Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Ekskluzive: Ky është i arrestuari për përleshjen në “Noya” – sigurimit i thyhet nofulla, 3 të dyshuar në arrati

28 August 2025 at 09:56

Përleshja e dhunshme e mbrëmshme në lokalin “Noya” në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë ka përfunduar me lëndime të rënda dhe ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se Egzon Hajrizi, rreth 32-vjeçar është personi i vetëm i arrestuar në vendngjarje, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë kanë arritur të largohen dhe ndodhen në arrati.

Gjatë konfliktit, punonjësi i sigurimit N.H., ka pësuar thyerje të nofullës dhe është duke marrë tretman në QKUK, ndërsa kolegu i tij L.F., rreth 43-vjeçar, është trajtuar për lëndime më të lehta dhe ka dhënë deklaratë para hetuesve.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari Hajrizi është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve të tjerë që morën pjesë në incident.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është i arrestuari për përleshjen në “Noya” – sigurimit i thyhet nofulla, 3 të dyshuar në arrati appeared first on Sinjali.

Vdiq tragjikisht sot në Ferizaj, 58-vjeçari varroset nesër

27 August 2025 at 23:48

Sinjali raportoi sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Ferizaj, ku një burrë ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas burimeve të gazetës Sinjali, mëngjesin e 27 gushtit, rreth orës 09:30, në rrugën “Sadik Bega”, tek ndërtesat e kompleksit “D-Nuhaj”, është gjetur pa shenja jete Bekim Kamberi, rreth 58-vjeç. Ai është gjetur në hapësirën e ashensorit, në bodrumin e ndërtesës, me lëndime të rënda trupore. Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente.

Ndërkohë, familja e të ndjerit ka bërë edhe njoftimin mortor, duke njoftuar për varrimin e tij:

Njoftim Mortor,

Me pikëllim të thellë njoftojmë se u nda nga jeta i dashuri ynë,
Bekim Ismet Kamberi.

Varrimi do të bëhet nesër, më 28 gusht, pas namazit të drekës, në ora 14:00, në varrezat e reja të qytetit.

Të pikëlluar: Familja Kamberi

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdiq tragjikisht sot në Ferizaj, 58-vjeçari varroset nesër appeared first on Sinjali.

Kurti shkruan për krimet e Serbisë në Kosovë, s’ka ndonjë reagim për pamfletin anti-UÇK të kryeparlamentarit Basha

27 August 2025 at 23:27

Të mërkurën u raportua për një pamflet që Dimal Basha në autorësi e kishte botuar në vitin 2012, ku akuzonte rëndë UÇK-në.

Basha ndonëse e ka emrin si autor tha se ka shkruar vetëm kapitullin 3 rreth Islamit fundamentalist, pa treguar pse pranoi të jetë bashkëautor në një pamflet kundër UÇK-së.

Për këtë zhvillim nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Kurti ka shkruar në Facebook rreth një fjalimi që mbaji gjatë ditës me rastin e prezantimit të metodologjisë së Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Lufta në Kosovë ishte projekt i shkatërrimit e i asgjësimit, i plaçkitjes e i rrëmbimit nga ana e forcave të Serbisë, me krime të organizuara e të planifikuara. Gjatë luftës, populli i Kosovës përjetoi dhimbje të mëdha: vrasje, zhdukje me dhunë, dëbime masive, shkatërrim të pasurisë dhe plaçkitje sistematike. Krahas dëmit të jashtëzakonshëm në jetët e njerëzve nga gjenocidi i Serbisë, në Kosovë janë shkaktuar edhe dëme të pallogaritshme ekonomike, përfshirë djegien e pronave private dhe publike, rrënimin e infrastrukturës, shkatërrimin e objekteve kulturore e arsimore, grabitjen dhe shkatërrimin e trashëgimisë shpirtërore dhe kombëtare. Dokumentimi i tyre është jetik”, ka shkruar Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti shkruan për krimet e Serbisë në Kosovë, s’ka ndonjë reagim për pamfletin anti-UÇK të kryeparlamentarit Basha appeared first on Sinjali.

Spiunazh ndaj Kosovës te Serbia nga piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij serbe – çfarë dihet deri më tani?

27 August 2025 at 23:41

Një shtetase serbe nga Mitrovica me inicialet A.M., së bashku me të dashurin e saj kroat, pjesëtar i KFOR-it në Kosovë, janë arrestuar pasi në telefonat e tyre janë gjetur dëshmi që lidhen me spiunazh në dëm të Kosovës, në favor të inteligjencës serbe.

Raportet tregojnë se informacionet e mbledhura dyshohet të jenë kaluar tek Lista Serbe, e cila më pas i ka dorëzuar institucionet e sigurisë së Serbisë.

