Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 August 2025Main stream

Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj të Shqipërisë, zëvendësojnë italianët 

24 August 2025 at 23:03

Në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, këtë vit  has shpesh djem të rinj gjermanë, me çanta në shpinë, teksa akomodohen në shtëpitë me qira, apo të ulur në bare e restorante. Të shumta janë dhe ata që flasin frëngjisht.

Franca dhe Gjermania janë dy shtetet që këtë vit kanë “pushtuar” Shqipërinë, duke ia marrë stafetën Italisë, që deri një vit më parë e kishin të dukshme preferencën për vendin e shqiponjave.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se si Franca ashtu dhe Gjermania kanë shënuar rritje të fortë të hyrjeve në vend.

Në janar-korrik, hyrjet nga Gjermania arritën në 231 mijë, me një rritje prej 28%, ose 50 mijë më shumë. Gjermania është ngjitur për herë të parë në vendin e gjashtë, pas Kosovës, Italisë, Maqedonisë së Veriut, malit të Zi e Greqisë, vende që tradicionalisht e kanë vizituar Shqipërinë. Operatorët turistikë pohojnë se kryesisht po vijnë turistë individualë dhe të rinj. Edhe në korrik vijoi tendenca pozitive me 15% hyrje më shumë.

E fortë ka qenë rritja dhe nga Franca, me 160 mijë hyrje nga ky vend për janar-korrik, ose  48% më shumë, duke u ngjitur në vendin e nëntë. Në numër Franca ka pasur dhe nivelin më të lartë të rritjes nga të gjithë shtetet me 51 mijë më shumë. Tendenca e tyre duket e qëndrueshme, me korrikun që shënoi një rritje prej 55%. Operatorët turistikë pohojnë se ata janë në negociata për të mbyllur kontrata me turistët francezë për vitin tjetër.

Francezët dhe gjermanët duket se po “zëvendësojnë” itaianët, interesi i të cilëve për Shqipërinë këtë vit duket i zbehur. Në janar-korrik hynë në vend 664 mijë shtetas italianë, me rritje 4.5%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë zgjerimi kishte qenë 47%. Gjithsesi italianët mbeten grupi i dytë më i madh i turistëve në vend, me 10% të totalit, për 7 mujorin, përkundrejt Gjermanisë 3.5% dhe Francës 2.4%.

Shtetasit nga Kosova vijojnë të mbeten grupimi më i madh i turistëve në Shqipëri, me 35% të totalit për 7 mujorin, ndonëse tendenca është në rënie.

Përkundrejt francezëve e gjermanëve, turizmi po shfaq shenja ngadalësimi këtë vit. Për janar-korrik në vend kanë hyrë 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje 3.5% me bazë vjetore, nga 23% të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik shifrat ishin të vakëta, me 1.82 milionë hyrje, ose vetëm 0.4% më shumë se korriku 2024.

 

Turizmi bie nga Kosova, më pak dhe turq, polakë e spanjollë, rikthehen serbët

 

Burimi: INSTAT

 

Burimi: INSTAT

 

Burimi: INSTAT

 

The post Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj të Shqipërisë, zëvendësojnë italianët  appeared first on Revista Monitor.

Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në Rajon

24 August 2025 at 23:02

Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me 18.2% krahasuar me vitin 2023, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ende ngelet i konsiderueshëm.

Zakonisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për ta prodhuar. Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Bosnje Hercegovina, me 26.5 dollarë, Serbia, me 28.8 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 33.6 dollarë dhe Mali i Zi, me 37.5 dollarë.

Statistikat e ILO nuk japin informacion për Kosovën.

Shqipëria renditet e parafundit në gjithë Europën, duke lënë pas vetëm Moldavinë.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në teknologji dhe automatizim, inovacioni dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës. Një ndikim gjithashtu mund të ketë edhe struktura e ekonomisë dhe pesha në të e sektorëve që në përgjithësi mundësojnë një vlerë më të madhe të shtuar për njësi kohë pune.

Shtetet me produktivitetin më të lartë të punës në Botë janë Luksemburgu, me 166.1 dollarë në orë, i ndjekur nga Irlanda, me 139.1 dollarë në orë dhe Norvegjia, me 123.6 dollarë.

Të dhënat e ILO tregojnë se në përgjithësi ato shtete që mund të kenë në dispozicion një forcë pune më të kosto të ulët kanë edhe produktivitet më të ulët të punës. Për shembull, Kina, megjithëse është një nga ekonomitë më të mëdha në Botë, ka një produktivitet puna pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë.

Edhe në vendin tonë, kosto e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë krijuar shumë stimuj për të rritur produktivitetin në dekadat pas rënies së komunizmit. Për shkak të pagave të ulëta, ndërmarrjet kanë ndier pak presion për të investuar në pajisje dhe teknologji, çka do të mundësonte rritje të prodhimit pa shtuar kostot e punës.

