Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPORT – Ronaldo fejohet me partneren afatgjatë Georgina Rodriguez

12 August 2025 at 10:42

LONDËR, 12 gusht  /TSH-DPA/ – Cristiano Ronaldo ka shpallur fejesën me partneren e tij afatgjatë Georgina Rodriguez, pas nëntë vitesh së bashku.

Rodriguez, 31 vjeçe, ndau lajmin mbrëmë në Instagram me një fotografi ku shfaqej një unazë e madhe diamanti në gishtin e saj, duke prekur dorën e yllit të futbollit portugez, 40 vjeç.

Ajo e shoqëroi imazhin me mbishkrimin: “Po, pranoj. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mi”.

Çifti kanë dy vajza së bashku, Alana, 7 vjeçe, dhe Bella, 3 vjeçe, ndërsa binjaku i Bellës, Angel, vdiq gjatë lindjes.

Rodriguez gjithashtu ka ndihmuar në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të Ronaldos,  Cristiano Jr, 15 vjeç, dhe binjakëve Mateo dhe Eva Maria, të dy 8 vjeç.

Ata u njohën në vitin 2016, kur Rodriguez punonte në një dyqan “Gucci” në Madrid.

Familja tani jeton në Riad, ku Ronaldo luan për ekipin saudit “Al-Nassr”.  Rodriguez e publikoi lajmin e fejesës nga kryeqyteti saudit./Ad.Ab./

The post SPORT – Ronaldo fejohet me partneren afatgjatë Georgina Rodriguez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Unaza gjigante me të cilën Ronaldo i propozoi Georginas vlerësohet në mbi katër milionë euro

12 August 2025 at 08:31

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez më 11 gusht shpallën publikisht fejesën e tyre, pas tetë vitesh lidhjeje, duke e ndarë lajmin me një postim në Instagram ku vëmendjen e mori unaza gjigante e fejesës që mbante në dorë modelja argjentinase.

Fotoja u bë menjëherë lajm ndërkombëtar jo vetëm për lajmin e fejesës, por edhe për përmasat dhe shkëlqimin e gurit të çmuar.

Edhe pse çifti nuk ka dhënë ende detaje mbi diamantet apo çmimin, ekspertët e bizhuterive në mbarë botën kanë filluar të bëjnë vlerësime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Tobias Kormind, drejtor menaxhues i kompanisë londineze “77 Diamonds”, beson se guri qendror oval i unazës peshon rreth 35 karatë. Sipas tij, ai është i shoqëruar nga dy gurë anësorë ovalë prej rreth 1 karati secili, të vendosur në platin, duke e çuar totalin në 37 karatë.

Ai e krahason madhësinë e saj me diamantin legjendar Taylor-Burton prej 69.42 karatësh, të blerë dikur nga Elizabeth Taylor, dhe e vlerëson këtë unazë në rreth 5 milionë dollarë.

Një tjetër eksperte, Laura Taylor nga “Lorel Diamonds”, thotë se diamanti oval i Georginas mund të ketë midis 15 dhe 20 karatë. Ajo shpjegon se prerja ovale njihet për shkëlqimin e jashtëzakonshëm, duke reflektuar dritën nga çdo kënd.

Sipas saj, gurët anësorë e bëjnë gurin qendror të duket edhe më madhështor, ndërsa vendosja në platin jo vetëm që i shton siguri, por edhe e thekson ngjyrën e gurit. Nëse diamanti është natyral, me cilësi të përsosur (ngjyrë D-F dhe pastërti perfekte ose pothuajse perfekte), çmimi i tij mund të tejkalojë 2 milionë dollarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Edhe influencerja e njohur për analizat e bizhuterive luksoze, Julia Chafe, e komentoi unazën menjëherë për 859 mijë ndjekësit e saj. Ajo e vlerësoi deri në 3 milionë dollarë, duke supozuar se bëhet fjalë për një diamant oval D Flaëless 35 karatësh.

Me humor, Chafe shtoi: “Nëse ka diçka që dimë për Georginan, është se ajo nuk bën gjëra të vogla”.

Ky diamant madhështor tashmë është bërë një nga unazat më të komentuara të vitit, duke e vendosur fejesën e Ronaldos dhe Georginës në qendër të vëmendjes botërore. /Telegrafi/

The post Unaza gjigante me të cilën Ronaldo i propozoi Georginas vlerësohet në mbi katër milionë euro appeared first on Telegrafi.

Bashkë që nëntë vite – si nisi historia e dashurisë mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez

11 August 2025 at 23:49

Cristiano Ronaldo i ka propozuar martesë Georgina Rodriguez dhe historia e tyre e dashurisë është një nga më të ndjekurat në botën e personazheve të famshëm.

E gjitha filloi krejt rastësisht në vitin 2016 në një dyqan luksoz në Madrid dhe që nga ai moment ata u bënë të pandashëm.