Ky zhvillim ka ngjallur shqetësim të madh për sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Eksperti i sigurisë, Agim Musiu, ka ngritur pyetje kritike për autoritetet kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë:

A ka prokurori në Kosovë që vepron para se lajmi të bëhet publik ndërkombëtarisht?

A duhet ndërkombëtarët të dënojnë Listën Serbe për rolin e saj, apo kjo parti, që sipas Musiut përbëhet nga terroristë dhe spiunë, do të vazhdojë ta mbajë peng Kosovën dhe partnerët perëndimorë?

Apo A.M., me përvojën e saj si spiun dhe lidhjet e dyshimta, posedon edhe fakte të turpshme për ndërkombëtarët?

Sipas Musiut, ky rast tregon rrezikun që përfaqëson veprimtaria e fshehtë e individëve dhe grupeve të lidhura me inteligjencën e shteteve të huaja, duke hedhur hije mbi sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

Çfarë u raportua për rastin e spiunazhit?

Sipas raportimeve, piloti në të kaluarën kishte kaluar filtrat e sigurisë në autoritetet kroate.

RTL ka shkruar se Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, ajo e Punëve të Brendshme dhe Zyra e Kryeministrit kanë qenë në dijeni për rastin tash e një kohë.

Gruaja serbe nga Mitrovica e Veriut ishte prezantuar si punonjëse e një organizate gjermane. Ajo dyshohet se kishte marrë informata nga ushtari kroat lidhur me lëvizjet e KFOR-it dhe se ato i ka përcjellë në Serbi.

Të dy u arrestuan në fund të korrikut. Të mërkurën u raportua se të dy janë marrë në pyetje nga Prokuroria. Akuzohen për katër vepra penale.

E mediumi kroat “index.hr” ka shkruar se ushtari ka mohuar fajin dhe ka thënë se dikush po përpiqet ta kurthojë. Siç ka thënë ai para autoriteteve, “edhe e dahsura e tij ka qenë viktimë”.

Siç ka shkruar ky medium, gruaja nga Kosova kishte udhëtuar shpesh drejt Kroacisë.

Ndërkaq “vecernji.hr” ka shkruar se serbja ka pasur lidhje edhe me organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë ato të sigurisë.

Serbja e dyshuar për spiunazh
Serbja e dyshuar për spiunazh

Konkretisht, sociologia A.M., partnerja e pilotit kroat, ishte e lidhur me organizatat ndërkombëtare në Kosovë, si EULEX dhe UNMIK.

A.M., punoi gjithashtu për Misionin e Bashkimit Evropian për Vendosjen e Sundimit të Ligjit në Kosovë, detyra e të cilit është të ndihmojë institucionet, organet gjyqësore dhe policinë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit (EULEX) dhe Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNIMIK).

Dyshohet se ajo kishte lidhje të ngushta me shumë gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it, të cilët, sipas burimeve, dyshohet se i kishte shantazhuar.

AM, shtojnë burimet, shoqëroi drejtorin e organizatës joqeveritare Aktiv Miodrag Miliçeviq dhe ish-anëtarin e ekipit menaxhues përgjegjës për krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, Igor Kallamar, në disa udhëtime.

Rasti ka nxitur reagime të shumta në Kroaci.

“Është problem serioz i sigurisë. Do të shohim çka do të nxjerrin hetimet”, ka thënë Arsne Bauk, shef i Komisionit për Mbrojtje në Parlamentin e Kroacisë.

“Në kohëra të tilla, ne kemi një qëllim, të gjithë, pavarësisht nga cila parti jemi. Kemi një qëllim, që është siguria e të gjithë qytetarëve tanë, e të gjitha misioneve që i kemi”, ka thënë Sandra Bençiq, deputete në këtë komision.

Shqetësuese i ka vlerësuar raportimet për spiun potencial në Forcën Ajrore Kroate edhe deputeti Igor Peternel.

Ai ka thënë se kjo bën që situata e sigurisë në Kroaci “të jetë shumë në dyshim”, transmeton Telegrafi.

The post Spiunazh ndaj Kosovës te Serbia nga piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij serbe – çfarë dihet deri më tani? appeared first on Telegrafi.

Përleshje midis demonstruesve dhe policisë në Novi Sad

27 August 2025 at 23:22

Studentët dhe qytetarët janë mbledhur në shenjë proteste përpara Fakultetit të Filozofisë, Novi Sad, pasi që dje studentët që kishin bllokuar këtë institucion të arsimit të lartë për nëntë muaj u dëbuan prej andej.

Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, spërkatje me sprej dhe përplasje në hyrje të fakultetit.

