❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

Gjermania ka konfirmuar se do tĂ« furnizojĂ« UkrainĂ«n me sisteme tĂ« reja armĂ«sh me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi, tĂ« cilat do t’i mundĂ«sojnĂ« Kievit tĂ« godasĂ« objektiva strategjike shumĂ« larg vijĂ«s sĂ« frontit, brenda territorit tĂ« RusisĂ«.

Sipas Gjeneralit të Bundeswehrit, Christian Freuding, i cili udhëheq grupin mbështetës të Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes për Ukrainën, dërgesat e para pritet të shkojnë deri në fund të këtij muaji.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« rritjen e kapaciteteve ushtarake tĂ« UkrainĂ«s. KĂ«to sisteme do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« ndjeshĂ«m mbrojtjen ajrore dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« kryer goditje tĂ« synuara nĂ« thellĂ«si tĂ« territoreve tĂ« kontrolluara nga Rusia,” tha Freuding pĂ«r mediat gjermane.

Sistemet e reja përfshijnë teknologji të avancuara, që mund të përdoren për të synuar depot e municioneve, qendrat logjistike dhe komandat ruse që ndodhen larg vijës së parë të luftës. Kjo do të ndihmojë në uljen e presionit mbi trupat ukrainase dhe në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit të forcave ruse.

Vendimi i Berlinit për të lejuar përdorimin e armëve të saj për goditje në territorin rus vjen pas kërkesave të përsëritura të autoriteteve ukrainase, të cilat kanë argumentuar se pa mundësinë për të goditur thellë brenda Rusisë, është e vështirë të ndalohet përparimi i ushtrisë ruse dhe të mbrohen qytetet ukrainase nga sulmet me raketa dhe dronë.

Ky zhvillim përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Gjermanisë, e cila deri më tani ka qenë më e kujdesshme në lidhje me dërgesat e armëve që mund të përshkallëzojnë konfliktin. Megjithatë, në kushtet e ofensivave të vazhdueshme ruse dhe pas dështimit të disa iniciativave diplomatike, Berlini ka vendosur të rrisë nivelin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Zyrtarët gjermanë theksojnë se përdorimi i këtyre armëve do të jetë i koordinuar me aleatët ndërkombëtarë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Gjenerali Freuding ka shtuar se objektivi kryesor mbetet ndihma për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Me dërgesat e reja, Ukraina do të ketë në dispozicion mjete më të fuqishme për të kundërshtuar agresionin rus dhe për të forcuar pozitat e saj në fushën e betejës në muajt e ardhshëm.

Yjet e rinj pushtojnë Londrën/ Sinner-Alcaraz është finalja e Grand Slemit në Wimbledon

Dy vjet qenkan një diferencë e madhe. Novak Gjokoviç e ndjeu plotësisht peshën e moshës së tij 38-vjeçare, në humbjen e thjeshtë që pësoi përballë numrit 1 të botës, Janik Siner, në gjysmëfinale të Uimbëlldonit.

Nëse në 2023, jo shumë kohë më parë, Nole fitoi tre Grand Sleme, në dy stinët e fundit tenisi është dominuar nga dyshja e kampionëve të rinj.

Janik Siner dhe Karlos Alkaraz kanë fituar gjithçka, duke mos I dhënë serbit asnjë shans, ndonëse Gjokovic e mundi spanjollin në finalen e Lojrave Olimpike dhe në çerekfinalen e Australian Openit në janar të këtij viti.

Sidoqoftë, Siner ishte tepër I fortë për të, dhe rezultati I seteve e tregoi qartë: 6-3, 6-3, 6-4, në jo më shumë se dy orë lojë.

Italiani 23-vjeçar është fitues I tre Grand Slemeve, ndonëse në barin e Uimbëlldonit nuk do të ketë të lehtë përballë rivalit të tij të madh.

Karlos Alkaraz kaloi në gjysmëfinale amerikanin Tejlër Fric, në një duel të fortë, por që ai e fitoi me meritë.

Në dy orë e 48 minuta, kampioni në fuqi fitoi setin e parë 6-4, pastaj humbi të dytin 5-7, por fitoi dy të tjerët radhazi 6-3 e 7-6.

Spanjolli 22-vjeçar, që ka 5 Grand Sleme deri tani, është dy herë radhazi kampion në Uimbëlldon, pas dy finaleve në të cilat mundi Gjokoviçin, e padyshim do të jetë favorit edhe ndaj Numrit 1 në botë.

