Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025Main stream

Strategjia Kombëtare 2025-2030, integrim i AI në energji, prokurime publike dhe kundër evazionit fiskal

21 August 2025 at 16:57

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Në Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale (AI) 2025-2030, Shqipëria synon të integrojë AI në sektorin e energjisë, prokurimeve publike si dhe për luftën kundër evazionit fiskal mes fushave të tjera.

Agjencia për Medie dhe Informim (MIA) ndau sot disa nga përfitimet nga përdorimi i AI, një sistem elektronik i drejtuar nga inteligjenca artificiale për automatizimin e plotë të proceseve të prokurimit.

Sipas MIA-s, përdorimi i AI thjeshton procedurat për bizneset kombëtare dhe ato europiane, rrit eficencën në sektorin energjetik, si dhe sjell zbulim të shpejtë të rasteve të evazionit fiskal.

Konkretisht në prokurimet publike, përdorimi i AI synon zhdukjen e korrupsionit dhe abuzimit, sigurimin e transparencës, si dhe nxitjen e konkurencës së ndershme.

Në sektorin e energjisë përdorimi i AI synon rritjen e eficencës së sistemit, si dhe përdorimin e burimeve energjetike në kohën dhe vendin e duhur.

Në luftën kundër evazionit fiskal përdorimi i AI synon zbulimin e anomalive në të dhëna fiskale dhe fatura; zbulimin e rasteve të evazionit fiskal apo krimit financiar; si dhe analizimin e faturave elektronike dhe deklaratave doganore.

/m.m/j.p/

The post Strategjia Kombëtare 2025-2030, integrim i AI në energji, prokurime publike dhe kundër evazionit fiskal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

REL: A duhet partitë në Kosovë të jenë më bashkëpunuese për konstituimin e Kuvendit?

By: Ela
21 August 2025 at 17:50

As aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese, dhe as disa javë pushim nga vazhdimet e seancës konstituive, duket se nuk iu shërbyen deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të reflektuar për zhbllokimin e krizës institucionale. Pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e propozoi, përveç Albulena Haxhiut, edhe Donika Gërvallën për kryekuvendare më 20 gusht, epilogu ishte i njëjtë: asnjëra nuk i […]

The post REL: A duhet partitë në Kosovë të jenë më bashkëpunuese për konstituimin e Kuvendit? appeared first on BoldNews.al.

Zjarri përfshin Kodrën e Beut në Cërrik, rrezikohen varrezat publike

By: Ela
21 August 2025 at 17:37

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, në periferi të qytetit të Cërrikut, në zonën e njohur si “Kodra e Beut”, është shfaqur një vatër zjarri dhe është përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë djegur të paktën 5 hektarë me ullishte, masive të ndryshme frutore dhe […]

The post Zjarri përfshin Kodrën e Beut në Cërrik, rrezikohen varrezat publike appeared first on BoldNews.al.

Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

By: Ela
21 August 2025 at 17:19

Ndërsa vera i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura dhe energji që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës. Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë këtij muaji, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale. Luani Ky është momenti […]

The post Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator appeared first on BoldNews.al.

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

By: Ela
21 August 2025 at 17:11

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë prioritet progresin dhe stabilitetin e vendit. Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënes i Ambasadës tha se partitë parlamentare në Kosovë duhet të punojnë së bashku […]

The post Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin appeared first on BoldNews.al.

Aksident në “Kthesën e Dukatit”, plagoset një person

By: Ela
21 August 2025 at 16:54

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ndodhi të enjten në aksin rrugor Vlorë–Orikum, në vendin e quajtur “Kthesa e Dukatit”. Një mjet tip BMW me targë AC379FM, i drejtuar nga shtetasi A. M., gjatë një parakalimi të gabuar është përplasur me një automjet tip Benz me targë AB749TD, drejtuar nga A. M.. Nga […]

The post Aksident në “Kthesën e Dukatit”, plagoset një person appeared first on BoldNews.al.