Bëhet fjalë për për një dyqan të markës Gucci, ku Georgina punonte si shitëse.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Ronaldo, një yll futbolli i klasit botëror në atë kohë, hyri aksidentalisht në dyqan, i pavetëdijshëm se takimi do të shënonte një pikë kthese në jetën e tij.

Më vonë, Georgina e përshkroi momentin si pothuajse magjik: flutura në stomak, një zemër që rrihte fort dhe ndjesia se duart e tyre “i përkisnin njëri-tjetrit që nga fillimi”.

Edhe pse fillimisht Ronaldo ishte skeptik për qëndrueshmërinë e marrëdhënies së tyre, ai përfundimisht e kuptoi se Georgina ishte gruaja e jetës së tij.

Disa ditë pasi u takuan në një dyqan në Madrid, çifti u takua përsëri në një event ekskluziv të organizuar nga marka e famshme, ku patën mundësinë të bisedonin rastësisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

“Ishte dashuri me shikim të parë, për të dy ne”, tha Georgina.

Megjithatë, pasi u fotografua në një takim me një futbollist në Disneyland Paris, Georgina humbi punën në dyqan, pasi shefat e saj nuk ishin të kënaqur me vëmendjen mediatike që tërhoqi marrëdhënia e tyre.

Lidhja e tyre, e cila zyrtarisht filloi në vitin 2016, u bë publike në fillim të vitit 2017.

Ata u shfaqën së bashku për herë të parë në ‘The Best FIFA Football Awards’ në janar të atij viti, në shoqërinë e Ronaldo Junior, djalit të Cristianos. Postimi i tyre i parë i përbashkët në Instagram u shfaq në mars të vitit 2017.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Së bashku ata kanë dy vajza, Alana (8 vjeçe) dhe Bella (2 vjeçe), ndërsa Ronaldo ka edhe Cristiano Jr., 14 vjeç, dhe identiteti i nënës së tij biologjike nuk është zbuluar ende.

Si përkujtim, çifti tani ka ndarë lajmin e lumtur, se janë martuar.

Georgina, partnerja e Ronaldos prej kohësh dhe tani bashkëshortja, postoi një foto të dorës së saj me një unazë të madhe diamanti.

“Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”, shkruhej në postimin që mblodhi pëlqime e urime të shumta. /Telegrafi/

The post Bashkë që nëntë vite – si nisi historia e dashurisë mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez appeared first on Telegrafi.

Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

By: armand
11 August 2025 at 20:41

Cristiano Ronaldo i ka propozuar Georgina Rodríguez për martesë pas tetë vitesh lidhjeje, duke emocionuar fansat në mbarë botën. Lajmi u konfirmua përmes një postimi në Instagram, ku Georgina ndau një foto të dorës së saj mbi dorën e Ronaldos, duke ekspozuar një unazë me diamant oval. Ajo e shoqëroi imazhin me fjalët: “Po, dua. […]

The post Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin! appeared first on BoldNews.al.

Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

By: gaze tare
11 August 2025 at 20:03

Cristiano Ronaldo ka ndarë gjatë karrierës së tij shumë momente personale me fansat, por tani jeta e tij duket se po hyn në një fazë të re. Partnerja e tij prej rreth nëntë vjetësh, Georgina Rodriguez, duket gati të bëhet bashkëshortja e tij e përjetshme.

Në një postim në Instagram, Georgina publikoi një foto ku dorën e saj e kishte mbi dorën e Ronaldos, duke mbajtur një unazë, dhe shoqëroi foton me mesazhin: “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia të tjera.” Ky mesazh tregon qartë se Ronaldo i ka bërë propozim për martesë Georginës.

Çifti u njoh në vitin 2016, kur Georgina punonte në një dyqan Gucci në Madrid dhe Ronaldo erdhi aty për të blerë. Pas këtij propozimi, Ronaldo duket i gatshëm të përkushtohet më thellë ndaj familjes së tij dhe të kalojë më shumë kohë me të dashurit, përfshirë fëmijët e tij.

Ky hap i ri në jetën personale të yllit portugez mund të sinjalizojë edhe një perspektivë të ardhshme që përqendrohet më shumë në familje dhe ndoshta një pensionim të afërt nga futbolli.

The post Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin! appeared first on iconstyle.al.

Cristiano i propozon për martesë, Georgina tregon unazën gjigande

By: redi
11 August 2025 at 19:36

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë bërë hapin e madh në marrëdhënien. Georgina ka postuar një foto, ku shihet me një unazë gjigante diamanti, ndërsa mban edhe dorën e futbollistit të famshëm. ”Sí, quiero. En esta y en todas mis vidas” (“Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”), duke konfirmuar propozimin romantik. Historia e çiftit filloi në vitin 2016, kur ata u njohën në një…

Source

Cristiano Ronaldo, Son Heung-min dhe 8 transferime të tjera më të shtrenjta në moshën 33 vjeçe

9 August 2025 at 20:28

Disa futbollistë besojnë se mosha 33-vjeç është koha për të varur këpucët në gozhdë.

