Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 August 2025Main stream

Fenomen i rrallë në Vlorë, dy raste folezimi të breshkës detare Caretta caretta

14 August 2025 at 12:35

Një mrekulli e natyrës po ndodh në bregdetin e Vlorës. Për herë të dytë brenda pak javësh, Dunat e Nartës janë bërë habitat i breshkës detare të rrezikuar Caretta caretta.

Foleja e parë, e zbuluar rreth dy muaj më parë, ka përfunduar me sukses procesin e çeljes së vezëve, duke i dhuruar detit të hapur dhjetëra breshka të vogla, shkruan Euronews.al.

Foleja e parë, për shkak se ju nënshtrua procesit të transferimit të folesë, u evidentuan 136 vezë, duke e bërë rastin edhe më të veçantë. Procesi i folezimit zgjati plot 57 ditë dhe është dëshmi se zona e Dunave të Nartës ofron kushte të përkryera për këtë specie të mbrojtur.

Ndërkohë, në fundjavë pritet edhe momenti i çeljes së vezëve në folenë e dytë, duke shtuar shpresat për rritjen e popullatës së breshkës Caretta caretta në brigjet shqiptare.

Ky është një sinjal i fortë se natyra ende lulëzon kur njeriu i jep hapësirë dhe mbrojtje. Dunat e Nartës po tregojnë se janë jo vetëm një perlë e peizazhit shqiptar, por edhe një strehë e sigurt për një nga krijesat më të lashta të oqeaneve.

The post Fenomen i rrallë në Vlorë, dy raste folezimi të breshkës detare Caretta caretta appeared first on Telegrafi.

SKEMA/ Si “çanë” Marin Gjonaj dhe Sokol Tasha në Bulqizë, ERE nis procedurat e licencimit për Solar Park Gjoricë: Banorët gati për protesta, projekti në pikëpyetje

By: E S
14 August 2025 at 12:28

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat e licencimit për prodhim të energjisë elektrike të kompanisë “Infotelecom-Albsolar 4” shpk, për një park fotovoltaik me kapacitet 35.6 MW në Gjoricë të Bulqizës.

Vendimi u mor më 12 gusht 2025, me miratim për nisjen e procedurës për licencim të impiantit në rrugën “Gjorica e Poshtme”, Njësia Administrative Gjoricë, Bashkia Bulqizë.

Në dukje, një procedurë standarde për çdo impiant të ri.

Por, ndryshe nga shumë projekte të tjera, ky park pasqyron një kombinim interesash ekonomikë e politikë, të lidhur me skema të organizuara nga Tirana dhe që kanë shkaktuar reagim të fortë lokal.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Skyweb.al, procedurat në terren nisën në fund të vitit 2023.

Më 23 shkurt 2024, Bashkia Bulqizë i kaloi në përdorim Sokol Tashës 42.5 hektarë tokë për ndërtimin e parkut fotovoltaik.

Kerkesa qe Sokol Tasha i beri Bashkise Bulqize ne janar 2024 per token
Kerkesa qe Sokol Tasha i beri Bashkise Bulqize ne janar 2024 per token

Tasha, një biznesmen lokal me xhiro modeste, nuk kishte mundësi të siguronte investimin prej 36 milionë eurosh të nevojshëm për projektin.

Në këtë moment, në skenë hyn Marin Gjonaj, një investitor i fuqishëm në energjinë diellore, i njohur për ndërtimin e një parku 125 MW në territorin e ish-rafinërisë ARMO.

Gjonaj kishte kapitalin, ndërsa Tasha ndikimin lokal dhe “besën” e banorëve. Për kontektin lokal, kjo ishte më e rendësishme se vetë paratë.

Burime lokale pohojnë se Gjonaj nuk mund të hynte drejtpërdrejt në Gjoricë.

Për këtë arsye, “flamurin” e licencës e mori Tasha përmes kompanisë “Gjorica Solar Park”, themeluar në nëntor 2023. Me lidhjet e tij fisnore dhe kontaktet në Bashkinë Bulqizë, ai zbuti rezistencën lokale dhe bëri të mundur zhvillimin e dëgjesës publike, pas së cilës bashkia miratoi kalimin e tokës.

Vendimi i Bashkise per t'i dhene token Sokol Tashes me qellim ndertimin e parkut
Vendimi i Bashkise per t’i dhene token Sokol Tashes me qellim ndertimin e parkut

Bashkia publikoi foto nga takimet me banorët, ku projekti prezantohej si investim i Sokol Tashës. Banorët mendonin se po mbështesnin një “djalë të zonës”. Por, në prill 2024, Tasha i shiti 97% të aksioneve të “Solar Park Gjoricë” Marin Gjonajt, i cili sot zotëron rreth 77% të aksioneve të kompanisë mëmë “Infotelecom SolarPark4”.

Partnerë në këtë projekt janë edhe turqit e Adame Mühendislik Enerji SAN. TIC. LTD. STI, me 20% të aksioneve. Kompania turke ka bazën në Adana, por në faqen e saj nuk ka informacion mbi projektin e Bulqizës.

Lëvizja e Tashës, e cilësuar nga burime lokale si “prerje në besë”, shkaktoi zemërim në zonë. Edhe pse të gjitha lejet janë marrë, ndërtimi nuk ka nisur ende.

Ndërkohë, banorët po organizohen për protesta, duke kundërshtuar faktin që investimi nuk do të zhvillohet nga përfaqësuesi lokal, por nga Gjonaj dhe partnerët e tij turq.

Kompania u shpall fituese e tenderit të zhvilluar nga MIE duke ofruar një çmim prej 39.7 euro/ MW orë. Por pas entuaziazmit të fillimit,burime bëjnë me dije se kjo ofertë është konsideruar tepër e ulët dhe rrezikon seriozisht projektin, i cili për shkak të detyrimeve kontraktuale të kredisë duhet të mbyllet deri në fund të këtij viti. /skyweb.al

The post SKEMA/ Si “çanë” Marin Gjonaj dhe Sokol Tasha në Bulqizë, ERE nis procedurat e licencimit për Solar Park Gjoricë: Banorët gati për protesta, projekti në pikëpyetje appeared first on Albeu.com.

Policia e Shtetit me dronë po monitoron zonat për të identifikuar personat që po shkaktojnë zjarre

14 August 2025 at 10:57

Shqipëria po vazhdon të përballet me situatë të rëndë për shkak të zjarreve.

Policia e Shtetit në një njoftim për media bën të ditur se nga qershori deri më sot janë deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.

“Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.

