EuroBasket 2025 startoi me spektakël dhe yje të NBA-së në parket – të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme
Turneu i madh i basketbollit evropian u hap me një ditë të mbushur me duele emocionuese dhe paraqitje të jashtëzakonshme.
Lituania e nisi me fitore të lehtë ndaj Britanisë së Madhe, Portugalia u rikthye pas 18 vitesh duke befasuar Çekinë nën udhëheqjen e Neemias Queta, ndërsa Gjermania përmbysi Malin e Zi me një shpërthim në çerekun e tretë.
Turqia tronditi Letoninë vendase, ndërsa Finlanda fitoi me dramë ndaj Suedisë, e Serbia tregoi forcë absolute kundër Estonisë.
Lituania 94–70 Britania e Madhe
Në ndeshjen hapëse të Grupit B (Tampere, Finlandë), Jonas Valančiūnas shënoi 18 pikë dhe mori 9 kërcime, duke udhëhequr Lituaninë drejt një triumfi të sigurt.
Portugalia 62–50 Çekia
Pas një mungese prej 18 vitesh, Portugalia u kthye në mënyrë madhështore. Neemias Queta ishte thjesht i papërmbajtshëm me 23 pikë, 18 kërcime, 4 bllokime dhe 2 vjedhje. Rafael Lisboa shtoi 15 pikë, ndërsa çekët u mbështetën vetëm te Vit Krejci me 10 pikë.
Gjermania 106–76 Mali i Zi
Gjermanët shpërthyen në pjesën e dytë, duke marrë një fitore të thellë. Franz Wagner realizoi 22 pikë, kurse kapiteni Dennis Schröder kontribuoi me 21.
Turqia 93–73 Letonia
Para tifozëve vendas në Riga, Letonia u befasua nga Turqia. Alperen Şengün u shqua me 16 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa Adem Bona dha energji të madhe në mbrojtje. Te Turqi spikati edhe Kenan Spahiu.
Finlanda 93–90 Suedia
Një derbi nordik që u vendos në sekondat e fundit. Lauri Markkanen shkëlqeu me 28 pikë e 6 kërcime, duke i dhënë fitoren Finlandës. Te Finlanda u paraqit, basketbollisti shqiptar Edon Maxhuni.
Serbia 98–64 Estonia
Nikola Jokiç, ishte afër triple-double me 11 pikë, 10 kërcime dhe 7 asistime, ne fitoren e Serbisë./Telegrafi/
The post EuroBasket 2025 startoi me spektakël dhe yje të NBA-së në parket – të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme appeared first on Telegrafi.