Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 August 2025Main stream

Kirsten Dunst: Të gjithë e shqiptojnë emrin tim gabim, kam hequr dorë nga korrigjimi i tij

By: gaze tare
23 August 2025 at 09:58

Hollywood-i ka një tjetër sekret të zbuluar: aktorja Kirsten Dunst ka treguar së fundmi se emri i saj është shqiptuar gabimisht gjatë gjithë karrierës. Në një video të publikuar në TikTok, Dunst shpjegoi se, megjithëse përgjigjet në çdo version, shqiptimi i saktë është “Kirr-sten”.

“Mendoj se të gjithë ma shqiptojnë gabim emrin, ndaj e kam lënë pas dore. Nuk më intereson më”, tha aktorja, duke treguar se nuk shqetësohet për gabimet e të tjerëve. Ajo shtoi se njerëzit e shqiptojnë ndryshe edhe në vende të ndryshme: “Për shembull, në Angli pothuajse kurrë nuk e shqiptojnë saktë. Madje edhe kolegët në xhirime e kanë gabuar shpesh.”

Në filmin e saj të fundit, Dunst tregoi se kolegët e saj e quanin ndryshe sipas vendit të origjinës së tyre: “Ishte suedezë, ishte edhe hungarezë. Thjesht dorëzohesh.”

The post Kirsten Dunst: Të gjithë e shqiptojnë emrin tim gabim, kam hequr dorë nga korrigjimi i tij appeared first on iconstyle.al.

Eleganca e gjysheve rikthehet: Çfarë është “Nonnacore”?

By: gaze tare
23 August 2025 at 09:10

Një trend i ri po pushton pasarelat dhe rrjetet sociale: nonnacore. I frymëzuar nga garderoba e gjysheve, ky stil ndërthur nostalgjinë me estetikën vintage, duke sjellë në qendër të vëmendjes shamitë e mëndafshta me printe të guximshme, çantat e vogla të dorës dhe fundet klasike që duket sikur kanë dalë nga dollapi i një gjysheje ballkanike.

Termi ka filluar të përdoret nga revista e blogerë mode ndërkombëtarë, ndërsa ikonat e pop-kulturës si Rihanna e kanë bërë pjesë të stilit të tyre, duke e kthyer në një fenomen. Në rrjete sociale, #nonnacore shoqërohet shpesh me përshkrime si “vintage, i pazakonshëm dhe plot hijeshi të ekzagjeruar.”

Ky rikthim i elegancës së harruar vjen si një kundërpeshë ndaj minimalizmit modern: është i guximshëm, emocional dhe të fton të eksplorosh një anë më nostalgjike të modës. Nga sheshi i qytetit deri në pasarela, nonnacore po provon se moda e gjysheve nuk plaket kurrë.

The post Eleganca e gjysheve rikthehet: Çfarë është “Nonnacore”? appeared first on iconstyle.al.

Kamala Harris dhe Doug Emhoff festojnë 11-vjetorin e martesës

By: gaze tare
23 August 2025 at 08:54

Ish-nënpresidentja amerikane Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, kanë festuar përvjetorin e martesës. Harris, 60 vjeç, publikoi një foto në Instagram ku shfaqet e përqafuar me Emhoff, duke i shkruar: “Gëzuar përvjetorin, Dougie im. Ti ma mbush zemrën me dashuri e me të qeshura, faleminderit që je partneri më i mirë në këtë aventurë të quajtur jetë.”

Çifti u njoh në vitin 2013 përmes një takimi të organizuar nga një mikeshë e Harris, ndërsa u martuan një vit më vonë në Santa Barbara, Kaliforni.

Edhe Emhoff ndau një dedikim në rrjete sociale: “11 vite! Përmes gjithçkaje, dashuria ime për @kamalaharris vetëm është rritur. Jam krenar për të dhe i emocionuar për gjithçka që na pret përpara.”

The post Kamala Harris dhe Doug Emhoff festojnë 11-vjetorin e martesës appeared first on iconstyle.al.