Ndërkohë, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, në drejtimin e drejtuesve të qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vijojnë të jenë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe duke mbështetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit, për shuarjen e flakëve”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre, gjersa theksojnë se blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.

“Mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse.

Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

The post Policia e Shtetit me dronë po monitoron zonat për të identifikuar personat që po shkaktojnë zjarre appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 13 August 2025Main stream

Pamje me dron nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë

13 August 2025 at 14:37

Këto janë pamjet nga ajo që ka mbetur pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu Delvinën mbrëmjen e së martës dhe në orët e para të së mërkurës.

Në videon e siguruar nga Euronews Albania shihen faqet e kodrave, ku në vend të pemëve ka mbetur vetëm hi.

Ndërkohë, mesditën e së mërkurës, ekipet e zjarrfikësve të BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vijojnë prej disa orësh luftën me zjarrin, të mbështetur nga ajri dhe në bashkëpunim me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.

Pamje me dron nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë pic.twitter.com/vgF4LZj8fB

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 13, 2025

The post Pamje me dron nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë appeared first on Telegrafi.

“Dënimet e lehta që i po trimërojnë recidivistët”

13 August 2025 at 12:57

Brenda dy ditësh në Kosovë kanë ndodhur pesë vrasje. Në mesin e të dyshuarve ka edhe recidivistë, apo persona me të kaluar kriminale.

Kjo situatë, nga zyrtarët e lartë të institucioneve të Kosovës po cilësohet si alarmante dhe ata thonë se sistemi i drejtësisë nuk po i trajton me seriozitetin dhe vendosmërinë e duhur këto raste të rënda. Ekspertët mendojnë se kjo situatë nxjerr në pah mangësitë e thella të sistemit të drejtësisë në vend, veçanërisht në trajtimin e recidivistëve.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh profesor universitar, Fejzullah Hasani, thotë për Radion Evropa e Lirë se në sistemin prokurorial shpesh ndodhin paradokse të tilla: persona me raste të shumta penale dhe me statusin e recidivistit lirohen në procedurë të rregullt pas intervistimit, pa u propozuar që ndaj tyre të vendoset masa e paraburgimit.

Ndërkaq, për vepra të zakonshme, prokurorët shpesh propozojnë paraburgim për persona që nuk kanë qenë kurrë të regjistruar në evidencat penale, dhe gjykatat i miratojnë këto propozime pa shumë vështirësi.

“Moskërkimi i paraburgimit nga ana e prokurorit ndaj kryesve me evidenca të gjata penale [nëse vërtet është kështu] nuk është legjitime dhe kërkon llogaridhënie”, thekson Hasani.

Ai shton se gjykatat nuk duhet të ndikohen nga faktorë të jashtëm në caktimin e dënimeve, por për fat të keq, sipas tij, shpesh nuk e kuptojnë recidivizmin si rrethanë rënduese për ashpërsimin e dënimit.

“Nëse prokurori për tri-katër herë me radhë merret me kryes të tillë dhe nuk propozon paraburgim, e lë të lirë, ndërkohë që gjykata shqipton dënime të lehta, kryesisht me kusht apo gjobë, kjo i trimëron ata për ta vazhduar veprimtarinë kriminale. Jo rrallë, janë regjistruar vepra të tmerrshme nga këta persona, ndaj të cilëve sistemi ka qenë ‘tolerant’”, shprehet Hasani.

Ai kërkon që sistemi i drejtësisë të ndryshojë qasjen ndaj recidivistëve, duke shtuar se edhe Gjykata e Apelit duhet t’i ashpërsojë dënimet kur gjykata e shkallës së parë nuk i jep rëndësi të kaluarës kriminale të të dënuarit.

Më 10 gusht në Gjilan u vranë tre persona. Po të njëjtën ditë, një person u ther për vdekje në Prizren. Tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan janë në arrati, ndërkaq i dyshuari për vrasjen në Prizren është arrestuar.

Për rastin e Gjilanit, autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi motivet, ndërkaq vrasja në Prizren u krye pasi, sipas Prokurorisë, dorasi i dyshuar dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje paraprake dhe para ngjarjes ishin fjalosur.

Gjykata Themelore në Gjilan njoftoi se ndaj njërit prej personave të dyshuar për vrasje në Gjilan nuk ka lëndë aktive, por në të kaluarën ai i ka pasur tri lëndë penale për mbajtje në pronësi ose posedim të armëve, vjedhje të shërbimeve komunale dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Ndërkohë, Policia e Kosovës konfirmoi se më 11 gusht ndodhi edhe një vrasje tjetër në Prishtinë. I dyshuari për këtë rast është identifikuar dhe i njëjti ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa është numri i personave që janë të evidentuar se kanë të kaluar kriminale dhe janë përsëritës të incidenteve të rënda.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Prokuroria dhe Këshillat Gjyqësor e Prokurorial statistika për numrin e personave me precedent penal që lirohen në pritje të gjykimit, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Për numrin e personave aktualisht në paraburgim nuk është përgjigjur as Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Recidivistët “nuk trajtohen siç duhet” nga sistemi i drejtësisë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thekson se secili rast është individual dhe masat e sigurisë caktohen në bazë të rrethanave.

Megjithatë, nga monitorimi i rasteve del se shumë prej tyre trajtohen në mënyrë të barabartë me vepra më pak serioze, duke i lënë personat të lirë gjatë procedurave gjyqësore të gjata dhe duke u dhënë mundësi për përsëritjen e veprave penale.

IKD vëren, gjithashtu, mungesën e masave disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk veprojnë me përgjegjësi në këto raste, përkundrazi, sipas këtij instituti, shpesh ata promovohen në pozita më të larta.

“Kjo mungesë llogaridhënieje bën që qytetarët ta paguajnë me jetë dështimin e sistemit”, theksojnë nga IKD.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli, thotë se ngjarjet e fundit të vrasjeve në Kosovë, e në veçanti ajo në Gjilan, evidentojnë mangësitë serioze brenda sistemit të drejtësisë në vend.

Ai konsideron se rastet e shumta të individëve me histori kriminale – të arrestuar për veprime si fajde, kërcënime apo krime të tjera të rënda – të cilët lirohen pas periudhave të shkurtra paraburgimi dhe përfshihen sërish në incidente të ngjashme, tregojnë nevojën për identifikimin e dështimeve institucionale të drejtësisë, duke shmangur trajtimin e këtyre rasteve si të rastësishme.

