Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Kosovë – Sistem i ri i licencimit dhe certifikimit të profesioneve të lira

13 August 2025 at 17:21

PRISHTINË, 13 gusht/ATSH/ Ministria e Drejtësisë në Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, GIZ-in dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Gjermanisë, ndau sot modulet e certifikimit dhe licencimit për ndërmjetësuesit, administratorët e falimentues, noterët dhe përmbaruesit privat.

Në hapje të aktivitetit, Ministrja e Drejtësisë,  Albulena Haxhiu, theksoi se ky projekt paraqet një hap të madh drejt modernizimit të shërbimeve dhe forcimit të profesionalizmit, integritetit dhe transparencës në këto profesione. “Ky sistem është një premtim i mbajtur ndaj qytetarëve – për një drejtësi më efikase, më të qasshme dhe të bazuar në standarde të larta profesionale. Sot vendosim themelet e një procesi të ri, ku licencimi nuk është vetëm një procedurë, por një garanci për shërbime të sigurta dhe cilësore,” tha Ministrja Haxhiu.

Ky sistem i digjitalizuar i licencimit do të sigurojë procedura të thjeshtuara, verifikim të shpejtë dhe ruajtje të standardeve të kërkuara nga ligji. Përmes moduleve të reja, profesionistët do të kenë mundësinë të certifikohen mbi bazën e meritës dhe aftësive të dëshmuara, duke forcuar llogaridhënien dhe besimin e qytetarëve.
Ngjarja u përshëndet edhe nga Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, Këshilltari i Kryeministrit, z. Lulëzon Jagxhiu, dhe udhëheqësja e projektit nga GIZ, znj. Vanessa Sabelski, të cilët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë institucional dhe mbështetjen për reformat në sektorin e drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të zbatojë politika dhe masa që forcojnë shtetin e së drejtës, rrisin cilësinë e shërbimeve dhe afron Kosovën me standardet evropiane të qeverisjes dhe drejtësisë.

1 nga 4

/a.f/

The post Kosovë – Sistem i ri i licencimit dhe certifikimit të profesioneve të lira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga shtatori nisin kampionatet në të gjitha Qendrat Rajonale, hapen regjistrimet 

13 August 2025 at 16:30

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Për sezonin 2025–2026, kampionatet rajonale për djem dhe vajza, në grupmoshat U-7 deri U-19, do të fillojnë nga muaji shtator në të gjitha qendrat rajonale. Regjistrimet janë hapur dhe klubet, akademitë dhe shoqatat sportive mund të aplikojnë për të marrë pjesë në garat zyrtare.

Kampionatet përfshijnë të gjitha grupmoshat, duke ofruar mundësi për zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe pjesëmarrje nga e gjithë Shqipëria.

Të gjitha garat zhvillohen në nivel rajonal dhe qendror, duke siguruar konkurrencë dhe përvojë për lojtarët e rinj.

Klubet, akademitë dhe shoqatat e interesuara mund të regjistrohen për sezonin e ri 2025/26 në të gjitha Qendrat Rajonale dhe të marrin pjesë në kampionatet rajonale.

/a.f/

 

The post Nga shtatori nisin kampionatet në të gjitha Qendrat Rajonale, hapen regjistrimet  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 12 August 2025Main stream

Një viktimë dhe 19 raste të reja me HIV në Kosovë në vitin 2025

12 August 2025 at 19:39

PRISHTINË, 12 gusht/ATSH/Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS në vend. Prej tyre, 16 raste janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 3 të gjinisë femërore. Fatkeqësisht, është shënuar edhe 1 rast vdekjeje si pasojë e AIDS-it.

Sipas statistikave zyrtare, nga viti 1986 deri më 2025, në Kosovë janë regjistruar 234 raste të infektimit me HIV, prej të cilave 53 kanë përfunduar me vdekje si pasojë e zhvillimit të AIDS-it.

HIV është virus që sulmon sistemin imunitar. Nëse nuk trajtohet, ai çon në AIDS – fazën më të rëndë të infeksionit. Edhe pse aktualisht nuk ka shërim, me trajtim të rregullt personat që jetojnë me HIV mund të kenë një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të mos e transmetojnë virusin tek të tjerët.