Moti/ Kthjellime dhe vranësira të pakta këtë të shtunë, ja sa shkojnë temperaturat

By: gaze tare
23 August 2025 at 08:37

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe vranësira të pakta kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në zonën e veriut reshjet në peridha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 15 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

The post Moti/ Kthjellime dhe vranësira të pakta këtë të shtunë, ja sa shkojnë temperaturat appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Shtunë 23 Gusht 2025

By: gaze tare
23 August 2025 at 08:00

Dashi

Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të ndiheni të demotivuar nga sjelljet tuaja, kështu që mundohuni që të rigjeni entuziazmin. Po ashtu mundohuni që të rrini me miq që i keni përzemër dhe mos u pushtoni nga nervozizmi.

Demi

Ju pret një ditë pozitive, ku do të ketë shtysa të rëndësishme lidhur me çështje që i keni përzemër. Mund ta përballoni situatën me më shumë qetësi. Vetëm gjendja fizike nuk do të jetë shumë e mirë. Me afrimin e mbrëmjes dhe me kontaktet që do të keni me njerëz që i doni, situata do të përmirësohet.

Binjakët

Do të keni mundësi për të pasur kontakte të reja, edhe pse në dashuri do të ketë jo pak tensione. Jeni jo pak të lodhur, por pavarësisht kësaj ky është një moment i mirë për të bërë atë që doni. Do të jeni më të hapur me të tjerët në sferën sentimentale, veç nuk duhet ta teproni me ankesat, sidomos ndaj njerëzve të cilët tashmë i keni larg.

Gaforrja

Ju pret një e shtunë shumë interesante në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Jeni shumë të pasionuar ndaj të tjerëve dhe fati do ju prijë. Edhe sfera sentimentale do të jetë tejet e favorshme. Gjithashtu mundohuni që të gjeni stimujt e duhur brenda vetes pasi keni nevojë për emocione të vërteta.

Luani

Në dashuri do të merrni konfirmime të rëndësishme, ndonëse sfidat nuk do të mungojnë. E shtuna do të jetë mjaft e veçantë, ndaj mundohuni që të mos debatoni sidomos me të lindurit e shenjës së Dashit dhe Demit. Lëreni veten të rrëmbeheni nga ndjenjat, pa menduar për pasojat. Humbja e kontrollit ndonjëherë mund të dhurojë kënaqësi.

Virgjëresha

E shtuna do të jetë më e mirë, pasi do ju lejojë që të ktheni në plan të parë raportet me të tjerët. Në dashuri gjërat do të përkeqësohen, për shkak të keqkuptimeve me të cilat do të përballeni. Ndikimi i kundërt i Venusit, do të shkaktojë mjaft konfuzion dhe ende nuk do arrini që t’iu besoni njerëzve që keni përreth. Përmirësimi do të nisë vetëm pas tre ditëve.

Peshorja
Mundohuni që të mos humbni qetësinë. Pavarësisht ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, lodhja do të ndihet. Ndoshta jeni të zhgënjyer nga sjellja e një personi të cilin e ndjeni të largët. Nëse do ju bëhet një ftesë pranojeni dhe mundohuni që të rigjeni qetësinë.

Akrepi

Kjo fundjavë do të jetë shumë pozitive sidomos në sferën sentimentale. Ndikimi i Hënës do të ngjallë erosin dhe pasionin, duke përjetuar emocione të bukura. Me njeriun e zemrës jini vetvetja dhe mos krijoni probleme aty ku nuk ka.

Shigjetari

Lidhjet e dashurisë duhen jetuar me kujdes. Momentalisht asgjë nuk iu bën që të ndiheni mirë. Një moment reflektimi mund t’iu bëjë shumë mirë.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj. Të lindurit e shenjës së dashit dhe gaforres, nuk do të jenë në harmoni. Do të ndiheni disi dembelë, por bëni mirë që të mos përhumbeni nga rrjedha juaj normale.

Ujori

Duhet të rikuperoni energjinë, pasi kjo fundjavë është ideale sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të përgatiteni ndaj të papriturave. Nëse dashuria nuk shkon ashtu siç duhet, kjo ndodh edhe për fajin tuaj, shkruan noa.al. Mundohuni që të bëni diçka më shumë dhe rezultatet nuk do të mungojnë.

Peshqit

Do të jeni mjaft tërheqës dhe gjithashtu edhe më sensual. Në dashuri do të keni rikuperim terreni. Fundjava është shumë interesante ku ndikimi i favorshëm i Hënës do të sjellë një sërë dobish si dhe mundësinë për të jetuar një histori të re dashurie.