Gjithashtu kanë ardhur edhe pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe, drejt të cilëve po hidhen sende, raporton nova.rs.

Policija ispred Filozofskog fakulteta gura građane prema parku koji se nalazi prekoputa. pic.twitter.com/JXYCL7JaPi

— Razglas news (@razglasnews) August 27, 2025

Qytetarët janë rrethuar nga të gjitha anët ndërsa ka filluar një rrëmujë masive, ku raportohet edhe për të lënduar në radhët e qytetarëve.

Qytetarëve u thuhet të largohen nga Fakulteti i Filozofisë, të cilët po i rezistojnë thirrjeve të pjesëtarëve të policisë.

Ndryshe, protestat kanë nisur tash e sa muaj kundër pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Policija nastavlja da gura građane sve dalje od ulaza na Filozofski fakultet. pic.twitter.com/0lt7KphKjB

— Razglas news (@razglasnews) August 27, 2025

Policija podiže štitove ispred studenata na ulazu u Filozofski fakultet. #NoviSad pic.twitter.com/nvsHHtsDeZ

— Radio 021 (@Radio021) August 27, 2025

The post Përleshje midis demonstruesve dhe policisë në Novi Sad appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

Zjarri në Miras të Shqipërisë vazhdon prej shtatë orësh, banorët u bashkohen ekipeve zjarrfikëse

27 August 2025 at 20:37

Zjarri që nisi mesditën e sotme në sipërfaqen pyjore mbi fshatin Miras në Devoll vazhdon të jetë aktiv.

Sipas përgjegjësit të menaxhimit të pyjeve, situata vijon të jetë serioze, ndërkohë që ekipeve zjarrfikëse u janë bashkuar edhe banorët e zonës.

“U lajmëruam rreth orës 13:30. Së bashku me forcat zjarrfikëse dhe drejtorinë e shërbimeve erdhëm të gjithë në ndihmë. Jemi angazhuar që të gjithë në shuarjen e zjarrit, jemi në gatishmëri. Gjithashtu kemi patur ndërhyrje dhe nga banorët e zonës, të cilët kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Sipërfaqja e deritanishme mund të jetë rreth 5 ha, me pishë të zezë, dushqe të llojit qar. Situata është nën kontroll deri më tani por besoj se do të zgjasë, deri nesër do të jetë zjarri aktiv. Nuk mund të themi që zjarri do të shuhet brenda kësaj nate. Për shkak të terrenit shumë të thyer ne dhe zjarrfikësit e kemi patur shumë të vështirë të ndërhyjmë. Ndërhyrja është bërë me mjete rrethanore. Jemi munduar me të gjitha mënyrat, me breza, me kundra zjarre por për shkak se bimësia është shumë e dendur dhe sipërfaqja është e mbuluar me bimësi barishtore, është e vështirë edhe fikja dhe hapja e brezave që mund të parandalojnë zjarrin. Mesa dimë deri tani është vetëm një vatër, origjinën e vatrës ku ka nisur zjarri nuk mund ta përcaktojmë pasi kërkon rreth 30 minuta të arrijmë në vatër për shkak të terrenit. Ka rrezik pasi fshati më i afërt është Sinica dhe nëse zjarri merr përmasa më të mëdha, edhe mund të rrezikohet por besoj se deri nesër do të shuhet”, u shpreh për Top Channel, Orgest Cenolli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarri në Miras të Shqipërisë vazhdon prej shtatë orësh, banorët u bashkohen ekipeve zjarrfikëse appeared first on Sinjali.

Palestina do të bëhet lagjja e 11-të e qytetit të Barcelonës

27 August 2025 at 21:24

Kryetari i Bashkisë së Barcelonës, Jaume Collboni, njoftoi të martën se Gaza dhe qytete të tjera palestineze do të bëhen simbolikisht lagjja e 11-të e Barcelonës, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe solidaritetit. 

Collboni prezantoi planin gjatë një vizite në Jordani, duke thënë se kjo lagje e re do të jetë një njësi teknike dhe buxhetore brenda strukturës komunale të Barcelonës.

Ajo do të plotësojë 10 lagjet ekzistuese të qytetit dhe do të koordinojë të gjitha projektet e bashkëpunimit me qytetet palestineze dhe UNRWA-n, agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë.

“Ky nuk është më një bashkëpunim i vetëm me vizita, por një strukturë e përhershme, e projektuar për të shfrytëzuar talentin e teknikëve komunalë”, tha ai, duke shtuar se një strukturë e ngjashme mund të krijohet “në territorin palestinez ose, nëse është e nevojshme, në Jordani.

Jaume Collboni és un batlle mesquí i miserable.

