Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Merkato e Partizanit, të kuqtë në gjurmët e një mesfushori

By: armand
9 August 2025 at 11:42

Pas prezantimit të trajnerit Mlladen Milinkoviç, drejtuesit e Partizanit po përpiqen të sigurojnë shërbimet e lojtarëve që tekniku ka nevojë të përforcohet. Drejtori sportiv i ’’demave’’, Arbër Abilaliaj gjatë prezantimit të teknikut u shpreh se ishin shumë pranë firmës me dy lojtarë, ku një prej tyre ishte futbollist kombëtareje. “Panorama Sport” ka bërë të ditur […]

The post Merkato e Partizanit, të kuqtë në gjurmët e një mesfushori appeared first on BoldNews.al.

Trajneri i ri i Partizanit: Jam këtu për të rikthyer titullin kampion

By: armand
6 August 2025 at 18:51

Partizani ka prezantuar sot para mediave trajnerin e ri, Mladen Milinkoviç, i cili që në fjalët e tij të para bëri të qartë se kishte ardhur me objektivin e qartë për të luftuar për titullin kampion me të kuqtë. “Dua të falënderoj drejtorin për fjalët e mira dhe presidentin për mundësinë që të punoj në […]

The post Trajneri i ri i Partizanit: Jam këtu për të rikthyer titullin kampion appeared first on BoldNews.al.

Partizani prezanton trajnerin e ri, Mladen Milinkoviҫ

6 August 2025 at 17:46

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Mladen Milinkoviҫ është trajneri i ri i FK “Partizani”.

Kryeqytetasit prezantuan sot teknikun 57-vjeçar, i cili do të pasojë Skënder Gegën.

Milinkoviҫ është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi ka drejtuar më herët Luftëtarin dhe Kukësin.

Debutimi i tij në një ndeshje zyrtare në stolin e Partizanit do të vijë në takimin e parë të kampionatit, atë ndaj Vorës, sfidë kjo e programuar të luhet me 23 gusht.

Milinkoviҫ ka udhëhequr më parë ekipe si Keshla, Sirianska, Buduçnost dhe Al Sahel.

/gj.m/r.e/

The post Partizani prezanton trajnerin e ri, Mladen Milinkoviҫ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Klub me drejtorë e këshilltarë fantazëm”/ “Guerrilsat” vijojnë reagimet kundër situatës te Partizani

By: armand
5 August 2025 at 22:23

Eliminimi i Partizanit në turin e parë të garave europiane ka shkaktuar një valë reagimesh nga tifozët më të zjarrtë të skuadrës, grupi “Ultras Guerrils”. Në disa reagime të publikuara në rrjetet sociale, mbështetësit besnikë të “demave” kanë shprehur pakënaqësinë e tyre të thellë për menaxhimin dhe situatën e përgjithshme në klub. Në reagimin më […]

The post “Klub me drejtorë e këshilltarë fantazëm”/ “Guerrilsat” vijojnë reagimet kundër situatës te Partizani appeared first on BoldNews.al.

Partizani përforcon sulmin, rikthen brazilianin Da Silva

5 August 2025 at 11:55

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Partizani ka rikthyer në ekip sulmuesin Victor Da Silva.

Sulmuesi brazilian, i cili fitoi titullin me “demat” dy vite më parë, ka vendosur të rikthehet te kryeqytetasit.

Klubi i Partizanit ka njoftuar se palët kanë firmosur kontratë për një vit, me mundësi rinovimi për një tjetër sezon.

Da Silva është bashkuar menjëherë me ekipin në stërvitje, për të qenë gati për sezonin e ri. Braziliani e njeh mirë kampionatin, pasi përveç Partizanit ka luajtur edhe me Vllazninë e Bylisin.

“FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Victor Da Silva në familjen e kuqe.

Pas aventurës së suksesshme në sezonin 2022-2023, ku kontribuoi në fitimin e titullit të 17-të kampion të Shqipërisë, sulmuesi brazilian riveshë fanellën e kuqe.