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë

By: Ela
21 August 2025 at 16:45

Zjarret kanë dalë sërish jashtë kontrollit në afërsi të kurorës së Dardhës në Pukë, duke rrezikuar zonën. Dy vatra të reja janë regjistruar pranë lumit të Trunit dhe zonës së Kulumrisë, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Përveç forcave të angazhuara nga toka, në operacion është përfshirë edhe një […]

The post Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë appeared first on BoldNews.al.

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 në pranga! Kërcënuan policët me kaçavidë

By: Ela
21 August 2025 at 16:36

Një grabitje e ndodhur në zonën e Cassias në Itali, çoi në një skenë ndjekjeje si nëpër filma në “Parkun Insugherata”, që u mbyll me arrestimin e 3 shqiptarëve dhe lëndimin e disa oficerëve nga grushtet, shkelmat dhe përdorimi i kaçavidës nga agresorët. Pas përfundimit të aksionit u vlerësua se banda e ‘skifterëve’ kishte kryer […]

The post Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 në pranga! Kërcënuan policët me kaçavidë appeared first on BoldNews.al.

“Hëna e Zezë” shfaqet këtë fundjavë, fenomeni i rrallë i gushtit që ndodh një herë në 33 vjet

By: Ela
21 August 2025 at 16:18

“Hëna e zezë ” është një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re dhe do të shfaqet këtë fundjavë. Në atë kohë, hëna vendoset pothuajse midis Tokës dhe Diellit: ana e saj e ndriçuar është përballë Diellit, ndërsa ana përballë Tokës mbetet e zhytur në errësirë. Kjo është arsyeja pse në […]

The post “Hëna e Zezë” shfaqet këtë fundjavë, fenomeni i rrallë i gushtit që ndodh një herë në 33 vjet appeared first on BoldNews.al.

Në pikun e vapës, Skerdi Drenova i UKT-së lë pa ujë të pijshëm banorët e Tiranës

By: Ela
21 August 2025 at 16:11

Në pikën e vapës, banorët e disa zonave në Tiranë kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe UKT e drejtuar nga Skerdi Drenova nuk tregon se kur mund të zgjidhet defekti. Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa […]

The post Në pikun e vapës, Skerdi Drenova i UKT-së lë pa ujë të pijshëm banorët e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Nga ndalimi i celularëve te masat kundër bullizmit, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

21 August 2025 at 16:10

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton masat kryesore për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025–2026 në sistemin arsimor parauniversitar.

Udhëzimi, i botuar në Fletoren Zyrtare, përfshin një sërë detyrimesh që lidhen me regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore, ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe parandalimin e dhunës dhe bullizmit në institucionet arsimore.

Fillimisht në udhëzim përcaktohet se regjistrimet e nxënësve në Institucionet Arsimore Parauniversitare (IAP) të bëhen në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi që përcakton moshën dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Për shpërndarjen e testeve shkollore udhëzimi përcakton se drejtoritë e IAP-ve duhet të afishojnë në vend të dukshëm listën e teksteve shkollore, ku të shënohen titulli, shtëpia botuese, çmimi i tekstit për çdo klasë, vendi ku do të shpërndahen tekstet, si dhe periudha e shpërndarjes sipas një grafiku për çdo klasë.

Institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, drejtuesit e IAP-ve dhe mësuesit të ndjekin me përgjegjësi procesin e shpërndarjes dhe të shitjes së teksteve shkollore për të gjithë nxënësit para fillimit të procesit mësimor dhe të pajisjes me tekste shkollore në përdorim falas për klasat I–IX të arsimit bazë.

Po ashtu kërkohet që prej institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare të marrin masa për zbatimin e legjislacionit në fuqi për ndalimin e përdorimit të telefonit celular në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare.

Prioritet mbetet edhe masat kundër dhunës dhe bullizimit, ku u është kërkuar ZVAP-ve dhe drejtoritë e shkollave të zbatojnë me prioritet Planin Kombëtar të Veprimit “Për fuqizimin e mekanizmave të parandalimit të çdo forme dhune e bullizimi dhe rritjen e sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare”, miratuar me urdhrin nr. 32, datë 21.1.2025.

