“Njeriu që më shkatërroi jetën” – Vajza që përflitet si e bija e Putinit thyen heshtjen
Një seri mesazhesh të pazakonta në Telegram kanë ndezur sërish spekulimet rreth Louisa Rozova-s, e njohur ndryshe edhe si Elizaveta Krivonogik, 22-vjeçarja që prej vitesh është përfolur si vajza e fshehtë e Vladimir Putinit.
Për herë të parë, ajo është shprehur publikisht me tone të forta kundër presidentit rus, duke dënuar haptazi luftën në Ukrainë dhe lënë të kuptohet se pas gjithë kësaj dhimbjeje qëndron një njeri shumë i afërt me të.
“Burri që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen,” shkruan ajo në një postim në Telegram, që ka ngjallur reagime të shumta ndërkombëtare.
Rozova, e cila prej kohësh jeton në Paris dhe është aktive në fushën e artit, ka qenë larg vëmendjes publike për vite me radhë. Por këtë herë, ajo ka zgjedhur ta tregojë fytyrën dhe zërin e saj:
“Është çliruese të jem në gjendje t’ia tregoj përsëri fytyrën time botës. Më kujton kush jam dhe kush ma shkatërroi jetën,” shkroi ajo bashkë me një selfie të publikuar në rrjet.
"The man who took the lives of millions and destroyed mine as well" — Putin’s alleged illegitimate daughter has released personal photos and publicly criticized her dictator father, according to the German outlet BILD.
Luiza Rozova was born on March 3, 2003, in Saint… pic.twitter.com/HJmF8j7vBn
— Visioner (@visionergeo) August 4, 2025
The post “Njeriu që më shkatërroi jetën” – Vajza që përflitet si e bija e Putinit thyen heshtjen appeared first on iconstyle.al.