Da Silva ka nënshkruar një kontratë 1+1 dhe sot i është bashkuar grupit në seancën e radhës stërvitore”, thuhet në njoftimin e klubit.

/gj.m//a.f/

 

 

The post Partizani përforcon sulmin, rikthen brazilianin Da Silva appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyrtare/ Partizani rikthen në ekip Victor Da Silvan, golashënuesin brazilian të vitit të titullit

By: armand
4 August 2025 at 19:23

Partizani ka rikthyer në ekip sulmuesin Victor Da Silva. Braziliani, i cili fitoi titullin me “demat” në vitin 2023, ka vendosur të rikthehet te kryeqytetasit. Klubi i Partizanit ka njoftuar se palët kanë firmosur kontratë për një vit, me mundësi rinovimi për një tjetër sezon. 30-vjeçari është bashkuar menjëherë me ekipin në stërvitje, për të […]

The post Zyrtare/ Partizani rikthen në ekip Victor Da Silvan, golashënuesin brazilian të vitit të titullit appeared first on BoldNews.al.

Berisha paraqitet në SPAK: Dumani, avokat i krimit elektoral

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Berisha u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dha edhe një prononcim për mediet ku u shpreh se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është “mashtrues publik i rangut të lartë”.

“Deklaroi se paditë e sjella në SPAK, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik”, tha Berisha.

Sipas Berishës “me këtë mashtrim publik, Dumani është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve”.

Berisha tha se Dumani mashtroi edhe për rastin e ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçit.

Sa i takon çështjes në SPAK ndaj presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Metës, Berisha tha se nuk ka asnjë fakt penal në dosje.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Ndërkohë, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike.

/m.q/j.p/

The post Berisha paraqitet në SPAK: Dumani, avokat i krimit elektoral appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miqësorja ndaj Kukësit, ja kush do të drejtojë sot Partizanin

By: armand
2 August 2025 at 09:03

Klubi i Partizanit vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, për të cilin problemi më i madh i të kuqve është se nuk kanë ende një trajner, ndonëse mbeten pak më shumë se 3 javë nga ndeshja e parë në kampionat. Ndërsa në klub shqyrtojnë emra të ndryshëm, ekipi vazhdon të drejtohet në stërvitje nga trajneri […]

The post Miqësorja ndaj Kukësit, ja kush do të drejtojë sot Partizanin appeared first on BoldNews.al.

Angazhimi në Europë mbaroi shpejt, Partizani zyrtarizon miqësoren e parë pas eliminimit

By: armand
31 July 2025 at 19:15

Partizani do të kthehet në fushë kundër Kukësit, më 2 gusht ora 18:00. Klubi i kuq ka zyrtarizuar axhendën e miqësores në “Arena e Demave”. Partizani rikthehet kështu për një ndeshje para tifozëve pas zhgënjimit në Europë. Përballë janë verilindorët, që vijojnë rrugëtimin në Kategorinë e Parë për edicionin e dytë radhazi. Të kuqtë janë […]

The post Angazhimi në Europë mbaroi shpejt, Partizani zyrtarizon miqësoren e parë pas eliminimit appeared first on BoldNews.al.

Te Partizani, të vendosur për një emër të huaj pas Skënder Gegës

By: armand
28 July 2025 at 15:52

Partizani është në kërkim të trajnerit të ri. Nisja e kampionatit po afrohet dhe klubi po shqyrton seriozisht disa alternativa të huaja. Pas largimit të Skënder Gegës disa ditë më parë, të kuqtë janë përqendruar te përzgjedhja e pasuesit. Ky i fundit do të ketë në dorë një skuadër me disa elementë të akademisë. Deri […]

The post Te Partizani, të vendosur për një emër të huaj pas Skënder Gegës appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

By: V K
28 July 2025 at 12:28

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen “Partizani”.

Një javë më parë, përfaqësuesi ligjor i kryedemokratit, u shpreh se gjyqtarët për të shqyrtuar dosjen e Sali Berishës, duhet të caktohen nga jashtë GJKKO-së.

Kështu trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, do të vijojë shqyrtimin e dosjes.

