Janevska: Prindërit dhe nxënësit të jenë të qetë, do të ketë libra në shtator
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se prej 1 shtatorit do të ketë libra.
“Të gjithë të jenë të qetë dhe nuk është ky viti i parë që do të ketë libra. Edhe vitin e kaluar me përpjekje të fuqishme arritëm të sigurojmë libra shkollorë për nxënësit. Disa libra tashmë janë dërguar nëpër shkolla. Gjithsesi, mësimdhënësit janë në pushim kolektiv deri më datën 15 dhe më pas do të vazhdojë në mënyrë më intensive distribuimi i librave. Në këtë moment ende ka disa procedura të caktuara të cilat po përfundohen. Por, edhe ato do të kryhen dhe libra do të ketë”, deklaroi Janevska në “Kanal5”.
Rreth çështjes për librin e historisë dhe atë nëse do të merren parasysh rekomandimet e Komisionit historik, ajo u përgjigj se, siç tha, “do të përmenden të gjitha personalitetet e rëndësishme historike të cilt duhet të përmenden”.
Lidhur me librat e dëmtuar nga viti i kalaur, Janevska sqaroi se shkollat duhet t’i paraqesin në Ministri, e cila do të dërgojë ekzemplarë të rinj sipsa numrit të paraqitur.
“Librat e vjetër të cilët duhet të zëvendësohen shkollat i paraqesin në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Cilin numër të librave për secilën lëndë individualisht do të paraqesin, aq numër do të dërgojmë. Po, ndodhë që disa shkolla të bëjnë lëshime, atje duhet të ketë komision për pranim të librave të vjetër i cili duhet t’i shqyrtojë, të shohë nëse janë të dëmtuar apo jo. Ligji thotë se librat e dëmtuar prindërit duhet t’i paguajnë në 70 për qind. Shkollat, posaçërisht disa komuna, nuk dëshirojnë t’ua kërkojnë ato mjete prindërve dhe paraqesin numër më të vogël të librave të dëmtuar”, sqaroi ajo, duke shtuar se këtë vit u është potencuar se është e domsodoshme t’i paraqesin të gjithë librat e dëmtuar dhe do të marrin aq libra sa kanë kërkuar
The post Janevska: Prindërit dhe nxënësit të jenë të qetë, do të ketë libra në shtator appeared first on Telegrafi.