Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Ambasada ruse në Beograd: Për situatën në Serbi, zgjidhja vetëm sipas rregullave të shtetit

By: M C
27 August 2025 at 21:40

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”, siç theksoi, “sipas rregullave serbe”.

Në një postim në Telegram, Ambasada ruse theksoi se “vëren” se vëmendja e saj e kushtuar situatës në Serbi “kohët e fundit nuk ka kaluar pa u vënë re”, pa sqaruar për çfarë bëhet fjalë.

“Sipas mendimit tonë, kjo do të thotë vetëm një gjë: vlerësimet tona pasqyrojnë me saktësi, korrektësi, përgjegjësi dhe me qëllime të mira realitetin”, njoftoi Ambasada ruse, por po ashtu nuk sqaroi se për cilat vlerësime bëhet fjalë.

Kremlini veçse i ka dhënë mbështetje autoriteteve në Beograd, të cilat përballen me protesta antiqeveritare që po zgjasin që disa muaj, teksa demonstruesit po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Zyrtarët rusë përsërisin pohimet e autoriteteve serbe se protestat përbëjnë të ashtuquajturën “revolucion me ngjyra”, një term që i referohet kryengritjeve në ish-republikat sovjetike kundër regjimeve autoritare.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha më herët gjatë gushtit se “disa forca në Serbi, nën mbulesën e sloganeve për ‘kërkimin e drejtësisë dhe demokracisë’, nuk hezitojnë të përdorin agresion të hapur, barbarizëm dhe dhunë”, ndërsa ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harcenko, javën e kaluar deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçqç, me një politikan të dobët që kontrollohet nga Bashkimi Evropian.

Kjo deklaratë e ambasadorit rus ka nxitur kritika nga opozita në Serbi, e cila e ka vlerësuar si ndërhyrje në çështjet e brendshme të shtetit.

Ambasada ruse në Beograd në njoftimin e fundit theksoi se “as nuk mund të flitet për ndonjë ‘ndërhyrje’ nga ana jonë në çështjet e brendshme të Serbisë” dhe se “Rusia, përgjatë historisë, ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme dhe të palëkundur sovranitetin, pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të Serbisë, si dhe lirinë e popullit serb”.

“Ne nuk dyshojmë se ekziston vetëm një rrugë, dhe ajo është dialogu në fushën e së drejtës. Sipas rregullave serbe. Për Serbinë. Për popullin e saj”, tha Ambasada ruse në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditëve të fundit ka bërë dy herë thirrje për dialog me protestuesit. Thirrjen e dytë ai e bëri gjatë një interviste për Euroneës Serbia të hënën, ku gjithashtu deklaroi se anëtarësimi i Serbisë në BE mbetet prioriteti i tij.

Ambasada ruse shtoi se “vërejmë se dhuna është ende në arsenalin e tyre”, pa sqaruar për kë e ka fjalën.

Protestat që zgjasin disa muaj në Serbi, të cilat nisën me kërkesën për llogaridhënie për shkak të vdekjes së 16 personave gjatë shembjes së strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, gjatë verës u karakterizuan nga përgjigja e dhunshme e policisë, por edhe pjesëmarrjes së përkrahësve të Partisë Progresive Serbe në pushtet, të cilët gjatë tubimeve ishin të pajisur me shkopinj dhe kanë hedhur mjete piroteknike ndaj kundërshtarëve të pushtetit./REL

The post Ambasada ruse në Beograd: Për situatën në Serbi, zgjidhja vetëm sipas rregullave të shtetit appeared first on Albeu.com.

Aksioni i policisë në Shkozet, personat e shoqëruar me rrezikshmëri të lartë

By: M C
27 August 2025 at 21:20

Policia po zhvillon mbrëmjen e sotme një aksion në zonën e Shkozetit në Durrës. Mësohet se nga ky aksion janë shoqëruar disa persona. Personat e shoqëruar raportohet se konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.

Një numër i madh efektivësh nga sektorë të ndryshëm të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës janë angazhuar për këtë aksion i cili po vijon. Pritet një njoftim zyrtar lidhur me aksionin për të zbardhur detaje rreth të arrestuarve dhe akuzave që rëndojnë ndaj tyre.