Në gjashtë turnetë e fundit Grand Slem, në 2024 e këtë vit, tre janë fituar nga Siner dhe tre nga Alkaraz.

Provë force nga Pogacar/ Tour, tjetër fitore e madhe e kampionit nga Sllovenia

Po pedalojnë me një shpejtësi prej ferri. Turi I Francës këtë vit është aq I rrufeshëm sa nuk mbahet mend dhe rimitn kryesor ia jep padyshim ai që është favoriti.

Tadej Pogaçar shkĂ«lqeu sĂ«rish duke fituar etapĂ«n e dytĂ« kĂ«tĂ« edicion, pikĂ«risht nĂ« atĂ« ngjitje legjendare qĂ« cilĂ«sohet “Muri I BretanjĂ«s”.

Një malore prej rreth 2 kilometrash me nivel mesatar ngjitjeje 6.9 për qind dhe me segmente deri në 15 për qind.

Kampioni në fuqi I Turit nisi vrullin e tij 1700 metra përpara finishit duke lënë prapa Fanelën e Verdhë, Van der Pul, ndërsa goditjen finale e dha në 200 metrat e fundit, duke mundur në vijë rivalin kryesor, Jonas Vingegard.

Ishte etapa e shtatë, e cilësuar si kodrinore, nga Sent Malo në Myr dë Bretanjë prej 197 kilometrash, dhe Pogaçar arriti fitoren numër 101 në karrierë e të 19-ën në Klasiken franceze.

Edhe pse ishte malore, shkëputja e 26-vjeçarit nisi me 45 km në orë dhe përfundoi me 54 km në orë. Ai e mori sërish Fanelën e Verdhë, të cilën e humbi një ditë më parë vetëm për një sekondë, dhe vështirë ta lëshojë më.

Kjo etapë ishte e veçantë sepse kaloi nëpër Bretanjë, që është djepi I çiklizmit francez, dhe jo më kot grupi I garuesve kaloi në qytezën Ifiniak, vendlindja e legjendës Bernar Ino, I fundit francez që fitoi Turin në 1985.

Pogaçar kryeson me 54 sekonda mĂ« pak se belgu Remko Evenepul, ndĂ«rsa Vingegard Ă«shtĂ« I katĂ«rti me 1’17” vonesĂ«.

Vdes ish-ambasadori gjerman/ Werner Daum ishte për vizitë në Shqipëri, dy ditë më parë me Berishën në Kavajë

DURRËS- Ka ndĂ«rruar jetĂ« ish-ambasadori gjerman nĂ« ShqipĂ«ri, Werner Daum.

Ai ishte për një vizitë në Shqipëri, ndërsa u gjet i pajetë në një hotel në Durrës.

Dy ditë më parë ish-kryediplomati gjerman në Shqipërisë ishte me kryetarin e PD Sali Berishën, në Kavajë ku iu akordua certifikata e mirënjohjes nga Bashkia.

Ish-kryediplomati gjerman u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare./abcnews.al

Zbulohen mbi 1000 rrënjë kanabis në Greqi, arrestohen tre shqiptarë

GREQI- 1019 bimë marijuanë u gjetën dhe u asgjësuan nga oficerët e policisë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në një zonë rurale të Artës në Greqi, ndërsa u kryen 4 arrestime.

Policia greke, duke përdorur informacionin e duhur, gjeti një zonë rurale të Artës, të rrethuar nga bimësi e dendur dhe e egër, fidanë të kultivuar marijuanë.

Si pjesë e një operacioni të organizuar policor, dy burra me kombësi shqiptare u arrestuan në vend, të cilët dyshohet se ishin përgjegjës për kujdesin ndaj plantacionit.

Më pas, në shtëpitë e tyre u arrestuan një tjetër shqiptar dhe një grek nga Arta, të cilët, siç doli nga hetimi paraprak, kishin rolin kryesor të grupit.

Gjatë kontrollit të zonës së plantacionit, u gjet dhe u konfiskua një fidanishte e përbërë nga 374 bimë marijuanë në vazo, ndërsa u shkulën dhe u asgjësuan edhe 645 fidanë të tjerë marijuanë, të cilët ishin mbjellë në tokë. U sekuestruan gjithashtu pajisjet për kultivimin e plantacionit.

