Reading view
Ndarja nga jeta e Zhejit, Presidentja Osmani: La një boshllëk në jetën intelektuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen e gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji, i cili u nda nga jeta pasditen e djeshme.
Në mesazhin e saj, Presidentja shkruan se Zheji la pas një boshllëk të madh në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit, duke e cilësuar atë si një zë të guximshëm, një mendimtar të lirë dhe një penë të shquar të gazetarisë shqiptare.
Ajo përmend gjithashtu kontributin e Zhejit në dokumentimin dhe shkruarjen për dhimbjet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e trashëgimisë së tij mediatike dhe intelektuale.
Telegraimi i Presidentes Osmani:
Rikonstruktimi i spitalit të Gjirokastrës, Rama: Po rilind për t’i shërbyer…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamjet nga rikonstruktimi i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.
Teksa në pamje duket procesi i rikonstruktimit, Rama shkruan se ky spital do t’i shërbej jo vetëm banorëve të zonës, por edhe turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë.
“Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet, për t’i shërbyer mbi 60 mijë banorëve të zonës dhe qindra mijëra turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Papa Leoni XIV i dërgon letër Zelensky-t: E kam zemrën e plagosur për Ukrainën
Papa Leoni XIV i ka dërguar një letër presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me rastin e Ditës së Pavarësisë për Ukrainën.
Ka qenë vetë Zelensky ai që e ka bërë publike letrën e Atit të Shenjtë, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “X”.
“Me një zemër të plagosur nga dhuna që po shkatërron tokën tuaj, ju drejtohem në këtë ditë të festës suaj kombëtare”.
“Dua t’ju siguroj për lutjen time për popullin e Ukrainës që po vuan për shkak të luftës, veçanërisht për ata që janë të plagosur fizikisht, për ata që janë të pikëlluar nga humbja e një të dashuri, dhe për ata që janë privuar nga shtëpia e tyre,” vazhdon Papa Leoni, citon “Corriere Della Sera“.
Papa bën një apel të drejtpërdrejtë për ndalimin e luftimeve, duke kërkuar nga të gjitha palët të tregojnë vullnet të mirë për paqe.
“Zoti vetë i ngushëlloftë ata; Ai i forcoftë të plagosurit dhe i dhëntë prehje të përjetshme të ndjerëve. E lus Zotin të prekë zemrat e njerëzve me vullnet të mirë, që të shuhet zhurma e armëve dhe t’i hapet rrugë dialogut, duke hapur shtegun e paqes për të mirën e të gjithëve,” përfundon Papa.
Ndërkohë, një mesazh i rëndësishëm ka ardhur edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës.
“Ka ardhur momenti t’i jepet fund një masakre të pakuptimtë. Shtetet e Bashkuara mbështesin një marrëveshje negociuese që do të çojë në një paqe të qëndrueshme, që ndalon derdhjen e gjakut dhe ruan sovranitetin dhe dinjitetin e Ukrainës.”, thuhet në mesazhin e Trump-it, të publikuar po nga Zelensky.
Këto deklarata vijnë në këtë ditë me rëndësi për Ukrainën, por dhe në vazhdën e thirrjeve për një zgjidhje diplomatike të konfliktit dhe vjen në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po shton presionin për ndalimin e luftimeve.
Kim Jong Un i përgjigjet Koresë së Jugut me testimin e dy raketave të reja mbrojtëse
Media shtetërore e Koresë së Veriut njoftoi se vendi ka testuar me sukses dy raketa të reja mbrojtjeje ajrore, gjatë një stërvitjeje të mbikëqyrur personalisht nga udhëheqësi Kim Jong Un.
Sipas KCNA, raketat kanë “aftësi të lartë luftarake” dhe përdorin “teknologji unike”, edhe pse nuk u dhanë detaje të tjera teknike. Testi, i kryer të shtunën, “provoi se tiparet teknologjike të dy llojeve të predhave janë shumë të përshtatshme për të shkatërruar objektiva ajrorë të ndryshëm”, përfshirë dronë dhe raketa lundrimi, theksoi agjencia.
Testi i Koresë së Veriut erdhi vetëm disa orë pasi Koreja e Jugut konfirmoi se kishte hapur zjarr paralajmërues ndaj ushtarëve verikoreanë që kaluan për pak minuta vijën ndarëse në Zonën e Demilitarizuar (DMZ). Sipas Yonhap, rreth 30 ushtarë të Phenianit hynë në territorin jugor përpara se të tërhiqeshin.
Pheniani e cilësoi reagimin e Seulit si një “provokim të qëllimshëm”.
Ngjarjet ndodhin në një kohë kur SHBA dhe Koreja e Jugut po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë, të cilat Kim i ka përshkruar si “më armiqësoret dhe konfrontuese deri më tani”.
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takohet të hënën në Uashington me homologun e ri jugkorean, Lee Jae Myung, i cili gjatë fushatës premtoi përmirësim të marrëdhënieve ndërkoreane. Megjithatë, përpjekjet e tij për dialog janë refuzuar nga motra e Kim Jong Un, duke sinjalizuar vijim të tensioneve.
Më herët këtë muaj, Kim premtoi të përshpejtojë programin bërthamor, ndërsa në janar Pheniani pretendoi se kishte testuar një raketë balistike me rreze të mesme, të pajisur me kokë hipersonike.
