Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Main stream

Ademi: Kërkojmë veting me mbikëqyrje ndërkombëtare për të gjithë bartësit e funksioneve publike

29 July 2025 at 11:56

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot kërkoi që të mbështetet propozimi i tyre për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Kërkojmë që të mbështetet propozimi i BDI-së për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, një proces gjithpëfshirë dhe i pa kompromis që do të kthejë besimin e të gjithë qytetarëve në drejtësi dhe institucione.

Ritheksojmë vendimin tonë të kahershëm për hetim ndaj të gjitha partive politike pa përjashtim në 33 vitet e fundit.

Kërkojmë po ashtu verifikim dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e funksioneve publike në 33 vitet e fundit, si për ministra, deputetë, kryetar komunash, drejtor, gjyqtarë, prokurorë”, tha Ademi.

Ai tha se poashtu kërkojnë edhe hetim për mënyrën e privatizimit në vend, që siç tha, në shumë raste shërbeu për krijimin e oligarkëve të paprekshëm.

“Kërkojmë hetim për veprimtarin e organeve të sigurisë së shtetit dhe për funksionarët në sigurim të shtetit, që kanë punuar që nga viti 1945 e këndej si në OZNA, UDB, SDB, DBK, UBK, ABN”, tha Ademi.

Ademi shtoi se në vitin 2020 BDI ka dorëzuar propozim ligj për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, por asnjë parti nuk e ka përkrahur atë./Telegrafi/

 

The post Ademi: Kërkojmë veting me mbikëqyrje ndërkombëtare për të gjithë bartësit e funksioneve publike appeared first on Telegrafi.

Trendafilov: Do të kërkojmë rritjen e pagës minimal në 500 euro

29 July 2025 at 11:31

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) mori vendimin për përfaqësimin dhe në seancën e nesërme të Këshillit Ekonomik dhe Social (KES) do të ngrejë çështjen e një page minimale prej 500 eurosh dhe një rritje shtesë prej 6.000 denarësh të të gjitha pagave të tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nesër është një mundësi e mirë për Qeverinë që të tregojë se kujdeset për punëtorët, dhe që deputetët të miratojnë ndryshime të shpejta ligjore dhe të vendosin një pagë minimale prej 500 eurosh para zgjedhjeve lokale”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

Siç tha Trendafilov, shporta minimale sindikale e llogaritur nga LSM vitin e kaluar është rritur për 6.500 denarë, ndërsa vetëm këtë vit seksioni i ushqimit dhe pijeve është rritur për 2.000 denarë që nga përfundimi i masës së fundit, ose 150 euro shpenzime jetese për një familje me katër anëtarë.

Sipas tij, justifikimet e Qeverisë se punëtorët dhe punëdhënësit duhet të ulen dhe të bien dakord për një rritje të pagës minimale nuk vlejnë më.

Sipas tij, justifikimet e Qeverisë se punëtorët dhe punëdhënësit duhet të ulen dhe të bien dakord për një rritje të pagës minimale nuk qëndrojnë më.

Duke cituar Eurostat-in, Trendafilov theksoi se 55.7 përqind e punëtorëve dhe qytetarëve në vend nuk mund të përballojnë pushime vjetore shtatëditore në Dojran dhe kjo, tha ai, duhet t’i shqetësojë politikëbërësit.

Paga minimale prej 400 eurosh në Maqedoni, tha Trendafilov, është më e ulët se ajo në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Slloveni dhe Kroaci./Telegrafi/

The post Trendafilov: Do të kërkojmë rritjen e pagës minimal në 500 euro appeared first on Telegrafi.

Qeveria anuloi listën e propozuar të kandidatëve për gjyqtar në Strasburg, pretendohet se Ristoska, Gajdova dhe Apostolski nuk i plotësojnë kushtet

29 July 2025 at 11:07

Qeveria nuk e pranoi listën e propozuar prej tre kandidatësh për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) – prokuroren Lence Ristoska, gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Gabriela Gajdova dhe avokatin Jordan Apostolski, me arsyetimin se nuk i plotësonin kushtet e përcaktuara.

Pasi nuk i pranoi kandidatët, Qeveria formoi një komision të ri me anëtarë të rinj të cilët do të zgjedhin kandidatë të rinj për gjyqtar.

