Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Opozita e copëzuar e Berishës/ Petraj: Grupet parlamentare, skemë e tij! Nura: Të rinjtë në PD duhet të marrin stafetën!

26 August 2025 at 23:47

TIRANË- Sali Berisha, nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, por do të hyjë në kuvendin e ri si humbës, madje me tre grupe parlamentare.

Vetë doktori e justifikon këtë ndarje me votat e çdo subjekti të koalicionit opozitar. Por Berisha e la në ajër Gaz Bardhin deri në nisjen e legjislaturës, nëse do të vazhdojë të drejtojë grupin demokrat.

Berisha tha se për këtë do të vendosin forumet. E sigurt është që vetë doktori edhe pse më i moshuari në atë sallë, nuk do ta hapë seancën e parë të kuvendit.

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News theksoi se krijimi i tre grupeve parlamentare është një skemë e njohur, e cila sipas tij është përdorur edhe më përpara.

Sipas tij, përmes kësaj formule, opozita do përpiqet të ngrejë më shumë mocione dhe interpelancë në Kuvend.

“Nuk i dihet se çfarë plani ka, nuk i dihet e çfarë xhiron Berisha. Këtë skemë që përdor Berisha është një skemë e njohur. Kjo ka lindur që nga  2005. Pjesa për të cilën po ë bën Berisha është një skemë, e cila synon organizmin e opozitës. Do të grenë mocione të ndryshe dhe mund të ngrenë disa shqetësime dhe janë problematike në të cilat qeveris mazhoranca”, tha ai.

Analisti Artur Nura u shpreh se Sali Berisha “de facto” i ka njohur zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit dhe kjo faktohet shtoi ai nga deklarata se do të shkojë në Kuvend, në fillim shtatori.

Sipas Nurës, nëse Berisha do t’i njihte zgjedhjet edhe  “de jure”, atëherë ai fillimisht do duhej të respektonte statutin e partisë dhe të largohej nga kryetari i Parisë Demokratike.

“Është një njohje “de facto” dhe jo “de jure” e zgjedhjeve. Nëse do i pranonte dhe de jure, duhet të jepte dorëheqjen dhe të hapte garën Brenda Partisë Demokratike. Po e menaxhon në interes të tij, por jo në interes të partisë”, tha ai.

Analisti Nura thekson se ringritja e Partisë Demokratike nuk mund të bëhet kurrsesi me Sali Berishës, por shton se stafeta duhet t’u kalojë të rinjve, të cilët janë gati të krijojnë një ofertë politike fituese.

“Të rinjtë në PD duhet të marrin stafetën. Ringritja e partisë bëhet vetëm me largimin e Sali Berishës”, tha ai/abcnews.al

 

Armando Broja debuton me asist/ Sulmuesi kuqezi luan si titullar në Kupë te Burnley

26 August 2025 at 23:15

Armando Broja pati një debutim shumë të mirë tek Burnley, duke qene protagonist në ndeshjen e Kupës së Ligës.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte titullar dhe shërbeu pasimin për golin e avantazhit shënuar nga Ramsej në minutën e katërt.

Ylli kuqezi ishte në fushë 68 minuta në ndeshjen ndaj Derbi Kauntit.

Shpresohet që Broja të mos ketë probleme fizike dhe të kthehet në formën e dikurshme. Burnley e bleu këtë verë kartonin e tij nga Çelsi për 23 milionë euro.

Përshkallëzohet protesta në Novi Sad, studentët e Juridikut “pushtojnë” ambientet e Fakultetit të Filozofisë

26 August 2025 at 23:06

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad kanë hyrë brenda në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani Milivoj Alanoviç i kishte përzënë ato.

Në fakultet më pas, me thirrjen e dekanit, kanë arritur pjesëtarë të Njësisë Ndërhyrëse dhe tre automjete policore (të njohura si “marica”).

Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe Xhandarmëria e Serbisë. Studentëve dhe profesorëve gjatë ditës iu bashkuan edhe bujq dhe grupe qytetarësh, për t’u dhënë mbështetje.

Në një moment është dëgjuar zhurmë para Fakultetit, sepse studentët nga Fakulteti Juridik kishin arritur të hynin në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë nga një hyrje anësore.

