Gruaja e dytë më e shpejtë në Botë, fitoi garën e parë në Diamond League
Nga Gazeta Si – Kampionia Olimpike në 100m me pengesa, Masai Russell arriti të parën fitore në “Diamond League” duke vendosur rekord të ri në “Kamila Skolimowska Memorial Meeting” në Silesia.
Iu desh një kohë e gjatë por më në fund Masai Russell provoi se për të parën fitoren në “Diamond League”, pritja ja vlen çdo moment.
Në një ditë që pa vendosjen e 3 rekordeve në “Diamond League”, katër ndër kohët më të shpejta në Botë, revansh olimpik për Kishane Thompson dhe një kthim spektakolar nga Keely Hodgkinson, duhej një performacë speciale për të tërhequr vëmendjne në Silesia.
Ajo që ekzaktësisht bëri Russell në “Kamila Skolimoëska” që vendosi një ndër kohët më të shpejta në sprintin me pengesa për femra në “Diamond League”.
Përpara fundjavës që lamë pas, rekordi i Russell në “Diamond League” ishte diçka misterioze.
Kampionia Olimpike e vitit 2024 dhe gruaja e dytë më e shpejtë në Botë, ylli Amerikan nuk kishte asnjë fitore në 9 pjesëmarrje në eventet 1 ditore.
Ndaj pas dy vendeve të katërta më herët në Eugene dheMonaco, 25 vjeçarja kishte objektiv të rëndësishëm në Silesia.
Garën e parë në “Diamond League” e mbylli me kohën 12”36 pas Nadine Visser që vendosi rekord të ri për mitingun në 12”28.
Nga këtu Russell ishte e pakapshme dhe në Finale ajo u shkëput nga Visser dhe i rezistoi sulmit nga Tonea Marshall dhe Tobi Amusan për kohën 12”19.
Një rekord i ri në “Diamond League” dhe bashkëkoha e 3 më e shpejtë në histori. Vetëm ajo dhe rekordmbajtësja Amusan kanë vrapuar më shpejt.
The post Gruaja e dytë më e shpejtë në Botë, fitoi garën e parë në Diamond League appeared first on Gazeta Si.