“Qeveria, në përputhje me procedurat ligjore, ka mundësinë të bëjë një ndryshim në Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në GJEDNJ në Maqedoni, dhe komisioni i sapozgjedhur do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të procedurës. Gjithashtu ju informojmë se arsyet pse Qeveria zgjodhi një komision të ri janë sepse kandidatët e propozuar më parë për gjyqtarë në GJEDNJ nuk i plotësonin kushtet e përcaktuara”, thanë nga Qeveria për Sloboden Peçat.

Vendimi i Qeverisë me anëtarët e rinj të Komisionit u publikua në Gazetën Zyrtare më 25 korrik dhe tani në vend të nëntë, ai ka pesë anëtarë./Telegrafi/

The post Qeveria anuloi listën e propozuar të kandidatëve për gjyqtar në Strasburg, pretendohet se Ristoska, Gajdova dhe Apostolski nuk i plotësojnë kushtet appeared first on Telegrafi.

Këshilli i Evropës: Maqedonia duhet të kapërcejë hendekun midis detyrimeve dhe realitetit në lidhje me të drejtat e njeriut të romëve dhe mbrojtjen e mjedisit

29 July 2025 at 09:45

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty, publikoi një memorandum mbi situatën e të drejtave të njeriut të romëve dhe pasojat e sfidave serioze mjedisore në Maqedoninë e Veriut, pas vizitës së tij nga 22 deri më 25 prill 2025.

O’Flaherty vlerësoi angazhimin afatgjatë të vendit, veçanërisht përmes Strategjisë Kombëtare për Përfshirjen e Romëve (2022–2030), dhe theksoi rolin e rëndësishëm të sektorit të shoqërisë civile, si dhe të grave rome në të gjitha strukturat përkatëse. Ai theksoi progresin në aksesin e fëmijëve romë në arsim, por theksoi nevojën për të përmirësuar aksesin në arsimin parashkollor, për të ulur shkallën e braktisjes së shkollës dhe për të adresuar situatën e rreth 400 fëmijëve që jetojnë dhe punojnë në rrugë.

Komisioneri bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund ndarjes së fëmijëve romë në shkolla, përmes zbatimit të planeve lokale për desegregacion gjithëpërfshirës për romët dhe hartëzimit të shkollave të prekura në nivel kombëtar.

Lidhur me policinë dhe drejtësinë, ai shprehu shqetësim në lidhje me raportet e profilizimit etnik, përdorimit të tepruar të forcës dhe pandëshkueshmërisë për dhunën kundër romëve. Ai rekomandoi forcimin e hetimeve për këto raste, duke përfshirë motive të mundshme raciste, si dhe përmirësimin e Mekanizmit të Mbikëqyrjes së Jashtme.

Lidhur me mjedisin, Komisioneri përshëndeti angazhimin e vendit nëpërmjet të drejtës së njohur kushtetuese për një mjedis të shëndetshëm dhe premtimin për të hequr gradualisht qymyrin. Megjithatë, ai paralajmëroi se zbatimi i dobët i ligjeve ndikon negativisht në shëndet dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht në Shkup, Manastir dhe Tetovë – disa nga qytetet më të ndotura në Evropë./Telegrafi/

The post Këshilli i Evropës: Maqedonia duhet të kapërcejë hendekun midis detyrimeve dhe realitetit në lidhje me të drejtat e njeriut të romëve dhe mbrojtjen e mjedisit appeared first on Telegrafi.

Regjim i ndryshuar i trafikut tek mbikalimi “Vllajko” për shkak të testimit të statikës

29 July 2025 at 09:24

Në lagjen Vllae tek mbikalimi “Vllajko” nga sot do të vendoset regjim i ndryshuar i trafikut për shkak të fillimit të aktiviteteve për testimin statik të konstruksionit.

Siç njoftojnë nga Komuna e Karposhit, punët do të realizohen në dy faza, me mbyllje të disa pjesëve të bulevardit “Aradhat partizane” sipas parimit korsi për korsi.

Trafiku do të zhvillohet pa pengesa, konform sinjalizimit dhe pajisjes së vendosur, me kufizim të shpejtësisë prej 30 kilometra në orë.

Punimet pritet të zgjasin shtat ditë pune, pas së cilës do të vendoset regjim i rregullt i trafikut.

