Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Main stream

Pushtimi i Gazës, Hamasi: Netanyahu kërkon të sakrifikojë pengjet

By: Re Nato
7 August 2025 at 22:30

Duke iu referuar planit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut për një pushtim të plotë të Gazës, Hamasi tha se kryeministri dëshiron të “heqë qafe” pengjet që ende mbahen në këtë territor.

Besohen të jenë rreth 50 pengje që Hamasi ende i mban që nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

Gjatë fundjavës, Hamas dhe Xhihadi Islamik Palestinez publikuan video ku shfaqeshin dy pengje të dobësuar rëndë.

Por, Hamasi tha se plani i Netanyahut tregon se ai dëshiron t’i “sakrifikojë” ata për të “shërbyer interesave të tij personale”.

Ata gjithashtu thanë se deklaratat e liderit izraelit përbëjnë një “grusht shteti” ndaj negociatave për armëpushim.

Më shumë qartësi për planin e mundshëm të Netanyahut mund të vijë sonte, pasi kabineti i sigurisë së Izraelit do të mbajë një takim për të analizuar propozimin.

Netanyahu: Synojmë të marrim kontrollin e plotë të Gazës

By: Re Nato
7 August 2025 at 22:06

Izraeli synon që të marrë kontrollin e plotë të Gazës, por nuk dëshiron që ta mbajë apo ta qeverisë atë, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, para mbledhjes së kabinetit të tij të sigurisë.

“Synojmë”, përsëriti Netanyahu, kur u pyet gjatë një prononcimi për Fox News, nëse Izraeli dëshiron të marrë kontrollin “e gjithë Gazës”.

Kjo intervistë u zhvillua pak para se Netanyahu të niste mbledhjen e kabinetit të sigurisë lidhur me planet e luftës në Gazë.

Sipas mediave izraelite, Netanyahu synon që gjatë mbledhjes të marrë miratimin për zgjerimin e operacioneve ushtarake, përfshirë në zona urnave ku besohet se mbahen pengje.

I pyetur nga Fox News nëse Izraeli do të kontrollojë të gjithë Rripin e Gazës, “ashtu si para 20 vjetësh”, Netanyahu u përgjigj:

“Ne nuk duam ta mbajmë. Duam të kemi një perimetër sigurie. Nuk duam ta qeverisim”.

Ushtria izraelite shkatërron një tunel të gjatë të Hamasit në Gaza

By: Re Nato
7 August 2025 at 21:51

Sipas raportimeve të The Times of Israel, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë shkatërruar një tunel të madh nëntokësor të përdorur nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Tuneli ndodhej në lagjet Daraj dhe Tuffah, dy zona urbane brenda qytetit të Gazës, ku shpesh ka pasur përleshje të ashpra midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë.

Sipas ushtrisë izraelite, struktura nëntokësore ishte ndërtuar për qëllime ushtarake, si për lëvizje të fshehta të luftëtarëve të Hamasit, ashtu edhe për magazinim të armëve.

Operacioni për zbulimin dhe asgjësimin e tunelit është kryer në kuadër të ofensivës së vazhdueshme të Izraelit kundër infrastrukturës së Hamasit në Gaza.

💣 IDF destroys kilometer-long Hamas tunnel in Gaza

The Times of Israel reports that the military eliminated a large underground structure located in the Daraj and Tuffah neighborhoods.

🇮🇱The Israel Defense Forces also claim that rocket launchers were found in a cemetery in the… pic.twitter.com/tpvxN9r0bL

— NEXTA (@nexta_tv) August 7, 2025

“Shkeljet e Hagës, pse hesht Kosova”/ Rama: Të bëjnë një rezolutë, gati ta votojmë edhe ne

By: Re Nato
7 August 2025 at 21:34

Kryeministri Edi Rama dha një mesazh të fortë mbështetjeje për ish krerët e UÇK, në një linjë me protestën që u mbajt në Prishtinë nga mijëra qytetarë dhe veteranë të luftës.

Kreu i qeverisë ngriti pyetjen e madhe se pse Kuvendi i Kosovës nuk është bërë bashkë pa dallim bindjesh politike, për të votuar një rezolutë ku rreshtohen shkeljet e normave më elementare demokratike për një proces ligjor të rregullt në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!”

Më tej kryeministri shpreh gatishmërinë e Kuvendit të Shqipërisë për të votuar të njëjtin tekst, menjëherë sapo ai të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Kështu sipas Ramës, zëri i çdo shqiptari do të përcillej në çdo shtet demokratik që sponsorizon Tribunalin e Hagës, për të mos toleruar asnjë shkelje të një procesi të rregullt ligjor.

“Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet

Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore.”

Kryeministri Edi Rama ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për ish krerët e UÇK që mbahen në Hagë në pritje të gjykimit. Ai madje ka takuar edhe ish Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në paraburgim. / abcnews.al /

Yesterday — 7 August 2025Main stream

Shtëpia e Bardhë: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse Putini takohet edhe me Zelenskyn

By: Re Nato
7 August 2025 at 21:03

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin vetëm nëse diktatori takohet gjithashtu me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Putini duhet të takohet me Zelenskyn që takimi të ndodhë”, i tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, New York Post. “Nuk është caktuar asnjë vendtakim”, shtoi ai.

Kremlini të enjten pretendoi se Moska dhe Uashingtoni ranë dakord “në parim” për të mbajtur një takim ballë për ballë midis Putinit dhe Trumpit.

“U ra dakord në parim për të mbajtur një takim bilateral në ditët në vijim, pra një takim midis presidentit Vladimir Putin dhe Donald Trump,” tha ndihmësi i Putinit, Yuri Ushakov, duke pretenduar se kjo u bë “në propozimin e palës amerikane”.

Shtëpia e Bardhë nuk kishte konfirmuar një takim bilateral — as nuk e përmendi gjatë një konference për shtyp të mërkurën, ku foli për një takim të mundshëm trilateral me presidentët e SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.

Një takim trilateral do të përfaqësonte një hap të madh drejt përfundimit të luftës në Ukrainë./abcnews.al

Greqi, numri i migrantëve ka rënë që nga pezullimi i kërkesave për azil

By: Re Nato
7 August 2025 at 20:30

Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë që kur ndjeshëm që kur Qeveria njoftoi një pezullim tremujor të seancave dëgjimore për azil – një vendim që është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut – tha Ministri greke e Migracionit më 7 gusht.

Një rritje e paprecedentë e mbërritjeve të migrantëve nga Libia në Kretë këtë verë e gjeti Greqinë të papërgatitur, pasi rruga që rëndom përdoret për migrim kalon përmes Detit Egje, përgjatë kufirit me Turqinë.

Më shumë se 7.000 migrantë kanë zbarkuar në Kretë dhe në ishullin e vogël fqinj, Gavdos, që nga fillimi i vitit, krahasuar me 4.935 në vitin 2024.

Rritja e numrit të migrantëve rriti zemërimin në mesin e popullsisë lokale, përfshirë edhe të sektorit të turizmit, duke rritur presionin ndaj Qeverisë së Kyriakos Mitsotakis. Më pas, ekzekutivi mori vendimin për pezullimin e procesit të azilit.

Armëpushimi në Ukrainë, media polake: Trump i ka propozuar disa pika Putinit

By: Re Nato
7 August 2025 at 20:03

Një plan i propozuar nga rrethi i presidentit amerikan, Donald Trump synon ndalimin e luftimeve në Ukrainë, me njohje të territoreve të pushtuara dhe lehtësim të sanksioneve ndaj Rusisë.

Një ofertë e fshehtë për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës, e iniciuar nga rrethi i Trumpit është zbuluar nga media polake Onet.

Sipas raportimit, propozimi i është dërguar Moskës dhe thuhet se është koordinuar me disa fuqi evropiane. Burimet thonë se oferta nuk parashikon një marrëveshje paqeje të plotë, por një armëpushim afatgjatë, me kushte që janë potencialisht të favorshme për Rusinë.

Pikat kryesore të propozimit:

Armëpushim, jo paqe: Luftimet do të ndaleshin, por statusi ligjor i territorit do të mbetej i pazgjidhur.

Njohje de facto e territorit të pushtuar nga Rusia, ndërsa bisedimet zyrtare për statusin përfundimtar do të shtyhen për 49 deri në 99 vjet.

Lehtësimi i sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë rikthimin e eksporteve të naftës dhe gazit në Bashkimin Evropian.

Asnjë premtim për moszgjerimin e NATO-s, një çështje kyçe për Moskën.

Vazhdimi i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, që sipas burimeve raportohet se është e pranueshme për Rusinë.

Protesta në Kosovë: Lironi Hashimin! Prishtinë, mijëra në shesh kundër Gjykatës Speciale të Hagës

By: Re Nato
7 August 2025 at 19:32

Mijëra qytetarë dolën në protest në Prishtinë kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale kundër ish krerëve tëv Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Me organizim të veteranëve të luftës, mijëra njerëz nga qytete të ndryshme të Kosovës u mblodhën në sheshin “Skenderbeu” në kryeqytet dhe kërkuan lirimin e ish krerëve të UÇK.