The post Horoskopi ditor, e Shtunë 23 Gusht 2025 appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 22 August 2025Main stream

Muzika që dëgjon, tregon inteligjencën? Ja çfarë thonë shkencëtarët

By: gaze tare
22 August 2025 at 15:36

Lidhja mes preferencave muzikore dhe nivelit të inteligjencës ka qenë prej kohësh një temë interesante për studiuesit. Sipas studimeve të fundit, të cilat përdorin edhe teknologji të avancuara si inteligjenca artificiale, ka disa lidhje të dukshme mes zhanreve muzikore që njerëzit preferojnë dhe aftësive të tyre njohëse.

Personat me nivel më të ulët inteligjence shpesh preferojnë zhanre muzikore si Reggaeton, Trap apo pop-in komercial, që karakterizohen nga struktura të thjeshta dhe tekste të përsëritura. Këto lloje muzike janë të lehta për t’u dëgjuar dhe nuk kërkojnë shumë përqëndrim apo analizë.

Nga ana tjetër, ata që zgjedhin muzikë klasike, jazz apo rock më kompleks, janë më të prirur të shfaqin aftësi më të larta njohëse, pasi këto zhanre kanë struktura muzikore më të ndërlikuara dhe kërkojnë përqendrim e analizë të detajuar.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk mund të nxirret një përfundim i prerë. Preferencat muzikore ndikohen nga shumë faktorë të ndryshëm, si sfondi social, edukimi dhe përvojat personale. Prandaj, muzika mbetet një fushë komplekse që nuk mund të përdoret si matës i drejtë i inteligjencës së një individi.

The post Muzika që dëgjon, tregon inteligjencën? Ja çfarë thonë shkencëtarët appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Australi: Foshnja e porsalindur zbulohet në kanal, nëna nën hetim

By: gaze tare
22 August 2025 at 15:07

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Perth të Australisë, ku trupi i një foshnjeje të porsalindur u zbulua në një kanal ujërash në zonën Alexander Heights.

Zbulimi u bë të hënën, më 18 gusht, nga dy punonjës mirëmbajtjeje të cilët po kryenin kontrolle rutinë në rrugën La Salle. Ata hasën trupin e mbështjellë në një çarçaf brenda kanaleve të kullimit, dhe menjëherë njoftuan autoritetet.

Sipas hetimeve të para të Policisë së Australisë Perëndimore (WA Police), nuk ka prova që sugjerojnë dhunë ndaj foshnjës. Besohet se trupi ka qenë në vendngjarje për një kohë të shkurtër përpara se të gjendej.

Një grua 31-vjeçare, e identifikuar si nëna biologjike e fëmijës, është vënë në pranga dhe është akuzuar për fshehjen e lindjes së një fëmije të ndjerë. Ajo është në kujdesin e autoriteteve dhe po merr mbështetje për shëndetin mendor, konfirmoi Inspektorja Detektive Jessica Securo.

The post Tragjedi në Australi: Foshnja e porsalindur zbulohet në kanal, nëna nën hetim appeared first on iconstyle.al.

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

By: gaze tare
22 August 2025 at 14:24

Një tragjedi ka prekur botën e muzikës shqiptare. Reperi Marin, tashmë baba i tre vajzave, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram lajmin më të dhimbshëm për çdo prind: humbjen e djalit të tij të vogël.

Në një postim të ndjerë, ai tregoi se lajmi që duhej të ishte një gëzim i madh, ardhja në jetë e fëmijës, u kthye në një dhimbje të pafund.

Marin përshkroi ndjesitë e thella që po përjeton bashkë me partneren e tij, Albën, duke u shprehur se po përpiqen të ecin përpara ditë pas dite, ndonëse kjo periudhë është jashtëzakonisht e vështirë për ta.

“Ky duhet të ishte një njoftim për lindjen e bebit, por fatkeqësisht nuk është. Ne humbëm djalin tonë të çmuar të mërkurën në mëngjes; disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin ta mbajmë një në krahët tanë.

Jemi të tmerrësisht të pikëlluar dhe me zemër të thyer, askush nuk duhet të ndiejë këtë lloj dhimbjeje. Këto ditë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe po i marrim gjërat ditë pas dite, duke u përpjekur të ecim përpara sa më mirë që mundemi.