The post Regjim i ndryshuar i trafikut tek mbikalimi “Vllajko” për shkak të testimit të statikës appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 28 July 2025Main stream

Mucunski: Të parët kemi nënshkruar në rajon Partneritet për siguri dhe mbrojtje me BE-në

28 July 2025 at 13:42

“Shteti nuk mbrohet me fjalë. Mbrohet me aleatë, pajisje dhe dituri. Vlerat e përbashkëta nuk deklarohen – mbrohen dhe jetohen”, thekson ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në video fjalimin në rrjetet sociale, në të cilën flet për rëndësinë dhe përfitimet nga partneriteti i siguruar me Bashkimin Evropian, me ç’rast e potencoi rëndësinë që shteti ynë është i pari në rajon që nënshkruan partneritet të këtillë me BE-në.

Kjo thekson se përmes këtij partneriteti shteti merr 15 milionë euro mbështetje për Armatën, pajisje moderne, trajnim, sisteme komunikuese dhe rezistencë të kërcënimeve të reja dhe se ky është vetëm fillimi.

“Drejt kusjt synojmë. Një armatë më të fuqishme. Siguri e vërtetë dhe siguri për qytetarët. Integrimi evropian që nuk është vetëm fjalë, por realitet. Kjo nuk është simbolikë – kjo është strategji që e jetojmë. Me vepra”, porosit Mucunski.

Vitin e kaluar, vendi nënshkroi një Marrëveshje për Partneriteti për siguri dhe mbrojtje me Bashkimin Evropian, duke e bërë atë vendin e parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që krijon një partneritet të tillë me BE-në. Marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së u nënshkrua në Bruksel nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Joseph Borrell.

The post Mucunski: Të parët kemi nënshkruar në rajon Partneritet për siguri dhe mbrojtje me BE-në appeared first on Telegrafi.

VLEN: Monumenti i Qosetos, provokim i radhës nga koalicioni Arsovska-BDI-Levica

28 July 2025 at 13:17

VLEN sot ka dënuar aksionin tendencioz për rivendosjen e monumentit të Andon Lazov- QOSETO në Shkup.

“Ky akt paraqet provokimin e radhës të inskenuar nga ana e aleancës së ”errët “Arsovska- BDI-Levica, dhe është tentim për të rrënuar marrëdhëniet ndëretnike duke rikthyer temat polarizuese dhe konfliktuese ndaj të cilave shoqëritë ndëretnike janë të ndjeshme.

Tema e Qoseto-s u rihap në prag të fushatës për zgjedhjet lokale. A ishte ky vendim i koordinuar nga shtabi i Danella Arsovskës në Saraj? Ndërkohë që qyteti po mbytet në plehra e familje të tëra, amvisëri e biznese po jetojnë verën më të nxehtë në historinë e vendit pa ujë, Arsovska me partnerët e saj BDI dhe Levica merren me nxitjen e tensioneve ndëretnike dhe kërcënimin e stabilitetit.

VLEN rikujton opinionin se përmendorja e QOSETO-s u ndërtua nga paratë e Qeverisë në të cilën Bujar Osmani dhe Blerim Bexheti ishin ministra të BDI-së si partner qeveritar. Ky akt qyqar i kryetares në ikje ka vetëm një qëllim: vazhdimin e skenarëve destabilizuese dhe përpjekje për të sfiduar stabilitetin e institucioneve”, thuhet në reagimin e VLEN.

Nga VLEN shtojnë se kryetarja e dështuar Arsovska dhe partnerët e saj- BDI dhe “LEVICA” nuk do t’ia dalin./Telegrafi/

The post VLEN: Monumenti i Qosetos, provokim i radhës nga koalicioni Arsovska-BDI-Levica appeared first on Telegrafi.

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

28 July 2025 at 11:59

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,32 % në raport me vendimin e datës 21.07.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) ulen për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,746 den/kg dhe tani do të jetë 39,412 den/kg.

Nga data 29.07.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 74,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 76,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V) 70,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 70,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 39,412 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

The post Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Ademi: BDI dhe koalicioni i gjerë do të ketë kandidat për Qytetin e Shkupit

28 July 2025 at 11:34

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi njofton se e kjo qeveria po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me regjistrimin e popullsisë dhe me këtë edhe uljen e numrit të këshilltarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Që në javën e parë të mandatit të saj kjo qeveri ndërmori një veprim të paligjshëm dhe antikushtetuese, duke ndryshuar në mënyrë të një anshëm metodologjinë e përllogaritjes së përqindjes së popullsisë, përmes përjashtimit të popullsisë jo rezident, që në praktikë do të thotë përjashtimin e mërgatës shqiptare. Si rezultat përqindja e shqiptarëve u ul artificialisht nga 29.9%, në 24.3%”, tha Ademi.

