Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Manastirliu: Bazat e inteligjencës artificiale në kurrikulën shkollore

27 August 2025 at 10:35


TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Ky vit i ri shkollor do të sjellë një tjetër risi në arsim, ku për herë të parë nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e inteligjencës artificiale, me kurrikulën e re të TIK, teksa vijojnë investimet për zgjerimin e rrjetit të laboratorëve inteligjentë në shkolla.

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Isa Boletini”, në  Paskuqan, ku po vijon edhe shpërndarja e librave falas, një lehtësi për familjet në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Ministrja Manastirliu u shpreh se në total janë rreth 236 mijë nxënës, të cilët mbështeten çdo vit përmes programit “Tekste falas”.

“Jemi duke punuar për shpërndarjen e teksteve falas për të gjitha nivelet e arsimit bazë por edhe për gjimnazet, ku janë rreth 12 500 nxënës të gjimnazeve. Në total janë rreth 236 mijë nxënës të cilët mbështeten përmes programit ‘Tekste falas’ çdo vit”, tha ajo.

Ministrja theksoi se përgjatë vitit 2026 do të ketë më shumë se 600 shkolla që do të pajisen me laboratorë smart, kjo me synim zhvillimin e aftësive digjitale te fëmijët.

“Prej tre vitesh ne kemi nisur një program të TIK që nga klasa e parë, por me zhvillimet teknologjike ne kemi mundur që përgjatë vitit që lamë pas, por edhe duke vijuar në këtë vit të kemi një ndjekje në kohë reale të arritjeve të nxënësve që mësojnë kodimin. Kemi mësuar rreth 35 mijë fëmijë si të kodojnë, por nga ana tjetër kemi miratuar edhe kurrikulën e re për klasat e katërta, e cila për herë të parë do të sjelli bazat e njohurive për inteligjencën artificiale”, tha Manastirliu.

(vijon)

/j.p/

 

 

The post Manastirliu: Bazat e inteligjencës artificiale në kurrikulën shkollore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë/ Kuvendi pa fund: Pse Kushtetuesja s’i përcakton pasojat për shkelësit e mundshëm?

By: Ela
27 August 2025 at 10:49

Kur dukej se Kuvendi i Kosovës po shkonte drejt konstituimit, procesi u bllokua te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Përpjekja e radhës për ta përmbyllur këtë proces është caktuar për 28 gusht – në ditën e dhjetë të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Por, çfarë ndodh nëse ky […]

The post Kosovë/ Kuvendi pa fund: Pse Kushtetuesja s’i përcakton pasojat për shkelësit e mundshëm? appeared first on BoldNews.al.

Braçe ngre alarmin: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë mbi 1000 persona

By: Ela
27 August 2025 at 10:44

Deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë një denoncim të fortë publik mbi ekzistencën e një skeme piramidale që, sipas tij, është përhapur me shpejtësi në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes. Braçe deklaron se prej dy muajsh është në dijeni të kësaj skeme, të quajtur TXEX e cila funksionon online dhe përmes telefonave celularë. Ai […]

The post Braçe ngre alarmin: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë mbi 1000 persona appeared first on BoldNews.al.

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

By: Ela
27 August 2025 at 10:20

Nga Boldnews.al Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vendosi lejimin e kandidimit të Naureda Llagamit për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, në përfundim të mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetare, Holta Zaçaj. Vendimi i KED-it, i miratuar në 17 qershor 2025, dëshmon se ky […]

The post Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me a*më, arrestohet në Greqi shqiptari/ EMRI

By: Ela
27 August 2025 at 10:05

Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e 25 gushtit në zonën e Kalitheas, një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Fatjon Shabanaj, 35 vjeç, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në maj të vitit 2021 në fshatin Poshnje të Beratit, ku u plagos me […]

The post Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me a*më, arrestohet në Greqi shqiptari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

LISTA/ Ja cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri

By: Ela
27 August 2025 at 09:53

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekë në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë, me […]

The post LISTA/ Ja cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Trump ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes

By: Ela
27 August 2025 at 09:38

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish e ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë takimi së shpejti mes udhëheqësve rusë dhe ukrainas, si dhe ka folur për mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Moskës, megjithëse tha se edhe pala ukrainase është në faj. “Unë dua që ajo [lufta] të përfundojë”, u tha Trump gazetarëve […]

The post Trump ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes appeared first on BoldNews.al.

