Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ARGJENTINE -Të paktën 48 viktima nga fentanili i kontaminuar

BUENOS AIRES, 29 qershor /ATSH-ANSA/ – Numri i viktimave në Argjentinë nga një sasi fentanili për përdorim mjekësor i kontaminuar nga bakteri i pneumonisë është rritur tashmë në 48.

Kjo konfirmohet nga buletini i fundit epidemiologjik nga Ministria e Shëndetësisë, i cili specifikon se vdekjet janë regjistruar në 11 objekte të ndryshme spitalore gjatë disa javëve të fundit duke filluar nga 8 maji.

Historia, e konsideruar tashmë si rasti më i keq i infektimit të shkaktuar nga ilaçet në historinë e kohëve të fundit të Argjentinës, rrezikon të bëhet më serioze dhe dyshohet se numri i vdekjeve mund të jetë edhe më i lartë, me shumë vdekje nga infektimi i pneumonisë që kanë kaluar pa u vënë re në të kaluarën e afërt.

Hetimi i nisur nga gjyqësori dhe autoritetet shëndetësore në Argjentinë është laboratori farmaceutik argjentinas HLB Pharma Group S.A, i akuzuar për shpërndarjen e shisheve të fentanilit të kontaminuara me bakterin Klebsiella pneumoniae.

Në fakt, të gjitha viktimave, thonë autoritetet, iu dha e njëjta sasi që vinte nga laboratori Hlb dhe në këtë kontekst autoritetet shëndetësore e konsiderojnë të dyshimtë çdo rast të ‘sëmundjes invazive’ (jo vetëm pneumonisë, por edhe meningjitit) tek njerëzit të cilëve iu dha Fentanyl Hlb nga nëntori 2024 deri më 15 maj 2025. /os/

The post ARGJENTINE -Të paktën 48 viktima nga fentanili i kontaminuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bëri seks pastaj e mbytën/ Misteri 20-vjeçar i vrasjes së Nora Dalmasso

By: user 6
27 June 2025 at 22:25

Më 26 nëntor 2006, Nora Dalmasso u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Río Cuarto të Argjentinës. Trupi i saj u gjet në dhomën e gjumit të vajzës së saj, pa rroba dhe me rripin e rrobave të banjës të lidhur rreth qafës.

Nuk kishte asnjë shenjë hyrjeje me forcë; kushdo që e vrau duhet ta ketë njohur dhe ta ketë ditur se ajo ishte vetëm në shtëpi atë natë. Historia e vrasjes dhe hetimet e një prej ngjarjeve që ka mbajtur të mbërthyer vendin për më shumë se 2 dekada janë rikthyer në një dokumentar të Netflix të titulluar “Vdekjet e shumta të Nora Dalmasso”.
Shkaku i vdekjes u identifikua si asfiksi mekanike: 51-vjeçarja u mbyt pas marrëdhënieve seksuale të kryera me dëshirë. Në trupin e saj nuk u gjetën shenja dhune apo përpjekjesh për mbrojtje. 

Vëmendja u përqendrua menjëherë te familja, edhe pse të gjithë kishin një alibi: burri, Marcelo Macarrón, ishte në Punta del Este në Uruguai, për një turne golfi. Djali, Facundo, 19 vjeç, ishte në Cordoba (një qytet argjentinas rreth dy orë larg me makinë nga Río Cuarto) ndërsa vajza Valentina, 16 vjeçe ishte në Shtetet e Bashkuara.

Nora Dalmasso case: the main suspect's lawyer spoke out nearly 19 years after the crime

Autori i vrasjes së Dalmasso nuk u gjet kurrë dhe vëmendja e medias rreth çështjes nuk është zbehur kurrë në pothuajse 20 vjet. Gjatë kësaj periudhe, u ndoqën disa pista, u ndryshuan tre prokurorë dhe po aq të dyshuar u liruan nga akuzat. I pari që u akuzua për vdekjen e Norës ishte një 27-vjeçar që kishte punuar në shtëpi për javë të tëra, pastaj djali i saj Facundo dhe burri i saj, të konsideruar nga opinioni publik si shumë të ftohtë dhe të distancuar. Drejtësia do të përpiqej ta dënonte atë, por ai do të lirohej nga akuzat në vitin 2022 për shkak të provave të pamjaftueshme. Vetëm në dhjetor 2024 doli një emër tjetër, ndoshta ai i fajtorit të vërtetë. Por rreziku është që çështja të skadojë para se të arrijë në një dënim.

Nora Dalmasso dhe Marcelo Macarrón ishin një nga çiftet më të famshme në Río Cuarto (një qytet argjentinas në provincën e Kordobës), më një shtëpi të madhe në lagjen më të pasur. Ajo konsiderohej si një nga gratë më të bukura në vend, ndërsa ai ishte i famshëm për të kaluarën e tij si lojtar regbi dhe më pas si një mjek i njohur. Të gjithë këta elementë e bënë çështjen interesante në sytë e medias.

