Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kurti uron qytetarët: Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për hapjen e urës së re mbi lumin Ibër.

Kurti ka pohuar se më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër, transmeton Telegrafi.

“Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim. Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë”, ka pohuar ai.

Ndryshe, gurthemeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ndërkaq, sipas Qeverisë në detyrë, qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.

Përfundimi i ndërtimit të urave ishte planifikuar të bëhej në shtator. Njëra është për këmbësorë dhe tjera për automjete. Për ndërtimin e tyre, Qeveria në detyrë ka ndarë rreth tre milionë euro.

Ndërtimi i urave bëhet pranë kryesores që është mbi Ibër. Kjo e fundit është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes që ishte arritur në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian pati thënë që ndërtimet përgjatë Ibrit duhet të bëhen me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse. /Telegrafi/

The post Kurti uron qytetarët: Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër appeared first on Telegrafi.

Estonia gjen dron ukrainas të shpërthyer, fajëson Rusinë

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme (ISS) i Estonisë tha se autoritetet kishin gjetur një dron ukrainas që shpërtheu në fushën e një fermeri në territorin e tyre.

“Ishte një dron ukrainas që synonte objektivat ruse”, tha drejtoresha e përgjithshme e ISS-së, Margo Palloson, të martën, raporton transmetuesi publik i Estonisë ERR.

“Nuk ka asgjë që të tregojë se ishte një dron rus”, shtoi Palloson, transmeton Telegrafi.

Por ISS fajësoi bllokimin e GPS-it rus për daljen nga kursi të dronit dhe uljen në Estoni, një aleat i NATO-s.

“Rusia ka përdorur prej kohësh bllokimin e GPS-it dhe taktika të tjera të luftës elektronike, për të prishur trafikun rajonal ajror dhe detar”, shkroi kryeministrja estoneze Kristen Michal në X.

“Estonia do të përgjigjet duke ndërtuar mbrojtje ajrore të shtresuara, duke përfshirë një mur kundër dronëve”, shtoi Michal. /Telegrafi/

 

The post Estonia gjen dron ukrainas të shpërthyer, fajëson Rusinë appeared first on Telegrafi.

Afati i fundit për vendimin e Barcelonës në Camp Nou është konfirmuar

Afati i fundit i Barcelonës për të marrë vendimin nëse do të luajë në Camp Nou në gjysmën e parë të këtij sezoni është caktuar për të enjten, më 28 gusht, sipas UEFA-s.

Në atë datë, UEFA do të mbajë shortin e fazës së Ligës së Kampionëve, me Barcelonën që do t’i zbulojë kundërshtarët e saj.

Pas shortit, Barcelona duhet t’i tregojë UEFA-s se ku planifikon t’i zhvillojë ndeshjet në shtëpi.

Pasi të konfirmohet, Barça nuk mund të ndryshojë vendin e zhvillimit deri pas fazës së ligës, e cila do të jetë faza e 1/8-tës, me shumë mundësi në vitin 2026.

Barcelona i është lutur UEFA-s që t’i lejojë të luajnë ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve jashtë fushe nga 6, 17 ose 18 shtatori deri më 30 dhe 1 tetor.

Ndërsa UEFA tashmë e ka pranuar kërkesën e Barcelonës për të luajtur ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve jashtë fushe, klubi duhet të konfirmojë nëse do të vazhdojë në Camp Nou apo në ndonjë stadium tjetër.

Barcelona tashmë ka marrë lejen përfundimtare për përfundimin e Fazës 1A të punimeve në Camp Nou. Kjo i lejon klubit të hapë pjesërisht stadiumin dhe të përdorë rreth 27,000 vende për tifozët. /Telegrafi/

The post Afati i fundit për vendimin e Barcelonës në Camp Nou është konfirmuar appeared first on Telegrafi.

Krizë e re te Barcelona, yllit të skuadrës mund t’i ndalohet të luajë deri në janar

Një lojtar i Barcelonës rrezikon të mos ketë të drejtë loje deri në janar, nëse ndodh një skenar i keq në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. 