Kreu I organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, në fjalën e tij para protestuesve tha se sot rrezikohet e vërteta e luftës së UÇK.

Sipas tij, Gjykata special po përhap narrativën e rreme se Kosova është çliruar nga kriminelët.

Në protestë ishte edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.  Ai bëri thirrje për lirimin e ish krerëve të UÇK, për të cilët tha se po trajtohen padrejtësisht.

Edhe qytetarët shprehën indinjatën e tyre kundër speciales, duke theksuar padrejtësinë që po bëhet. Ata thanë se presin rikthimin  sa më shpejt në Kosovë të atyre që çliruan vendin.

Katër ish-krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi  ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Qëndrimi për pesë vjet në paraburgim shpesh është cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut nga veteranët në Kosovë.

Procesi gjyqësor ka nisur që në prill të vitit 2023. Më 16 prill të këtij viti, Zyra e Prokurorit Special njoftoi se kishte përfunduar paraqitjen e provave kundër ish-krerëve të UÇK, të cilët janë në pritje të gjykimit./abcnews.al

Zjarret në Mallakastër dhe Patos/ Vengu: Prioritet, banesat. Operacionet më të vështira me rritjen e temperaturave

By: Re Nato
7 August 2025 at 19:29

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, ku po ndërhyrhet nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi të dendur ne zonën midis Bashkisë Mallakastër dhe Bashkisë së Patosit.

Vengu vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë forcave të angazhuara, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe e mjedisit është prioritet absolut.

“Na duhet shumë ndihma juaj në këto momente, të krijojmë një farë sigurie. Mos të na zërë një 24 orësh tjetër, gjithë kjo vatër, temperaturat rriten. Do jetë më e vështirë, edhe rreziku rritet. Prioritet, banesat. Të ndërhyjmë aty nuk nuk ka vatra, të krijojmë një perimetër.”, theksoi ai./abcnews.al

Në terren janë angazhuar trupat e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e emergjencave civile të qarkut Fier dhe shërbimet zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione.

Armëpushimi në Ukrainë, Zelensky: Zëri i Evropës duhet të dëgjohet

By: Re Nato
7 August 2025 at 19:14

Volodymyr Zelenskyy ka këmbëngulur që zëri i Evropës “do të dëgjohet” në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti ukrainas e ka kaluar ditën duke informuar aleatët evropianë të Kievit pas telefonatës së tij me Donald Trump.

“BE-ja do të luajë gjithashtu një rol të madh në rindërtimin e vendit tonë pas luftës dhe ky do të jetë një nga projektet më të mëdha ekonomike për të gjithë Evropën në dekada”, tha presidenti ukrainas.

“Pra, zëri i Evropës do të dëgjohet në diplomaci.”, shtoi ai.

Kremlini ka njoftuar të enjten se është arritur pajtueshmëri për një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.

Takimi mund të zhvillohet javën e ardhshme dhe palët janë pajtuar “në parim” edhe për vendtakimin, u tha gazetarëve këshilltari për çështjet e jashtme i Putinit, Yuri Ushakov./abcnews.al

Franca përballet me zjarrin më të madh në dekada

By: Re Nato
7 August 2025 at 18:33

Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës.

Zjarri tashmë është përhapur në një sipërfaqe më të madhe se qyteti i Parisit, duke rrezikuar një pjesë të konsiderueshme të territorit dhe duke krijuar situatë alarmante për banorët dhe autoritetet lokale.

Zjarri, i cili ka marrë përmasa të mëdha në pak orë, ka përfshirë pyje të dendura dhe ka shkatërruar të paktën 25 shtëpi në fshatrat përreth, raporton The Mirror.

Si pasojë, mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa turistët që ndodheshin në zonë janë evakuuar për t’u siguruar nga rreziku i zjarrit.

Për shkak të përhapjes së flakëve dhe tymit të dendur, autoritetet kanë mbyllur shumë rrugë dhe kanë ndaluar qarkullimin në disa zona për të lehtësuar punën e zjarrfikësve dhe për të parandaluar aksidentet.

“Është një katastrofë me përmasa të papara më parë,” tha kryeministri francez, François Bayrou gjatë vizitës në zonën e prekur, duke shprehur solidaritetin me të gjithë të prekurit dhe duke siguruar se qeveria po mobilizohet në maksimum për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe në ringritjen e zonave të dëmtuara.