Zyrtarë jugkoreanë kanë ngritur shqetësime se Rusia mund t’i ketë transferuar teknologji raketore Koresë së Veriut në këmbim të mbështetjes ushtarake të Pyongyangut për Moskën në luftën në Ukrainë – por mbetet e paqartë nëse testet e fundit përfshijnë teknologji ruse.
Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut mbeten teknikisht ende në luftë, pasi Lufta e Koresë (1950–1953) përfundoi me armëpushim, jo me traktat paqeje. Prej asaj kohe, gadishulli ka qenë një nga zonat më të militarizuara në botë, me shpërthime sporadike dhune, edhe pse vite të tëra kanë kaluar pa shkëmbime të drejtpërdrejta zjarri.
Shqiptarët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina
Moda e re ushqimore është e qartë: konsumatorët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina. Nga qiqrat e pjekura te kefiri dhe proteina shtazore, tregu ushqimor global dhe ai shqiptar, po përshtatet me një “uri” të re që vjen nga palestrat, mediat sociale dhe dëshira për një trup më të fortë. Kjo prirje, e nxitur nga influencuesit, reklamat dhe ndërgjegjësimi i shtuar për shëndetin, po kthehet në një mundësi të artë për prodhuesit dhe tregtarët e ushqimeve, që po zhvillojnë produkte të reja për të kënaqur konsumatorët e etur për proteina. Një fiksim ushqimor që po shndërrohet në një biznes fitimprurës?
Nga Deada Hyka
Në një kohë kur modelet ushqimore janë gjithnjë e më shumë të ndikuara nga influencuesit dhe trendet sociale, kërkesa për ushqime të pasura me proteina ka arritur nivele të papara më parë, duke shtuar fitimet e bizneseve ushqimore, edhe në Shqipëri.
Ushqimet “me shumë proteina” kanë zëvendësuar ushqimet “me pak kalori” si një trend i ri që mbizotëron në raftet e supermarketeve. Në seksionet e ushqimeve të shpejta, përveç patatinave, tashmë mund të gjenden të gjitha produktet e pasura me proteina.
Në Shqipëri, tendenca është gjithashtu e dukshme. Seksionet e bulmetit janë mbushur me produkte të tilla si kefir, që njihen për përmbajtjen e lartë me proteina.
Për më tepër, dietat e pasura me proteina po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet në media sociale, ku influencuesit e ushqyerjes dhe fitnesit këshillojnë përdorimin e këtyre produkteve.
Trupi i fortë dhe muskuloz ka marrë vëmendje të madhe, duke zëvendësuar pamjen e dobët, një tjetër aspekt që ka nxitur kërkesën për ushqime të pasura me proteina.
Një analizë e tregut në Shqipëri tregon se gjithnjë e më shumë individë janë duke kërkuar mënyra për të rritur marrjen e proteinave.
Kërkimet online për “dietë me proteina të larta” kanë arritur kulme të larta dhe e njëjta tendencë është reflektuar në rritjen e shitjeve të produkteve të pasura me proteina në supermarkete dhe dyqanet online.
Si shpjegohet kjo dëshirë?
Një pjesë e madhe e saj vjen nga ndërgjegjësimi në rritje për përfitimet shëndetësore të konsumimit të proteinave, por gjithashtu ndikuar nga një “fiksim” i trendeve të reja, që po merr përmasa të një fenomeni kulturor të gjerë.
Dëshira për proteina nuk është thjesht një trend kalimtar, por një transformim i qëndrueshëm në zakonet ushqimore dhe mënyrën e jetesës së konsumatorëve.
Disa faktorë të tjerë janë gjithashtu të përfshirë në këtë ndryshim të shpejtë: rritja e interesit për shëndetin dhe mirëqenien, rritja e njohurive mbi rolin e proteinave në ndihmën për forcimin e muskujve dhe menaxhimin e peshës, si dhe një ndryshim i perceptimit për trupin e bukur.
Trendi ka krijuar një mundësi të madhe për markat ushqimore, të cilat po shfrytëzojnë këtë kërkesë me produkte të reja dhe inovative, duke u ofruar konsumatorëve mundësi për të pasur një dietë të pasur me proteina, që është gjithashtu e përshtatshme dhe lehtë e konsumueshme.
“Rritja e interesit për produktet me përmbajtje të lartë proteinash është një trend global që po reflektohet edhe në Shqipëri”, thotë Diola Dosti, nutricioniste e njohur.
“Por, jo gjithmonë etiketa ‘high protein’ do të thotë se kemi të bëjmë me një produkt të shëndetshëm. Shumë nga këto produkte përmbajnë sheqerna të fshehura, yndyra të shtuara apo përbërës artificialë”.
Sipas saj, konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të lexojnë me vëmendje përbërjen ushqimore përpara se të vendosin çfarë të fusin në dietën e përditshme.
“Ka shumë keqkuptime, njerëzit mendojnë se nëse një kos apo një biskotë ka proteina, automatikisht është i shëndetshëm. Por në fakt, përfitimet varen nga cilësia dhe burimi i proteinave, jo vetëm nga sasia”.
Znj. Dosti thekson se trupi i njeriut ka nevojë për proteina, por në sasi të balancuara dhe të marra nga burime sa më natyrale.