Ndër masat konkrete të kërkuara janë: zbatimi i Kodit të Etikës së mësuesit (gusht 2025), planifikimi i veprimtarive ndërgjegjësuese për parandalimin e dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit, ngritja e këndit “Stop dhunës në shkollë” dhe ekipeve “antibulling” në çdo shkollë. Gjithashtu, theksohet nevoja për monitorimin e komisioneve të etikës dhe disiplinës, si dhe organizimi i veprimtarive sensibilizuese më 21 nëntor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës në Shkollë.

The post Nga ndalimi i celularëve te masat kundër bullizmit, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor appeared first on Revista Monitor.

Doganat, strategji të re për sistemet dixhitale doganore sipas standarteve të BE-së

21 August 2025 at 15:10

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me AKSHI-n dhe UNCTAD dhe me asistencën e DG Taxud ka filluar prej kohësh draftimin e Strategjisë për Zhvillimin e Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në kuadër të aderimit në Bashkimin Evropian.

Grupi i Përhershëm i Punës zhvilloi sot mbledhjen e radhës duke u fokusuar në tre kolonat kryesore të sistemeve:

I. Sistemet qendrore Transevropiane të zhvilluara nga Komisioni që mund të kërkojnë dhe zhvillime nga vendet kandidate, ku përfshihen 18 sisteme IT si: për shkëmbimin e certifikatave të Dritares së Vetme Doganore të BE-së; kontrolli importit; menaxhimi i riskut doganor; eksportuesit të regjistruar; informacioni i detyrueshëm tarifor evropian; regjistrimi dhe identifikimi i operatorit ekonomik- EORI2; AEO; menaxhimi i garancisë; sistemi IPR; tarifa e integruar etj.

II. Sistemet e decentralizuara Transevropiane të zhvilluara nga Komisioni dhe që kanë një komponent kombëtar që do të zhvillohet nga vendet kandidate për në BE, si NCTS (sistemi tranzitit), Sistemi Autorizuar i Eksportit dhe sistemi i zhdoganimit të centralizuar për import;

III. Kërkesat e BE-së për sistemet kombëtare që duhet të zhvillohen eksluzivisht nga vendet kandidate që synojnë zbatimin e proceseve të përcaktuara në legjislacionin e UCC dhe Dritares së vetme (SW) të BE-së, ku përfshihen Njoftimi i mbërritjes, prezantimit dhe magazinimit të përkohshëm dhe Sistemi kombëtar i importit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është e angazhuar në procesin e integrimit evropian kryesisht në kapitullin 29 – Bashkimi Doganor dhe ka si prioritet kryesor përafrimin e legjislacionit doganor dhe sidomos të sistemeve të IT me standartet e BE-së pasi doganat në momentin e aderimit marrin rëndësi parësore si porta e parë e hyrjes dhe porta e fundit e daljes në tregun e përbashkët evropian.

The post Doganat, strategji të re për sistemet dixhitale doganore sipas standarteve të BE-së appeared first on Revista Monitor.

Kosova importon zhavorr nga Serbia, mbi 100 kompani vendore të bllokuara

21 August 2025 at 14:00

Shoqata e Gurthyeve dhe Betonjerkave ka ngritur alarmin për gjendjen kritike të sektorit minerar në vend. Sipas tyre, më shumë se 100 kompani të licencuara po mbahen të bllokuara, ndërsa Kosova poimporton zhavorr nga Serbia.

Shoqata e Gurthyeve dhe Betonjerkave në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovë ka shprehur shqetësimin për gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në të cilën ndodhet sektori minerar.

Për shkak të mosfunksionimit të institucioneve, ligjeve të pakoordinuara dhe vonesave të pajustifikuara, mbi 100 kompani të licencuara janë të bllokuara, ndërsa investime milionëshe dhe qindra vende pune janë në prag të humbjes.