Ai tha se kjo ndikoi edhe në balancuesin me çka numri i këshilltarëve përcaktohet sipas numrit të banorëve.

Ademi tha se BDI kërkon nga qeveria që të anulojë vendimin për uljen e këshilltarëve në komuna dhe të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me regjistrimin e popullsisë.

Ademi tha se nëse qeveria aktuale nuk respekton vendimin e Gjykatës atëherë përgjegjësia do të bie mbi ta, sipas të cilës në regjistrim, konkretisht në numrin e këshilltarëve do të përjashtohet diaspora shqiptare.

Ademi tha se javën e ardhshme do të bëhen të ditur të gjithë emrat e kandidatëve për kryetar komune.

Ai shtoi se në listat e përbashkëta do të ketë vend edhe për partinë e Arben Taravarit.

Ademi njoftoi se koalicioni i gjerë do të ketë kandidatë edhe për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Përndryshe më herët edhe koalicioni VLEN konfirmoi se do të ketë kandidatin e saj për Qytetin e Shkupit./Telegrafi/

 

The post Ademi: BDI dhe koalicioni i gjerë do të ketë kandidat për Qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Në Kuvendin e RMV-së, debat për amendamentet mbi ligjet për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare

28 July 2025 at 09:47

Sot në Kuvendin e RMV-së seancë do të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për mbrojtje dhe siguri, për transport, transformim dixhital, mjedis dhe planifikim hapësinor, si dhe Komisioni Ligjor dhe Legjislativ.

Në rendin e ditës të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport është debati për amendamentet mbi Projektligjin për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare. Sipas informacioneve nga faqja e internetit e parlamentit, janë paraqitur 22 amendamente.

Një projektvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit, lexim i dytë, është në rendin e ditës të Komisionit për mbrojtje dhe siguri.

Dy amendamente janë paraqitur për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Strehim, gjithashtu në lexim të dytë, i cili është në rendin e ditës të Komisionit për transport, transformim dixhital, mjedis dhe planifikim hapësinor./Telegrafi/

The post Në Kuvendin e RMV-së, debat për amendamentet mbi ligjet për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

25 July 2025 at 15:33

Nesër do të mbajë mot i nxehtë me temperatura të cilat vende-vende do të arrijnë edhe 43 gradë celsius, njoftoi DPHM-ja.

Të dielën dhe në gjysmën e parë të javës së ardhshme do të ketë ndryshim të kushteve të motit.

Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të motit jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Era do të ndryshojë drejtim në veri, dhe temperaturat gjatë ditës do të ulen.

The post Moti për ditët në vijim në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Një 55-vjeçar nga Shkupi u gjet i vdekur në ujërat e Liqenit të Ohrit

25 July 2025 at 13:45

Dje në orën 12:15, DPB Strugë u njoftua se në ujërat e Liqenit të Ohrit në bregdetin e Strugës është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli.

Nga masat e marra dhe inspektimi i kryer, është përcaktuar se personi ishte I.D. (55) nga Shkupi.

Një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë ka konstatuar se vdekja ka qenë pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/

The post Një 55-vjeçar nga Shkupi u gjet i vdekur në ujërat e Liqenit të Ohrit appeared first on Telegrafi.

Afrim Gashi del nga spitali, gjendja e tij është stabile

25 July 2025 at 13:25

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se disa ditë pas qëndrimit në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive, sot është liruar nga spitali.

“Në radhë të parë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe të sinqertë për të gjithë ata që u kujdesën për mua gjatë kësaj periudhe.

Falënderim të veçantë i drejtoj drejtorit të klinikës, Ognen Kostovski, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit shëndetësor, për profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin që treguan.

Gjithashtu, falënderoj nga zemra të gjithë juve, miqtë, kolegët, bashkëqytetarët, përfaqësues të institucioneve dhe mediave, për fjalët e ngrohta, mesazhet e shumta dhe interesimin tuaj të vazhdueshëm. Kujdesi juaj ka qenë një forcë shtesë për rikuperimin tim”. shkruan Gashi në profilin e tij në Facebook.