“Duhet të theksohet se lirimi i personave me precedentë penalë nuk është gjithmonë rezultat i rrethanave aksidentale. Deri më tani, nuk ka pasur një hetim publik të thelluar nga institucionet kompetente të drejtësisë lidhur me faktorët që çojnë në këto dështime. Mirëpo, mungesa e reagimit institucional për të kërkuar llogaridhënie penale dhe disiplinore – veçanërisht kur ekzistojnë indikacione të forta për ndikim korruptiv – është shqetësuese”, thotë Vrajolli.

Vrajolli thekson se institucionet e drejtësisë kanë treguar mungesë të vazhdueshme të llogaridhënies për raste të ndryshme sensitive. Sipas tij, është imperative që kjo qasje të ndryshojë sa më parë.

Ai thotë se suspendimi i menjëhershëm, hetimi penal dhe disiplinor, si dhe masat parandaluese, janë ndër veprimet minimale që duhet të ndërmerren sa herë që incidente të tilla ndodhin për shkak të neglizhencës së organeve të drejtësisë.

“Përveç përgjegjësisë individuale, është e domosdoshme instalimi i mekanizmave të llogaridhënies hierarkike në këtë sektor. Institucionet nuk duhet të justifikohen me parimin e pavarësisë institucionale; zinxhiri që ka mundësuar neglizhencën sistemike duhet të bëhet transparent dhe të hetohet pa vonesë”.

Avokati Yll Zekaj thotë se shumica e personave që kryejnë vepra penale, përfshirë edhe ato me pasoja fatale, kanë kaluar më parë nëpër hallkat e sistemit të drejtësisë, por nuk janë trajtuar si duhet.

Sipas tij, politika ndëshkimore nuk është zbatuar në mënyrë efektive.

“Në shumicën e rasteve, sistemi i drejtësisë ka dështuar që t’i trajtojë si duhet këto raste, qoftë përmes hetimeve të policisë dhe prokurorisë, apo përmes vendosjes së masave ndëshkuese nga gjykatat. Për më tepër, edhe kur këta persona kanë të kaluar kriminale, nuk trajtohen me seriozitetin që meriton situata”, thotë Zekaj.

Sipas avokatit Zekaj, toleranca ndaj këtyre autorëve dhe mungesa e masave ndëshkuese efektive po krijojnë hapësirë që ata të rikthehen në krim, shpesh duke kryer vepra me pasoja fatale.

“Në kryerjen e veprave paraprake kanë munguar dënimet adekuate. Ata nuk kanë arritur të risocializohen, e që dënimi është një nga qëllimet kryesore të tij. Kjo bën që tani të kemi raste me vepra shumë më të rënda, përfshirë ato që përfundojnë me fatalitet”, shpjegon Zekaj.

Në nëntor 2024, u lansua Udhëzuesi i Përgjithshëm për Matjen e Dënimit, një dokument i përpiluar nga Gjykata Supreme dhe Komisioni Këshillëdhënës për Politikë Ndëshkimore, me mbështetjen e Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Edhe pse ky udhëzues nuk ka karakter detyrues ligjor, ai synon t’i ndihmojë gjykatat në vendimmarrje të drejtë, të qëndrueshme dhe të harmonizuar, duke shmangur dallimet e paarsyetuara dhe divergjencat në politikën ndëshkimore.

Vrasjet e fundit kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik lidhur me sigurinë publike. Por, ka pasur edhe reagime nga zyrtarët shtetërorë të cilët janë zotuar për veprime.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se “askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm, veçanërisht brenda institucioneve që kanë mandat për parandalimin dhe hetimin e veprimtarive ilegale”.

Ai kërkoi vendosmëri të veprimeve, veçanërisht nga sistemi i drejtësisë.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cilësoi situatën si dëshmi të pasojave të neglizhencës institucionale dhe shtoi:

“Nuk mund të flasim për shtet të së drejtës, derisa kriminelët ecin të lirë, ndërsa viktimat jetojnë në frikë dhe pasiguri”.

The post “Dënimet e lehta që i po trimërojnë recidivistët” appeared first on Telegrafi.

GJKKO lë sërish në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa e avokatëve të ish-presidentit

13 August 2025 at 12:40

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg ndaj tij.

Edhe pse SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve dhe çështja do të shkojë në gjykim, presidenti i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në burg deri në një vendim të ri, pasi gjyqtari Erjon Çela la në fuqi masën e arrestit ndaj tij, raporto euronews.al.

Avokati Kujtim Cakrani braktisi seancën me argumentin se gjyqtari nuk është i pavarur.

Ish-presidenti Ilir Meta kishte kërkuar të lirohej nga qelia me argumentin që tashmë hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ai u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

The post GJKKO lë sërish në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa e avokatëve të ish-presidentit appeared first on Telegrafi.

Arrestohen tre persona në Gramaçel të Deçanit, iu gjenden armë dhe dy automjete të pa doganuara

13 August 2025 at 10:57

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gramaçel, Deçan më 12.08.2025-09:30.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar; një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë,  një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Arrestohen tre persona në Gramaçel të Deçanit, iu gjenden armë dhe dy automjete të pa doganuara appeared first on Telegrafi.

Transporti ajror, hekurudhor, telefonia fikse dhe mobile – të dhënat nga ASK tregojnë rritje të numrit të fluturimeve

13 August 2025 at 10:42

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin qershor 2025.

Në bazë të dhënave, numri i fluturimeve të realizuara në muajin qershor ishte 1.227, ose 14,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Më poshtë mund t’i gjeni të dhënat për transportin ajror, hekurudhor, telefoni fikse dhe mobile:

Numri i fluturimeve qershor 2024 – qershor 2025

Në muajin qershor 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1227, ose 14,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 392 165, ose 17,1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2024).

Transporti Hekurudhor

Në muajin qershor 2025, numri i udhëtarëve ishte 6 741, ose 23,0% më shume sesa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuara në neto ton ishte zero.

Telefonia Fikse

Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 320, ose (-0,2%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 836 862, ose (-8,9%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2024).

Telefonia Mobile

Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 480 482, ose -5,56% më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 315 378, ose 2,16% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

The post Transporti ajror, hekurudhor, telefonia fikse dhe mobile – të dhënat nga ASK tregojnë rritje të numrit të fluturimeve appeared first on Telegrafi.

I nxehti afrikan në vend, kujdes nga temperatura të larta

13 August 2025 at 06:57

Kjo javë do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të jenë nga 14– 18°C, ndërkaq maksimalet e ditës do të shkojnë nga 32°C deri në 36 gradë.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s. /Telegrafi/

The post I nxehti afrikan në vend, kujdes nga temperatura të larta appeared first on Telegrafi.