La hipótesis que deja entrever la serie Las mil muertes de Nora Dalmasso, el crimen que sigue sin resolverse

Kur u gjet trupi, hetuesit deklaruan se vrasja duhet të kishte ndodhur në një shpërthim zemërimi pas një marrëdhënieje seksuale konsensuale, nga një person i njohur. 7 ditë pas krimit, falë telefonit celular të gjetur në shtëpinë e saj, hetuesit zbuluan se Nora po frekuentonte një burrë tjetër. I dashuri ishte një mik i burrit të saj, i cili megjithatë ishte me të në Uruguai natën e vrasjes. Prandaj, vrasësi duhej të ishte dikush tjetër.

Kjo mjaftoi për të nxitur thashethemet. Për javë të tëra, të ftuarit televizivë e përshkruanin atë si një partnere që frekuentonte festa erotike. Për vite me radhë, u shitën bluza me sloganin “Unë nuk e bëra me Noritën”, ndërsa lajmet u përqendruan në analizimin e jetës së saj intime. Disa hartuan një listë me rreth 10 burra me të cilët gruaja mund të kishte dalë jashtë martesës. Disa madje pretenduan se Macarrón ishte një fasadë për një person të fuqishëm, të cilin ajo e kishte zbuluar dhe donte një divorc.

10 ditë pas krimit, Macarrón mbajti një konferencë për shtyp – me këshillën e avokatit të tij – i lodhur nga prania e vazhdueshme e gazetarëve jashtë shtëpisë së tij, të cilët e akuzuan se ishte shumë i shkëputur vetëm sepse nuk e kishin parë kurrë të qante për vdekjen e gruas së tij. Megjithatë, konferenca vetëm sa e përkeqësoi pozicionin e tij, veçanërisht pas frazës: “Le ta falim Norën nëse bëri diçka të gabuar në periudhën e fundit të jetës së saj. Zoti do ta gjykojë”.

Në shkurt të vitit 2007, 11 javë pas vdekjes, dyshimet u zhvendosën te punëtorët e angazhuar në disa punime rinovimi në shtëpinë e familjes Macarrón. I pari që u akuzua për vrasjen ishte një piktor 27-vjeçar me një precedent penal për dhunë në familje. Opinioni publik u rreshtua në mbrojtje të tij, duke u ndjerë i “tallur” nga arrestimi i atij djali të vogël, deri në atë pikë sa akuzoi policinë për korrupsion.

Caso Nora Dalmasso: designan a los 24 jurados populares – serajusticia

Argjentina kishte dalë së fundmi nga një krizë e rëndë ekonomike. Kishte mosbesim të madh ndaj pushtetit dhe drejtësisë, dhe qytetarët e panë atë arrestim si një përpjekje për ta hedhur fajin mbi më të varfrit. Në fakt, banorët e Río Cuarto caktuan një takim për të marshuar drejt gjykatës dhe për të kërkuar lirimin e të riut. Ai u lirua pas 24 orësh: të gjitha provat kishin rezultuar të rreme.

Ndërkohë, mbledhja e mostrave të ADN-së të gjetura në vendin e krimit nuk kishte dhënë fryte. Testi i parë kishte qenë negativ, duke i detyruar autoritetet të zhvarrosnin trupin dhe qeverinë e Kordobës të kërkonte ndihmë nga FBI-ja për të gjetur një përputhje me atë që ishte mbledhur në vendin e krimit.

Paralelisht, obsesioni mediatik me çështjen vazhdoi të rritej. Vëmendja tani ishte zhvendosur tek djali i saj, i cili ishte kthyer në Kordoba për të vazhduar studimet. Gazetat përhapën lajmin se Facundo ishte homoseksual. “Babai im mësoi për orientimin tim seksual përmes një reviste. Nuk ia kisha thënë ende familjes sime”, – thotë ai në dokumentar. Nuk ishte lajmi i parë që arriti në familje në këtë mënyrë. Djali ishte në një taksi kur dëgjoi në radio se policia po e hetonte atë si një të dyshuar të ri.

El hijo de Nora Dalmasso criticó a la Justicia: “Ninguno de los fiscales buscó con seriedad al asesino de mamá” - LA NACION

Sipas prokurorit, atë natë Facundo kishte udhëtuar nga universiteti në shtëpinë e tij, kishte drejtuar për dy orë në shi, kishte hyrë me çelësat e tij dhe kishte debatuar me nënën e tij “sepse ai ishte homoseksual”. Pastaj e kishte mbytur atë, ndoshta sepse ajo nuk e pranonte faktin se ai ishte homoseksual. Vetëm pas 5 vitesh, FBI zbuloi se asnjë mostër nuk përputhej me ADN-në e djalit. Facundo u lirua kështu nga akuzat dhe prokurori u pezullua.