Në pretendimet e paraqitura nga të pandehurit, këta gjyqtarë nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri, duke qenë se monitorohen, përgjohet dhe mbikëqyren nga SPAK, që është palë në këtë proces.

Më herët, relatores së trupit gjykues, Elsa Ulliri, iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO.

Seanca e radhës për dosjen “Partizani”, është caktuar të zhvillohet më 15 shtator.

Ish kryeministri Sali Berisha, akuzohet për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Të pandehur janë marrë dhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

The post Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese appeared first on Albeu.com.

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

By: Oldi
28 July 2025 at 11:58

Gjyqtari i GJKKO Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen “Partizani”. Trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, do të vijojë shqyrtimin e dosjes. Në pretendimet e paraqitura […]

The post “Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin appeared first on BoldNews.al.

Thellohet kriza te Partizani/ Pas trajnerit Gega, ikën edhe drejtori teknik

By: armand
24 July 2025 at 15:42

Drejtori teknik i Partizanit, Sokol Haxhia, ka njoftuar këtë të enjte, 24 korrik, largimin nga klubi. Këtë lajm të befasishëm, ish-futbollisti i “Demave të Kuq” e ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook. “Ishte një nder dhe një përgjegjësi e madhe të kontribuoja në këtë periudhë te zhvillimi i Partizanit. Largohem me krenarinë se […]

The post Thellohet kriza te Partizani/ Pas trajnerit Gega, ikën edhe drejtori teknik appeared first on BoldNews.al.

Ikja e dytë e Skëndër Gegës/ Trajneri jep dorëheqjen nga Partizani pas largimit nga Europa

By: xhir jeta
24 July 2025 at 13:05

Historia u përsërit, dhe siç është proverbi, në mënyrë më të pabukur.

Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit, pasi i paraqiti dorëheqjen presidentit Gazmend Demi, kërkesë që u pranua.

Tekniku 61-vjeçar ikën nga detyra vetëm një javë pas eliminimit të të kuqve nga Liga e Konferencës me ekipin nga Estonia, Kalju, por kjo duket se nuk ka lidhje me disfatën europiane.

Burime pranë klubit pohojnë se Gega ka pasur mosmarrëveshje me disa nga drejtuesit lidhur me transferimet e lojtarëve, sepse nuk kanë pranuar të marrin disa futbollistë të cilët ai I donte.

Kjo është hera e dytë që trajneri largohet, madje në mënyrë të papritur, ndërsa e para ndodhi në qershor 2019, pak ditë pasi fitoi titullin kampion në stolin e Partizanit, të parin pas plot 26 viteve.

Edhe në atë kohë u diskutua për një përplasje me drejtorin e atëhershëm sportiv, Olsi Rama.

Po flasim për një nga figurat më të dashura për tifozët partizanas, si ish-lojtar I viteve 80-të e 90-të.

Gega erdhi në detyrë në mars të këtij viti pas ikjes së trajnerit serb, Aleksandar Veselinovic.

Edhe Veselinoviç pati probleme me klubin pasi kritikoi politikën e transferimeve në janar, kur u larguan 4-5 titullarë dhe nuk u morën zëvendësues të denjë për ta.

Ende nuk dihet se kush do të ulet në stolin e të kuqve, ndërsa skuadra për momentin është pushim./abcnews.al

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

By: armand
23 July 2025 at 22:47

Dorëheqja e Skënder Gegës ka sjellë një revoltë të mirëfilltë te tifozët e Partizanit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me akuza ndaj klubit dhe drejtuesve të tij për mënyrën se si po veprohet me të kuqtë. Grupimi “Baza 46”, ka dalë me një reagim, ku i është kundërvënë emrave të veçantë brenda organikës së […]

The post Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale appeared first on BoldNews.al.