Kapet me 10 kilogramë kanabis, arrestohet shqiptari në Selanik

Oficerët e policisë nga Ekipi i Zbatimit të Ligjit kundër Drogës i Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Kilkis arrestuan dje pasdite në një zonë të Selanikut një 41-vjeçar shqiptar, për trafikim dhe ruajtje të lëndëve narkotike.

Konkretisht, sipas policisë greke, pas veprimeve të koordinuara nga policia, shqiptari u lokalizua dhe në një magazinë që ai e përdorte si zonë ruajtje për lëndë narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan 10 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 10 kg e 526 gramë.

Në posedim të tij u gjetën dhe u konfiskuan 1 çelës magazine dhe 2 telefona celularë.

Hiqen shezlongë pa leje/ Aksione në Vlorë e Seman për çlirimin e plazheve publike

Rreth 150 komplete me çadra dhe shezlongĂ« janĂ« hequr nga policia nĂ« vijĂ«n bregdetare tĂ« Semanit nĂ« Fier mĂ«ngjesin e kĂ«saj tĂ« shtune gjatĂ« operacionit “plazhi i lire”.

Tre hapësira publike janë liruar, ndërsa janë proceduar penalisht të tre pronarët e subjekteve që kishin zënë hapësirë publike, pa qenë të pajisur me leje nga autoritetet përkatëse.

Kontrollet në terren nisën herët në mëngjes edhe në bregdetin e Vlorës nga policia e rendit dhe ajo bashkiake për të verifikuar dokumentacionin e subjekteve në plazhet private.

Gjatë aksionit në Lungomare janë vërejtur parregullsi në janë hequr rreth 40 çadra dhe 80 shezlongë.

Kjo hapësirë që ishte e zënë nga operatorët privatë në kundërshtim me ligjin do të kthehet në plazh publik.

Mësohet se aksioni për lirimin e hapësirës është zhvilluar i qetë dhe nuk ka pasur kundërshtime nga pronari.

Ndërkohë, operacioni për lirimin e hapësirave publike në plazhe vijon. Policia sqaron se efektivët do të jenë në terren për të kontrolluar dhe verifikuar subjektet private gjatë sezonit veror.

Dreri i rrallë/ Lind në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, i pari në 25 vite me ngjyrë të errët

TIRANË– “NjĂ« drer i veçantĂ« ka lindur dy javĂ« mĂ« parĂ« nĂ« Kopshtin Zoologjik nĂ« TiranĂ«. Lindja e njĂ« dreri tĂ« tillĂ« Ă«shtĂ« njĂ« fenomen i rrallĂ« natyror”

Kafsha e vogël që gjendet mes drerëve të tjerë ka një gëzof të errët, që e dallon nga të zakonshmit me ngjyrën e kuqërremtë, duke e bërë atë unike.

“ËshtĂ« fenomen i rrallĂ« sepse tek specia e drerit ‘dama dama’ nuk Ă«shtĂ« normale kjo ngjyrĂ«. ËshtĂ« pĂ«r shkak tĂ« njĂ« mutacioni gjenetik qĂ« quhet melanizĂ«m. Fenotipi i errĂ«t mbizotĂ«ron nĂ« tĂ« tjerat”

Dreri i zi njihet si i tillë në emërtimin popullor, për shkak të pigmentit të errët që e bën atë të duket pothuajse i zi, shumë ndryshe nga ngjyra natyrale e kësaj kafshe.

” Zakonisht qĂ«ndron nĂ« kĂ«tĂ« ngjyrĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« kafe me nuancĂ« shumĂ« tĂ« erret, mund tĂ« hapet pak, por jo ndonjĂ« diferencĂ« shumĂ« e madhe, pĂ«rkundrejt besimit tĂ« njerĂ«zve qĂ« e krahasojnĂ« dhe dhitĂ« nuk Ă«shtĂ« e njĂ«jta gjĂ«. Nuk po themi qĂ« qĂ«ndron tani i zi qĂ« t’i ngjajĂ« tĂ« Ă«mĂ«s mĂ« vonĂ«.

Sipas veterinerit të Kopshtit Zoologjik një fenomen i tillë në Shqipëri nuk ka ndodhur të paktën në dekadat e fundit.