“Gjoksi i pulës, veza, peshku, bishtajoret, arrorët dhe qumështi janë burime shumë më të mira dhe të sigurta proteinash, në krahasim me produktet e përpunuara që thjesht reklamohen si ‘fit’ apo ‘protein snack’”. – shpjegon ajo.
Ajo thotë gjithashtu se “nuk është e nevojshme të konsumosh një produkt ‘protein bar’ nëse ke ngrënë një vakt të plotë, me mish, perime dhe pak drithëra integrale.
Trupi e merr atë që i nevojitet nga ushqimi i zakonshëm, nuk ka nevojë të bombardohesh me proteina nga çdo vakt apo ushqim i ndërmjetëm”.
Më tej, Diola Dosti thekson rëndësinë e edukimit ushqimor për të shmangur vendime të gabuara që lidhen me trendet. “Ka një iluzion që po krijohet, sa më shumë proteina të konsumosh, aq më mirë për trupin tënd.
Por e vërteta është që çdo lëndë ushqyese, kur merret pa kriter, sjell pasoja. Proteina e tepërt, sidomos ajo nga suplementet apo produkte ultra të përpunuara, mund të rëndojë veshkat dhe sistemin tretës”.
Ajo paralajmëron se shumë njerëz e lidhin konsumin e proteinave me dobësimin, por në realitet, nuk është aq e thjeshtë. “Dobësimi kërkon një qasje të integruar si aktivitet fizik, deficit kalorik dhe ushqyerje cilësore.
Nuk është një biskotë proteinike ajo që do të të ndihmojë të biesh në peshë, nëse pjesa tjetër e stilit të jetesës nuk mbështet këtë qëllim”.
Sipas saj, është e rëndësishme të bëhet një diferencim mes produkteve të krijuara për individë që bëjnë aktivitet intensiv fizik dhe atyre me një jetë sedentare.
“Nuk mund të barazosh nevojat ushqimore të një personi që trajnohet çdo ditë me ato të dikujt që kalon shumicën e ditës ulur në zyrë. Dhe megjithatë, të dy mund të konsumojnë të njëjtin produkt ‘protein snack’, duke menduar se po bëjnë një zgjedhje të shëndetshme”.
Znj. Dosti bën thirrje për më shumë vetëdije. “Ne nuk kemi nevojë të ndjekim verbërisht çdo trend që vjen nga jashtë. Shëndeti ndërtohet me përzgjedhje të qëndrueshme dhe të vetëdijshme, jo me impulse që mbështeten te reklama apo ‘influencer’ të ushqimit”.
Në fund, nutricionistja thekson se arsyeja e kostos më të lartë të ushqimeve proteinike si mishi, vezët etj., i shtyjnë njerëzit që të shkojnë drejt zgjidhjeve më ekonomike si ‘protein powder’ apo të ngjashme.
Kostoja
Kostoja ditore për një person që ndjek një dietë të orientuar proteinike në Shqipëri varet nga disa faktorë: cilësia e produkteve të zgjedhura (bio, supermarket, lokal), sasia e konsumuar dhe nëse gatuan vetë apo përdor shërbime të gatshme. Totali ditor (mesatarisht, nëse gatuan vetë) llogaritet rreth 1,200 lekë. Nëse përdor një shërbim kateringu që ofron 3 vakte të përgatitura + snack me bazë proteinë, abonimet ditore zakonisht variojnë nga 1,500–2,500 lekë/ditë në varësi të përbërjes, numrit të vakteve dhe cilësisë së përbërësve.
Aktivitete fizike ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit
Në Shqipëri, një shtysë e veçantë ka ardhur nga rritja e popullaritetit të aktiviteteve fizike dhe trendeve të fitnesit. Shumë njerëz po kalojnë më shumë kohë në palestër dhe janë të angazhuar në regjime ushqimore të mbështetura në proteinat e larta, si një mjet për të arritur forma trupore më të mira.
Ky trend ka ndikuar edhe në mënyrën se si industria ushqimore e sheh tregun shqiptar.
Kompanitë po krijojnë produkte të reja të pasura me proteina për të përmbushur kërkesën e konsumatorëve që po kërkojnë mundësi më të shëndetshme dhe të shpejta për të konsumuar proteina.
Gjithashtu, ka një rritje të konsumit të proteinave si pjesë e dietave të kontrolluara për humbje peshe dhe menaxhimin e niveleve të glukozës në trup.
“Është e vërtetë që aktiviteti fizik ka fituar popullaritet dhe me të, edhe nevoja për një ushqyerje që e mbështet atë. Por ajo që më shqetëson është keqkuptimi se sa dhe çfarë lloj proteinash janë të nevojshme për një person që stërvitet.
Nuk është thjesht çështje sasie – është çështje cilësie dhe përshtatjeje me stilin e jetesës”, – thekson mjekja Matina Çobo, dietologe klinike.
Ajo vëren se kompanitë ushqimore janë gjithnjë e më aktive në ofrimin e produkteve “të pasura me proteina”, por jo gjithmonë kjo do të thotë se janë të shëndetshme.
“Produktet e përpunuara, edhe kur përmbajnë proteina, shpesh kanë sasi të larta kripe, yndyre të pashëndetshme apo përbërës artificialë. Konsumatori duhet të lexojë etiketat dhe të kuptojë që ‘proteinë’ nuk është sinonim i ‘të shëndetshëm’”.