Pavarësisht se Barça vazhdon të prodhojë spektakël në fushë, problemet jashtë saj, veçanërisht ato financiare, vazhdojnë të trazojnë klubin. 

Në gusht 2024, Barcelona nënshkroi me mesfushorin e përfaqësueses së Spanjës, Dani Olmo, nga RB Leipzig, por fillimisht nuk ishte në gjendje ta regjistronte për shkak të kufizimeve të vendosura nga La Liga për pagat. 

Dy apelime të klubit për regjistrimin e përkohshëm të Olmos u refuzuan nga gjykata, por më pas ai u lejua të luante si një “përjashtim special” deri në janar 2025, kur më në fund u regjistrua zyrtarisht në La Liga. 

Këtë verë, Marcus Rashford gjithashtu nuk u regjistrua menjëherë për sezonin 2025/2026, por klubi bëri disa marrëveshje për të liruar hapësirë në pagë, duke mundësuar aktivizimin e tij në ndeshjen kundër Mallorcas. 

Megjithatë, sipas Mundo Deportivo, rregulli 1:1 i La Ligas, që ndërlidhet me raportin mes të ardhurave dhe shpenzimeve për pagat, mund ta rrezikojë sërish regjistrimin e Olmos. 

Gjithçka varet nga një vendim i Gjykatës Kombëtare, i cili pritet më 1 shtator, ditën e fundit të afatit kalimtar. 

Nëse vendimi i gjykatës shkon në favor të Barcelonës, regjistrimi i Olmos mbetet i vlefshëm dhe nuk ka asnjë problem. 

Por nëse gjykata mbështet La Ligan, klubi do të detyrohet të çregjistrojë Dani Olmon, dhe të tentojë ta regjistrojë sërish para orës 19:00 më 1 shtator, përndryshe, ai nuk do të mund të luajë deri në janar./Telegrafi/

The post Krizë e re te Barcelona, yllit të skuadrës mund t’i ndalohet të luajë deri në janar appeared first on Telegrafi.

“Një magar nuk mund t’u prijë 100 luanëve” – deputeti Nura godet Dimal Bashën

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka thënë se është fyerje për votuesit në Kosovë që Dimal Basha të jetë në krye të Kuvendit.

Ai tha se propozimi i Bashës nga VV në seancën e kaluar ishte befasi.

“Sa i përket propozimit të VV-së vërtetë është me të ardh keq që VV vendos me qit një propozim që i ka befasu edhe vetë ata. Një njeri që besoj që edhe votat e VV-së nuk do të shkonin për Dimal Bashën”, tha Nura.

Nura tha se edhe për PDK-në ka qenë befasi dhe se kërkuan të marrim një pauzë dhe të njoftohen se a është vërtetë vullneti dhe qëndrimi i tyre që Dimal Basha të jetë në krye të Kuvendit.

“Në ushtri e kemi një term që thotë më mirë është një luan me ju pri 100 magarëve, se një magar me ju pri 100 luanëve. Tash Dimal Basha me qenë në krye të Kuvendit është fyerje për votuesit e VV-së dhe fyerje për votuesit e tërë Kosovës”, tha Nura. /Telegrafi/

The post “Një magar nuk mund t’u prijë 100 luanëve” – deputeti Nura godet Dimal Bashën appeared first on Telegrafi.

LVV pa sukses në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sot përpjekja e radhës

Sot në orën 11:00, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish, në përpjekjen e 58-të për ta konstituuar legjislaturën.

Gjatë seancës së së dielës, Lëvizja Vetëvendosje propozoi fillimisht Arbërie Nagavcin për kryetare të Kuvendit, ndërsa më pas edhe Dimal Bashën për të njëjtën pozitë. Asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar.