Në mars të vitit 2016, 10 vjet pas vrasjes, FBI gjeti një përputhje me Marcelo Macarrón, gjurmët e të cilit ishin kudo në vendin e krimit dhe në trupin e viktimës. Prokurori më pas e akuzoi atë si vrasës. Megjithatë, për të qenë vërtet vrasës, ai do të duhej të udhëtonte 890 km vajtje-ardhje natën me një aeroplan privat. Një hipotezë krejtësisht e pamundur, e cila gjithashtu e shtyu prokurorin e ri të jepte dorëheqjen.

Për më tepër, raporti i FBI-së specifikoi se nuk ishte e qartë nëse ADN-ja ishte depozituar para apo pas krimit, duke shtuar se Marcelo kishte deklaruar se kishte pasur marrëdhënie seksuale me gruan e tij para udhëtimit të tij. Shkurt, ADN-ja ishte aty, por kjo nuk e bënte automatikisht atë vrasës.

Me mbërritjen e prokurorit të ri, të tretit, del një hipotezë e re: Macarrón ishte nxitësi i vrasjes së gruas së tij. Mbi bazën e këtyre akuzave, fillon gjyqi. Dëshmitë e dy mjekëve ligjorë rezultojnë thelbësore, duke deklaruar se vrasja nuk mund të ketë qenë e paramenduar, por është kryer në një shpërthim tërbimi nga një jo-profesionist.

Për këtë arsye, gjatë argumentit përfundimtar, prokurori pretendoi se nuk mund të ndiqte tezën e prokurorit, duke kërkuar lirimin e burrit dhe shpalljen e Norës “viktimë të dhunës gjinore”.

Caso Nora Dalmasso: presentaron el jury contra los primeros fiscales de la causa | Perfil

Në dhjetor 2024, 2 vjet pas gjyqit, prokurori i shtetit publikoi një listë prej 200 personash që kishin qenë në vendin e krimit gjatë viteve dhe ADN-ja e të cilëve u krahasua me atë në rripin e përdorur në vrasje. ADN që korrespondon me atë të një prove tjetër: një fije floku e gjetur në ijën e viktimës dhe që nuk është marrë kurrë në konsideratë.

I dyshuari i ri quhet Roberto Barzola, një qytetar i Rio Cuarto, dhe në atë kohë ai ishte përgjegjës për pastrimin e parketit në shtëpinë Macarrón. Ai ishte pyetur gjatë gjyqit të bashkëshortit të Norës, kur deklaroi se kishte shkuar në shtëpinë e viktimës atë ditë për të përfunduar punën, por ishte larguar para se të fillonte shiu.

Akuza e ngritur kundër tij është sulm seksual dhe vrasje. Megjithatë, rreziku është që, për shkak të kohës që ka kaluar, çështja mund të parashkruhet para fillimit të një gjyqi të mundshëm. Prandaj, edhe nëse vrasësi identifikohet, ai mund të mos e vuajë dënimin e tij dhe vrasja e Nora Dalmasso mund mbetet përgjithmonë pa autor. ©Përgatiti LAPSI.al

The post Bëri seks pastaj e mbytën/ Misteri 20-vjeçar i vrasjes së Nora Dalmasso appeared first on Lapsi.al.

Nuin humb jetën gjatë operacionit në gju, babai i dëshpëruar: “Gabim i anestezistit”

By: user 2
26 June 2025 at 20:07

Një tragjedi e tmerrshme ka tronditur futbollin argjentinas dhe ka zhytur në dëshpërim familjen e Camilo Nuin, futbollistit 18-vjeçar të Club Atletico San Telmo, i cili vdiq të mërkurën në sallën e operacionit gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Rrethanat e vdekjes janë ende për t’u hetuar në detaje: operacioni kishte të bënte me gjurin, pra nuk ishte jetëshpëtues dhe as i tillë që të krijonte ndonjë shqetësim të veçantë për ndonjë rrezik vdekjeje. Sipas deklaratave të para të babait të djalit, gabimi fatal do të ishte bërë nga anestezisti. Vetëm raporti përfundimtar i autopsisë do të mund të japë përgjigjen përfundimtare.

Lajmin për vdekjen e Camilo Nuin e bëri të ditur klubi me seli në Buenos Aires përmes një mesazhi prekës: “San Telmo është në zi. Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Camilo Ernesto Nuin, lojtar i divizioneve tona të moshave dhe ekipit rezervë, i cili iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale. Klubi do të qëndrojë i mbyllur sot në shenjë zie. Jemi pranë familjes së tij, miqve dhe shokëve të ekipit në këtë moment të vështirë, duke u ofruar mbështetjen tonë të plotë për gjithçka që mund të kenë nevojë.”

𝐒𝐀𝐍 𝐓𝐄𝐋𝐌𝐎 𝐃𝐄 𝐋𝐔𝐓𝐎 Con profundo dolor despedimos a Camilo Nuin, jugador de la Reserva, quien falleció esta mañana. Acompañamos en este duro momento a su familia, amigos y seres queridos. Tu huella queda en el club. QEPD. pic.twitter.com/rLxKfDwbHQ

— Club Atlético San Telmo (@clubsantelmo) June 25, 2025

I ati: “Si mund të ndërlikohet një operacion në gju?”