Ndërkohë, të tjerë e shohin këtë fazë si një mundësi për të përqafuar një sfidë të re në një klub ose ligë të ndryshme.

Këtu është lista e dhjetë transferimeve më të shtrenjta të lojtarëve në moshën 33-vjeçare:

Cristiano Ronaldo (Real Madrid → Juventus) – 117 milionë euro;

Robert Lewandowski (Bayern Munich → Barcelona) – 45 milionë euro;

Son Heung-min (Tottenham Hotspur → Los Angeles FC) – 22 milionë euro;

Claudio Bravo (Barcelona → Manchester City) – 18 milionë euro;

Jordan Henderson (Liverpool → Al Ettifaq) – 14 milionë euro;

Petr Cech (Chelsea → Arsenal) – 14 milionë euro;

Pierre-Emerick Aubameyang (Barcelona → Chelsea) – 12 milionë euro;

Rui Patricio (Wolverhampton → Roma) – 12 milionë euro;

Jose Fonte (Southampton → West Ham) – 9.2 milionë euro;

Luis Suarez (Barcelona → Atlético Madrid) – 9 milionë euro. /Telegrafi/

The post Cristiano Ronaldo, Son Heung-min dhe 8 transferime të tjera më të shtrenjta në moshën 33 vjeçe appeared first on Telegrafi.

Ten Hag thotë se Ronaldo nuk ishte problemi te Man United

9 August 2025 at 16:50

Trajneri i Bayer Leverkusen dhe ish-trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka komentuar sërish përplasjen e famshme që pati me Cristiano Ronaldon gjatë kohës së tij në “Old Trafford”.

Sulmuesi portugez u largua nga United në fund të vitit 2022, pas një mosmarrëveshjeje të hapur me holandezin.

“Për mua, nuk është problem. Ai nuk ka qenë kurrë problem. Mendoj se i përket të kaluarës. Pas largimit të Ronaldos, fituam dy trofe me Manchester United dhe i uroj gjithë të mirat në të ardhmen” – deklaroi Ten Hag për mediat gjermane.

Megjithatë, deklaratat e tij lënë të kuptohet se trajneri ka një qëndrim më të qetë dhe diplomatik për ndarjen nga ylli portugez. Vetë Ronaldo ishte më i ashpër në fjalët e tij në një intervistë të mëparshme: “Nuk e respektoj Erik ten Hag sepse ai nuk më respekton mua”, kishte thënë ai.

Marrëdhënia mes dyshes u përkeqësua pas disa ndeshjeve ku Ronaldo mbeti në stol, gjë që sipas raportimeve nuk u prit mirë nga kapiteni i kombëtares së Portugalisë.

Kulmi erdhi pas një incidenti ku CR7 refuzoi të hynte si zëvendësues në minutat e fundit të një ndeshjeje kundër Tottenhamit.

Pas largimit nga Manchester United, Ronaldo iu bashkua Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku ka shënuar dhjetëra gola dhe ka fituar disa trofe lokalë.

Ndërkohë, Ten Hag e mbylli aventurën e tij te United me dy kupa vendase përpara se të merrte drejtimin e Bayer Leverkusen në verën e vitit 2025. /Telegrafi/

The post Ten Hag thotë se Ronaldo nuk ishte problemi te Man United appeared first on Telegrafi.

Ronaldos befason me përgjigjen kur u pyet se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

9 August 2025 at 11:41

Përgjigja e Cristiano Ronaldos kur u pyet se kush do ta fitojë Topin e Artë në vitin 2025 flet shumë dhe tregon maksimalisht egon e tij.

Sulmuesi i Al Nassr dështoi të nominohej për çmimin e madh individual për të dytin vit radhazi.

Asnjë lojtar jashtë pesë ligave më të mira të Evropës nuk është në listën e ngushtë prej 30 lojtarësh, që do të thotë se si Ronaldo ashtu edhe Lionel Messi nuk janë përfshirë.

Ronaldo e ka fituar çmimin pesë herë, por është bërë gjithnjë e më kritik ndaj tij vitet e fundit.

Në vitin 2024, ai e përshkroi Topin e Artë si “pa besueshmëri” sepse mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, u shpall fitues ndaj Vinicius Junior të Real Madridit.

Tani në moshën 40 vjeçare dhe pasi ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare për të vazhduar të luajë në Superligën Saudite, duket se shansi më i mirë i Ronaldos për t’u nominuar është të luajë mirë në Kupën e Botës 2026 me Portugalinë.

 

🚨Cristiano Ronaldo on the Ballon d’Or:

“It’s fictional to me.”

pic.twitter.com/fItOG6mnLP

— CristianoXtra (@CristianoXtra_) August 8, 2025

Në një intervistë të premten në mbrëmje, Ronaldo u pyet nga Sport.tv për mendimin e tij se kush do ta fitonte Topin e Artë këtë vit.