Zjarret në vend, Mbrojtja: Situata në Finiq drejt normalizimit, vijon puna për shuarjen e flakëve në disa fshatra

By: Re Nato
7 August 2025 at 17:30

Në Finiq ku situata po shkon drejt normalizimit. Pas ndërhyrjes nga ajri me helikopterin e Forca Ajrore dhe punës së pandërprerë dhe heroike nga toka, ku morën pjesë 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e bashkive Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull, 30 të Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe 3 zjarrfikëse, të ndihmuar nga 5 forca të pyjores dhe 40 forca vullnetare, zjarret janë vënë nën kontroll!

Aktualisht po vijon puna nga toka për të shuar çdo vatër që mund të riaktivizohet gjatë orëve në vijim në fshatrat Dhivër, Shëndre dhe Cerkovicë, ku dalëngadalë banorët po kthehen në shtëpitë e tyre.

Vigjilencë maksimale gjatë orëve në vijim!

Në përditësim…

Zjarr në Devoll/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e plotë

By: Re Nato
7 August 2025 at 16:46

Një zjarr ka përfshirë një pjesë toke në fshatin Cangonj të Devollit. Sipas informacioneve, mësohet se zjarri ka rënë në barishte ndërsa në afërsi ka qenë një plevicë e cila u dogj totalisht.

Në vendngjarje aktualisht janë 3 mjete zjarrfikëse dhe 9 forca zjarrfikës, së bashku me banorë të fshatit, të cilët po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.

Momentalisht zjarri është izoluar dhe po punohet për fikjen totale të tij. Në vendngjarje ndodhet edhe policia e cila do të kryejë hetimet lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit./abcnews.al

Protesta për lirimin e ish krerëve të UÇK/ Bashkëshortja e Jakup Krasniqit: Gjykata të ketë parasysh popullin, presim që ata të lirohen

By: Re Nato
7 August 2025 at 16:41

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka nisur përgatitja e skenës për fjalime gjatë protestës gjithëpopullore në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sakaq kanë mbërritur autobusët e parë për t’iu bashkuar protestës kundër padrejtësive në Hagë.

Në protestë merr pjesë edhe bashkëshortja e Jakup Krasniqit.

Ajo u shpreh se pret lirimin e bashkëshortit të saj, por edhe të ish krerëve të tjerë të UÇK.

“Jam shumë e emocionuar, gjykata duhet të ketë parasysh, jo gjykim dënues. Në emër të popullit duhet gjykim lirues. Mirë është me shëndet. Presim ne të rikthehen ata, si të lirë. Po, edhe më herët edhe të vazhdojmë deri në gjykimin përfundimtar”, theksoi ajo./abcnews.al

Thirrjet raciste, Taravari nga Pogradeci: Skandaloze. Nacionalizmi maqedonas, një nga arsyet pse u larguam nga qeveria

By: Re Nato
7 August 2025 at 16:36

Arben Taravari, Kryetari i “Aleanca per Shqiptaret” ne Maqesonine e Veriut nga Pogradeci, pas një takimi me kryebashkiakun e këtij qyteti, është shprehur për thirrjet raciste të maqedonasve gjatë një ndeshje basketbolli midis Maqedonise së Veriut dhe Rumanisë.

“Ishte ngjarje skandaloze, të cilën realisht e kemi komentuar të gjithë politikamët në Maqedoninë e Veriut edhe të disa partive politike shqiptare, por edhe disa maqedonase. Dua të falenderoj publikisht për solidarizimin që dha Shqipëria edhe Kosova.  Ky është një trend muajt e fundit që rritet nacionalizmi maqedonas  he kjo është edhe arsyeja që Aleanca për Shqiptarët e lëshoi edhe qeverinë pata tre muajsh dhe tani jemi në opozitë dhe po përgatitemi për zgjedhjet lokale.”, theksoi ai..

“Disa ditë para ngjarjes në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, kryeministri në mënyrë fyese ndaj shqiptarëve fliste në parlament dhe kjo natyrisht reflektohet tek qytetarët.  Gjithashtu edhe atë që e tha që qëndron edhe në raportin e BE se bota serbe ka ndërhyrë thellë në Maqedoninë e Veriut dhe këto janë pasoja të funksionimit të inkuadrimit së botës serbe në politikat maqedonase.  Shqiptarët e Maqedonisë janë të ndarë në dy blloqe diçka që është e shëndetshme.  Janë disa parti por të ndara në dy blloqe çka është me e shëndetshme për një shoqëri”, shtoi Taravari.