Palestina i Gaza seran el nou districte 11 de Barcelona amb 1 milió € de pressupost municipal. Mentrestant, retira els ajuts als avis de la capital. #DefensemBarcelona pic.twitter.com/ceBfUl7JM9

— Santiago Espot (@santiagoespot) August 26, 2025

Koncepti ndjek një precedent të vendosur në vitin 1995 kur Barcelona e caktoi simbolikisht Sarajevën si distriktin e saj të 11-të për të mbështetur rimëkëmbjen e saj pas gjenocidit të Srebrenicës.

Qëllimi i projektit është që të caktohen punonjës komunalë për të koordinuar projekte bashkëpunimi që ndjekin modelin e një lagjeje qyteti, raporton trt.

Këtë javë, Collboni u zotua gjithashtu të dyfishojë fondet e UNRWA-së për ushqim dhe ilaçe nga 200 mijë euro (231,824 dollarë) në 400 mijë euro (463,725 dollarë) dhe tha se do të “stabilizojë dhe rrisë” bashkëpunimin teknik me qytete si Gaza, Ramallah dhe Betlehemi përmes stafit bashkiak, strukturave të këshillit dhe burimeve të qytetit.

Gjatë fundjavës, Collboni tha se kishte planifikuar të udhëtonte për në Izrael dhe Palestinë, por autoritetet izraelite ia mohuan hyrjen.

“Ne do të fillonim një mision bashkëpunimi dhe paqeje, duke i kushtuar vëmendje kryetarëve të bashkive të Betlehemit dhe Ramallahut. Objektivi ishte të njihnim nga afër realitetin e qyteteve palestineze dhe të eksploronim mënyrat e ndihmës nga Barcelona në këto momente kritike”, tha ai përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/

The post Palestina do të bëhet lagjja e 11-të e qytetit të Barcelonës appeared first on Telegrafi.

“Mirënjohje pa kushte pune”, zjarrfikësit mes flakëve dhe premtimeve

27 August 2025 at 19:13

24 zjarrfikës, policë dhe ushtarë u nderuan sot në një ceremoni të posaçme nga kryeministri Edi Rama, për përpjekjet e bëra me zjarret gjatë verës.

100 misione nga ajri, qindra ndërhyje dhe ky shtet nuk u thye, por tregoi se mekanizimi i Mbrojtjes Civile nga fshati më i largët deri tek qendra e Tiranës mundi dhe diti të jepte më të mirën.”, u shpreh Kryeministri Rama në ceremoninë e mirënjohjes publike.

Vendi ynë këtë verë u përfshi nga zjarre të mëdha duke prekur edhe zonat e banuara, të cilat çuan në shpërngulje të banorëve. Situata në gusht ishte kritike në Delvinë dhe Gramsh, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes u angazhuan në terren 10 mijë forca.

U regjistruan dëme në banesa, bujqësi e blegtori dhe 56 mijë hektarë tokë e pyje u dogjën.

Në vend të nderimeve, kushte më të mira pune

“S’mund të dilnim nga kjo verë ferri për nga temperaturat pa plagë por kemi një kapital njerëzor që nuk e lë kurrë më Shqipërinë në baltë, mirënjohje të veçantë”, u shpreh kryeministri Rama në ceremoninë e mirënjohjes publike.

Mirëpo, zjarret përpos dëmeve që shkaktuan na ofruan edhe një panoramë të gjendjes në të cilën punojnë forcat zjarrfikëse në vend.

Vendi ynë numëron rreth 1250 zjarrfikës, ndërsa sipas ligjit për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi duhet të ketë 1 zjarrfikës për 1500-2000 banorë.

Bledar Bajrami, drejtues i sindikatës së zjarrfikësve në Shqipëri, u shpreh për Citizens.al se në raport me popullsinë dhe shtrirjen gjeografike nevojat nuk plotësohen.

“Ne nuk plotësojmë numrin për qytetin. Ne mbulojmë edhe pyjet. Duhet të ketë një normë, sa zjarrfikës duhen për kilometër të një pylli. Gjë e cila nuk është përcaktuar nga askush”, deklaroi Bajrami.

Sipas një raporti të Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, numri mesatar i zjarrfikësve në nivel kombëtar është 0.8 zjarrfikës për 1500 banorë, ndërsa ai i automjeteve zjarrfikëse është 0.9 për 10.000 banorë. Pra, 25% nën nivelin që kërkohet sipas ligjit 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.

Sipas Bajramit, zjarrfikësit punojnë në kushte të vështira, pa mjete dhe mbështetje financiare.

“Makineritë në shumicën e bashkive janë shumë të vjetra, i përkasin viteve ’90. Veshjet nuk janë të mirëfillta për pyje”, u shpreh ai.

