohet se u ndez nga një familjar

26 July 2025 at 13:33

Një biznes i pjesëve të veturave është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë.

Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa familjarëve.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Gani Daci’. Dyshohet se deri te zjarri erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy familjarëve, ku njëri prej tyre ka shkuar në pllacin e tjetrit, ku ia ka vënë zjarrin disa makinave që ishin për pjesë. Sipas viktimës, dëmi është rreth 50 mijë euro”, ka potencuar ai.

Tutje, ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të policisë, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/

The post Zjarri në Pejë shkakton dëme prej 50 mijë euro , dyshohet se u ndez nga një familjar appeared first on Telegrafi.

Dheu i Bardhë vazhdon të mbetet pika kufitare më e ngarkuar, qytetarët po presin deri në një orë

26 July 2025 at 13:08

Pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuara edhe sot, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në këtë pikë ka kolona si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës.

Pritja për të hyrë në Kosovë arrin deri në një orë, ndërsa për të dalë, qytetarët po presin rreth 30 minuta.

Kolona janë raportuar edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku pritja për të hyrë në Kosovë është afërsisht 30 minuta.

Ndërkohë, pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim dhe nuk raportohet për kolona.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi duke klikuar këtu./Telegrafi/

The post Dheu i Bardhë vazhdon të mbetet pika kufitare më e ngarkuar, qytetarët po presin deri në një orë appeared first on Telegrafi.

❌
❌