I riu kapet me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit, dyshohet se do t’i shiste tek grupet kriminale/ VIDEO

By: Ela
27 August 2025 at 09:20

Policia ka arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin me inciale A. D., i cili po transportonte 2 armë zjarri kallashnikov, nga Burreli në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale. Policia ka sekuestruar 2 armët e zjarrit, 4 krehra për to, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar […]

The post I riu kapet me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit, dyshohet se do t’i shiste tek grupet kriminale/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

By: Ela
27 August 2025 at 09:13

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për ta zëvendësuar republikën islamike. Duke folur më 24 gusht, ai akuzoi se pjesëmarrësit madje kanë diskutuar mbi emërimin e një monarku. Shirin […]

The post Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit” appeared first on BoldNews.al.

DW: Merz nuk dëshiron të njohë një shtet të pavarur palestinez

By: Ela
27 August 2025 at 09:02

Sipas kancelarit Friedrich Merz ndryshe nga vendet e tjera si Kanadaja ose Franca qeveria gjermane aktualisht nuk planifikon të njohë një shtet të pavarur palestinez . Kancelari Friedrich Merz e bëri sërish të qartë këtë pas një takimi me kryeministrin kanadez Mark Carney. “Ne nuk do ta mbështesim këtë iniciativë,” tha Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me […]

The post DW: Merz nuk dëshiron të njohë një shtet të pavarur palestinez appeared first on BoldNews.al.

Pagesa dhe dërgesa/ Në 3 muaj, shqiptarët qarkulluan 680 mld lekë online

27 August 2025 at 10:44

Nga Gazeta ‘SI’ – Në tremujorin e dytë të vitit, shqiptarët kanë kryer pothuajse 3 milionë transaksione online apo siç njihet “homebanking”.

Shifrat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën prill-qershor, shqiptarët kanë qarkulluar rreth 680 mld lekë online, ku përfshihen blerjet, pagesat dhe dërgesat. Nga fillimi i vitit kjo vlerë është rritur me 29%.

Sipas Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit, 40% e shqiptarëve pranojnë se kanë bërë një blerje online, produkt ose shërbim gjatë 2023-shit. 89% e këtyre blerjeve ka qenë veshje ose aksesore, ndërsa shërbimet e dërgimit të ushqimit në shtëpi rreth 40%.

Tendenca në rritje e përdorimit elektronik të parasë përputhet dhe me rritjen e përdorimit të kartave bankare, të cilat në tremujorin e dytë janë shtuar me rreth 30 mijë. Në total, deri në qershor 2025 në Shqipëri raportohen 1.571.919 karta aktive, nga të cilat vetëm 118 mijë janë krediti dhe pjesa tjetër debiti.

The post Pagesa dhe dërgesa/ Në 3 muaj, shqiptarët qarkulluan 680 mld lekë online appeared first on Gazeta Si.

Raporti: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime, nevojë në rritje për impiante

27 August 2025 at 12:00

Në vitin që lamë pas mbulimi me kanalizime në vend, si një tregues i matshëm tek ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi një rritje të lehtë por ende larg mesatares kombëtare të kërkuar.

Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës të publikuar kohëve të fundit për vitin 2024 nënvizon se mbulimi me kanalizime shënoi një rritje 2.2% krahasuar me vitin 2023.