“Jo, për mua është imagjinar”, u përgjigj Ronaldo, duke befasuar të gjithë. /Telegrafi/

The post Ronaldos befason me përgjigjen kur u pyet se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025 appeared first on Telegrafi.

Anthony Joshua gati të hapë agjenci futbolli dhe një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave mund të përfshihet

5 August 2025 at 17:19

Promotori i njohur i boksit, Eddie Hearn, ka konfirmuar se së bashku me boksierin Anthony Joshua janë në proces të avancuar për krijimin e një agjencie futbolli të nivelit më të lartë – dhe ambiciet e tyre janë të mëdha që nga fillimi.

“Kemi vite që flasim për këtë”, deklaroi Hearn për Daily Mail. “Por, tani AJ e bëri publike në Instagram… Lojtarë, klube, sponsorë, media – të gjithë kanë filluar të na kontaktojnë”.

Ky projekt i ri, i mbështetur nga Matchroom Sport dhe nga fama globale e Joshuas, synon të krijojë një strukturë të plotë menaxheriale për futbollistët elitë. Përveç përfaqësimit në transferime, agjencia do të merret edhe me menaxhimin e stilit të jetës, marrëdhëniet me publikun, sponsorizimet dhe çështje të tjera personale.

“Do të jetë një shërbim 360 gradë për lojtarët,” theksoi Hearn. “Rezervime restorantesh, udhëtime me avion privat – gjithçka që kanë nevojë.”

Ndryshe nga shumë agjenci të reja që nisin me lojtarë të rinj ose të panjohur, Joshua dhe Hearn synojnë emra të mëdhenj që në fazën fillestare. Duke shfrytëzuar lidhjet e Joshuas, veçanërisht në Lindjen e Mesme, ata janë të bindur se mund të hyjnë fuqishëm në treg.

“Nuk kam interes të përfaqësoj disa lojtarë nga ligat e ulëta,” tha Hearn. “Dua të hyj direkt në nivelet më të larta.”

Interesimi ka nisur tashmë. Sipas Hearn, Joshua ka zhvilluar biseda me disa yje të njohur të futbollit – dhe ndonëse Cristiano Ronaldo nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt mesazheve, Hearn me humor shtoi se ka marrë “disa emoji me sy”.

“AJ mund të hyjë në dhomën e çdo lojtari në botë nesër,” shtoi ai. “Ky është një nga avantazhet tona më të mëdha.”

Një burim pranë Joshuas konfirmoi se ideja për një agjenci futbolli i ka tërhequr vëmendjen prej kohësh, por vetëm tani është pjekur momenti i duhur. “Ky është një projekt që e intrigon vërtet,” tha burimi për Mail. “Ai po e merr shumë seriozisht.”

Edhe pse një datë zyrtare për lançimin nuk është konfirmuar, pritet që të ndodhë deri në vitin 2026. Themelet, megjithatë, po vendosen tashmë – dhe nëse suksesi i tyre në boks dhe sportet e tjera është tregues, futbolli mund të jetë industria tjetër që Joshua dhe Hearn do të tronditin. /Telegrafi/

The post Anthony Joshua gati të hapë agjenci futbolli dhe një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave mund të përfshihet appeared first on Telegrafi.

Antony refuzon ribashkimin me Ronaldon tek Al-Nassr

3 August 2025 at 21:13

Antony, i cili është jashtë planeve te Manchester United, raportohet se ka refuzuar mundësinë për t’u ribashkuar me Cristiano Ronaldon duke hedhur poshtë një ofertë nga Al-Nassr. 

Sipas gazetës Sport, klubi arab ka shprehur interes për të nënshkruar me brazilianin, por lojtari 25-vjeçar ‘refuzon të dëgjojë’ për ofertën e majme nga Arabia Saudite. 

Antony, i cili luajti përkrah Ronaldos te United në vitin 2022, më parë ka refuzuar edhe ofertat nga klubet braziliane Botafogo dhe Sao Paulo, pasi ai ka bërë të qartë se dëshiron një destinacion të vetëm. 

Raporti shton se ish-lojtari i Ajax-t nuk është i gatshëm të bashkohet me asnjë klub tjetër përveç Real Betis, ku kaloi me shumë sukses pjesën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar, dhe është madje i gatshëm të pranojë një ulje page për të realizuar transferimin. 

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse skuadra spanjolle do të mund të përballojë çmimin prej 30 milionë që kërkon Manchester United. 

Antony, i cili shënoi nëntë gola dhe dha pesë asistime në 26 ndeshje për Betis, duke ndihmuar klubin të përfundojë në vendin e gjashtë në La Liga dhe të arrijë finalen e Ligës së Konferencës mund të rikthehet në skuadrën e parë të trajnerit Ruben Amorim, nëse Manchester United nuk arrin ta shesë gjatë kësaj vere./Telegrafi/

The post Antony refuzon ribashkimin me Ronaldon tek Al-Nassr appeared first on Telegrafi.

