Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 August 2025Main stream

Tabela/Sa do rriten detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve e bodrumeve në rrethe

18 August 2025 at 23:02

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe, përveç detyrimeve për taksën e ndërtesës të familjarëve dhe bizneseve pritet të sjellë edhe shtrenjtimin e detyrimeve për taksën edhe për pronarët e parkimeve të mbyllura dhe bodrumeve.

Në taksimin për ndërtesat, në metodologjinë e miratuar në vitin 2018 nga qeveria ku vlera e ndërtesës llogaritet bazuar mbi çmimet e referencës së apartamenteve, përfshiu për taksim edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura.

Referuar metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, shkalla e taksës për garazhet dhe bodrumet në nivel kombëtar është 0,2% e vlerës së pasurisë së paluajtshme që taksohet.

Ndërsa çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70% e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve. Pra vlera e një garazhi të mbyllur apo bodrumi llogaritet me 70% e çmimit të çmimit të referencës së apartamenteve të banimit sipas zonave kadastrale të qyteteve.

Monitor ka llogaritur detyrimin e ri për taksën e ndërtesës të një pronari garazhi të mbyllur apo bodrumi me sipërfaqe 50 m2 për 119 zonat e reja kadastrale në rrethe. Aktualisht rrethet janë të ndara secili qytet vetëm në 1 zonë kadastrale. Me çmimet e reja propozohen shtimi i disa zonave të reja. Çmimet e reja të referencës në rrethe të propozuara nga Ministria e Financave parashikohet të nisin zbatimin nga 1 janari 2026.

Rritja e detyrimeve për pronarët e garazheve dhe bodrumeve në rrethe pritet të variojë nga 0.2% deri në 196%, në të njëjta vlera që pritet të ndryshojnë edhe çmimet e reja të referencës në rrethe.

Konkretisht sipas llogaritjeve me më tepër detyrime do të ngarkohen pronarët e garazheve dhe bodrumeve të zonës kadastrale nr.13 në Durrës që në terren përkon me zonën afër portit. Në këtë zonë çmimet e referencës së apartamenteve nga 67,500 lekë për metër katror është propozuar të jetë 200,000 lekë për metër katror. Rritje 196%.

Nëse një individ zotëron një garazh të mbyllur me sipërfaqe 50 m2 në këtë zonë nga 4,725 lekë në vit detyrim për taksën e ndërtesës që paguan, pas miratimit të çmimeve të reja të referencës do të ngarkohet me një detyrim prej 14,000 lekë në vit. Rritja në vlerë do të jetë 9,275 lekë më shumë sesa paguan aktualisht apo 196.3% më tepër.

Rritje të lartë detyrimesh në Durrës pritet të ketë edhe për zonën kadastrale nr.6 që në terren përkon në bregdetin e Gjirit të Lalëzit. Nga 4,725 lekë në vit që paguan taksën për garazhin një individ aktualisht, me hyrjen në fuqi të çmimeve të referencës detyrimi do të rritet në vlerën e 5,075 lekëve. Detyrimi i ri për një pronar me garazh të mbyllur me sipërfaqe 50 m2 do të jetë 9,800 lekë në vit apo 107% më shumë sesa paguan aktualisht.

Rritje të ndjeshme detyrimesh të taksës së ndërtesës për garazhet pritet të ketë edhe për zonat e reja kadastrale në Himarë. Përkatësisht në zonën nr.1 kadastrale çmimi i referencës rritet nga 58,000 lekë për metër katror që është aktualisht propozohet në vlerën e 140,000 lekë për metër katror.

Detyrimi i taksës së ndërtesës për garazhin e mbyllur nga 4,060 lekë në vit që është aktualisht, do të arrijë në 9,800 lekë në vit. Rritja në vlerë llogaritet 5,740 lekë në vit apo 141.3% më shumë.

Ndërsa në zonën nr.2 kadastrale në Himarë detyrimi i taksës për një pronar garazhi apo bodrumi nga 4,060 lekë në vit pritet të arrijë në 7,000 lekë në vit. Rritja në vlerë 2,940 lekë apo 72% më shumë.

Shtimi i detyrimeve për taksën e ndërtesës si për apartamentet e banimit, njësitë tregtare, bodrumet e garazhet e mbyllura ndodhi edhe në Tiranë, pas vendimit të miratuar në fund të muajit korrik të vitit 2023, për rritjen e çmimeve të referencës mbi të cilët llogaritet vlera e pasurisë së paluajtshme për taksën e ndërtesës. Çmimet e referencës kishin mbetur të pandryshuara që nga viti 2016.

Me ndryshimet që hynë në fuqi në korrik 2023, u rritën çmimet në 32 zonat kadastrale të kryeqytetit dhe në 5 njësitë administrative të Tiranës. Ndërsa në atë periudhë në rrethe çmimet e referencës mbetën të pandryshuara.

Në Tirana çmimet e referencës së apartamenteve u rritën nga 5 deri në 76%.

Zona me çmimet më të lartë të referencës vijon të mbetet ajo e ish Bllokut që përkon me zonën kadastrale 5/1. Me çmimet e referencës të 2016-ës çmimi fiskal i kësaj zone ishte 190,000 lekë për metër katror. Me ndryshimet e fundit çmimi arrin në 228,400 (rritet 38,400 për metër katror apo 20%).

Rritje të lartë pati edhe në zonat kadastrale 8/2 (Medreseja, Farmacia nr.10, Tregu Industrial). Në vlerë çmimi referencë është rritur 56,700 lekë/m2. Në zonën kadastrale 10/1 (PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve) çmimi u rrit 47,800 lekë për metër katror./ D.Azo

The post Tabela/Sa do rriten detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve e bodrumeve në rrethe appeared first on Revista Monitor.

Nuk ka asnjë rikuperim, Eksportet reale ranë me 7.4% për janar-korrik

18 August 2025 at 23:01

Në pjesën e parë të këtij viti u duk se eksportet po rikuperoheshin, pas tendencës rënëse të dy viteve të kaluara. Të dhënat zyrtare treguan se për 7 mujorin, eksportet në total ishin 238.5 miliardë lekë, me një rritje prej 2.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në korrik, eksportet ishin 35.2 miliardë lekë, me zgjerim 5.7%.

Një pjesë e madhe e rikuperimit lidhej me rritjen e fortë të shitjeve drejt Kosovës, të cilat u zgjeruan me 72.5% për 7 mujorin. “Monitor” ka mësuar se nuk kemi të bëjmë me rritje reale, por thjesht me ndryshimin e metodologjisë, pasi që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte. Si rrjedhojë, kapitulli “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre” drejt Kosovës ishte 26.4 miliardë lekë në janar-korrik 2025, nga 2.7 miliardë lekë në janar-korrik 2024, me një rritje prej 864%, ose 23.6 miliardë lekë më shumë. Nëse hiqet efekti i tranzitit, rritja do të ishte 12% dhe ky grup do të rezultonte vetëm 3 miliardë lekë.

Nga riklasifikimi i tranzitit edhe si eksporte, eksportet drejt Kosovës janë shtuar edhe me 23.3 miliardë lekë, që në fakt nuk është një rritje reale.

Nëse këtë shumë ia heqim totalit të eksporteve për 7 mujorin (që janë 238.5 miliardë lekë), ato do të zbrisnin në 215.3 miliardë lekë.