Dekani Alanoviç që nga mëngjesi ka qëndruar i mbyllur brenda, ndërsa para ndërtesës ishin mbledhur studentë si dhe grupe qytetarësh.

Yesterday — 26 August 2025Main stream

Ukraina pranon që Rusia ka hyrë në rajonin kyç të Dnipropetrovskut

26 August 2025 at 22:42

Forcat ukrainase e kanë pranuar se ushtria ruse ka kaluar në rajonin lindor industrial të Dnipropetrovskut dhe po përpiqen të krijojnë një pikëmbështetje.

“Ky është sulmi i parë i një shkalle kaq të gjerë në rajonin e Dnipropetrovskut”, ka thënë për BBC-në Viktor Trehubov, i Grupit Operacional-Strategjik të Trupave të Dniproskut, megjithëse ai ka shtuar se përparimi i tyre është ndalur.

Rusia ka pretenduar gjatë gjithë verës se ka hyrë në zonë, ndërsa forcat e saj përpiqen të arrijnë më thellë në territorin ukrainas nga rajoni i Donetskut.

Në fillim të qershorit, zyrtarët rusë kanë thënë se një ofensivë kishte filluar në Dnipropetrovsk, megjithëse raportet e fundit ukrainase sugjerojnë se ata mezi e kanë shkelur kufirin rajonal.

Çdo përparim rus në Dnipropetrovsk do të ishte një goditje për moralin e ukrainasve, pasi një përpjekje diplomatike e udhëhequr nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës duket se po dobësohet pavarësisht takimit të presidentit, Donald Trump me presidentin rus, Vladimir Putin më 15 gusht në Alaska.

Projekti i hartëzimit DeepState i Ukrainës ka vlerësuar të martën se Rusia tani ka pushtuar dy fshatra brenda rajonit, Zaporizke dhe Novohryhorivka.

Megjithatë, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës e ka mohuar këtë.

Ushtria “vazhdon të kontrollojë” Zaporizken, ka thënë ajo në një deklaratë, dhe “luftime aktive po vazhdojnë gjithashtu në zonën e fshatit Novohryhorivka”.

Moska nuk ka pretenduar Dnipropetrovsk, ndryshe nga Donetsku dhe katër rajonet e tjera lindore të Ukrainës, por ka sulmuar qytetet e saj të mëdha, përfshirë kryeqytetin rajonal Dnipro.

“The Mirror”: Lumi i Shalës apo ‘Tajlanda e Evropës’, mahnit vizitorët e huaj

26 August 2025 at 21:56

Shqipëria po fiton vend gjithnjë e më të dukshëm në hartën turistike të Europës dhe një nga pikat që ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare është Lumi Shalës, shkruan mirror.co.uk.

I quajtur nga mediat britanike si “Tajlanda e Europës”, ky destinacion po mahnit vizitorët me ujërat e tij të kristaltë dhe peizazhet e egra të Alpeve Shqiptare.

Artikuj të publikuar në shtypin britanik theksojnë se Lumi Shalës ofron një eksperiencë të ngjashme me ishujt tropikalë të Azisë Juglindore, por me një kosto shumë më të përballueshme dhe më afër Europës.

I aksesueshëm vetëm me varkë nga liqeni i Komanit, lumi përshkon mes maleve të larta dhe pyjeve të dendur, duke krijuar një atmosferë ekzotike që shpesh i bën vizitorët të ndihen si në një destinacion aziatik.

Zona ofron mundësi të shumta për aktivitete aventuriere, si zip-line, not, kajak, zhytje dhe shëtitje malore, por është po aq tërheqëse edhe për ata që kërkojnë qetësi e relaks buzë ujit.

Ky kombinim i aventurës me pushimin e qetë e ka kthyer në një destinacion gjithnjë e më të preferuar.

Lumi Shalës ka fituar popullaritet të madh në rrjetet sociale. Pamjet e shpërndara në TikTok dhe Instagram kanë habitur shumë përdorues, të cilët fillimisht besonin se bëhej fjalë për Tajlandën.

Shumë turistë ndërkombëtarë që e kanë vizituar e kanë vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet më të bukura dhe më të rekomandueshme në Europë.