” Ka pasur lindje çdo vit dhe Ă«shtĂ« hera e parĂ« nĂ« 25 vitet e fundit qĂ« lind njĂ« drer me kĂ«tĂ« nuancĂ« tĂ« errĂ«t. Ndodh njĂ« nĂ« 100 mijĂ« drerĂ«â€

Që nga lindja e tij, dreri i vogël është kthyer tashmë në kafshën më tërheqëse të Kopshtit Zoologjik. Vizitorët mund të shohin nga afër një fenomen që nuk ndeshet shpesh në natyrë, si një dëshmi e bukurisë e njëkohësisht misterit të botës së egër.

“ËshtĂ« njĂ« gjĂ« nuk Ă«shtĂ« parĂ« mĂ« pĂ«rpara. Nuk Ă«shtĂ« diçka qĂ« ne e tentuam ta bĂ«jmĂ«, por ka ndodhur. Ne e dinim qĂ« kishim njĂ« barsmĂ«ri nĂ« tre drerĂ« dhe e dinim qĂ« do kishim tĂ« vegjĂ«l. MĂ« parĂ« nuk kishim kaq shumĂ« vizitorĂ« qĂ« fiksoheshin pĂ«r minuta tĂ« tĂ«ra para drerĂ«ve, tani kjo ndodh. Do tĂ«rheqĂ« edhe mĂ« shumĂ« kur tĂ« rritet sepse do bĂ«het akoma mĂ« i bukur”

DrerĂ«t e Kopshtit Zoologjik tĂ« TiranĂ«s, tĂ« njohur si “lopatar dama dama” nuk janĂ« shumĂ« tĂ« pĂ«rhapur nĂ« natyrĂ«n e egĂ«r tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

“Ka nĂ« natyrĂ« tĂ« egĂ«r nĂ« zonĂ«n e Fierit dhe MyzeqesĂ«, por mĂ« sĂ« shumti Ă«shtĂ« specie qĂ« i pĂ«rket natyrĂ«s sĂ« gadishullit Apenin dhe gadishullit Iberik. Ne nĂ« ShqipĂ«ri, kemi mĂ« shumĂ« kaprollin, qĂ« Ă«shtĂ« pak mĂ« i vogĂ«l. Ai po qĂ« Ă«shtĂ« i errĂ«t. Ekziston edhe ky dyshimi nĂ« publik qĂ« mund tĂ« ishte njĂ« kryqĂ«zim midis dy specieve, por kjo Ă«shtĂ« e pamundur, pasi nuk arrin tĂ« krijohet barsmĂ«ria. Pra dukuria qĂ« shihni Ă«shtĂ« falĂ« njĂ« mutacioni gjenetik qĂ« normalisht Ă«shtĂ« normale tĂ« ndodhĂ« me kombinime tĂ« ndryshme”

Në kopshtin Zoologjik të Tiranës aktualisht ndodhen 11 drerë.

“Kemi menduar tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« reduktim tĂ« meshkujve qĂ« tĂ« kemi njĂ« riprodhim mĂ« tĂ« kontrolluar. Por pĂ«r momentin hapĂ«sira qĂ« kemi Ă«shtĂ« e mjaftueshme pĂ«r kĂ«ta drerĂ«, apo edhe dyfishin e tyre.”

Mesatarisht një drer në natyrë ka një jetëgjatësi jo më shumë se 10 vite, ndërsa në kushtet e mbajtjes në një Kopsht Zoologjik i kalon 15 vitet./abcnews.al

Trafiku i kokainës nga Amerika Latine/ Gjykata e Posaçme lë në burg shtatë të arrestuarit

TIRANË- Gjykata e Posaçme la nĂ« fuqi masat e arrestit nĂ« burg pĂ«r 7 personat e arrestuar nĂ« kuadĂ«r njĂ« operacioni pĂ«r goditjen e njĂ« grupi tĂ« strukturuar kriminal tĂ« trafikimit tĂ« tonaletave me kokainĂ«, nga vendet e AmerikĂ«s Latine drejt vendeve tĂ« Bashkimit Europian.

Ndërkohë personi i tetë pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, për shkak se nuk ka qenë pjesë e procedimit penal, dhe është arrestuar gjatë operacionit në kushtet e flagrancës pasi dispononte armë pa leje.

Mes të dyshuarve është edhe ish-drejtuesi i policisë Erjon Dani, që akuzohet se ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS duke ua vënë në dispozicion anëtarëve të grupit kriminal.