Rrëfimi dramatik i babait të futbollistit të ri, jashtë Klinikës Espora de Adrogué, në Buenos Aires: “Ai ishte këtu për një operacion në gju, kishte ligamentin e kryqëzuar të këputur, një ndërhyrje e planifikuar me një kirurg me të cilin kishte folur disa herë dhe tek i cili kishte shumë besim. Erdhi këtu, u zgjuam të qetë, folëm për ndeshjen e djeshme të Kupës së Botës për Klube, arritëm me makinë duke qeshur – tregoi ai për ‘Telenoche’ – Qeshnim ndërsa i vishnim mantelin për në sallën e operacionit, sepse e kishte veshur mbrapsht, treguam ndodhi nga fëmijëria e tij.”

Gjithçka dukej e qetë, përndryshe operacione në gju te sportistët ka me mijëra dhe nuk mbahet mend ndonjë që të mos ketë dalë gjallë. Por në rastin e të ndjerit Camilo diçka shkoi keq: “Hyri në sallën e operacionit, pas rreth një ore e gjysmë më thonë që është ndërlikuar, se po e reanimonin – vazhdoi babai – Nuk kuptoja, si mund të ndërlikohet, pse po e reanimon një njeri që po operohet në gju? Dhe menjëherë më pas del një tjetër mjek dhe më thotë ‘ka vdekur’. Aty rashë në një gjendje mpirjeje, ka gjëra që nuk i kujtoj, pashë nënën e tij në tokë, kapa mjekun, e pyeta çfarë kishte ndodhur dhe pse.”

Consternación y tristeza absoluta por la noticia del fallecimiento de Camilo Nuin, jugador de juveniles y Reserva.
Nuestro sincero abrazo y condolencias a todos sus familiares, amigos y compañeros del club en estos momentos de dolor. pic.twitter.com/SvhgB0SjHd

— Imborrable Telmo (@ImborrableTelmo) June 25, 2025

Camilo Nuin vdes në moshën 18-vjeçare në sallën e operacionit

“As nuk i kujtoj më përgjigjet, pastaj luta që të mund ta shihja, e pashë, qëndrova me të, e përqafova, i dhashë puthje, i premtova disa gjëra që do të më kishte kërkuar t’ia premtoja, për motrën e tij, për gjyshërit – vazhdoi – I thashë që do ta kujtoj gjithmonë, që do të kem nevojë për të, por që do të jem i fortë ashtu siç e di që ai do të donte që të isha, dhe se edhe pse jeta nuk ka më kuptim për mua, nuk do t’i lë të dashurit e tij pa kujdes. Ia premtova dhe do përpiqem ta mbaj, por nuk arrij ta përshkruaj dot se çfarë ndien brenda vetes, sepse është një dhimbje shkatërruese, ndihesh në këmbë por në të vërtetë je i vdekur brenda.”

Rrëfimi për atë që ndodhi gjatë operacionit: “Dëgjova për një gabim të anestezistit”

Babai i Camilo Nuin më pas tregoi çfarë i ishte thënë për atë që kishte ndodhur në sallën e operacionit: “Kirurgu ishte i vetmi që foli me ne, na tha se ndërsa po merrte graftin e dytë për të zëvendësuar ligamentet, i thanë ‘ndalo, ndalo, ndalo, ka ndaluar zemra’, nuk kuptonte mirë pse. Sipas zërave që kam dëgjuar, mund të ketë qenë një gabim i anestezistit, në aplikimin e anestezisë, por nuk mund ta konfirmoj pa u bërë autopsia. Ajo që e di me siguri, sepse ia thashë në vesh para se ta merrnin, është që do të shkoj deri në fund për të zbuluar çfarë ndodhi. Besoj se ka qenë një keqpraktikë, nuk e kam sigurinë sepse nuk është bërë ende autopsia, por jam i bindur.”

#ProfundoDolor La Asociación del Fútbol Argentino, a través de su Presidente Claudio Tapia y Comité Ejecutivo, manifiesta su dolor por el fallecimiento de Camilo Nuin, quien militaba en el Club Atlético San Telmo, al tiempo que expresa sus condolencias a la familia del jugador. pic.twitter.com/6695oVCmkE

— AFA (@afa) June 25, 2025

Kush ishte Camilo Nuin, futbollisti i ri i Club Atletico San Telmo

Camilo Ernesto Nuin, 18 vjeç, ishte një mesfushor i majtë, që zakonisht mbante fanellën me numrin 10 dhe luante me ekipin rezervë të Club Atletico San Telmo (skuadra e parë e të cilit militon në kategorinë e dytë të Argjentinës). Ai kishte ardhur në klub në vitin 2022, më parë kishte luajtur në ekipet zinxhir të Boca Juniors dhe Independiente, duke zhvilluar mbi 80 ndeshje në kategori të ndryshme moshe. Edhe Federata e Futbollit Argjentinas i bëri homazh në rrjetet sociale: “Federata e Futbollit Argjentinas, përmes presidentit të saj Claudio Tapia dhe komitetit ekzekutiv, shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Camilo Nuin dhe i shpreh ngushëllimet familjes së lojtarit”.