Hiv bartet përmes: Marrëdhënieve seksuale pa mbrojtje. Përdorimit të përbashkët të shiringave apo gjilpërave. Nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes apo gjidhënies.

HIV nuk bartet përmes: përqafimit, shtrëngimit të dorës, përdorimit të përbashkët të ushqimit, ujit, ajrit apo pickimit të mushkonjave.

Si të mbroheni? Përdorni kondom gjatë çdo kontakti seksual.

Përdorni vetëm mjete sterile për injektim

Testohuni rregullisht në qendrat për këshillim dhe testim vullnetar – shërbime që janë falas, anonime dhe konfidenciale

/kosovapress/

The post Një viktimë dhe 19 raste të reja me HIV në Kosovë në vitin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasan, Policia apel banorëve: Largohuni nga zonat e rrezikuara nga zjarri

12 August 2025 at 16:10

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u bën thirrje banorëve të fshatrave të rrezikuar nga zjarret të bashkëpunojnë me punonjësit e policisë, kryetarët e fshatrave, njësitë administrative dhe Emergjencat Civile, me qëllim largimin nga zonat e rrezikut.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektorët e policisë së zonave janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendore për të informuar çdo banor, për të ofruar ndihmë dhe për t’i evakuuar në rast nevoje.

Shërbime të shumta të DVP Elbasan, Komisariatit të Policisë Gramsh dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit për evakuimin e banorëve dhe neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë, grupe hetimore dhe shërbime policore po kontrollojnë zonën e prekur nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit, Emergjencat Civile, policia dhe helikopterët po punojnë intensivisht për shuarjen e tij.

Policia ka përsëritur apelin për banorët që të largohen nga zonat e prekura dhe të bashkëpunojnë me strukturat shtetërore në terren.

/a.f/r.e/

The post Elbasan, Policia apel banorëve: Largohuni nga zonat e rrezikuara nga zjarri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti për të martën, temperatura deri në 41°C në disa qytete

12 August 2025 at 07:30

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me kalime të pakta vranësirash herë pas here, veçanërisht në zonat lindore përgjatë vargmaleve në orët e mesditës dhe pasdites. Pas këtyre orëve, moti do të mbetet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga verilindja–veriperëndimi me shpejtësi mesatare 6 m/sek, ndërsa në lugina dhe në bregdet do të arrijë 10-12 m/sek. Në det, valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/41 Diell
Kukës 19/37 Diell pak re
Lezhë 26/41 Diell
Dibër 20/37 Diell pak re
Durrës 22/40 Diell
Tiranë 26/41 Diell
Elbasan 19/41 Diell pak re
Berat 19/41 Diell
Vlorë 22/38 Diell
Korçë 19/34 Diell pak re
Gjirokastër 17/41 Diell pak re
Sarandë 23/36 Diell

 

 

 

The post Moti për të martën, temperatura deri në 41°C në disa qytete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

11 August 2025 at 10:45


TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga shembja  me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh pa leje në aksin rrugor Vlorë-Orikum.

Rama e cilëson këtë operacion si “përballje me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi”.

Kryeministri thekson se “do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve”.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po vijon në disa qytete të vendit, si pjesë e masave për rikthimin e hapësirave publike dhe respektimin e ligjit në fushën e ndërtimit.

Një objekt tre katësh beton-arme pa leje është shembur me shpërthim të kontrolluar mëngjesin e kësaj të hëne pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum. Ashtu siç kishte njoftuar, Inspektoriati Kombëtar i Territorit (IKMT) zbarkoi këtë mëngjes në zonë për shembjen e objektit në orën 07:30, në të cilin u vendosën 32 kilogram lëndë plasëse.

Për demolimin e këtij objekti u hapën 410 furnela dhe u shtrinë 1,100 metra linearë fitil detonant.

IKMT sqaron se në bashkëpunim me policinë ndërmorën të gjitha masat e nevojshme, duke bllokuar përkohësisht aksin rrugor Vlorë-Orikum.