Kompanitë tona, që kanë investuar miliona euro dhe punësojnë qindra punëtorë, po rrezikojnë falimentimin për shkak të:Mosfunksionimit të bordeve dhe departamenteve përkatëse; Ligjeve të pakoordinuara ndërmjet institucioneve. Bllokimit të mbi 100 kompanive të licencuara si rezultat i mos harmonizimeve te ligjeve. Qindra lëndëve të mbetura pa trajtim në Bordin e Minierave. Vonesave të pajustifikuara nga institucionet. Shtrenjtimit të energjisë elektrike që po stagnon prodhimin”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, shkaktarë të kësaj situate janë:

mosfunksionimi i bordeve dhe departamenteve përkatëse,
ligjet e pakoordinuara ndërmjet institucioneve,
bllokimi i mbi 100 kompanive të licencuara nga ligji i ri i vitit 2023,
qindra lëndë të mbetura pa trajtim në Bordin e Minierave,
si dhe vonesa të pajustifikuara nga institucionet.

Shoqata e Gurthyeve ka treguar po ashtu se Kosova është duke blerë zhavorr në sasi të madhe nga Serbia.

Edhe më shqetësuese është fakti që një sasi e madhe zhavorri po importohet nga Serbia, ndërkohë që kompanitë vendore mbahen të bllokuara. Kjo gjendje jo vetëm që dëmton industrinë vendore, por rrezikon vendet e punës, të hyrat e shtetit dhe stabilitetin e sektorit ndërtimor Kompanitë tona, që kanë investuar miliona euro dhe punësojnë qindra punëtorë, po rrezikojnë falimentimin”.

Sipas tyre kjo gjendje ka ardhur për shkak të mosfunksionimit të bordeve dhe departamenteve përkatëse; Ligjeve të pakoordinuara ndërmjet institucioneve; Bllokimit të mbi 100 kompanive të licencuara nga ligji i ri (2023); Qindra lëndëve të mbetura pa trajtim në Bordin e Minierave; Vonesave të pajustifikuara nga institucionet.

Shoqata ka thënë se thirrja e tyre është e qartë.

Formoni institucionet pa vonesa. Harmonizoni ligjet dhe ndalni bllokadat. Jepni mbështetje sektorit vendor për të shpëtuar vendet e punës dhe ekonominë e vendit! Nëse nuk veprohet tani, pasojat do të jenë të pariparueshme për industrinë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

The post Kosova importon zhavorr nga Serbia, mbi 100 kompani vendore të bllokuara appeared first on Revista Monitor.

Sigurimi i detyrueshëm, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ndëshkon shtresat në nevojë. Drafti i paqartë!

21 August 2025 at 12:57

Nga Gazeta ‘SI’ – Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave të rishikojë draftin e sigurimit të detyrueshëm të banesave me shqetësime mbi transparencën dhe trajtimin e shtresave në nevojë.

AmCHam thotë se ndalimi i shërbimeve publike për ata që nuk bëjnë sigurimin e detyrueshëm do të ndëshkojë fort familjet e varfëra dhe sugjeron përjashtime ose lehtësira për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Krijimi i Fondit për Tërmetet, ku do të shkojnë paratë e sigurimeve, shikohet me optimizëm nga shoqata e bizneseve, por ngre shqetësimin se Ministria e Financave ka fuqi të tepruara mbi emërimet dhe mbikëqyrjen, duke vënë në dyshim pavarësinë e tij.

Dhoma Amerikane thekson se drafti përkufizon qartë banesat dhe seksionet e brendshme, por lë paqartësi për ndërtesat me përdorim të përzier apo për ato që janë vetëm pjesërisht rezidenciale.

Gjithashtu, drafti parashikon që dëmshpërblimet të jepen pas 3 muajsh nga aplikimi i qytetarit, por sipas Dhomës, nuk sqarohet çfarë ndodh në rast vonese apo refuzimi. Ankimi para një komisioni ad-hoc nuk është i detajuar, ndërsa përfshirja e ndërmjetësimit apo arbitrazhit do të siguronte më shumë besim.

Një tjetër vërejtje lidhet me krijimin e regjistrit të sigurimit dhe shkëmbimin e të dhënave mes institucioneve, ku sipas Dhomës, nuk është parashikuar qartë përputhshmëria me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Po ashtu, drafti trajton si sigurimin e detyrueshëm ashtu edhe atë vullnetar, por mungon koordinimi mes tyre dhe renditja e pagesave, duke lënë hapësira për konfuzion.