The post Aksioni i policisë në Shkozet, personat e shoqëruar me rrezikshmëri të lartë appeared first on Albeu.com.

Dorëheqja e Liburn Aliut, Hysen Durmishi caktohet ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë

By: M C
27 August 2025 at 20:52

Hysen Durmishi është ministri i ri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë. Durmishi u caktuar ditën e sotme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurit pas dorëheqjes së ministrit Liburn Aliu. Durmishi ka qenë më parë zëvendësministër. Kurti e ka uruar për postin Durmishin ndërsa shtoi se shpreson të ketë sukese në përmbushjen e detyrave si ministër.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu. Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim.

Liburn Aliu njoftoi sot se ka dhënë dorëheqjen si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak të zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës një ditë më parë. Ai shpjegoi se dorëheqja e tij vjen pasi dje bashkëpartiaku i tij, Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Aliu tregoi se e kishte njoftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për vendimin e tij menjëherë pas zgjedhjes së Bashës të martën.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, tha Aliu.

The post Dorëheqja e Liburn Aliut, Hysen Durmishi caktohet ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës! Rritet asistenca online për qytetarët

By: M C
27 August 2025 at 20:34

Bashkia e Elbasanit ka përfunduar procesin e emërimit të 18 administratorëve të njësive administrative, vendet vakante të të cilave u krijuan pas urdhrit të Kryeministrit Rama për dorëheqjen e administratorëve në të gjithë Shqipërinë.

Kanë qenë më shumë se 400 aplikime për të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së administratorëve dhe drejtorëve në Bashkinë e Elbasanit.

“Ka qenë një proces i hapur ku kanë aplikuar mbi 436 qytetarë që kanë shprehur interes të jenë pjesë në këtë proces”, shprehet Gledian Llatja, kryetar i Bashkisë Elbasan.

Aplikantët u testuan me shkrim dhe komunikim me gojë në lidhje me aftësitë e tyre drejtuese, njohjen e zonave përkatëse, problematikave të tyre, por edhe për aftësitë në risitë teknologjike që tashmë ofron pushteti vendor.

“Për administratorët është zhvilluar konkursi me shkrim i cili kryesisht ka pasur të bëjë me specifikat për njohjen e problematikeve me zonën. Dhe konkursi me gojë ku janë parë aftësitë e tyre komunikuese dhe përgjegjësia që ata kanë. Kjo erdhi edhe si pasojë që kishin një pjesë e administratorëve për tu përshtatur me teknologjinë pasi janë shtuar shërbimet online”, shton më tej Llatja.

Sipas kryetarit të Bashkisë administratorët duhet të tregojnë vëmendje ndaj çdo problematike të komunitetit dhe të punojnë për promovimin e zonave të tyre sipas përparësive që ato kanë qofshin bujqësore apo turistike.

The post Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës! Rritet asistenca online për qytetarët appeared first on Albeu.com.

Dy fëmijë viktima të sulmit të armatosur në SHBA, autori kishte me vete 3 armë, i dha fund jetës pas ngjarjes

By: M C
27 August 2025 at 20:21

Dy nxënës shkolle u vranë dhe të paktën 17 të tjerë u plagosën nga të shtënë me armë në Minneapolis. Viktimat mësohet se janë të moshës 8 dhe 10 vjeç. Nga të plagosurit 14 janë fëmijë të moshës 6 deri në 14 vjeç.

Mësohet se shtatë prej tyre janë në gjendje kritike. Autori raportohet se i dha fund jetës pas sulmit në Kishën e Ungjillëzimit, ku qindra nxënës të shkollës katolike po ndiqnin meshën e mëngjesit.

Autori i krimit ishte rreth 20 vjeç dhe sipas policisë veproi i vetëm. Motivi dhe arsyet e këtij sulmi ende nuk dihen. Është gjithashtu e paqartë nëse ai e zotëronte armën ligjërisht, por ai nuk kishte precedentë penalë.

