Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 August 2025Main stream

SHBA dhe Ekuadori sekuestrojnë mbi 10 tonë kokainë

25 August 2025 at 22:32

Marina dhe Policia e Ekuadorit, në koordinim me Rojën Bregdetare të SHBA-së, sekuestruan 10,3 tonë kokainë, me vlerë të vlerësuar mbi 60 milionë dollarë, gjatë një serie operacionesh në det, dhe arrestuan 18 persona.

Ministria e Brendshme specifikoi se, gjatë operacioneve të përbashkëta, përveç drogës, u shkatërruan gjashtë anije të përdorura nga rrjetet kriminale për të transportuar kokainë.

Sipas hetuesve, ”ajo ishte menduar të përdorej nga grupet e armatosura për të kryer akte terroriste në Kolumbi”.

Kolumbia po përjeton krizën e saj më të keqe të dhunshme në një dekadë. Të enjten, dy sulme nga grupet rebele lanë 19 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur, përfshirë civilë dhe personel ushtarak.

Sharon Stone reflekton mbi marrëdhëniet me burrat: Ata harrojnë se jemi ne që vendosim

25 August 2025 at 16:38

Aktorja e njohur 67-vjeçare, Sharon Stone, ka reflektuar në një intervistë për Harper’s Bazaar Spain mbi marrëdhënien e saj me burrat dhe ndikimin që kanë pasur këshillat e të atit që në fëmijëri.

Ajo kujton se babai e inkurajonte të mos dorëzohej, por të luftonte për veten – një mësim që e ka shoqëruar si në jetën personale, ashtu edhe në karrierë.

Stone pranon se suksesi i saj në Hollywood, me filma si “Basic Instinct”, ka pasur gjithmonë një çmim, pasi të tregosh forcë dhe karakter shpesh nuk është mirëpritur në industrinë e filmit.

Sharon Stone

“Atë nuk e pëlqejnë”, thotë ajo.

Megjithatë, aktorja thekson se mbështetjen më të madhe e ka gjetur te gratë.

E njëjta kujton se figura të forta femërore kanë hyrë në jetën e saj në momente vendimtare, duke i dhënë këshilla të shkurtra, por shpëtimtare.

“Në një farë mënyre, ato gra më shpëtuan jetën”, rrëfen ajo.

Sharon Stone

Duke e zgjeruar këtë reflektim, Stone flet për fuqinë femërore, duke theksuar se gratë janë krijueset dhe vendimmarrëset e botës, pavarësisht bindjes se burrat kontrollojnë gjithçka.

Sot, me përvojën e viteve, e sheh më qartë mënyrën si burrat kanë reaguar ndaj pavarësisë së saj, por zgjedh të mbetet besnike ndaj mësimeve të fëmijërisë: të mos dorëzohet kurrë, edhe nëse kjo sjell pakënaqësi apo rezistencë. /Telegrafi/

The post Sharon Stone reflekton mbi marrëdhëniet me burrat: Ata harrojnë se jemi ne që vendosim appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Sharon Stone zbulon se ishte në lidhje me Nellyn, i cili është 17 vjet më i ri

19 August 2025 at 11:00

Aktorja amerikane, Sharon Stone, i habiti të gjithë duke zbuluar se më parë kishte dalë me reperin Nelly, i cili ishte 17 vjet më i ri se ajo.

Konkretisht, në emisionin “Watch What Happens Live”, prezantuesi Andy Cohen i bëri aktores një pyetje të drejtpërdrejtë që i habiti të pranishmit: “Sharon, a ke dalë me Nellyn?”.

Pa shumë hezitim, Stone konfirmoi, “Po”, gjë që shkaktoi reagime dhe psherëtima të forta nga publiku.

Sharon Stone

Megjithatë, romanca nuk zgjati shumë dhe Stone zbuloi se të dy nuk dolën më kurrë në një takim.

Cohen e pyeti nëse romanca kishte përparuar dhe Stone u përgjigj: “Jo, nuk kishte përparuar”.

Aktorja, e cila ka qenë beqare për më shumë se dy dekada, ishte e martuar për herë të fundit me gazetarin Phil Bronstein.

Martesa e tyre zgjati 16 vjet, duke përfunduar me divorc në vitin 2004. Gjatë kohës që ishin bashkë, çifti adoptoi një djalë, Roan, në vitin 2000, i cili tani është 25 vjeç.

Nelly

Pas divorcit, Stone adoptoi dy djem të tjerë – Laird (20) dhe Quinn (19).

Përpara martesës së saj me Bronstein, Stone ishte e martuar me Michael Greenburg nga viti 1984 deri në vitin 1987.

 

Megjithatë, reperi Nelly është e martuar me këngëtaren Ashanti që nga dhjetori i vitit 2023. /Telegrafi/

The post Sharon Stone zbulon se ishte në lidhje me Nellyn, i cili është 17 vjet më i ri appeared first on Telegrafi.

Emma Stone kujton xhirimet e “Spider-Man” me ish-partnerin e saj: Ishte një kohë e veçantë në jetën time

16 August 2025 at 10:41

Në një intervistë për rubrikën Life in Looks të revistës Vogue, Emma Stone bëri një koment të rrallë për bashkëpunimin me aktorin Andrew Garfield, me të cilin ishte në një lidhje katërvjeçare.

Dyshja u njohën në xhirimet e filmit The Amazing Spider-Man (2012), ku Garfield luajti rolin e Spider-Man-it, ndërsa Stone ishte Gwen Stacy.

“E kam dashur shumë periudhën e xhirimeve të Spider-Man. Më pëlqeu të punoja me të gjithë ata që ishin pjesë e ekipit. Atje njoha Andrew-in, Sally Field, dhe Marc Webb ishte i mrekullueshëm. Ishte një kohë me të vërtetë e veçantë në jetën time”, tha aktorja.

Stone theksoi se ishin njerëzit përreth saj që e bënë përvojën edhe më të veçantë.

“Tema kryesore për mua nuk është vetëm filmi, por njerëzit me të cilët punova. Kjo është ajo që më ka mbetur gjatë në mendje. Prandaj kam vetëm kujtime të bukura nga gjithë ajo periudhë”, shtoi ajo.

Megjithatë, aktorja pranoi se pjesa më e vështirë ishin turnetë promocionalë.

“Nuk e kuptoj si ia dalin disa njerëz ta përballojnë. Më kujtohet që vizitova nëntë vende brenda vetëm dy javësh, ndërkohë që duhej të funksionoja nën një lodhje të madhe nga udhëtimet. Gjatë gjithë kohës ndihesha sikur isha në një gjendje psikozë”, tregoi ajo.

Në intervista të mëparshme, edhe Andrew Garfield ka folur me respekt për Emma Stone, duke e cilësuar përvojën në Spider-Man si të veçantë “sepse kishte mundësinë ta njihte Emmën dhe të punonte me të”.

The post Emma Stone kujton xhirimet e “Spider-Man” me ish-partnerin e saj: Ishte një kohë e veçantë në jetën time appeared first on Telegrafi.

Sharon Stone mahnit në një paraqitje të rrallë me tre djemtë e saj të adoptuar në premierën e “Nobody 2”

12 August 2025 at 14:34

Sharon Stone bëri një paraqitje të veçantë dhe të rrallë në tapetin e kuq të Hollywood-it, e shoqëruar nga tre djemtë e saj të adoptuar, Roan (25 vjeç), Laird (20 vjeç) dhe Quinn (19 vjeç) – për premierën në Los Angeles të filmit të saj të ri “Nobody 2”.

Aktorja 67-vjeçare, e nominuar për çmimin Oscar, luan rolin e Lendinës në komedinë e zezë të Universal Pictures.

E veshur me një fustan blu të errët që i rrinte për mrekulli, me flokët biondë të lëshuar dhe syze dielli elegante, ylli i “Basic Instinct” mahniti publikun me elegancën e saj, shkruan DailyMail.

Pamja e saj u shoqërua nga një atmosferë familjare e ngrohtë, pasi djemtë e saj rrallë shihen në evente publike.

Stone ka folur shpesh hapur për sfidat dhe emocionet e amësisë, duke rrëfyer se ka humbur nëntë shtatzëni nga aborte spontane.