Zelensky refuzon lëshimin e Donbasit, e quan “trampolinë” për Putinin

By: E S
12 August 2025 at 23:08

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar me vendosmëri se nuk do t’i dorëzojë Rusisë rajonin e Donbasit, duke e konsideruar këtë hap si një hapje dere për agresion të mëtejshëm. Kjo deklaratë vjen në prag të takimit të pritshëm mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan, Donald Trump, në Alaska.

Zelensky paralajmëroi se lëshimi i Donbasit do t’i jepte Putinit një “trampolinë” për një ofensivë të re. “Nëse largohemi nga Donbasi me dëshirën tonë ose nën presion, do të fillojmë një luftë të tretë,” tha ai. Ai theksoi se dorëzimi i fortifikimeve dhe lartësive të kontrolluara në këtë rajon do të ishte një veprim vetëvrasës për sigurinë e Ukrainës.

Pavarësisht konfuzionit rreth kushteve të paqes të ofruara nga Rusia, raportet sugjerojnë se Putin do të kërkojë tërheqjen e plotë të forcave ukrainase nga Donbasi. Megjithatë, Zelensky insistoi se nuk ka të drejtë të dorëzojë vendin dhe se asnjë propozim i tillë nuk ka ardhur me garanci sigurie që të mbrojë vendin nga sulme të ardhshme në qytete si Dnipro, Zaporizhzhia dhe Kharkiv.

Zelensky konfirmoi gjithashtu se ka zhvilluar biseda diplomatike dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së Bashkimit Evropian në negociatat e paqes. Ai beson se Trump po vepron si ndërmjetës, jo si një palë, dhe se propozimet e Putinit nuk janë domosdoshmërisht ato të Trump. Zelensky shpreson se takimi i Trump me Putinin do të shërbejë si një “ushtrim dëgjimi” për presidentin amerikan, përpara se ai të kontaktojë sërish me Kievin dhe udhëheqësit evropianë.

The post Zelensky refuzon lëshimin e Donbasit, e quan “trampolinë” për Putinin first appeared on JavaNews.al.

Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra zjarri janë aktive! Rrezik për shtëpitë, evakuim banorësh! Në Delvinë kërkohet ndihmë nga ajri

By: E S
12 August 2025 at 23:01

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës së rëndë nga zjarret edhe gjatë mbrëmjes së të martës, me 34 vatra të raportuara, prej të cilave 27 aktive.

Më problematike janë zonat në jug, ku flakët kanë rrezikuar banesa e infrastrukturë në Delvinë, Sevaster, Mesaplik dhe Tepelenë, duke detyruar evakuimin e banorëve.

Situatë kritike paraqitet edhe në Gramsh e Berat, ku zjarri në Rehovë dhe Vokopolë ka përfshirë edhe Rezervatin “Balloll”.

Situata sipas Qarqeve

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën.

Qarku Vlorë

Bashkia Delvinë – Zjarri i nisur në Finiq ka kaluar në territorin e Delvinës, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Po vijon evakuimi i banorëve në zonat e rrezikuara. Në terren kanë operuar helikopteri i FA-së, 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Bashkia Delvinë po hap breza mbrojtës me skrepa, ndërsa kërkohet mbështetje shtesë nga ajri për shkak të riskut të lartë.

Fshati Sevaster, Nj. A. Sevaster – Në terren ndodhet mjeti zjarrfikës i Selenicës me efektivët e tij. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni, po rrezikojnë disa banesa. Ka nisur evakuimi i banorëve.

Fshati Mesaplik, Nj. A. Brataj – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar banesa. Forcat zjarrfikëse të Vlorës po ndërhyjnë me mjete dhe efektivë, ndërkohë që po vijon evakuimi i banorëve.

Bashkia Dropull – Zjarri i ardhur nga Finiqi është shtrirë nga lartësitë mbi fshatin Goric deri në fshatin Dhuvjan (ish-reparti ushtarak i Leftokaresë). 20 forca të bashkisë Dropull po e mbajnë nën monitorim. Nuk ka rrezik për banesat.

Parku i “Rëzom” – Maja e “Lucës” – Vatra në sipërfaqe me shkurre e pyll vazhdon aktive. Terreni i thyer nuk lejon ndërhyrje me mjete, por AdZM do të kryejë ndërhyrje në orët e para të mëngjesit.

Lagjja “15 Tetori”, Vlora – Vatër aktive në kodrën pas bashkisë. Në terren ndodhet 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë.

Rrethrrotullimi i Orikumit – Vatër aktive, ku po ndërhyhet me 1 mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë.

Qarku Dibër

Ternovë, Zerqan – Bulqizë – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Po punojnë forcat e MZSH-së, pyjores, bashkisë dhe kompanive minerare, si dhe 30 trupa FA.

Mali me Gropa, Biz – Martanesh – Vatër në zonë të mbrojtur, larg zonave të banuara. Monitorim nga AdZM dhe njësia vendore.

Fshati Luzni – Zjarri rrezikoi banesat, por forcat operacionale arritën ta vendosin nën kontroll.

Xibër Murriz – Klos – Vatër nën monitorim, pa rrezik.

Qarku Berat

Fshati Rehovë – Poliçan – Riaktivizim me përmasa të mëdha, që po prek fshatrat Rehovë, Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik e Panarit, si dhe Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Në fshatin Vokopolë u evakuuan banorët. Në vendngjarje janë edhe efektivë të FA dhe forca nga bashkitë përreth. Situata është kritike.

Fshati Mbrakull – Poliçan – Zjarri ka kaluar pranë ujësjellësit dhe qytetit. Po punojnë 35 forca FA, 65 forca MZSH, 15 forca bashkiake dhe mjetet zjarrfikëse të zonës.

Fshati Velçan – Sinjë – Vatër nën monitorim.

Fshati Orizaj – Qendër Skrapar – Zjarr në sipërfaqe me shkurre, po monitorohet.

Qarku Tiranë

Spanesh – Rrogozhinë – Zjarri pranë banesave, është kryer evakuim i banorëve.

Ferraj dhe Zall-Herr – Tiranë – Forcat zjarrfikëse dhe APR po punojnë për izolimin.

Damjan dhe Isufaj – Vaqarr – Vatra e madhe po përparon drejt Pezë Helmës. Po ndërhyhet me 20 forca zjarrfikëse dhe mjete.

Mali i Bërzhitës – Ibë – Vatra aktive, pa rrezik të menjëhershëm.

Qarku Gjirokastër

Hormovë – Tepelenë – Zjarri rrezikon banesat, është kryer evakuimi i banorëve. Ndërsa të gjitha strukturat janë në terren.