Sipas SPAK, këta shtetas janë përgjegjës për trafikimin e rreth 3.8 tonë kokainë, ndërsa janë të dyshuar edhe për disa raste të korrupsionit të zyrtarëve të drejtësisë.

Burime pranë organit hetues konfirmuan se dy nga 5 personat e shpallur në kërkim ka të dhëna që ndodhen në Dubai dhe 3 të tjerë në vendet e Bashkimit Europian, nga të cilët janë edhe disa nga personat e dyshuar si organizatorë.

Përkatësisht arrest në burg është caktuar për:

-Arjan Gjata
-Vilson Roçi
-Musa Gjikola
-Akil Alushi
-Jani Meçja
-Selami Lushkaj
-Erjon Dani

Kanosi me sëpatë dy persona/ Ndërhyn në kohë Policia, shmanget sulmi që mund të sillte pasoja tragjike

DURRË- NdĂ«rhyrja nĂ« kohĂ« e PolicisĂ« ka ndaluar pĂ«rshkallĂ«zimin e njĂ« konflikti ndĂ«rmjet disa shtetasve nĂ« lagjen nr.17 nĂ« DurrĂ«s, qĂ« mund tĂ« sillte pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r jetĂ«n.

Një 44-vjeçar është arrestuar pasi kanosi me sëpatë, dy shtetas për motive të dobëta.

Gjithashtu, u procedua penalisht një tjetër person, i cili kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

EmĂ«rime tĂ« reja nĂ« Polici, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« njĂ« grua merr “frenat” e komisariatit tĂ« KuçovĂ«s

SHQIPËRI– Burime pĂ«r ABC News konfirmojnĂ« emĂ«rime tĂ« reja nĂ« radhĂ«t e PolicisĂ«.

Këto emërime janë bërë në qytetet si Kuçovë, Mallakastër dhe në Vlorë.

Po ashtu vihet re që një grua është caktuar për herë të parë si shefe komisariati në Kuçovë.

-Komisare Edjona Dano është emëruar Shefe e Komisariatit te Policisë Kuçovë.

-Shefi i Komisariatit te Policisë Kuçovë Kleant Serdari është emëruar Shef i Komisariatit te Policisë Mallakastër.

-Shefi i Komisariatit te Policisë Mallakastër Bledar Metaj është emëruar Shef Sektori i Policisë Rrugore ne DVP Vlorë./abcnews.al

SHBA vendos sanksione ndaj liderëve të Kubës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio mori dje vendimin për kufizime udhëtimi ndaj presidentit kuban, Miguel Díaz-Canel lidhur me rolin e tij në shtypjen e protestave masive në vitin 2021.

Rubio tha se ”SHBA po kufizon vizat pĂ«r figurat kryesore tĂ« regjimit kuban, presidentin DĂ­az-Canel, ministrin e Forcave tĂ« Armatosura Revolucionare, Alvaro LĂłpez Miera, ministrin e BrendshĂ«m, Lazaro Álvarez Casas dhe tĂ« afĂ«rmit e tyre lidhur me pĂ«rfshirjen  e tyre  nĂ« brutalitetin e regjimit kuban ndaj popullit tĂ« KubĂ«s”.

Këto sanksione do të prekin edhe familjarët e afërt të këtyre liderëve.

“Departamenti i Shtetit gjithashtu shtoi ndĂ«rtesĂ«n e kontrolluar nga regjimi ‘Torre K’ nĂ« listĂ«n e kufizimeve pĂ«r KubĂ«n, pĂ«r tĂ« penguar qĂ« dollarĂ«t amerikanĂ« tĂ« financojnĂ« shtypjen nga regjimi kuban”, shkroi Rubio nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n X.

“NdĂ«rkohĂ« qĂ« populli kuban vuan nga mungesa e ushqimit, ujit, ilaçeve dhe energjisĂ« elektrike, regjimi shpĂ«rdoron paratĂ« pĂ«r tĂ« pasuruar njerĂ«zit e vet tĂ« brendshĂ«m”, shtoi Rubio.

Ministri i JashtĂ«m kuban, Bruno RodrĂ­guez reagoi nĂ« X, duke thĂ«nĂ« se “SHBA ka kapacitetin tĂ« vendosĂ« sanksione udhĂ«timi kundĂ«r liderĂ«ve revolucionarĂ« dhe tĂ« zhvillojĂ« njĂ« luftĂ« tĂ« gjatĂ« dhe tĂ« pamĂ«shirshme ekonomike kundĂ«r KubĂ«, por nuk ka kapacitetin tĂ« thyejĂ« vullnetin e kĂ«tij populli apo tĂ« drejtuesve tĂ« tij”.