“Popullsia në zonën e juridiksionit, për vitin 2024, për 17 shoqëritë UK, raportohet rreth 4,446,331 banorë, nga të cilët kanë akses në shërbimin e grumbullimit të ujërave të ndotura 2,535,858 banorë ose e shprehur në lidhje me KUN rreth 738,854 lidhje.

Ky tregues ka një rritje të lehtë, pasi shërbimi me kanalizime raportohet të jetë shtuar me rreth 7,616 lidhje duke çuar mbulimin në 57% me këtë shërbim, megjithëse mbetet shumë larg nivelit 75% të mesatares kombëtare të kërkuar” thuhet në këtë raport.

Enti analizon se mbulimi i përgjithshëm me kanalizime është përmirësuar gradualisht dhe përmirësimi ka ardhur më shumë si efekt i rritjes së mbulimit me kanalizime në zonat urbane, ndërkohë që mbulimi me kanalizime në zonat rurale nuk ka pasur përmirësime të ndjeshme.

“Fondet për investime në sektor për shërbimin e kanalizimeve kanë qenë të pakta, gati sa një e treta e investimeve për shërbimin e ujësjellësit, pasi më shumë i është kushtuar vëmendje shërbimit të furnizimit me ujë, gjithashtu ky diferencim ka ekzistuar edhe midis zonave urbane dhe rurale, me prioritet zonat urbane. Prandaj dhe treguesi i mbulimit për të dyja shërbimet UK është më i lartë në zonat urbane.

Problemi kryesor vazhdon të mbetet zona rurale, në të cilën përgjithësisht nuk ka rrjet kanalizimesh dhe shkarkimet e ujërave të ndotura realizohen individualisht me gropa septike” thuhet në raport.

Si pjesë e shërbimit të kanalizimeve të ujërave të ndotura raporti sjell në vëmendje edhe nevojën për investime në Impiante të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) .

Sipas Entit kjo mbetet sfidë për sektorin UK për t`u realizuar në të ardhmen duke pasur parasysh që është edhe një nga kërkesat që duhen plotësuar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe të arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, që të arrihet akses në kanalizime dhe higjienë adekuate dhe të barabartë për të gjithë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të grave dhe vajzave dhe ata që janë në situata të cenueshme.

“Ndaj, është e nevojshme të ndërmerren investime për ndërtimin e infrastrukturës së grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane në shkallë vendi” vlerëson raporti.

The post Raporti: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime, nevojë në rritje për impiante appeared first on Revista Monitor.

65% e transfertave bankare kryhen nëpërmjet internetit

27 August 2025 at 10:00

Tendenca e zhvendosjes së pagesave bankare drejt kanaleve elektronike është theksuar më tej në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga rreth 4.4 milionë transferta kreditimi (pagesa) të kryera nga klientët e sektorit bankar për tremujorin e dytë 2025, 65% e tyre ose rreth 2.85 milionë veprime në total u kryen në formë jo-letër.

Transfertat në formë jo-letër përfshijnë transferta që kryhen pa praninë fizike të klientit në bankë, kryesisht nëpërmjet shërbimeve të internet banking dhe mobile banking.

Për të gjithë 6-mujorin 2025, pesha e veprimeve nga kanalet elektronike është rritur në 64% të totalit, ndërsa gjysmën e parë të vitit të kaluar ato përbënin rreth 59% të numrit të përgjithshëm të transfertave bankare.

Transfertat elektronike kanë fituar një peshë të konsiderueshme edhe të matura në vlerë.

Rreth 40% e vlerës së përgjithshme të transfertave për 6-mujorin 2025 u krye nëpërmjet internet banking/mobile banking, nga 39% e që kishte qenë pesha e tyre në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në fund të vitit 2024, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%. Tashmë 39% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 34% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023 dhe më pak se 20% që ishte në vitin 2020.