Koshtan – Memaliaj. Zjarri ka përhapje të madhe. Banorët janë evakuuar, por 3 banesa janë përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse me mjetin zjarrfikës si dhe forca vullnetare dhe Policia e Shtetit janë pozicionuar në sheshin e Teqesë dhe po punojnë për të ruajtur banesat e tjera.

Turan – Tepelenë – Janë djegur dy stalla bagëtish. Po punojnë forcat tokësore dhe ajrore.

Qarku Elbasan

Kullollas – Gramsh – Situatë e rënduar, është raportuar një humbje jete. Banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.

Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.

Qarku Shkodër

Xath – Fushë Arrëz – Po ndërhyhet me mbi 170 forca dhe mjete. Falë ndërhyrjes së koordinuar, deri tani është bërë i mundur shpëtimi i banesave që ishin në rrezik në fshatrat Xhath dhe Flet. Aktualisht po punohet me intensitet të lartë për izolimin dhe shuarjen e vatrave në disa drejtime, megjithë terrenin e vështirë.

Baks–Rrjoll – Velipojë – Vatër në kallamishte, po punohet për shuarjen.

Qyteti i Pukës – Vatra në kontroll.

Ura e Shtrejtë – Postribë – Monitorim i vazhdueshëm.

Qarku Kukës

Gegaj – Tropojë – Vatër e izoluar, pa rrezik për banesat.

Parku i Monellës – Kukës – Vatër nën monitorim.

Qarku Korçë

Gërmenj – Leskovik – Zjarri në Parkun Natyror vijon aktiv, po monitorohet.

Qarku Fier

Gjonc-Selisht – Cakran – Vatër e vendosur nën kontroll, monitorim.

Bashkia Lushnje – Vatër e re, po ndërhyhet me forcat zjarrfikëse të Divjakës.

The post Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra zjarri janë aktive! Rrezik për shtëpitë, evakuim banorësh! Në Delvinë kërkohet ndihmë nga ajri first appeared on JavaNews.al.

Before yesterdayMain stream

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi dhe njerëzit po dalin me të brendshme rrugëve!

By: E S
12 August 2025 at 22:52

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës.

Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin gjithçka dhe e shkrumbon në pak çaste, mësohet se vatra po zgjerohet në disa drejtime, po i afrohet puseve të naftës, dy lagjeve dhe spitalit.

Autoritetet qendrore dhe vendore kanë marrë masat për të parandaluar ndonjë tragjedi, teksa banorët dëshmojnë se situata është apokaliptike.

“Po digjen shtëpi, ka panik dhe njerëzit po dalin me mbathje rrugëve, situatë apokaliptike. U dogj gjithçka për 20 minuta. Nuk e di për njerëzit, por nesër mund të shihen dëmet, se drita s’ka dhe shikon vetëm zjarre. Nuk merr dot frymë, të mbyt tymi, na kanë bërë thirrje për t’u larguar. NUk kam parrë situatë të tillë asnjëherë, edhe të huajt janë tmerruar. Iku mbaroi gjithçka, po digjen të gjitha, nuk vihet nën kontroll fare, po zbret poshtë dhe po bëhet shkrumb çdo gjë. Era e shkaktoi të gjithë situatën se është e fuqishme. I kemi larguar familjet, por vetë jemi këtu”, dëshmon një prej tyre.

Gazetari Limos Didani informon se në qytet dëgjohen sirena ambulancash dhe bori makinash.

Një tjetër banor u shpreh i shqetësuar:

“Na dridhet trupi nga frika, gjendja është jashtëzakonisht keq, s’mund ta imagjinoni. Kërkojmë ndihmë, çfarë do bëjmë me 2 zjarrfikëse në këtë katastrofë. Po digjet Xhermallaha dhe Vllahati! Jemi larguar nga banesat, nuk e dimë çfarë bëhet më”.

Ndërsa një tjetër banore e zonës ku ndodhet vatra e zjarrit mes dy kodrave, u shpreh se nuk mund ta linte shtëpinë dhe mallin e të largohej, duke e përshkruar situatën shumë kaotike dhe të frikshme.

“Jemi në panik dhe frikë e madhe, nuk mund ta lë shtëpinë. Zjarri na erdhi në befasi. për pak minuta u dogj gjithçka”.

The post Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi dhe njerëzit po dalin me të brendshme rrugëve! first appeared on JavaNews.al.

Situatë kritike në Delvinë, flakët rrethojnë qytetin, rrezikohen depozitat e karburantit

By: E S
12 August 2025 at 22:45

Një zjarr me përmasa tepër të mëdha ka rënë gjatë mbrëmjes së sotme në Delvinë.

Madje, flakët kanë rrezikuar edhe depozitën e karburantit.

Në pamje, duket që zjarri është afruar pranë depozitës së karburantit.

Nëse zjarri shkon në depozitë, pasojat do të ishin vërtetë të mëdha, pasi është rritur rreziku për një shpërthim katastrofik.

The post Situatë kritike në Delvinë, flakët rrethojnë qytetin, rrezikohen depozitat e karburantit first appeared on JavaNews.al.

Shqiptarët i “largohen” euros/ Raporti i Bankës së Shqipërisë: Rritet përdorimi i lekut

By: E S
12 August 2025 at 22:40

Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt uljes së përdorimit të euros dhe rritjes së përdorimit të lekut. Kështu thotë Banka e Shqipërisë në raportin e saj më të fundit mbi procesin e deeuroizimit, teksa thekson se pavarësisht këtij përmirësimi, euro vijon të përdoret gjerësisht dhe duhen bërë akoma më shumë përpjekje për uljen e pranisë së saj në ekonominë dhe sistemin financiar të vendit.

Konkretisht, në gjysmën e parë të 2025 është vërejtur një rënie e kredive në valutë të pambrojtura nga kursi i këmbimit. Pra, pesha e kredive të marra në euro, kur të ardhurat kanë qenë në lekë ka pësuar ulje.

Gjithashtu, është shënuar një rënie e peshës së aktiveve likuide në valutë ndaj detyrimeve afatshkurtra në valutë, pakësim të kredive në valutë në raport me totalin e kredive, rënie e lehtë e peshës së depozitave në valutë dhe rritje e mëtejshme e depozitave në monedhën vendase me afat mbi një vit. Të gjithë këto janë tregues pozitivë në drejtim të deeuroizimit.

Në maj të këtij viti, Banka e Shqipërisë vendosi disa tavane mbi masën e kredisë që do të japin bankat ndaj qytetarëve që duan të blejnë një shtëpi të parë ose të dytë në lek dhe në euro. Vendosja e kufijve më shtrëngues për kreditë në valutë, ka mbështetur rritjen e përdorimit të monedhës vendase në këtë lloj kredie.