The post Nuin humb jetën gjatë operacionit në gju, babai i dëshpëruar: “Gabim i anestezistit” appeared first on Lapsi.al.

Buenos Airesi zgjohet nga bora në qershor

24 June 2025 at 09:28

Reshje të vogla bore ranë sot në zonën më të gjerë të Buenos Airesit, raportojnë mediat lokale.

Banorët e zonave të Pilar, Tigre, Moron dhe Jose Paz regjistruan këtë fenomen, të rrallë për pjesën qendrore të Argjentinës, dhe i ndanë pamjet në rrjetet sociale.

Fjollat ​​e dëborës i habitën shumë banorë këtë mëngjes kur shkuan në punë ose për të çuar fëmijët e tyre në shkollë, raportoi faqja e internetit “Infobae”.

Shërbimi Meteorologjik deklaroi se bora ndodhi pas depërtimit të një fronti të ftohtë të dielën.

The post Buenos Airesi zgjohet nga bora në qershor appeared first on Euronews Albania.

Argjentina merr autorizimin për të eksportuar mish viçi në Shqipëri

By: Mirgen
27 May 2025 at 22:07

Shërbimi Kombëtar për Shëndetin dhe Cilësinë Agro-Ushqimore (Senasa) konfirmoi se Departamenti i Mjekësisë Veterinare dhe Mirëqenies së Kafshëve i Republikës së Shqipërisë njoftoi zyrtarisht hapjen e tregut të tij për mishin e viçit argjentinas. Vendimi përfshin miratimin e Certifikatës Ndërkombëtare Veterinare që do të shoqërojë çdo dërgesë. Autorizimi shtrihet në të gjitha prerjet e mishit […]

The post Argjentina merr autorizimin për të eksportuar mish viçi në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Fitues i Kupës së Botës, ndërron jetë ish-mbrojtësi legjendar i Argjentinës

By: Oldi
6 May 2025 at 11:08

Ish-mbrojtësi argjentinas, Luis Galván, pjesë e ekipit kampion bote në vitin 1978, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 77-vjeçare, njoftoi Federata Argjentinase e Futbollit (AFA). Mediat lokale raportojnë se Galván ishte shtruar prej disa javësh në Klinikën Reina Fabiola në Kordoba për shkak të një pneumonie. “AFA dhe e gjithë drejtuesia e saj i […]

The post Fitues i Kupës së Botës, ndërron jetë ish-mbrojtësi legjendar i Argjentinës appeared first on BoldNews.al.

Frika nga cunami, evakuohen mijëra njerëz nga Kili dhe Argjentina

By: Re Nato
2 May 2025 at 23:34

Mijëra njerëz janë evakuuar në zona më të larta në Kili dhe Argjentinë, pasi autoritetet kiliane lëshuan një paralajmërim për cunami pas një tërmeti në brigjet jugore të vendit.

Tërmeti me magnitudë 7.4 goditi në Pasazhin Drake midis Kepit Horn, në majën jugore të Amerikës së Jugut, dhe Antarktidës në orën 09:58 sipas kohës lokale (12:58 GMT), sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Epiqendra e tij ishte 219 km (136 milje) nga qyteti argjentinas i Ushuaias – qyteti më jugor në botë.

Paralajmërimi për cunami u lëshua për rajonin e largët Magallanes të Kilit dhe pjesë të Territorit Antarktik Kilian, ndërsa masa paraprake u morën në rajonin Tierro del Fuego të Argjentinës.

Tërmeti i fortë godet Argjentinën, sa ishte magnituda

By: V K
2 May 2025 at 15:39

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter, goditi Argjentinën jugore.

Tërmeti ndodhi në zonën detare rreth 200 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del Fuego.

lëkundjen u regjistruan në 09:58 (sipas kohës lokale) dhe tërmeti u ndje edhe në Kili.

Aktualisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

The post Tërmeti i fortë godet Argjentinën, sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

METEO – Një tërmet me magnitudë 7,4 ballë Rihter godet Argjentinën

BUENOS AIRES, 2 maj /ATSH-DPA/- Një tërmet me magnitudë 7,4 ballë Rihter u regjistrua sot rreth 200 kilometra larg Ushuaias, qytetit më jugor të Argjentinës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS).

Epiqendra ishte e vendosur 219 kilometra larg bregdetit në Grykën Drake në një thellësi prej 10 kilometrash, tha agjencia.

Gryka Drake është një rrugë detare midis pikës më jugore të Amerikës së Jugut dhe Antarktidës.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së lëshoi ​​sot një paralajmërim për cunami. //a.i/

The post METEO – Një tërmet me magnitudë 7,4 ballë Rihter godet Argjentinën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i ekipit argjentinas filmohet duke marrë 25,000 $ nga nëna e futbollistit

By: Besnik
23 April 2025 at 12:39

Një video skandal ka tronditur futbollin argjentinas, ku presidenti i klubit San Lorenzo, Marcelo Moretti, është filmuar duke marrë një shumë prej 25,000 dollarësh nga nëna e një futbollisti, si shpërblim për të nënshkruar kontratën e parë profesionale për djalin e saj.