/a.f/

The post Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Mbrojtjes: 38 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 14 ende aktive

11 August 2025 at 10:11

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 14 vijojnë të jenë aktive dhe po ndiqen në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përkatëse.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 68 automjete zjarrfikëse dhe 601 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA. Gjithashtu morën pjesë edhe 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia. Një prej avionëve Canadair nga Kroacia ka ndërhyrë prej orëve të para në Synej të Rrogozhinës.

Në dispozicion sot janë edhe dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj sllovake kanë operuar sot nga Baza e Kuçovës drejt Gramshit.
Nga parashikimet e IGJEO, sot nuk priten reshje. Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku I “LARTË” në të gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet rrezik “SHUMË I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Lezhë (Veri), qarku Elbasan (Perëndim).
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 42 °C në vendet e ulët, ndaj përsërisim thirrjen për qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta dhe të njoftojnë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve vendore.

 

Aktualisht vatrat aktive janë në:

Qarku Vlorë. Në bashkinë Finiq, zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Në terren kanë operuar: 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Gjatë ditës është riaktivizuar vatra e zjarrit brenda fshatit Krongj. Është bërë evakuimi i banorëve. Në vendngjarje ndodhen 2 automjete zjarrfikëse të MZSH, 1 autoambulancë dhe mjete transporti. Në ndihmë kanë shkuar dhe 2 automjete zjarrfikëse të FA. Gjatë gjithë natës vatra aktive më problematike ishte ajo në fshatin Leshnicë e Poshtme. Në terren kanë operuar 3 mjete zjarrfikëse me 8 efektivë të MZSH Finiq dhe Konispol të ndihmuar nga FA me 2 mjete zjarrfikëse dhe 15 forca të FA si dhe 1 grup FNSH.
Në parkun e “Rëzom” (zonë e mbrojtur), te maja e “Lucës”, njësia administrative Vergo, mbi tunelin e Skërficës. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë ndërhyrja, por në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e AdZM.
Në fshatin Bolenë, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë. Gjatë natës kanë monitoruar 1 automjet zjarrfikës me 3 efektiv MZSH si dhe 3 forca të pyjores. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të ndihmuar dhe nga 20 forca të FA.
Në fshatin Lukovë, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren po punojnë efektivët e MZSH Himarë, Sarandë me 3 automjete zjarrfikëse dhe 11 efektivë, për shuarjen e tij. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të ndihmuar dhe nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë të MZSH, Fier.
Qarku Lezhë. Në fshatin Malaj i Epërm, në lagjen “Vjollcë”, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ku zjarri është izoluar në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre. Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë, por forcat operacionale po e mbajnë në monitorim.
Qarku Dibër. Malin e Allushit, në afërsitë fshatit Plani Bardhë, bashkia Klos, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 efektivë të MZSH dhe 1 automjet zjarrfikës.
Qarku Berat. Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë një grupi banesash dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve. Në terren kanë operuar forcat e MZSH të bashkisë Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec me 7 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, të ndihmuar nga 60 efektivë të FA e mbështetje nga ajri. Vazhdon puna me intensitet nga forca operacionale për vënien nën kontroll të tij. Janë bërë evakuime të banorëve.
Qarku Tiranë. Në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej 5 Ha në zonë me shkurre dhe ferra. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Në fshatin Ballaj dhe Zhabjak, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë. Zjarri mori përmasa duke rrezikuar banesat e fshatit Ballaj, por pas një pune të palodhur të forcave zjarri është vënë nën kontroll, ndihmuar edhe nga një helikopter i FA dhe 50 efektivë. Janë shpëtuar mbi 50 banesa, ku në 6 prej të cilave zjarri arriti deri në oborr, por fatmirësisht pa shkaktuar asnjë dëm. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për eliminimin e plotë të vatrës.
Në fshatin Okshtun, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Në fshatin Peqinaj, njësia administrative Synej, bashkia Kavajë, Si pasojë është përshkuar rreth 10 ha sipërfaqe. Ditën e sotme forcat operacionale po vijojnë të punojnë për shuarjen e zjarrit.
Qarku Durrës. Në malin e Krujës, sipër fabrikës së çimentos, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në sipërfaqe me pyll pishe. Në terren janë angazhuar 15 forca operacionale, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e tij. Intensiteti i zjarrit është ulur. Ditën e sotme forcat operacionale po e mbajnë në monitorim.
Qarku Gjirokastër. Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ku vatra është izoluar, por po vijon monitorimi.
Qarku Elbasan. Në fshatin Mukaj, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, situata ka qenë problematike për shkak të erës, duke rrezikuar edhe banesat. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të mbështetur dhe 8 efektivë dhe 12 forca te bashkisë Gramsh.
Në vendin e quajtur tek “Uzina”, bashkia Cërrik. Aktualisht zjarri është izoluar dhe vijon puna për fikjen e plotë të vatrës se zjarrit.
1 nga 3