Duam të falënderojmë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë gjatë kësaj kohe të vështirë. Derisa të të shohim sërish, Engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë!

Për qenien njerëzore më të fortë dhe gruan më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, Alba. Ne nuk ndalemi kurrë, sepse jemi të bekuar nga Zoti!”-shkruan ai.

The post E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit appeared first on iconstyle.al.

Robotë që lindin foshnje? Kina prezanton mitrën artificiale që imiton shtatzëninë njerëzore

By: gaze tare
22 August 2025 at 13:52

Një zhvillim që sfidon kufijtë e shkencës dhe etikës po ndodh në Kinë: një robot humanoid që mund të mbajë dhe çojë deri në fund një shtatzëni njerëzore. Projekti novator është prezantuar nga kompania Kaiwa Technology në Konferencën Botërore të Robotëve 2025 në Pekin dhe synon të arrijë fazën e prototipit në vitin 2026.

Mitra artificiale është krijuar për të simuluar të gjitha fazat e një shtatzënie natyrale, nga fekondimi, deri te lindja. Embrioni do të rritet në një mjedis sintetik me lëng amniotik dhe do të furnizohet me lëndë ushqyese e oksigjen përmes një tubi që imiton kordonin kërthizor. Nëse realizohet, do të jetë hera e parë që një robot përfundon një shtatzëni njerëzore pa ndërhyrjen e një zëvendësuese biologjike.

Kjo teknologji përshkruhet si shpresë për çiftet infertile, komunitetin LGBTQ+ dhe nënat në rrezik shëndetësor. Me një kosto të parashikuar rreth 14,000 dollarë, ajo mund të bëhet alternativë më e përballueshme ndaj nënave zëvendësuese komerciale në vende të ndryshme.

Por përtej shkencës, kjo risi ka ngritur pyetje të mëdha etike dhe sociale: Çfarë ndodh me lidhjen amë-fëmijë? A sfidohet koncepti tradicional i familjes? A jemi gati si shoqëri për këtë realitet? Gjithashtu, rregulloret aktuale në Kinë e kufizojnë rritjen e embrioneve jashtë trupit përtej 14 ditëve, çka do të kërkojë ndryshime ligjore për të çuar këtë teknologji deri në lindje të plotë.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, në vitin 2026 bota mund të shohë për herë të parë një robot që sjell në jetë një foshnjë njerëzore. Një epokë e re po troket, por jo pa debat.

The post Robotë që lindin foshnje? Kina prezanton mitrën artificiale që imiton shtatzëninë njerëzore appeared first on iconstyle.al.

Kapet me kokainë, arrestohet në mes të Tiranës vajza e Eli Farës

By: gaze tare
22 August 2025 at 12:39

Një ngjarje e bujshme ka tronditur ditën e djeshme kryeqytetin. Në pranga ka përfunduar Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur si Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara.

Arrestimi u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, gjatë një kontrolli fizik, ku sipas burimeve zyrtare iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë. Pas zbulimit, Marina Fara u shoqërua menjëherë për në komisariat, ndërsa materialet procedurale tashmë i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Detajet mbi rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Nuk dihet nëse ajo ishte e shoqëruar nga persona të tjerë apo nëse droga që iu gjet lidhet me konsum personal apo me qëllime të tjera.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta, për shkak se Marina Fara është një emër i njohur në rrjetet sociale. Ajo është përfolur shpesh për jetën e saj luksoze, postimet provokuese dhe marrëdhëniet me persona që kanë pasur probleme me drejtësinë. Arrestimi i saj e kthen edhe një herë në qendër të vëmendjes, kësaj radhe për një skandal që pritet të tronditë jo vetëm opinionin publik, por edhe botën e showbiz-it shqiptar.

Deri tani, policia dhe prokuroria nuk kanë dhënë informacione të tjera, ndërsa hetimet për rolin dhe përgjegjësinë e saj vijojnë.

The post Kapet me kokainë, arrestohet në mes të Tiranës vajza e Eli Farës appeared first on iconstyle.al.