Dhoma Amerikane kërkon që këto problematika të adresohen para miratimit, në mënyrë që ligji të garantojë qartësi, pavarësi institucionale dhe mbrojtje reale të qytetarëve.

The post Sigurimi i detyrueshëm, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ndëshkon shtresat në nevojë. Drafti i paqartë! appeared first on Gazeta Si.

Shqipëria ndër tre vendet më të pakënaqura në Europë për gjendjen financiare

21 August 2025 at 13:06

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT.

Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në BE e vlerësuan gjendjen e tyre financiare me 6.6 në një shkallë nga minimumi 0 dhe maksimumi 10. Kjo vlerë është pak më e ulët krahasuar me vlerësimin e përgjithshëm të kënaqësisë me jetën prej 7.1 për të njëjtin vit.

Nivelet më të larta të kënaqësisë financiare u gjetën në Holandë dhe Finlandë, të dyja me 7.6, të ndjekura nga Suedia me 7.4 dhe Austria me 7.3.

Në anën tjetër të shkallës, me nivelin më të ulët të kënaqësisë financiare ishin bullgarët me 4.6, Turqit me 4.7 dhe Shqiptarët me 4.8. Kjo do të thotë se shumica e njerëzve në këto vende më shumë të pakënaqur sesa të kënaqur me gjendjen e tyre financiare.

Nga viti 2013 deri në vitin 2022, kënaqësia e njerëzve me gjendjen e tyre financiare u rrit në shumicën e vendeve të BE-së. Përjashtim bënë Danimarka, Luksemburgu dhe Suedia, ku ra pak, dhe Franca dhe Finlanda, ku mbeti në vend.

Rritjet më të mëdha ishin në Portugali (+1.4 pikë), dhe në Irlande, Qipro dhe Slloveni (+1.3, +1.2 dhe +1.1 pikë, përkatësisht).

Marrëdhënia midis nivelit të të ardhurave dhe kënaqësisë me situatën financiare ndryshon pak midis vendeve të BE-së. Ata në kuintilin më të ulët te të ardhurave janë më të pakënaqur, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Këto janë gjithashtu vendet me hendekun më të madh në nivelet e kënaqësisë midis atyre me të ardhurat më të larta dhe më të ulëta.

Në Greqi, niveli i kënaqësisë së atyre në kuintilin më të lartë te të ardhurave ishte më shumë se dyfishi i nivelit të atyre në kuintilin më të ulët të të ardhurave; në Bullgari dhe Kroaci ishte 75% më i lartë.

Boshllëqet më të vogla midis niveleve të kënaqësisë së kuintileve me të ardhura më të larta dhe më të ulëta ishin në Maltë, Itali dhe Finlandë.

 

Burim: Eurostat

The post Shqipëria ndër tre vendet më të pakënaqura në Europë për gjendjen financiare appeared first on Revista Monitor.

Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, ARRSH hap tenderin për projektin

21 August 2025 at 12:00

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje në Urën e Milotit, e cilësuar si emergjente dhe që lidhet konkretisht me mbrojtjen e themeleve. Në një procedurë të çelur këtë të enjte, me fond limit 107 milionë lekë, ARRSH vlerëson se ky projekt erdhi pas një investigimi në terren të konsulentit, i cili konstatoi gjendjen e saj dhe nevojën për ndërhyrje. Ura ndodhet aktualisht në mes të jetëgjatësisë që kanë veprat e kësaj natyre; ndërhyrja parashikon rritjen e sigurisë.

ARRSH vlerëson se themelet e Urës janë në një gjendje tej të dëmtuar.

“Për këtë sugjerojmë se Urës, si masë emergjente, duhet t’i bëhen punimet sipas përshkrimeve të mëposhtme, për të siguruar një jetëgjatësi të saj me kufizimin e ngarkesave, siç ajo është sot, për një periudhë deri në (5÷10) vjet” – thuhet në dokument.

Më të detajuara në dokumente nënvizohen problematikat konkrete të vërejtura në themelet e urës.