 

/a.f/

The post Ministria e Mbrojtjes: 38 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 14 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy helikopterë “Black Hawk” nga EBA mbërrijnë për fikjen e zjarreve, avioni kroat ndërhyn në Gramsh

11 August 2025 at 10:43

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Dy helikopterët “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës, për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral-lejtnant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin e helikopterëve, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat shqiptare për përballimin e situatës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, këto mjete ajrore do të forcojnë kapacitetet operacionale në terren, duke ndihmuar në izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit.

Gjithashtu që prej orëve të para të mëngjesit, avioni kroat Canadair ka nisur të veprojë për izolimin e vatrës së zjarrit në Synej të Rrogozhinës.

Ndërsa helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj kroate që operojnë nga Baza e Kuçovës janë nisur drejt Gramshit për shuarjen e zjarrit.

1 nga 5

/a.f/

The post Dy helikopterë “Black Hawk” nga EBA mbërrijnë për fikjen e zjarreve, avioni kroat ndërhyn në Gramsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

10 gushti sjell diell dhe temperatura deri në 42°C në disa qytete

10 August 2025 at 07:30

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit hera-herës do të arrijë 8-14 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat pritet të regjistrojnë vlera të larta, duke arritur deri në 42°C në disa zona të vendit.

Temperaturat parashikohen si më poshtë:

Qyteti Min (°C) Max (°C) Kushtet atmosferike

Shkodër 23 42 Diell

Kukës 18 37 Diell

Lezhë 23 41 Diell

Dibër 18 37 Diell

Durrës 22 38 Diell

Tiranë 25 40 Diell

Elbasan 25 41 Diell

Berat 20 41 Diell

Vlorë 23 36 Diell

Korçë 18 32 Diell

Gjirokastër 18 42 Diell

Sarandë 22 35 Diell

/a.f/

The post 10 gushti sjell diell dhe temperatura deri në 42°C në disa qytete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Izolohen 15 vatra zjarri, 6 ende aktive

9 August 2025 at 21:36

TIRANË, 9 gusht /ATSH/  Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi sot se falë angazhimit të forcave të Mbrojtjes Civile, Forcave të Armatosura, zjarrfikësve vendorë dhe mbështetjes së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, është bërë e mundur izolimi dhe shuarja e zjarreve në disa zona të vendit.

Vatrat e fikura janë regjistruar në: Lleshan (Gramsh), Turan (Korçë), Kakavijë (Dropull), Kuç (Himarë), Kavajë (Lagjja Nr.1), Sohodoll (Dibër), Vlorë (Lagjja “Pavarësia”), Katund i Ri (Durrës), Ril (Lezhë), Laknas (Kamëz), Larushkë (Krujë), Nartë (Vlorë), Hajmel (Vau i Dejës), Pyll i Sodës (Vlorë) dhe Fishtë (Lezhë).

Ndërkohë, vijojnë të jenë aktive disa vatra problematike:

Velahovë dhe Dhrovjan (Bashkia Finiq), ku operacioni mbështetet nga Forcat Ajrore dhe automjete zjarrfikëse të FA, me fokus mbrojtjen e banesave.

Tragjas (Vlorë), ku vatra e shuar një ditë më parë është riaktivizuar dhe po punohet nga 12 efektivë të MZSH.