Për 7 mujorin 2024, eksportet në total ishin 232 miliardë lekë, sipas INSTAT.

Si rrjedhojë, duke hequr shifrën e tranzitit të karburanteve drejt Kosovës, për janar-korrik 2025, eksportet janë tkurrur me 7.4%, duke vijuar me tendencën negative.

Ndoshta INSTAT, kur raporton të dhënat duhet ta ndajnë, ose të bëjnë një shënim për shifrën e rieksporteve drejt Kosovës, pasi do të krijojë një ide të gabuar për ecurinë reale të shitjeve jashtë vendit, teksa institucionet zyrtare po reklamonin përmirësimin e situatës së eksporteve në vend!

https://monitor.al/rritje-fiktive-e-eksporteve-pas-ndryshimit-te-raportimit-me-kosoven-ecuria-reale-eshte-me-renie/

 

The post Nuk ka asnjë rikuperim, Eksportet reale ranë me 7.4% për janar-korrik appeared first on Revista Monitor.

Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare i kthehet rritjes për herë të parë në pothuajse dy vjet

18 August 2025 at 23:00

Yield-i i obligacioneve 15 vjeçare i është kthyer rritjes për herë të parë në pothuajse dy vjet. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve u rrit ndjeshëm në 5.95%, nga 5.57% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në muajin maj. Yield-i majit kishte shënuar njëkohësisht edhe nivelin minimal historik të yield-eve të obligacioneve 15-vjeçare.

Megjithëse yield-et u rritën, kërkesa e investitorëve edhe në ankandin e kësaj jave rezultoi e kënaqshme. Nga 2 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, shuma totale e kërkesave të paraqitura nga investitorët arriti në 2.44 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi ta rrisë vlerën e emetimit në 2.3 miliardë lekë dhe kjo vlerësohet të ketë ndikuar në rritjen e ndjeshme të yield-it dhe kuponit të obligacioneve.

Rritja e yield-it të obligacioneve afatgjata është një zhvillim pozitiv për investitorët e interesuar për këtë segment të tregut, sidomos për fondet private të pensionit, që i investojnë asetet e tyre në masën dërrmuese në instrumente me afate të gjata maturimi, për të maksimalizuar kthimet.

Në dy vitet e fundit, yield-et e këtyre instrumenteve kishin ndjekur një tendencë të vazhdueshme në rënie. Rritja e fundit e yield-it ishte regjistruar në tetorin e vitit 2023.

Prej fillimit të vitit 2024, ulja e normave të interesit të Bankës së Shqipërisë dhe kërkesa e lartë e investitorëve në tregun primar të titujve qeveritarë kishte sjellë një tendencë të vazhdueshme rënëse për këto instrumente. Kjo bëri që shumica e titujve afatgjatë, duke përfshirë obligacionet 15-vjeçare, të preknin nivelet më të ulëta hisotrike në gjysmën e parë të këtij viti. Një rol të rëndësishëm luajt edhe kërkesa në rritje nga investitorët jorezidentë. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar investitorët nga jashtë vendit blenë 14.4 miliardë lekë ose rreth 143 milionë euro instrumente borxhi në lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar. Shuma e investuar prej tyre përbënte 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024. Investitorët e huaj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e kërkesës në tregun e titujve të borxhit në lekë të qeverisë shqiptare. Kjo rritje e kërkesës ndikoi edhe në uljen e mëtejshme të yield-eve të bonove dhe obligacioneve për vitin e kaluar. Megjithatë, ishte e pritshme që rënia e fortë e yield-eve do të pasohej nga një korrektim i tyre në rritje dhe pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur duke filluar që prej muajit qershor, sidomos për instrumentet me maturim afatgjatë.

Ndërkohë, titujt afatshkurtër vazhdojnë të shënojnë yield-e shumë të ulëta, duke qëndruar shumë pranë ose poshtë normës bazë të interesit. Yield-i bonove 12-mujore të thesarit ka arritur një nivel të ri minimal për tre vitet e fundit.

Në ankandin e këtij muaji, yield-i mesatar i ponderuar nga zbritur në 2.62%, niveli më i ulët që prej qershorit të vitit 2022. Por, ndryshimi është se marzhi mbi normën bazë të interesit aktualisht është më i ulët dhe pranë niveleve minimale historike. Në qershor 2025, norma bazë ishte ende në nivelin 1%, ndërsa bonot 12-mujore shënonin një yield prej 2.5%. Ndërkohë sot që norma bazë është në nivelin 2.5%, bonot 12-mujore u emetuan me një yield 2.62%. Bonot 6-mujore dhe 3-mujore ndodhen madje poshtë nivelit të normës bazë./E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare i kthehet rritjes për herë të parë në pothuajse dy vjet appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 18 August 2025Main stream

Skema në bujqësi, AZHBR: Fermerët mund të kombinojnë 50% grant dhe Garancinë Sovrane

18 August 2025 at 17:47

Me aplikimet që do të jenë të hapura deri më 30 shtator për përfitimin e granteve për investime në bujqësi, fermerët kanë mundësi të përfitojnë nga një paketë e kombinuar financimi përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, e cila ofron 50% grant për investime në bujqësi, të kombinuar me Kredi të Butë dhe Garanci Sovrane.
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka sqaruar se aplikimit për grante që financojnë deri në 50% të investimit, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt, mund të kombinohen me paketat e tjera mbështetëse përfshirë kreditë e buta dhe garancinë sovrane.

“Skema ofron 50% të vlerës së investimit. Kjo mbështetje mund të kombinohet me dy instrumente financiare të tjera: Kredi të Butë deri në 25 milionë lekë me interes deri në 2%; Garancinë Sovrane, me mbulim kolaterali deri në 70%”, sqaron AZHBR në rubrikën për pyetjet më të shpeshta për Skemën Kombëtare të investimeve.

Skema e re e Garancisë Sovrane është një nismë shtetërore që u mundëson fermerëve dhe bizneseve të sektorit të bujqësisë të marrin kredi me interes 2%, ku 70% e shumës së kredisë do të garantohet nga shteti. Shuma e kredisë e përfituar nga aplikuesit nuk do të kalojë nivelin e 25 mln lekëve.

Pra Skema ofron kredi me interes të ulët, të cilat jepen nga bankat tregtare, ndërsa 70% e principalit të huasë garantohet nga shteti përmes Garancisë Sovrane. Në kombinim me instrumente të Bankës së Shqipërisë, interesi do të kufizohet në vetëm 2%, duke e bërë këtë skemë të favorshme për kreditimin e bujqësinë.

Për sa i përket granteve, aplikantët mund të kërkojnë parapagim deri në 30% të grantit të miratuar, pas lidhjes së kontratës me AZHBR, nëse sigurojnë garanci nga kompani sigurimi.

Mbështetja aplikohet si për paketa të plota mekanizimi, ashtu edhe për pajisje të veçanta, sipas kritereve të përcaktuara. Po ashtu AZHBR konfirmon se përfituesit nga skemat e mëparshme mund të aplikojnë sërish, për aq kohë sa pajisjet janë të ndryshme nga ato të financuara më parë.

Në Skemën Kombëtare të Investimeve mund të përfitojnë fermerë individualë; subjekte fizike dhe juridike; shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor.