Një tjetër avantazh i madh është qasja e lehtë. Nga Mbretëria e Bashkuar ofrohen fluturime direkte drejt Shqipërisë nga disa aeroporte, përfshirë Bristol, Birmingham, Luton dhe Stansted, me çmime që në tetor fillojnë nga vetëm 25 paund.

Ky kombinim i aksesueshmërisë, kostove të ulëta dhe bukurive natyrore të veçanta po e shndërron Shqipërinë në një destinacion në rritje për turistët e huaj.

Lumi Shalës mbetet ende një perlë e fshehur e Alpeve Shqiptare, larg turmave të destinacioneve të mbipopulluara dhe po kthehet me shpejtësi në një simbol të ri të turizmit shqiptar.

EMRI/ Aksident me vdekje në Korçë, viktima një 50-vjeçare

26 August 2025 at 21:08

KORÇË- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin e Korçës, mbrëmjen e kësaj të marte.

Paraprakisht raportohet se viktimë e aksidentit ka mbetur një grua 50-vjeçare, e identifikuar si Afërdita Elezi, e cila në momentin e përplasjes po lëvizte me biçikletë.

Aksidenti u regjistrua ne aksin dytësor Korçe-Voskop, përgjatë rrugës për në Voskopojë.

Grupi hetimor dhe Policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave/abcnews.al

“Digjet” Zvicra/ Protestuesit dalin sërish në rrugë, fajësojnë policinë për vdekjen e 17-vjeçarit

26 August 2025 at 20:05

Qyteti i Lozanës në  Zvicrës është shndërruar në një fushë betejë me dhunën, e cila u përshkallëzua përsëri gjatë të martës.

Rreth 200 të rinj u rebeluan për të dytën ditë radhazi dhe sulmuan policinë. Ata hodhën gurë, bomba molotov dhe fishekzjarrë. Kontejnerë dhe kazanë mbeturinash u dogjën. Një autobus i transportit publik u dëmtua gjithashtu.

Mbi 140 efektivë policie po monitorojnë situatë, ndërsa shtatë persona u arrestuan.

Arsyeja e trazirave? Vdekja e një adoleshenti.

Sipas ” Blick “, viktima ishte 17-vjeçar. Ai po ngiste me shpejtësi të tepërt nëpër një zonë prej 30 km/orë të dielën. Sipas policisë, skuteri ishte raportuar i vjedhur të shtunën. Kur një patrullë u përpoq ta ndalonte, ai përshpejtoi, duke rezultuar në një aksident. Fillimisht 17-vjeçari u plagos rëndë dhe vdiq pak më vonë.

Trazirat dhe sulmet ndaj policisë shpërthyen që në natën e së dielës. Zemërimi ndaj autoriteteve u nxit edhe nga një incident tjetër:

Në qershor, një vajzë 14-vjeçare vdiq pas një aksidenti me motoçikletë – gjithashtu ndërsa po i ikte policisë. “Ne duam të dimë të vërtetën rreth aksidenteve”, tha një adoleshente.

OKB: Uria në Gaza është në një fazë të përshkallëzuar me shpejtësi

26 August 2025 at 19:41

Olga Cherevko, zëdhënëse e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), deklaroi se uria në Gaza po përshkallëzohet me shpejtësi dhe paralajmëroi se nëse situata aktuale nuk adresohet në mënyrë holistike, uria mund të përhapet lehtësisht në pjesë të tjera të Gazës.

Cherevko në një intervistë për Anadolu foli në lidhje me situatën në Gaza e cila është nën sulme intensive izraelite.

Ajo deklaroi se uria dhe kriza e ushqimit janë të përhapura në Gaza dhe theksoi se konfirmimi i urisë në qytetin e Gazës në një raport të botuar nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) i mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB) nuk ishte surprizë.

“Sado e tmerrshme të jetë (uria në Gaza), është diçka për të cilën kemi paralajmëruar prej muajsh. Ne e kemi ngritur këtë çështje dhe e kemi theksuar rrezikun në çdo platformë të mundshme, duke thënë se po ndodh prej muajsh. Nëse kjo situatë nuk ndryshon, do të shohim skenarin më të keq”, tha Cherevko.