Që prej vitit 2018, Banka e Shqipërisë po zbaton një paketë masash, me qëllim uljen e përdorimit të monedhave të huaja dhe nxitjen e përdorimit të monedhës vendase. Paketa e deeuroizimit përmban tre elemente kryesore që përfshijnë diferencimin e normës së rezervës së detyrueshme për detyrimet në valutë dhe ato sipas afatit të maturimit në lek, kërkesa më të larta për treguesit e likuiditetit në valutë dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për rrezikun që paraqet huamarrja në valutë.

The post Shqiptarët i “largohen” euros/ Raporti i Bankës së Shqipërisë: Rritet përdorimi i lekut first appeared on JavaNews.al.

Autostrada Tiranë-Durrës në rikonstruksion, shpallet fituesi për tenderin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit

By: E S
12 August 2025 at 22:32

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për ndërhyrje emergjence për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin nga Vora në urën e Dajlanit. Oferta e shpallur fituese ka një vlerë prej 50.8 mln lekë, teksa kompania që do të zbatojë punimet është Bami Holding.

Paralelisht me këtë segement, aktualisht është duke u punuar për zgjerimin e autostradës në 5 km e parë, që nisin pak pasi kalon kthesën e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit. Sipas projektit, autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se synimi është që ato të përfundojnë në dhjetor të këtij viti.

Ndërkaq, zgjerimi do vijojë edhe pas mbikalimit të Rinasit, që konsiderohet si faza e tretë e zgjerimit të autostradës. Për këtë segment, Autoriteti Rrugor Shqiptar është duke zhvilluar procedurën tenderuese. Aktualisht, janë duke u pranuar ofertat, teksa kompanitë e interesuara kanë afat deri në datën 3 shtator për dorëzimin e dokumentaconit. Fondi limit në dispozicion për këtë segment është 2.5 mld lekë.

Ndërhyrja në autostradën Tiranë – Durrës synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta. Kjo jo vetëm për qytetarët, por edhe për binzeset që operojnë përgjatë saj.

The post Autostrada Tiranë-Durrës në rikonstruksion, shpallet fituesi për tenderin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit first appeared on JavaNews.al.

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

By: E S
12 August 2025 at 22:24

Financial Times

Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë ndërtimet në më shumë se 7 milionë metra katrorë hapësirë të re, që përfaqëson një ripajisje historike ushtarake.

Ndërtimet në këto vende të prodhimit të armëve në Evropë janë shtuar ndjeshëm që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, sipas një analize të Financial Times e bazuar në të dhënat nga radarët satelitorë që mbulojnë 150 objekte të lidhura me 37 kompani të ndryshme.

Të dhënat tregojnë se ringjallja e premtuar prej kohësh e industrisë së mbrojtjes në Evropë, e nxitur nga subvencionet publike, po bëhet realitet jo vetëm në fjalë apo në buxhetime, por edhe në beton dhe çelik.

Kjo ndodh ndërsa qeveritë e BE-së debatojnë mbi mënyrën për të siguruar furnizimet e armëve për Kyiv-in, si dhe për rindërtimin e rezervave të tyre, në një kohë kur SHBA-të mund të jenë duke rimenduar përkushtimin e tyre.

Duke përdorur më shumë se 1 mijë kalime të radarëve satelitorë Sentinel-1 të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Financial Times ka monitoruar ndryshimet në vendet e prodhimit të municionit dhe raketave — dy elemente kyçe që përbëjnë ngërçin kryesor në mbështetjen perëndimore për Ukrainën.

Sentinel-1 dërgon impulse radari dhe regjistron reflektimet e tyre, të cilat mund të zbulojnë ndryshime në sipërfaqe.

Të dhënat tregojnë se rreth një e treta e vendeve të analizuar kanë shfaqur shenja të zgjerimit apo ndërtimit të ri.

Shkalla dhe përhapja e këtyre punimeve tregon një ndryshim thelbësor në ripajisjen ushtarake, duke e kthyer Evropën nga prodhimi i përkohshëm në kohë paqeje drejt ndërtimit të një baze industriale për një situatë më të qëndrueshme lufte.

Zona me ndryshime në ndërtime është rritur nga 790 mijë metra katrorë në vitet 2020-21 në 2.8 milionë metra katrorë në vitet 2024-25, sipas analizës.

Fotografitë e vendeve konfirmojnë se ndryshimet lidhen me gërmime për ndërtim, ndërtime të reja, rrugë të reja dhe shtrime të asfaltit.

Një nga projektet më të mëdha është bashkëpunimi midis gjigantit gjerman Rheinmetall dhe kompanisë shtetërore hungareze N7 Holding, e cila ka ndërtuar një fabrikë të madhe për prodhimin e municionit dhe eksplozivëve në Várpalota, Hungari.

Fabrika e parë në këtë vend u përfundua në korrik 2024 dhe prodhon municion 30mm për mjetin luftarak KF41 Lynx të Rheinmetall.

Ndërtimet vazhdojnë pasi fabrika do të prodhojë edhe municione të tjera, duke përfshirë fishekë 155mm për artileri dhe municione 120mm për tankun Leopard 2 dhe potencialisht për Panther. Në këtë vend do të ndërtohet edhe një fabrikë eksplozivësh.

Radari është në gjendje të kapë ndryshime të imëta që janë të vështira për t’u parë në imazhe satelitore konvencionale.

Fabrikat e eksplozivëve kanë shpesh kodra të vogla toke për siguri, të cilat janë të vështira për t’u identifikuar në imazhet optike, si dhe shumë ndërtesa të vogla të shpërndara.

Analiza ka përfshirë 88 vende të lidhura me programin e BE-së “Act in Support of Ammunition Production” (ASAP), që ka investuar 500 milionë euro për të zgjidhur ngërçet në prodhimin e municionit dhe raketave. Projekte si Rheinmetall dhe Roxel kanë marrë mbështetje nga ASAP.

Ndërtimet e dukshme fizike janë parë në 20 vende të mbështetura nga ASAP, duke përfshirë fabrikat e reja dhe rrugët, ndërsa në 14 vende janë shënuar zgjerime më të vogla, si parkime të reja. Të tjerat janë zyra apo qendra kërkimore pa zgjerim të ndjeshëm.

The post Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë first appeared on JavaNews.al.

Nga inati i fqinjit i vuri zjarrin fshatit, dogji veten dhe plagosi 8 banorë! Detaje nga zjarri në Gramsh

By: E S
12 August 2025 at 22:15

Kanë dalë detaje të reja mbi zjarrin që përshiu gjithë fshatin Kullolas në Gramsh, ku për pasojë humbi jetën dhe 80-vjeçari që kishte vënë zjarrin.