Ai shton se është rikthyer për kryerjen e detyrave publike./Telegrafi/

The post Afrim Gashi del nga spitali, gjendja e tij është stabile appeared first on Telegrafi.

Kallëzim penal ndaj dy personve në RMV për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të të dhënave personale

25 July 2025 at 11:41

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër A.P. (68) nga Manastiri për shkak të të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe kundër M.D. (60) nga Resnja për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i të dhënave personale”.

E dyshuara e parë, si drejtoreshë e Institucionit Publik Shëndetësor – Spitali Special Oteshevo, gjatë viteve 2022 dhe 2023 ka lidhur tre kontrata pune me një person nga Resnja, nga të cilat ajo ka nënshkruar vetëm dy, ndërsa e treta është nënshkruar nga një palë e tretë, për angazhimin e tij në punë për të kryer aktivitete ndërtimi, por personi nuk ka qenë i pranishëm dhe i angazhuar fare në institucion.

Gjithashtu, e dyshuara e parë, duke përdorur tokenin e ngarkuar, gjatë periudhës së deklaruar ka miratuar dhe nënshkruar urdhërpagesa nga llogaria bankare e institucionit, për një shumë totale prej 145.904 denarësh, për të cilën shumë i ka shkaktuar dëm Ministrisë së Shëndetësisë.

I dyshuari i dytë, si avokat dhe këshilltar për burime njerëzore, i ka përgatitur tre kontratat konkrete, në fakt, pa pëlqimin e personit, ka përdorur të dhënat e tij personale dhe numrin e llogarisë së transaksioneve bankare, duke i shkaktuar kështu dëm institucionit në shumën prej 145.904 denarësh përmes pagesës së fondeve financiare, bazuar në shërbime fiktive të kryera.

The post Kallëzim penal ndaj dy personve në RMV për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të të dhënave personale appeared first on Telegrafi.

Tatjana Dimitrovska jep dorëheqje nga posti i kryetares së Komisionit për Antikorrupsion

25 July 2025 at 11:18

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se deri te ata ka arritur dorëheqja e deponuar nga kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.

“Kabineti i Kryetarit të Kuvendit e njofton opinion publik, se Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), znj. Tatjana Dimitrovska, sot ia parashtroi dorëheqjen nga posti i saj Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Njëkohësisht, ju njoftojmë se Kuvendi do të veprojë në përputhje me procedurat e parapara, për të cilat do të informoheni me kohë”, thonë nga Kabineti i Gashit.

Kujtojmë se Dimitrovska është e përfshirë në rast gjyqësor për shkak të dyshimit se ka shpërndarë “sekret zyrtar”.

 

The post Tatjana Dimitrovska jep dorëheqje nga posti i kryetares së Komisionit për Antikorrupsion appeared first on Telegrafi.

Shkupi shënon 62-vjetorin e tërmetit katastrofik

25 July 2025 at 09:45

Shkupi sot shënon 62 vjetorin e tërmteti katastrofik që ndodhi më 26 korrik të vitit 1963, kur jetën e humbën 1.070 persona, ndërsa 3.000 ishin lënduar.

Në Muzeun e qytetit të Shkupit në orën 20:00, në nderim dhe përkujtim të viktimave të tërmetit katastrofik, që para 63 vitesh e la qytetin në rrënoja, do të hapet ekspozita “Shkupi gjatë tërmetit dhe më pas”.

Ekspozita do të jetë me karakter të përhershëm i disponueshëm për çdo vizitor të muzeut. Qyteti, si çdo vit më parë, kujton tërmetin katastrofik të vitit 1963 që e ndryshoi atë përgjithmonë.

Tërmeti i Shkupit në vitin 1963 është i njohur si një nga tragjeditë më të mëdha që kanë ndodhur në historinë e qytetit, por njëkohësisht edhe një mundësi për botën të tregojë solidaritet dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen e komunitetit.

Tërmeti katastrofik në Shkup ndodhi në ora 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri ora 5 e 43 minuta. Me këtë rast, ishin rënuar 15.800 banesa, ndërsa janë dëmtuar 28.000. Mbi 200.000 njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka dërguar apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim, ndërsa Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin. Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë aktivitete për ndihmë afatgjate për qytetin e rrënuar.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e Përgjithshme ta vendos në rend të ditës të mbledhjes së saj pikën për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup ku më 27 shtator, Asamblea e përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ndihmë për Shkupin.

