Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Main stream

Kryebashkiaku Dredha: Forcat zjarrfikëse janë në punë për shuarjen e zjarrit në Tragjas

By: redi
8 August 2025 at 19:56

Në Tragjas të Vlorës po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë. Kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha thotë se forcat zjarrfikëse janë aktualisht në terren dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, në zonën e Tragjasit. “Megjithëse në terren të vështirë, po merren të gjitha masat për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve”, tha Dredha…

Source

Finiq, avionë nga Suedia dhe Kroacia ndihmojnë në shuarjen e zjarreve

By: redi
8 August 2025 at 19:24

Në Shqipëri kanë mbërritur për të ndihmuar në përballimin e situatës së zjarreve dy avionë “Air Tractor Fire Boss” të Forcës Ajrore suedeze dhe një avion “Canadair” i Forcës Ajrore kroate. Mjetet ajrore operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe janë vënë në dispozicion për të mbështetur nga ajri operacionet e shuarjes së zjarreve në Mallakastër dhe Finiq. Ekuipazhet ndërkombëtare asistojnë në…

Source

Samiti mes Trump dhe Putin, Shtëpia e Bardhë: Ndodh në fund të javës së ardhshme

By: redi
8 August 2025 at 19:19

Një samit midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij, Vladimir Putin është planifikuar për në fund të javës së ardhshme, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Vendi nuk është përcaktuar ende, me opsione të mundshme që përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungarinë, Zvicrën dhe Romën. Diskutimet mbi datën dhe vendndodhjen janë duke vazhduar dhe koha dhe detajet mbeten…

Source

Kosova pa Kuvend, BE thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

By: redi
8 August 2025 at 18:55

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri, duke thënë se “nuk ka më kohë për të humbur” në këtë ngërç politik. Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin…

Source

Qendra Rinore në Korçë, Rama poston pamjet: Hapësirë në shërbim të të rinjve që të zhvillojnë talentet

By: redi
8 August 2025 at 18:49

Qendra Rinore në Korçë është transformuar në një hapësirë ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentet e tyre. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga kjo qendër, e cila ofron të gjitha kushtet e nevojshme që të rinjtë të marrin pjesë në aktivitete kulturore, të argëtohen dhe të mësojnë së bashku. “Qendra Rinore Korçë, një hapësirë në shërbim të të rinjve të qytetit, të cilët do të mund të…

Source

Juxhin Drazh kapet në Spanjë, SPAK e akuzon për trafik droge dhe grup kriminal

By: redi
8 August 2025 at 18:26

Në kuadër të operacionit “The Wanted” dhe bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Madrid, është arrestuar në Spanjë një 34-vjeçar shqiptar. Fjala është për Juxhin Drazhi, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge dhe grup kriminal. Arrestimi u bë i mundur në kuadër të operacionit Ura. Njoftimi i policisë Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”…

Source

SPAK vë Zvicrën në shënjestër

By: redi
8 August 2025 at 17:59

SPAK e ka vënë Zvicrën në shënjestër, sipas mediave “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar para nga trafiku i drogës për vite me radhë, nëpërmjet një agjencie udhëtimesh në Luzern, një qytet në Zvicrën qendrore. SPAK ka konfiskuar dy prona dhe shuma të mëdha parash nga dy bosë të dyshuar. Akuza ndaj tyre është se pasuritë e tyre dyshohet se burojnë…

Source

Lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamjet: Aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane

By: redi
8 August 2025 at 17:46

Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lirimi i hapësirave publike nga një subjekt me aktivitet gomisterie që kishte zaptuar pa leje hapësirën publike. Rama thotë se ky aksion do të sigurojë më shumë aktivitet ekonomik të formalizuar dhe qytete më…

Source

Shkodra Elektronike pas jehonës në Eurovision me koncerte në zonat turistike

By: redi
8 August 2025 at 17:41

Nga Eurovizioni ku nuk munguan elementet e muzikës tradicionale, te Shkodra e tyre, skena në sheshin para bashkisë ka bërë bashkëqytetarë e turistë që kanë shijuar atmosferën e krijuar jo vetëm nga Shkodra Elektronike, por edhe nga Ledri Vula. Drejtorja e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja thotë se që nga nisja e sezonit veror, qyteti ka përjetuar një seri eventesh festive duke siguruar se…