Ajo ka theksuar rëndësinë e empatisë dhe kujdesit për shëndetin e grave, duke kritikuar mungesën e hapësirave për të diskutuar humbje të tilla.

Në “Nobody 2”, Stone luan krah aktorëve Christopher Lloyd, Bob Odenkirk, Connie Nielsen dhe Colin Hanks, në një histori që përzien dramën, aksionin dhe misterin, ndërsa një ish-vrasës përballet me të kaluarën e tij të errët pas një pushtimi shtëpie. Filmi doli në kinema më 15 gusht. /Telegrafi/

The post Sharon Stone mahnit në një paraqitje të rrallë me tre djemtë e saj të adoptuar në premierën e “Nobody 2” appeared first on Telegrafi.

Sharon Osbourne zbulon fjalët prekëse të Ozzyt para se të vdiste

11 August 2025 at 18:38

Sharon Osbourne ka zbuluar një mesazh prekës me 10 fjalë që Ozzy Osbourne tha pas koncertit të tij lamtumirës në Birmingham muajin e kaluar.

Këngëtari i grupit “Black Sabbath” ndërroi jetë në korrik në moshën 76-vjeçare në pronën e tij në Britani, pasi kishte jetuar me sëmundjen e Parkinsonit prej disa vitesh.

Ozzy performoi në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, së bashku me “Black Sabbath” vetëm 17 ditë para vdekjes, në koncertin lamtumirës të titulluar ‘Back to the Beginning’.

Ozzy dhe Sharon

Gjatë performancës përpara një audience prej mbi 40,000 fansash, Ozzy tha: “Nuk e dini se si ndihem – faleminderit nga zemra”.

Këngëtari nga Birmingham ngriti një shumë marramendëse prej 190 milionë dollarësh për bamirësi nga ky koncert, me fitimet e ndara në mënyrë të barabartë mes Spitalit të Fëmijëve në Birmingham, Cure Parkinson’s dhe Acorns Children’s Hospice.

Sharon foli me Pollstar para vdekjes së Ozzy-t dhe ndau reagimin emocionues që “Princi i Errësirës” pati pasi doli në skenë në një koncert të shitur në Villa Park.

“Ai u kthye dhe më tha atë natë: ‘Nuk kisha idenë që kaq shumë njerëz më donin’”, kujtoi Sharon. “Ozzy gjithmonë ka qenë në botën e tij”. /Telegrafi/

Ozzy

The post Sharon Osbourne zbulon fjalët prekëse të Ozzyt para se të vdiste appeared first on Telegrafi.

Nga tensionet reale në kiminë e ekranit, marrëdhënia e ndërlikuar mes Sharon Stone dhe Michael Douglas

By: Kult Plus
6 August 2025 at 16:30

Tensionet reale mes aktorëve në jetën jashtë kamerës shpeshherë mund të jenë burim sfidash gjatë xhirimeve. Por në disa raste, pikërisht ato e bëjnë magjinë e ekranit të funksionojë në mënyrë më të thellë e autentike. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi mes Sharon Stone dhe Michael Douglas gjatë bashkëpunimit të tyre të vitit 1992, “Basic Instinct”.

Në një intervistë Stone rrëfen se marrëdhënia e saj me Douglas ishte e tensionuar qysh përpara se të fillonin xhirimet. Aktori nuk ishte entuziast për të provuar skena me të, duke qenë se ajo ishte një emër i panjohur në atë kohë.
“Ai nuk donte të tregonte të pasmet e tij në ekran me një të panjohur – dhe unë e kuptova këtë,” tha Stone.

Por më shumë sesa mungesa e famës, ajo përmend një incident të mëparshëm mes tyre në Festivalin e Filmit në Kanë, që ndikoi negativisht në marrëdhënien e tyre.
“Ishim një grup njerëzish dhe ai po fliste për dikë dhe fëmijët e tyre. E njihja shumë mirë atë person për të cilin po fliste. Kështu që ndërhyra dhe ai më bërtiti: ‘Çfarë dreqin di ti?’ Ishte një bisedë që kishte të bënte me marrëdhënien baba-bir,” kujton ajo.
Ajo nuk e kaloi pa reagim:
“Tërhoqa karrigen mbrapa dhe i thashë: ‘Hajde të dalim jashtë.’” Jashtë, sipas saj, ajo i sqaroi afërsinë me personin për të cilin po fliste dhe theksoi se e njihte situatën shumë më mirë nga afër.

Ky episod la një shije jo të mirë, dhe më pas, kur emri i saj u përzgjodh për rolin kryesor në “Basic Instinct”, Stone thotë:
“Nuk mendoj se ai donte që unë të isha partnerja e tij në film.”

Por pikërisht kjo dinamikë e brendshme, tensioni i nënkuptuar dhe raporti i ftohtë personal, u kthyen në shtyllë të fuqishme të interpretimit në ekran.
“Tensioni funksionoi në mënyrë të shkëlqyer gjatë xhirimeve,” shpjegon ajo. “Nuk u mërzita kur ai më bërtiti. Ishte diçka që ndihmoi shumë në ndërtimin e dinamikës mes personazheve tanë, sepse Michael ka nerva dhe mua nuk më interesonte fare.”

Kjo distancë dhe energji e ftohtë mes tyre i dha jetë kimisë seksuale dhe tensionit psikologjik që e bëri filmin kaq të veçantë. Personazhet e tyre, Catherine Trammel dhe detektivi Nick Curran, funksionojnë për shkak të mosbesimit të ndërsjellë, dominancës, manipulimit dhe kontrollit emocional. Të gjitha këto elemente, duket se kishin edhe një bazë reale jashtë skenarit.

Me kalimin e kohës, raporti mes tyre u përmirësua. “Përfunduam duke qenë miqtë më të mirë, dhe jemi ende miq edhe sot,” thotë Stone. “E admiroj jashtëzakonisht shumë.”

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Michael Douglas, Allen Barry, tha se aktori “u habit shumë nga fjalët e Sharon”, dhe nuk kujton ndonjë përplasje të tillë mes tyre. Sipas tij, Douglas e parë për herë të parë Stone në provën në ekran që regjistroi Paul Verhoeven dhe menjëherë tha: “Ky është ai personazhi.” Barry gjithashtu thekson se takimi i tyre në Kanë ndodhi më vonë, në vitin 1992, gjatë promovimit të filmit, kur ata tashmë ishin miq.

Pavarësisht se versionet e kujtimeve mund të dallojnë, një gjë mbetet e qartë: tensioni i vërtetë jashtë kamerave ndihmoi në formësimin e një prej marrëdhënieve më komplekse dhe magjepsëse në historinë e kinemasë. Ai nuk i pengoi, por përkundrazi, e thelloi interpretimin e tyre dhe e bëri “Basic Instinct” një klasik të pavdekshëm./KultPlus.com

MBZHR, varietetet autoktone kthehen në qendër të sistemit ushqimor

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me donatorët po punojnë për rikthimin e varieteteve autoktone bujqësore, në qendër të sistemit tonë ushqimor.

Aktualisht institucionet e linjës janë duke mbështetur fermerët dhe agroturizmat që t’i kultivojnë këto varietete produktesh me kujdes dhe sipas standardeve më të mira të prodhimit.

Pjepri i Qarres, me aromë intensive dhe shije natyralisht të ëmbël, është një prej tyre.

Sot varieteti autokton i pjeprit të Qarres është i pranishëm në kuzhinat e agroturizmit dhe i disponueshëm si farë, për t’u kultivuar nga fermerët kryesisht në zonën e Shqipërisë së mesme dhe atë juglindore.

MBZHR dhe programi gjerman për Zhvillimin e qëndrueshëm rural, përmes kësaj iniciative kanë për qëllim të ruajnë produktet bujqësore autoktone, shijet e së kaluarës dhe t’i bëjë pjesë të së ardhmes në kulinarinë shqiptare. /j.p/

The post MBZHR, varietetet autoktone kthehen në qendër të sistemit ushqimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sharon Stone në zi: Humb nënën e saj në moshën 91-vjeçare

By: D Marku
22 July 2025 at 16:46

Aktorja e njohur hollywoodiane Sharon Stone po përjeton një moment të dhimbshëm, pasi nëna e saj, Dorothy Stone, është ndarë nga jeta, në moshën 91-vjeçare.