Në vitet e fundit, rënia e peshës së fasonerisë dhe rritja e peshës së turizmit në strukturën e ekonomisë duket se ka ndikuar pozitivisht produktivitetin në ekonominë shqiptare. Megjithatë, Shqipëria ngelet ende dukshëm mbrapa ekonomive të rajonit dhe Europës.

Problem tjetër për ekonominë shqiptare se ka qenë aftësia e fuqisë punëtore. Cilësia në rënie e sistemit arsimor, mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës dhe emigracioni i lartë mes të rinjve kanë ndikuar negativisht aftësinë e forcës së punës.

Përmirësimi i produktivitetit të punës është i lidhur me ngushtë me nivelin e pagave. Produktiviteti i ulët nuk krijon mundësi reale për paga të larta, ndaj përmirësimi i këtij treguesi është thelbësor për rritjen e mirëqenies së një vendi. Nga ana tjetër, tyrsnia nga tregu i punës për rritjen e pagave (siç ka ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit) mund të krijojë më shumë presione për nevojën e rritjes së produktivitetit të punës, në mënyrë që bizneset të arrijnë në ruajnë konkurrueshmërinë./ E.Shehu

Burimi: ILO

The post Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në Rajon appeared first on Revista Monitor.

Kredia për shtëpi, ja si ndahet “torta” mes bankave

24 August 2025 at 23:00

Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar arriti rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muaj sektori bankar dha 36.2 miliardë lekë kredi të re për shtëpi, në rritje me 31.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 230.1 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 17.4%. Ky portofol përbën tashmë 27% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.

Sipas të dhënave operative, të raportuara nga sektori bankar, në mesin e këtij viti tregu i kredisë për shtëpi kryeson nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT). Banka më e madhe në vend zotëronte një portofol total prej 46.9 miliardë lekësh. Kjo shumë përbën rreth 21.9% të portofolit të kredisë për shtëpi të dhënë nga sektori bankar në Shqipëri.

Ndjek OTP Albania, që historikisht ka pasur një fokus të rëndësishëm në këtë produkt. Në mesin e 2025, banka me kapital hungarez zotëronte një portofol prej 40.2 miliardë lekësh ose afërsisht sa 18.7% e portofolit total të kredisë për shtëpi.

BKT dhe OTP Albania, kanë një avantazh të konsiderueshëm në këtë produkt, kundrejt bankave të tjera tregtare në vend. Së bashku, ato zotërojnë afërsisht 40% të tregut të kredisë për shtëpi.

Në vend të tretë pozicionohet Credins Bank, me një portofol aktiv prej 27.3 miliardë lekësh. Kjo shumë përbën 12.7% të portofolit të sektorit bankar në vend. Megjithëse është banka më e madhe kredituese ekonomisë shqiptare, Credins Bank vazhdon ta ketë fokusin kryesor në segmentin e biznesit, ndërsa renditet më mbrapa në huadhënien për individët dhe familjet.

Raiffeisen Bank është banka e katërt më e madhe financuese e blerjes së shtëpive nga familjet shqiptare, me një portofol prej 23.9 miliardë lekësh, ose sa 11.1% e totalit të sektorit bankar në vend.

Tirana Bank po fiton një peshë në rritje edhe në tregun e kredisë për shtëpi. Në mesin e këtij viti, banka e grupit Balfin raportonte një portofol total prej 19.5 miliardë lekësh. Kjo shumë përbën afërsisht 9.1% të totalit të portofolit të sektorit.

Ndjek Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, me një portofol në shumën e 17.7 miliardë lekëve osa sa 8.2% e totalit të sektorit.

Vijon Banka e Parë e Investime Shqipëri (Fibank), me një portofol total prej 13.4 miliardë lekësh. Banka me kapital bullgar është aktor i rëndësishëm në tregun e kredisë për shtëpi, me më shumë se 6.2% të portofolit total.

Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) në mesin e 2025 raportonte një portofol të kredisë për shtëpi në vlerën e 8.9 miliardë lekëve, shumë kjo që përbën 4.1% të totalit të sektorit.

Union Bank zotëronte 3.7% të tregut të kredisë për shtëpi, me një vlerë totale portofoli prej 7.9 miliardë lekësh.

Renditja mbyllet nga Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA). Banka më e vogël e sektorit zotëron një portofol të kredisë për shtëpi në vlerën e 4.3 miliardë lekëve, shumë kjo që i jep 2% të tregut të këtij produkti.

