Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Main stream

RTK në krizë financiare, të martën protestohet para Kuvendit të Kosovës

4 August 2025 at 13:47

Radiotelevizioni i Kosovës vazhdon të përballet me krizë të thellë financiare, si pasojë e mosndarjes të buxhetit për pjesën e dytë të vitit. Ky ngërç financiar po e vë në rrezik funksionimin e transmetuesit publik dhe të drejtat e punëtorëve. Në shenj proteste për gjendjen e krijuar, nesër, dy sindikata të RTK-së, do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit.

Kjo protestë përkrahet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që thonë se për RTK-në duhet të gjendet një zgjidhje sa më parë.

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës, ende nuk e kanë marrë pagën e muajit korrik, ndërkohë që nuk dihet se kur do t’i marrin këto e as se kur transmetuesit publik do t’iu ndahet pjesa e dytë e buxhetit vjetor.

Situata e krijuar si pasojë e ngërçit politik në vend dhe moskonstituimit të Kuvendit, po e vë në rrezik funksionimin e RTK-së dhe të drejtat e punëtorëve.

E, për të kundërshtuar gjendjen e krijuar, të martën, nga ora 11.00, dy sindikata të RTK-së, do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit. Kryetari i Shoqatë Sindikatës të Radio Kosovës, Pajazit Krasniqi, teksa kërkon zgjidhje për ndarjen e buxhetit për RTK-në, thotë se kjo edhe do të jetë kërkesa kryesore.

“Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë thirrur për nesër një protestë të përgjithshme. Protesta do të mbahet para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, si themelues i RTK-së, ndonëse dihet se Kuvendi nuk është funksional. Kërkesa e vetme do të jetë që Qeveria në detyrë t’i alokoj sa më shpejtë mjetet – pra pjesën e dytë të buxhetit i cili për këtë vit i takon me ligj Radiotelevizionit të Kosovës”, tha ai.

Krasniqi, thotë se nëse nuk do të ndahet buxheti, sindikatat do të ndërmarrin masa tjera sindikale.

“Nëse deri në fillim të javës së ardhshme Qeveria nuk e ndanë pjesën e dytë të buxhetit, atëherë jemi të detyruar të ndërmarrim edhe veprime tjera sindikale, për gjendjen e rëndë financiare. Tek kriza financiare nuk është çështje vetëm paga, por edhe funksionimi pa pengesa i RTK-së”, tha ai.

Protesta e së martës, përkrahet edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Kryetari i saj, Xhemajl Rexha thotë se është për keqardhja që punëtorët e RTK-së të mos mund të i marrin pagat, ndonëse për këtë ka zgjidhje.

“Është për keqardhje që kjo thirrje e të gjithëve, e pikë se pari e RTK-së, menaxhmentit të saj dhe punëtorëve, kjo thirrje ndaj Qeverisë nuk është dëgjuar. Nuk është dëgjuar as thirrja e faktorit vendor e ndërkombëtar që të ndahet buxheti për RTK-në. Qeveria e ka në dispozicion mundësinë që me një vendim të veçantë të ndajë buxhetin për gjashtë muajt e ardhshëm. E padyshim se një mosveprim i tillë do të shkaktoj dëme të mëdha në RTK”, deklaroi Rexha.

Për situatën e rëndë financiare në RTK, ditë më parë ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i cili iu është drejtuar me një letër zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për situatën emergjente në të cilën ndodhet RTK. Në letrën e tij, Qelaj thekson rëndësinë jetike të një transmetuesi publik funksional në një shoqëri demokratike dhe të drejtën e punëtorëve për pagesa të rregullta dhe kushte dinjitoze pune. /Telegrafi/

The post RTK në krizë financiare, të martën protestohet para Kuvendit të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë

4 August 2025 at 13:24

Në Portin e Durrësit ka pasur fluks hyrjesh ditët e fundit.

Nga data 31 korrik deri më 3 gusht, në vendin tonë kanë hyrë përmes trageteve të linjave detare me Italinë 24 374 persona dhe 7 780 mjete, duke shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit në prag të periudhës së Ferragostos.

Në të njëjtën periudhë, nga porti i Durrësit kanë dalë 9 789 pasagjerë dhe 2 896 mjete.