Më herët, LVV kishte propozuar edhe Albulena Haxhiun, Donika Gërvallen dhe Hekuran Muratin, por asnjëri nuk mori mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Telegrafi do të mbajë të informuar nga zhvillimet në Kuvend.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-26-2025 10:40:50" ["time"]=> string(11) "Para 40 min" ["update"]=> bool(true) } Para 40 min

“Një magar nuk mund t’u prijë 100 luanëve” – deputeti Nura godet Dimal Bashën

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka thënë se është fyerje për votuesit në Kosovë që Dimal Basha të jetë në krye të Kuvendit.

Ai tha se propozimi i Bashës nga VV në seancën e kaluar ishte befasi.

“Sa i përket propozimit të VV-së vërtetë është me të ardh keq që VV vendos me qit një propozim që i ka befasu edhe vetë ata. Një njeri që besoj që edhe votat e VV-së nuk do të shkonin për Dimal Bashën”, tha Nura.

Nura tha se edhe për PDK-në ka qenë befasi dhe se kërkuan të marrim një pauzë dhe të njoftohen se a është vërtetë vullneti dhe qëndrimi i tyre që Dimal Basha të jetë në krye të Kuvendit.

“Në ushtri e kemi një term që thotë më mirë është një luan me ju pri 100 magarëve, se një magar me ju pri 100 luanëve. Tash Dimal Basha me qenë në krye të Kuvendit është fyerje për votuesit e VV-së dhe fyerje për votuesit e tërë Kosovës”, tha Nura.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-26-2025 10:39:34" ["time"]=> string(11) "Para 39 min" ["update"]=> bool(true) } Para 39 min

Haradinaj: Ne e kishim preferuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar para nisjes së seancës konstituive.

Haradinaj tha se ata kishin preferuar për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën.

“Ne kishim preferuar Glauk Konjufcën, ose edhe tjerë që i kemi përmendur. Ta shohim tash procesin, por Dimal Basha nuk është preferenca jonë”, tha Haradinaj.

The post LVV pa sukses në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sot përpjekja e radhës appeared first on Telegrafi.

BDI: Gabimet e OBRM-PDUKM-së po minojnë perspektivën e shtetit, BDI ofron veting me monitorim ndërkombëtar

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se OBRM-PDUKM është është partia më pak e thirrur për të mbajtur leksione për luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit dhe ndërhyrjes politike.

Nga BDI thonë se nën drejtimin e OBRM-PDUKM-së, politika po ndërhyn hapur në Prokurori, Këshillin Gjyqësor Republikan dhe në Këshillin e Prokurorëve, sipas tyre, me skenarë klasikë politikë për ta vënë drejtësinë nën kontroll.

“BDI nuk i frikësohet drejtësisë së pavarur dhe as transparencës. Përkundrazi, ne ofrojmë zgjidhje konkrete: vetting me monitorim ndërkombëtar, që të pastrohet skena politike dhe publike nga çdo ndikim korruptiv. Le të hetohet pasuria e çdo politikani dhe çdo partie politike. Le të hetohet procesi më i madh korruptiv në vend – privatizimi – i cili krijoi oligarkë të paprekshëm me monopole në sektorë kyç të ekonomisë, që sot bëjnë gjithçka për ta penguar integrimin europian, nga frika e konkurrencës së ndershme”.

“BDI kërkon që hetimi të shtrihet edhe mbi institucionet e sigurimit shtetëror dhe punonjësit e tyre që nga viti 1945 e deri më sot, sepse vetëm kështu mund të mbyllet një kapitull i errët i së kaluarës dhe të ndërtohet një shtet ku askush nuk është mbi ligjin. Ata që nuk kanë çfarë të fshehin, e pranojnë vetingun. Ka kaluar koha e projekteve monoetnike dhe e supremacisë etnike. Maqedonia e Veriut ndërtohet vetëm së bashku, në frymën e multietnicitetit dhe barazisë, jo duke përdorur petkun e “luftës kundër korrupsionit” për të realizuar agjenda që e minojnë shtetin dhe kapin atë për të realizuar agjenda monoetnike”, thonë nga BDI.

The post BDI: Gabimet e OBRM-PDUKM-së po minojnë perspektivën e shtetit, BDI ofron veting me monitorim ndërkombëtar appeared first on Telegrafi.