Në një postim prekës në Instagram, Stone ndau me ndjekësit e saj një foto familjare ku shihet duke buzëqeshur pranë së ëmës në një divan, shoqëruar me një dedikim të shkurtër.

Aktorja e përshkroi Dorothy-n si një grua “argëtuese dhe me komplekse”, duke theksuar dimensionet njerëzore të një nëne që jetoi një jetë të plotë, por jo të lehtë.

Dorothy Stone ishte e martuar me Joseph Stone që prej vitit 1950, dhe çifti qëndroi bashkë deri në ndarjen e tij nga jeta në vitin 2009, vetëm pak muaj përpara përvjetorit të 60-të të martesës së tyre.

The post Sharon Stone në zi: Humb nënën e saj në moshën 91-vjeçare appeared first on Albeu.com.

Sharon Stone në zi: Humb nënën e saj në moshën 91-vjeçare

By: gaze tare
22 July 2025 at 14:48

Aktorja e njohur hollywoodiane Sharon Stone po përjeton një moment të dhimbshëm, pasi nëna e saj, Dorothy Stone, është ndarë nga jeta, në moshën 91-vjeçare.

Në një postim prekës në Instagram, Stone ndau me ndjekësit e saj një foto familjare ku shihet duke buzëqeshur pranë së ëmës në një divan, shoqëruar me një dedikim të shkurtër.

Aktorja e përshkroi Dorothy-n si një grua “argëtuese dhe me komplekse”, duke theksuar dimensionet njerëzore të një nëne që jetoi një jetë të plotë, por jo të lehtë.

Dorothy Stone ishte e martuar me Joseph Stone që prej vitit 1950, dhe çifti qëndroi bashkë deri në ndarjen e tij nga jeta në vitin 2009, vetëm pak muaj përpara përvjetorit të 60-të të martesës së tyre.

The post Sharon Stone në zi: Humb nënën e saj në moshën 91-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

11 July 2025 at 11:49

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot albanologun e shquar Johann Georg von Hahn.

Më 11 korrik 1811 lindi Johann Georg von Hahn (1811-1869), diplomati austriak i cili u bë edhe albanologu më i njohur i shekullit XIX dhe që luajti një rol të rëndësishëm në studimin dhe dokumentimin shkencor të gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare.

Në vitet 1834-1843 shërbeu si gjykatës në krahina të ndryshme të Greqisë, ku u njoh me popullsinë shqiptare. Më 1847-1850 ishte nënkonsull i Austrisë për “Shqipërinë e Poshtme”, në Janinë, ku punoi për zotërimin dhe studimin e gjuhës shqipe me ndihmën e Kostandin Kristoforidhit dhe të Apostol Meksit. Ndërkaq, bëri tre udhëtime në Shqipëri. Mblodhi të dhëna për historinë, filologjinë dhe folklorin shqiptar dhe ishte tejet i interesuar për botën shpirtërore dhe historinë e shqiptarëve dhe të arbëreshëve të Greqisë. Veç të tjerash, Hahn-i kërkoi nëpër Shqipëri edhe lëndën për veprën e tij madhore në tre vëllime “Albanesische Studien” (Studime shqiptare), që u botua në vitin 1854. Aty ai argumentoi për herë të parë, nga një pikëpamje shumëdisiplinare (historike, gjuhësore, etnografike, etj.), autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen e tyre ilire dhe prejardhjen e shqipes nga ilirishtja, duke dëshmuar përkatësinë e shqipes si gjuhë e familjes indoevropiane. Në anën tjetër, teza e tij u shfrytëzua nga ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare për vetëdijesimin kombëtar të popullit dhe për argumentimin e së drejtës historike për autonomi e shtet të pavarur, që do të përfshinte të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët.

/e.r//r.e//a.f/

The post Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Senati amerikan në votim maratonë për projektbuxhetin e Trump

1 July 2025 at 08:21

Senati i Shteteve të Bashkuara po zhvillon një votim maratonë për një projektbuxhet të gjerë, të cilin Presidenti Donald Trump e konsideron kyç për axhendën e tij politike. Megjithatë, pas javësh negociatash të tensionuara, plani është pezulluar përkohësisht, për shkak të përçarjeve brenda Partisë Republikane.

Republikanët, që aktualisht kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, janë të ndarë për sa i përket shkurtimit të programeve të mirëqenies sociale, me qëllim financimin e zgjatjes së lehtësimeve tatimore të përfshira në ligjin “One Big Beautiful Bill”.

Përplasjet politike janë ndezur edhe më shumë pas kritikave të forta nga Elon Musk, ish-ndihmës i afërt i Presidentit Trump, i cili e ka cilësuar projektligjin si të dëmshëm dhe të nxituar.

Procesi legjislativ ndodhet aktualisht në një fazë intensive të quajtur “voto-a-rama”, ku senatorët mund të propozojnë dhe votojnë për amendamente të ndryshme në dokumentin prej afro 1,000 faqesh. Kjo procedurë mund të zgjasë deri në 20 orë debat dhe pritet të vazhdojë gjatë natës deri në mëngjesin e së martës.

Nëse miratohet nga Senati, projektligji do t’i rikthehet Dhomës së Përfaqësuesve për një votim final, pas miratimit paraprak të një versioni të ndryshëm muajin e kaluar me një diferencë minimale votash.

Në përmbajtje, projektligji parashikon reduktime të disa programeve sociale dhe një rritje të ndjeshme të borxhit kombëtar, çka ka ngjallur shqetësim tek ligjvënësit më konservatorë dhe kritikët e huadhënies së tepruar federale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Senati amerikan në votim maratonë për projektbuxhetin e Trump appeared first on Euronews Albania.

Çfarë është bota myslimane?

30 June 2025 at 13:55

Nga: Cemil Aydin, profesor i Historisë në Universitetin e Karolinës së Veriut / aeon.co
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Më 17 maj 1919, në Paris, tre udhëheqës indianë myslimanë u takuan me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson, për të mbrojtur çështjen e ruajtjes së Kalifatit osman në Stamboll dhe për vetëvendosjen kombëtare të Anadollit si atdhe për turqit myslimanë. Indianët kërkuan pavarësinë e asaj që e quajtën “fuqia e fundit myslimane që mbeti në botë.” Udhëheqësit myslimanë indianë që flisnin në emër të një Kalifati osman mund të duken si përfaqësues të një uniteti global mysliman, por një përfundim i tillë do të ishte i gabuar.

Në fakt, detajet, argumentet dhe idealet e atij takimi tregojnë se sa i paqëndrueshëm dhe mashtrues është supozimi i zakonshëm se ekziston një ndarje e qartë midis “botës myslimane” dhe “Perëndimit.” Myslimanët indianë e mbrojtën çështjen e pavarësisë turke duke iu referuar 14 pikave për paqe të Wilsonit. Suksesi i tyre në sigurimin e këtij takimi me Wilsonin lidhej ngushtë me sakrificën e tyre si ushtarë në ushtrinë britanike, duke luftuar dhe mundur aleancën gjermano-osmane. Edwin Montagu, sekretari i Shtetit për Indinë nën sundimin britanik, e organizoi takimin sepse besonte se Perandoria Britanike – si perandoria më e madhe myslimane në botë – kishte një përgjegjësi morale për të dëgjuar çështjen e myslimanëve indianë në mbrojtje të Kalifatit osman. Të tre liderët myslimanë që theksonin lidhjet e tyre shpirtërore me Kalifatin osman – Aga Khan, Abdullah Yusuf Ali dhe Sahibzada Aftab Ahmad Khan – ishin në fakt nënshtetas besnikë të Kurorës Britanike. Në takim morën pjesë edhe disa liderë hindu të Indisë, duke shprehur solidaritetin e tyre me bashkatdhetarët myslimanë dhe mbështetjen për Kalifatin osman.