Ajo ka kujtuar se raporti i IPC-së theksoi se nëse situata aktuale nuk trajtohet në mënyrë të saktë, uria mund të përhapet lehtësisht në pjesë të tjera të Gazës.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar urinë (në Gaza) tani është të lejojmë furnizime të mjaftueshme që të hyjnë dhe të arrijnë më të prekshmit. Pengesa që hasim duhet të hiqen dhe duhet të lejohet qasje e vazhdueshme, e parashikueshme dhe e sigurt për të arritur më të prekshmit”, tha Cherevko.

Zëdhënësja theksoi se numri i pacientëve të sjellë në Spitalin Nasser në Gazën jugore për shkak të kequshqyerjes po rritet çdo ditë, duke theksuar se kjo ka qenë një krizë që ka vazhduar prej muajsh.

– Uria dhe kriza në Gaza

“Aktualisht jemi në një fazë ku uria (në Gaza) po përshpejtohet mjaft shpejt”, tha Cherevko, duke shtuar se ata (Izraeli) nuk po lejojnë që të gjitha ndihmat në Gaza të kalojnë dhe furnizimet me ndihmë të dorëzohen shpejt.

Cherevko deklaroi se raporti i IPC-së për urinë tregoi se ofrimi i ndihmës humanitare u vonua në shumë mënyra, duke thënë: “Vdekje të parandalueshme kanë ndodhur tashmë. Kjo situatë, e cila është tërësisht e shkaktuar nga njeriu, mund të ishte parandaluar nëse do të kishim kërkuar që ajo të ndalej dhe të adresohej. Fatkeqësisht, nuk u ndërmor asnjë veprim dhe nuk u ndërmorën hapa të mjaftueshëm për ta ndaluar atë”.

Ajo tha se njerëzit që takoi në Gaza gjatë armëpushimit po përjetonin frikë dhe pasiguri të madhe, duke u kujtuar atyre se ata i janë nënshtruar vdekjes, shkatërrimit dhe zhvendosjes për gati 2 vjet.

“Jam shumë e shqetësuar se nëse kjo nuk ndalet dhe nuk ka një zgjidhje për konfliktin së shpejti, do të arrijmë në një pikë pa kthim. Mendoj se kjo është mendimi më i frikshëm. Po shohim viktima masive, zhvendosje të detyruara. Gjithashtu po shohim që të gjitha këto sulme të vazhdojnë dhe njerëz të vdesin nga uria. Shpresa jonë është për një armëpushim. Ne kemi nevojë për lirimin e pakushtëzuar dhe të menjëhershëm të të gjithë pengjeve dhe situata duhet të ndryshojë. Ne duhet t’i japim fund kësaj vuajtjeje dhe urie. Ne kemi nevojë për qasje të parashikueshme dhe të sigurt”, tha Cherevko.

VIDEO/ Zjarri në Akërni, vijon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

26 August 2025 at 19:03

VLORË– Vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në zonën e pyllit pranë Akërnisë.

Zjarrfikëset, punonjësit e zonave te mbrojtura, emergjencat civile por edhe forcat e armatosura aktualisht po punojnë për izolim e flakëve.

Përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë edhe nga ajri me helikopter/abcnews.al

Opozita e copëzuar e Berishës/ Gjikondi: Ka njerëz për të shpërblyer, grupet parlamentare kanë staf dhe buxhet të veçantë

26 August 2025 at 18:34

TIRANË- Partia Demokratike ka nisur pazarin ende pa nisur sesioni i ri parlamentar. Sali Berisha ka hapur “thesin e plaçkës së tregut” dhe po gostit me deputetë aleatët politikë të tij, me qëllimin që në Kuvend të formohen tre grupe parlamentare.

Në narrativen e tij, Berisha beson se kjo është forma me të cilën do t’i bëjë ballë mazhorancës aktuale, e cila në fakt sa i përket numrave në Kuvend nuk duket aspak e kushtëzuar nga PD për të miratuar ligje.

Analistja Brizida Gjikondi e ftuar në “Tirana Live”, u shpreh se krijimi i tre grupeve parlamentare është një hipokrizi e pastër e Sali Berishës.