Margot Robbie: Të jesh nënë është “më e mira”! Aktorja flet për herë të parë pas lindjes së djalit

By: gaze tare
22 August 2025 at 12:37

Margot Robbie po përjeton një nga momentet më të veçanta të jetës së saj: amësinë. Aktorja australiane, e njohur për rolet e saj në “Barbie” dhe “The Wolf of Wall Street”, është bërë nënë për herë të parë në tetor të vitit 2024, kur ajo dhe bashkëshorti Tom Ackerley mirëpritën një djalë. Në një intervistë të fundit për Entertainment Tonight, Margot e cilësoi mëmësinë si “më të mirën” dhe tha se po e shijon çdo moment.

Aktorja 35-vjeçare tha se është e vështirë ta përshkruash ndjesinë e të qenit prind tek dikush që nuk ka fëmijë, por për ata që e kanë përjetuar, është e kuptueshme dhe e ndjeshme. “Është më e mira”, theksoi ajo me entuziazëm, duke lënë të kuptohet se kjo përvojë e ka ndryshuar shumë.

Sipas burimeve pranë çiftit, Margot dhe Tom kanë kaluar shumë kohë në Los Angeles me fëmijën e tyre, duke u përqendruar tek familja dhe duke shmangur angazhimet profesionale përkohësisht. Edhe nëna e Tomit ka ardhur nga Anglia për të qëndruar me ta dhe për të ndihmuar me kujdesin për beben.

Çifti ka preferuar të mbajë privatësinë rreth emrit të djalit dhe detajeve të tjera, por burime pranë tyre konfirmojnë se të dy janë shumë të përkushtuar ndaj prindërimit dhe më në fund po jetojnë një kapitull të ri që e kanë pritur prej kohësh me padurim.

The post Margot Robbie: Të jesh nënë është “më e mira”! Aktorja flet për herë të parë pas lindjes së djalit appeared first on iconstyle.al.

Krimi në Greqi: Vajza lajmëroi ambulancën kur pa nënën të mbuluar në gjak

By: gaze tare
22 August 2025 at 12:16

Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë nga krimi i rëndë që ndodhi mëngjesin e së premtes në Volos të Greqisë, ku një shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij dhe u largua nga vendngjarja.

Sipas mediave greke, ka qenë vajza e viktimës ajo që ka zbuluar e para trupin e pajetë të nënës së saj, të mbuluar me gjak, në hyrje të pallatit. E tmerruar dhe në gjendje shoku, ajo ka telefonuar shërbimet e urgjencës për ndihmë, duke dhënë alarmin për atë që kishte ndodhur.

Burimet lokale raportojnë se vajza është ndodhur shumë pranë vendit të krimit dhe është përballur me pamjen makabre pak çaste pas sulmit fatal, çka e ka lënë të tronditur thellësisht.

Autori i krimit, bashkëshorti i viktimës dhe babai i katër fëmijëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe sipas raportimeve, më herët ka qenë nën trajtim mjekësor. Ende nuk janë zbardhur shkaqet e konfliktit të asaj nate, ndërsa fqinjët thonë se familja nuk kishte pasur kurrë incidente të mëparshme.

The post Krimi në Greqi: Vajza lajmëroi ambulancën kur pa nënën të mbuluar në gjak appeared first on iconstyle.al.

OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës

By: gaze tare
22 August 2025 at 11:36

Për herë të parë, një agjenci e mbështetur nga OKB-ja ka konfirmuar zyrtarisht shpërthimin e zisë së bukës në qytetin e Gazës dhe zonat përreth. Më shumë se 500,000 njerëz në Rripin e Gazës po përballen me “uri, mjerim dhe rrezik të afërt vdekjeje”, thuhet në raportin e publikuar të enjten.

Raporti 59-faqesh, i hartuar nga organizata përgjegjëse për monitorimin e sigurisë ushqimore, paralajmëron se kushtet katastrofike do të përhapen edhe në Deir al-Balah dhe Khan Younis deri në fund të shtatorit, nëse situata nuk ndryshon.

Çdo vonesë, edhe prej disa ditësh, do të çojë në rritje të papranueshme të vdekjeve të lidhura me urinë,” paralajmërohet në dokument.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Izraelit ka hedhur poshtë përfundimet e raportit, duke deklaruar se “nuk ka zi buke në Gaza”.