Videoja u transmetua nga “El Nueve”, ku shihet Moretti duke marrë paratë dhe i fut ato në xhep, duke lënë të kuptohet se ky ishte një marrëveshje e fshehtë për të favorizuar përfshirjen e lojtarit në ekip.

Një kamerë e fshehtë regjistroi bisedën midis presidentit të San Lorenzos dhe nënës së futbollistit, ku Moretti kërkoi 25,000 dollarë për të garantuar kontratën e djalit të saj.

Pamjet dhe audioja u transmetuan nga Canal 9, që zbuloi momentin kur gruaja nxori shumën e parave, ndërsa Moretti i fuste ato në xhaketën e tij.

Biseda u zhvillua në një klimë të qetë, ku presidenti i klubit nuk la vend për dyshime, duke thënë: “25,000 ose 30,000 dollarë”.

Edhe pse nëna e futbollistit sugjeroi një pagesë në dy këste, Moretti ishte i prerë: “Sa më shpejt, aq më mirë…”.

Kjo video dhe akuzat kanë ngritur shqetësime të mëdha për korrupsionin dhe praktikat e paligjshme në futbollin profesionist.

 

Marcelo Moretti, presidente de San Lorenzo, enganchado recibiendo 20 lucas verdes para subir a un pibe.

Volvieron los viejos valores, volvieron los dirigentes de verdad 🚬 pic.twitter.com/JZGaefafuw

— Premier League Argento (@EPLargento) April 22, 2025


LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i ekipit argjentinas filmohet duke marrë 25,000 $ nga nëna e futbollistit appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Skandal në Argjentinë, presidenti i klubit të futbollit filmohet kur merr 25 mijë dollarë ryshfet

By: Oldi
23 April 2025 at 12:19

Skandal në futbollin argjentinas, aty ku presidenti i San Lorenzos, Marcelo Moretti është filmuar duke marrë 25 mijë dollarë nga nëna e një futbollisti për kontratën profesioniste. Në një video të publikuar nga “El Nueve”, shihet Moretti teksa merr paratë dhe i fut në xhep. Ankesa u transmetua publikisht nga Canal 9, i cili publikoi […]

The post VIDEO/ Skandal në Argjentinë, presidenti i klubit të futbollit filmohet kur merr 25 mijë dollarë ryshfet appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Argjentina, vendlindja e papa Françeskut, në zi kombëtare njëjavore

BUENOS AIRES, 21 prill /ATSH-DPA/ – Argjentina do të mbajë zi për vdekjen e papa Françeskut për shtatë ditë, tha qeveria në një postim në X, disa orë pas vdekjes së papës, i cili u lind në Buenos Aires.

“Argjentina, një vend me një traditë të gjatë katolike dhe atdheu i papa Françeskut, shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e Shenjtërisë së Tij dhe ngushëllon familjen Bergoglio”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi i qeverisë, Manuel Adorni shpalli një periudhë zi kombëtare prej shtatë ditësh.

“Me pikëllim të thellë mësova këtë mëngjes se papa Françesku, Jorge Bergoglio, ndërroi jetë sot dhe tani po prehet në paqe”, tha presidenti argjentinas, Javier Milei në një postim në X.

“Me gjithë dallimet që duken të vogla sot, ishte një nder i madh për mua ta njoh atë në mirësinë dhe mençurinë e tij”, theksoi ai.

Ultraliberali Milei kishte prej kohësh një marrëdhënie të tensionuar me papën.

Para se të merrte detyrën, Milei e kishte quajtur Françeskun një “budalla” dhe pretendonte se ai po promovonte komunizmin.

Papa Françesku priti Milei në Vatikan në shkurt të vitit të kaluar dhe pas takimit të tyre iu referua “bisedime të përzemërta”.

Milei gjithashtu e ftoi papën të vizitonte Argjentinën, por Françesku, ish-kryepeshkop i Buenos Airesit, nuk u kthye në Argjentinë pasi u bë papë./ a.jor.

The post FOKUS – Argjentina, vendlindja e papa Françeskut, në zi kombëtare njëjavore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Argjentina hap arkivat sekrete të nazistëve të arratisur

By: Mirgen
26 March 2025 at 09:53

Qeveria e presidentit argjentinas, Javier Milei ka njoftuar deklasifikimin e arkivave sekrete në lidhje me praninë e kriminelëve nazistë të luftës pas Luftës së Dytë Botërore në Argjentinë, konfirmoi sot sekretari i kabinetit, Guillermo Francos, i cili saktësoi se angazhimi i presidentit për t’i bërë publike këto dokumente është bërë gjatë një takimi javën e […]

The post Argjentina hap arkivat sekrete të nazistëve të arratisur appeared first on BoldNews.al.