Haradinaj: Ne e kishim preferuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar para nisjes së seancës konstituive.

Haradinaj tha se ata kishin preferuar për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën.

“Ne kishim preferuar Glauk Konjufcën, ose edhe tjerë që i kemi përmendur. Ta shohim tash procesin, por Dimal Basha nuk është preferenca jonë”, tha Haradinaj.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit, pritet të nisë në ora 11:00. /Telegrafi/

 

The post Haradinaj: Ne e kishim preferuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Rihanna shfaq barkun e saj të rrumbullakosur në Los Angeles, duke pritur fëmijën e tretë me ASAP Rocky

Rihanna u shfaq të hënën në Los Angeles me barkun e rritur, duke treguar se është në pritje të fëmijës së tretë me partnerin e saj, ASAP Rocky.

Bukuroshja 37-vjeçare veshi një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe pantallona të gjera bardh e zi me vija vertikale, të kombinuara me sandale FENTY x PUMA dhe aksesorë të artë.

Ajo i mbante flokët kaçurrela gjysmë lart, gjysmë poshtë dhe syze dielli sportive, ndërsa fytyrën e kishte të grimuar me produkte nga linja e saj Fenty Beauty, shkruan DailyMail.

Rihanna ishte shoqëruar nga nëna e saj, Monica, dhe dy djemtë e saj, RZA 3 vjeç dhe Riot 2 vjeç. Ajo njoftoi shtatzëninë në Met Gala, duke treguar barkun e saj në tre pamje të ndryshme dhe duke veshur një fustan të personalizuar të frymëzuar nga Marc Jacobs.

Më vonë, për një festë të organizuar nga ASAP, ajo veshi një veshje të zezë që zbulonte barkun e saj.

Në intervista të mëparshme, Rihanna ka folur për sfidat e nënës dhe ndjenjën e fajit që ndonjëherë shoqëron çdo vendim për fëmijët e saj.

Ajo ka treguar gjithashtu se ndihet e lumtur duke parë partnerin të bëhet baba për dy djemtë e tyre dhe se është e dashuruar me modën, edhe gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/

The post Rihanna shfaq barkun e saj të rrumbullakosur në Los Angeles, duke pritur fëmijën e tretë me ASAP Rocky appeared first on Telegrafi.

Popeyes Ju fton në një festë të paharrueshme ‘Back to School’ në Pristina Mall!

Një copëz pule krokante, një shije speci të kuq të bluar që s’harrohet lehtë – kështu nisi Popeyes, një brand që sot bashkon miliona njerëz rreth tavolinës.

Frymëzuar nga kuzhina cajun e New Orleans-it, Popeyes solli një recetë unike që shpejt u shndërrua në një fenomen botëror. Sot, me mijëra restorante anë e mbanë globit, Popeyes vazhdon të mbetet simbol i shijes, traditës dhe kënaqësisë që ndahet me familjen dhe miqtë.

Pikërisht këtë frymë, Popeyes e sjell edhe në Kosovë, duke e kthyer çdo vizitë në një moment të veçantë për fëmijët, prindërit dhe miqtë.

Dhe këtë fund-gushti, Popeyes është gati ta bëjë kthimin në shkollë më emocionues se kurrë me një event të veçantë: Back to School Party, që do të mbahet më 30 dhe 31 gusht, nga ora 17:00 deri në 19:00, në Pristina Mall.

Kjo festë dy-ditore është menduar për të sjellë gëzim dhe entuziazëm te fëmijët dhe familjet ndërsa përgatiten për vitin e ri shkollor.

Përveç atmosferës së gjallë dhe ushqimeve të papërmbajtshme, Popeyes ka menduar edhe për një surprizë të ëmbël: me çdo blerje të një Crunch Box, Kids Meal ose Chicken Sandwich me M MENU, vizitorët do të përfitojnë një fletore falas – një dhuratë simbolike që e bën fillimin e shkollës edhe më të bukur.