Tensionet janë të larta, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se kabineti i tij ka miratuar planet për një ofensivë të re në qytetin e Gazës. Ushtria izraelite (IDF) ka paralajmëruar një operacion të madh evakuimi, duke u kërkuar organizatave ndërkombëtare dhe punonjësve shëndetësorë të përgatiten për zhvendosjen e mbi një milion banorëve drejt jugut të enklavës.

Situata humanitare në Gaza mbetet dramatike, me komunitetin ndërkombëtar që bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur një katastrofë masive njerëzore.

The post OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës appeared first on iconstyle.al.

“E pashë babin duke therur mamin me thikë”, shqiptari vret gruan në Greqi, lë jetimë katër fëmijë të mitur

By: gaze tare
22 August 2025 at 11:27

Një ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin e Volosit, në Greqinë qendrore, ku një grua shqiptare ka humbur jetën si pasojë e dhunës brenda familjes.

Sipas autoriteteve greke, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes çiftit, të cilët ishin emigrantë shqiptarë dhe prindër të katër fëmijëve të mitur. Burimet hetimore bëjnë me dije se 40-vjeçari goditi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve, dhe më pas u largua në këmbë nga banesa.

Një detaj tronditës ka dalë nga dëshmia e njërit prej fëmijëve të çiftit, që ndodhej në vendngjarje. Ai ka thënë për autoritetet:

“E pashë babin duke e therur mamin me thikë.”

Policia ndërhyri menjëherë në apartamentin ku ndodhi ngjarja, duke nxjerrë fëmijët nga banesa dhe duke nisur një operacion kërkimi për autorin, i cili ndodhet në arrati.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat greke, burri dyshohet të ketë qenë përdorues droge, dhe më herët kishte tentuar vetëvrasje në qershor të këtij viti. Megjithatë, nuk rezulton të ketë pasur denoncime për dhunë në familje më parë.

Ngjarja ka tronditur rëndë komunitetin shqiptar në Volos dhe ka rikthyer edhe një herë vëmendjen tek fenomeni i dhunës në familje, i cili, fatkeqësisht, edhe këtë herë i mori jetën një gruaje dhe la jetimë katër fëmijë të mitur.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

The post “E pashë babin duke therur mamin me thikë”, shqiptari vret gruan në Greqi, lë jetimë katër fëmijë të mitur appeared first on iconstyle.al.

Tippi Hedren dhe jetesa me luanë e tigra: Një histori e çuditshme dhe e rrezikshme

By: gaze tare
22 August 2025 at 11:14

Në vitin 1982, aktorja Tippi Hedren kishte disa luanë dhe tigra shtëpiakë që jetonin në shtëpinë e saj në Kaliforni. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Noel Marshall, kujdeseshin për këto kafshë të mëdha ndërsa po xhironin filmin “Roar” (1981), një projekt që synonte të tregonin dashurinë e tyre për ruajtjen e jetës së egër dhe realitetin e të jetuarit me këto kafshë të rrezikshme.

Megjithatë, filmi u bë i famshëm për rrezikun që përmbante, pasi mbi 70 anëtarë të aktorëve dhe të ekipit u plagosën. Hedren vetë u kafshua dhe pësoi një frakturë në këmbë, ndërsa vajza e saj, Melanie Griffith, u sulmua nga një luan dhe iu desh një ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë.

Më vonë, Hedren pranoi se të jetosh me tigra dhe luanë ishte “budallallëk i pabesueshëm”, por sipas mbesës së saj, 90-vjeçarja Tippi ende jeton me 13 tigra dhe luanë në ditët e sotme. Në vitin 1982, aktorja Tippi Hedren kishte disa luanë dhe tigra shtëpiakë që jetonin në shtëpinë e saj në Kaliforni. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Noel Marshall, kujdeseshin për këto kafshë të mëdha ndërsa po xhironin filmin “Roar” (1981), një projekt që synonte të tregonin dashurinë e tyre për ruajtjen e jetës së egër dhe realitetin e të jetuarit me këto kafshë të rrezikshme.

Megjithatë, filmi u bë i famshëm për rrezikun që përmbante, pasi mbi 70 anëtarë të aktorëve dhe të ekipit u plagosën. Hedren vetë u kafshua dhe pësoi një frakturë në këmbë, ndërsa vajza e saj, Melanie Griffith, u sulmua nga një luan dhe iu desh një ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë.