Incidenti i përgjakshëm ndodhi afërsisht në orën 08:30 të së mërkurës kur policia u thirr për shkak të raportimeve për të shtëna. Shkollat ​​në Minesota u rihapën të hënën për vitin e ri shkollor. Sot ishte një ditë kur të gjithë nxënësit në shkollë marrin pjesë në meshë në një kishë aty pranë.

Dëshmitarët thanë se një burrë i veshur me të zeza, i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike, një pushkë gjahu dhe një pistoletë, filloi të qëllonte nga dritaret e kishës drejt stolave ​​ku ishin ulur fëmijët.

Një banor i zonës përshkroi se kishte dëgjuar 30 deri në 50 të shtëna gjatë një periudhe prej disa minutash. Ai tha se të shtënat ishin sporadike dhe sigurisht nuk tingëllonin si armë. Një banor tjetër dëgjoi një sërë zhurmash të forta që fillimisht mendoi se vinin nga një kantier ndërtimi.

The post Dy fëmijë viktima të sulmit të armatosur në SHBA, autori kishte me vete 3 armë, i dha fund jetës pas ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Policia aksion në Shkozet, arrestohen disa persona

By: M C
27 August 2025 at 19:49

Policia e Shtetit ka zbarkuar pasditen e sotme në Shkozet të Durrësit. Mësohet se policia po zhvillon një aksion. Ende nuk ka detaje rreth aksionit ndërsa bëhet me dije se ka disa të arresuar.

Pritet një njoftim zyrtar lidhur me aksionin për të zbardhur detaje rreth të arrestuarve dhe akuzave që rëndojnë ndaj tyre. Raportohet se aksioni po vijon aktualisht dhe se detajet mbeten sekret.

The post Policia aksion në Shkozet, arrestohen disa persona appeared first on Albeu.com.

Operacioni i SPAK në Tiranë, reagon IMT për arrestimin e inspektorëve

By: M C
27 August 2025 at 19:31

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku në pranga kanë rënë dy inspektorë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Me qëllim sqarimin e opinionit publik, IMT shkruan se institucioni shtetëror distancohet plotësisht nga ky rast dhe se dënon maksimalisht veprimtarinë e paligjme të dy punonjësve ndërsa njofton se Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, të arrestuar, dhe dy inspektorët e tjerë të shpallur në kërkim, janë shkarkuar nga detyra.

Reagimi i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Tiranë:

Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast.

Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.

Theksojmë se ky rast nuk përfaqëson punën dhe misionin e IMT-së. Institucioni ynë mbetet i përkushtuar të vijojë punën me integritet, transparencë dhe profesionalizëm, në shërbim të interesit publik dhe në mbrojtje të territorit.

IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij.

SPAK dhe Policia e Shtetit po vijojnë në zhvillimin e operacionit me qëllim goditjen e rasteve të korrupsionit pranë IMT. Deri më tani në pranga kanë rënë Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, të cilët u kërkonin para bizneseve të ndryshme me qëllim moskryerjen e veprimeve për shkeljet e kryera nga ata. Konkretisht bëhet fjalë për mosheqjen e tendave të lokaleve, një aksion që po zhvillohet në shkallë të gjerë me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Ndërkohë në kërkim është shpallur dhe Klajdi Zhilla, shofer i drejtorit të IMT-së së Tiranës, Ersid Hasanllari, si dhe një tjetër person emri i të cilit ende nuk është bërë me dije për mediat.

The post Operacioni i SPAK në Tiranë, reagon IMT për arrestimin e inspektorëve appeared first on Albeu.com.

Arrestohet piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Mitrovica e Veriut, dyshohet se spiunuan për Serbinë

By: M C
27 August 2025 at 19:12

Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë. Përveç policisë kroate, në hetimin ndaj tyre është përfshirë edhe Europoli. Dyshimet janë që piloti kroat i ka dhënë sekrete të dashurës së tij, e ajo ia ka përcjellë Listës Serbe.

Sipas burimeve të medias kroate “Index”, të dy të dyshuarit janë intervistuar të mërkurën dhe tash pritet vendimi ndaj tyre.