Sepse për Popeyes, shija nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin – por me momentet e veçanta që krijohen kur ajo shije ndahet bashkë.

The post Popeyes Ju fton në një festë të paharrueshme ‘Back to School’ në Pristina Mall! appeared first on Telegrafi.

Policia Kufitare e Vlorës ndihmon pushuesit e bllokuar me mjete lundruese në det

Policia Kufitare Vlorë u ka ndihmuar disa pushuesve që u rrezikuan gjatë lundrimit me mjetet e tyre lundruese, në Sarandë dhe në Palasë.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas marrjes së njoftimeve në kohë reale, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë me mjetet e tyre lundruese dhe bënë të mundur ndihmën dhe shoqërimin e sigurt të turistëve dhe mjeteve lundruese drejt bregut.

“Pas marrjes së njoftimit se, rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkonte ndihmë pasi mjeti i tij lundrues kishte pësuar defekt dhe kishte marrë ujë, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e kapitenit në mënyrë të sigurt në breg dhe rimorkimin e jahtit në Portin e Limionit”, njoftoi policia.

Tutje, policia njofton për rastin në Palasë.

“Pas marrjes së njoftimit se, në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në bordin e një mjeti lundrues po rrezikoheshin për shkak të kushteve të vështira të detit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e turistëve në mënyrë të sigurt në breg dhe ankorimin e mjetit të tyre lundrues në molin e Palasës. Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të strukturave të Policisë Kufitare, u shmangën pasojat e rrezikshme për jetën e pushuesve dhe u garantua siguria e mjeteve lundruese”, theksohet mes tjerash në komunikatë.

Gjithashtu, thuhet se Policia Kufitare Vlorë mbetet e angazhuar 24/7 për garantimin e sigurisë së jetës së pushuesve dhe fton qytetarët që, në çdo rast emergjence në det, të telefonojnë menjëherë në numrin 112. /Telegrafi/

The post Policia Kufitare e Vlorës ndihmon pushuesit e bllokuar me mjete lundruese në det appeared first on Telegrafi.

Rubio diskuton me diplomatë evropianë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Në një përpjekje për të ruajtur vrullin pas samitit të javës së kaluar në Shtëpinë e Bardhë, diplomati më i lartë amerikan Marco Rubio po drejton ofensivën diplomatike të administratës Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Në një telefonatë të rëndësishme të hënën, Sekretari i Shtetit, Rubio foli me një gamë të gjerë homologësh të tij evropianë, përfshirë ministrat e Jashtëm nga Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe Ukraina, së bashku me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, transmeton Telegrafi.

Departamenti i Shtetit tha në një deklaratë të telefonatës se grupi “ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë përmes një zgjidhjeje të negociuar afatgjatë”, një frazë që është bërë një pjesë kyçe e mesazhit të administratës së re.

Telefonata vjen menjëherë pas një samiti të paparë, ku Trump priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë evropianë.

Duke folur me gazetarët nga Zyra Ovale të hënën, Trump ka përshkruar rolin e SHBA-së në çdo garanci të ardhshme sigurie, duke deklaruar se Uashingtoni do të “mbështesë” sigurinë e Ukrainës, por nuk do të shpenzojë para shtesë, duke u përqendruar në shitjen e armëve NATO-s.

Ai gjithashtu ka theksuar se ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin, duke diskutuar një takim të mundshëm me Zelenskyn.

Lëvizja e Rubios shihet si një mënyrë për të siguruar aleatët evropianë dhe për t’i mbajtur ata në përputhje me qëndrimin e SHBA-së.

Rubio javën e kaluar foli me Andriy Yermak, kreun e zyrës presidenciale të Ukrainës, për të koordinuar qëndrimet përpara hapave diplomatikë të planifikuar për javën.

Kjo tregon një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi midis Rubios dhe zyrtarëve të lartë ukrainas, ndërsa ata lundrojnë në peizazhin kompleks të bisedimeve të paqes.