Ky diskutim në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919, nuk zbulon një përplasje midis një bote islame dhe një bote perëndimore. Përkundrazi, zbulon një botë komplekse dhe të ndërlidhur. E, megjithatë, merreni parasysh esenë me ndikim të Bernard Lewisit në revistën The Atlantic, Rrënjët e zemërimit mysliman (1990): “Në këndvështrimin klasik islamik, drejt të cilit shumë myslimanë po kthehen, bota dhe mbarë njerëzimi ndahen në dy pjesë: Shtëpia e Islamit, ku mbizotërojnë ligji dhe besimi islam dhe, pjesa tjetër, e njohur si Shtëpia e Mosbesimit ose Shtëpia e Luftës, të cilën myslimanët kanë detyrim përfundimtar ta sjellin në Islam.” Lewis e bënte të qartë se ky “detyrim” i supozuar nënkuptonte mjete të dhunshme: “Detyrimi i luftës së shenjtë … fillon në shtëpi dhe vazhdon jashtë saj, kundër të njëjtit armik jobesimtar.” Si në frymë ashtu edhe në përmbajtje, udhëheqësit indianë që u takuan me Wilsonin në vitin 1919, kundërshtojnë çdo pretendim të Lewisit. Myslimanët ishin mbështetës besnikë të një perandorie shumë-fetare, si ajo britanike, bashkëpunonin me hindutë dhe kishin luftuar kundër ushtarëve myslimanë të Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ata nuk i shihnin perëndimorët si armiq dhe e mbrojtën kauzën e Kalifatit osman në përputhje me normat ndërkombëtare mbi vetëvendosjen kombëtare dhe paqen perandorake.

Edhe pse ka pasur ndikim në qarqet e politikës amerikane, Bernard Lewis nuk ishte ai që shpiku idenë e një “bote myslimane” që është ndryshe nga ajo perëndimore. Që prej Revolucionit Iranian të vitit 1979, gazetarët perëndimorë dhe islamistët radikalë e kanë popullarizuar këtë ide. Sipas pikëpamjes së tyre, panislamizmi bashkëkohor buron nga idealet e lashta myslimane dhe synon rikthimin e një pastërtie të paprishur fetare. Në këtë këndvështrim, panislamizmi paraqitet si një lëvizje reaksionare, e kapluar nga traditat e vjetra dhe nga ligji klasik islam. Ajo që zakonisht pretendohet është se veçantitë e Islamit e detyrojnë përkatësinë fetare të myslimanëve të tejkalojë çdo përkatësi tjetër politike. Ky panislamizëm jo vetëm që mbijeton, por lulëzon edhe në botën moderne, dhe paraqitet si artefakt civilizues që bie thellësisht ndesh me kohën moderne.

Lewis mund të mos ketë qenë ai që shpiku idenë e botës myslimane, por ia dha një lustër intelektuale dhe frymëzoi veprën edhe më të njohur të Samuel Huntingtonit, Përplasja e qytetërimeve dhe rindërtimi i rendit botëror (1996). “Lufta midis këtyre sistemeve rivale [të botës islame dhe të krishterimit],” shkroi Lewis, “ka zgjatur për rreth 14 shekuj. Ajo filloi me shfaqjen e Islamit, në shekullin VII, dhe ka vazhduar praktikisht deri në ditët e sotme. Ka qenë një seri e gjatë sulmesh dhe kundërsulmesh, xhihadesh dhe kryqëzatash, pushtimesh dhe ripushtimesh.”

Kjo mbetet ende pikëpamja dominuese perëndimore mbi panislamizmin, e shprehur shpesh përmes frazës së zakonshme në media dhe në analiza – “bota myslimane.” Por, në kundërshtim me këtë pikëpamje mbizotëruese për një përplasje të përjetshme me Perëndimin e krishterë, panislamizmi është në fakt një fenomen relativisht i ri dhe aspak i jashtëzakonshëm. I lidhur ngushtë me pan-afrikanizmin dhe pan-azianizmin, ai lindi në vitet ‘80 të shekullit XIX si një reagim ndaj padrejtësive të imperializmit evropian. Fillimisht, ideja e solidaritetit global mysliman synonte të siguronte më shumë të drejta për myslimanët brenda perandorive evropiane, si përgjigje ndaj ideve të supremacisë së bardhë/krishterë, dhe për të pohuar barazinë e shteteve ekzistuese myslimane në të drejtën ndërkombëtare.

Ideja e një përplasjeje të lashtë midis Botës Myslimane dhe Botës së Krishterë është një mit i rrezikshëm dhe modern. Ajo mbështetet në shtrembërime të fabrikuara të uniteteve të ndara gjeopolitike dhe civilizuese islame dhe perëndimore. Pan-afrikanizmi dhe pan-azianizmi ofrojnë një kontekst më të mirë për të kuptuar panislamizmin. Të tria u shfaqën në fund të shekullit XIX, në kulmin e epokës së perandorive, si kundërpërgjigje ndaj supremacisë anglosaksone dhe misionit civilizues të njeriut të bardhë. Panislamistët e epokës së perandorive nuk kishin nevojë të bindnin myslimanët e tjerë për unitetin global të bashkëbesimtarëve të tyre. Duke ndarë subjektet myslimane përmes referencave ndaj identitetit të tyre fetar, kolonizatorët krijuan themelet konceptuale të unitetit modern mysliman.

Në atë kohë, perandoritë britanike, holandeze, franceze dhe ruse sundonin shumicën e myslimanëve të botës. Ashtu si pan-afrikanistët dhe pan-azianistët, panislamistët e parë ishin intelektualë që donin t’u kundërviheshin fyerjeve, poshtërimeve dhe shfrytëzimit të dominimit kolonial perëndimor. Ata nuk synonin domosdo të mohonin botën perandorake apo realitetin e perandorive. Në ndjeshmëri, intelektualët kryesorë panislamistë, Jamaluddin al-Afghani dhe Syed Ameer Ali, i ngjanin shumë figurave si W. E. B. Du Bois te pan-afrikannistët apo Rabindranath Tagore tek pan-aziatistët. Si homologët e tyre, panislamistët theksonin se perandoritë evropiane diskriminonin afrikanët, aziatikët dhe myslimanët – si brenda perandorive, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Të tri lëvizjet sfiduan racizmin evropian dhe dominimin kolonial, dhe premtuan një botë më të mirë dhe më të lirë për shumicën e qenieve njerëzore në Tokë.

Zyrtarët kolonialë evropianë filluan të shqetësoheshin për një revoltë të mundshme myslimane, kur panë se teknologjitë moderne të shtypit, avulloreve dhe telegrafit po krijonin lidhje të reja mes popullatave të ndryshme myslimane, duke i ndihmuar ata të artikulonin një kritikë ndaj racizmit dhe diskriminimit. Megjithatë, nuk pati kryengritje panislamike kundër kolonializmit në vitet 1870-1910. Kërcënimi i supozuar i panislamizmit u shfaq për herë të parë, dukshëm, në Perëndim gjatë Luftës së Parë Botërore, pjesërisht sepse perandoritë osmane dhe gjermane e promovuan atë në propagandën e tyre të luftës. Por, nuk pati asnjë revoltë myslimane gjatë Luftës së Parë Botërore, kur qindra mijëra-ushtarë myslimanë shërbyen në perandoritë britanike, franceze dhe ruse. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pan-azianizmi lidhej me premtimet e Perandorisë Japoneze për të çliruar racat me ngjyrë të Azisë nga hegjemonia e të bardhëve. Pas humbjes së Japonisë, dekolonizimi historik i Afrikës e rriti rëndësinë e pan-afrikanizmit në debatin evropian.