Ndërsa theksoi se nuk kanë ofiçina ku të dërgojnë mjetet për ti riparuar dhe shpesh bashkitë nuk shpallin tender për mirëmbajtje të mjeteve.

“Nuk kanë lekë për të rregulluar mjetet. Mjetet po rregullohen nga drejtori, shefat dhe zjarrfikësit nga xhepi i vet. Kanë hequr nga xhepi vet dhe kanë rregulluar makinat, me pretekstin që nuk është bërë tenderi”, u shpreh Bajrami.

Paga të ulëta dhe mos pagesë e orëve të natës

Në vitin 2023, kryeministri Rama deklaroi se do të ketë rritje pagash për punonjësit e forcave zjarrfikëse sipas kategorive me 20 mijë lek të reja në muaj.

Mirëpo, përfaqesuesit e sindikatës e shohin një rritje që nuk justifikon punën dhe kushtet në të cilat punohet.

“Nëse fillon sot punë, si asistent zjarrfikës merr 530 mijë lek të vjetra. Rritet nga 50 mijë lek të vjetra për gradë. Pastja hyn dhe vjetërsia e punës dhe shkon edhe 700 mijë lek për ata që kanë mbi 20 vite punë”, tha Bledar Bajrami për Citizens.al.

Prej vitit 2019, zjarrfikësit nuk marrin më as pagesë për orët e natës. Për këtë, Bajrami dhe të tjerë zjarrfikës i janë drejtuar gjykatës.

“Janë 5 vendime gjykate për orët e natës që zjarrfikësit nuk i marrin. Prej vitit 2019 nuk e marrim pagesën për orët e natës. Pagesa është 100 mijë lek (të vjetra). Kur kanë qenë pagat 390 mijë lek, i binte 30% e pagës. Na është mohuar 30% e pagës për shumë vjet, derisa u rrit rroga vjet”, argumenton Bajrami.

Ndërsa në bashki të ndryshme, zjarrfikësit nuk paguhen as për orët shtesë, duke ju deklaruar se do të mund ti marrin pushime gjatë dimrit.

“Kam Korçën, nuk marrin orët e punës që dalin jashtë orarit. Ju kanë thënë do i merrni pushime gjatë dimrit. Tani, ti nuk ke numrin e zjarrfikësve për të bërë shërbimin, për të dhënë leje dhe jo për të dhënë leje plus për të zëvendësuar shërbimet”, shprehet Bledar Bajrami, duke shtuar se nuk mundesh ta lësh shërbimin me dy punonjës.

Nevoja për flotë ajore

E mbështetur në Mekanizmin Evropian, Shqipëria mori ndihmë këtë verë përmes avionëve “Canadair” të posaçëm për fikjen e zjarreve,  dhe “Blac Hawk” të cilët erdhën nga Republika Çeke, Sllovakia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kroacia dhe Greqia. Ndërsa vetë, Shqipëria nuk ka një flotë të dedikuar avionësh për fikjen e zjarrit, përpos premtimeve dhe zotimeve të përsëritura për të krijuar një të tillë.

“Avionët janë një krah i fuqishëm në betejë dhe ne do kemi së shpejti flotën e avionëve tanë që do nisë të ndërtohet me 2 avionë zjarrfikës, por magjia është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë”, tha sot kryeministri Rama.

Bajrami tregon se përpos përgatitjes së zjarrfikësve, pa një ndihmë ajrore nuk mund të izolojnë vatrat e zjarrit në hapësira pyjore.

“Nëse zjarri kalon 20 metra çfarë ti bësh? Duhet avioni.Kalon flota ajrore, bën shuarjen e zjarreve, futen trupat zjarrfikëse dhe bëjnë izolimin e vatrave që mos të përhapen sërish dhe bëhet një izolim”.

 Sipas tij vendit i duhen helikopterë dhe jo avionë.

“Avionin e përdor vetëm dy muaj në verë dhe nëntë muaj do ta mbash në hambar. Helikopteri të jetë pjesë e shërbimit zjarrfikës dhe e përdor gjatë 12 muajve të vitit, për fikjen e zjarreve, për evakuime, për përmbytje, për humnera ku na bien turistët”, u shpreh Bajrami.

Përhapja e zjarreve dhe pamundësia për ti izoluar më shpejt sipas Bajramit vjen edhe nga shërbimi pyjor jo efikas.

“Nuk krijohen breza sigurie. Nuk mbahen pastër rrugët. Ato rrugë që janë të mirëmbahen dhe të rregullohen që të kalojë zjarrfikësja”, përfundoi Bajrami ndërsa vuri theksin te nevoja për ivestim nga ana e bashkive për shërbimin zjarrfikës.