Sipas informacioneve, piloti kroat ishte i angazhuar edhe në KFOR në Kosovë dhe ai dyshohet se i ka dhënë të dashurës së tij serbe informacione konfidenciale për t’ia përcjellë më pas pjesëtarëve të Listës Serbe. Sipas “Index”, i dyshuari i dha informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri këtë vit, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it.

Mes të tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.

Zubin-Potoku ka qenë vend bllokadash, protestash e konflikti mes serbëve lokalë dhe autoriteteve të Kosovës, ashtu si edhe forcave ndërkombëtare, KFOR e EULEX.

Të dy po ashtu akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.

Arrestimi i tij në dhjetor 2022 pati nxitur tensione nga serbët e Kosovës në komunat veriore – me barrikada të vendosura në Jarinje e Bërnjak që zgjatën për gati tri javë, me kërkesën e vetme: lirimin ose transferimin e Pantiqit nga burgu.

Meqë Kosova nuk ka helikopterë, Ministria e Brendshme kërkoi ndihmën e KFOR-it për transferimin e Pantiqit nga baza policore afër Jarinjës në një burg tjetër. Pas gati 19 ditësh, gjykata pati vendosur ta çonte në arrest shtëpiak. Dejan Pantiq është dënuar me dy vjet burgim për huliganizëm, por masa e tij e sigurisë është dorëzania prej 30.000 eurosh.

Sipas medias kroate, serbja e dyshuar ka punuar për një kompani të huaj në Serbi dhe në gazetari njihej si reportere nga Mitrovica.

Ata janë arrestuar më 25 korrik këtë vit. Piloti kroat është dërguar në paraburgim, kurse ndaj të dyshuarës ishte marrë vendimi për dëbim nga Kroacia dhe ishte vendosur në qendrën për të huaj në Trilje. “Index” raportoi se hetuesit kanë gjetur komunikime në telefonat e tyre përmes të cilave konkluduan se ishin pjesë të aktiviteteve të spiunazhit.

The post Arrestohet piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Mitrovica e Veriut, dyshohet se spiunuan për Serbinë appeared first on Albeu.com.

Pranojnë të jetojnë me tezen e tyre, motra e 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi merr kujdestarinë e 4 fëmijëve

By: M C
27 August 2025 at 18:34

Motrës së gruas 36-vjeçare që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar të premten e kaluar në Volos të Greqisë do t’i caktohet kujdestaria e katër fëmijëve të viktimës. Katër fëmijët, njëri prej të cilëve është i rritur (një vajzë 18-vjeçare), do të shpërngulen në Skiathos me tezen e tyre.

Sipas Magnesianeës, avokati i familjes ishte në gjykatat e Volosit dhe deklaroi se mbeten ende për t’u plotësuar disa detaje në mënyrë që të përfundojë procesi i caktimit të kujdestarisë së motrës së gruas së ndjerë.

Urdhri do të lëshohet nesër në mëngjes nga Prokuroria e Shkallës së Parë e Volosit, ndërsa Shërbimet Sociale kanë përfunduar raportin e tyre, i cili është pozitiv se tezja, e cila jeton dhe punon në Skiathos, do të marrë kujdestarinë.

Gjëja e rëndësishme është që të katër fëmijët dëshirojnë të qëndrojnë me tezen e tyre, ndërkohë që mbeten në gjendje shoku për shkak të krimit nga babai i tyre.

The post Pranojnë të jetojnë me tezen e tyre, motra e 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi merr kujdestarinë e 4 fëmijëve appeared first on Albeu.com.

Operacion nga SPAK dhe Policia, arrestohen dy punonjës të IMT-së të dyshuar për korrupsion! Në kërkim dy të tjerë

By: M C
27 August 2025 at 18:22

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion.

Mësohet se dy persona janë arrestuar, ndërsa të paktën 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona merrnin para tek biznese nga ndryshme.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, Policia ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës, Ardian Halili, i akuzuar për ndërtim të paligjshëm në një zonë bregdetare në fshatin Shetaj të Ishmit.