Më 14 tetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi rezolutë për dhënien e ndihmës për Qeverinë jugosllave gjatë rikonstruimit të Shkupit. Në debatin për ndihmën e Shkupit, Asambleja e Përgjithshme i ka dëgjuar fjalimet e përfaqësuesve të mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Kjo ditë ka mbetur në analet e Kombeve të Bashkuara si ditë e Shkupit.

Në historinë e tij të gjatë, qyteti u shemb dhe u rilind disa herë. Në hapësirën ndërmjet fshatrave Zllokuçan dhe Bardovcë, ndodhej qyteti i Skupit, mitropoli i krahinës së Dardanisë. Ky qytet romak u shkatërrua plotësisht nga një tërmet në vitin 518. Në atë kohë në krahinën e Dardanisë u shkatërruan 24 kala të qytetit. Fuqia e këtij tërmeti ishte 10 – 11 ballë. Tërmeti katastrofik e shkatërroi plotësisht Skupin. Gjatë tërmetit, në tokë u krijuan shumë çarje. Masa të mëdha shkëmbi ranë nga kodrat përreth. Shkupi më pas u ndërtua në vendin aktual.

Tërmeti i ardhshëm katastrofik ka ndodhur në vitin 1555. Intensiteti i tij ishte rreth 10 ballë, pas çka qyteti ishte rrënuar për të dytën herë.

Shkatërrimi i tretë i fundit katastrofik i madh i Shkupit ndodhi 61 vjet më parë, më 26 korrik 1963, kur Shkupi u godit nga një tërmet me magnitudë nëntë të shkallës Merkalli ose gjashtë të shkallës Rihter, me epiqendër në sheshin “Maqedonia”.

The post Shkupi shënon 62-vjetorin e tërmetit katastrofik appeared first on Telegrafi.

Vazhdojnë kërkimet për vajzën e zhdukur në lumin Vardar

25 July 2025 at 09:15

Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK) vazhdon sot kërkimin për 16-vjeçaren e zhdukur në ujërat e lumit Vardar, pranë fshatit Ulanci pranë Gradskos.

Vajza u zhduk dje, pas së cilës filloi një kërkim i madh me anije policie, ekipe shpëtimi dhe qen nuhatës.

“Qendra operative në detyrë e QMK-së është njoftuar se ekipet që po kryenin kërkimin do të tërhiqen për shkak të mungesës së kushteve minimale të përshtatshme për një kërkim në kushte nate. Nesër herët në mëngjes, ekipet do të vazhdojnë kërkimin në koordinim të ndërsjellë”, informoi dje nga QMK-ja.

Incidenti u raportua dje pasdite në Departamentin e Policisë së Velesit – dy vajza, njëra 16 vjeç dhe tjetra 26 vjeç, kanë rënë në ujërat e Vardarit pranë fshatit Ulanci, komuna Gradsko.

Me të mbërritur në vendngjarje, vajza 26-vjeçare u gjet gjallë, ndërsa kërkimet për vajzën 16-vjeçare janë ende duke vazhduar, njoftojnë nga SPB e Velesit./Telegrafi/

The post Vazhdojnë kërkimet për vajzën e zhdukur në lumin Vardar appeared first on Telegrafi.

Një foshnjë 9-muajshe e ndjerë është sjellë në spitalin e Velesit

24 July 2025 at 17:24

Në SPB Veles, nga Spitali i Përgjithshëm i Velesit raportuan se dje në mëngjes në orën 8:30 se një foshnjë nëntëmuajshe e ndjerë nga fshati Slivnik i Velesit, e cila më parë kishte pasur probleme shëndetësore, ishte sjellë në Departamentin e Fëmijëve.

Siç raportoi sot Stacioni Rajonal i Policisë në Veles, zëdhënësja Biljana Đakovska, një mjeke, konstatoi vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i foshnjës së ndjerë u dërgua për autopsi./Telegrafi/

The post Një foshnjë 9-muajshe e ndjerë është sjellë në spitalin e Velesit appeared first on Telegrafi.