Sipas kapitenit të portit të Durrësit, Tauland Allka, masat e marra nga të gjithë autoritetet dhe operatorët portualë kanë bërë të mundur një përpunim të qetë dhe të shpejtë të pasagjerëve dhe mjeteve, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Vëmendja është përqendruar në hyrje, për shkak të fluksit më të madh të lëvizjeve.

Fluksi pritet të vijojë me intensitet të lartë deri më 15 gusht, kur ferragost (mes gushti) në Itali sjell në atdhe valën më të madhe të shqiptarëve të diasporës, të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj. /Tch/

The post Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë appeared first on Telegrafi.

Thirrjet raciste në Kumanovë, Osmani: Kosova do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve

4 August 2025 at 11:54

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani.

Osmani tha se këto thirrje janë të papranueshme.

“Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha Osmani.

Ajo theksoi se edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane.

“Sporti duhet të jetë mjet bashkimi, jo platformë për ideologji të errëta që ngjallin kujtime të dhimbshme dhe kërcënojnë paqen”, u shpreh ajo.

E para e shtetit të Kosovës iu bëri thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes , mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE.

“Republika e Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë”, theksoi presidentja Vjosa Osmani. /Telegrafi/

The post Thirrjet raciste në Kumanovë, Osmani: Kosova do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Millosh Antoviq arrin marrëveshje për pranim fajësie, akuzohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

4 August 2025 at 11:49

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie mes të akuzuarit Millosh Antoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Antoviq akuzohet për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023 në Zveçan.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se duke respektuar në tërësi dispozitat ligjore kanë arritur marrëveshje për pranim fajësie me të akuzuarin Antoviq, andaj edhe propozoi që të aprovohet marrëveshja e arritur, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Antoviq, avokati Pleurat Bekaj tha se duke i kuptuar pasojat edhe benifitet e pranimit të fajësisë dhe pas konsultimit të mjaftueshëm me të akuzuarin, ky i fundit ka pranuar fajësinë.

Sa i përket dënimit, prokurori propozoi që për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” t’i shqiptohet dënimi me burg efektiv prej 2 vitesh, për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penlae dhe huliganizmi”, t’i shqiptohet dënimi me 6 muaj burgim me mundësi zëvendësimi me gjobë prej 18 mijë euro, për shitblerje të narkotikëve t’i shqiptohet dënimi prej 3 vitesh burgim, si dhe për armëmbajtje pa leje t’i shqiptohet dënimi me gjobë prej 2 mijë euro.

Kodraliu propozoi që të akuzuarit Antoviq t’i shqiptohet dënimi unik prej 5 vitesh me burgim efektiv dhe gjobë 20 mijë euro. Në dënimin me burgim, u propozua t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 15 prillit 2025.

Gjithashtu, t’i konfiskohet edhe telefoni meqenëse me të njëjtin, sipas prokurorit, ka kryer veprën penale. Si dhe t’i konfiskohet narkotiku dhe arma, dhe të asgjësohen sipas procedurave ligjore.

Marrëveshja për pranim fajësie më pas u aprovua nga gjykatësi Valon Kurtaj, ndërsa edhe shpallja e aktgjykimit do të bëhet sot.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 korrik 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Millosh Antoviqit i njohur me pseudonimin “Xhajo”, për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023 në Zveçan. Ai ngarkohet për katër vepra penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas aktakuzës, më 29 maj 2023, që nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri Millosh Antoviq në koordinim me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës i ka sulmuar dhe seriozisht i ka kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, shufra të ndryshme, koktej molotovi dhe mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe armë zjarri.

Aty thuhet se si pasojë janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej tyre nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Me këto veprime, kanë rrezikuar seriozisht jetën dhe trupin e këtyre zyrtarëve policorë dhe u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, Antoviq akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402, par.6 lidhur me par.2 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, Antoviq akuzohet  se me datë dhe kohë të njëjtë si në pikën 1 të aktkauzës, në koordinim me shumë të pandehur të tjerë, ka marrë pjesë aktive në turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, ku përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit.

Sipas aktakuzës, edhe përkundër urdhrave të ushtarëve të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës dhe refuzim të hyrjes në objektin e komunës, i pandehuri së bashku me të pandehurit e tjerë kishin filluar që të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar me mjete të forta, molotov dhe mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe armë zjarri, nga të cilat u lënduan 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej tyre nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë, si dhe në veturat e gazetarëve që po mbulonin ngjarjet e asaj dite, duke përfshirë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin në masë të madhe.