Ndër problematikat kryesore të vërejtura është problemi i themeleve, të cilat pothuaj kanë dalë në sipërfaqe, për shkak të gërryerjes së përgjithshme të shtratit të lumit.
Thellësia mesatare e gërryerjes së përgjithshme dhe lokale shkon (3÷5) m.
Vazhdimi i marrjes së zhavorrit në mënyrë të pakontrolluar në lumë është shkaku kryesor i kësaj situate, fenomen që shfaqet edhe në urat e ndërtuara së fundmi mbi këtë lumë” – thuhet në dokumentin e ARRSH.

Ndër punimet e parashikuara që të kryhen janë:

  • Pastrimi i zonës përreth pilotave (32 pilave) dhe nivelimi i shtratit përreth tyre;

  • Betonimi i pilotave të themeleve në një lartësi (1.5÷2.5) m duke gjykuar sipas rastit (mbrojtjen e pilotave të dëmtuara dhe thellësisë së gërryerjes);

  • Përforcimi dhe mbrojtja e themelit të pilës dhe ballit nga gërryerjet lokale nëpërmjet krijimit të një qilimi me blloqe të lidhura gabioni, siç tregohet në projekt.

Ura e Milotit ndodhet në aksin rrugor Milot–Lezhë, mbi lumin Mat, në rrugën kombëtare Milot–Lezhë, SH1. Projekti për ndërtimin e urës ka datën 24.04.1979, hartuar nga Instituti i Projektimeve Nr. 2, dhe ka qenë pjesë e Projektit “Hekurudha Laç–Shkodër–Kufi” (Urë hekurudhore dhe automobilistike mbi lumin Mat).

The post Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, ARRSH hap tenderin për projektin appeared first on Revista Monitor.

‘Cilësi e parë’/ Veshjet imitim të firmave luksozve nuk do të futen më në Shqipëri!

21 August 2025 at 11:17

Nga Gazeta ‘SI’ – Produktet imitime të markave luksoze nuk do të futen dot më në Shqipëri.  

Me një ligj të ri, Shqipëria ka forcuar masat për të mbrojtur markat tregtare dhe për të luftuar falsifikuesit e tyre. Çdo produkt “fake” nga tregtarët apo qytetarët do të bllokohet në pikat doganore.

Ligji i ri ndalon importin dhe eksportin e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe merr masa kundër mallrave false.

Po ashtu, udhëtarët që vijnë në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësor edhe detare, lejohen të kenë në bagazhin personal vetëm mallra jo-tregtare, brenda limiteve duty free dhe pa tregues të dyshimtë. Ligji përcakton një mbrojtje të veçantë për markat me reputacion të mirë, duke i mbrojtur ato edhe në rastet kur mallrat ose shërbimet nuk janë të ngjashme.

Gjithashtu u jepet e drejta pronarëve të markave që të ngrenë padi për imituesit e produkteve të tyre. Madje në nenin 87 thuhet se pronari i markës ka të drejtën edhe të kërkimit të dëmshpërblimit për dëmet që mund t’i jenë shkaktuar si rezultat i përdorimit të paautorizuar të markës së tij nga tregtare abuzivë.

Pronarët mund të kërkojnë nisjen e hetimeve nga Drejtoria e Pronësisë Industriale kundrejt një pagese në rast se konstatojnë ngjashmëri të një marke tjetër me markën e tyre.

Ky ligj është vazhdimësi e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të luftuar tregun e mallrave “fake” që e ka kthyer Shqipërinë në një Turqi të dytë me dyqane të shumta online e fizike që shesin “imitime të para” të firmave ekstraluksoze si Louis Vuitton, Prada, Dior, Dolce&Gabbana etj.

Gjatë 2024-s, Dogana ka deklaruar se ka bllokuar më shumë se 40 mijë produkte të firmave të falsifikuara.

The post ‘Cilësi e parë’/ Veshjet imitim të firmave luksozve nuk do të futen më në Shqipëri! appeared first on Gazeta Si.

Projektet e energjisë, BE i jep 32 mln euro ndihmë Shqipërisë

21 August 2025 at 10:53

Nga Gazeta ‘SI’ – Bashkimi Europian ka dhënë dritën jeshile për një paketë të re mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të Planit të Rritjes, BE ka miratuar 87.7 mln euro ndihmë, nga të cilat Shqipëria përfiton 32 mln euro për tre projekte të lidhura me fushën e energjisë.