Ekipi i jashtëzakonshëm, Salah zgjedh formacionin të ëndrrave me pesë lojtarë

2 August 2025 at 09:45

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka zbuluar ekipin e ëndrrave të tij me pesë lojtarë dhe është një nga më të skandalozët që kemi parë ndonjëherë.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi konsiderohen gjerësisht si dy nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke dominuar futbollin evropian gjatë gjithë viteve 2010.

Edhe pse ndikimi i tyre ka rënë vitet e fundit, me Messin që tani luan në ekipin e MLS, Inter Miami, dhe Ronaldon që luan në Arabinë Saudite për Al Nassr, ata mbeten ikona globale për lojtarët e ditëve të sotme.

Salah nuk bën përjashtim.

Në një video nga llogaria zyrtare e Topit të Artë në Instagram, ylli i Liverpoolit dhe Egjiptit përmendi Messin dhe Ronaldon në formacionin e tij të ëndrrave me pesë lojtarë.

Ai gjithashtu e zgjodhi veten në ekip, së bashku me legjendën braziliane Ronaldo Nazario në atë që është një ekip me shumë lojtarë të fortë.

Vendi i fundit në skuadrën e Salahut i shkoi Zinedine Zidane.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ballon d’Or (@ballondorofficial)

Edhe pse skuadra e Salahut është e mbushur me një mori talentesh sulmuese, ajo nuk përfshin asnjë mbrojtës apo portier.

Është një qasje e rrezikshme, por që sigurisht do të përfshijë shumë qëllime. /Telegrafi/

The post Ekipi i jashtëzakonshëm, Salah zgjedh formacionin të ëndrrave me pesë lojtarë appeared first on Telegrafi.

‘Gjyshi’ Ronaldo vazhdon t’i shkatërrojë kundërshtarët si në kohët e arta

30 July 2025 at 22:55

Në ndeshjen e dytë miqësore para sezonale, Al Nassr mposhti Toulouse me rezultatin 2–1, duke ruajtur një rekord 100 për qind fitore përpara Superkupës së Arabisë Saudite.

Cristiano Ronaldo, që shënoi golin e barazimit për Al Nassr, mahniti tifozët me një moment magjik gjatë ndeshjes — një lëvizje që solli menjëherë në mendje ditët e tij të lavdishme në Manchester United.

Në rrjet, reagimet ishin të menjëhershme dhe plot habi për formën që tregon ylli 40-vjeçar.

Një tifoz shkroi: “Kjo është një lëvizje e jashtëzakonshme, veçanërisht kur mendon që ai është 40 vjeç”.

“‘Gjyshi’ po sillet sikur është në të 20-at. Ai është 40, qetësohu shoku”, shkroi një tifoz tjetër.

Një fans i tretë komentoi: “I çmendur – në moshën 40 vjeç kundër një skuadre evropiane”.

“Kjo është për të gjithë ata që harruan CR7 nga viti 2003 deri në 2009”, shtoi dikush tjetër.

Ky moment viral është edhe një dëshmi tjetër se Cristiano Ronaldo, edhe në prag të dekadës së pestë të jetës, vazhdon të jetë një forcë e gjallë në fushë dhe një burim frymëzimi për miliona fansa anembanë botës. /Telegrafi/

The post ‘Gjyshi’ Ronaldo vazhdon t’i shkatërrojë kundërshtarët si në kohët e arta appeared first on Telegrafi.

Xhaka përpiloi formacionin me ikonat e futbollit, befasi se kush përfshihet në 11-she

29 July 2025 at 19:24

Granit Xhaka ka përzgjedhur formacionin e tij më të mirë me lojtarët më ikonik në histori të futbollit.

Ylli shqiptar është në prag të prezantimit si lojtar i Sunderlandit, duke u rikthyer në Angli, ku më parë kishte luajtur për Arsenalin.

Xhaka po largohet nga Bayer Leverkuseni për të vazhduar karrierën në Ligën Premier, ndërsa ka ndarë kohë për të përpiluar një formacion me 11 lojtarët më ikonik në histori të futbollit.

Në portë ai vuri legjendën e Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Oliver Kahn.

Para tij janë katërshja mbrojtëse, Maicon, Nesta, Maldini dhe Carlos, ndërsa si mesfushor defanziv e vendosi Gennaro Gattuson.

Si organizues e sheh Toni Krossin, ndërsa para sulmuesve si Ronaldo Nazario dhe Kaka, është i vendosur Zinedine Zidane. /Telegrafi/

The post Xhaka përpiloi formacionin me ikonat e futbollit, befasi se kush përfshihet në 11-she appeared first on Telegrafi.

Hansi Flick vendos transferimin e radhës të madh tek Barcelona pas atij të Rashford

22 July 2025 at 23:49

Barcelona ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht transferimin e Marcus Rashford, por duket se tashmë kanë kthyer vëmendjen drejt objektivit të radhës për këtë verë. 