Bëhet me dije se shkak për zjarrvënien është bërë një sherr mes 80-vjeçarit dhe fqinjit të tij.

Nga inati që kishte akumuluar ndaj komshiut, 80-vjeçari i vuri zjarrin parcelës së tij, por pa marrë parasysh pasojat të cilat tashmë rezultojnë të jenë katastrofale.

Aktualisht në vendngjarje janë forca të shumta zjarrfikëse, forca të emergjencave civile dhe ato të armatosura, të cilat prej disa orësh janë në luftë me flakët.

Ndëkrohë Ministria e Mbrojtjes dhe autoritetet lokale kanë bërë thirrje të vazhdueshme që banorët të largohen nga banesat, në mënyrë që pasojat mos jenë më tragjike se kaq.

The post Nga inati i fqinjit i vuri zjarrin fshatit, dogji veten dhe plagosi 8 banorë! Detaje nga zjarri në Gramsh first appeared on JavaNews.al.

Gaza drejt armëpushimit 60-ditor? Egjipti, SHBA-të dhe Katari ‘bashkojnë forcat’

By: E S
12 August 2025 at 22:07

Egjipti po punon ngushtë me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara për të arritur një armëpushim 60-ditor mes Izraelit dhe Hamas-it, në një përpjekje të re për t’i dhënë fund luftës shkatërruese në Gaza.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit Badr Abdelatty ka deklaruar në një konferencë për shtyp në Kajro se objektivi kryesor është rikthimi te propozimi fillestar për një armëpushim 2-mujor, lirimin e disa pengjeve, të burgosurve palestinezë si dhe lehtësimin e ndihmave humanitare e mjekësore për Gazën pa kushte.

Sipas një burimi palestinez, negociatorët po përgatisin një marrëveshje të re të armëpushimit që parashikon lirimin e të gjithë pengjeve në një etapë të vetme.

Megjithatë, negociatat e mëparshme në Doha dështuan, pasi delegacionet amerikane dhe izraelite u tërhoqën, ndërsa grupi i Hamas-it u largua nga bisedimet.

Sulmet e dhunshme izraelite kanë shkaktuar mbi 61 mijë viktima palestineze që nga tetori i vitit 2023.

Kujtojmë se në korrik, negociatat për armëpushim dhe lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit u zhvilluan në Doha, duke u ndërmjetësuar nga Katari dhe disa vende të tjera. Megjithatë, pas më shumë se dy javësh bisedimesh intensive, përpjekjet për të arritur një marrëveshje përfundimtare dështuan. Shkaqet kryesore të dështimit ishin mosmarrëveshjet mbi kushtet për lirimin e pengjeve dhe kufizimet në ndihmën humanitare për Gazën.

The post Gaza drejt armëpushimit 60-ditor? Egjipti, SHBA-të dhe Katari ‘bashkojnë forcat’ first appeared on JavaNews.al.

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

By: E S
12 August 2025 at 21:59

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza për shkak të Izraelit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Madonna cilëson se papa është i vetmi person që mund të hyjë në ato territore.

“Ati i Shenjtë, të lutem, shko në Gaza dhe sill dritën tënde tek fëmijët përpara se të jetë tepër vonë. Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre. Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Je i vetmi prej nesh që nuk mund t’i mohohet hyrja. Nuk ka më kohë. Të lutem më thuaj që do ikësh. Me dashuri, Madonna”, shkruan ylli i muzikës pop tek llogaria e saj në Instagram.

Krahas postimit, artistja theksoi se është thelbësore hapja e plotë e korridoreve humanitare për të shpëtuar jetët e fëmijëve të pafajshëm. Po kështu, ajo shprehet se dhurata më e mirë që mund t’i bënte djalit të saj, është të kërkojë çdokujt të bëjë ç’të mundet për të ndihmuar fëmijët e pafajshëm në Gaza.

Thirrja e saj vjen mes rritjes së presionit ndërkombëtar ndaj Izraelit për situatën humanitare në Gaza. Ekspertët e mbështetur nga OKB paralajmëruan muajin e kaluar se “po ndodh skenari më i keq i urisë” në territor, ndërsa Izraeli ka mohuar ekzistencën e saj, duke akuzuar agjencitë e OKB-së për mos shpërndarje të ndihmave të bllokuara në kufi.

Kjo nuk është hera e parë që Madonna ngre zërin e saj lidhur me situatën në Gaza. Përgjatë koncerteve të saj, ajo shpesh ka dhënë dhe mesazhe emocionale, siç është ajo në Londër në vitin 2023 ku foli për vuajtjen e fëmijëve, të rinjve dhe të moshuarve. Në postimin e saj të fundit, ajo tha se kërkesa e bërë Papës ishte “dhurata më e mirë” që mund t’i jepte djalit të saj Roço në ditëlindje.

Deklarata e Madonnës përkoi me një mesazh solidariteti nga grupi irlandez U2. Këngëtari Bono dënoi veprimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Hamasit, duke shprehur mbështetje për popullin palestinez që kërkon paqe dhe bashkëjetesë me Izraelin, si edhe për lirimin e pengjeve të mbetura.

The post Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë first appeared on JavaNews.al.

LVV dhe vendimi i Kushtetueses: A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit të Kosovës?

By: E S
12 August 2025 at 21:40

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili do të duhej t’i jepte fund krizës institucionale disamujore, për shkak të pamundësisë së konstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve, deri tani nuk e ka ndalur pasigurinë politike, pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) deri më tani nuk ka treguar në mënyrë eksplicite nëse do ta respektojë atë.

Teksa vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian kërkojnë respektimin e vendimit të 8 gushtit, dhe bëjnë thirrje për kompromis, partitë parlamentare përsëri kanë dalë me qëndrime të kundërta lidhur me të – LVV-ja e kritikon, ndërsa të tjerat e mirëpresin.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në fund të javës së kaluar, vlerësoi se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30-ditësh, se kryetari i këtij institucioni duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se për një kandidat nuk mund të votohet më shumë se tri herë. Afati fillon të rrjedhë sapo aktgjykimi të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill, por nuk ka përfunduar as pas 54 përpjekjesh, pasi LVV-ja – e cila ka fituar zgjedhjet e muajit shkurt – ka propozuar për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiun, megjithëse është kundërshtuar nga partitë e tjera parlamentare.