Skënder Gega i dha “duart” Partizanit, tifozët shpërthejnë kundër drejtuesve të klubit

By: armand
23 July 2025 at 19:44

Pas eleminimit nga Europa, Partizani ka shtuar zhgënjimi për tifozët me një zyrtarizim të fundit. Të kuqtë kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Skënder Gegën, që nuk do të jetë më trajneri i kësaj skuadre. Sipas njoftimit, Gega ka paraqitur dorëheqjen dhe ka vendosur që të ndajë rrugët me kryeqytetasit, ndërsa ky vendim i tij […]

The post Skënder Gega i dha “duart” Partizanit, tifozët shpërthejnë kundër drejtuesve të klubit appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Sistemin e ri të drejtësisë e përfaqësojnë njerëz pa moral ligjor

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot institucionet e drejtësisë për abuzim dhe për ndjekje të urdhrave politikë.

Në një prononcim për mediet pas paraqitjes në SPAK, në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Berisha hodhi sërish akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili sipas tij, “ka hapur çështje penale pa emër”.

Berisha e lidh dosjen me gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka.

Sipas tij, “njerëzit e sistemit të ri të drejtësisë nuk kanë asnjë moral ligjor, nuk zbatojnë asnjë kriter, asnjë standard”.

“Altin Troplini hapi dosjen për Irenën me 5 mbiemra pa emër. E kuptoni, ka hapur çështje penale pa emër. Ky është një krim, ky është një abuzim i madh me drejtësinë. Altin Troplini nuk guxon të hapë padinë me emër, por që ta mbajë nja dy-tre vjet se do vërtetoj këtë apo atë, paçka se vula apostile tregon se Irena është dënuar me burg 3 muaj dhe këtë nuk e ka deklaruar në dokumentet e vetingut dhe deklarimit të pasurisë”, tha Berisha.

Berisha tha se “Irena Gjoka ka marrë avokat dhe ka firmosur prokurë për ta përfaqësuar para drejtësisë greke në një kohë kur deklaron pafytyrësisht se nuk është dënuar kurrë”.

“Dhe pikërisht mbi këtë bazë, Altin Troplini hap çështje penale, por jo me emër për Irena Gjokën, se po të hapej me emër, Irena Gjoka nuk mund të rrinte asnjë ditë të vetme në sistemin e drejtësisë. Ajo ka kryer një seri veprash, ka mashtruar, është përzënë dhe është e dënuar me burg”, tha Berisha.

Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së për dosjen e ish-klubit sportiv “Partizani”.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike.

/m.m/j.p/

The post Berisha: Sistemin e ri të drejtësisë e përfaqësojnë njerëz pa moral ligjor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis seanca për “Dosjen Partizani”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët

By: Ela
21 July 2025 at 11:12

Ka nisur në GJKKO seanca për “Dosjen Partizani”, Sali Berisha nuk është paraqitur në sallë, por përmes një shkrese drejtuar gjykatës ka bërë të ditur se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës. “Kam dijeni për seancën e së hënës dhe deklaroj se nuk do të paraqitem. Dua të përfaqësohem nga avokatët Genc Gjokutaj […]

The post Nis seanca për “Dosjen Partizani”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët appeared first on BoldNews.al.

Dosja ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin në GJKKO

By: Ardit
21 July 2025 at 08:32

Do të mbahet seot në orën 10:30, seanca e radhës në GJKKO për dosjen Partizani, ku janë të akuzuar kreu i PD-së Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Seanca e parë, e mbajtur më 30 qershor, u shty për shkak të mungesës së Sali Berishës me pretendimin se nuk kishte marrë fletëthirrjen, dhe […]

The post Dosja ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”/ Mbahet sot në GJKKO seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin

By: V K
21 July 2025 at 08:25

Këtë të hënë, zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, seanca e radhës për çështjen “Partizani”. Seanca pritet të nisë në orën 10:30, ndërkohë që ajo paraardhëse u shty për shkak se kreu i PD Sali Berisha nuk ishte i pranishëm.

Ai pretendoi se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar në lidhje me seancën, megjithatë në komunikime të mëparshme me gazetarët, Berisha ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në seancën e sotme.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, kryer në bashkëpunim.

The post Dosja “Partizani”/ Mbahet sot në GJKKO seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin appeared first on Albeu.com.

❌
❌