Po ashtu sipas AZHBR, lejohet aplikimi për më shumë se një masë mbështetëse, nëse plotësohen kriteret për secilën dhe dorëzohet dokumentacioni përkatës.
Kriteret kryesore të pranimit përfshijnë që pronësia ose kontratë qiraje për tokën/objektin të jetë me afat minimumi 5 vjet; Investimi nuk duhet të ketë nisur para lidhjes së kontratës.

Po ashtu aplikuesit duhet të përmbushin kriterin e përmbushjes së detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve; Të jetë i padënuar; Të dorëzojë dokumentacion të plotë; Të dorëzojë plan biznesi nëse investimi është mbi 5 milion lekë, pa TVSH.

Më herët Ministria e Bujqësisë miratoi ndryshimet në udhëzimin për Skemën Kombëtare të Investimeve, duke i shtuar edhe 9 masa të reja në ndihmë të fermerëve për investime në ndërtimin e serrave, mbjelljet frutore, për mekanizimin e fermave, agroturizmin dhe mbështetje në akuakulturë, nëpërmjet granteve që mbulojnë 50% të vlerës së financimit për shuma nga 250 mijë lekë deri në 15 milionë lekë për subjekt.

Udhëzimi i mëparshëm parashikonte 8 masa në mbështetje të fermerëve, teksa me masat e reja shtresë së miratuar së fundmi numri i tyre arrin në 17 masa për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
https://monitor.al/hyjne-ne-fuqi-9-masat-e-reja-per-investime-deri-ne-50-te-vleres-ne-bujqesi/

The post Skema në bujqësi, AZHBR: Fermerët mund të kombinojnë 50% grant dhe Garancinë Sovrane appeared first on Revista Monitor.

Rritja e kredisë për individë arriti “majat” në gjysmën e parë të vitit

18 August 2025 at 17:37

Rritja e kredisë për individë është përshpejtuar më tej në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e kredisë për individë nga bankat ka arritur në 17.4%, ose 1.1 pikë përqindje më shumë se në fund të vitit 2024. Rritja ka qenë e luhatshme në tremujorin e parë dhe më e fortë në atë të dytin.

Në total, kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet me norma të larta në terma vjetorë, prej mesatarisht 16% gjatë gjashtë muajve të parë të 2025, normë kjo e ngjashme me atë të gjashtëmujorit paraardhës.

Kredia për biznese vijon të japë kontributin kryesor në zgjerimin vjetor të kredisë për sektorin privat me rreth 9 pikë përqindje, por ky kontribut ka ardhur duke u ngadalësuar krahasuar me gjashtë muaj më parë. Paralelisht, është rritur kontributi i kredisë për individë, në 7 pikë përqindje, duke shënuar një ndër nivelet maksimale historike.

Në analizën e Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i kreditimit për individët është mbështetur nga kërkesa e lartë e individëve si për financimin e konsumit ashtu edhe për blerjen e banesave, në kuadër të kushteve financiare të favorshme, rritjes së të ardhurave të disponueshme dhe përmirësimeve në tregun e punës. Në veçanti, oferta e lartë nga bankat është nxitur nga konkurrenca e shtuar mes tyre, si dhe nga përmirësimet e infrastrukturës digjitale dhe asaj teknologjike.

Kredia për shtëpi ka vazhduar të rritet me ritme të shpejta. Zgjerimi vjetor i këtij portofoli, prej 18%, ka ardhur duke u forcuar përgjatë tremujorit të dytë, duke shfaqur edhe një efekt paraprijës të shtrëngimit të kushteve makroprudenciale në muajin korrik.

Banka e Shqipërisë në fillim të muajit maj lançoi disa masa shtrënguese për kredinë hipotekare, të cilat synojnë që të kufizojnë ekspozimin e sektorit bankar në tregun e pasurive të paluajtshme. Masat kanë hyrë në fuqi në fillim të tremujorit të tretë të vitit, që prej datës 1 korrik.

Por, ndërkohë, një rritje të ngjashme po shfaq edhe portofoli i kredisë konsumatorë. Kjo e fundit e ka zgjeruar normat e rritjes me 18%, rreth 3 pikë përqindje më e lartë se e njëjta periudhë një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, normat e larta të kredisë konsumatorë reflektojnë edhe përmirësimet e karakteristikave të këtij produktit nga bankat, siç është zgjatja e maturitetit dhe shtimi i madhësisë së kredisë së akorduar në këtë segment.

Zgjerimi i kredisë për individë në gjashtëmujorin e parë ka ardhur kryesisht në monedhën Lek. Kështu, kreditimi në monedhën vendase është rritur me rreth 21%, duke kontribuuar në më shumë se 80% të rritjes së kredisë për individë.

Megjithatë, edhe zgjerimi i kredisë në valutë, prej 6.5%, ishte më i lartë se sa stanjacioni që shfaqi në vitin 2024. Ky përmirësim ka reflektuar rritjen e kërkesave për financim në monedhë të huaj, në kushtet e rënies së normave të interesit të kredisë në Euro.

Pavarësisht ecurisë pozitive të kredisë në valutë, pesha e kësaj kredie ndaj totalit të individëve është zvogëluar në 24%, ose rreth 2 pikë përqindje më pak se e njëjta periudhë një vit më parë.

Normat e interesit për kreditë në Lek të individëve në gjysmën e parë të vitit janë shfaqur të luhatshme, por nuk kanë ndryshuar shumë nga vlerat e fundit të vitit të kaluar.

The post Rritja e kredisë për individë arriti “majat” në gjysmën e parë të vitit appeared first on Revista Monitor.

Arrestohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi drejt Spanjës

18 August 2025 at 14:32

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Spanjës një 41-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, kapën në rrugën e fshatit Papër, ndërkohë që qarkullonte me automjet, dhe arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Sabadellit (Spanjë), më datë 30 qershor 2025, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit E. B.

/m.m/r.e/

The post Arrestohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi drejt Spanjës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjurmë të reja nga qyteti ilir në Bushat

18 August 2025 at 14:07

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës do të plotësohet shumë shpejt edhe me një sit arkeologjik, zonifikim të qartë dhe rregullore administrimi të zonës A.

Bëhet fjalë për qytetin antik në Bushat, ku gërmimet arkeologjike që kanë nisur që në vitin 2018, nga misioni kërkimor shqiptaro-polak drejtuar nga Piotr Dyczek dhe Saimir Shpuza po nxjerrin në dritë të tjera gjurmë dhe të dhëna për qytetin ilir në Bushat.

Gjatë këtyre fushatave kërkimore u zbuluan dy porta hyrëse të qytetit dhe u kuptua shtrirja e tij. Ndërsa gërmimet e fundit janë përqendruar në qytetin e sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti.

Misioni kërkimor po nxjerr në dritë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar masivisht që në gjysmën e shek. IV para Krishtit, sipas datimeve paraprake.

Tashmë falë bashkëpunimit me IKTK, DRTK Shkodër dhe ndihmën e pakursyer të misionit arkeologjik me të dhënat shkencore dhe rezultatet e arritura u krye në terren rilevimi dhe përcaktimi qartë i zonifikimit të nevojshëm për ruajtjen dhe administrimin e këtij territori me potencial të lartë arkeologjik referuar dhe kuadrit ligjor për këtë qëllim.