Pavarësisht stuhisë diplomatike, ka një skepticizëm në rritje midis analistëve të Uashingtonit dhe avokatëve ukrainas se administrata Trump ka një strategji të zbatueshme për të ndryshuar qëllimet e luftës së Rusisë. /Telegrafi/

The post Rubio diskuton me diplomatë evropianë për përfundimin e luftës në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Zidane ka dy kushte nëse i kërkohet ta zëvendësojë Amorimin tek Man Utd

Zinedine Zidane do të pranonte të bashkohej me Manchester United vetëm nëse përmbushen dy kushte, sipas një ish-shokut të tij të skuadrës. 

Zidane është përfolur prej kohësh si kandidat për postin e trajnerit te Manchester United, por aktualisht Ruben Amorim mbetet në krye të ekipit, pavarësisht një fillimi të vështirë të aventurës së tij në “Old Trafford”. 

Trajneri portugez ka grumbulluar vetëm 28 pikë në 29 ndeshje të Ligës Premier që ka drejtuar deri më tani, me zhgënjimin më të fundit që erdhi të dielën në barazimin 1-1 ndaj Fulham në “Craven Cottage”. 

Ky barazim i dha United pikën e parë në sezonin 2025/2926, duke e pozicionuar në vendin e 16-të pas dy javësh. 

Për momentin, Amorim duket i sigurt në detyrë, pavarësisht rezultateve dhe performancave të dobëta të vazhdueshme. Megjithatë, nëse situata nuk përmirësohet së shpejti, pozita e tij mund të vihet në rrezik. 

Nëse Zizou do të pranonte të marrë drejtimin e Manchester United, ai do të kërkonte që dy kushte të ishin të garantuara, sipas ish-bashkëlojtarit të tij te Franca, Emmanuel Petit. 

“Nuk jam i sigurt që ai flet shumë mirë anglisht. Dhe komunikimi është shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes”. 

“Sinqerisht, e njoh pak Zizoun dhe ai ka nevojë për garanci nëse do të nënshkruajë me Manchester United”. 

“Aktualisht, ambienti te Manchester United nuk ka qenë i mirë prej vitesh. Mungon stabiliteti në pankinë, niveli i disa lojtarëve nuk është në përputhje me pritshmëritë që ka klubi”.  

“Zizou është shumë i vetëdijshëm dhe i kujdesshëm në këtë drejtim, për të, cilësia e skuadrës është thelbësore”. 

“Kur e sheh ekipin sot, nuk jam aspak i bindur për nivelin e disa lojtarëve. Nëse ai pranon të marrë detyrën te Manchester United, kjo do të thotë se i janë ofruar zgjidhje”, ka thënë Petit./Telegrafi/

The post Zidane ka dy kushte nëse i kërkohet ta zëvendësojë Amorimin tek Man Utd appeared first on Telegrafi.

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, megjithatë në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

The post LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.

Lil Nas X nuk pranon fajësinë për katër akuza për krime të rënda, pas arrestimit në Los Angeles

Reperi i njohur amerikan, Lil Nas X, është deklaruar i pafajshëm në gjykatën e Los Angeles, pasi u përball me katër akuza për krime të rënda, përfshirë plagosjen e një oficeri policie dhe rezistencën ndaj arrestimit.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, rrezikohet deri në pesë vite burg nëse shpallet fajtor.

Sipas autoriteteve, 26-vjeçari u arrestua javën e kaluar në Studio City, pasi u raportua se po ecte nudo përgjatë Ventura Boulevard, shkruan DailyMail.

Foto: Screenshot

Kur policia ndërhyri, ai dyshohet se i sulmoi oficerët, duke shkaktuar lëndime tek tre prej tyre.

Lil Nas X më pas u dërgua në spital për një mbidozë të dyshuar, ndërsa më pas kaloi fundjavën në burg. Lirimi i tij me kusht u vendos në shumën 75,000 dollarë (69,300 euro).

Pamjet e publikuara nga TMZ tregojnë reperin duke ecur nëpër rrugë vetëm me të brendshme të bardha dhe çizme kaubojsh, ndërsa më vonë u pa plotësisht lakuriq duke iu afruar makinave që kalonin.