Lexo gjithashtu:

The post “Mirënjohje pa kushte pune”, zjarrfikësit mes flakëve dhe premtimeve appeared first on Citizens.al.

Ekskluzive: Përleshje mes punëtorëve në Vushtrri, tre të lënduar – njëri me thikë në gjendje të rëndë, një i ndaluar 48 orë

27 August 2025 at 19:39

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mëngjes në Vushtrri, ku një konflikt mes punëtorëve të dy kompanive private ka përfunduar me therje me thikë.

Sinjali mëson se incidenti ndodhi në rrugën “Hamdi Gashi”, në hapësirën e banesave të bardha, që po rinovohen nga kompani të kontraktuara nga Komuna e Vushtrrisë.

Gjatë punimeve, punëtorët u përfshinë në një konflikt fizik, ku u përdorën mjete të forta dhe një thikë. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar.

I dyshuari Miran Sahiti rreth 22-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë Sherif Latifin rreth 22-vjeçar dhe Veli Hysenin rreth 22-vjeçar, duke u shkaktuar lëndime, ndërsa vetë ka marrë gjithashtu plagë nga të dy të dyshuarit e tjerë. Ai është transferuar nga Spitali i Mitrovicës në QKUK-Prishtinë, ku gjendja e tij është e rëndë sipas mjekëve.

Policia, hetuesit dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar gjurmë gjaku dhe kanë sekuestruar thikën e përdorur në rast.

Pas intervistimit të të dyshuarve dhe dëshmitarëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Sherif Latifi është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Përleshje mes punëtorëve në Vushtrri, tre të lënduar – njëri me thikë në gjendje të rëndë, një i ndaluar 48 orë appeared first on Sinjali.

Bryan Pereira, futbollisti 10 vjeçar brazilian që shquhet me “tatutë” indigjene dhe është kthyer në hit në rrjetet sociale

27 August 2025 at 19:25

Bryan Pereira, një lojtar U-10 i ekipit Craques Do Futuro në Brazil, ka tërhequr vëmendjen e botës jo vetëm me aftësitë e tij në fushë, por edhe me tatuazhet e tij të veçanta.

Tatuazhet, të dukshme në fytyrë dhe trup, janë pjesë e traditës së komunitetit të tij indigjen Tupinikët, dhe kanë një kuptim simbolik të thellë.

Ky komunitet indigjen ka origjinë nga Amazonia dhe është përhapur në bregdetin verior të Brazilit. Ata ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre, të bazuar në bujqësi, peshkim dhe gjueti, dhe kanë lënë gjurmë të dukshme edhe gjatë kohës së pushtimit portugez.

Tatuazhet e Bryanit nuk janë thjesht dekorative; ato përfaqësojnë zëra të paraardhësve dhe elementë të natyrës, duke shërbyer gjithashtu si mbrojtje shpirtërore. Bryan i kombinon këto tradita me pasionin për futbollin, duke shprehur identitetin e tij dhe duke nderuar rrënjët kulturore.

I riu, i lindur në Aracruz dhe me origjinë nga fshati Pau, është bërë një personazh i famshëm në klubin e tij.

Craques Do Futuro, si dhe mediat RisingBallers dhe gazetari Fabrizio Romano, kanë shkruar për historinë e tij, duke e bërë të njohur talentin dhe identitetin e tij unik.

Bryan nuk luan vetëm futboll; ai përfaqëson një komunitet të tërë dhe kultivon me krenari identitetin e tij. /Telegrafi/ 

 

The post Bryan Pereira, futbollisti 10 vjeçar brazilian që shquhet me “tatutë” indigjene dhe është kthyer në hit në rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.

Të shtëna në një shkollë katolike në Minneapolis, raportohet për viktima – reagon Trump

27 August 2025 at 17:28

(E Plotësuar) – Dy të vrarë dhe njëzet të plagosur nga të shtënat, thotë Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Drejtësisë thotë se dy persona janë vrarë gjatë të shtënave në Shkollën Katolike Annuation në Minneapolis, raporton skynews.

Në mesin e viktimave raportohet se është edhe i dyshuari për sulmin.

Të shtëna në një shkollë katolike në Minneapolis, raportohet për të plagosur

Policia ka konfirmuar se disa persona janë plagosur gjatë një të shtëne në shkollën katolike “Annunciation” në Minneapolis, në shtetin amerikan të Minesotës.

Sipas informacioneve të Wall Street Journal, numri i të plagosurve mund të jetë deri në 20, dhe mes tyre ka edhe fëmijë. Deri tani nuk ka informacione të konfirmuara për viktima në njerëz.

Policia ka njoftuar se “nuk ka më kërcënim aktiv” dhe se autori i sulmit është neutralizuar. Autoritetet vendore u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën rreth rrugës së 54-të, midis Lyndale dhe Nicollet Avenue, në mënyrë që shërbimet emergjente të mund t’u japin ndihmë të plagosurve.