Rritja e kredisë për shtëpi vlerësohet të ketë arritur pikun në mesin e këtij viti, ndërsa pas muajit korrik huadhënia mund të ketë një ngadalësim, për shkak të hyrjes në fuqi të masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Këto masa, priten të ndikojnë veçanërisht kreditë për blerjen e shtëpive të dyta ose në përgjithësi për qëllime investimi.

Banka Qendrore ka vendosur nivele tavan për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave”, për kreditë që japin bankat për pasuri të paluajtshme rezidenciale.

Raporti i kredisë ndaj vlerës është përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë. Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

Ndërsa raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave përfaqëson raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona, në raport me të ardhurat e huamarrësve. Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Kredia për shtëpi, ja si ndahet “torta” mes bankave appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 24 August 2025Main stream

‘Droga dixhitale’ po dëmton të rinjtë, sociologia: Vajzat adoleshente më të prekura

By: Ela
24 August 2025 at 15:28

Lundrimi në botën virtuale po ndikon ndjeshëm në jetën e adoleshentëve. Psikologët theksojnë se izolimi nga realiteti dhe qëndrimi për orë të tëra në rrjetet sociale po dëmtojnë shëndetin mendor të tyre. Vajzat adoleshente rezultojnë të jenë më të prekshme nga ky realitet i ri, duke përjetuar pasoja më të theksuara. Me shqetësim, specialistët vërejnë […]

The post ‘Droga dixhitale’ po dëmton të rinjtë, sociologia: Vajzat adoleshente më të prekura appeared first on BoldNews.al.

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

By: Ela
24 August 2025 at 15:14

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beorgadit, e dorëzoi ankesën në PZAP paraditen e 22 gushtit. “Anulohet vendimi i KQZ-së dhe urdhërohet […]

The post PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja paramartesore e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez që po çmend rrjetin!

By: Ela
24 August 2025 at 15:06

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez duket se janë në prag të martesës, por mediat spanjolle kanë vënë re një detaj që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve: një marrëveshje paramartesore me shifra të jashtëzakonshme. Sipas thashethemeve, në rast ndarjeje, Georgina do të përfitonte një ndihmë mujore prej 121 mijë dollarësh, si dhe prona luksoze në […]

The post Marrëveshja paramartesore e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez që po çmend rrjetin! appeared first on BoldNews.al.

Zhduket 13-vjeçarja në Korçë

By: Ela
24 August 2025 at 14:41

Një 40-vjeçare ka denoncuar në Policinë e Korçës largimin e së bijës. Policia informon se 13-vjeçarja, sipas kallëzimit të së ëmës, është larguar nga banesa më datë 23 gusht dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej saj. “Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja M. Ç., 40 vjeçe, se më datën 23.08.2025, është larguar […]

The post Zhduket 13-vjeçarja në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Vrau gruan, 40-vjeçari shqiptar përballet në gjykatë me vajzën e tij, ja çfarë i tha

By: Ela
24 August 2025 at 14:36

Ka dalë sot para Prokurorit 40-vjeçari, Pandeli Nakoleci që vrau në Greqi gruan e tij 36-vjeçare, para syve të fëmijëve të mitur. Në momentin e mbërritjes në Prokurori, gazetarët e pyetën se “pse e bëri” dhe nëse është penduar, por ai qëndroi i heshtur, me kokën ulur. Sipas mediave greke, brenda ambienteve të gjykatës, ai […]

The post Vrau gruan, 40-vjeçari shqiptar përballet në gjykatë me vajzën e tij, ja çfarë i tha appeared first on BoldNews.al.

Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

By: Ela
24 August 2025 at 14:10

“Bukuroshja e Durrësit” është një simbol i qytetit bregdetar. Mozaiku i përket shekullit IV para lindjes së Krishtit dhe ndodhet i ekspozuar prej fillimit të viteve ’80 në Muzeun Kombëtar të Tiranës. Por gjendja e mozaikëve të tjerë të Durrësit nuk duket fatlume. Mozaiku i Meandrit dhe ai me Rozetë ndodhen në themelet e dy […]

The post Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’ appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Fier 19-vjeçari i kërkuar nga Italia

By: Ela
24 August 2025 at 13:55

Një 19-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit “Operacionalja 59”. I arrestuari është shtetasi Z. Z., 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cukalat, Berat, i cili u kap në Fier dhe u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar […]

The post Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Fier 19-vjeçari i kërkuar nga Italia appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen rreth 2000 bimë kanabisi në Shkodër, e pësojnë tre kryetarë fshatrash

By: Ela
24 August 2025 at 13:52

Policia ka gjetur dhe asgjësuar rreth 2000 bimë kanabis në qarkun e Shkodrës. Për pasojë janë proceduar penalisht tre kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre. Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 186 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, […]

The post Zbulohen rreth 2000 bimë kanabisi në Shkodër, e pësojnë tre kryetarë fshatrash appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të kalonte kufirin me çantën e mbushur me kanabis, arrestohet i riu në Morinë

By: Ela
24 August 2025 at 13:40

Një i ri është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. 22-vjeçarit me iniciale E.A., iu gjetën të fshehur në çantë një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, të ndarë në formën e cigareve, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. “Shërbimet e Policisë Kufitare në […]

The post Tentoi të kalonte kufirin me çantën e mbushur me kanabis, arrestohet i riu në Morinë appeared first on BoldNews.al.