Çizmet e tij të bardha përfunduan madje në shitje në eBay për 10,000 dollarë (rreth 9,240 euro), të ofruara nga një kalimtar.

Ngjarja ka ndodhur pak muaj para se Lil Nas X të publikojë albumin e tij të dytë, Dreamboy.

Reperi, fitues i dy çmimeve Grammy me superhitin Old Town Road, është bërë një nga emrat më të diskutuar të muzikës, si për sukseset e tij ashtu edhe për provokimet artistike që kanë ndezur shpesh debat në publikun amerikan. /Telegrafi/

The post Lil Nas X nuk pranon fajësinë për katër akuza për krime të rënda, pas arrestimit në Los Angeles appeared first on Telegrafi.

Rio Ngumoha bëhet golashënuesi më i ri në histori të Liverpoolit

Adoleshenti i Liverpoolit, Rio Ngumoha, bëri histori të hënën mbrëma, më 25 gusht, duke u bërë golashënuesi më i ri i të gjitha kohërave i klubit.

Vetëm 16 vjeç e 361 ditë, Ngumoha shënoi në minutën e 10-të të kohës shtesë për të siguruar një fitore dramatike 3-2 në Ligën Premier kundër Newcastle United.

Sulmuesi anësor theu rekordin e mëparshëm të Ben Woodburn prej 17 vitesh e 45 ditësh, të vendosur kundër Leeds United në nëntor 2016.

 

The youngest ever goalscorer for the Reds:

Rio Ngumoha pic.twitter.com/VpADNom4qq

— Liverpool FC USA (@LFCUSA) August 25, 2025

Ngumoha iu bashkua Liverpoolit shtatorin e kaluar dhe shpejt la gjurmë, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që ka bërë paraqitje në historinë e klubit në fillim të këtij viti.

Ai gjithashtu vendosi rekordin për debutuesin më të ri të Liverpoolit në Kupën FA, pasi luajti si titullar kundër Accrington Stanley në Anfield.

Duke debutuar në Ligën Premier nga stoli në St. James’ Park, Ngumoha e mbylli një ditë të paharrueshme duke shënuar golin e fitores në minutën e fundit.

Golashënuesit më të rinj të Liverpoolit:

1.Rio Ngumoha – 16 vjeç, 361 ditë

2.Ben Woodburn – 17 vjeç e 45 ditë

3.Kaide Gordon – 17 vjeç, 96 ditë

4.Michael Owen – 17 vjeç, 143 ditë

5.Jordan Rossiter – 17 vjeç, 183 ditë

/Telegrafi/

The post Rio Ngumoha bëhet golashënuesi më i ri në histori të Liverpoolit appeared first on Telegrafi.

Trump thotë se ka diskutuar çarmatimin bërthamor me Putinin

Presidenti amerikan Donald Trump tha dje se ka diskutuar denuklearizimin me Vladimir Putinin, duke u thënë gazetarëve se presidenti rus “është i gatshëm ta bëjë këtë” dhe se beson që Kina do ta ndjekë shembullin.

“Një nga gjërat që po përpiqemi të bëjmë me Rusinë dhe me Kinën është denuklearizimi, dhe është shumë i rëndësishëm – një nga gjërat që diskutova me presidentin Putin atje, nuk ishte vetëm kaq, por edhe gjëra të tjera – dhe mendoj se denuklearizimi është një lojë shumë e madhe”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

“Por Rusia është e gatshme ta bëjë këtë, dhe mendoj se Kina do të jetë e gatshme ta bëjë. Nuk mund të lejojmë që armët bërthamore të përhapen. Duhet t’i ndalojmë armët bërthamore”, shtoi presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.

Trump ka shprehur më parë shqetësim për aftësitë bërthamore të Rusisë pasi ish-presidenti rus Dmitry Medvedev sugjeroi se Trump po i shtynte SHBA-të dhe Rusinë drejt luftës.