Bolenë (Himarë), ku situata paraqitet problematike, por forcat tokësore dhe ajrore po punojnë për izolimin e saj.

Lofkënd (Mallakastër), ku prej orës 06:00 po angazhohen mbi 75 forca dhe është izoluar një vatër kritike.

Malaj i Epërm (Mirditë), ku vatra është fikur me ndërhyrje nga ajri nga avioni “Canadair” italian dhe situata po monitorohet.

Mali i Allushit (Klos), ku terreni i pjerrët ka shkaktuar riaktivizimin e flakëve jashtë perimetrit të shuar më parë.

“Forcat operacionale në terren po koordinohen me të gjitha strukturat për të mbrojtur banesat, sipërfaqet pyjore dhe jetën e qytetarëve”, deklaroi Vengu, duke shprehur falënderim dhe respekt për efektivët e zjarrfikëses, policisë, ushtrisë dhe vullnetarët që po luftojnë në vijën e parë kundër flakëve.

The post Vengu: Izolohen 15 vatra zjarri, 6 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Edhe pesë ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhjet lokale

9 August 2025 at 17:29

PRISHTINË, 9 gusht/ATSH/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandiatëve për Zgjedhjet Lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 26 qershor, do të përfundojë më 13 gusht 2025.

Me qëllim të lehtësimit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike https://apliko.kqz-ks.org, e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online.

Si bëhet aplikimi?

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik (iniciativës qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org. Partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, u janë krijuar dhe dërguar ‘userët’ dhe prej tyre nuk kërkohet të ndjekin këtë hap.

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të paraqitur aplikimin.

Informacione shtesë: Për më shumë informacione, dokumentacionin dhe kushtet që kërkohen të plotësohen për aplikim, mund të kontatoni Zyrën përmes e-mailit zyra.kqz@kqz-ks.org apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

/Kosovapress/

The post Edhe pesë ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhjet lokale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E shtunë me diell dhe temperatura deri në 40°C

9 August 2025 at 07:00

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ – Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Në zonat malore priten vetëm vranësira të pakta e kalimtare.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit hera-herës do të arrijë 8-12 m/sek, duke krijuar dallgëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen si më poshtë:

Qyteti Min (°C) Max (°C) Kushtet atmosferike

Shkodër 24 39 Diell

Kukës 19 36 Diell

Lezhë 25 38 Diell

Dibër 17 36 Diell

Durrës 22 37 Diell

Tiranë 24 38 Diell

Elbasan 22 40 Diell

Berat 20 40 Diell

Vlorë 22 35 Diell

Korçë 18 31 Diell

Gjirokastër 18 39 Diell

Sarandë 22 34 Diell

/a f/

The post E shtunë me diell dhe temperatura deri në 40°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyra e BE-së: Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik

8 August 2025 at 18:44

PRISHTINË, 8 gusht/ATSH/ Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë u ka bërë të thirrje të gjitha partive politike që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi daljen e vendit nga ngërçi politik dhe të bëjnë kompromis për konstituimin e legjislativit të nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, Zyra e BE-së thotë se Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme sa i përket konstituimit të Kuvendit të ri, raporton KosovaPress.

BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe zëvendëskryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik”, ka thënë Zyra e BE-së në Kosovë.

Kushtetuesja sot mori vendim që konstituimi i legjislaturës së nëntë të bëhet brenda 30 ditëve, zgjedhja e kryetarit të ri të bëhet përmes votimit të hapur dhe një kandidaturë e vetme për kryeparlamentar të votohet vetëm tri herë.

/kosovapress/

The post Zyra e BE-së: Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi i gjykatës: Popoviç dëbohet nga Kosova

8 August 2025 at 16:47

PRISHTINË, 8 gusht/ATSH/Igor Popoviç është shpallur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe me masën plotësuese të dëbimit nga territori i Kosovës për një periudhë dyvjeçare, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 gusht 2025 nga PSRK-ja , Igor Popoviç, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve etnike.