Sipas saj, një tjetër arsye pse njerëzit po orientohen drejt proteinave është rritja e ndërgjegjësimit për menaxhimin e sëmundjeve kronike.
“Është e saktë që dietat me përmbajtje të moderuar proteine mund të ndihmojnë në kontrollin e glukozës apo në mbajtjen e një peshe të qëndrueshme. Por gjithçka duhet bërë me udhëzim mjekësor, jo nga ‘Google’ apo rrjetet sociale.”
Znj. Çobo shton se roli i mjekut mbetet thelbësor në përcaktimin e nevojave individuale për proteina, sidomos për ata që kanë probleme me metabolizmin apo sëmundje të veshkave. “Kur flasim për proteina, duhet të kujtojmë se nuk janë për të gjithë njësoj. Ato që për një mund të jenë ndihmë, për një tjetër mund të jenë barrë”.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm në këtë zhvendosje të prirjeve ushqimore është ndikimi i mediave sociale. Rrjetet janë kthyer në një hapësirë ku trupi nuk është më vetëm një element estetik, por edhe një mënyrë për të shprehur stil jetese, kontroll personal dhe sukses.
Sipas sociologes Marsi Simo, “rrjetet sociale kanë krijuar një presion të heshtur estetik dhe funksional mbi trupin. Ato nuk diktojnë vetëm se si duhet të dukesh, por edhe çfarë duhet të hash për t’u dukur ‘siç duhet’”.
Në këtë kontekst, influencuesit e fitnesit dhe ushqyerjes janë kthyer në figura me ndikim, që jo vetëm promovojnë receta apo produkte të caktuara, por formësojnë edhe zakonet e konsumit.
“Nëpërmjet influencuesve, dieta me shumë proteina është shndërruar nga një zgjedhje shëndetësore në një simbol kulture moderne, të lidhur me suksesin personal dhe përkujdesjen për veten”, vëren znj. Simo.
Ajo shton se “kemi kaluar nga modeli i ‘trupit të hollë’ që dominonte vitet 2000, tek ai i ‘trupit funksional’, ku muskujt dhe energjia përfaqësojnë status dhe kontroll mbi veten.”
Ndikimi i këtij transformimi kulturor është i dukshëm edhe në sjelljen e konsumatorëve shqiptarë. Ata janë më të ndërgjegjshëm, më të interesuar për informacion dhe më të gatshëm për të ndjekur trende globale, sidomos kur këto përçohen nga figura të ndjekura në rrjetet sociale.
“Mediat sociale po e zhvendosin autoritetin nga mjekët dhe dietologët tradicionalë te figura e influencuesit, duke krijuar një treg të ri ushqimor që mbështetet mbi besimin dhe ndjekjen, jo gjithmonë mbi shkencën”, thekson sociologia.
Në fund, znj. Simo nënvizon se kjo uri për proteina “nuk është vetëm biologjike – është edhe sociale. Është një formë përkatësie dhe ndjekjeje të modelit të suksesshëm që diktohet online”.
Kjo e shpjegon më së miri faktin pse kërkesa për produkte të pasura me proteina është rritur ndjeshëm dhe pritet të mbetet një tendencë që do të vazhdojë të udhëheqë tregun ushqimor”.
Ndërsa tregu ushqimor shqiptar po ndjek në mënyrë gjithnjë e më të dukshme modelet globale, një nga ndryshimet më të mëdha është zhvendosja e raportit të konsumatorit me ushqimin: nga një marrëdhënie e ndërtuar mbi traditën, shijen dhe përkatësinë kulturore, drejt një qasjeje funksionale, e orientuar drejt trupit të shëndetshëm dhe mirëqenies personale.
Në këtë realitet të ri, buka me djathë nuk është më thjesht një vakt i shpejtë, nëse nuk ka proteinat e duhura, ajo ndoshta nuk përmbush pritshmëritë.
“Po krijohet një brez i ri konsumatorësh që nuk ushqehen për të ngopur barkun, por për të përmbushur një standard të caktuar fizik apo emocional”, – thotë sociologia Marsi Simo.
Kjo prirje ka potencial të ndryshojë jo vetëm mënyrën si konsumojmë, por edhe mënyrën si prodhojmë dhe tregtojmë.
Tendenca
Ndërsa tregu ushqimor shqiptar po ndjek në mënyrë gjithnjë e më të dukshme modelet globale, një nga ndryshimet më të mëdha është zhvendosja e raportit të konsumatorit me ushqimin: nga një marrëdhënie e ndërtuar mbi traditën, shijen dhe përkatësinë kulturore, drejt një qasjeje funksionale, të orientuar nga performanca e trupit dhe mirëqenia personale. Në këtë realitet të ri, buka me djathë nuk është më thjesht një vakt i shpejtë, nëse nuk ka proteinat e duhura, ajo ndoshta nuk përmbush pritshmëritë.
Si po e reflekton tregu
Rritja e kërkesës për ushqime të pasura me proteina nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga prodhuesit dhe tregtarët vendas. Disa marka shqiptare kanë nisur të përshtatin linjat e tyre të prodhimit për të ofruar produkte që i përgjigjen kësaj prirjeje të re.
Nga kosi me proteina të shtuara te snack-et me bazë mishi apo bishtajore, po vërehet një përpjekje për të qenë konkurrues jo vetëm me çmim, por edhe me përmbajtje ushqyese.