Me këto veprime, Antoviq akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” nga neni 404, par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Millosh Antoviq ngarohet se më 15 prill 2025, në shtëpinë e tij në Zhitkovc të Zveçanit, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin, ka poseduar me qëllim të shitjes substanca narkotike, ku gjatë bastisjes i janë gjetur dhe sekuestruar 646 gramë kanais, 8,94 gramë kokainë, dhe 12.33 gramë likodan.

Me këto veprime, akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par.2 të Kodit Penal.

Në pikën e katërt të aktakuzës, Antoviq akuzohet se nga data e papërcaktuar deri më 15 prill 2025, në shtëpinë e tij gjatë bastisjes i është gjetur një  armë pneumatike, të cilën e mbante pa leje. E njëjta i është sekuestruar.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit nga 15 prilli 2025. /BetimipërDrejtësi/

The post Millosh Antoviq arrin marrëveshje për pranim fajësie, akuzohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan appeared first on Telegrafi.

Kolona të gjata në kufi, pritje deri në 1 orë për hyrje në Kosovë

4 August 2025 at 11:25

Fluks i shtuar në disa pika të kalimit kufitar me kohë të zgjatura pritjeje, veçanërisht për automjetet në hyrje të vendit tonë.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 11:10 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika kufitare Muçibabë ka regjistruar pritje deri në 1 orë në hyrje, ndërsa në dalje koha e pritjes është 5 minuta. Kolona e veturave arrin deri në 600 metra në hyrje.

Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 30 minuta, ndërsa kolona e veturave është 350 metra.

Ndërsa për të dalë nga vendi në këtë pikëkalim kufitar është 20 minuta dhe kolona e veturave është 300 metra. /Telegrafi/

 

The post Kolona të gjata në kufi, pritje deri në 1 orë për hyrje në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Ilir Metës i komunikohet sot mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

4 August 2025 at 09:46

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë Ilir Meta.

Avokati Kujtim Cakrani i tha gazetares së Top Channel Anila Hoxha se do jenë te pranishëm edhe ai si mbrojtës dhe ish presidenti Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK.

Komunikimi i mbylljes së hetimeve duhet të procedohej të hënën e kaluar, por meqenëse avokati i Metës gjendej jashtë vendit u shty për në fillim të kësaj Jave.

Më herët metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat  dhe po ashtu akuzuar dhe mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit. /Tch/

 

The post Ilir Metës i komunikohet sot mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK appeared first on Telegrafi.

Kërkohet bashkëpunim i qytetarëve, policia publikon fotografinë e dy personave për vjedhje në Gjilan

4 August 2025 at 09:19

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në vazhdimësi policia ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

The post Kërkohet bashkëpunim i qytetarëve, policia publikon fotografinë e dy personave për vjedhje në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Kosova heq tarifën doganore prej 10% për produktet nga SHBA

1 August 2025 at 11:36

Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Këtë e bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kurti tha se të gjitha produktet e SHBA-së që do të hyjnë në Kosovë do të kenë tarifë 0 për qind.

“Vendim tjetër i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganare me SHBA-të. Tani e tuje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në Kosovë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj… Ky është një hap i radhës që dëshmon për marrëdhënie shumë të mira ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

 

The post Kosova heq tarifën doganore prej 10% për produktet nga SHBA appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj, rasti po hetohet

1 August 2025 at 11:23

Një person është gjetë pa shenja jete të enjten në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarja ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore  si dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

The post Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

“Fjalët magjike nisin në shtëpi”, Visar Sadiku flet për edukimin e fëmijëve dhe rolin e prindit

1 August 2025 at 09:55

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital, psikologu klinik Visar Sadiku ka ndarë mendimet dhe përvojën e tij rreth sjelljeve të fëmijëve dhe rëndësisë së përdorimit të fjalëve magjike në edukimin e tyre.

Gjatë bisedës, ai ka trajtuar një prej problemeve më të shpeshta që hasen në sjelljet sociale të fëmijëve: mungesa e përshëndetjes, komunikimit dhe përdorimit të shprehjeve bazike si “të lutem”, “faleminderit” dhe “më fal”.

“Tani ne shohim që në takime me njerëz shpeshherë ka ankesa që fëmija nuk të përshëndet, nuk të përfill fare”, theksoi Sadiku.