Popovska dorëzoi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar ligjshmërinë e Protokollit me Bullgarinë

24 July 2025 at 15:44

Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e RDM-së, Liljana Popovska, ka ngritur një Iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Protokollit nga takimi i dytë i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë, i cili u mbajt më 17 korrik 2022 në Sofje.

Popovska thekson se Protokolli është një akt juridik i nënshkruar nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë, bazuar në Nenin 12 të Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë.

“Propozoj të miratohet një vendim për pavlefshmërinë e tij, për shkak të shkeljes së 14 neneve të Ligjit për Lidhjen, Ratifikimin dhe Ekzekutimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare, 2 neneve të Ligjit për Punët e Jashtme dhe 3 neneve të Kushtetutës. Ndër nenet e shkelura të Kushtetutës është Neni 8 mbi vlerat themelore të rendit kushtetues, në seksionin mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, shprehjen e lirë të përkatësisë kombëtare dhe respektimin e normave përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare”, deklaron Popovska.

Sipas Popovskës, Protokolli nuk ka kaluar nëpër procedurën ligjore për negocimin e tij, miratimin nga Qeveria, nënshkrimin, ratifikimin parlamentar dhe publikimin në Gazetën Zyrtare.

“Është e rëndësishme të përcaktohet zyrtarisht pavlefshmëria e dokumentit dhe më pas të hapet një proces transparent dhe ligjërisht i shëndoshë për një protokoll të ri, ligjërisht të vlefshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë, i cili do të marrë parasysh dinjitetin dhe interesat e të dyja palëve”, tha ajo./Telegrafi/

The post Popovska dorëzoi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar ligjshmërinë e Protokollit me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Rreth 500 persona janë paraqitur për përfshirje në ekipet zjarrfikëse në RMV

23 July 2025 at 17:34

Rreth 500 persona janë paraqitur për përfshirje në ekipet zjarrfikëse nëpër njësitë komunale në nivel shteti, ndërkohë që sipas planit do të angazhohen 400. Më së paku interesim kishte në Shkup, ku janë paraqitur vetëm 50 persona. Numri një i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, sqaroi se tani fillon afati dyditor i stërvitjeve, ku njëkohësisht do të bëhet edhe përzgjedhja e atyre që do të zhvillohen në drejtim të zjarrfikësve.

“Kemi pak më pak se 500 persona të paraqitur në të gjithë territorin e shtetit. Neve na nevojiteshin 400. Për fat të keq numri në Shkup është pak më i vogël, ndër 50, ndërsa ne kemi pritur 80 persona. Këta persona, meqë sot përfundon afati formal, në dy tre ditët e ardhshme do të kontaktohen, të njëjtit do të thirren në njësitë lokale të zjarrfikësve, por disa prej tyre, ata në Shkup, në DMSH. Do të fillojnë me së paku dy ditë stërvitje, në këtë periudhë do të bëhet përzgjedhje i atyre që më tej mund të vazhdojnë të zhvillohen në drejtim të zjarrfikësve”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Lidhur me reagimet për pagesën prej vetëm 24 mijë denarësh, Angellov e cilësoi angazhimin e qytetarëve si vullnetar, duke nënvizuar se ata që do të punësohen, do të paguhen më së paku 40 mijë denarë.

“Këta persona nuk paguhen 24 mijë denarë, këtë më shumë e konsideroj si vullnetarizëm, vlerësoj se është në korniza të kyçjes vullnetare në një masë qeveritare, me qëllim që të njëjtit të përzgjidhen për punësim në njësitë zjarrfikëse lokale territoriale, ku paga është shumë më e lartë. Siç kam informacione sidomos në njësitë territoriale më të forta, prej 40 mijë denarë e më lartë, varësisht nga pozicione”, shtoi Stojançe Angellov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Angellov, paralajmëroi formimin e një njësie speciale për mbrojtje dhe shpëtim, ku pjesëtarët do të jenë më të paktë në numër, por do të paguhen më shumë se zjarrfikësit. Këta persona do të jenë shumë më të përgatitur fizikisht, dhe do të përdoren në terrenet më të vështira, aty ku një zjarrfikës mesatar nuk do të mund të depërtojë. /Alsat/

The post Rreth 500 persona janë paraqitur për përfshirje në ekipet zjarrfikëse në RMV appeared first on Telegrafi.

❌
❌