Më vonë, Hedren pranoi se të jetosh me tigra dhe luanë ishte “budallallëk i pabesueshëm”, por sipas mbesës së saj, 90-vjeçarja Tippi ende jeton me 13 tigra dhe luanë në ditët e sotme.

The post Tippi Hedren dhe jetesa me luanë e tigra: Një histori e çuditshme dhe e rrezikshme appeared first on iconstyle.al.

Taylor Swift nuk shkëlqen vetëm në skenë, Zoë Kravitz zbulon “dhuntinë e fshehtë” të këngëtares!

By: gaze tare
22 August 2025 at 10:56

Aktorja amerikane Zoë Kravitz zbuloi së fundmi se ylli i popit Taylor Swift, është një pjekëse e shkëlqyer buke dhe jo thjesht bukë të zakonshme. Gjatë një interviste në BBC Radio 2 me Austin Butler, bashkë-yllin e saj në filmin Caught Stealing, Kravitz tha se Swift bën “bukë të mrekullueshme me maja natyrale”.

“Ma solli para një jave. Është shumë e mirë në këtë punë,” tha Kravitz.

Edhe Austin Butler, i intriguar nga përshkrimi, tha se “do të donte ta provonte” këtë bukë artizanale. Kravitz siguroi se Taylor do të ishte e lumtur ta ndante me të, siç bën gjithmonë me miqtë e saj.

“Ajo është një shoqe shumë e mirë. E bën me zemër dhe e ndan gjithmonë me të tjerët,” shtoi aktorja.

Swift, e cila është shprehur më herët për pasionin e saj për “hobet e gjysheve”, si qepja, piktura dhe gatimi, ka fituar zemrat e miqve edhe me anën e saj të thjeshtë dhe bujare.

The post Taylor Swift nuk shkëlqen vetëm në skenë, Zoë Kravitz zbulon “dhuntinë e fshehtë” të këngëtares! appeared first on iconstyle.al.

“Dragoi Blu” zbarkon në plazhet e Spanjës, pushuesit ndalohen të hyjnë në det

By: gaze tare
22 August 2025 at 10:00

Plazhet në Guardamar del Segura, në jug të provincës Alicante në Spanjë, u mbyllën përkohësisht të mërkurën, më 20 gusht, pasi në ujëra u gjetën dy ekzemplarë të rrallë të krijesës detare Glaucus atlanticus, e njohur ndryshe si “Dragoi Blu”.

Kryebashkiaku José Luis Sáez bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin X se noti u ndalua në plazhin Vivers, ndërsa paralajmëroi qytetarët të shmangnin çdo kontakt me krijesat detare, të cilat janë të vogla në përmasa, rreth katër centimetra, por shumë helmuese.

Dragoi Blu është një grabitqar detar me tentakula që përmbajnë qeliza pickuese të forta, të cilat mund të shkaktojnë djegie të dhimbshme në lëkurë, të përziera, dhimbje dhe të vjella te njerëzit.

Autoritetet vendase këshilluan pushuesit të mos i prekin, madje as me doreza, dhe të lajmërojnë menjëherë rojet bregdetare në rast kontakti.

Pas një operacioni mbikëqyrjeje dhe pastrimi, më 21 gusht flamuri i kuq u zëvendësua me flamurin e verdhë, çka do të thotë se noti është i lejuar, por me kujdes të shtuar.

Policia lokale dhe shërbimet komunale do të vijojnë monitorimin e vijës bregdetare, ndërsa vizitorëve u bëhet thirrje të respektojnë udhëzimet dhe të tregojnë kujdes maksimal.

The post “Dragoi Blu” zbarkon në plazhet e Spanjës, pushuesit ndalohen të hyjnë në det appeared first on iconstyle.al.

Kolumbi tronditet nga dy sulme të përgjakshme, 18 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

By: gaze tare
22 August 2025 at 09:50

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur në dy sulme të ndara në Kolumbi, në mes të një vale të re dhune që ka përfshirë vendin.

Një makinë bombë shpërtheu pranë një shkolle ushtarake në qytetin perëndimor të Calit, duke shkaktuar vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në zonë, ndërsa autoritetet dyshojnë se objektiv ishte Shkolla Ushtarake e Aviacionit “Marco Fidel Suarez”.