Deri në vitet ’60 të shekullit XX, me zbehjen e botës koloniale dhe zëvendësimin e saj nga një botë e shteteve të pavarura, projektet politike të panislamizmit, pan-afrikanizmit dhe pan-azianizmit pothuajse ishin zhdukur. Megjithatë, ato kishin fituar shumë beteja intelektuale kundër racizmit, kishin rrëzuar argumentet koloniale të supremacisë së bardhë dhe kishin ndihmuar në përfundimin e sundimit perandorak evropian. Zhgënjimet mbi dështimin e Afrikës, Azisë dhe botës myslimane për të arritur barazi dhe liri të krahasueshme me Perëndimin, kontribuuan gjithashtu në rënien e statusit të këtyre pan-nacionalizmave. Deri në vitet ’80 të shekullit XX, intelektualët afrikanë dhe afro-amerikanë u bënë më pesimistë mbi ëndrrën kryesore pan-afrikaniste për barazi racore për njerëzit me ngjyrë në botën moderne dhe për ta bërë gjithë Afrikën të begattë dhe të lirë. Nuk është realizuar vizioni pan-afrikan për të bashkuar kombet e reja e të dobëta afrikane në një forcë federative globale dhe për t’u dhënë atyre liri dhe mirëqenie. Edhe pse ekziston ende një organizatë ndërkombëtare – Bashkimi Afrikan – ajo është jofunksionale dhe larg realizimit të qëllimeve të pan-afrikanizmit. Shpresat e brezit pan-afrikanist, nga Du Bois te Frantz Fanon, për një të ardhme të dekolonizuar të Afrikës, mbeten një projekt i humbur për brezin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, me disa fuqi të mëdha si Kina, India dhe Japonia, Azia e sotme e dekolonizuar do t’i kishte bërë krenarë pan-azianistët e fillimit të shekullit XX. Megjithatë, pan-azianizmi i shekullit XX ndoqi një rrugë të ndërlikuar. Shfrytëzimi që Japonia i bëri pan-azianizmit për të arsyetuar pushtimin e saj kolonial të Kinës dhe Koresë, i la shumë mbështetës të ndiheshin të tradhtuar. Politika e jashtme e Indisë së pavarur, nën drejtimin e Jawaharlal Nehrusë, tregoi një angazhim ndaj disa parimeve pan-azianiste, të cilat kishin një tërheqje të gjerë gjatë Konferencës së Bandungut më 1955. Ky takim i 29 shteteve aziatike dhe afrikane, që përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë së botës, ishte shprehja e fundit madhore e solidaritetit aziatik, dhe më pas u përthith nga rivalitetet e Luftës së Ftohtë dhe ndërtimi i shteteve kombëtare.

Edhe panislamizmi ka ecur përpara në një seri ngritjesh dhe rëniesh gjatë shekullit të fundit. Nga Turqia dhe Egjipti, te Indonezia dhe Algjeria, ideja e intelektualizmit mysliman dhe solidaritetit global mysliman fuqizoi udhëheqësit dhe lëvizjet nacionaliste të shekullit XX. Deri në mesin e viteve ’60 të shekullit XX, shumica e myslimanëve të botës kishin fituar lirinë nga sundimi kolonial evropian. Parlamenti turk kishte shfuqizuar Kalifatin osman që në vitin 1924, dhe deri në vitet ‘50 të shekullit XX ai kalifat pothuajse ishte harruar.

Megjithatë, në pothuajse një të pestën e parë të shekullit XXI, pan-afrikanizmi dhe pan-azianizmi duken sikur janë zhdukur, ndërsa panislamizmi dhe ideali i solidaritetit të botës myslimane vazhdon të mbijetojë. Pse? Përgjigjja gjendet në fazat përfundimtare të Luftës së Ftohtë. Në vitet ‘80 të shekullit XX, u shfaq një ndërkombëtarizim i ri mysliman, si pjesë e rritjes së islamit politik. Nuk bëhej fjalë për një përplasje mes traditave civilizuese të lashta të Islamit dhe Perëndimit, as për një ringjallje të vlerave autentike fetare. Nuk ishte as një vazhdimësi e panislamizmit të fillimit të shekullit XX, por një formacion i ri që doli nga Lufta e Ftohtë. Një aleancë saudito-amerikane filloi të promovojë idenë e solidaritetit mysliman në vitet ‘70 të shekullit XX, si një alternativë ndaj panarabizmit laik të presidentit egjiptian Gamal Abdel Nasser, vendi i të cilit ishte i lidhur me Bashkimin Sovjetik. Çdo ide për një utopi “islame” do të kishte dështuar nëse nuk do të ishin dështimet e shumë shteteve të pas-kolonializmit dhe zhgënjimi pasues publik i shumë myslimanëve.

Ideja se panislamizmi përfaqëson vlera autentike politike myslimane, të lashta dhe të shtypura që ngrihen në revoltë kundër perëndimores dhe sekularizmit global, ishte në fillim një obsesion paranojak i oficerëve kolonialë perëndimorë, por së fundmi vjen kryesisht nga islamistët. Komentatorët dhe gazetarët perëndimorë kanë gabuar duke i marrë për të mirëqena pretendimet e islamistëve mbi vlerat thelbësore politike të Islamit. Lloji i islamizmit që identifikohet me Vëllazërinë Myslimane të Egjiptit apo Iranin e Ruhollah Khomeinit, nuk ekzistonte para viteve ’70 të shekullit XX. Asnjë nga myslimanët indianë që u takuan me Wilsonin, e as kalifët e fundit osmanë, nuk ishin të interesuar për të imponuar sheriatin në shoqëritë e veta. Asnjëri prej tyre nuk donte të detyronte gratë të mbuloheshin. Përkundrazi, brezi i parë panislamist ishte shumë modernist: ata ishin përkrahës të çlirimit të grave, barazisë racore dhe kozmopolitizmit. Myslimanët indianë, për shembull, ishin shumë krenarë që kalifi osman kishte ministra dhe ambasadorë grekë e armenë. Ata gjithashtu dëshironin që Kurora Britanike të emëronte hindusë dhe myslimanë si ministra dhe zyrtarë të nivelit të lartë në qeveritë e tyre. Asnjëri prej tyre nuk do të kishte dëshiruar apo parashikuar ndarjen e turqve dhe grekëve në tokat osmane, arabëve dhe hebrenjve në Palestinë, apo myslimanëve dhe hindusëve në Indi. Vetëm forma bazë e panislamizmit të fillimshekullit XX mbijeton sot; përmbajtja e tij është transformuar plotësisht që prej viteve ’80 të shekullit XX.

Fakti që si Bernard Lewis ashtu edhe Osama bin Laden flisnin për një përplasje të përjetshme midis një bote të bashkuar myslimane dhe një Perëndimi të bashkuar, nuk do të thotë se ky është realitet. Edhe në kulmin e idesë së solidaritetit global mysliman, në fund të shekullit XIX, shoqëritë myslimane ishin të ndara sipas vijave politike, gjuhësore dhe kulturore. Që nga koha e shokëve të profetit Muhamed, në shekullin e shtatë, qindra mbretëri, perandori dhe sulltanate të ndryshme – disa në konflikt me njëra-tjetrën – kanë sunduar mbi popullsi të përziera myslimane dhe me të tjerë. Ndarja e myslimanëve nga fqinjët e tyre hindu, budistë, të krishterë dhe hebrenj, dhe koncepti për shoqëritë e tyre në izolim, nuk ka asnjë lidhje me përvojën historike të qenies njerëzore. Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk mund të ekzistojë një “botë” e ndarë “myslimane.”

Të gjitha grupet e reja fashiste të djathta anti-myslimane në Evropë dhe në ShBA, janë të fiksuara pas zgjerimit perandorak osman në Evropën Lindore. Ata e shohin rrethimin osman të Vjenës, të vitit 1683, si një tentativë të qytetërimit islamik për të pushtuar “Perëndimin.” Por, në Betejën e Vjenës, hungarezët protestantë ishin aleatë të Perandorisë Osmane – kryesisht myslimane – kundër Habsburgëve katolikë. Ishte një konflikt i ndërlikuar midis perandorive dhe shteteve, jo një përplasje qytetërimesh.

Nacionalizmi hindu i kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, promovon idenë e një Perandorie të huaj Mogule që pushtoi Indinë dhe sundoi mbi hindusët. Por, burokratët hindu luajtën një rol jetik në Perandorinë Mogule të Indisë, dhe perandorët mogulë ishin ndërtues perandorish, jo fanatikë që kërkonin një sundim teokratik mbi komunitetet e feve të ndryshme. Ka edhe myslimanë sot që e shohin Perandorinë Mogule si një shembull të dominimit mysliman mbi hindusët. Është domethënëse dhe e rëndësishme që propaganda perëndimore anti-myslimane dhe narrativat panislamike të historisë i ngjajnë njëra-tjetrës. Të dyja mbështeten mbi një narrativë civilizuese të historisë dhe mbi një ndarje gjeopolitike të botës në njësi të veçuara dhe ahistorike, si Afrika e zezë, bota myslimane, Azia dhe Perëndimi.