Banesa përfshihet nga flakët në qendër të Elbasanit, panik te banorët

By: Ela
24 August 2025 at 13:30

Një shtëpi e vjetër u përfshi nga flakët mesditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit. Zjarri, i cili shpërtheu rreth orës 12:09 shkaktoi panik te banorët e zonës për shkak të afërsisë me banesa dhe biznese të tjera. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me tre mjete dhe 10 efektivë, të cilët bënë […]

The post Banesa përfshihet nga flakët në qendër të Elbasanit, panik te banorët appeared first on BoldNews.al.

Tragjike në Shkodër! Gruaja i jep fund jetës duke u vetëdjegur në oborrin e banesës

By: Ela
24 August 2025 at 13:11

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 11:30, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në oborrin prapa banesës së saj, është vetëdjegur me lëndë djegëse 78-vjeçarja me inicialet H.A. Sipas burimeve paraprake, e moshuara dyshohet se vuante nga depresioni. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të […]

The post Tragjike në Shkodër! Gruaja i jep fund jetës duke u vetëdjegur në oborrin e banesës appeared first on BoldNews.al.

“Droga si meritë biografike”/ Denoncimi: Rama emëron kriminelin Ergys Hoxha në krye të IKMT

By: Ela
24 August 2025 at 13:09

Kredemokarti Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili zbulon se Edi Rama ka emëruar në fshehtësi, në krye të IKMT-së, Ergys Hoxhën i cili njihet ndryshe si “Gysi i drogës”. “Kush është ky kriminel që sa herë që Rama do të shtypi popullin dhe t’ju rrënojë pasuritë, emërohet në detyrë nga […]

The post “Droga si meritë biografike”/ Denoncimi: Rama emëron kriminelin Ergys Hoxha në krye të IKMT appeared first on BoldNews.al.

Ndezi zjarr për të pastruar tokën dhe dogji 600 m² me lëndë drusore, arrestohet fieraku/ EMRI

By: Ela
24 August 2025 at 12:57

Romeo Ndreko, 51-vjeç, është arrestuar nga Policia në Fier, pasi dyshohet se ndezi zjarr për pastrim bari në afërsi të shinave të trenit në lagjen “16 prilli”, duke shkaktuar djegien e rreth 600 m² me lëndë drusore të linjave hekurudhore. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen para […]

The post Ndezi zjarr për të pastruar tokën dhe dogji 600 m² me lëndë drusore, arrestohet fieraku/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Ndezi zjarrin që dogji pyllin në Gramsh, arrestohet një person në Elbasan

By: Ela
24 August 2025 at 12:47

Policia e Elbasanit ka arrestuar me kërkesë të Prokurorisë shtetasin F.S. për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Prokuroria e Elbasanit bën me dije se “më datë 21.08.2025, policia u njoftua se në fshatin Bresnik i Poshtëm, Njësia Administrative Kodovjat, bashkia Gramsh ka rënë zjarr në mesin e një pylli […]

The post Ndezi zjarrin që dogji pyllin në Gramsh, arrestohet një person në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

“Armët me silenciator, po i vendos në kanaçe”, zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas

By: Ela
24 August 2025 at 12:07

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar nga Ervis Cela dhe Franc Copja. Sipas gazetares Klodiana Lala, organizata kishte krijuar një rrjet të sofistikuar për trafikimin e armëve dhe drogës. Komunikimet e zbardhura mes anëtarëve të grupit tregojnë metodat e sofistikuara të […]

The post “Armët me silenciator, po i vendos në kanaçe”, zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas appeared first on BoldNews.al.

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

By: Ela
24 August 2025 at 12:00

Gjatë vazhdimit të seancës konstituive, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje s’arritën të siguronin 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës. Kjo ishte hera e dytë që Murati u propozua për këtë post, dhe hera e parë për Nagavcin dhe Bashkën. Për Muratin dhe Nagavcin […]

The post Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina

By: Ela
24 August 2025 at 11:44

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kërcënuar gazetarin Almer Toska, administrator i një portali online. Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë regjistruar procedimin për veprën penale të kanosjes për shkak të […]

The post Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina appeared first on BoldNews.al.

❌
❌