/m.m/r.e/

The post Gjurmë të reja nga qyteti ilir në Bushat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhupa: Të ngrihet grup pune për evidentimin e dëmeve nga zjarret në Delvinë, Finiq dhe Konispol

18 August 2025 at 13:45

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa i dërgoi sot një kërkesë zyrtare Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes për ngritjen e menjëhershme të grupit të përbashkët të punës për evidentimin e dëmeve të zjarreve në bashkitë Delvinë, Finiq, Konispol dhe marrjen e masave për dëmshpërblimin e plotë të banorëve të prekur.

Zhupa u shpreh se grupi i punës duhet të ngrihet pa vonesë në shërbim të banorëve, duke pasur parasysh përmasat e mëdha dhe dëmet kolosale që kanë sjellë zjarret në këto zona.

“Të ngrihet një grup pune i përbashkët, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, së Ministrisë së Brendshme, të secilës nga bashkitë, përfaqësues të prefektit të Qarkut dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; Të bëhet një proces evidentimi real dhe i shpejtë në terren i dëmeve që la pas situata e zjarreve; Të përgatitet një projektvendim që dëmshpërblen në mënyrë të plotë sipas çmimeve të tregut dëmet e shkaktuara ndaj banorëve”, shtoi ajo.

Zhupa shprehu gatishmërinë e përfaqësuesve demokratë në këshillat bashkiak për të qenë pjesë e grupeve të punës për evidentimin e dëmeve me paanshmëri dhe korrektësi.

“Po ashtu shprehim vullnetin për të votuar çdo vendim për dëmshpërblimin e plotë dhe të shpejtë të banorëve të prekur nga zjarret. Siç e parashikon ligji “Për mbrojtjen civile” pamundësia financiare e buxheteve të këtyre bashkive nuk është dhe nuk mund të jetë justifikim për dëmshpërblimet e banorëve, në këtë rast janë institucionet qendrore që do duhet të përgjigjen”, theksoi Zhupa.

Por fillimisht, ajo nënvizoi se duhet “evidentimi dhe nxjerrja e faturës financiare si detyrë e drejtpërdrejtë e grupit të punës, proces që nuk duhet të vonohet”.

“Djegiet e shtëpive, tokave, bashkë me prodhimet e tyre bujqësore, ullishteve dhe bagëtive, e kanë kthyer jetesën e këtyre banorëve të pamundur për shkak se nuk kanë më asgjë. Banorët nuk mund të braktisen në premtime boshe me thasë koncentratesh. Është detyrë e shtetit t’iu përgjigjet në këtë fatkeqësi për të cilën ata nuk kanë asnjë përgjegjësi”, tha Zhupa.

1 nga 2

/m.m/r.e/

The post Zhupa: Të ngrihet grup pune për evidentimin e dëmeve nga zjarret në Delvinë, Finiq dhe Konispol appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çanta e re e Gucci-t që ka fiksuar të gjithë rrjetin

18 August 2025 at 13:53

Çanta e re e Gucci-t është kryefjala e rrjetit.

Gucci Giglio, që vjen në formën e një Tote bag me printin tradicional të markës italiane është obesioni më i ri i të famshmëve nga Sienna Miller, Emily Ratajkowski tek Dakota Johnson. Ato e përshkruajnë si çanta perfekte për punë, udhëtim, madje edhe për mamatë e zëna me fëmijë.

Nëse jeni duke kërkuar për një çantë që mund ta vishni gjatë gjithë vitit, kjo është ajo.

Gucci Giglio, pjesë e koleksionit 2026, u ngjiz dhe u prezantua në Firence, nga emblema e së cilës ka marrë dhe emrin – Giglio- që i referohet zambakut të famshëm të Firences. Gucci e ka quajtuar një “homazh” për qytetin madhështor.

E mbuluar me monogramën GG, simbol i Gucci, kjo çantë është e punuar me mëndafsh dhe kadife dhe me pjesë metalike ngjyrë ari. Gucci Giglio vjen edhe në materialin xhins, denim.

Çanta ka dalë në treg me një çmim zyrtar prej 2.250 dollarësh.

The post Çanta e re e Gucci-t që ka fiksuar të gjithë rrjetin appeared first on Gazeta Si.

“Tregu i lirë” i lë në errësirë bizneset e Kosovës, mbi 90% shkëputen nga rrjeti elektrik

18 August 2025 at 13:00

Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Kosovë ka bërë të ditur se ka filluar shkëputjen e bizneseve nga rrjeti, për shkak të përfundimit të afatit të përcaktuar që ato të lidhin marrëveshje me furnizues tjerë të energjisë. Deri tani janë shkëputur qindra njehsorë nga 1.400 në total që do t’i nënshtrohen këtij procesi.

 

Qindra biznese në Kosovë janë përballur me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nga data 16 gusht, pasi ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.

Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka konfirmuar se mbi 90 për qind e mbi 1.400 njehsorëve të identifikuar si biznese tashmë janë shkyçur, ndërsa pjesa tjetër pritet të shkyçet ditëve në vijim nëse nuk arrijnë marrëveshje me furnizues privatë të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Shumica e mbi 1400 njehsorëve elektrikë, të identifikuar si prona të kompanive, janë shkyçur gjatë ditës së djeshme, janë diku 90 për qind e atyre janë shkyçur. Pjesa tjetër e mbetur do të shkyçen në ditët në vijim, nëse nuk arrijnë marrëveshje me ndonjë nga furnizuesit e licencuar nga ZREE-ja”, kanë treguar nga KEDS.

Sipas vendimit, kompanitë me mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit nuk mund të furnizohen më nga KEDS si operator publik, por janë të detyruara të lidhen me një nga 22 furnizuesit e licencuar në treg.

Për dy muaj (qershor-korrik), Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kishte vepruar si Furnizues i Mundësisë së Fundit për të shmangur ndërprerjet, por ky afat ka skaduar më 31 korrik.

Aktualisht, në Kosovë janë të licencuara 22 kompani për tregtim me energji, ndërsa tre të tjera janë në proces të licencimit.

Në mesin e tyre përfshihet edhe Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe KEK-u.

Deri më 31 korrik, mbi 250 biznese private kanë nënshkruar kontratë me KESCO-n, ndërkohë që janë në pritje edhe dhjetëra kërkesa të tjera.

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Dytë dhe njoftimit të pranuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS ka njoftuar bizneset që nuk kanë lidhur kontrata se do të detyrohen të zbatojnë vendimet duke paralajmëruar se mosveprimi do të rezultojë në shkyçje nga rrjeti duke filluar nga data 16 gusht.

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) dhe veprimeve të ndërmarra nga KEDS për ndërprerjen masive të furnizimit me energji elektrike ndaj bizneseve, duke theksuar ndikimin disproporcional që kjo ka tek bizneset në pronësi të grave.

Në reagimin zyrtar, G7 shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar. Sipas tyre, ky proces, i zbatuar në mënyrë të menjëhershme, shpeshherë në prani të forcave policore, ka krijuar një klimë pasigurie të thellë për sektorin privat dhe ka dërguar sinjale negative tek investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Sipas Dhomës, më së shumti të dëmtuara janë gratë sipërmarrëse.

“Veçanërisht të prekura nga kjo situatë janë bizneset në pronësi të grave, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë vendore”, thuhet në reagim.