Projekti i parë është “Digjitalizimi i sistemit të transmetimit të energjisë”, i cili përfshin 40 nënstacione të tensionit të lartë në gjithë vendin, duke rritur kështu kapacitetin e rrjetit dhe duke ulur humbjet. Vlera e projektit arrin në 95.3 milionë euro, ku BE kontribuon me 10.5 milionë euro.

Projekti i dytë është rikonstruksioni i Hidrocentralit të Fierzës. Investimi synon të zgjasë jetën e hidrocentralit edhe 30 vite, duke rritur efikasitetin me 4% dhe prodhimin me 10%. Faza e dytë e projektit mbështetet nga fondet e Planit të Rritjes me 13.6 milionë euro, në një investim total prej 64.2 milionë euro.  Projekti i tretë është Linja e re Rrashbull – Tiranë dhe Unaza e Tiranës. Investimi kap vlerën 61.1 milionë euro, ndërsa BE kontribuon me 8 milionë euro.

Serbia është vendi që ka fituar më shumë nga BE, 41 mln euro për dy projekte që kushtojnë 186 mln euro, ndërsa Mali i Zi ka përfituar 10 mln euro me projekte që kushtojnë rreth 54 mln euro.

Digjitalizimi në fushën e energjetikës dhe energjia e pastër janë projektet e para që përfshin Plani i Rritjes së BE-së.

The post Projektet e energjisë, BE i jep 32 mln euro ndihmë Shqipërisë appeared first on Gazeta Si.

BSH do të ndryshojë rregulloren për veprimet që regjistrohen në bilancin e pagesave

21 August 2025 at 11:00

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren e saj “Për veprimtarinë valutore”. Objekti i rregullores në fjalë është përcaktimi i rregullave për kryerjen e veprimeve që regjistrohen në llogarinë korente dhe kapitale, në formën e pagesave dhe transfertave nga dhe në Republikën e Shqipërisë.

Ato përfshijnë veprimet ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve nëpërmjet përdorimit të mjeteve të pagesës në valutë dhe transferimin e njëanshëm të aktiveve nga dhe në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshimet e propozuara në rregullore lidhen kryesisht me detajimin e përkufizimit të konceptit të rezidencës. Megjithëse në pamje të parë ndryshimet lidhen me teknikalitete, përkufizimi i rezidencës është element i rëndësishëm në llogaritjen e flukseve në bilancin e pagesave të vendit.

Sipas projekt-rregullores, rezident klasifikohet çdo person fizik ose person juridik që e ka qendrën e interesit ekonomik në territorin e Republikës së Shqipërisë, zakonisht për një periudhë jo më të shkurtër se dymbëdhjetë muaj.

Personi fizik konsiderohet rezident kur banon zakonisht në Republikën e Shqipërisë ose ushtron aty veprimtari ekonomike në mënyrë të qëndrueshme dhe nuk ndryshon rezidencën vetëm për arsye studimi, trajtimi shëndetësor, shërbimi të përkohshëm apo udhëtimi jashtë vendit.

Me rregulloren aktuale, një person fizik konsiderohet rezident për sa kohë që është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit jashtë saj.

Lidhur me personat juridikë, projekt-rregullorja përcakton se ata konsiderohet rezidentë kur: janë të inkorporuar ose regjistruar sipas legjislacionit shqiptar ose e kanë vendin e menaxhimit efektiv apo qendrën e operacioneve kryesore në Republikën e Shqipërisë.

Degët e jorezidentëve në Republikën e Shqipërisë do të trajtohen si njësi rezidente, ndërsa degët e rezidentëve jashtë Republikës së Shqipërisë do të trajtohen si njësi jorezidente.

Njësitë diplomatike dhe konsullore dhe kontingjentet ushtarake të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, konsiderohen rezidentë të Republikës së Shqipërisë, ndërsa organizatat ndërkombëtare të vendosura në Republikën e Shqipërisë konsiderohen jorezidente dhe personeli i huaj i akredituar konsiderohet jorezident.