Objekti në fjalë është një resort luksoz, i njohur me emrin “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, i cili përfshin ndërtesa banimi, ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera shërbimi.

Sipas hetimeve paraprake, kompleksi dyshohet se është ndërtuar pa leje në vitin 2017, periudhë kur Halili mbante funksione publike pranë Bashkisë së Durrësit.

Fillimisht, autoritetet raportuan për disa struktura të tipit “shtëpi pushimi” të ndërtuara pa autorizim, por hetimet e mëvonshme ngritën dyshime se i gjithë resorti është ngritur në mënyrë të jashtëligjshme.

The post Operacion nga SPAK dhe Policia, arrestohen dy punonjës të IMT-së të dyshuar për korrupsion! Në kërkim dy të tjerë appeared first on Albeu.com.

Asllani veç fanelës së Interit humbet edhe mijëra ndjekës në Instagram!

By: M C
27 August 2025 at 17:41

Largimi i mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga ekipi i Interit ka pasur direkt efekt në llogarinë sociale në Instagramin e 23-vjeçarit. Gjatë 24 orëve nga ky transferimi, Asllani ka “humbur” 10 mijë ndjekës, nga 315 mijë, në 305 mijë.

“Regjisori” elbasanas do të fillojë një kapitull të ri profesional me Torinon, aty ku do te këtë shansin të tregoi veten. Te “Demat” torinez, Kristjan Asllani është huazuar me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Më herët, shqiptari ishte shumë pranë kalimit te Bologna, por palët nuk ranë dakord për pagën. Real Betis po ashtu shfaqi interesim për Asllanin, megjithatë ishte vendimi i tij që e refuzoi aventurën në La Liga.

The post Asllani veç fanelës së Interit humbet edhe mijëra ndjekës në Instagram! appeared first on Albeu.com.

Të shtënat me armë zjarri në shkollën katolike në SHBA, reagon Donald Trump: E tmerrshme! FBI është në vendngjarje

By: M C
27 August 2025 at 17:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar për të shtënat me armë zjarri të ndodhura mëngjesin e sotëm në një shkollë katolike në Minneapolis, Minesota ku të paktën 2 persona dyshohet të kenë humbur jetën e 20 të tjerë të jenë plagosur rëndë.

Me një status në rrjetin Truth Social, Trump thekson se Shtëpia e Bardhë është duke monitoruar ngjarjen dhe se agjentët e FBI-së ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Jam informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis, Minesota. FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për të gjithë të përfshirët!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm. Ka qenë një person i veshur me të zeza, ende i paidentifikuar për mediat, i cili u fut në Kishën e Ungjillit duke qëlluar personat e pranishëm. Sakaq, mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se autori i masakrës është ekzekutuar nga policia.

The post Të shtënat me armë zjarri në shkollën katolike në SHBA, reagon Donald Trump: E tmerrshme! FBI është në vendngjarje appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë në një shkollë dhe kishë katolike në Minesota, raportohet për viktima/ Mbesin të plagosur 10 persona

By: M C
27 August 2025 at 17:08

Të paktën 10 persona janë qëlluar me armë dhe të paktën dy prej tyre kanë humbur jetën, pas një incidenti të rëndë me të shtëna zjarri që ndodhi në një kishë në Mineapolis të Minesotës. Në të njëjtin kompleks ndodhet edhe një shkollë katolike.

Sipas raportimeve të mediave lokale, bëhet fjalë për dy viktima dhe katër të plagosur rëndë, ndersa autori i dyshuar, sipas policisë, është neutralizuar.

Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të së mërkurës (ora 15:30 me orën e Shqipërisë), kur forcat e rendit u thirrën në vendngjarje pas raportimeve për të shtëna brenda kishës.

Dëshmitarë tregojnë se panë për një burrë të veshur me të zeza, i cili mbante një pushkë gjuetie.