Rashford ndodhet në Spanjë për të kompletuar huazimin njëvjeçar nga Manchester United, pasi prishi raportet me trajnerin Ruben Amorim në fund të vitit 2024. 

Marrëveshja është në formën e një huazimi me detyrim blerjeje, ku Barcelona do të ketë mundësinë ta blejë Rashford për 30 milionë euro verën e ardhshme. 

Raportimet tregojnë se Rashford ende nuk mund të regjistrohet për shkak të problemeve financiare të Barcelonës, por klubi është plotësisht i bindur se ai do të mund të luajë para fillimit të sezonit. 

Pasi të zyrtarizohet ky transferim, trajneri Hansi Flick do të shpresojë të shtojë edhe më shumë përforcime në skuadër për të mbrojtur titullin kampion në La Liga. 

Sipas Diario Sport, një mbrojtës krahu është prioritet i lartë për Flick dhe Barcelona synon emra të mëdhenj. 

Raporti thotë se objektivat kryesorë janë Alejandro Grimaldo nga Bayer Leverkusen dhe Denzel Dumfries nga Inter, dhe për secilin prej tyre do të duhej të paguheshin rreth 26 milionë euro. 

Thuhet gjithashtu se Dumfries mund të jetë i disponueshëm për një çmim më të ulët për shkak të një klauzole në kontratën e tij, por ajo është aktive vetëm deri në fund të korrikut, ndaj Barcelona duhet të veprojë shpejt. 

Grimaldo mund të rikthehet në ‘Camp Nou’, pasi është produkt i akademisë së famshme La Masia./Telegrafi/

The post Hansi Flick vendos transferimin e radhës të madh tek Barcelona pas atij të Rashford appeared first on Telegrafi.

Pesë yje të Ligës Premier kishin klauzola të veçanta për Topin e Artë në vitin 2021 – ja çfarë u ndodhi atyre që atëherë

22 July 2025 at 21:49

Topi i Artë konsiderohet si çmimi individual më prestigjioz në botën e futbollit, i cili i akordohet çdo vit lojtarit më të mirë në botë.

Legjenda si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kanë ngritur këtë trofe disa herë, por që nga triumfi i Ronaldos në vitin 2008, asnjë futbollist i Ligës Premier nuk e ka fituar më këtë çmim.

Megjithatë, klubet e Premier League shpesh përfshijnë në kontratat e lojtarëve klauzola të veçanta që parashikojnë bonuse financiare nëse futbollistët e tyre arrijnë të fitojnë Topin e Artë.

Në vitin 2021, pesë yje të njohur kishin të përfshira klauzola të tilla në kontratat e tyre – por asnjëri prej tyre nuk arriti të realizojë këtë sukses.

Anthony Martial

Kur Manchester United transferoi Anthony Martial nga Monaco në vitin 2015 për një marrëveshje që mund të arrinte deri në 58 milionë funte, klubi përfshiu një klauzolë të veçantë: Monaco do të përfitonte 7.2 milionë funte shtesë nëse Martial do të fitonte ndonjëherë Topin e Artë. Kjo klauzolë pasqyronte pritshmëritë e mëdha që kishin drejtuesit për talentin francez.

Por karriera e Martial në “Old Trafford” u shënua nga ulje-ngritje dhe ai kurrë nuk u përfshi në garën për Topin e Artë. Në verën e vitit 2024, ai u largua si lojtar i lirë, pasi realizoi 90 gola në 317 paraqitje me United.

 

Cristiano Ronaldo

Rikthimi i Cristiano Ronaldo-s te Manchester United në vitin 2021 u shoqërua me shpresën për të ripërtërirë lavditë e mëparshme, duke synuar edhe një tjetër trofe të Topit të Artë. Sipas mediave britanike, kontrata e tij përfshinte bonuse shtesë për arritje individuale, mes tyre një bonus prej 1 milion £ nëse do të fitonte Topin e Artë, çmimin e UEFA-s si Lojtari i Vitit ose nëse do të ndihmonte klubin të fitonte Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Ronaldo nuk u ngjit më në podiumin e Topit të Artë pas suksesit të tij të fundit në vitin 2017. Ai u largua nga United në fund të vitit 2022, pas një përplasjeje të bujshme me drejtuesit e klubit.

Mohamed Salah

Mohamed Salah është një ndër futbollistët më të dalluar të Premier League që nga momenti kur iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017, duke fituar titullin e kampionit dhe çmime individuale të shumta. Pavarësisht këtyre sukseseve, renditja më e mirë e tij në Topin e Artë është vendi i pestë në vitin 2019.

Gazeta spanjolle Don Balon raportoi dikur se Salah kishte një klauzolë të veçantë në kontratë që i lejonte të kërkonte transferim te Barcelona ose Real Madrid nëse nuk do ta fitonte Topin e Artë. Ky transferim nuk ndodhi kurrë, ndërsa në vitin 2025 ai vendosi të rinovonte me Liverpoolin deri në vitin 2027.