Në raftet e supermarketeve shqiptare, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme etiketa që dikur përdoreshin vetëm në importet nga Perëndimi: “high-protein”, “low-carb”, “keto-friendly” apo “no added sugar”.
Këto etiketime nuk janë më vetëm mjet informues, por pjesë e strategjive të pozicionimit të markave, tregues i qartë se ushqimi nuk shitet më vetëm për shijen apo çmimin, por për mënyrën si përshtatet me identitetin dhe mënyrën e jetesës së konsumatorit.
Ndërkohë, platformat online të shitjes dhe zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve kanë filluar të investojnë në algoritme dhe kategori të personalizuara për t’u dhënë përparësi produkteve që përputhen me këto kërkesa të reja.
Kërkimi për produkte të pasura me proteina është tashmë një kategori më vete, ndërsa klientët që ndjekin dieta specifike marrin rekomandime të personalizuara, duke e shndërruar përvojën e blerjes në një proces më të ndërgjegjshëm dhe më të informuar.
Rritja e vetëdijes ka ndikuar edhe në industrinë e shërbimit ushqimor.
Restorantet, veçanërisht ato urbane dhe të frekuentuara nga të rinjtë, kanë filluar të përfshijnë në menutë e tyre ushqime që theksojnë përmbajtjen e proteinave, nga tasa me mish të bardhë dhe drithëra të plotë, te alternativat vegjetariane me bazë thjerrëza, tofu apo qiqra.
Megjithatë, për prodhuesit vendas, ky transformim nuk vjen pa sfida. Përshtatja me standardet ndërkombëtare të etiketimit dhe certifikimeve është një proces që kërkon investim në teknologji, përmirësim të transparencës dhe komunikim më të saktë me konsumatorin.
Pa këto elemente, edhe produktet më cilësore mund të humbasin terren në një treg që po udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga ndikimi vizual, rrjetet sociale dhe miratimi i influencuesve.
Kjo e bën “urinë për proteina” jo thjesht një çështje të zgjedhjeve personale, por një dinamikë ekonomike që po riformëson tregun ushqimor dhe mënyrën si kompanitë ndërtojnë produktin, komunikimin dhe imazhin e tyre.
“Biznesi i urisë”
“Biznesi i urisë” nuk është më thjesht ai që siguron ushqim, por ai që kupton dëshirat e reja: fizike, estetike dhe emocionale, të konsumatorit modern.
Çmimet /
Protein Bar – 250 lekë
Kefir – 240 lekë
Mish pule: fileto 550 lekë/kg; pula 460 lekë/kg
Vezë: 35 lekë kokrra mesatarisht
Abonimi mujor me ushqim me bazë proteinike: 18 mijë lekë / 1 vakt dhe 1 snack
Protein Powder – 5000 lekë mesatare./Monitor
Me kokën ulur, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Greqi mbërrin në gjykatë
Pandeli Nakoleci, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para prokurorit në qytetin e Volos.
Ngjarja tronditi komunitetin lokal, pasi dyshohet se krimi ndodhi para syve të katër fëmijëve të çiftit.
Gjatë mbërritjes, ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe mbante kokën poshtë. Sipas burimeve, pas vrasjes, i dyshuari u fsheh për më shumë se një ditë në një parcelë me bar, rreth 200 metra larg shtëpisë, ndërsa kishte ndryshuar rrobat dhe nuk mbante telefonin ose mjetet që dyshohet se përdori.
Autoritetet lokale nisën një ndjekje intensive, ndërsa arrestimi u realizua pas sinjalizimit të një fqinjit që kishte vënë re lëvizjet e dyshimta të tij. Sipas informacioneve nga hetimet paraprake, nuk ka histori të dhunës familjare, edhe pse i dyshuari kishte pasur më parë kontakte me policinë.
Trupi i viktimës, Marjola Nakoleci, është dërguar në Mjekësinë Ligjore të Selanikut, ku pritet të kryhet autopsia më 25 gusht 2025. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë nën drejtimin e autoriteteve gjyqësore.
Mësimi i gjermanishtes: Përse njerëzit mësojnë gjermanisht?
Një studim i fundit tregon, se në shumë vende mësimdhënia e gjermanishtes është një profesion me të ardhme. Përse është rritur kërkesa për të mësuar gjermanisht?
Ai pritej me interes: studimi i ri mbi nxënësit e gjermanishtes në shkolla, universitete dhe institute gjuhësore në të gjithë botën. Mbledhja e të dhënave, që publikohet një herë në pesë vjet, identifikon trendet e mësimit të gjuhës gjermane dhe analizon “kushtet kornizë dhe sfidat” e gjermanishtes si gjuhë e huaj (DaF) në të gjithë botën.
Kësaj radhe studimi nuk përmban shifra. Ndërsa anketa e fundit e vitit 2020 tregonte rreth 15.45 milionë, tani vetëm mund të spekulohet, por raporti zbulon shumë trende, disa për tyre të habitshme. Punimi, i publikuar nga Ministria e Jashtme Gjermane, u prezantua në “Konferencën Ndërkombëtare të Mësuesve të Gjermanishtes” (IDT) në Lübeck.
Kush mëson gjermanisht dhe përse?