Në momentin e sulmit në kishë po zhvillohej mesha e përditshme, ndersa ekziston dyshimi se brenda ndërtesës mund të jetë vendosur edhe një bombë.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, në një postim të tij në rrjetet sociale ka deklaruar se incidenti ka ndodhur në shkollë. Forca të shumta policie dhe ekipe shpëtimi ndodhen në kishën Annunciation Church.

The post Të shtëna me armë në një shkollë dhe kishë katolike në Minesota, raportohet për viktima/ Mbesin të plagosur 10 persona appeared first on Albeu.com.

Zjarr i fuqishëm në fshatin Miras të Devollit, forcat zjarrfikëse në terren

By: M C
27 August 2025 at 16:45

Një zjarr ka shpërthyer në një sipërfaqe pyjore në një zonë mbi fshatin Miras në Devoll.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje ndodhen aktualisht 10 zjarrfikës me dy mjete dhe rreth 20 forca nga drejtoria e shërbimeve dhe ajo e pyjores.

Mësohet se vatrat e zjarrit po marrin përmasa të mëdha, të cilat po favorizohen nga era e fortë dhe dendësia e bimësisë dhe pishave që ndodhen brenda pyllit.

Ndërhyrja për të favorizuar flakët mbetet e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.

The post Zjarr i fuqishëm në fshatin Miras të Devollit, forcat zjarrfikëse në terren appeared first on Albeu.com.

Blero publikon foto pranë partneres, ja kush është bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit

By: M C
27 August 2025 at 16:21

Këngëtari i njohur Blero ka ndarë së fundmi një foto në Instagram që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Në foton e publikuar, ai shfaqet pranë partneres së tij, por pa zbuluar identitetin e saj.

Mesa duket, Blero ka zgjedhur të mbajë mister të dashurën, duke lënë vend për hamendësime dhe duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut mbi vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

The post Blero publikon foto pranë partneres, ja kush është bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
26 August 2025 at 23:48

Dashi
Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni probleme me partnerin. Çdo gjë do shkojë ashtu si duhet edhe pse ambienti do jetë më i qetë. Beqarët duhet të përdorin të gjitha armët që kanë nëse duan të bëjnë për vetë dikë. Në punë do jeni të matur dhe do qëndroni me këmbë në tokë. Disa miq do iu ndihmojnë të arrini më shpejt atje ku doni.
Demi
Do keni ide të ndryshme lidhur me disa çështje këto ditë dhe marrëdhënia në çift mund të bëhet delikatë në disa momente. Tregohuni më realistë dhe mundohuni t’i pranoni mendimet e tjetrit. Beqarët duhet të tregohen të matur dhe të bëjnë kujdes nga disa persona që duke ju ndihmuar më një çështje do iu joshin. Në punë do ketë vonesa me përmbylljen e projekteve dhe shpesh do gjendeni në situata delikate.
Binjakët
Duhet ta kontrolloni veten këto ditë ju që jeni në një lidhje sepse përndryshe do keni telashë të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Beqarët do bien në dashuri me një mik të ngushtë të fëmijërisë. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Do përkujdeseni për veten. Financat herë do jenë të mira dhe herë mjaft problematikë.
Gaforrja
Marrëdhënia në çift do vazhdojë të mbetet e keqe. Për asgjë nuk do merreni vesh dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Disa mund të mendojnë edhe për një ndarje. Beqarët do jenë gjithë kohës në lëvizje nëpër qytete dhe personin e përshtatshëm do e gjejnë aty ku nuk e prisin. Nuk do merreni vesh për asgjë Gjendja financiare do mbetet delikatë edhe për disa kohë. Mos kryëni në asnjë moment shpenzime te mëdha.
Luani
Kohë të vështira priten të vijnë këto ditë për ata që janë në një lidhje. Në shumë momente nuk do dini se çfarë të bëni. Beqarët do jenë si të përhumbur dhe ka rrezik të mos përfitojnë nga ftesat që do ju bëhen .Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm nëse doni që të blini edhe disa objekte të veçanta për shtëpinë
Virgjëresha
Mos bëni gabimin të abuzoni me durimin dhe tolerancën e partnerit tuaj gjatë këtij muaji sepse do keni probleme serioze të cilat mund të çojnë deri në ndarje. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë asnjë problem të madh. Kujdesuni vetëm për ushqimin. Në punë duhet të jeni të qartë para se te hidhni çdo lloj hapi. Vendimet e mëdha merrini para se të konsultoheni me kolegët tek të cilët besoni
Peshorja

