Aksidenti fatal në Sarandë/ Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave
Mbrëmjen e djeshme, (24 gusht 2025), një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, duke shkaktuar vdekjen e dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20-vjeçe.
Ndërsa një vajzë tjetër që ishte në makinë me motrat, Antonela Zhupa, 24-vjeç mbeti e plagosur.
Sipas informacioneve policore, është arrestuar në flagrancë shtetasin K. N., 23-vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22-vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22-vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24-vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
The post Aksidenti fatal në Sarandë/ Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave appeared first on Albeu.com.