FBI, patrulla shtetërore dhe policia lokale ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa rrugët përreth janë bllokuar.

At least 20 people injured and two killed in a mass shooting just now at Annunciation Catholic Church and its school in Minneapolis, Minnesota.

Prayers aren’t working. We need action. If prayers worked a house of prayer wouldn’t experience this.

pic.twitter.com/rGYG6LAQhH

— Brian Krassenstein (@krassenstein) August 27, 2025

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, ka konfirmuar se të shtënat ndodhën në një shkollë katolike dhe e ka përshkruar incidentin si një “akt të tmerrshëm dhune”.

Ai ka falënderuar shërbimet emergjente dhe ka bërë thirrje për lutje për fëmijët dhe mësuesit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se është “plotësisht i informuar” për ngjarjen dhe se FBI “ka reaguar shpejt dhe ndodhet në vendin e ngjarjes”. “Lutuni për të gjithë ata që janë prekur”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Sipas CBS News, sulmuesi ishte një burrë i veshur me të zeza dhe i armatosur me pushkë. Identiteti dhe motivet e tij ende nuk janë të njohura. /Telegrafi/

The post Të shtëna në një shkollë katolike në Minneapolis, raportohet për viktima – reagon Trump appeared first on Telegrafi.

Kanalizime gjysmake dhe ujë me orar, Shqipëria ende larg standardeve

27 August 2025 at 16:31

Vetëm 57% e popullsisë ka një mbulim me kanalizime të ujit, duke pësuar një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin 2023, por që mbetet ende larg mesatares së kërkuar.

Sipas raportit të performancës së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2024, “ky shërbim është larg objektivit të performancës së mirë 75% të vendosura nga ERRU”.

Mbulimi me kanalizime sipas raportit është përmirësuar në zonat urbane, por jo në ato rurale.

“Problemi kryesor vazhdon të mbetet zona rurale, në të cilën përgjithësisht nuk ka rrjet kanalizimesh dhe shkarkimet e ujërave të ndotura realizohen individualisht me gropa septike, por që lënë mjaft për të dëshiruar në drejtim të respektimit të standardeve teknike të zbatimit të tyre”, thuhet në raport.

Sipas raportit të performancës fondet për investime në këtë sektor kanë qenë të pakta, ndërsa në këtë pikë ka ekzistuar diferencimi mes zonave urbane dhe rurale, ku prioritet kanë qenë ato urbane.

Furnizimi me ujë përgjatë vitit 2024 arriti në 17.44 orë në ditë me një rritje prej 1.14 orë në ditë krahasuar me një vit më përpara, mirëpo ende nuk është arritur objektivi i vendosur nga Enti për të furnizuar me 18 orë në ditë.

“Faktorët kryesorë që shkaktojnë këtë vazhdimësi të furnizimit me ujë janë humbjet e ujit nga mbi konsumi i pamatur si pasojë e faturimit aforfe, nga lidhjet e paligjshme dhe nga humbjet teknike në rrjet”, thuhet në raportin e ERRU-së.

Raporti thekson se shoqëria rajonale me performancë më të mirë është ajo e Lezhës me 24 orë ujë në ditë. Ndjekur më pas nga shoqëritë e tjera sikurse e Korçës me 23.7 orë në ditë, Pogradecit me 22.5 orë në ditë, Dibrës me 22 orë në ditë, Gjirokastrës me 22 orë në ditë, Shkodrës me 21.55 orë në ditë, Beratit me 22.11 orë në ditë, Sarandës me 21 orë në ditë, Fierit me 18 orë në ditë dhe Elbasanit me 18 orë në ditë.

Ndërsa, ato me orar më të pakët të ujit janë shoqëritë rajonale të Kamzës me vetëm 4 orë në ditë, Vorës me 8 orë në ditë, Kukësit me 12.50 orë në ditë dhe Vlorës me 12.55 orë në ditë, Durrësit me 13 orë në ditë, Lushnjës me 16.7 orë në ditë dhe Tiranës me 17 orë në ditë.

Ujë të pijshëm 24 orë”, ende një premtim

Partia Socialiste erdhi në pushtet në 2013-ën me shumë premtime, mes tyre edhe për ujë të pijshëm 24 orë.

“Ujë në çdo parcelë toke buke dhe ujë të pijshëm në çdo shtëpi,” deklaroi Rama asokohe.

Ndërsa sot ka fituar mandatin e katërt, ky premtim ende nuk është realizuar, edhe pse është përsëritur sa herë ka zgjedhje.