Sot do i kushtoni shumë rëndësi jetës suaj sentimentale dhe do e mbroni atë nga gjithçka. Pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë e ngrohtë dhe e bukur. Beqarët do kenë disa takime, por duhet të marrin kohën e duhur për t’u njohur Në jetën profesionale do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojë diçka interesante që nuk duhet humbur.

Akrepi
Gjatë këtyre ditëve duhet të qëndroni pak më shumë kohë me partnerin tuaj dhe madje të provoni edhe eksperienca të reja së bashku. Vetëm kështu do e mbani larg rutinën dhe mërzinë. Beqarët ka shumë gjasa ta gjejnë personin e përshtatshëm në rrethin familjar të disa miqve. Shëndeti mund të ketë herë pas here disa probleme të vogla, megjithatë asgjë për t’u alarmuar nuk do ndodhë.
Shigjetari
Do bëni disa gabime këto ditë në jetën tuaj në çift dhe atmosfera do jetë elektrizuese. Partneri nuk do jetë i gatshëm t’iu falë kollaj kështu që përgatituni për një peiudhë aspak të qetë. Në punë do jeni të vendosur të bëni gjithçka duhet për të arritur suksesin e madh. Nga ana tjetër do iu bindeni edhe shefave.
Bricjapi
Sot pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë e ngrohtë dhe e bukur. Beqarët do kenë disa takime, por duhet të marrin kohën e duhur për t’u njohur. Në planin financiar duhet më tepër vigjilencë dhe kujdes. Po shpenzuat pa menduar do keni tronditje. Në jetën profesionalë do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojë diçka interesante që nuk duhet humbur.
Ujori
Mos i lejoni as miqtë më të ngushtë të ndërhyjnë në jetën tuaj sentimentale. Diskutoni hapur me partnerin dhe bëni ato që iu duken më të përshtatshme. Beqarët nga ana tjetër do ndikohen shumë nga opinionet e miqve për të zgjedhur një person dhe ky do jetë një gabim. Situata financiare do jetë e vështirë. Më mirë ulni tani shpenzimet sepse të ngelni më vonë pa asnjë para.
Peshqit
Muaj harmonik dhe i paqtë ky për ju. Do ndiheni mirë dhe gjatë fundjavave do dilni e do argëtohëni me atë që keni në krah. Beqarët do kenë dyshime për ata që do ju vijnë rreth e rrotull dhe vetëm në fund të muajit do hedhin ndonjë hap. Kujdesuni pak më tepër për vetën. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe do programoni gjithçka përpara se të veproni. Bravo!

The post Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

By: M C
26 August 2025 at 23:28

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik në një kopsht të mbushur me trëndafila.

Por ndërsa fotot intime të çiftit bënë xhiron e botës, gjithë vëmendja u përqendrua tek unaza gjigante e fejesës që këngëtarja e famshme mbante në dorë.

Sipas Page Six, bëhet fjalë për një diamant “Old Mine cut” të markës Artifex Fine Jewelry, një prerje e rrallë që daton që nga shekulli i 18-të dhe i 19-të. Diamantët e këtij lloji njihen për formën e tyre të ngjashme me jastëk, qoshet e rrumbullakëta dhe dritën unike që reflektojnë. Çdo gur është prerë me dorë, duke e bërë secilin të papërsëritshëm.

Unaza është bashkë-dizajnuar nga Kindred Lubeck dhe vetë Travis Kelce, duke e kthyer në një dhuratë edhe më personale. Versionet e zakonshme të Lubeck fillojnë nga 4,300 dollarë, ndërsa dizajnet më të punuara me diamante 5 karatësh shkojnë deri në 38,000 dollarë. Por rasti i Taylor është krejt ndryshe.