Ai shtoi se, ndonëse kjo mund të duket si sjellje e paedukatë apo mungesë respekti, problemi nuk qëndron te fëmija, por te mënyra e prindërimit: “Ky është problemi i prindit”.

Sadiku argumenton se shumë prindër krijojnë një hapësirë personale për fëmijët e tyre, duke i izoluar nga mjedisi social dhe duke i vendosur rregulla të rrepta vetëm sipas këndvështrimit të tyre.

Kjo sjellje, sipas tij, ndikon në formimin e një qëndrimi të keq-përshtatur social, që nuk është çrregullim, por rezultat i mungesës së punës së vazhdueshme edukative me fëmijën.

“Në gjuhën tonë popullore ka një shprehje shumë të bukur që thotë: ‘Shtëpia nuk ndërtohet nga çatia’. Edukimi i një fëmije fillon hap pas hapi”, u shpreh ai, duke theksuar se edukimi nuk mund të fillojë kur fëmija është tashmë 12 vjeç dhe nuk di si të sillet në një mjedis social.

Një tjetër pikë që Sadiku e thekson me shqetësim është mungesa e përdorimit të fjalës “më fal” në kulturën tonë familjare dhe sociale.

Ai thekson se, edhe pse shpesh jemi të vetëdijshëm për gabimet tona dhe e kuptojmë se mund të kemi lënduar dikë, shumë rrallë e themi me zë këtë fjalë.

“E nënkuptojmë që po na vjen keq, por nuk e themi më fal. Dhe kjo ka të bëjë me stilin e prindërimit që e ka rritur fëmijën”, u shpreh ai.

“Prindi është modeli primar. Fëmijët do të aplikojnë sjelljet e prindit sepse ndaj tyre janë të ekspozuar më së shumti”, ka thënë ndër të tjera Sadiku. /Telegrafi/

Për më shumë shikoni podcastin e plotë në Youtube: 

 

The post “Fjalët magjike nisin në shtëpi”, Visar Sadiku flet për edukimin e fëmijëve dhe rolin e prindit appeared first on Telegrafi.

“Terren i pashkelur kushtetues”, analistët: Gjykata Kushtetuese në kërkim të zgjidhjes për ngërçin politik

1 August 2025 at 09:52

Kosova gjendet në një situatë tejet të ndërlikuar, në një bllokadë institucionale, ku edhe pas 54 seancave nuk u arrit konstituimi i Kuvendit të Kosovës.  

Ky bllokim politik ka detyruar Gjykatën Kushtetuese të ndërhyjë me një masë të përkohshme, për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit dhe për të ofruar zgjidhje për dalje nga kriza.

Albert Krasniqi

Në lidhje me këtë, Albert Krasniqi nga organizata Demokracia Plus, në një prononcim për Telegrafin, theksoi se Gjykata Kushtetuese ka para vetes një mundësi historike, të korrigjoj gabimet që ka bërë përbërja e kësaj Gjykate në aktgjykimin e vitit 2014 lidhur me interpretimin e grupit parlamentar.

Sipas tij, në këtë drejtim, për të pamundësuar bllokadat prej subjektit politik që del i pari në zgjedhje dhe për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit, duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve thelbësore.

“Se a ka abuzuar Avni Dehari me detyrën e tij si kryesues i seancës konstituive dhe cilat është procedura e zëvendësimit të kryesueseve që abuzojnë? A ka abuzuar VV me të drejtën për propozim të kandidatit për kryetar të Kuvendit përmes bllokadave të qëllimshme që ka vendosur, dhe a humbet kjo e drejtë nëse me të abuzohet dhe nuk ushtrohet?. Nëse po, kush e pason ushtrimin e kësaj të drejte?”.

Krasniqi po ashtu tha se gjykata duhet të sqaroj pasojat e tejkalimit të afatit prej 30 ditësh që ka vendosur për konstituim të Kuvendit.

“Por, që në asnjë rrethanë, kjo nuk duhet të jetë marrja e mandatit të deputetëve aktual apo shpërndarje të Kuvendit për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, pa u dhënë mundësia për të provuar nëse brenda legjislaturës aktual ekziston një shumicë parlamentare”, tha ai.

Në të njëjtën linjë, edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se vendi ndodhet në një terren të pashkelur kushtetues.