Më 1 maj, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndryshoi mënyrën e votimit, nga i hapur në të fshehtë dhe krijimi i një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë është kundërshtuar nga partitë e tjera parlamentare.

Kurti: Ta presim akt-gjykimin e plotë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, më 11 gusht nuk deshi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve nëse do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me arsyetimin se nuk ka kohë, pasi kishte takim tjetër.

Më 12 gusht, ai tha shkurt se “duhet të presim akt-gjykimin e plotë [të Gjykatës Kushtetuese]”, duke theksuar se më 8 gusht Kushtetuesja vetëm dha njoftim për vendimin. Megjithatë, Kurti sërish nuk precizoi qartë nëse LVV-ja do ta respektojë vendimin.

As nga kabineti i tij një ditë më herët nuk kanë dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë në pyetjen e Radios Evropa e Lirë nëse do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por kanë theksuar se në këtë pyetje ka dhënë përgjigje ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Megjithatë, Haxhiu, në një konferencë për media më 10 gusht, fillimisht tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të respektohen, por në të njëjtën fjali shtoi se “ato duhet të komentohen, ato duhet të kundërshtohen, siç po e bëj unë këtu”.

Çfarë thotë bashkësia ndërkombëtare?
Nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë presin që “të gjitha fuqitë politike ta respektojnë dhe zbatojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe se tani u takon politikanëve të “veprojnë në mënyrë urgjente që t’i japin fund kësaj krize gati 6-mujore”.

“Ne presim një zgjidhje të shpejtë, brenda afatit [të Kushtetueses] dhe u bëjmë thirrje të gjithë hisedarëve politikë që të veprojnë drejt një kompromisi. Dështimi për ta respektuar vendimin paraqet kërcënim për mirëqenien e qytetarëve dhe rrugën e integrimit në BE”, tha Ambasada gjermane në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.

Nga Ambasada e Italisë në Kosovë, në pyetjen e REL-it për të komentuar qëndrimin e LVV-së rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë thënë se “të gjitha forcat politike duhet të bien dakord për një zgjidhje për ngërçin aktual institucional dhe politik, për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”.

“Gjykata Kushtetuese ka publikuar sqarime të rëndësishme [për hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit]. Të gjithë anëtarëve të Kuvendit u bëhet thirrje ta respektojnë këtë vendim dhe të punojnë së bashku në frymën e kompromisit, në mënyrë që të zgjidhen shpejt kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët”, thanë nga Ambasada italiane për Radion Evropa e Lirë.

Nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe nga Departamenti amerikan i Shtetit nuk janë përgjigjur në pyetjet e REL-it, ndërsa nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë kanë kujtuar deklaratën e bërë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 7 gusht se “aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është me rëndësi jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, ndërsa vendimet e saj duhet të respektohen dhe zbatohen”.

Edhe Zyra e BE-së në Kosovë, më 8 gusht, ka bërë thirrje për kompromis, duke theksuar se nuk ka kohë për bllokadë politike.

Rasti “Llaban”

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, më 10 gusht, ka akuzuar një nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban, se bashkëpunon me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), duke thënë se këto të dhëna i ka marrë nga institucionet e sigurisë së Kosovës. Ajo ka deklaruar se për gjithçka është njoftuar Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria e Kosovës.

Pak ditë më parë, akuza pothuajse identike për Llabanin kishte bërë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se ky gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, deri në publikimin e këtij teksti, nuk i janë përgjigjur pyetjeve të REL-it për këto akuza.

Sipas Gjykatës Themelore të Kralevës, parashkrimi absolut i ekzekutimit të dënimit ndaj Radomir Llabanit, sipas aktgjykimit të formës së prerë, do të ndodhë më 4 qershor 2032. Në vitin 2017, kjo gjykatë i ka dërguar EULEX-it kërkesën për arrestimin e Llabanit, por ky mision i BE-së kishte deklaruar se nuk kishte mandat ta kryente një arrestim të tillë.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se sulmet publike të presidentes Vjosa Osmani dhe ministres në detyrë Albulena Haxhiu, “e minojnë qartë pavarësinë dhe integritetin e këtij gjykatësi”.

“Sikur të kishte prova dhe fakte të pakontestueshme që ndonjë zyrtar i lartë publik paraqet kërcënim për rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare, të njëjtat do të duhej t’i dërgohesh Prokurorisë për procedim penal. Në shoqëritë demokratike, që çmojnë sundimin e ligjit dhe parimet e qeverisjes së mirë, ministrja apo presidentja nuk duhet t’i zgjidhin çështjet e sigurisë kombëtare nëpërmjet konferencave për media”, thotë ai.

Miftaraj shton se LVV-ja, të paktën në katër vjetët e fundit, i ka pasur të gjitha resurset dhe mundësitë përmes institucioneve të zbatimit të ligjit për të hetuar dhe ngritur çështje në prokurori dhe gjykatë, për të mbështetur akuzat publike ndaj Llabanit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ngritur publikisht këtë çështje deri në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ndonëse ajo ka marrë edhe shumë vendime të tjera që LVV-ja nuk i ka kundërshtuar. Prandaj, akuzat e fundit publike mund të shihen si një mjet politik kundër Gjykatës Kushtetuese, me synim të zvogëlimit të besueshmërisë dhe integritetit”, vlerëson ai.

Kërkesat e mëhershme të LVV-së në Gjykatën Kushtetuese

Pjesëmarrja e gjyqtarit Llaban në vendimmarrje deri më tani nuk ka qenë kontestuese për LVV-në, e cila vetë i është drejtuar Kushtetueses për sqarime.

Në qershor të vitit 2020, për shembull, ajo kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, duke pretenduar se vota e deputetit të Partisë Ashkalinjve, Etem Arifi, ishte e pavlefshme pasi ai ishte i dënuar me burgim me vendim të formës së prerë. Në fillim të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të LVV-së dhe Qeveria e Hotit ra, duke e çuar vendin në zgjedhje, të cilat LVV-ja i fitoi dhe erdhi në pushtet.

Më herët, në prill të vitit 2020, LVV-ja i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për mendim, duke tentuar ta kundërshtonte dekretin e presidentit të atëhershëm Hashim Thaçi, me të cilin Avdullah Hoti ishte caktuar mandatar për formimin e Qeverisë.

Njëra nga kërkesat e fundit të LVV-së në Gjykatën Kushtetuese ka qenë në mars të këtij viti, kur kjo parti kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme, e cila kishte refuzuar ankesën e saj për votat nga diaspora./Marrë nga REL

The post LVV dhe vendimi i Kushtetueses: A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit të Kosovës? first appeared on JavaNews.al.

❌
❌