Në atë mënyrë që i njëjti me datën 18 korrik 2025, rreth orës 12:00 në Rahovec ka mbajtur një fjalim publik me të cilin i është drejtuar një mase të gjerë të qytetarëve, ku mes tjerash ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kujtim Krasniqi, tha se i akuzuari Igor Popoviq, me është shpallur fajtor për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Sipas tij, gjykata, në përputhje me dispozitat penale dhe procedurale, e ka dënuar Popoviqin me 6 muaj burgim, dënim i cili, me pëlqimin e të akuzuarit, zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh.

Krasniqi tha se gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, dëbimin e Popoviqit nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalimin e hyrjes së tij për një periudhë prej dy vitesh.

Mëngjesin e sotëm, më 8 gusht, Prokuroria Speciale i propozoi gjykatës që ndaj Popoviqit të shqiptohet i njëjtit dënim, sipas marrëveshjes, për veprën penale për të cilën akuzohet, gjashtë muaj burgim, i cili të zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh.

Sot, prokurorja e rastit, Fikrije Krasniqi-Zejnullahu i propozoi gjykatës që ndaj Popoviqit të shqiptohet edhe dënimi plotësues – dëbimi nga territori i Kosovës për një afat prej dy vitesh, për çka palët janë pajtuar.

Avokati i Popoviç, Millosh Delliviç tha se i qëndrojnë mbrapa marrëveshjes së arritur me Prokurorinë Speciale.

Kujtojmë se arrestimi i Popoviq ndodhi pas mbajtjes së një fjalimi në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku ai u shpreh kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria vlerësoi se përmes këtyre deklaratave, Popoviq ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, duke nxitur mosbesim dhe tensione ndëretnike, dhe duke rrezikuar bashkëjetesën në shoqërinë kosovare.

/kosovapress/

The post Vendimi i gjykatës: Popoviç dëbohet nga Kosova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti të premten i qëndrueshëm me temperatura të larta

8 August 2025 at 07:30

TIRANË, 8 gusht /ATSH/  Shqipëria do të ndikohet nesër nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë kryesisht me diell në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit nga shërbimet meteorologjike, moti pritet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në relievet e larta malore të qendrës dhe jugut, në orët e mesditës deri në ato të pasdites, do të ketë vranësira kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet forcim i përkohshëm i saj me shpejtësi 8-16 m/s, shoqëruar me valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat do të shënojnë vlera të larta në të gjithë territorin, si më poshtë:

Shkodër: 22 / 37°C – Diell
Kukës: 18 / 35°C – Diell
Lezhë: 24 / 37°C – Diell
Dibër: 15 / 34°C – Diell
Durrës: 21 / 35°C – Diell
Tiranë: 22 / 37°C – Diell
Elbasan: 21 / 39°C – Diell me pak re
Berat: 19 / 38°C – Diell me pak re
Vlorë: 20 / 36°C – Diell
Korçë: 15 / 32°C – Diell me re
Gjirokastër: 17 / 37°C – Diell me pak re
Sarandë: 15 / 32°C – Diell

/a.f/

The post Moti të premten i qëndrueshëm me temperatura të larta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sorensen me Osmanin e Kurtin flasin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

6 August 2025 at 14:03

PRISHTINË, 6 gusht/ATSH/ Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se ka diskutuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, për formën e zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Pas takimit gati dy orësh, ai foli shkurt para mediave. Sorensen tha se takimet e tij ishin të rregullta.

Ai shtoi se formimi i institucioneve të reja në Kosovë po merr kohë.

/Kosovapress/

The post Sorensen me Osmanin e Kurtin flasin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani në takim me Sorensen, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

6 August 2025 at 12:24

PRISHTINË, 6 gusht/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Presidenca ka njoftuar se në këtë takim Osmani ka theksuar rëndësinë e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, transmeton KosovaPress

“Në kuadër të diskutimit, u trajtua edhe procesi i konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera, si dhe rëndësia që këto institucione të funksionojnë në mënyrë demokratike për të avancuar objektivat e përbashkëta. Presidentja trajtoi edhe çështjen e arrestimeve arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë duke kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që Serbia t’i ndalë këto veprime të paligjshme ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me dialogun, Kosovë-Serbi, Osmani tha se ky proces duhet të jetë i drejtë ipaanshëm, duke përcaktuar objektiva të qarta, gjë që do të kontribuonte po ashtu në avancimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit në tërësi.