Në korrik të vitit 202, në disa qytete u mbajtën protesta për liri dhe kundër shtypjes dhe keqmenaxhimit politik.

Pas protestave masive, qindra demonstrues u dënuan me burg.

Pezullohet AKU, inspektorĂ«t nĂ« “sitĂ«â€/ Denaj: Ngrihet Komisioni nga Universiteti BujqĂ«sor pĂ«r vlerĂ«simin e tyre

TIRANË- Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi se kanĂ« marrĂ« masa tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r forcimin e kontrollit dhe transparencĂ«s nĂ« aktivitetin e Autoritetit KombĂ«tar tĂ« Ushqimit (AKU).

Kjo lëvizje shtoi ajo ka ardhur  pas shtimit të ankesave dhe shkeljeve të konstatuara në terren. Ministrja theksoi se ka urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit te inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara.

Po ashtu, Denaj theksoi  se inspektorĂ«t e AKU-sĂ« do t’i nĂ«nshtrohen vlerĂ«simeve rreth pĂ«rgatitjeve tĂ« tyre .

“Kam urdhĂ«ruar pezullimin e ushtrimit tĂ« aktivitetit te inspektimeve pa planifikim paraprak dhe tĂ« pamiratuara. Ky urdhĂ«r ka njĂ« bazĂ« edhe ngritjen e njĂ« komisioni tĂ« posaçëm me 5 anĂ«tarĂ«. FalĂ«nderoj mbĂ«shtetjen e UBT, i cili do tĂ« ketĂ« tre anĂ«tarĂ« nĂ« kĂ«tĂ« komision. Komisioni do tĂ« vlerĂ«sojĂ« nĂ« formĂ« tĂ« shkruar inspektorĂ«t e AKU. AplikantĂ«t e rinj do tĂ« jenĂ« fokusi i kĂ«tij institucioni qĂ« do tĂ« sjellĂ« njĂ« qasje dhe etikĂ« tĂ« re.”, theksoi Denaj./abcnews.al

Ushtar i Admir Tafilit, kush është Ervis Cukali që u kap në Sarandë me armë dhe makinë luksoze

SARANDË- Merr fund arratia e Ervis Cukalit, njĂ« emĂ«r i njohur pĂ«r PolicinĂ«. Ai ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim pasi nĂ« automjetin ku udhĂ«tonte sĂ« bashku me dy tĂ« tjerĂ« nĂ« vitin 2022 iu gjet 21 kilogramĂ« eksploziv.

Ai njihet si ushtari i Admir Tafilit, i dënuar me burgim të përjetshëm për disa krime të kryera.

Cukali është arrestuar nga policia në Sarandës bashkë me dy të tjerë gjatë një aksioni policor, të premten vonë.

Veprimtaria dhe bashkëpunimi i Cukalit

MĂ« 28 Gusht 2022, Albi Mecini u kap nĂ« flagrancĂ« nĂ« fshatin Vajkan, ku kishte lĂ«nĂ« mjetin e tij pranĂ« lĂ«ndĂ«s eksplozive, nĂ« njĂ« rrugĂ« dytĂ«sore pranĂ« rrethrrotullimit pĂ«rballĂ« qendrĂ«s “Viva” nĂ« rrugĂ«n pĂ«r tek vendi i quajtur “Safari”.

Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli, ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Sipas Prokurorisë, që i dërgoi 3 të rinjtë për gjykim më 7 Dhjetor 2024, ata kanë poseduar dhe transportuar sasinë prej 21 kilogramë e 265 gram eksploziv në qytetin e Fierit dhe dyshohet se do të kryenin atentat.

Mencini akuzohet edhe pĂ«r zhdukjen e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit mĂ« 7 prill tĂ« 2023 nĂ« SarandĂ«. Ndaj tij Ă«shtĂ« caktuar edhe masa arrest me burg pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, ndĂ«rsa i rĂ«ndon akuza “rrĂ«mbimi ose mbajta peng e personit”/abcnews.al

EMRAT/ Me makinë luksi dhe të armatosur, kush janë tre të rinjtë që u arrestuan në Sarandë. Njëri prej tyre me precedent penal

SARANDË- Tre persona janĂ« arrestuar nĂ« SarandĂ« dhe njĂ« tjetĂ«r Ă«shtĂ« proceduar nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pasi lĂ«viznin tĂ« armatosur dhe me makina luksoze.