Ajo shtoi se shqiptarët janë lodhur me pazaret e Berishës, të cilat shkojnë në favorin e tij dhe në kurriz të qytetarëve.

“Mendoj se Berisha është i vetëdijshëm se është një i “vdekur i pakallur” dhe çdo ditë në opozitë është një ditë e lumtur për të. Sa për grupet, ai e di shumë mirë se marrëdhëniet me Parlamentin dhe për Shqipërinë, i ka vetëm për interesa personale.  Janë grupe false dhe janë grupe hipokrite. Më shumë duket si treg se sa mund të jetë një marrëdhënie parlamentare e ndershme. Ai thotë se nuk do njohë zgjedhjet, por do hyjë në Kuvend. Hipokrizi, shqiptarët janë lodhur dhe nuk duan ta ndjekin. Gjëja me e çuditshme në këtë histori janë ato që e ndjekin, deputetët e Partisë Demokratike. Ai ka njerëz për të shpërblyer dhe këto tre grupe kanë staf dhe buxhet të veçantë. Mediu dhe Meta më vetë nuk bëjnë dot grup parlamentar, por Shqipëri është mësuar me antiligjin dhe të bëjnë sajime për marrëdhënie të tilla”, tha ajo.

Ajo u ndal dhe tek fakti se kush pritet të drejtojë grupin parlamentar të PD në Kuvend.

Gjikondi theksoi se Berishës nuk i duhet më Gazment Bardhi, dhe në krye të grupit do të vendosë një kamikaz politik, i cili do t’i bindet qorrazi urdhrave të tij.

“Gaz Bardhi është një limon i shtrydhur dhe Berishës i duhej aq sa mori partinë nga Basha. Ai do një person një kamikaz të tij, që t’i bindet dhe ta urdhërojë për kaosin dhe rrëmujën që është mësuar të bëjë ai në Kuvendin e Shqipërisë”, tha ai./abcnews.al

Trump parashikon një “përfundim efektiv” të luftës në Gaza brenda tri javësh

26 August 2025 at 18:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka theksuar që lufta e Izraelit në Gaza duhet të përfundojë.

“Mendoj se brenda dy deri në tri javëve të ardhshme, do të keni një përfundim mjaft të mirë dhe efektiv”, u tha Trump gazetarëve.

Presidenti amerikan më parë ka premtuar një fund të luftës, por deklaratat e tij nuk janë materializuar në një armëpushim apo edhe në rrjedhën e lirë të ndihmës humanitare për një popullsi palestineze që vuan nën një bllokadë ndëshkuese izraelite.

Administrata Trump ka furnizuar Izraelin me miliarda dollarë në armë dhe ka hedhur poshtë përpjekjet ndërkombëtare për të njohur një shtet palestinez.

“Duhet të mbarojë sepse midis urisë dhe të gjitha problemeve të tjera, më keq se uria njerëzit po vriten”, tha Trump.

Kujtojmë se në shkurt, Trump sugjeroi largimin e të gjithë palestinezëve nga Gaza – një plan që u vlerësua se do të përbënte spastrim etnik, një krim kundër njerëzimit.

BE: Kemi të drejtën sovrane për të rregulluar teknologjinë

26 August 2025 at 17:44

BE ka të drejtën sovrane për të rregulluar teknologjinë, pohoi sot Komisioni Evropian, në përgjigje të kërcënimeve të Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj vendeve që ai pretendon se synojnë kompanitë amerikane të teknologjisë.

Bruksel gjithashtu “hodhi poshtë me forcë” akuzën se kompanitë amerikane u shënjestruan qëllimisht nga këto rregulla digjitale.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump sulmoi me forcë dje vendet ose organizatat që rregullojnë sektorin e teknologjisë duke i kërcënuar ato me tarifa dhe kufizime eksporti.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt Bashkimin Evropian, ai në fakt ka arsenalin më të fuqishëm ligjor në botë për rregullimin e teknologjisë digjitale.

“Është e drejta sovrane e BE-së dhe shteteve të saj anëtare të rregullojnë aktivitetet ekonomike në territorin tonë duke respektuar vlerat tona demokratike”, pohoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho.