UASHINGTON – SHBA sanksionon ish-presidenten argjentinase Cristina Fernandez de Kirchner dhe një ish-ministër

22 March 2025 at 16:54

UASHINGTON, 22 mars /ATSH/- Administrata Trump vendosi sanksione ndaj ish-presidentes argjentinase, Cristina Fernandez de Kirchner dhe ish-ministrit të saj të Planifikimit, Julio de Vido, në kuadër të akuzave për korrupsion në vendin e tyre, tha sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

“Sot, unë njoftoj sanksionin sipas ligjit 7031(c) për ish-presidenten e Argjentinës, Cristina Elisabet Fernandez de Kirchner (CFK) dhe ish-ministrin argjentinas të Planifikimit dhe Investimeve Publike, Julio Miguel De Vido, për përfshirjen e tyre në korrupsion të madh gjatë kohës së tyre në poste publike”, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio në një postim në platformën X.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të siguruar që të ketë përgjegjësi për zyrtarët e korruptuar në mbarë botën”, tha ai.

Sipas këtij vendimi, CFK dhe De Vido dhe anëtarët e afërt të familjes së tyre janë të papërshtatshëm për te hyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“CFK dhe De Vido abuzuan me pozitat e tyre duke orkestruar dhe përfituar financiarisht nga skemat e shumta të ryshfetit që përfshinin kontratat e punëve publike, duke rezultuar në vjedhjen e miliona dollarëve nga qeveria argjentinase”, tha Rubio.

“Gjykata të shumta kanë dënuar CFK dhe De Vido për korrupsion, duke minuar besimin e popullit argjentinas dhe investitorëve në të ardhmen e Argjentinës”, theksoi ai.

“SHBA-ja do të vazhdojë të vërë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që abuzojnë me pushtetin publik për përfitime personale”, shtoi ai.

“Ky vendim rikonfirmon angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin global, duke përfshirë në nivelet më të larta të qeverisë”, tha Rubio. //a.i/

The post UASHINGTON – SHBA sanksionon ish-presidenten argjentinase Cristina Fernandez de Kirchner dhe një ish-ministër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohet ‘Titani i kripës’: Gjiganti që eci në Tokë miliona vite më parë

By: gaze tare
12 March 2025 at 16:43

Këtu janë disa epoka të planetit tonë për të cilat qeniet njerëzore duan të dinë gjithnjë e më shumë. Një nga këto faza është epoka në të cilën Toka ishte e banuar totalisht nga krijesa gjigante, dinosaurët. Këto specie u zhdukën si rezultat i një ndikimi të madh kundër planetit nga një asteroid më shumë se 66 milionë vjet më parë.
Për të zbuluar se si ishin ato habitate që kishte planeti ynë, të gjitha zbulimet që bëhen rreth fosileve kanë një rëndësi të madhe. Një lajm kaq i mrekullueshëm është dhënë për dinosaurët në Argjentinë.

Ky është zbulimi i një prej këtyre krijesave me përmasa mbresëlënëse, e cila është quajtur calvoi Chadititan, me një qafë të gjatë të habitshme. Ishin paleontologët e udhëhequr nga Diego Pol, një eksplorues i National Geographic, të cilët arritën të zbulonin këtë dinosaur brutal. Mbetjet e tij u gjetën pranë një kripe të madhe.

Studiuesit e përkufizojnë këtë krijesë si “gjigante dhe të butë”

Chadititan ishte pjesë e specieve rinconsaurian titanosaur. Përveç kësaj, vetë studiuesit e kanë përshkruar këtë specie të madhe si një dinosaur “gjigant dhe i butë”. Sa i përket dietës së tij, duhet theksuar se Çaditani ishte tërësisht barngrënës. Vlen të përmendet se ajo që e bëri atë kaq të madh ishin rruazat e gjata.

Por jo vetëm që u zbulua ky dinosaur, por në zonën ku u gjet kishte edhe fosile kërmijsh, peshqish, breshkash e madje edhe kafshë të tjera, gjë që u dha studiuesve një ide të qartë të habitatit në të cilin jetonin të gjitha këto specie së bashku.

Vetë Diego Pol komentoi rëndësinë e këtij zbulimi:

“Përveç Chadititan, fosilet që identifikuam të molusqeve, peshqve dhe breshkave, pasurojnë të kuptuarit tonë për këtë ekosistem të lashtë dhe zgjerojnë njohuritë tona për jetën në Patagoni afër fundit të epokës së dinosaurëve.”

The post Zbulohet ‘Titani i kripës’: Gjiganti që eci në Tokë miliona vite më parë appeared first on iconstyle.al.

Mister në Buenos Aires, lumi bëhet i kuq

7 February 2025 at 11:21

Alarm në Buenos Aires, pasi lumi Sarandi, që kalon në periferi të kryeqytetit argjentinas, mori një ngjyrë të kuqe, gjë që sugjeron nivele të larta ndotjeje. Fenomeni ende i pashpjeguar nga autoritetet ka ndodhur në komunën e Avellanedës dhe ka rritur dyshimet për praninë e substancave toksike në lumë, ndoshta të prodhuara nga mbetjet industriale, […]

The post Mister në Buenos Aires, lumi bëhet i kuq appeared first on BoldNews.al.