Eugen Cakolli

Ai theksoi se mungesa e pasojave të qarta juridike nga ana e Gjykatës në të kaluarën ka krijuar një kulturë të papërgjegjshmërisë politike.

“Është tejkaluar një afat kushtetues, që në vlerësimin tim është cenimi më serioz i rendit kushtetues që mund t’i bëhet procesit të formimit të institucioneve”.

Sipas Cakollit, shtyrja e afatit përtej kushtetutës, apo justifikimi i tij përmes sjelljeve jokushtetuese, rrezikon të kthehet në precedent të rrezikshëm, ku bllokadat politike bëhen mjet legjitim për të penguar funksionimin e shtetit.

Të dy ekspertët bien dakord se Gjykata Kushtetuese është në pozitën që të ndërtojë një precedent të ri kushtetues dhe të vendosë një standard të qartë që ndalon abuzimin me vakuumet ligjore.

Cakolli theksoi se “Gjykata nuk ka nevojë ta shpërndajë Kuvendin, sepse ai nuk është konstituuar. Mjafton të konstatojë jo kushtetutshmëri të mandatit aktual dhe t’i hapë rrugë Presidentes që të shpallë zgjedhje të reja”.

Sipas tij, Gjykata duhet të jetë garant i funksionimit të institucioneve dhe të përforcojë parimin e sigurisë juridike, duke përjashtuar mundësinë e rikthimit të deputetëve të legjislaturës së kaluar, si dhe të vendosë kufizime të qarta për sjellje politike që cenojnë rendin demokratik.

Ndryshe, moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të vitit 2025 ka nxjerrë në pah një krizë serioze politike dhe institucionale.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt dhe ende nuk ka Kuvend të konsoliduar të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Pas betimit të deputetëve, procesi ka ngelur në votimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia me përqindjen më të lartë të votave që ka marr ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe nuk po heqë dorë nga ky emër.

Partitë tjera, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se emri i Haxhiut është i papranueshëm për kryetare të Kuvendit pasi nuk është unifikues.

PDK dhe AAK kanë kërkuar që LVV të ndërrojë kandidatin dhe ta vë një emër të pranueshëm, ndërkaq nga LDK kanë deklaruar se nuk do të votojnë për asnjë kandidat të LDK-së.

Pas mospajtimeve, kryesuesi Avni Dehari ka vënë në votim formimin e një Komisioni Zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit, por që në mungesë të kuorumit nuk ka kaluar. /Telegrafi/

The post “Terren i pashkelur kushtetues”, analistët: Gjykata Kushtetuese në kërkim të zgjidhjes për ngërçin politik appeared first on Telegrafi.

Vidhen 30 armë zjarri brenda një poligoni të shenjëtarisë në Drenas, rasti po hetohet

1 August 2025 at 09:38

Një person ka raportuar se persona të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda një poligoni të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 01:29, në Drenas.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm në vlerë të konsiderueshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se rasti po hetohet. /Telegrafi/

 

The post Vidhen 30 armë zjarri brenda një poligoni të shenjëtarisë në Drenas, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

“Pasi e grabitën, e rrahën dhe e kërcënuan brenda një veture”, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë – dy të tjerë në kërkim

1 August 2025 at 09:30

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë grabitur një shtetas të huaj e më pas kërcënuar e rrahur brenda një veture në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarve iu është sekuestruar një armë zjarri – pistoletë e kalibrit 9 mm, pa karikatorë dhe fishekë e cila dyshohet se është përdorë në rast.

“Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, më datën 31.07.2025 është arritur të lokalizohen dhe arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku nga të njëjtit është sekuestruar edhe një armë zjarri -pistoletë e kalibrit 9 mm, pa karikatorë dhe fishekë e cila dyshohet se është përdorur në rast, po ashtu tek të dyshuarit është gjetur edhe portofoli me dokumente personale të ankuesit”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin në kërkim policor janë edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafin/

 

 

The post “Pasi e grabitën, e rrahën dhe e kërcënuan brenda një veture”, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë – dy të tjerë në kërkim appeared first on Telegrafi.

SPAK godet rrjetin e Call Center-ave, miliona euro nga aktiviteti kriminal

31 July 2025 at 15:58

Një operacion i gjerë antidashtri, i koduar “Pandora”, ka çuar në goditjen e një skeme të sofistikuar kriminale që vepronte përmes call center-ave të rremë në Tiranë, duke mashtruar qytetarë gjermanë me miliona euro.