Komisioni Evropian hodhi poshtë gjithashtu akuzat për censurë të bëra nga administrata Trump dhe gjigantët e teknologjisë, duke i quajtur ato “krejtësisht të gabuara”.

Kancelari gjerman: Veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, të papranueshme

26 August 2025 at 17:20

Kancelari gjerman Friedrich Merz i cilësoi sulmet e fundit të ushtrisë izraelite në Gaza si “të papranueshme”, ndërsa kritikoi përdorimin joproporcional të forcës kundër palestinezëve dhe rritjen e viktimave civile.

Pas takimit të tij me kryeministrin belg Bart De Wever, kancelari Merz mbajti konferencë të përbashkët për media në Berlin. Merz shprehu shqetësim për vendimin e qeverisë izraelite për të zgjeruar operacionin e saj ushtarak në Gaza dhe tha se ata kanë frikë nga vdekjet e mëtejshme të civilëve.

“Ajo që po bën qeveria izraelite atje dhe ajo që po bën ushtria izraelite për të zbatuar vullnetin e qeverisë izraelite është e papranueshme. Incidenti i djeshëm (sulmi i Izraelit ndaj një spitali në Gaza) hedh hije të rëndë mbi veprimet plotësisht të drejta kundër Hamasit”, tha Merz.

“Këto viktima midis popullsisë civile, palëve të treta të papërfshira, stafit të spitalit, pacientëve dhe gazetarëve janë pasojat e këtij operacioni ushtarak në shkallë të gjerë”, theksoi Merz duke përsëritur kundërshtimin e tij ndaj operacionit të zgjeruar ushtarak të Izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës.

Ushtria izraelite shënjestroi spitalin “Nasser”

Ushtria izraelite dje në mëngjes kreu dy sulme të ndara në spitalin “Nasser” në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës. Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës thuhet se në sulmet e kryera ndaj spitalit “Nasser”, u vranë 20 pealestinezë, përfshirë 5 gazetarë dhe 5 punonjës të kujdesit shëndetësor.

Në sulm humbën jetën fotoreporteri i Agjencisë së Lajmeve Reuters, Hossam al-Masri; kameramani i televizionit Al Jazeera me bazë në Katar, Mohammed Salameh; gazetarja për media të ndryshme, përfshirë Independent Arabia dhe The Associated Press (AP), Maryam Abu Deqqa, gazetari i NBC News me bazë në SHBA, Moaz Abu Taha dhe gazetari Ahmed Abu Aziz.

Në një deklaratë me shkrim, ushtria izraelite e cila mori përgjegjësinë për sulmin, mbrojti idenë se nuk ka shënjestruar drejtpërdrejt gazetarët” dhe njoftoi se ka nisur hetim për incidentin.

Ekstremizëm në ushtrinë gjermane, gati 100 ushtarë largohen nga puna

26 August 2025 at 16:28

Sipas të dhënave më të fundit, në vitin 2024 janë larguar nga ushtria gjermane 97 pjesëtarë për shkak të përshëndetjeve naziste dhe këndimit të këngëve naziste.

Për krahasim, në vitin 2023 nga ushtria gjermane janë larguar 62 ushtarë për deklarata raciste dhe ekstremiste të djathta, apo për lidhje me grupe ekstremiste të djathta.

Kështu, në maj të vitit 2024, një ushtar në Koln ka kënduar këngë ekstremiste të djathta dhe ka përshëndetur me përshëndetje naziste.
Ajo që është veçanërisht shqetësuese është fakti se janë regjistruar më shumë se 17 raste të përshëndetjes naziste nga ushtarët gjermanë gjatë vitit 2024.

Këto raste kanë të bëjnë vetëm me ushtarë profesionistë, por jo me rezervistët, dhe pritet që raporti i ri që do të publikohet javën e ardhshme të përfshijë edhe më shumë incidente.

Deputetja e Bundestagut, Zada Salihoviç (Linke), konsideron se rritja e numrit të incidenteve me ekstremistë të djathtë është alarmante.

“Në disa raste, të akuzuarit ende kishin qasje në armë ose madje vepronin si instruktorë dhe eprorë”, tha Salihoviç.