G7 thekson se ato përballen me humbje të të ardhurave, dëmtim të zinxhirit të shërbimeve dhe prodhimit, si dhe rrezikim të vendeve të punës, “shumica prej tyre të mbajtura nga gra – si dhe mbyllje të mundshme të aktiviteteve ekonomike”.

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës gjithashtu thekson se kanë pranuar ankesa nga anëtaret për raste ku edhe bizneset me kontrata të vlefshme janë përballur me shkyçje, si dhe raste të tjera ku subjekte që nuk e plotësojnë kriterin ligjor për të kaluar në tregun e lirë janë përfshirë në këtë proces.

Sipas tyre, kjo dëshmon se “tranzicioni drejt tregut të lirë të energjisë është zbatuar në mënyrë të papërgatitur dhe pa analizë të plotë të implikimeve për ekonominë”.

Në reagimin e saj, Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 paraqet tri kërkesa konkrete:

-Që ZRrE dhe KEDS të pezullojnë menjëherë ndërprerjen e furnizimit me energji për bizneset dhe të sigurojnë një proces të drejtë, transparent dhe ligjërisht të qartë.

-Që të hapet një dialog i strukturuar dhe gjithëpërfshirës me odat ekonomike dhe organizatat e biznesit, në mënyrë që të hartohet një plan tranzicioni i arsyeshëm për daljen në tregun e lirë të energjisë.

-Që të krijohen mekanizma mbrojtës dhe lehtësues për bizneset e vogla dhe të mesme, me fokus të posaçëm tek ndërmarrjet në pronësi të grave, për të shmangur dëme të pariparueshme në aktivitetin e tyre ekonomik.

Edhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar me shqetësim të madh ndaj situatës së krijuar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ndërprerjen e energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshëm dhe të dëmshëm për bizneset, ekonominë dhe qytetarët e vendit.

Në reagimin e saj, OEK ka bërë të ditur se ka pranuar ankesa të shumta nga bizneset, të cilat raportojnë se zyrtarë të KEDS-it, të shoqëruar nga policia, kanë ndërprerë energjinë elektrike në objektet e tyre.

Kjo prani e forcave policore, sipas Odës, ka krijuar një imazh tepër negativ tek investitorët e huaj dhe ka ulur besimin për sjelljen e investimeve të reja në Kosovë.

“Ky veprim jo vetëm që ka dëmtuar bizneset dhe shpresat për investime të huaja, por ka penguar edhe zgjerimin e investimeve vendore. Për më tepër, kemi raste kur edhe bizneset me kontrata të vlefshme janë përballur me ndërprerje të energjisë, si dhe raste kur bizneseve që nuk plotësojnë kriterin ligjor për daljen në tregun e lirë u është ndërprerë furnizimi”.

OEK ka vlerësuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike nuk është menaxhuar siç duhet nga ZRrE, duke e cilësuar atë si të papërgatitur dhe arbitrar.

“Bizneset përbëjnë 60% të ekonomisë së Kosovës dhe punësojnë mbi 143 mijë qytetarë. Një vendim si ky i sotmi, u ka shërbyer vetëm armiqve të Kosovës”.

Kurse, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagimi ka thënë se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverinë e Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent.

“Ne ritheksojmë se forma e zgjedhur nga ZRRE, e përkrahur në heshtje nga të gjitha institucionet relevante, do të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë e vendit, përfshirë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike, rritje të çmimit të produkteve, rrezikimin e mijëra vendeve të punës, uljen e prodhimit vendor dhe mbytjen e tij nga importet që po rriten çdo ditë dhe mbylljen e një numri të madh veprimtarish biznesore”.

Po ashtu edhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për bizneset, duke e cilësuar si të jashtëligjshëm, arbitrar dhe shkatërrues për ekonominë e vendit.

Sipas LBK-së, këto masa godasin rëndë prodhimin vendor, minojnë besimin e investitorëve të huaj, dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe cenojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Bizneset që përbëjnë 56% të ekonomisë dhe punësojnë mbi 140 mijë persona nuk duhet të përballen me masa të padrejta dhe të paarsyeshme. Ky vendim i sotëm nuk i shërben Kosovës – përkundrazi, i shërben interesave të individëve të caktuar dhe shteteve fqinje”.

Organizata i ka bërë thirrje spektrit politik, Presidentes dhe Kryeministrit në detyrë që të ndërhyjnë menjëherë, duke kërkuar: Formimin e institucioneve sa më shpejt, shkarkimin e bordit të ZRRE-së dhe ndalimin e menjëhershëm të ndërprerjes së energjisë për bizneset.

“ZRRE me vendime arbitrare po shkatërron prodhimin dhe ekonominë e Kosovës. Kërkojmë ndaljen e menjëhershme të këtyre veprimeve dhe dialog me bizneset”.

Shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike nga KEDS e ka quajtur persekutim Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) teksa kjo parti i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të merret sa më parë me institucione siç janë Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe asessi të mos mbetet e pa ndëshkuar.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës shkyçjen e bizneseve nga rrjeti i energjisë elektrike e ka cilësuar si një katastrofë kombëtare ekonomike duke theksuar se kjo situatë rrezikon mbi 100 mijë familje në Kosovë, për shkak të mungesës së furnizimit me energji dhe ndërprerjes së aktivitetit ekonomik të bizneseve.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.

Në vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka filluar në fund të viteve ’90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët.

Në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër./ Fatos Shala

 

The post “Tregu i lirë” i lë në errësirë bizneset e Kosovës, mbi 90% shkëputen nga rrjeti elektrik appeared first on Revista Monitor.

Kumbaro: Boga, një margaritar i turizmit malor dhe agroturizmit shqiptar

18 August 2025 at 11:54

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Boga është një margaritar i turizmit malor dhe agroturizmit shqiptar që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj.

Zhvillimi i agroturizmit në këtë zonë, si dhe ndërtimi i strukturave hoteliere me standarde, i ka dhënë tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot shembullin e Gëzim Olajt, që kishte vizionin dhe iniciativën për ngritjen e Kullës së Bajraktarit.

“Zona ka marrë jetë të re me kuzhinën tradicionale që të çon në rrënjët e shijes shqiptare, mikpritjen e ngrohtë dhe një model zhvillimi që i jep frymëmarrje ekonomisë lokale”, u shpreh Kumbaro.

Ky, sipas ministres Kumbaro, është shembulli më i mirë se si turizmi i qëndrueshëm mund të kthehet në motor të punësimit dhe zhvillimit rural, duke ruajtur njëkohësisht traditat dhe peizazhet natyrore të Alpeve tona.

“Në zemër të Alpeve Shqiptare, Boga po kthehet çdo ditë e më shumë në një destinacion të preferuar për udhëtarët që kërkojnë qetësi, aventura dhe shije autentike shqiptare, edhe në këto ditë të nxehta ku jo të gjithë preferojnë plazhin, por shpërndahen në territor për turizëm malor, për të përjetuar emocionet e rafting, për të shijuar zonat e mbrojtura apo sitet e kulturës”, theksoi Kumbaro.

Ndërsa sipërmarrësi Gëzim Olaj u shpreh se gjithë kursimet nga emigracioni në Angli i ka investuar në këtë sipërmarrje.