Hetimet kanë zbuluar një grup të strukturuar kriminal mshtronin persona që kishin humbur investimet në platformat Forex.

Në një deklaratë për mediat, prokurori i SPAK, Ened Nakuçi, tha: “Nën drejtimin e SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimit Kibernetik, Policinë e Shtetit, BKH-në dhe Policinë Gjermane, janë ekzekutuar masat e sigurisë për autorët e dyshuar të krimit kompjuterik në call center-a në Shqipëri, në kuadër të një procedimi penal ndërkombëtar”.

Sipas tij, hetimet nisën në dhjetor të vitit 2023 nga autoritetet gjermane, të cilat regjistruan një procedim penal pas indicieve për veprimtari të paligjshme që kishte lidhje me Shqipërinë.

“Grupi kriminal vepronte përmes call center-ave në Tiranë, duke u paraqitur si oficerë policie të rremë. Ata telefononin qytetarë gjermanë që kishin humbur investimet në Forex dhe i bindnin se mund t’i rimerrnin paratë e humbura, kundrejt pagesave të mëtejshme apo dhënies së të dhënave personale.”-u shpreh Nakuçi.

Provat e mbledhura pas kontrollit në një prej call center-ave në Tiranë kanë qenë vendimtare për zbardhjen e skemës. Sipas prokurorit, hetimet treguan qartë strukturimin dhe organizimin e grupit në funksione të ndara dhe me role të përcaktuara, tipike për një organizatë kriminale.

“Gjykata ka vendosur masat e sigurisë ‘arrest me burg’ për 5 shtetas dhe ‘arrest në shtëpi’ për 3 të tjerë. Kjo është një goditje e rëndësishme ndaj mashtrimeve ndërkombëtare që kryhen përmes teknologjisë dhe që cenojnë sigurinë dhe besimin e qytetarëve evropianë”, theksoi Nakuçi. /euronews/

 

The post SPAK godet rrjetin e Call Center-ave, miliona euro nga aktiviteti kriminal appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një 45 vjeçar i dënuar me 5 vjet burg në Fushë Kosovë

31 July 2025 at 15:51

Një person në kërkim është arrestuar me urdhëresë gjykate, i dënuar me pesë vite burgim në Fushë Kosovë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e  veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si  autor të veprave penale.

“Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia e Fushë Kosovës ndërmori sot, arriti të arrestoj personin e kërkuar;  Sh. Sh, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale ‘Dhunimi’ “, thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se i njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

The post Arrestohet një 45 vjeçar i dënuar me 5 vjet burg në Fushë Kosovë appeared first on Telegrafi.

Veterani i luftës dorëzon kallëzim penal ndaj deputetes Fitore Pacolli

31 July 2025 at 13:24

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Sipas Pllashnikut, Pacolli ka bërë deklarata të pavërteta dhe fyese ndaj tij, familjes dhe vajzës së tij.

Ai thotë se deputetja e ka quajtur vajzën e tij “kriminele” për shkak të paraqitjeve të saj në media.

“Pacolli ka gabuar rëndë. Më ka akuzuar mua, familjen time dhe mediat pse vajza ime po shfaqet në intervista. Ajo po thotë: ‘Pse po e thirrni një vajzë kriminele?’ Dua t’i them Fitores se unë nuk jam kriminel, jam çlirimtar. Unë me shokët e mi ia kam sjellë lirinë këtij vendi. Ajo është hajdute, ka vjedhur”, deklaroi Pllashniku. /Telegrafi/

The post Veterani i luftës dorëzon kallëzim penal ndaj deputetes Fitore Pacolli appeared first on Telegrafi.

A do të vendosen shenja ndalimi për kërcim nga ura e Ujmanit?

30 July 2025 at 15:58

Një shenjë që ndalon kërcimin prej urës, apo edhe disa rrethoja më të larta, do të duhej të vendoseshin në urën e Liqenit të Ujmanit, thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti.

Çështja e sigurisë në vende të tilla u tematizua edhe më shumë pas një ngjarjeje tragjike që ndodhi të dielën, më 27 korrik.

Një 33-vjeçar u raportua se kërceu nga ura dhe u mbyt në Liqenin e Ujmanit.