Kur Medvedev paralajmëroi për aftësitë bërthamore të Rusisë në fillim të kësaj vere, Trump i quajti komentet e tij “kërcënimi përfundimtar”, në një intervistë me median konservatore Newsmax.

Në atë kohë, Trump iu përgjigj gjithashtu komenteve të Medvedevit duke urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të lëviznin në “rajonet e duhura”.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte kur CNN pyeti nëse administrata do të kërkojë një marrëveshje zyrtare për çarmatimin bërthamor me Rusinë dhe Kinën, duke iu referuar deklaratave publike të Trump. /Telegrafi/

 

The post Trump thotë se ka diskutuar çarmatimin bërthamor me Putinin appeared first on Telegrafi.

Vajza e Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen, teksa shihen në Romë

Ylli i famshëm, Kim Kardashian, po kalon pushimet në Romë me vajzën e saj North West, dhe veshja e 12-vjeçares është kritikuar ashpër.

Konkretisht, Kardashian u kritikua para së gjithash në rrjetet sociale sepse i lejoi vajzës së saj North të shëtiste nëpër qytet me korse, duke e cilësuar këtë si krejtësisht të papërshtatshme.

Vajza mbante veshur një korse, një fund të shkurtër me rrudha, çizme me platformë dhe një paruke bionde për rastin, me flokët e lidhura prapa me bishtaleca.

Kim me vajzën North

Ajo mbante gjithashtu syze dhe kishte grim në fytyrë.

Krahas saj, Kim u shfaq me një fustan të gjatë të zi me rripa, me reçipeta dantelle të dukshme poshtë dhe sandale me taka të zeza.

Kim me vajzën North

Pasi u publikuan fotot, pasoi një ortek komentesh, të gjitha negative ndaj Kim Kardashian, dhe shumë menduan se kjo veshje ishte krejtësisht e papërshtatshme për një vajzë 12-vjeçare.

Kjo nuk është hera e parë që Kim kritikohet për veshjen e vajzës së saj, meqë ka pasur të tilla edhe më herët.

Dy vjet më parë, Kanye po ashtu kritikoi ashpër ish-gruan e tij Kim Kardashian për postimin e videove të saj në TikTok pa dijeninë e tij. /Telegrafi/

The post Vajza e Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen, teksa shihen në Romë appeared first on Telegrafi.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale. Pasdite në pjesët jugore të vendit do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, kryesisht5 nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 27 deri në 34 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 32 gradë Celsiusë.

The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Dy policë të vrarë në Australi, operacion i madh është duke u zhvilluar

Policia po i përgjigjet një “incidenti aktiv” në një qytet rural në Australi.

Policia e Viktorias ka konfirmuar se një incident është duke u zhvilluar në një pronë në Porepunkah, rreth 300 km në verilindje të Melburnit.

Media lokale, duke cituar burime të paidentifikuara, raporton se dy oficerë janë vrarë në incident, i cili sipas tyre ndodhi ndërsa oficerët u përpoqën të ekzekutonin një urdhër kërkimi.

Policia e Viktorias nuk ka konfirmuar asnjë viktimë, dhe thotë se “do të japë më shumë informacion kur të jetë e sigurt operacionalisht për ta bërë këtë”, transmeton Telegrafi.

Në një deklaratë në platformën sociale X, Jacinta Allen, kryeministrja e Viktorias, tha: “Një operacion policor është duke u zhvilluar aktualisht në Porepunkah, në verilindje të Viktorias. Jam informuar nga kryekomisioneri i policisë së Viktorias. Kjo situatë mbetet aktive. Oficerët e policisë së Viktorias dhe të gjithë ndihmësit tanë të parë, tregojnë trimëri dhe guxim të jashtëzakonshëm çdo ditë. Ata janë më të mirët prej nesh – dhe mendimet e të gjithë banorëve të Viktorias janë me ta sot”.

The post Dy policë të vrarë në Australi, operacion i madh është duke u zhvilluar appeared first on Telegrafi.

❌