Thiago Alcantara

Kalimi i Thiago Alcantara-s nga Bayern Munich te Liverpool në vitin 2020 për 26 milionë funte përfshinte gjithashtu bonuse të lidhura me arritjet individuale, mes tyre edhe një klauzolë për Topin e Artë. Por mesfushori elegant u pengua nga dëmtimet dhe nuk arriti të tregonte potencialin e tij të plotë në Premier League.

Gjatë katër viteve me Liverpoolin, ai regjistroi vetëm 98 paraqitje, ndërsa nuk u nominua kurrë për Topin e Artë. Pas përfundimit të kontratës në vitin 2024, Thiago vendosi të tërhiqej nga futbolli profesionist.

Bruno Fernandes

Që nga transferimi i tij nga Sporting CP në vitin 2020 për 47 milionë £, Bruno Fernandes është shndërruar në liderin e mesfushës së Manchester United. Kontrata e tij përfshinte një klauzolë sipas së cilës Sporting CP do të përfitonte 5 milionë euro shtesë për çdo herë që Fernandes do të përfundonte në top 3 të Topit të Artë.

Kjo klauzolë nuk është aktivizuar ende. Deri më sot, Fernandes është renditur në listën përfundimtare vetëm një herë, duke u pozicionuar i 21-ti në vitin 2021. Megjithatë, ai vazhdon të jetë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, me 19 gola dhe 19 asiste në 57 ndeshje gjatë sezonit 2024/25. /Telegrafi/

The post Pesë yje të Ligës Premier kishin klauzola të veçanta për Topin e Artë në vitin 2021 – ja çfarë u ndodhi atyre që atëherë appeared first on Telegrafi.

“Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion

By: D Marku
22 July 2025 at 13:13

Një debat me nota ironie dhe sarkazme ka tërhequr vëmendjen së fundmi në emisionin e gazetarit Ronaldo Sharka, ku e ftuar ishte ish-banorja e BBVA4, Krisa Çaushi.

“Je e ftuar kot,” – i tha Ronaldo në mënyrë spontane, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga Krisa, e cila u përfshi në lojën me tone thumbuese të gazetarit.

“Se di, u pendova që të mora në emision,” vijoi ai, duke i dhënë ngjyrë bisedës që megjithëse u duk si përplasje, ishte më shumë një shkëmbim shakash në stilin ironik që e karakterizon emisionin.

Pjesë nga biseda:
Krisa Çaushi: Nëse jam e ftuar koti, atëherë nuk do duhej të më kishe marrë.

Ronaldo Sharka: Mendon që nuk do të kishe ardhur fare?.

Krisa Çaushi: Unë erdha për të respektuar meqë më ftove.

Ronaldo Sharka: Problemi jonë si emision që të ftojmë, të kontaktojmë, të hapim derën.

Krisa Çaushi: E po atëherë kënaqësi që unë erdha dhe mos ua pafsha më derën.

Ronaldo Sharka: Kënaqësia e gjitha e jotja sepse për neve nuk ka ndonjë kënaqësi.

Krisa Çaushi: Atëherë mend për herë tjetër.

The post “Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion appeared first on Albeu.com.

Konate për ndeshjen kundër Ronaldos: Nuk doja t’i pastroja duart pas ndeshjes

18 July 2025 at 16:24

Sulmuesi i Akhmat Grozny, Mohamed Konate, ka ndarë emocionet e tij pasi u përball për herë të parë me Cristiano Ronaldon.

“Ai ishte shumë afër meje dhe i thashë: ‘Është e pabesueshme të luaj kundër teje!’ Ai ma preku dorën dhe më tha: ‘Paç fat në ndeshje’”, deklaroi lojtari.

Konate rrëfen se kjo përvojë ishte një moment i veçantë për të: “E kam ndjekur Ronaldon që kur isha fëmijë. Të luaja kundër tij ishte një ndjesi e mrekullueshme. As nuk doja t’i laja duart më pas. Është Ronaldo! Ishte vërtet fantastike.”

Por, ai thekson se përtej famës dhe suksesit, ajo që e impresionoi më shumë ishte karakteri dhe dëshira për të fituar.

“Është një djalë kaq i thjeshtë. Ajo që më bëri më shumë përshtypje është se, edhe pse ka para dhe gjithçka tjetër, në fushë ai gjithmonë përpiqet për më shumë. Mund ta shohësh këtë në sytë e tij”, potencoi Konate.

Konate shton se sjellja e Ronaldos është një shembull për të gjithë: “Ai qorton shokët e skuadrës nëse nuk ia pasojnë saktë topin. Ky është tipi i liderit që duhet ndjekur,” përfundoi sulmuesi, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Al-Riyadh. /Telegrafi/

The post Konate për ndeshjen kundër Ronaldos: Nuk doja t’i pastroja duart pas ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Goditjet me kokë të Cristiano Ronaldos janë një ‘kod mashtrimi’: Çfarë e bën atë të kërcejë më lart se yjet e NBA-së?