Gjermanishtja si gjuhë e poetëve dhe mendimtarëve, për ta lexuar Goethe-n në origjinal? Absolutisht e vjetëruar, nëse ky ka qenë ndonjëherë motivi. Sipas rezultatit kryesor të studimit, gjermanishtja mësohet kryesisht për t’u përgatitur për studime, trajnime ose për t`u punësuar në Gjermani.
Studimi përmend ndër të tjera edhe vende si Kenia, Egjipti, Kameruni dhe Maroku. Edhe në Indi shifrat janë rritur ndjeshëm që nga marrëveshja e mobilitetit me Gjermaninë në vitin 2022, konfirmon Alexandra Mittler, drejtoreshë në Institutin Goethe në New Delhi. Ka bashkëpunime të shumta me shkolla të kualifikuara në Indi, për shembull në fushën e infermierisë. Mësimi i gjermanishtes ofrohet si pjesë integrale e përgatitjes për punë në Gjermani. Megjithatë ka mungesë mësuesish të kualifikuar si në shkolla ashtu edhe në mjedise jashtëshkollore. Trajnimi i mësuesve është një fushë e rëndësishme, që përfshin jo vetëm mësimin e gjuhës dhe metodologjinë, didaktikën, por edhe trajnimin ndërkulturor. Përveç kësaj po jepen njëqind bursa për kurse gjuhe dhe specializime në Gjermani, pasi mësimdhënësit duhet të përcjellin mundësisht një “imazh aktual dhe realist të Gjermanisë”.
Sensibilizimi për kulturën para mbërritjes në Gjermani
Kjo është një pikë me shumë rëndësi, pasi aftësitë gjuhësore janë njëra anë, por përgatitja për një kulturë të ndryshme, me vlera potencialisht të ndryshme kërkon ndjeshmëri të veçantë. Studimi citon programe të ndryshme, si “Fit për tregun gjerman të punës”, “Urë profesionale” dhe “Paraintegrimi dhe menaxhimi i tranzicionit”, të cilat përtej aftësive gjuhësore synojnë përgatjen për jetën në Gjermani me një sensibilitet ndaj kulturës.
Tema të tilla si shumëllojshmëria, pjesëmarrja, LGBTQ+ dhe “gender” nuk janë të detyrueshme në programet e mësimit të gjuhës, por është sigurisht e dobishme të kesh dëgjuar për to, përpara se të udhëtosh për në Gjermani, thotë Akshita Dhamija, lektore në Institutin Goethe në Delhi. Në konferencën e mësuesve të gjuhës gjermane në Lübeck, ajo drejtoi seminarin “Kompetenca Gjinore si Çelës për Përfshirjen”.
Mungesa e mësuesve problem në mbarë botë
“Sfida më e madhe në Nigeri është mungesa e mësuesve të gjermanishtes”, thotë Moses Ayankulnle, një nga më shumë se 2.700 pjesëmarrësit e konferencës. Kërkesa për gjermanishten në Nigeri është e madhe, por atje nuk ka sa duhet mësues të kualifikuar. Një specializim në Gjermani është thuajse i pamundur pa një bursë ose një institucion, që e mbështet. është shumë e komplikuar, edhe përsa i përket vizës.
Është e nevojshme të veprohet, sepse mungesa e mësimdhënësve është një problem në mbarë botën, analizon studimi. Shkaqet janë të shumëanshme: shumë mësues dalin në pension, në disa vende nuk ka mundësi për përgatitjen e mësuesve të gjermanishtes, në vende të tjera, si Japonia dhe Korea, por edhe në jug të Evropës ndjehet ndryshimi demografik: Më pak lindje do të thotë më pak nxënës.
Kësaj i shtohet edhe fakti, që kryesisht në Amerikën Latine ofertat e gjuhës janë ndërprerë përgjithmonë, ose ka patur prioritet anglishtja.
Se sa fort ndikojnë në kuadrin e mösimit tö gjermanishtes vendimet e politikës arsimore në vende të ndryshme, e tregon trendi i kundërt si në Vendet Balltike. Në Lituani gati gjysma e të gjitha shkollave, të cilat ofrojnë gjuhë të huaja, e kanë gjermanishten në program.
Gjermanishtja është veçanërisht e kërkuar si gjuhë profesionale
Për vendet me rritje të lartë të popullsisë dhe me treg pune të kufizuar, Gjermania ofron perspektiva, përfundon më tej studimi. Në Institutin Goethe të Berlinit drejtoresha Manuela Beck sheh rritjen e nevojës për kurse mbrëmjeje për specialistët, që flasin anglisht në punë, por që e kanë të nevojshme gjermanishten për jetën e tyre të përditshme. Kurset online janë po ashtu gjithnjë e më të kërkuara, por ato nuk zëvendësojnë mësimdhënien në klasë.
Studimi arrin në përfundimin se një gjë është e qartë: metodologjia bashkëkohore, didaktika, metodat e mësimdhënies, që përfshijnë inteligjencën artificiale dhe njohjen e vendit, janë mjete thelbësore për të lehtësuar ardhjen në Gjermani të të rinjve dhe të moshuarve. Jo më pak e rëndësishme është që ata të frymëzohen për të mësuar gjermanishten. Ndoshta disa prej tyre do të dëshirojnë ta lexojnë Goethe-n në origjinal./dw
Dogji pyllin për të shtrirë zorrën e ujit, arrestohet banori i Gramshit
Një banor i Gramshit është vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, pasi akuzohet për shkatërrim me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor.