“Kemi filluar para 13 viteve. Investimi i parë ka qenë investimi në Qafë-Thore. Para 4 viteve kam bërë Kullën e Bajraktarit. Arsyeja më e madhe është dashuria për vendlindjen. Të gjitha kursimet e mia në Londër i kam investuar këtu. Investimet janë përqendruar në agroturizëm, i cili është i certifikuar. Kam ndërtuar edhe fermën time duke krijuar një cikël të mbyllur. Po ashtu mbledhim edhe prodhimet e zonës”, tha ai.

Olaj shprehet se investimi është kryer me standarde të larta dhe jo me idenë e përfitimit të shpejtë dhe pa cilësi.

“Kam vendosur standard. Nuk kam bërë një investim sot për sot, me gjëra të lira. Kam lënë Londrën dhe Anglinë ku kam jetuar 30 vjet dhe kam ardhur këtu. Shpresoj që të jap kontributin tim që Boga të ketë turizmin elitar”, shtoi ai.

“Shumica e turistëve janë europianë. Vijnë nga Europa Perëndimore, shumica janë turistë gjermanë e francezë, tani kanë filluar edhe spanjollë apo nga Polonia, Çekia e Sllovakia. Kemi pasur edhe nga Amerika, Australia dhe Zelanda e Re”, tha ai, ndërsa prezantoi edhe gatimet tradicionale të zonës që ofrohen në këtë agroturizëm.

/m.m/r.e/

The post Kumbaro: Boga, një margaritar i turizmit malor dhe agroturizmit shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Antikushtetues, ligji që autorizon SPAK të regjistrojë telefonat e gjykatësve

18 August 2025 at 11:35

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës detyrim paraqitje për dosjen “Partizani”.

Në një prononcim për mediet pas paraqitjes në SPAK, Berisha tha se institucioni që supozohet të luftojë krimin e organizuar po funksionon, sipas tij, si “aleat” i krimit.

Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani për mbështetje të aktivitetit kriminal brenda dhe jashtë territorit shqiptar.

Po ashtu, Berisha komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama mbi vendimet e marra nga gjyqtari Hazbi Balliu dhe prokurorja e Shkodrës Elsa Gjeli.

“Rama sulmoi me egërsinë më të madhe një prokurore me mbiemrin Gjeli, e cila në mënyrë absolute kishte zbatuar pikë për pikë atë që kërkohej në raportin e policisë së Shkodrës. Më pas i është vërsulur edhe një gjyqtari të ri, Balliu, që ka zbatuar vendimin e qeverisë për të njohur të drejtën e parablerjes për disa qytetarë. Rama kërkon që njëherë gjykatësi ta zbatojë ligjin, e herën tjetër të mos e zbatojë, sipas interesit të tij”, shtoi ai.

Sipas Berishës, as Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe as Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk kanë reaguar për të mbrojtur prokuroren dhe gjyqtarin, megjithëse vepruan në përputhje me ligjin.

Berisha akuzoi gjithashtu KLGJ-në për mbrojtjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tij është e përfshirë në tri vepra penale dhe e dënuar me burg nga një gjykatë greke për deklarim të rremë pasurie dhe mashtrim gjatë procesit të vetting-ut.

Berisha e cilësoi rastin si “një mashtrim”, ndërsa u shpreh se “Gjoka justifikoi një pasuri të marrë si hua në vitin 1996 duke iu referuar nenit 830 të Kodit Civil, i cili hyri në fuqi vetëm në 2015”.

Po ashtu, Berisha tha se “pas largimit të PD nga parlamenti, kreu i qeverisë miratoi një ligj antikushtetues që autorizon SPAK të regjistrojë telefonat e gjykatësve”.

“De facto ata tre gjykatës, dhe jo vetëm ata, por të gjithë gjykatësit e gjykatës speciale në të dy nivelet, janë në kontrollin e plotë të Altin Troplinit. Kjo është e gjithë puna dhe kjo nuk ndodh në botë”, theksoi kryetari i PD-së.

/m.m/r.e/

The post Berisha: Antikushtetues, ligji që autorizon SPAK të regjistrojë telefonat e gjykatësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studimet në Akademinë e FA-së, Vengu: Afat deri në 29 gusht për dorëzimin e dokumentacionit

18 August 2025 at 11:02

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kujtoi sot se deri në datën 29 gusht është afati i dorëzimit të dokumentacionit për këdo që do të aplikojë për të ndjekur studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Qendra e Personel Rekrutimit do të rekrutojë kandidatë për të ndjekur studimet për përgatitjen e oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, për vitin akademik 2025 – 2026, për 60 të drejta studimi.

Ministri Vengu ftoi të aplikojnë të gjithë ata që duan të provojnë sfidën dhe nderin e uniformës.

“Forcat e Armatosura hapin dyert për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, deri në moshën 29 vjeç. Ushtarë detarë, ajrorë, aktivë. Periudha e rekrutimit: 20 tetor – 31 dhjetor 2025. Afati për dorëzimin e dokumentacionit: 29 gusht 2025”, bëri të ditur ministri Vengu.

Kursi i Përgatitjes së Oficerit, sipas ministrit Vengu përfshin 60 kuota studimi në kursin përgatitor 9-mujor të Akademisë së Forcave të Armatosura 2025–2026 në fusha të tilla si
mjekësi, inxhinieri, ndërlidhje, logjistikë, këmbësori e shumë specialitete të tjera.

Konkretisht  sipas specialiteteve ofrohen: Ndërlidhje 15 Kuota (Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike, IT, Telekomunikacion, Inxhinieri Informatike, Kompjuterike, Mirëmbajtje rrjeti dhe Programim); Logjistikë 7 kuota (Fakulteti Ekonomik, Financë, Menaxhim); Inxhinieri 10 kuota (Gjeodezi, Mekanikë, Transport); Xhenio/Infrastrukturë 5 kuota (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit); Mjekësi 3 kuota, (Mjekësi e përgjithshme); Shkenca mjekësore 2 kuota; Kimi 5 kuota (ushqimore, industriale); Këmbësori 13 kuota, (Diplomë bachelor në fusha të tjera).

/m.m/r.e/

The post Studimet në Akademinë e FA-së, Vengu: Afat deri në 29 gusht për dorëzimin e dokumentacionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turistët e huaj mbushin hotelet shqiptare, 1.2 mln netë qëndrime gjatë qershorit

18 August 2025 at 12:41

Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin qershor, në Shqipëri janë regjistruar 1.2 mln netë qëndrime nga vizitorët vendas dhe të huaj, duke shënuar një rritje me 38% nga qershori i shkuar.

Për të njëjtën periudhë, vizitorët janë shtuar me 37%, rreth 500 mijë, vendas dhe të huaj. 19% e vizitorëve që erdhën në Shqipëri ishin nga Kosova, 13% Italia dhe 10% Polonia.

INSTAT raporton se bregdeti, në rajonin qendror dhe jugor, ishin destinacionet më të vizituara gjatë këtij muaji si për të huajt dhe për rezidentët. Hotelet mbeten alternativa e preferuar e vizitorëve të huaj, ndjekur nga modeli AirBnB dhe qëndrimet në kampingje.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 39.5 %, krahasuar me 35.9 % në Qershor 2024.

The post Turistët e huaj mbushin hotelet shqiptare, 1.2 mln netë qëndrime gjatë qershorit appeared first on Gazeta Si.