Më herët gjatë ditës, një sulm me dron goditi një helikopter policie pranë qytetit Medellín, duke shkaktuar vdekjen e 12 zyrtarëve. Helikopteri ishte në një operacion për shkatërrimin e plantacioneve të fletës së kokainës.

Kryebashkiaku i Calit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ofroi shpërblim për informacion mbi autorët. Ndërkohë, Presidenti Gustavo Petro dhe drejtuesit e ushtrisë zhvilluan një mbledhje emergjente sigurie.

Ministria e Mbrojtjes e cilësoi shpërthimin si një akt terrorist të organizuar nga grupi i armatosur i udhëhequr nga Ivan Mordisco, pjesë e disidencës së FARC-ut.

Kolumbia po përjeton një përkeqësim serioz të situatës së sigurisë, me sulmet me dronë që janë rritur ndjeshëm – vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 100 të tilla, shumica të kryera nga grupe të armatosura ilegale.

The post Kolumbi tronditet nga dy sulme të përgjakshme, 18 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur appeared first on iconstyle.al.

Moti përkeqësohet të premten! Reshje intensive dhe stuhi në disa qarqe

By: gaze tare
22 August 2025 at 09:40

Vendi ynë do të ndikohet ditën e premte nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe stuhi lokale, veçanërisht në veriperëndim dhe në qendër të territorit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura gjatë orëve të paradites, ndërsa pasditja do të sjellë një përmirësim të lehtë të kushteve në veri të vendit.

Reshjet do të nisin që në orët e para të mëngjesit në zonat veriperëndimore, për t’u shtrirë më pas gradualisht në të gjithë territorin. Parashikohen reshje me intensitet të ulët deri mesatar, ndërkohë që në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, reshjet do të jenë më të fuqishme, të shoqëruara herë pas here me stuhi, shkarkesa elektrike dhe lokalisht edhe breshër.

Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë me intensitet më të ulët, por të herëpashershme në disa zona të vendit. Pas mesditës, pritet një dobësim gradual i reshjeve, ndërsa në mbrëmje ato do të ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindor dhe jugperëndimor, me shpejtësi mesatare deri në 8 metra për sekondë, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit do të ketë herë pas here shtim të intensitetit deri në 20 metra për sekondë. Deti do të paraqitet i trazuar, me forcë dallgëzimi deri në 4-5 ballë.

The post Moti përkeqësohet të premten! Reshje intensive dhe stuhi në disa qarqe appeared first on iconstyle.al.

Mendje të ndritura: Shenjat që astrologët i quajnë më të mençurat

By: gaze tare
22 August 2025 at 09:09

Në botën e astrologjisë, çdo shenjë ka veçoritë e saj unike, por disa prej tyre dallohen për mençurinë dhe aftësinë për të dhënë këshilla që vlejnë ar. Ja cilat janë shenjat që konsiderohen më të mençurat në zodiak:

Virgjëresha
Perfeksioniste dhe analitike, Virgjëreshat njihen për aftësinë e tyre për të analizuar çdo detaj deri në imtësinë më të vogël. Këshillat e tyre nuk janë kurrë të rastësishme – ato bazohen në logjikë, praktikë dhe vëmendje ndaj realitetit. Pikërisht për këtë, fjalët e tyre kanë gjithmonë peshë.

Peshorja
Peshoret sjellin ekuilibër dhe qartësi në çdo situatë. Ato kanë një dhunti të rrallë për të parë të dyja anët e medaljes dhe për të ofruar zgjidhje të drejta e të balancuara. Mençuria e tyre qëndron në dëshirën për harmoni dhe në mënyrën se si ndërtojnë ura komunikimi mes njerëzve.

Ujori
Një hap përpara kohës, Ujorët janë vizionarë të lindur. Ata shpesh japin këshilla që në fillim duken të pazakonta, por me kalimin e kohës tregojnë thellësinë e tyre filozofike dhe intuitive. Me një mendje të hapur dhe shpirt të lirë, ata e shohin botën përtej asaj që duket.

Nëse je në kërkim të një mendimi të matur, një perspektive të re, apo një këshille që të shkund, këto tre shenja janë adresat e duhura për të trokitur!

The post Mendje të ndritura: Shenjat që astrologët i quajnë më të mençurat appeared first on iconstyle.al.

❌
❌