Panislamizmi bashkëkohor gjithashtu idealizon një të kaluar mitike. Sipas panislamistëve, ymeti, apo komuniteti mysliman global, lindi në një kohë kur myslimanët nuk ishin të poshtëruar nga perandoritë raciste të bardha apo nga fuqitë agresive perëndimore. Panislamistët duan ta “bëjnë ymetin sërish madhështor.” Por, ideja e një epoke të artë të unitetit politik dhe solidaritetit mysliman, mbështetet mbi amnezinë historike për të kaluarën perandorake. Shoqëritë myslimane nuk kanë qenë kurrë politikisht të bashkuara, ndërkaq nuk ka pasur kurrë shoqëri homogjene myslimane në Euroazi. Asnjë nga perandoritë myslimane, të drejtuara nga dinastitë, nuk ka synuar nënshtrimin e jobesimtarëve nga besimtarë të devotshëm. Ashtu si monarkët osmanë, persianë apo egjiptianë të fundshekullin XIX, ato ishin perandori shumetnike që punësonin mijëra burokratë jobesimtarë. Popullsitë myslimane nuk kanë kërkuar kurrë solidaritet global të ymetit para fundit të shekullit XIX – në kontekstin e perandorive raciale evropiane.

Termi “bota myslimane” u shfaq për herë të parë në vitet ’70 të shekullit XIX. Fillimisht, ishin misionarët evropianë apo zyrtarët kolonialë që e përdornin si një shkurtesë për t’iu referuar të gjithëve që ndodheshin mes “racës së verdhë” të Azisë Lindore dhe racës së zezë në Afrikë. Ata e përdornin gjithashtu për të shprehur frikën e tyre nga një revoltë e mundshme myslimane, edhe pse subjektet myslimane të perandorive nuk ishin as më të rrezikshëm e as më të bindur se hindusët apo budistët. Pas kryengritjes së madhe indiane të vitit 1857, kur si hindusët ashtu edhe myslimanët u ngritën kundër britanikëve, disa zyrtarë kolonialë britanikë fajësuan myslimanët për këtë kryengritje. William Wilson Hunter, një zyrtar kolonial britanik, vuri në dyshim – në librin e tij me ndikim, Myslimanët indianë: A janë të detyruar në ndërgjegje të rebelohen kundër Mbretëreshës? (1871) – nëse myslimanët indianë mund t’i qëndronin besnikë një monarku të krishterë. Në realitet, myslimanët nuk ndryshonin shumë nga hindusët, as në besnikërinë e tyre, as në kritikat e tyre ndaj perandorisë britanike. Myslimanët elitarë indianë, si reformisti Syed Ahmad Khan, shkruan kundërshtimet e ashpra ndaj akuzave të Hunterit. Por, ata gjithashtu pranuan termat e debatit të tij, sipas të cilit myslimanët përbënin një kategori të dalluar dhe të veçantë të indianëve.

Rritja e nacionalizmave evropianë gjeti gjithashtu një armik të përshtatshëm te myslimanët, në veçanti te sulltani osman. Në fund të shekullit XIX, nacionalistët grekë, serbë, rumunë dhe bullgarë filluan të portretizonin sulltanin osman si një despot. Ata iu drejtuan liberalëve britanikë për të prishur aleancën osmano-britanike, në emër të një solidariteti global të krishterë. Liberalët anti-osmanë britanikë, si William Gladstone, argumentuan se solidariteti i krishterë duhet të ketë rëndësi në vendimet britanike për Perandorinë Osmane. Pikërisht, në këtë kontekst, sulltani osman iu referua lidhjes së tij shpirtërore me myslimanët indianë, për të argumentuar një rikthim të aleancës osmano-britanike, falë kësaj lidhjeje të veçantë mes dy perandorive të mëdha myslimane.

Në librin e tij me ndikim, E ardhmja e Islamit (1882), poeti anglez Wilfrid Scawen Blunt argumentonte se Perandoria Osmane do të dëbohej përfundimisht nga Evropa dhe se fryma e kryqëzatës e Evropës do ta kthente Stambollin në një qytet të krishterë. Blunt gjithashtu pretendonte se Perandoria Britanike, e cila nuk kishte urrejtje ndaj myslimanëve siç kishin austriakët, rusët apo francezët, mund të bëhej mbrojtëse e popullatave myslimane në Azi. Në mënyrë patronizuese dhe imperialiste, Blunt dukej se interesohej për të ardhmen e myslimanëve. Ai ishte një mbështetës dhe mik i reformistëve kryesorë myslimanë, si Al-Afghani dhe Muhammad Abduh, dhe shërbeu si ndërmjetës midis qarqeve intelektuale evropiane dhe reformistëve myslimanë.

Rreth së njëjtës kohë kur Blunt po shkruante, intelektuali francez me ndikim, Ernest Renan, formuloi një pikëpamje shumë negative për Islamin, veçanërisht në lidhje me shkencën dhe qytetërimin. Renan e shihte Islamin si një fe semite që pengonte zhvillimin e shkencës dhe të racionalitetit. Idetë e tij simbolizuan racialen e myslimanëve përmes fesë së tyre. Natyrisht, Renan i bënte këto argumente në Parisin që sundonte pjesë të mëdha të Afrikës së Veriut dhe të Afrikës Perëndimore myslimane. Idetë e tij ndihmuan në arsyetimin e sundimit kolonial francez. Al-Afghani dhe shumë intelektualë të tjerë myslimanë shkruan kundërshtimet ndaj pretendimeve të Renanit, me mbështetjen e Bluntit. Por, Renani pati më shumë sukses në krijimin e një narrative shpërqendruese të një qytetërimi të veçuar islamik përballë një qytetërimi perëndimor të krishterë.

Pretendimet e elitave evropiane për një mision civilizues perëndimor, dhe për superioritetin e qytetërimit të krishterë perëndimor, ishin themelore për projektet koloniale. Intelektualët evropianë ndërmorën projekte të mëdha për klasifikimin e njerëzimit në hierarki racore dhe fetare. Vetëm në përgjigje të këtij pohimi shovinist, intelektualët myslimanë krijuan një kundër-narrativë të qytetërimit islamik. Duke u përpjekur të pohonin dinjitetin dhe barazinë e tyre, ata theksuan lavdinë e së kaluarës, modernitetin dhe civilizimin e “botës myslimane.” Këta kundërshtarë myslimanë të ideologjisë imperialiste evropiane – të superioritetit qytetërues të racës së bardhë mbi myslimanët dhe racat e tjera me ngjyrë – ishin panislamistët e parë.

Gjatë fillimit të shekullit XX, reformatorët myslimanë filluan të kultivonin narrativën historike që theksonte një qytetërim të përbashkët, me një epokë të artë në shkencë dhe art islam, dhe me një rënie të mëvonshme. Kjo ide e një historie gjithëpërfshirëse islame ishte një krijim i ri i formuar drejtpërdrejt si përgjigje ndaj idesë së një qytetërimi perëndimor dhe ndaj argumenteve gjeopolitike të unitetit racor perëndimor/të bardhë. Ashtu si brezi i parë i intelektualëve pan-afrikanë dhe pan-aziatikë, intelektualët myslimanë iu përgjigjën shovinizmit evropian dhe orientalizmit perëndimor me historinë dhe qytetërimin e tyre madhështor. Gjatë gjithë shekullit XX, udhëheqësit e mëdhenj myslimanë, si Mustafa Kemal Atatürku i Turqisë, Nasseri në Egjipt, Mohammad Mosaddequ në Iran dhe Sukarno në Indonezi, ishin të gjithë nacionalistë laikë, por të gjithë kishin nevojë dhe e përdorën këtë nocion të një historie të lavdishme të qytetërimit mysliman, për t’iu kundërvënë ideologjive të supremacisë së bardhë. Nacionalizmi në fund triumfoi, dhe gjatë viteve 1950-‘60, ideja e Islamit si një forcë në punët botërore u zbeh në gazetarinë dhe studimet perëndimore.