Trupi i tij u gjet vetëm tri ditë më vonë nga ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Përderisa aksidenti nuk ka ndodhur si rezultat i përplasjes në komunikacion ose diçka të ngjashme, krejt çfarë mund të jetë është një shenjë komunikacioni që ndalohet kërcimi prej urës dhe ajo nuk është ekskluzivisht shenjë e komunikacionit, por është një prej shenjave që ne i propozojmë – që nuk lejohet kërcimi prej rrugës. Mundet gilinderat [rrethojat] të ngriten më lartë që qytetarët të mos mund ta përdorin mundësinë e kërcimit… ajo është nën juridiksionin e Ministrisë së Infrastrukturës. Ajo rrugë duhet të jetë në juridiksionin e tyre dhe nëse ata nuk kanë shenjë të komunikacionit, e adaptojnë një”, thotë Ahmeti në një përgjigje për KosovaPress.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë se, pas rastit tragjik të 33-vjeçarit, kanë diskutuar me Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” për vendosjen e shenjave.

“Jo, s’ka pasur [shenja paralajmëruese]….Kemi biseduar [me Ibër Lepencin] pasi ka ndodhur rasti, u kemi thënë se kush është përgjegjës për vendosjen e shenjave aty dhe besoj që Ibër Lepenci e merr sepse ata janë përgjegjës për liqen e për këto, ata do të punojnë për vendosjen e shenjave ku do që ka nevojë të përcaktojë vendin, zonën e ndalimit ku nuk duhet të lahen”, thotë ai.

Por, kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka ka thënë se nuk është kompetencë e ndërmarrjes që të vendosë për shenjat në rrugë, ndërsa pohon se duhet të ketë koordinim në mes të institucioneve.

“Nuk ka pasur shenja. Ato normalisht duhet të koordinohen, unë nuk vendosi shenja. Duhet me u thirr në ndonjë ligj që të vendosen shenja. Sa i përket infrastrukturës, sa i përket Ibër Lepencit në digë, në kanal edhe në central shenjat janë. Tash unë nuk mund të vendosi shenja nëpër ura, nëpër krejt autostradën që kalon ka liqeni… Unë nuk mund t’i vendosi vet këto gjëra, normalisht që duhet të kemi koordinim jo vetëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sepse këtu ngërthehen shumë gjëra. Është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është liqeni. Ende statusi i liqenit nuk është i definuar a është uji për pije, sepse uji i liqenit të Ujmanit përdoret për pije. I ka disa kufizime të caktuara, është pak një operacion që kërkon ndërthurje të shumë ministrive”, thotë ai.

Në anën tjetër, Departamenti i Menaxhimit të Rrugëve në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës nuk është përgjigjur lidhur me këtë çështje, deri në publikimin e këtij artikulli.

“Nuk kam informacion, [nëse ka pasur shenja paralajmëruese] është pjesë e rrugëve, me siguri ka pasur por dërgo pyetje tek departamenti mandej ju përgjigjen më saktësisht…”, deklaron Durmishi.

Ndryshe, liqeni i Ujmanit ndodhet në Zubin Potok, e cila është një nga katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Dje, gjatë kohës sa po zhvillohej operacioni i kërkim-shpëtimit, kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri tha se terreni është i vështirë dhe se thellësia është e madhe.

“Terreni është bukur i vështirë në 30 deri në 40 e më shumë metra thellësi, 60 është këtu por mund të jetë edhe më tepër. Ka mbeturina të ndryshme që në thellësi është vështirë që operimi duhet teknikisht të jetë i pajisur”, ka deklaruar Zeqiri.

KosovaPress ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me numrin e rasteve tragjike nëpër liqe, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli. /KP/

The post A do të vendosen shenja ndalimi për kërcim nga ura e Ujmanit? appeared first on Telegrafi.

“Lëndë narkotike, pesë telefona me kartelë”, parandalohet futja e kontrabandës në burgun e Dubravës

30 July 2025 at 13:59

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm parandalues kundër një tentative për futje të kontrabandës në zonën sterile të Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se pas pranimit të informacioneve proaktive dhe organizimit operativ në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, në koordinim dhe nen organizimin e Departamentit për Siguri të Qendrës Korrektuese të Dubravës, është realizuar një bastisje e menjëhershme.