Rritja e neonazizmit dhe ekstremizmit në strukturat e sigurisë dhe të ushtrisë në Gjermani i atribuohet problemeve dhe zhvillimeve më të gjera sociologjike në shoqërinë gjermane.

Spanja lufton me zjarret, digjen mbi 400 mijë hektarë pyje

26 August 2025 at 16:18

Njësia e Emergjencave Ushtarake (UME) e Spanjës u vendos në provincën Leon për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Në Leon dhe Zamora, 435 banorë e kaluan natën jashtë pasi u detyruan të evakuoheshin nga fshatrat e tyre.

Galicia mbetet rajoni më i prekur, me mbi 90 mijë hektarë të shkatërruara.

Sipas Agjencisë kombëtare të motit “Aemet”, temperaturat gjatë valës së të nxehtit nga 3 deri në 18 gusht ishin mesatarisht 4.6 gradë Celsius mbi normat sezonale, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në korrik 2022.

“Berisha i ka njohur zgjedhjet”, avokati: Ka marrë peng PD, demokratët të kërkojnë zbatimin e statutit dhe largimin e tij

25 August 2025 at 23:45

TIRANË– Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Sali Berisha nuk mund të vijojë të rrijë më në krye të Partisë Demokratike.

Kështu u shpreh avokati Romeo Kara, i cili në një intervistë për ABC NeWs tha se Berisha vijon të përdorë një retorikë për të justifikuar humbjen, por kjo strategji tha ai është e kotë.

Sipas tij, Sali Berisha e ka marrë peng Partinë Demokratike dhe në këto kushte demokratët duhet të mblidhen dhe të kërkojnë zbatimin e statutit, i cili parashikon se një kryetar partie në rastet kur humbet zgjedhjet e përgjithshme, ai duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

“Retorika e Saliut bëhet për të mbajtur pushtetin në PD. Ai si person, sipas statutit të PD, duhet të japë dorëheqjen dhe të mos jetë më kryetar i PD. Kjo flet për një pengmarrje të PD.  Zgjedhjet ai i ka njohur. Të mblidhet Kuvendi i PD. Ligjshmëria e tij brenda partisë ka rënë. Në bazë të statutit të PD, ai nuk mund të jetë më kryetar i PD. Demokratët të çohen dhe të kërkojnë respektimin e  statutit të Partisë Demokratike”, tha ai.

 

Meta kërkon lirinë/Avokati: Mund të ndikojë te dëshmitarët, provohet korrupsioni në të paktën tre raste

25 August 2025 at 23:37

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paraqitur më 25 gusht apelin kundër vendimit të GJKKO-së, i cili e la në “arrest me burg”.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj tij, duke argumentuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për një masë më të butë sigurimi.

Avokati Romeo Kara, tha se mbrojta e Ilir Metës do ta ketë të vështirë  të rrëzojë arsyetimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Apel, pasi sipas tij, provat dhe faktet e klasifikojnë Metën të përfshirë në korrupsion, në të paktë tre raste.

“Duke parë arsyetimi e shkallës së parë të GJKKO, besoj se do te e vështirë që mbrojtja e Metës të hedhë poshtë arsyetimin e këtij vendimi, i cili fakton se Meta ka kryer ato vepra penale. Kemi një korrupsion në të paktën në tre raste. Mund të intimidojë provat dhe të ndikojë te provat e gjalla, që janë dëshmitë. Ai mund t’i intimidojë ato dhe mund t’i ndikojë tek ato. Gjykata e  ka parë të arsyeshme që të rri nën masën e sigurisë arrest me burg. Çështja e Berishës do të zgjasë disa muaj, ndërsa e Metës besoj se do të marrë dy apo tre muaj.”, tha ai.”, tha ai.

Farsa e Berishës: Në shtator hyn në Kuvend/ Doktori u jep deputetë hua aleatëve

25 August 2025 at 23:15

SHQIPËRI- Opozitë e tkurrur me oreks si në pushtet. Partia Demokratike me kërkesat e aleateve kërkon të shfrytëzojë të gjitha mundësitë brenda parlamentit, në kohë dhe para.