BUENOS AIRES – Argjentina tërhiqet nga OBSH, duke ndjekur hapat e SHBA-së

5 February 2025 at 17:56

BUENOS AIRES, 5 shkurt /ATSH-AFP/- Argjentina do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha sot zyra e presidentit Javier Milei, duke ndjekur hapat e SHBA-së – e cila njoftoi daljen e saj nga agjencia e OKB-së muajin e kaluar.

“Vendimi i Milei u bazua në mosmarrëveshjet e thella në lidhje me menaxhimin e shëndetit, veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19”, u tha gazetarëve zëdhënësi Manuel Adorni, duke shtuar se Argjentina nuk do të lejonte një organ ndërkombëtar të ndërhynte në sovranitetin e vendit.

“Masa i dha gjithashtu Argjentinës fleksibilitet më të madh për të zbatuar politika të përshtatura me kontekstin në nivel lokal, duke siguruar disponueshmëri më të madhe të burimeve”, tha zëdhënësi.

I vetëshpallur “anarko-kapitalist” Milei është një mbështetës i hapur i presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili nënshkroi brenda disa orësh pas kthimit të tij më 20 janar urdhrin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga OBSH-ja, të cilën ai e ka kritikuar lidhur me mënyrën se si trajtoi pandeminë.

Uashingtoni ishte kontribuesi më i madh në organizatën me bazë në Gjenevë, për të cilën Trump pretendoi se “na kishte shqyer” dhe tërheqja e SHBA mund t’i lërë iniciativat globale shëndetësore pa financim.

Që nga marrja e detyrës në dhjetor 2023, Milei ka shkatërruar shpenzimet publike, duke u zotuar se do të mbajë një deficit buxhetor zero pas viteve të mbishpenzimeve.

Masat e tij shtrënguese vlerësohet se kanë çuar miliona të tjerë në varfëri, por vendi gjithashtu regjistroi suficitin tregtar më të madh ndonjëherë në vitin 2024 – pjesërisht për shkak të një rënieje të importit dhe shpenzimeve.

Milei ishte lideri i parë i huaj që vizitoi Trumpin në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida pas fitores së republikanëve në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

Që nga marrja e detyrës në dhjetor 2023, Milei ka shkatërruar shpenzimet publike, duke u zotuar se do të ruajë një deficit buxhetor zeropas disa vitesh shpenzime të tepërta.

Milei ishte lideri i parë i huaj që vizitoi Trump në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida pas fitores së republikanëve në zgjedhjet e nëntorit në SHBA. //a.i/

The post BUENOS AIRES – Argjentina tërhiqet nga OBSH, duke ndjekur hapat e SHBA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdekja tragjike e Liam Payne/ Furnizoi me drogë ish-yllin e “One Direction”, arrestohet kamerieri në Argjentinë

4 January 2025 at 17:21

Një kamerier i akuzuar për furnizim me drogë për Liam Payne para vdekjes së tij është arrestuar, sipas mediave argjentinase. Braian Paiz, 24 vjeç, ishte një nga pesë personat e akuzuar për vdekjen e yllit të popit.

Ish ylli i One Direction vdiq pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë në hotelin Casa Sur në Buenos Aires më 16 tetor të vitit të kaluar. Paiz dhe një punonjës hoteli, Ezequiel Pereyra, u akuzuan për furnizim me drogë në dy raste, një vepër që mbart një dënim deri në 15 vjet, tha të hënën Zyra e Prokurorit Publik argjentinas. Media të ndryshme argjentinase kanë raportuar se Paiz u arrestua në shtëpinë e tij në Ingeniero Budge të premten. Raportet gjithashtu pretendojnë se policia bastisi shtëpinë e Pereyras, por nuk e gjeti atë atje.

The post Vdekja tragjike e Liam Payne/ Furnizoi me drogë ish-yllin e “One Direction”, arrestohet kamerieri në Argjentinë appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmet i fuqishëm në Argjentinë, epiqendra dhe magnituda

By: Ela
25 December 2024 at 13:49

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 ballë goditi pak pas mesnate në Catamarca në veriperëndim të Argjentinës, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Siç njoftoi EMSC, lëkundja kishte një thellësi fokale prej 133 kilometrash. Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima. #Earthquake (#sismo) possibly felt 6 sec ago in #Chile (detected from […]

The post Tërmet i fuqishëm në Argjentinë, epiqendra dhe magnituda appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti shkund Argjentinën, sa ishte magnituda

By: V K
25 December 2024 at 08:11

Pas mesnate, një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi  Argjentinën, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Sipas EMSC, lëkundja kishte një thellësi prej 133 kilometrash.

Nga informacionet e para nuk ka raportime për dëme apo viktima.

The post Tërmeti shkund Argjentinën, sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

❌
❌