17 July 2025 at 16:42

Aftësia e Cristiano Ronaldos për të goditur me kokë është diçka që shpesh duket si jashtë çdo norme të zakonshme të futbollit. Kërcimi i tij nuk është thjesht i fortë – është mbinjerëzor.

Sipas të dhënave të publikuara nga burime olimpike, Ronaldo ka arritur të kërcejë deri në 2.93 metra gjatë dueleve ajrore, një shifër mbresëlënëse për një futbollist që është 1.86 metra i gjatë.

Këto statistika e krahasojnë atë me atletët më të mirë të NBA-së. Madje, sipas videove dhe analizave të shpërndara, Ronaldo mund të kërcejë më lart se lojtari mesatar i NBA-së, duke regjistruar një kërcim vertikal prej 78 cm.

Biomekanika shpjegon këtë fenomen të rrallë: Ronaldo ka një forcë shpërthyese që arrin deri në 5g (forca e gravitetit), ka këmbë të stërvitura në mënyrë elitare, kontroll të torsos dhe teknikën e përsosur për të qëndruar pezull në ajër mjaftueshëm gjatë sa për të goditur topin saktësisht kur duhet.

Trajnerët shpesh theksojnë se suksesi i tij në ajër nuk vjen vetëm nga forca, por edhe nga pozicionimi perfekt dhe koha e ekzekutimit. Masa trupore dhe koha e kërkimit janë të optimizuara për duele ajrore.

Në Euro 2016, kundër Uellsit, Ronaldo realizoi një goditje me kokë duke u ngritur në 2.61 metra, me një kërcim prej 76 cm dhe një shpejtësi goditjeje prej 71 km/h, duke qëndruar në ajër për rreth 0.85 sekonda. Ishte një ekzekutim model, sipas çdo manuali të futbollit.

Statistikat flasin vetë: një në çdo pesë gola të Ronaldos është me kokë. Ai ka një fleksibilitet të rrallë të qafës që i lejon të godasë me ballë, me anët e kokës dhe të përshtatet në çdo situatë ajrore.

Një nga golat më të famshëm të tij me kokë erdhi në dhjetor 2019, kundër Sampdorias. Ronaldo kërceu 71 cm, duke arritur një lartësi prej 2.56 metrash (8.39 feet) – më lart se traversa e portës – dhe shënoi një gol vendimtar. Mbrojtësi Nicola Murru nuk arriti as të prekë shpinën e tij. Pas ndeshjes, Claudio Ranieri, trajneri i Sampdorias, tha: “Kur kërceu, bëri diçka që e sheh vetëm në NBA… qëndroi në ajër për një orë e gjysmë.”

Pas këtij momenti, Ronaldo postoi në rrjete sociale: “CR7 AIR JORDAN!!”, duke krahasuar veten me legjendën e basketbollit.

Ky gol frymëzoi sfida virale në internet, ku njerëzit përpiqeshin të kërcejnë dhe të preknin topin në të njëjtën lartësi si Ronaldo – por shumica as që iu afruan.

Ronaldo e ka arritur këtë nivel përmes stërvitjes së palodhur. Në palestër, ai raportohet se mund të ngrejë pesëfishin e peshës së trupit të tij gjatë ushtrimeve për këmbët, rreth 250 kg, duke shpjeguar kështu fuqinë shpërthyese që e karakterizon. /Telegrafi/

The post Goditjet me kokë të Cristiano Ronaldos janë një ‘kod mashtrimi’: Çfarë e bën atë të kërcejë më lart se yjet e NBA-së? appeared first on Telegrafi.

Fabio Capello emëroi tre lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave – tha se CR7 nuk është në të njëjtin nivel

16 July 2025 at 22:55

Fabio Capello ka zbuluar emrat e tre futbollistëve më të mëdhenj në histori sipas tij: Pele, Diego Maradona dhe Lionel Messi.

Sipas trajnerit të njohur italian, këta janë të vetmit që meritojnë statusin e “gjeniut”.

“Në futboll ka tre gjeni: Pele, Maradona dhe Messi. Pikë. Cristiano Ronaldo është i madh, por jo në këtë nivel”, deklaroi Capello.

Ai kujtoi se ka luajtur kundër Peles dhe ka parë nga afër shkëlqimin e Maradonës kur ky i fundit udhëhoqi Napolin në Serie A.

Për Messin, Capello tha: “Ata bëjnë gjëra që të tjerët nuk i kuptojnë dot. Messi është unik”.

Capello përmendi edhe Ronaldo Nazario, duke e cilësuar “pak poshtë” treshes së tij të preferuar, por sërish një lojtar të jashtëzakonshëm.

“Cristiano Ronaldo është shumë i fortë, por nuk është gjeni”, shtoi italiani. /Telegrafi/

The post Fabio Capello emëroi tre lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave – tha se CR7 nuk është në të njëjtin nivel appeared first on Telegrafi.

❌
❌