Ashtu si në vitin 2021, selia blu po mendon të copëzohet në disa grupe parlamentare. Diskutimet e para informale pas pushimeve të gushtit janë 2-3 grupe. Për të formuar një grup në parlament duhen të paktën 7 anëtarë deputetë.

Një grup parlamentar e kërkon Partia e Lirisë. Me porosi nga qelia e Ilir Metës, Tedi Blushi i ka çuar fjalët ne seline blu Flamur Nokës.

Momentalisht, Partia e Lirisë ka 4 deputetë, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto, Brunilda Haxhiu dhe Erisa Xhixho. I duhen dhe 3 deputetë. Në vitin 2021, Lulzim Basha ndëshkoi Monika Kryemadhin pas humbjes dhe e la pa grup parlamentar. Por tani kohët kanë ndryshuar, tani janë Berisha me Metën, njëri në liri, tjetri në qeli, por i lidh halli.

Ky grup parlamentar mund të plotësohej me aleatët e vegjël deputet. Por oreksi i tyre është më i madh. Mediu, Dule, Mesila Doda dhe Artan Luku i PAA kërkojnë gjithashtu grup parlamentar, dhe i duhen gjithashtu 3 deputetë.

Në vitin 2021, aleatët e vegjël i morën Bashës dy grupe parlamentare, duke trafikuar deputetë nga sigla e PD. Por kësaj radhe, Berisha duket e ka më të lehtë. Kjo për shkak të skemës që përdori në listat e PD. Doktori gostiti partitë joparlamentare me deputetë të sigurt. Tani do u kërkojë borxhin mbrapsht.

Kreu i Forumit Rinor, Besar Xhaferri rezulton deputet i Ballit Kombëtar, Denisa Vata e Legalitetit, Gerta Bardeli e Kristian Demokratëve.

Kjo skemë kap edhe djalin e Fahri Balliut, që figuron deputet i partisë së Sali Shehut. Përveçse ka punuar ish-këshilltar i Metës, në vitin 2021 u përfol edhe për një kandidim nga LSI.

Nuk përjashtohet, që doktori të sakrifikojë edhe deputetë demokratë anonimë të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Me kete skenar, grupi parlamentar natyral i PD do te mbetej me 36 deputetë, trafikimi i tyre tashmë është bërë trend në PD. Edhe pse doktori do të mbledhë forumet për të vendosur, vendimet nuk u bëjnë më përshtypje as kupolës e as demokratëve.

Përjashtim bën vetëm bashkimi me deputetët e opozitarëve të rinj. Qëllimi është gjithashtu lënia pa grup parlamentar të Agron Shehajt dhe deputetëve të Lapajt e Qorrit.  Kjo do të reduktonte fondet dhe kohën në parlament të opozitës së re.

Doktori kështu me një gur vret dy zogj, nga njëra anë merr paratë, nga ana tjetër merr dhe kohën parlamentare si opozitë.

Por gjithë kjo histori ka një problem: farsën. Jo te zgjedhjeve, por te Sali Berishës, i cili njerëzve u bën thirrje për revolucion, ndërkohe qe në Kuvend jo vetëm do hyje, por do hyje me mendje te keqe; me mendjen te paratë./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

SHBA dhe Ekuadori sekuestrojnë mbi 10 tonë kokainë

25 August 2025 at 22:32

Marina dhe Policia e Ekuadorit, në koordinim me Rojën Bregdetare të SHBA-së, sekuestruan 10,3 tonë kokainë, me vlerë të vlerësuar mbi 60 milionë dollarë, gjatë një serie operacionesh në det, dhe arrestuan 18 persona.

Ministria e Brendshme specifikoi se, gjatë operacioneve të përbashkëta, përveç drogës, u shkatërruan gjashtë anije të përdorura nga rrjetet kriminale për të transportuar kokainë.

Sipas hetuesve, ”ajo ishte menduar të përdorej nga grupet e armatosura për të kryer akte terroriste në Kolumbi”.

Kolumbia po përjeton krizën e saj më të keqe të dhunshme në një dekadë. Të enjten, dy sulme nga grupet rebele lanë 19 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur, përfshirë civilë dhe personel ushtarak.

❌
❌