I arrestuari është shtetasi me inicialet F.S., i cili sipas autoriteteve ka pranuar se i vuri zjarrin një pjese të pyllit në zonën ku ai ka prona bujqësore, me qëllim që të pastronte terrenin për shtrimin e një markushi uji për vaditjen e ullinjve.
Ngjarja ndodhi më 21 gusht 2025. Sipas deklarimeve të vetë të dyshuarit, ai ka qenë së bashku me të atin në momentin që vendosi zjarrin, duke e bërë këtë veprim me një çakmak, të cilin e përdori për të ndezur barishtet dhe vegjetacionin e thatë.
“Më datë 21.08.2025, policia u njoftua se në fshatin Bresnik i Poshtëm, Njësia Administrative Kodovjat, bashkia Gramsh ka rënë zjarr në mesin e një pylli të përbërë nga lloje drurësh ‘Mare’ dhe ‘Cendel’.
Në vendngjarje shtetasi F. S.i deklaroi se ka shkuar bashkë me babain e tij në fshatin Bresnik Poshtë, ku i ka vënë zjarrin një pjese të sipërfaqes së pyllit për të shtrirë markushin e ujit për të vaditur ullinjtë. Pasi i ka vendosur zjarrin bashkë me të atin kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të tij. Zjarrin e vendosi me çakmak për të lehtësuar punën për të shtrirë markushin për tek arat e tij.”, njofton Prokuroria.
I dyshuari tha se zjarrin e kishte nën kontroll dhe se është hera e parë që e bën.
TURQI – Emine Erdogan i kërkon Melania Trump të tregojë dhembshuri për krizën në Gazë
STAMBOLL, 24 gusht /ATSH-DPA/- Emine Erdogan, bashkëshortja e presidentit turk, i ka bërë thirrje në një letër Melania Trump që të mbrojë fëmijët në Rripin e Gazës.
“Ajo shprehu besimin se Zonja e Parë e SHBA-së do të tregonte dhembshuri për fëmijët e vrarë në luftën e Ukrainës në Rripin e Gazës”, sipas letrës së publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.
Emine Erdogan iu referua letrës që Melania Trump i dorëzoi presidentit rus Vladimir Putin.
Në letrën dërguar liderit rus, Melania Trump bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve në luftën e Ukrainës.
Emine Erdogan i ka kërkuar Melania Trump t’i shkruajë një letër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu – për të kërkuar përfundimin e krizës humanitare në Rripin e Gazës.
Letra e Emine Erdogan mban datën 22 gusht.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit janë të tensionuara.
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan shpesh ka kritikuar ashpër sulmet izraelite në Gazë.
Erdogan dënoi sulmin e 7 tetorit 2023 në Rripin e Gazës nga organizata militante palestineze “Hamas” dhe radikalë të tjerë, por më pas e përshkroi Hamasin si një “organizatë çlirimtare”. //a.i/
The post TURQI – Emine Erdogan i kërkon Melania Trump të tregojë dhembshuri për krizën në Gazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Shkodër, asgjësohen rreth 2 mijë bimë narkotike
TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 1987 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa në qarkun Shkodër.
Policia procedoi penalisht, për shpërdorim të detyrave, 3 kryetarë fshatrash.
“Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 186 bimë të dyshuara narkotike canabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Shpor, shtetasin M. C., për kryetarin e fshatit Ura e Shtrenjt, shtetasin R. M., dhe për kryetarin e fshatit Vilez, shtetasin F. L”, njoftoi policia.
Sipas policisë në territorin e njësisë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 1801 bimë të dyshuara narkotike canabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. /j.p/
The post Shkodër, asgjësohen rreth 2 mijë bimë narkotike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Operacioni “Koordinata”, asgjësohen bimë narkotike në Kurbin
TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Polica e Kurbinit në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, ka asgjësuar 116 bimë narkotike.
Policia njoftoi sot se “gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij”.
Sipas policisë bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/m.q/j.p/
The post Operacioni “Koordinata”, asgjësohen bimë narkotike në Kurbin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
RUSI – Ukraina godet rafinerinë ruse në bregdetin e Baltikut
MOSKË, 24 gusht /ATSH-DPA/-Një rafineri nafte në portin rus të Ust-Luga-s në Detin Baltik është përfshirë nga flakët pas një sulmi ukrainas me dron, tha sot guvernatori rajonal.
“Dhjetë dronë u rrëzuan mbi port”, shkroi guvernatori i rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko, në Telegram.
“Mbetjet e një mjeti ajror pa pilot shkaktuan një zjarr në terminalin Novatek”, shkroi ai, duke shtuar se shërbimet e zjarrfikësve dhe të mbrojtjes civile ishin të angazhuara në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.
Novatek, një kompani prodhuese nafte dhe gazi – e lidhur me Kremlinin, ka në funksion një strukturë shumëmiliardëshe për prodhimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Gadishullin Arktik Yamal.
Terminali në Ust-Luga shndërron gazin e lëngshëm në produkte nafte si benzina ose vajguri, të cilat më pas eksportohen pjesërisht përmes Detit Baltik.
Megjithatë, Rusia gjithashtu ka nevojë për karburant aviacioni për të zhvilluar luftën e saj në Ukrainë.