Në fushatën për zgjedhjet e 11 majit, debati për furnizimin me ujë u rikthye sërish në qendër të vëmendjes. Kryeministri Rama mbrojti bilancin e qeverisë së tij më 27 shkurt, në një video në Facebook:

“Shqipëria kishte ujë 24 orë vetëm në katër zona në 2013. Sot ka 43 zona urbane dhe 98 zona rurale me ujë 24 orë. Sigurisht, ka ende shumë për të bërë.”

Një deklaratë e ngjashme u dha edhe më 23 shkurt, çka dëshmon se furnizimi me ujë mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët.

Megjithatë, premtimi për ujë 24 orë daton që nga fushata e vitit 2013, kur Rama kritikoi premtimet e përsëritura të kundërshtarëve të tij për këtë çështje.

“Më vjen turp me një histori 20-vjeçare ku sa herë ka fushatë premtohet ujë 24 orë. Pas 20 vjetësh prapë ujë nuk ka. Po të isha tetë vjet në pushtet në vendin e tij [Berishës] dhe të mos e kisha zgjidhur këtë problem, do të kisha ikur,” deklaroi ai atëherë Rama në opozitë.

Në vitin 2021, Rama e përsëriti premtimin, duke deklaruar se “më në fund” Shqipëria do të kishte furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, falë mbështetjes financiare nga qeveritë gjermane, franceze dhe zvicerane.

Në të njëjtin vit, ai u shpreh se vendi kishte kaluar nga 12 orë ujë në ditë në 18 orë dhe se brenda mandatit të tretë do të arrihej objektivi i furnizimit të rregullt.

Megjithatë, sot, pas 12 vitesh në pushtet furnizimi i pandërprerë me ujë mbetet ende premtim elektoral.

Lexo gjithashtu:

The post Kanalizime gjysmake dhe ujë me orar, Shqipëria ende larg standardeve appeared first on Citizens.al.

Fatura më të larta energjie për britanikët - Nga tetori, rregullatori do të rrisë çmimin tavan me 2% •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linku...

By: @scan_tv
28 August 2025 at 10:00

Fatura më të larta energjie për britanikët - Nga tetori, rregullatori do të rrisë çmimin tavan me 2% •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #infrastrukture #scantv #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

92 views


💾

“Tkurret” industria gjermane e makinave - Sektori ka humbur rreth 51,500 vende pune në një vit •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në b...

By: @scan_tv
28 August 2025 at 10:00

“Tkurret” industria gjermane e makinave - Sektori ka humbur rreth 51,500 vende pune në një vit •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #infrastrukture #scantv #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

193 views


💾

“Beteja me zjarret si një kronikë dramatike” - Rama: Shqipëria nuk u thye! Do kemi flotën tonë të avionëve •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni...

By: @scan_tv
28 August 2025 at 10:00

“Beteja me zjarret si një kronikë dramatike” - Rama: Shqipëria nuk u thye! Do kemi flotën tonë të avionëve •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #infrastrukture #scantv #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

107 views


💾

“BE mbron të drejtën sovrane për të vendosur” - Blloku reagon pas kërcënimit të Trump për kompanitë e teknologjisë •(Për të lexuar artikullin e plotë,...

By: @scan_tv
28 August 2025 at 10:00

“BE mbron të drejtën sovrane për të vendosur” - Blloku reagon pas kërcënimit të Trump për kompanitë e teknologjisë •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #infrastrukture #scantv #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

103 views


💾

Bypass-i i Sarandës, tenderi mbyllet pa ankesa - Segmenti i ri 3.5 km, pritet të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik •(Për të lexuar artikullin ...

By: @scan_tv
28 August 2025 at 10:00

Bypass-i i Sarandës, tenderi mbyllet pa ankesa - Segmenti i ri 3.5 km, pritet të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #infrastrukture #scantv #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

1569 views


💾

Gjermani, klima e biznesit përmirësohet papritur - Në nivelin më të lartë në 15 muaj. Por, perspektiva ekonomike mbetet e dobët •(Për të lexuar artiku...

By: @scan_tv
28 August 2025 at 10:00

Gjermani, klima e biznesit përmirësohet papritur - Në nivelin më të lartë në 15 muaj. Por, perspektiva ekonomike mbetet e dobët •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #infrastrukture #scantv #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

525 views


💾

Dimal Basha zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës - Basha: Fokusi tek zhvillimi ekonomik i vendit dhe një shtet sovran •(Për të lexuar artikullin e p...

By: @scan_tv
28 August 2025 at 10:00

Dimal Basha zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës - Basha: Fokusi tek zhvillimi ekonomik i vendit dhe një shtet sovran •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #infrastrukture #scantv #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

201 views


💾

❌
❌