Tutje në postim thuhet se gjatë kontrollit janë zbuluar pesë qese të zeza, të mbështjella dhe të izoluara me izolir të tejdukshëm.

“Qeset janë lokalizuar dhe brenda tyre janë gjetur:  lëndë e dyshuar narkotike e ndarë në disa njësi, me peshë të përgjithshme prej 98 gramësh (me mbështjellës); pesë telefona të markës Samsung, prej të cilëve njëri kishte SIM kartelë të vendosur të operatorit IPKO, si dhe dy SIM kartela të papërdorura të të njëjtit operator”, thuhet në postim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në postim ky operacion është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Njësisë së Inteligjencës, Departamentit të Sigurisë së QK Dubravë dhe zyrtarëve përgjegjës të sigurisë, dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për të parandaluar çdo përpjekje për futjen e kontrabandës dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar brenda institucioneve korrektuese. /Telegrafi/

The post “Lëndë narkotike, pesë telefona me kartelë”, parandalohet futja e kontrabandës në burgun e Dubravës appeared first on Telegrafi.

Tregu i lirë energjetik, Hoti: Pasojat do të jenë të mëdha për bizneset

30 July 2025 at 13:26

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se vendimi i ZRRE-së për dalje në treg të hapur të energjisë për biznese, i cili nesër hyn në fuqi, ka krijuar pasiguri të madhe për furnizim me energji për biznese.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo gjendje është e pakuptimtë.

“Do të duhej të mbaheshin konsultime e të bëheshin shumë përgatitje. Vendimi do të duhej të dakordohej me komunitetin e bizneseve. Pasojat do të jenë të mëdha: largim i investitorëve ekzistues vendorë e ndërkombëtarë, mosardhje e investitorëve të rinj, mungesë e investimeve vendore, rritje e kostove të bizneseve vendore, humbje e aftësisë konkurruese të produkteve vendore në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, shtrenjtim i kostos së jetesës për qytetarë, rritje e papunësisë”, ka shkruar Hoti.

Tutje ai the se si rezultat, brenda një kohe të shkurtër do të vërejmë përkeqësim të bilancit tregtar, pasi produktet e huaja do të vërshojnë tregun e vendit.

“Kjo qasje arbitrare e ZRRE-së, e mbështetur nga Qeveria e mashtrimit, vetëm bizneseve kosovare nuk u shërben. Nuk e di në çfarë agjende janë futur ZRRE-ja dhe Qeveria e mashtrimit, por sigurisht jo në agjendë që është në interes të bizneseve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Ndërkaq, të gjitha bizneset në Kosovë me mbi 50 punëtorë, ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro më 31 korrik që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë furnizues të licencuar të energjisë elektrike, do të mbesin pa rrymë.

Kështu thanë për Telegrafin nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

Nga ZRRE theksuan se nuk ka mundësi që të shtyhet vendimi pasi kjo është obligim ligjor dhe nuk mund të shtyhet në bazë të kërkesave të palëve. /Telegrafi/

The post Tregu i lirë energjetik, Hoti: Pasojat do të jenë të mëdha për bizneset appeared first on Telegrafi.

Përleshje në Carrabreg, arrestohen dy persona – sekuestrohen nëntë armë stilolapsi dhe fishekë

30 July 2025 at 09:48

Dy persona janë arrestuar të martën rreth orës 15:00 pasi ishin përleshur në mes vete në fshatin Carrabreg të Deçanit.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se zyrtarët policorë gjatë trajtimit të rastit dhe marrjes së informatave te njëri nga të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar nëntë armë në formë stilolapsi dhe katër fishekë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Deçan, me datën 29.07.2025, rreth orёs 15:00, ёshtё njoftuar se nё fashtin Carrabreg-Deçan, ёshtё njё përleshje mes dy personave. Njësitet Policore tё Stacionit Policor nё Deçan, menjëherë kanё dalё ne vendin e ngjarjes, gjatё trajtimit tё rastit dhe marrjes sё informatave, tek i dyshuari janё  gjetur dhe sekuestruar: nёntё armё nё formё stilolapsi dhe katёr fishekë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje në shtёpinё e personit tё dyshuar, mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme.

“I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

The post Përleshje në Carrabreg, arrestohen dy persona – sekuestrohen nëntë armë stilolapsi dhe fishekë appeared first on Telegrafi.

❌
❌