Ekspertët thonë se unaza e saj është një pjesë e personalizuar, unike, me një diamant të vendosur në stil “bezel setting” një rrethim i artë që mban gurin kryesor dhe është aktualisht një nga trendet më të kërkuara në botën e bizhuterive.

Çmimi? Raportimet fillestare e vlerësojnë nga 750,000 deri në 1 milion dollarë. Por sipas George Khalife, i njohur si George the Jeweler dhe një nga bizhuterët më të famshëm të Hollywood-it, shifra mund të jetë edhe më e lartë. Ai beson se diamanti i Taylor Swift mund të jetë mes 10 deri në 20 karatë, duke ngritur vlerën e tij në një shifër marramendëse prej 1 deri në 5 milionë dollarësh.

“E gjithë pamja e unazës është antike, elegante dhe i përshtatet në mënyrë perfekte Taylor-it. Ky stil nuk është vetëm i bukur, por edhe i përjetshëm”, tha Khalife.

Unaza e fejesës së Taylor Swift pritet të bëhet një nga më të famshmet në botë, duke shënuar jo vetëm një moment të veçantë në jetën e saj, por edhe një ikonë të re në botën e modës dhe bizhuterive.

The post I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift appeared first on Albeu.com.

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

By: M C
26 August 2025 at 23:19

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari i Komitetit Ushtarak të aleancës, Giuseppe Cavo Dragone, në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera.

Ai bëri të ditur se vendet anëtare kanë siguruar tashmë mbi 33 miliardë dollarë që nga janari dhe planifikojnë të barazojnë kontributet e vitit të kaluar.

Dragone theksoi se NATO do të vazhdojë dhe do të rrisë ndihmën ushtarake për Kievin, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për paqe mes SHBA-së dhe Rusisë.

Ai gjithashtu akuzoi Moskën për zvarritje të dialogut dhe u shpreh në favor të ashpërsimit të mëtejshëm të sanksioneve perëndimore kundër Kremlinit, me synim rritjen e presionit të brendshëm ndaj Presidentit Vladimir Putin.

The post NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 26 August 2025Main stream

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

By: M C
26 August 2025 at 22:48

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i flakëve ka qenë djegia e panelit elektrik. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur ta vendosin nën kontroll, duke shmangur përhapjen në katet e tjera.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe ankth tek banorët e pallatit, të cilët u detyruan të dilnin me nxitim jashtë.

Aktualisht, në ndërtesë mungon energjia elektrike, ndërsa ashensorët kanë dalë jashtë funksionit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

The post Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët appeared first on Albeu.com.

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

By: M C
26 August 2025 at 22:35

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të publikuar të hënën. Dekreti, i shkruar nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin propozon që presidenti Vladimir Putin t’i paraqesë Dumës Shtetërore, dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë, kërkesën për tërheqje nga konventa. Nuk është caktuar ende një datë zyrtare për dalje.

Tërheqja e Rusisë është kryesisht simbolike duke pasur parasysh gjendjen e pasigurt të të drejtave të njeriut në vend, e cila u përkeqësua pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022. Kremlini ka përdorur tortura për të ruajtur kontrollin dhe për të shtypur mospajtimin brenda vendit.

Rusia u përjashtua nga Këshilli i Evropës, organi më i lartë i të drejtave të njeriut në kontinent, një muaj pasi filloi agresioni i saj i plotë kundër Ukrainës më shumë se tre vjet më parë. Në shumë raste, Kremlini ka synuar torturat ndaj të burgosurve politikë, përfshirë udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny, i cili vdiq në vitin 2024 në një koloni penale brenda Rrethit Arktik. Të burgosurit ukrainas të mbajtur në robëri janë gjithashtu viktima.

Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues, e miratuar në vitin 1987, është një nga traktatet themelore të Këshillit të Evropës. Ajo u lejon anëtarëve të komitetit kundër torturës të inspektojnë mjediset e paraburgimit në vendet anëtare, duke u përqendruar në mbipopullimin e burgjeve dhe kushtet më të mira për të burgosurit.

The post Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës appeared first on Albeu.com.

❌
❌