Më 2 gusht në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë pati thirrje antishqiptare nga tifozët.

Prokuroria Themelore në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, pas brohoritjeve antishqiptare të bëra nga persona të panjohur gjatë ndeshjes në Kumanovë./abcnews.al

Hapësirat publike, Rama ndan pamje nga aksioni: Nis çlirimi i hapësirave në rrugët kombëtare

By: Re Nato
7 August 2025 at 16:16

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për çlirimin e hapësirave publike në rrugët kombëtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shihet se një lavazh nuk e ka respektuar distancë, Rama u shpreh se distanca duhet ruajtur sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0.

“Ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkarisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të përbashkët dhe jo si tokë të askujt”, shkruan Rama./abcnews.al

Ukraina godet rafinerinë e naftës në Rusi

By: Re Nato
7 August 2025 at 15:40

Ukraina ka marrë përgjegjësnë e sulmit mbi një rafineri nafte në Rusi.

Zjarri në rafinerinë e naftës Afipsky në rajonin Krasnodar të Rusisë me sa duket u shkaktua nga mbeturinat e rrëzuara të një droni, thanë shërbimet lokale të emergjencës, shkruan Sky News.

Ushtria ukrainase ka konfirmuar se njësitë e saj me dronë goditën rafinerinë e naftës, duke shkaktuar flakë në pajisjet e përpunimit të gazit.

 

Zjarr në Mallakastër/ Zjarrfikësit në vendngjarje për shuarjen e flakëve, situata drejt normalizimit

By: Re Nato
7 August 2025 at 15:23

Një zjarr ka rënë mesditen e së enjtes në fshatin Visokë të Mallakasrtrës, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve të zonës.

Sipas informacioneve paraprake, shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Mallakastër ka marrë njoftim për flakët dhe ka ndërhyrë menjëherë në terren.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, ndërsa përhapja e tij nga era ka rritur rrezikun për disa banesa pranë zonës së prekur.

Forcat zjarrfikëse po punojnë me intensitet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë ende të pakonfirmuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm dhe të raportojnë menjëherë çdo rrezik të mundshëm, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit kanë nisur./abcnews.al

Ganë/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

By: Re Nato
6 August 2025 at 22:31

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat që ndodheshin në bord.

Helikopteri ushtarak Z-9 u rrëzua në rrethana të paqarta menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti Accra, gjatë rrugës për në qytetin Obuasi.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë edhe ministrat e Mbrojtjes dhe Mjedisit të vendit. Julius Debra, shefi i Shtabit të Presidentit John Mahama, njoftoi në një konferencë për shtyp se ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boama dhe ministri i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë Ibrahim Murtala Mohammed u vranë tragjikisht në aksident.

Gjithashtu u vranë Alhaji Muniru Mohammed, zv/Koordinatori i Sigurisë Kombëtare dhe ish-Ministri i Bujqësisë, Samuel Sarpong, nënkryetari i Kongresit Demokratik Kombëtar (NDC), ish-kandidati parlamentar Samuel Aboajye dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

“Është një tragjedi kombëtare”, tha Julius Debra, duke njoftuar se flamujt në të gjithë vendin do të ulen në gjysmë shtizë, pasi është ditë zie në Gana.

Kroacia prezanton armën e re teknologjike dronin FPV

By: Re Nato
6 August 2025 at 22:03

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq ka shpërndarë në rrjetet sociale një video që tregon veprimin e dronëve FPV kroatë gjatë një stërvitjeje demonstrative në Knin.

Në video shihet një dron që fluturon drejt një objektivi dhe përplaset me të gjersa nga objektivi shpërthen një flakë.

Dronët FPV janë mjete ajrore pa pilot që kontrollohen në mënyrë që piloti të shohë në kohë reale pamjen nga kamera e dronit, sikur të ishte vetë duke fluturuar, raporton index.hr.

“Ushtria kroate dje për herë të parë demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë FPV të prodhuar në Kroaci përmes një stërvitjeje të Komandës së Forcave Speciale, ku u tregua shkatërrimi i një pozicioni të fortifikuar armik”, deklaroi Anushiq.

“Bëhet fjalë për një armatim të ri që përbën një hap të madh përpara në modernizimin dhe pajisjen e Forcave të Armatosura me zgjidhje teknologjike të industrisë mbrojtëse kroate”, shtoi ai.

❌
❌