Rritje fiktive e eksporteve, pas ndryshimit të raportimit me Kosovën, ecuria reale është me rënie

18 August 2025 at 12:21

Eksportet janë rritur në korrik për të tretin muaj radhazi. Edhe ecuria e korrikut është ndikuar nga rritja e fortë e lëndëve djegëse drejt Kosovës si dhe shtimi i shitjeve të produkteve ushqimore në vendet e tjera.

Në rritje ishin dhe eksportet e grupit makineri e pjesë këmbimi. Sektori që punon me material porositësi, kryesisht tekstile e këpucë po rimëkëmbet lehtë.

Ndërsa në rënie të fortë vazhdojnë materialet e ndërtimit e metalet, të ndikuara nga frenimi i aktivitetit të Kurum.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në Korrik 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 5,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, Gjatë muajit Korrik 2025, në rritjen e eksporteve prej 5,7 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +12,8 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,2 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,8 pikë përqindje, etj. Negativisht kanë ndikuar grupet:

“Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,0 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -1,3 pikë përqindje.
Për 7 mujorin, tendenca mbetet pozitive.

Eksportet, gjatë këtij shtatëmujori janë rritur me 2,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +9,2 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje, etj. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,3 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,7 pikë përqindje, etj.

Kosova “shpëton eksportet, por është thjesht efekt metodologjie, tendenca reale në rënie

Rritja e eksporteve është ndikuar nga Kosova, shitjet drejt të cilës u rritën me 72.5% në shtatëtëmujor, e ndikuar kryesisht nga grupi “mineralet, lëndët djegëse e energjia”.
Nga 6 miliardë që janë rritur eksportet në total në vlerë, shitjet e Kosovës janë zgjeruar me 17.3 miliardë lekë, për 7 mujorin, duke amortizuar rënien e eksporteve drejt shteteve të tjera, kryesisht drejt Italisë (-10.3 miliardë lekë), Maqedonisë së veriut (-2.5 miliardë lekë).

Eksportet drejt Kosovës unë 17.2% të totalit në 7 mujorin 2025, nga 10% të njëjën periudhë të një viti më parë, duke u renditur e dyta pas Italisë (38.8%).
Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën ka të bëjë me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë.

Duke hequr efektin e ndryshimit të metodologjisë, që nuk janë eksportet reale drejt Kosovës, por tranzit i produkteve përmes Shqipërisë, tendenca reale e eksporteve vijon me rënie, me rreth 8-10 miliardë lekë.

Lëndët djegëse, energjia e mineralet, rritja nga Kosova
“Minerale, lëndë djegëse e energji” është grupi me rritjen më të madhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Për janar-korrik, eksportet arritën në gati 66 miliardë lekë, me një rritje prej 48% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur efektin kryesor e kishin shitjet e Bankers Petroleum në Spanjës, ose energjia, ndikimin kryesor në këtë tendencë e ka dhënë Kosova, që ka pasur një zgjerim të fortë të shitjeve të grupmallit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që siç u shpjegua më lart ka të bëjë me riklasifikimin e eksporteve drejt shtetit fqinjë.

Fasoni rritje e lehtë

Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta. Në korrik, ky grup u rrit lehtë me 1.2%.
Për shtatëmujorin tendenca është negative, me një rënie prej 1% me bazë vjetore.

Ekspertët e tregut kanë pohuar se sezoni i prodhimit për veshjet dhe këpucët e stinës së dimrit sivjet është përqendruar në 4 muaj nga 5 muaj që zgjat zakonisht. Sezoni i prodhimit për veshjet e stinës së dimrit nga kompanitë e manifakturës sivjet nisi në muajin Prill dhe pritet të përfundojë më 15 Shtator.

Nga sektori është parashikuar një rritje eksportesh në nivelet 3 deri 5%, e ndikuar nga rritja e shitjeve në periudhën janar-shkurt 2025, krahasuar me vitin e kaluar. Këpucët janë produkti më i kërkuar, pas një rënieje në shitje gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje e fortë 34%

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë vijuar tendencën rënëse edhe këtë vit, të ndikuar nga reduktimi i aktivitetit të Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.
Për shtatë mujorin, ky grup ra me 33%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan, ngadalësojnë rritjen

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon rritje. Në janar-korrik, ky grup u rrit me 8.15%, teksa në korrik zgjerimi u ngadalësua në 5.9%, nga rreth 23% që ishte në qershor. Ecuria është ndikuar nga riorganizimi i fermave të vogla ë ferma më të mëdha për eksporte, shtimi i kontratave dhe zgjerimi i zonave që eksportojnë, si dhe shtimi i investimeve në magazina e zgjerimi i tregjeve deri në vendet nordike.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi rritje e fortë

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” shtë grupi që e ka marrë vetën në korrik, pasi kishte shfaqur shenja stanjacioni dy vitet e e fundit. Në korrik grupi u rrit me 12.6%, ndërsa për 7 mujorin zgjerimi është 5.1%. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Ulet deficiti tregtar

Në këtë shtatëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 239 mld lekë, duke u rritur me 2,6 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 515 mld lekë, duke u ulur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 276 mld lekë, duke u ulur me 5,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Në Korrik 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 5,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 0,5 %, në krahasim me Qershor 2025.

Importet e mallrave arritën vlerën 83 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 9,1 %, në krahasim me Qershor 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 48 mld lekë, duke u ulur me 7,5 %, krahasuar me Korrik 2024 dhe duke u rritur 17,3 %, në krahasim me Qershor 2025.

The post Rritje fiktive e eksporteve, pas ndryshimit të raportimit me Kosovën, ecuria reale është me rënie appeared first on Revista Monitor.

Turizmi, të huajt në hotele u rritën me 37.4%, në krye Kosova dhe Italia

18 August 2025 at 11:47

Hotelet raportuan rritje të vizitorë ve dhe netqëndrimeve të të huajve në muajin qershor ku në krye të grupeve vijuan të mbeten Kosova dhe Italia me respektivisht 19 për qind dhe 13 për qind. Nisja e turizmit të organizuar që në maj duket se bëri që edhe polakët të ishin grupi i tretë sipas shteteve të cilët regjistronin 10 për qind të vizitorëve të raportuar.

Të dhënat tregojnë një tendencë të raportuar edhe nga turoperatorët ku për herë të parë edhe francezët janë bërë një grup i rëndësishëm me 6 për qind teksa gjermanët qëndrojnë para tyre me 8 për qind të vizitorëve.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave mbi strukturat akomoduese për muajin qershor tregojnë se vizitorët gjithsej u rritën me 37,2 %, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 37,4 % dhe rezidentë 36,7 %. Net qëndrimet gjithsej u rritën me 38,2 %, ku ato jo-rezidentë u rritën me 38,3 %, ndërsa ato nga rezidentët me 38,0 %.

“Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+42,4 %) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+35,0 %). Vizitorët e huaj sipas vendit të rezidencës Në Qershor 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (19 %), Italia (13 %), Polonia (10 %). Gjermania dhe Franca kontribuuan përkatësisht me 8 % dhe 6 % të vizitorëve, ndërsa 44 % e tyre ishin nga vende të tjera.

Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 39,5 %, krahasuar me 35,9 % në Qershor 2024” thuhet në njoftimin e INSTAT.