Osmani nënvizoi rëndësinë e integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera të rëndësishme.

/KosovaPress/

 

The post Osmani në takim me Sorensen, në fokus dialogu Kosovë-Serbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Plazhi i Kunes në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut

6 August 2025 at 09:28

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga Plazhi i Kunës në Lezhë, duke e cilësuar atë si një destinacion unik mes gjelbërimit të natyrës dhe freskisë që ofron deti Adriatik.

“Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut”, shkruan Rama në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, i shoqëruar me pamje nga ky destinacion turistik gjithnjë e më i preferuar nga vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Në Kunë pushuesit mund të zgjedhin mes plazhit publik dhe atij privat. Turistët e huaj shpesh vendosen në këtë zonë me pisha të dendura edhe me kamperat e tyre. Po ashtu, ka edhe zona për aktivitet sportiv, volejboll..etj

Plazhi i Kunës ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë, rreth 5 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe është pjesë e Kompleksit të Kune-Vainit, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike dhe biodiversitet të pasur. I njohur për peizazhin natyror të veçantë, me pyje të dendura pishe, laguna dhe rërë të artë, plazhi tërheq turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë pushime të qeta dhe larg zhurmës urbane.

Kuna është ndër zonat më të hershme të zhvilluara për turizëm në këtë rajon, dhe vitet e fundit ka njohur investime të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe promovimin e saj si një destinacion i qëndrueshëm ekologjik.

Në kuadër të zhvillimit të turizmit, qeveria shqiptare ka përfshirë zonën e Kunës në projektet e saj strategjike për ruajtjen dhe promovimin e mjediseve të mbrojtura, duke nxitur njëherazi edhe zhvillimin ekonomik lokal.

Plazhi i Kunës mbetet një ndër perlat e natyrës shqiptare, që ofron përvoja autentike mes natyrës së paprekur dhe mikpritjes tradicionale të zonës së Lezhës.

/a.f/

The post Rama: Plazhi i Kunes në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmirësohet moti, të mërkurën reshje shiu vetëm në zonën lindore

6 August 2025 at 07:30

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore në verilindje e juglindje.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14m/s, shoqëruar me valëzimin të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/35 Diell re
Kukës 15/33 Diell re shi
Lezhë 20/35 Diell re
Dibër 14/33 Diell re shi
Durrës 19/35 Diell re
Tiranë 20/36 Diell re
Elbasan 19/35 Diell re
Berat 16/36 Diell re
Vlorë 19/34 Diell re
Korçë 16/29 Diell re
Gjirokastër 15/35 Diell re shi
Sarandë 20/34 Diell re shi

 

 

 

The post Përmirësohet moti, të mërkurën reshje shiu vetëm në zonën lindore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për veprën penale ‘nxitja e përçarjes’ ndaj Igor Popoviç

5 August 2025 at 13:55

PRISHTINË, 8 gusht/ATSH/ Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj I.P., për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe e mosdurimit”.

Zyrtari serb, Igor Popoviç akuzohet se me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, transmeton KosovaPress.

“Sipas aktakuzës, I.P. ka mbajtur një fjalim publik, me të cilin i është drejtuar një mase të gjerë qytetarësh, ku ndër të tjera ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse, duke thënë: “…Serbët kanë pësuar këtu në rajonin e Rahovecit, Metohisë, Kosovës e Metohisë, për shkak se janë vendas dhe i kanë rrënjët këtu dhe nuk lejojnë që dikush t’i shpallë okupatorë, ardhacakë dhe t’i përzë nga këtu, nga UÇK – organizatë terroriste”, dhe më pas ka vazhduar të bëjë thirrje drejtuar qytetarëve, duke deklaruar: “Neve na mbetet të jemi krenarë për trimërinë e viktimave dhe vëllezërve të mbetur këtu dhe të mëtojmë që Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe…”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se Igor Popoviçit iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore për deklaratat e tij ofenduese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

/KosovaPress/

The post Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për veprën penale ‘nxitja e përçarjes’ ndaj Igor Popoviç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