Afërsisht 90% e numrit të llogarive bankare të rezidentëve të lidhura me internetin i takojnë individëve. Numri i llogarive të lidhura me internetin për individët u rrit me 23%, ndërsa për llogaritë e bizneseve rritje ishte edhe më e lartë, me 26% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Përdorimi i kanaleve online është i rëndësishëm për të kursyer kohë, por edhe për të mundësuar  një shfrytëzim më eficient të sporteleve të bankave, duke i shfrytëzuar këto sportele vetëm për marrjen e  atyre shërbimeve dhe produkteve ku prania fizike është ende e domosdoshme.

Aktualisht, të gjitha bankat tregtare në Shqipëri e ofrojnë shërbimet e internet banking. Kjo nënkupton se çdo klient i sektorit bankar ka në dispozicion një kanal alternativ për kryerjen e pagesave dhe marrjen e shërbimeve të pagesave, pa qenë nevoja për shkuar domosdoshmërisht në degë.

Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga lehtësitë tarifore të aplikuara me nismën e Bankës së Shqipërisë. Që prej qershorit të vitit 2020, të gjitha transfertat ndërbankare deri në vlerën e 20 mijë lekëve që kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike duhet të ofrohen nga bankat pa asnjë komision. Ndërkohë, për shumat më të mëdha, transfertat elektronike kanë komisione të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen nga sportelet e bankave. E njëjta politikë u ndoq edhe në rregulloren për transfertat kombëtare në Euro, ku komisionet për transfertat elektronike duhet të jetë maksimalisht sa 50% e komisioneve të pagesave që kryhen në degët e bankave.

Ndërkohë, në projektrregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, që pritet të miratohet këtë viti, Banka e Shqipërisë parashikon dyfishimin e vlerës së transfertave të kryera nëpërmjet internetit që përjashtohet nga komisionet bankare, nga 20 mijë lekë në 40 mijë lekë.

Projektrregullorja e re ruan gjithashtu detyrimin për të aplikuar një nivel 50% të komisioneve për transfertat e kryera me internet banking, por ndërkohë ul nivelin e tyre bazë në përqindje.

Për shembull, të gjitha transfertat e kryera me e-banking deri në vlerën e 1 milion lekëve nuk mund të ngarkohen nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë. / E.Shehu

 

The post 65% e transfertave bankare kryhen nëpërmjet internetit appeared first on Revista Monitor.

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 3 persona të kërkuar nga Italia për trafik droge/ EMRAT

By: Ela
27 August 2025 at 08:50

Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikim të lëndëve narkotike në Itali. Policia e Shtetit sqaron se në kuadër të tre operacioneve u vunë në pranga me qëllim ekstradimi në Itali shtetasit, Kledis Shermadhi, 24 vjeç, Ardit Mehdiu, 29 vjeç dhe Emiseldo Fasko., 22 vjeç, të tre banues në Fier. Ata […]

The post Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 3 persona të kërkuar nga Italia për trafik droge/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në restorantin e dasmave të Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike në kuzhinë

By: Ela
27 August 2025 at 08:47

Këngëtari Zef Beka ka reaguar për zjarrin e rënë një ditë më parë restorantin e dasmave”Orkidea Palace” në Lezhë. Në një reagim, ai thotë se zjarri ra si pasojë e një shkëndije elektrike në kuzhinën e restorantit, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll dhe nuk pati rrezik për jetën. Reagimi i plotë:  Të nderuar miq, familjarë […]

The post Zjarri në restorantin e dasmave të Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike në kuzhinë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet pallati 3-katësh, evakuohen banorët

By: Ela
27 August 2025 at 08:27

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të Peshkopisë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Flakët kanë nisur nga kati i tretë i godinës dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar të gjithë ndërtesën. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme. Zjarri […]

The post Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet pallati 3-katësh, evakuohen banorët appeared first on BoldNews.al.

Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt

By: Ela
27 August 2025 at 08:23

Ai nuk i ka fillesat si Rama. Dhe sa duket as të ardhmen politike. Nga 10 shkurti i këtij viti, ai ndodhet në arrest me burg. SPAK dyshon se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë përfituar pasuri personale nga fonde publike. Skema përfshin favorizim të kompanive private për tendera dhe leje ndërtimi. Qysh prej muajit […]

The post Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Kthjellime dhe vranësira në mesditë! Sa do të shkojnë temperaturat sot

By: Ela
27 August 2025 at 08:12

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në veri të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe […]

The post Kthjellime dhe vranësira në mesditë! Sa do të shkojnë temperaturat sot appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 27 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Ela
27 August 2025 at 08:10

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 84.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 27 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj

26 August 2025 at 23:03

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj.

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekë në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë, me një rritje prej 6.6% në krahasim me mesataren e një viti më parë.

Profesioni i dytë më i paguar është ai i “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me një pagë mesatare prej 156.7 mijë lekësh, ose 8.8% më shumë se në 2023-n.

Në vend të tretë janë “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, që marrin mesatarisht 156.6 mijë lekë në muaj, ose pothuajse sa drejtuesit e prodhimit. Në krahasim me një vit më parë, rritja është 8.8%. Specialistët e IT-së po bëhen gjithnjë e më të kërkuar për dy arsye. Së pari, me zhvillimin e teknologjisë ata po kërkohen gjithnjë e më shumë. Së dyti, ky profesion është i kërkuar dhe në botë e Europë, duke bërë që shumë të arsimuar në këtë fushë të ikin jashtë, çka ka ulur ofertën e tyre në vend, duke detyruar rritjen e pagave.

Pas drejtuesve dhe specialistëve të teknologjisë së informacionit, puna që paguan më mirë është në shtet. Më të paguarit janë “Oficerë të forcave të armatosura”, me 118.7 mijë lekë/muaj (rritje 8%). Listën e vazhdojnë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, me 112.4 mijë lekë (rritje 8.1%).

Ndjekja e studimeve për ekonomik ka gjithashtu kthim relativisht të lartë. “Specialistë të administrimit dhe biznesit” u paguan mesatarisht 104 mijë lekë në muaj në 2024-n, me rritje 9.7% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Edhe “Specialistë në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore”, marrin mbi 100 mijë lekë/muaj, në 104 mijë lekë.

Për herë të parë edhe mësimdhënia paguhet mbi 100 mijë lekë /muaj, me “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë”, që kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 100.5 mijë lekë.

Nga 36 grup profesionet që raporton INSTAT, vetëm 8 prej tyre kanë paga mbi 100 mijë lekë/muaj. (shih grafikun në fund).

Ndër rritjen më të lartë të pagave në 2024-n e kishin grup profesionet e “Specialistë të mësimdhënies”, me 13.3%, në gati 90 mijë lekë; “Specialistë të shëndetësisë”, me 99 mijë lekë (+11.5%); “Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, me 13.5% në gati 76 mijë lekë/muaj bruto, si rrjedhojë e reformës për pagesa më të larta për mësuesit e mjekët e infermierët.

Në fund të listës për paga të ulëta janë grup profesione si “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, me 47 mijë lekë dhe “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë”, me 45 mijë lekë.

Paga mesatare mujore bruto gjithsej në vitin 2024 ishte 77.4 mijë lekë, me rritje gati 10% në krahasim me vitin e mëparshëm.

 

Pagat sërish mbeten më të ulëtat në rajon

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme, e ndikuar nga shumë faktorë, si presioni në tregun e punës nga emigracioni apo reformës në administratë, paga mesatare në vend vijon të mbetet rreth 30% më pak se në vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Kosovës.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n). Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit.

 

https://monitor.al/gara-e-pagave-e-humbur-ne-shqiperi-arrin-770-euro-ne-2024-n-ne-rajon-i-ka-kaluar-1000-euro-muaj/

 

The post Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj appeared first on Revista Monitor.

❌
❌