Ideologjitë panislamike nuk u rishfaqën më deri në vitet ‘70 dhe ’80 të shekullit XX, dhe atëherë me një karakter dhe ton të ri. Ato u rikthyen si shprehje e pakënaqësisë ndaj botës bashkëkohore. Kishte ardhur fundi i ditëve entuziaste të optimizmit, të mesit të shekullit XX, për modernizimin. Kombet e Bashkuara kishin dështuar në zgjidhjen e çështjeve ekzistenciale. Shtetet kombëtare pas-koloniale nuk kishin sjellë liri dhe mirëqenie për shumicën e myslimanëve të botës. Ndërkohë, Evropa, ShBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik treguan pak shqetësim për vuajtjet e popujve myslimanë. Partitë islamiste, si Vëllazëria Myslimane në Egjipt dhe Xhemati Islam në Pakistan, u shfaqën duke pohuar se kolonizimi i Palestinës dhe vuajtjet nga varfëria kërkonin një formë të re solidariteti.

Revolucioni Iranian i vitit 1979 u dëshmua si një moment historik. Për të dënuar status quo-në, Khomeini iu drejtua kësaj forme të re të panislamizmit. Por, Irani i tij dhe rivali rajonal, Arabia Saudite, favorizuan interesat kombëtare të shteteve të tyre. Kështu që nuk ka ekzistuar kurrë një vizion i zbatueshëm federativ për këtë solidaritet të ri panislamik. Ndryshe nga pan-afrikanizmi, i cili idealizonte popullsitë me lëkurë të zezë që jetonin në solidaritet brenda Afrikës pas-koloniale, panislamizmi mbështetet në një ndjenjë viktimizimi, pa një projekt politik praktik. Ai ka të bëjë më pak me planet reale për të themeluar një shtet mysliman, dhe më shumë rreth mënyrës se si të ndalet shtypja dhe diskriminimi ndaj një komuniteti të imagjinuar global.

Thirrjet për solidaritet global mysliman nuk mund të kuptohen duke parë tekstet fetare apo përkushtimin fetar të myslimanëve. Janë zhvillimet në historinë intelektuale dhe gjeopolitike moderne ato që kanë krijuar dhe formësuar pikëpamjet panislamike për historinë dhe botën. Ndoshta tipari më thelbësor i tyre është ideja për Perëndimin si një vend me një narrativë të vete historike dhe një vizion të qëndrueshëm politik për hegjemoninë globale. Bashkimi Sovjetik, ShBA-ja, BE-ja – të gjitha projektet globale perëndimore të shekullit XX – imagjinojnë një Perëndim superior dhe hegjemon. Intelektualët e hershëm panislamikë zhvilluan narrativa myslimane për rendin global historik, si një strategji për të kundërshtuar diskurset imperialiste mbi inferioritetin e tyre, të cilat ishin të përhapura në metropolet koloniale, shkrimet orientaliste dhe shkencat sociale evropiane. Thjesht, nuk mund të ketë një narrativë panislamike të rendit global pa homologen e saj, narrativën perëndimore për botën, e cila është po aq e njëanshme si histori.

Idetë për botën islame dhe atë perëndimore duken si armiq që pasqyrojnë njëri-tjetrin. Nuk duhet t’u lejojmë kolonizatorëve të fundshekullit XIX të përcaktojnë kushtet e debatit të sotëm mbi të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë. Për sa kohë që e pranojmë këtë opozitë të njëanshme mes “Perëndimit” dhe “botës myslimane,” ne vazhdojmë të jemi të robëruar nga kolonializmi dhe dështimet e dekolonizimit. Duke i pranuar dhe refuzuar këto terma diskutimi, mund të bëhemi të lirë për të ecur përpara, për të menduar për njëri-tjetrin dhe për botën në mënyra më realiste dhe njerëzore. Sfida jonë sot është të gjejmë një gjuhë të re të të drejtave dhe normave, që nuk është e robëruar nga mashtrimet e qytetërimit perëndimor, apo të alternativave afrikane, aziatike dhe myslimane ndaj tij. Qenia njerëzore, pavarësisht ngjyrës apo fesë, ndan një planet të vetëm dhe një histori të ndërlidhur, pa kufij civilizues. Çdo rrugë përpara, për të kapërcyer padrejtësitë dhe problemet aktuale, duhet të bazohet në lidhjet dhe vlerat tona të përbashkëta, e jo në tribalizmin civilizues. /Telegrafi/

The post Çfarë është bota myslimane? appeared first on Telegrafi.

Sharon Stone provokon në moshën 67-vjeçare

By: armand
21 June 2025 at 09:19

Sharon Stone pushton kopertinën e revistës amerikane Vogue me foto provokuese, si ato të skenave të filmit të 33 viteve më parë Basic Instinct. Vitet nuk kanë rëndësi për pamjen e një ylli të kinemasë hollivudiane si Sharon Stone. 67-vjeçarja ripërsëriti një skenar provokues të një prej filmave më të famshëm, ku ka pasur një […]

The post Sharon Stone provokon në moshën 67-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Hobdari: Farat autoktone, faktor në zhvillimin e agroturizmit

TIRANË, 19 qershor /ATSH/  Drejtorja e Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve, Valbona Hobdari, tha se “ripërtëritja e farave autoktone në bujqësi, është mënyra e duhur për zhvillimin e një sistemi ushqimor të qëndrueshëm në vendin tonë”.

Në një intervistë televizive Hobdari, vuri në dukje se, vitet e fundit prodhimi i kulturave bujqësore me farat autoktone në Shqipëri po sfidohet nga varietet hibride, që iu sigurojnë fermerëve më shumë rendiment e për rrjedhojë më shumë fitime.

Në këto kushte, tha ajo, fokus i punës sonë është orientimi i fermerëve në përdorimin e farave autoktone, jo vetëm duke i vlerësuar ato si elemente të traditës shqiptare, por edhe si një mundësi zhvillimi ekonomik përmes agroturizmit.

Hobdari solli në vëmendje se në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe programin Giz, ka nisur pilotimi një vit më parë në 4 agroturizme, që sot janë zgjeruar në 12 agroturizme, të cilat marrin nga Banka Gjenetike fidanë autoktonë dhe këto prodhime bujqësore i kanë futur në menutë ushqimore.

Sipas saj, agroturizmet janë ato që do t’i japin jehonë dhe do të zgjerojnë kërkesën e konsumatorëve për prodhime bujqësore me fara autoktone.

“Varietet autoktone që ruhen në Bankën Gjenetike, që prej krijimit të saj në vitin ’98 e deri më sot, janë të një cilësie të lartë dhe ripërtëritja e tyre përmes kultivimit nga ana e fermerëve është një gjë shumë e rëndësishme, për të cilën janë angazhuar institucionet e linjës që ta diversifikojnë këtë proces në shkallë vendi”, theksoi Hobdari.

Ajo bëri të ditur se në Bankën Gjenetike gjenden 80% e farave autoktone shqiptare dhe farat më të vjetra janë ato të grurit, misrit, fasulja, domatja, speci, bizelja etj. /j.p/

The post Hobdari: Farat autoktone, faktor në zhvillimin e agroturizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të katërt, zbulon emrin e veçantë të vajzës

By: gaze tare
17 June 2025 at 12:39

Këngëtarja britanike Joss Stone, 38 vjeçe, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt me bashkëshortin Cody DaLuz, një ish-marins amerikan. Çifti kanë mirëpritur një vajzë të quajtur Nalima Rose, ndërsa Joss ndau një foto të ëmbël nga spitali në Instagram, duke shkruar: “Mirë se erdhe në botë, Nalima jonë e bukur. Jemi shumë të dashuruar.”

Cody e shpërndau lajmin me një mesazh të shkurtër: “Dhe tani janë katër.” Çifti tashmë janë prindër të Violet (3 vjeç), Shackleton (2 vjeç) dhe Bear, një djalë i adoptuar shtatë muaj më parë.

Në një video të publikuar pak ditë para lindjes, Joss tregoi se kishte shtyrë orarin e lindjes me prerje cezariane për të ndjekur recitalin e vallëzimit të vajzës së saj Violet. “Do të jetë një ditë e çmendur”, tha ajo me humor.

Joss dhe Cody e adoptuan Bear-in në fund të vitit të kaluar, kur ai ishte vetëm një muajsh. Këngëtarja ka treguar më parë dëshirën për të pasur një familje të madhe dhe është shprehur se birësimi është pjesë e rëndësishme e historisë së tyre familjare, pasi edhe Cody vetë është i birësuar.