Source

SPAK godet grupin shqiptar, kap 17 tonë kokainë

By: redi
8 August 2025 at 17:28

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka kryer hetime kundër një organizate kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave. Hetimet, të cilat përfshijnë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit…

Source

Ambasada e Amerikës ka një njoftim për vizat: Ja çfarë ndryshon nga 2 shtatori

By: redi
8 August 2025 at 16:47

Nga data 2 shtator e këtij viti, do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, njofton përmes rrjeteve sociale se të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. ”Duke filluar nga data 2 shtator 2025…

Source

Organizatat shqiptaro-amerikane i dërgojnë letër Trumpit: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

By: redi
8 August 2025 at 16:30

Një numër organizatash shqiptaro-amerikane i kanë kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mbështetë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Letra e firmosur nga organizata Shqiptarët për Amerikën (AFA) së bashku me Vatrën, AARC, Jehona e Malësisë, Shoqata Kosova Michigan, Shoqata Malësia e Madhe, Shoqata Dukagjini dhe Shoqata Kastrati, vlerësoi përpjekjet fillestare të…

Source

Sulmet nga inteligjenca iraniane, Krasniqi: Duhen akte zyrtare e jo statuse në Facebook

By: redi
8 August 2025 at 16:10

Nga Afrim Krasniqi Shqipëria është pjesë e vendeve nënshkruese të deklaratës të lëshuar nga 14 vende, përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Kanadanë, përmes të cilës dënohen operacionet e shërbimeve inteligjente iraniane në territoret e tyre. Deklarata përfaqëson një akt të rëndësishëm politik për Shqipërinë dhe natyrisht edhe një dokument referues historik.

Source

Demokratët po punësohen në administratë, Spahiu: Më i moralshëm se pranimi i mandateve nga deputetët

By: redi
8 August 2025 at 15:39

Juristi Kreshnik Spahiu komenton strategjinë e kryeministrit Edi Rama që po punëson në administratë përfaqësues të PD-së dhe opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai e cilësoi një strategji për të përçarë edhe më shumë opozitën, por nga ana tjetër theksoi se punësimi i demokratëve në administratë është më i moralshëm sesa pranimi i mandateve nga deputetët e PD-së. ‘”Edhe kryetari i PD-së së…

Source

45-vjeçari vë një tra para pallatit, nuk po lejon banorët që të parkojnë mjetet

By: redi
8 August 2025 at 15:29

Një 45-vjeçar në kryeqytet ka privatizuar sheshin para pallatit ku jeton, duke vendosur traun e hekurit dhe penguar banorët e tjerë për të parkuar mjetet. Policia e Tiranës informon se ka marrë denoncimin dhe nisi hetimet nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3. Pas veprimeve paraprake ndaj të dyshuarit që pretendon se ka pronësinë e tokës para pallatit…

Source

Meta do lirinë! Gjyqtari me pushime, tjetri shpall moskompetencë

By: redi
8 August 2025 at 15:23

Ilir Meta vijon qëndrimin në burg. Gjyqi u shty, pasi Mbrojtja e tij theksoi se kërkesa nuk mund të shqyrtohej nga një gjyqtar i gatshëm, por nga gjyqtari i hetimit paraprak. Gjyqtari i gatshëm që do të jepte vendimin në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë ishte Erjon Bani. Ai vetë shpalli moskompetencën për të vendosur në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest…

Source

Yesterday — 7 August 2025Main stream

Incidenti në kantierin e ndërtimit, punëtori 58-vjeçar ndërron jetë. Familjarët: Pësoi fraktura në kokë

By: redi
7 August 2025 at 21:47

58-vjeçari, Petrit Alkollari u plagos më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan, dhe sot mësohet se ka ndërruar jetë pas disa ditësh në kujdesin e mjekëve. Ngjarja që ndodhi 12 ditë më parë, fillimisht u raportua si një aksident pune, ku Alkollari mbeti i lënduar rëndë, ndërsa policia arrestoi inxhinierin e kantierit, 56-vjeçarin Agim Spahiu, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Source

Protesta për ish-krerët e UÇK-së, Rama: Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

By: redi
7 August 2025 at 21:36

Mijëra qytetarë protestuan sot në Prishtinë “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kryeministri Edi Rama, teksa ka postuar foto nga protesta, ka një pyetje për Kuvendin e Kosovës. ”Pse nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime…

Source

❌
❌