Të dhënat zyrtare të turizmit këtë vit kanë qenë të luhatura. Turoperatorët kanë raportuar se viti 2025 në total ndoshta do të shënojë një shifër më të mirë se viti që lamë pas por vera 2025 është shfaqur më e zbehtë të paktën për disa rajone.

Rezervimet individuale kanë qenë më të ulëta gjatë korrikut teksa piku i sezonit mendohet se është regjistruar vetëm në gusht. Gjithsesi situatën reale pritet që ta tregojnë të dhënat vetëm pas mbylljes së sezonit.

The post Turizmi, të huajt në hotele u rritën me 37.4%, në krye Kosova dhe Italia appeared first on Revista Monitor.

Viti i ri shkollor nis në 8 shtator, Manastirliu: Laboratorë inteligjentë dhe standarde të reja sigurie

18 August 2025 at 10:41

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Viti i ri shkollor 2025-2026 do të nisë në 8 shtator për arsimin bazë dhe arsimin e mesëm të lartë dhe do të përfundojë në 12 qershor 2026.

Lajmin e bëri sot të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila ndau disa informacione të rëndësishme për vitin e ri shkollor 2025-2026.

Manastirliu informoi se për maturantët e klasave të 12-a viti shkollor do të përfundojë në 29 maj 2026.

Ministrja publikoi po ashtu edhe kalendarin e pushimeve të dimrit për arsimin bazë dhe arsimin e mesëm të lartë, i cili do të jetë nga data 22 dhjetor 2025, deri në 2 janar 2026.

Ndërsa pushimet e pranverës për arsimin bazë janë në periudhën 30 mars deri në 3 prill 2026.

Provimet kombëtare për klasat e 9-a të arsimit bazë do të zhvillohen gjatë periudhës 15-26 qershor 2026, ndërsa Matura Shtetërore në periudhën 1-26 qershor 2026.

Ministrja Manastirliu informoi se regjistrimet online në “e-Albania” për klasat e para dhe të dhjeta vijojnë deri në 31 gusht.

Edhe këtë vit librat do të shpërndahen falas para fillimit të shkollës. “Shkolla do të afishojë listën e librave dhe do të njoftojë datat dhe vendin e shpërndarjes”, theksoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu kujtoi edhe rregullat që duhen zbatuar në shkollë, si për shembull ndalimi i telefonave. “Në rast shkelje dhe mosrespektimi të rregullave do të ketë forcim të masave nga shkolla dhe lajmërim të menjëhershëm të prindit”, bëri të ditur ministrja.

Ndërkohë komunikimi prind-shkollë do të realizohet në SMIP ku sigurohen hapësira të reja për informacion mbi cilësinë e mësimdhënies dhe orientimin e karrierës së fëmijës.

Në platformën SMIP mund të konsultohen dokumentet zyrtare të shkollës online, pa pasur nevojë për paraqitjen fizike.

Manastirliu u shpreh se siguria edhe mbështetja për fëmijët realizohet përmes shërbimit psiko-social dhe oficerëve të sigurisë me standarde të reja për mbështetje më efektive dhe një ambient më të sigurt në shkollë.

Po ashtu, Ministrja theksoi se edhe këtë vit ofrohet përdorim i gjerë i laboratorëve inteligjentë në lëndë shkencore, teknologji, gjuhë të huaja dhe projekte praktike.

Lidhur me aktivitetet në nivel kombëtar, ministrja Manastirliu informoi se edhe këtë vit shkollor do të realizohet Konkursi Kombëtar i Teatrit për shkollat 9-vjeçare; Festivali i Shkencës për shkollat e mesme si dhe Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe për klasat IX.

/m.m/r.e/

The post Viti i ri shkollor nis në 8 shtator, Manastirliu: Laboratorë inteligjentë dhe standarde të reja sigurie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Energji verore nga Gjiri i Gramës

18 August 2025 at 09:23

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Gjiri i Gramës, në Gadishullin e Karaburunit, është një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Gjiri i Gramës, i cili ofron një peizazh natyror shumë tërheqës për çdo vizitor.

“Me energjinë verore nga Gjiri i Gramës”, shkruan Rama, ndërsa ndan pamje nga plazhet më spektakolare të jugut, me ujin e pastër kristal e natyrën e virgjër.

Gjiri detar futet disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me foleza. Aty ka dhe disa shpella nënujore. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det.

Gjithashtu, ai është përdorur gjatë në antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.

Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë, kanë gdhendur edhe emrat në faqet shkëmbore e shumë të dhëna të tjera që bëjnë kureshtar vizitorin.

Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty njihet si “Shpella e shkrimeve”. Arkeologët i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhendura në shkëmb.

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, historike, kulturore e turistike. Por sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet si një plazh i vogël e intim. Drejt tij shkohet me rrugë tokësore, por edhe detare. Shfrytëzohet nga aventurierët e ujit dhe të shpellave.

/m.m/r.e/

The post Rama: Energji verore nga Gjiri i Gramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Spitali i Lezhës me aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi

18 August 2025 at 09:17


TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Spitali Rajonal i Lezhës, i cili tashmë ka marrë Kartën e Autonomisë Menaxheriale, po rikonstruktohet tërësisht duke rritur gamën e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Lezhës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i Rilindjes së Spitalit të Lezhës, ku shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi.

Spitali i Lezhës është një prej 53 strukturave spitalore që po transformohet me infrastrukturë moderne dhe me kushte më të mira në shërbim të qytetarëve dhe stafit shëndetësor.

Pas maternitetit, investimi në godinën qendrore të Spitalit Rajonal Lezhë përmbyll ciklin e investimeve në këtë spital.

Ky investim përfshin godinën qendrore të spitalit me sipërfaqe ndërtimi rreth 4 mijë m2, ku përfshihen të gjithë shërbimet me shtretër, reanimacioni, urgjencat peadiatrike dhe ato për të rritur, terapia intensive, pediatria, kirurgjia.

Me një kapacitet prej 117 shtretërish, ky spital do të ofrojë shërbime cilësore për rreth 200 mijë banorët e zonës që mbulon.

/m.m/r.e/

The post Rama: Spitali i Lezhës me aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Maturantët i nënshtrohen testimit të Universitetit të Mjekësisë, 41% aplikantë më pak

18 August 2025 at 10:57

Nga Gazeta ‘SI’ – Ditën e sotme, 18 gusht 2025, maturantët në të gjithë vendin që kanë aplikuar në degën e mjekësisë, do t’i nënshtrohen testimit, që zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, në Tiranë.

Provimi kryhet në mënyrë elektronike, çka do të thotë se rezultatet merren në kohë reale.

Këtë vit janë në 1.202 kandidatë që garojnë, rreth 41^% më pak se vitine shkuar.

Sa i përket numrit të kuotave, janë 446 për maturantët brenda vendit, por në total Universiteti i Mjekësisë ka 500 kuota për vitin akademik 2025-2026. Por, pjesa tjetër e kuotave janë për kandidatët jashtë trojeve.

Provimi i sotëm u jep maturantëve 30% në total, ndërsa 70% ata e marrin nga rezultatet e Maturës Shtetërore.

The post Maturantët i nënshtrohen testimit të Universitetit të Mjekësisë, 41% aplikantë më pak appeared first on Gazeta Si.

❌
❌