Çifti jeton në Nashville, Tennessee, që prej vitit 2020, kur Joss u largua nga Mbretëria e Bashkuar pas një komplot rrëmbimi ndaj saj.

The post Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të katërt, zbulon emrin e veçantë të vajzës appeared first on iconstyle.al.

“Betejë e zgjatur me COPD”/ Ndërron jetë udhëheqësi i ‘Sly and the Family Stone’

By: gaze tare
9 June 2025 at 23:42

Sly Stone, yll i funk-rock-ut i cili udhëhoqi grupin Sly and the Family Stone, ka vdekur në moshën 82 vjeç, tha familja e tij.

Në një deklaratë, ata thanë se ai vdiq pas një “beteje të zgjatur” me COPD, një sëmundje të mushkërive që e vështirëson frymëmarrjen, dhe probleme të tjera shëndetësore.

“Sly ishte një figurë monumentale, një novator inovativ dhe një pionier i vërtetë që ripërcaktoi peizazhin e muzikës pop, funk dhe rock”, tha familja e tij. “Këngët e tij ikonike kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në botë dhe ndikimi i tij mbetet i pamohueshëm.”

Ai u bë i famshëm në vitet 1960 dhe 1970, pasi filloi si DJ në San Francisko.

Stone, emri i vërtetë i të cilit ishte Sylvester Stewart, filloi të këndonte muzikë gospel me vëllezërit dhe motrat e tij në një moshë të re. Ai e filloi karrierën e tij si DJ për stacionet radiofonike në Kaliforni dhe më pas formoi një grup muzikor që përfshinte edhe vëllain e tij, të quajtur Sly and the Family Stone.

Fillimisht, ky grup luante muzikë gospel, por me kalimin e kohës u bënë të njohur për përzierjen e stileve muzikore duke përfshirë psikedelinë dhe funkun.

The post “Betejë e zgjatur me COPD”/ Ndërron jetë udhëheqësi i ‘Sly and the Family Stone’ appeared first on iconstyle.al.

Silca Stone në bashkëpunim me MMPHI dhe Komunën e Ferizajt organizon debat publik mbi raportin për eksploatimin e rërës kuarcore

9 June 2025 at 16:55

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Silca Stonte” LLC, Mirosalë, Ferizaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:  

Debat publik mbi Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor – për Eksploatimin e rërës kuarcore,  në  Z.K. Mirosalë, Ferizaj. 

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 23.07.2025 në ora 11:00 në objektin e SHFMU “Mejdi Xhaferi” në Mirosalë, Ferizaj, do të organizohet debat publik nga Kompania “Silca Stonte” LLC, Mirosalë, Ferizaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM.

Linku: https://us04web.zoom.us/j/3641684670?pwd=YzRTQjJnSGpzZVlqTmhtUGNnK29mZz09

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Silca Stonte” LLC, Mirosalë, Ferizaj, për Pëlqim Mjedisor, – për Eksploatimin e rërës Kuarcore,  në  Z.K. Mirosalë, Ferizaj. 

Linku: https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin

Email: vnm.komente@rks-gov.net

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

The post Silca Stone në bashkëpunim me MMPHI dhe Komunën e Ferizajt organizon debat publik mbi raportin për eksploatimin e rërës kuarcore appeared first on Telegrafi.

Denzel Washington kundër fotografit dhe momente të tjera të sikletshme nga Festivali i Filmit në Kanë

26 May 2025 at 07:30

Një tjetër Festival Filmi në Kanë ka ardhur e ka ikur.

Ashtu si vitet e kaluara, nuk munguan momentet e bukura dhe të sikletshme.

Më poshtë do t’ua sjellim tetë momente në tapetin e kuq që shënuan festivalin e këtij viti dhe që ishin më të përfolurat.

Denzel Washington ndeshet me një fotograf

Ai e humbi vërtet toruan. Fotografi donte të tërhiqte vëmendjen e Denzelit dhe i kapi dorën. Kjo e bëri Denzelin nervoz.

Foto: EPA

Kevin Spacey merr çmimin për arritje jetësore

Kevin Spacey

Aktori mori një çmim për ‘Arritje Jetësore’ nga “Better World Fund” në një aktivitet të thjeshtë si pjesë e festivalit. Kjo nuk do të ishte e çuditshme nëse Kevin nuk do të ishte akuzuar për sulm seksual ose sjellje të papërshtatshme nga më shumë se 30 burra në vitin 2017. Karriera e tij praktikisht u ndal më pas. Në vitin 2022, ai u shpall i pafajshëm dhe në vitin 2023, u lirua nga nëntë akuza për sulm seksual.

Burri i plagosur nga rënia e një palme

Ndodhi jashtë Festivalit

Po, edhe kjo ndodhi, jashtë tapetit të kuq.

Një grup personazhesh të famshëm thyen kodin e veshjes

Foto: Getty Images

Këtë vit, është e ndaluar të veshësh “fustane voluminoze” si dhe të mbërrish me “fustane të zhveshura” në mënyrë që të “sigurosh më shumë dinjitet”.

Megjithatë, shumë i kanë thyer këto rregulla. Nëse do t’i rendisnim të gjithë ata që nuk iu përmbajtën rregullave të reja dhe të rrepta të festivalit, do të ishte shumë.

Nicole Kidman me paruke

Nicole Kidman

E gjithë bota zbuloi se Nicole Kidman mban paruke.

Robert Pattinson shkeli mbi fustanin e Jennifer Lawrence

Foto: Getty Images

Është mirë që Jennifer nuk e bëri këtë skandal.

Emma Stone sulmohet nga një bletë në tapetin e kuq

Foto: Getty Images

Emma Stone u sulmua nga një bletë në tapetin e kuq, ndërsa pozonte me bashkë-yjet Austin Butler dhe Pedro Pascal. Pedro nuk mund të ndalonte së qeshuri, dhe Batler po i frynte bletës.

Shpëtimtari, pasi qeshi, ishte Pedro i cili e dëboi bletën.

Djali i Eva Longorias u bërtiti fotografëve

Foto: Getty Images

Santiago e gjeti veten në qendër të vëmendjes. Ndërsa Eva po pozonte për fotografët, ai filloi të bërtiste.

“Të gjithë e njohin mamin tim. Mos i bëni më foto”, bërtiti djali me inat, pastaj u largua nga mamaja e tij dhe u ngjit shkallëve. Ndërsa fotografët bërtisnin emrin e aktores që ajo të kthehej nga ata, Santiago bërtiti: “Kush është ky?”. /Telegrafi/

The post Denzel Washington kundër fotografit dhe momente të tjera të sikletshme nga Festivali i Filmit në Kanë appeared first on Telegrafi.

Emma Stone përballet me një ‘sulm’ të papritur në Festivalin e Kanës

By: gaze tare
17 May 2025 at 15:12

Në mesin e elegancës dhe shkëlqimit të Festivalit të Filmit në Kanë, një moment i papritur u bë qendra e vëmendjes. Aktorja e njohur hollivudiane, Emma Stone, pati një përballje jo me një koleg aktor, por me… një bletë.

Teksa parakalonte në tapetin e kuq përkrah kolegëve Austin Butler dhe Pedro Pascal, Emma u gjend në një situatë të sikletshme, kur një bletë filloi të sillet rreth saj. Me një shprehje të shqetësuar, ajo përpiqej ta largonte, por insekti nuk po dorëzohej. Austin Butler tentoi ta trembte me frymë, ndërsa Pedro Pascal ndërhyri me një lëvizje të dorës për ta larguar përgjithmonë.

Gjatë kësaj kohe, Emma qëndroi pranë Pedro-s, duke u përpjekur të shmangte bletën, ndërsa atmosfera u kthye për pak çaste në një skenë spontane, që bëri të gjithë të qeshin. Pas incidentit, të tre aktorët vazhduan të pozonin me qetësi përpara kamerave, por ndërhyrja “dramatike” nuk i shpëtoi rrjeteve sociale.

The post Emma Stone përballet me një ‘sulm’ të papritur në Festivalin e Kanës appeared first on iconstyle.al.

❌
❌