Njësitë jo-fitimprurëse do të njihen si rezidente në rastin kur veprojnë kryesisht në Republikën e Shqipërisë.

Entitetet me qëllim të posaçëm, si shoqëritë zotëruese, fondet apo subjekte të ngjashme do të klasifikohen në varësi të inkorporimit ose menaxhimit efektiv.

Klasifikimi i rezidencës për zbatimin e kësaj rregulloreje bazohet në parimet e Manualit të Bilancit të Pagesave (dokument i FMN) dhe rregulloret përkatëse të Bankës Qendrore Europiane.

Të gjithë personat apo njësitë e tjera, që nuk përfshihen në kategorinë “rezidentë” sipas përcaktimeve të mësipërme, do të konsiderohen si “jorezidentë”.

The post BSH do të ndryshojë rregulloren për veprimet që regjistrohen në bilancin e pagesave appeared first on Revista Monitor.

Projekti me BB për shërbimet publike, bëhet efektive kredia 80 mln USD, ecuria

21 August 2025 at 10:00

Institucionet disbursuan 8.4 milionë dollarë deri në gusht sa i takon projektit “Përmirësimi i Qasjes së Barabartë në Shërbime Publike me Cilësi të Lartë përmes GovTech” që po mbështetet nga Banka Botërore.

Kjo e fundit vlerësoi në një raport të këtyre ditëve se kjo shumë i përgjigjet 13 për qind të totalit të financimit të parë që u bë efektiv në vitin 2023 dhe që ka një shumë prej 65 milionë dollarësh. I njëjti raport vlerëson se financimi i dytë po për këtë projekt i miratuar në mars të këtij viti u bë efektiv këtë gusht. Shuma e këtij financimi të dytë është 80 milionë dollarë.

Banka vlerësoi se ecuria e përgjithshme e zbatimit mbetet “e Kënaqshme”, duke qenë se zbatimi vazhdon të ecë përpara në të gjitha aspektet e Programit – si për Programin Kryesor ashtu edhe për Financimin Shtesë (AF).

Më konkretisht, vlerësimi “S” jepet për shkak të: (i) përgatitjes së shpejtë dhe miratimit të një Financimi Shtesë për Programin (80,000,000 USD / 76,900,000 EUR) – i konceptuar për të rritur dhe zgjeruar më tej Programin – i cili hyri në fuqi më 11 gusht 2025;

(ii) arritjes së shtatë Rezultateve të Lidhura me Shpërndarjen (DLRs) deri më tani, duke përfshirë një Rezultat të Mëparshëm nën AF, ndërkohë që 6 DLR të tjera janë në rrugën e duhur për t’u arritur deri në fund të vitit kalendarik(disa prej tyre përpara afatit), dhe është vërejtur progres në të gjitha 9 DLI-të;

(iii) progresit në të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet e Programit për Rezultate (PforR) dhe të Financimit të Projektit të Investimit (IPF) brenda secilës prej katër Zonave të Rezultateve të PforR-së;

(iv) forcimit të kapaciteteve të Njësisë së Koordinimit (CU) brenda AKSHI-së, përmes zgjerimit të strukturës së saj dhe punësimit të ekspertëve mbështetës; dhe

(v) progresit të shtuar në zbatimin e veprimeve të Planit të Veprimit të Programit (PAP).

Sipas Bankës norma e disbursimit të Programit, pas 24 muajsh zbatim, është 13 për qind e Programit Kryesor (Financimi Shtesë sapo ka hyrë në fuqi). Deri në vlerësimin e ardhshëm pritet që norma e disbursimit të arrijë rreth 23 për qind të gjithë Programit (Programi Kryesor dhe Financimi Shtesë).

Projekti synon të mbështesë sektorin publik në përmirësimin e shërbimeve publike, për të rritur kapitalin njerëzor dhe për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës. Në fokus është forcimi i disa shërbimeve të lidhura veçanërisht për grupet më të cenueshme, si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, gratë me arsim të ulët dhe shtresat më të varfra./ N.Maho

The post Projekti me BB për shërbimet publike, bëhet efektive kredia 80 mln USD, ecuria appeared first on Revista Monitor.

❌
❌