Për këtë arsye, terminali në Detin Baltik është sulmuar edhe më parë. //a.i/
The post RUSI – Ukraina godet rafinerinë ruse në bregdetin e Baltikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Ndezi zjarr në afërsi të shinave të trenit në Fier, arrestohet 51-vjeçari
TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi ndezi zjarr në afërsi të shinave të trenit në lagjen “16 prilli”, dhe si pasojë u dogjën 600 metra katrorë me lëndë drusore të linjave hekurudhore.
Policia njoftoi sot se “si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të rasteve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., 51 vjeç, banues në Fier”.
“51-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të shinave të trenit, për të pastruar një sipërfaqe toke nga barishtet. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 600 metra katrorë me lëndë drusore të linjave hekurudhore”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/m.q/j.p/
The post Ndezi zjarr në afërsi të shinave të trenit në Fier, arrestohet 51-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%
TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Në Kavajë “Sacro e Profano” është një nga agroturizmat më të rinj në zonë, një investim i kuzhinierit Xhovani Ziu, i cili pas shumë vitesh në Itali vendosi të rikthehet për të investuar në vendin e tij.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhivllimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjetet sociale një video nga agroturizmi “Sacro e Profano”.
Sipas ministres “kjo sipërmarrje agroturistike ndërthur traditën shqiptare me finesën italiane, duke ofruar një ambient të kuruar në çdo detaj dhe një kuzhinë të pasur me produkte të freskëta që vijnë drejtpërdrejt nga fermerët lokalë”.
Denaj nënvizoi se përmes bashkëpunimit me prodhuesit e zonës, “Sacro e Profano” bëhet pjesë e zinxhirit ushqimor Made in Albania, duke sjellë në tryezë shije autentike dhe duke i dhënë turizmit rural një eksperiencë gastronomike të pasuruar me mikpritje dhe pamje të mahnitshme nga të katër anët.
“Agroturizmin e kam jetuar në eksperiencën time në Itali. Ne këtu kemi përveç restorantit dhe akomodimin në zonë. Klientela jonë janë më shumë kryesisht të huaj, më shumë nordikët se turistë klasikë. Kjo na jep garanci që në të ardhmen mund të kemi një rritje të punës”, u shpreh Ziu.
Ministrja rikujtoi se “përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%, ndërsa për zonat malore mbështetja është edhe më e madhe falë Paketës së Maleve”.
/m.q/
The post Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
FOKUS – Udhëheqësit e BE-së nderojnë luftën e Ukrainës në Ditën e Pavarsisë
BERLIN, 24 gusht /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Friedrich Merz kujtoi sot ditën e pavarësisë së Ukrainës duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Berlinit për Kievin në mbrojtjen e tij kundër agresionit rus.
“Ndërsa vendi shënon Ditën e Pavarësisë, ne qëndrojmë fort pranë tyre – sot dhe në të ardhmen”, postoi Merz në X në gjermanisht, anglisht dhe ukrainisht.
Politikani konservator tha se ukrainasit po mbronin veten me shumë guxim kundër sulmeve të Rusisë.
“Ata po luftojnë për rendin tonë liberal në Evropë dhe për një paqe të drejtë”, shtoi ai.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier shprehu shpresën se festimet e pavarësisë do t’i japin popullit të Ukrainës një kurajë të re për t’iu kundërvënë agresionit rus.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu nderoi luftën e Ukrainës për një vend të lirë, demokratik dhe të pavarur.
“Ne jemi me ju, për aq kohë sa do të duhet. Sepse një Ukrainë e lirë do të thotë një Evropë e lirë”, shkroi von der Leyen në X. //a.i/
The post FOKUS – Udhëheqësit e BE-së nderojnë luftën e Ukrainës në Ditën e Pavarsisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Fier 19-vjeçari i kërkuar nga Italia
Një 19-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit “Operacionalja 59”. I arrestuari është shtetasi Z. Z., 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cukalat, Berat, i cili u kap në Fier dhe u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar […]
The post Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Fier 19-vjeçari i kërkuar nga Italia appeared first on BoldNews.al.
Zbulohen rreth 2000 bimë kanabisi në Shkodër, e pësojnë tre kryetarë fshatrash
Policia ka gjetur dhe asgjësuar rreth 2000 bimë kanabis në qarkun e Shkodrës. Për pasojë janë proceduar penalisht tre kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre. Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 186 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, […]
The post Zbulohen rreth 2000 bimë kanabisi në Shkodër, e pësojnë tre kryetarë fshatrash appeared first on BoldNews.al.
Tentoi të kalonte kufirin me çantën e mbushur me kanabis, arrestohet i riu në Morinë
Një i ri është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. 22-vjeçarit me iniciale E.A., iu gjetën të fshehur në çantë një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, të ndarë në formën e cigareve, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. “Shërbimet e Policisë Kufitare në […]
The post Tentoi të kalonte kufirin me çantën e mbushur me kanabis, arrestohet i riu në Morinë appeared first on BoldNews.al.
Banesa përfshihet nga flakët në qendër të Elbasanit, panik te banorët
Një shtëpi e vjetër u përfshi nga flakët mesditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit. Zjarri, i cili shpërtheu rreth orës 12:09 shkaktoi panik te banorët e zonës për shkak të afërsisë me banesa dhe biznese të tjera. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me tre mjete dhe 10 efektivë, të cilët bënë […]
The post Banesa përfshihet nga flakët në qendër të Elbasanit, panik te banorët appeared first on BoldNews.al.