TĂ« arrestuar:

-Endrit Doku
-Ervis Cukali ( person me kĂ«rkim pĂ«r veprĂ«n penale “Sigurimi i kushteve pĂ«r te kryer veprĂ«n penale”.
-Imer Gega

NjĂ«ri prej tyre, pikĂ«risht Endrit Doku u hodh nĂ« det nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’i ikur PolicisĂ«, por plani i dĂ«shtoi pasi u vu nĂ« lĂ«vizja Policia Kufitare, e cila nxori tĂ« riun nga deti.

Autoritetet kanĂ« sekuestruar njĂ« armĂ« zjarri, disa fishekë  dhe makinĂ«n luksoze “Porsche” Panamera. Mes tĂ« arrestuarve Ă«shtĂ« dhe Ervis Cukali, i njohur si ushtar i Admir Tafilit.

Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm/abcnews.al

 

 

 

 

ÇfarĂ« ndodhi nĂ« SarandĂ«? Policia jep dinamikĂ«n, tre tĂ« rinjtĂ« tentuan tĂ« sfidojnĂ« efektivĂ«t. Sekuestrohet makina luksoze

SARANDË- Policia e SarandĂ«s ka zbardhur dinamikĂ«n e aksionit tĂ« sĂ« premtes ku tre persona u arrestuan dhe njĂ« i katĂ«rt u procedua nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«.

Sipas policisĂ«, gjatĂ« patrullimit u ndalua pĂ«r kontroll automjeti luksoz tip “Porsche”, ndĂ«rsa brenda tij ndodhshin tre tĂ« rinj, mes tyre dhe Ervis Cukali, i shpallur nĂ« kĂ«rkim nga autoritetet.

NjĂ«ri prej tyre Ă«shtĂ« hedhur nĂ« det pĂ«r t’i ikur PolicisĂ«, por forcat e PolicisĂ« Kufitare prangosĂ«n menjĂ«herĂ« tĂ« riun. TĂ« riut iu sekuestrua njĂ« çantĂ« brenda sĂ« cilĂ«s kishte fshehur njĂ« pistoletĂ« dhe disa fishekĂ«.

Arma e zjarrit (pistoletĂ«), municioni luftarak dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale.

Njoftimi i plotë: 

Finalizohet nga Komisariati i PolicisĂ« SarandĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« Kufitare SarandĂ«, operacioni policor i koduar “Diving”. Goditet njĂ« tjetĂ«r rast i veprimtarisĂ« kriminale tĂ« armĂ«mbajtjes pa leje.

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma.

Vihen në pranga 3 shtetas, mes tyre edhe një person në kërkim për vepra të rënda penale.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletĂ«, 16 fishekĂ« dhe automjeti tip “Porsche”.

NĂ« vijim tĂ« kontrolleve tĂ« shtuara pĂ«r garantimin e rendit dhe sigurisĂ« publike gjatĂ« sezonit turistik, dhe bazuar nĂ« informacionet e siguruara nĂ« rrugĂ« operative, lidhur me njĂ« tjetĂ«r rast tĂ« armĂ«mbajtjes pa leje qĂ« cenonte sigurinĂ« e qytetarĂ«ve, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« SarandĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« Kufitare SarandĂ«, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor tĂ« koduar “Diving”.

Si rezultat, nĂ« lagjen nr. 1, rruga “Butrinti”, SarandĂ«, u ndalua pĂ«r kontroll automjeti luksoz tip “Porsche”, me tĂ« cilin udhĂ«tonin 3 shtetas. GjatĂ« veprimeve, njĂ«ri prej tyre, shtetasi E. D., tentoi tĂ« largohej duke u hedhur nĂ« det, sĂ« bashku me çantĂ«n ku ndodhej arma e zjarrit, me qĂ«llim humbjen e provave. Por falĂ« reagimit tĂ« shpejtĂ« tĂ« punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ«, me mbĂ«shtetjen e PolicisĂ« Kufitare qĂ« ndodhej nĂ« patrullim nĂ« afĂ«rsi me mjetin e tyre lundrues, u bĂ« e mundur kapja nĂ« flagrancĂ« e kĂ«tij shtetasi.

