Newcastle shkakton tronditje me çmimin e kërkuar për Alexander Isak
Alexander Isak i ka kërkuar Newcastle të shqyrtojë mundësinë e një largimi të mundshëm nga klubi, por gjetja e një destinacioni të ri mund të mos jetë aq e lehtë sa ai mendon.
Isak është një nga emrat më të kërkuar në Ligën Premier dhe ka qenë i lidhur gjatë gjithë verës me një kalim te Liverpool, ndërsa Newcastle ka luftuar për të mbajtur yllin e tyre.
Dukej se Liverpool do të lëvizte për të siguruar shërbimet e sulmuesit, por Neëcastle thuhet se refuzoi interesimin e tyre, çka bëri që kampionët anglezë të nënshkruajnë me Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt për një shumë fillestare prej 69 milionë eurosh, që mund të arrijë deri në 79 milionë.
Ekitike shihej si një alternativë ndaj Isak, mirëpo tashmë Isak i ka kërkuar Newcastle që të shqyrtojë mundësinë e një transferimi dhe si pasojë është lënë jashtë skuadrës që do të marrë pjesë në turneun përgatitor në Singapor dhe Korenë e Jugut.
Liverpool tashmë ka shpenzuar më shumë se 250 milionë euro këtë verë për të përforcuar skuadrën e Arne Slot në mbrojtje të titullit, duke nënshkruar me Ekitike, Florian Wirtz, Milos Kerkez dhe Jeremie Frimpong.
Nëse ata do të rikthenin interesin për Isak, shpenzimet e tyre mund të kalonin shifrën e 400 milionë eurove, sipas një raporti të The Athletic.
Raporti thekson se Newcastle do të pranojë të hyjë në bisedime për sulmuesin 25-vjeçar vetëm nëse ofertat fillojnë nga 150 milionë euro, çka do ta bënte atë menjëherë futbollistin e tretë më të shtrenjtë në histori pas Neymar dhe Kylian Mbappe.
Gjithashtu thuhet se tarifat e agjentëve mund të shtojnë mbi 20 milionë euro në kostot totale për klubin blerës, pa përmendur pagat që mund të arrijnë në 300 mijë euro në javë./Telegrafi/
The post Newcastle shkakton tronditje me çmimin e kërkuar për Alexander Isak appeared first on Telegrafi.