Gjithashtu, nga punonjësit e Policisë Sarandë u bë e mundur, brenda një kohe shumë të shkurtër, gjetja e çantës me armën që ky shtetas tentoi të fshihte duke e hedhur në det.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

‱ NjĂ« 27 vjeç, banues nĂ« KamĂ«z, pĂ«r veprat penale “ArmĂ«mbajtja pa leje” dhe “KundĂ«rshtimi i punonjĂ«sit tĂ« policisĂ« sĂ« rendit publik”;

‱ NjĂ« 21 vjeç, banues nĂ« KamĂ«z, pĂ«r veprat penale “MoskallĂ«zimi i krimit” dhe “Veprime qĂ« pengojnĂ« zbulimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s”;

‱ Një  27 vjeç, banues nĂ« KamĂ«z, pĂ«r veprat penale “MoskallĂ«zimi i krimit” dhe “Veprime qĂ« pengojnĂ« zbulimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s”, i cili rezultoi edhe person i shpallur nĂ« kĂ«rkim pĂ«r veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve luftarake”.

Arma e zjarrit (pistoletĂ«), municioni luftarak dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

Rama publikon pamje nga lumi i Bunës: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga lumi Buna teksa njoftoi se ka përfunduar me sukses të faza e dytë e pastrimit në zonën e Dajlanit, në Shkodër.

Shefi i qeverisë shprehet se pas shumë vitesh, lumi tashmë rrjedh i lirë në shtratin e tij natyral, si rezultat i ndërhyrjeve të realizuara në dy faza të ndryshme.

“MirĂ«mĂ«ngjes dhe me lumin Buna, qĂ« pas shumĂ« vitesh rrjedh i lirĂ« nĂ« shtratin e vet, pas mbylljes me sukses tĂ« fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« ndĂ«rhyrjes pĂ«r pastrimin e çlirimin e shumĂ«pritur tĂ« zonĂ«s sĂ« Dajlanit nĂ« ShkodĂ«r, ju uroj njĂ« fundjavĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan Rama nĂ« rrjetin social “Facebook”.

Projekti i pastrimit të shtratit të lumit Buna nisi me një fazë të parë që përfshinte heqjen e rrjetave dhe pinarëve elementë që pengonin rrjedhën natyrore të ujit dhe dëmtonin ekosistemin lokal.

Kurse faza e dytë, e përfunduar së fundmi, u përqendrua në largimin e strukturave metalike dhe objekteve të tjera të mëdha/ abcnews.al

Franca nis hetim ndaj rrjetit social X për manipulim të algoritmeve

Autoritetet franceze kanĂ« nisur sot njĂ« hetim ndaj rrjetit tĂ« medias sociale X me akuza se ka manipuluar algoritmet pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar “ndĂ«rhyrjen e huaj”.

Prokurorja Publike e Parisit, Laure Beccuau, ka konfirmuar se hetimi është hapur më 9 korrik pas ankesave të paraqitura në janar 2025 nga një ligjvënës francez dhe një zyrtar i lartë nga një institucion publik, thonë mediat franceze, të cilat citojnë një deklaratë nga zyra e prokurorit.

Ankesat akuzojnë X-in për manipulimin e algoritmit të tij për qëllime të ndërhyrjes së huaj, si dhe për të përhapur përmbajtje politike urrejtëse dhe raciste që synojnë shtrembërimin e debatit demokratik në Francë.

Beccuau ka thĂ«nĂ« se XhandarmĂ«ria KombĂ«tare Ă«shtĂ« ngarkuar me hetimin e rrjetit X si njĂ« entitet ligjor, si dhe tĂ« “individĂ«ve” qĂ« e menaxhojnĂ« atĂ«, pa pĂ«rmendur pronarin e tij, Elon Musk.

 

Aksidenti i rëndë në autostradë/ 18-vjeçari humb kontrollin e mjetit, vdes pasagjeri 19-vjeçar. Dy të tjerë të lënduar

TIRANË- Rreth orĂ«s 00:40, nĂ« autostradĂ«n “TiranĂ«-DurrĂ«s”, nĂ« zonĂ«n e “Marikaj”, njĂ« 18 vjeçar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe pĂ«r pasojĂ«, automjeti ka dalĂ« nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, një 19 vjeçar , ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave./abcnews.al

❌