Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 August 2025Main stream

’Më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiu’

By: Kult Plus
4 August 2025 at 21:54

Poezi nga Oktavio Paz

Shqipëroi: Merita Paparisto

Më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiu
as me vëmendje por as me shpërqëndrim,
gjurmë të lehta, rigim i hollë,
ujë që është ajri vetë dhe ajër që është vetë koha
dita është akoma e gjallë
nata ende s’ka lindur
trajta të mjegulluara
në kthesën pas qoshes
trajtat e kohës
në lakimin e heshtjes,
dëgjomë, ashtu siç dëgjohet shiu
pa më dëgjuar vër-vesh në atë që them
me sytë të hapur për së brëndëshmi, në gjumë
me të pesta shqisat zgjuar,
po bie shi, gjurmë të lehta, mërmërimë bashkëtingëlloresh,
ajër dhe ujë, fjalë pa rëndesë:
që jemi dhe që janë,
ditët dhe vitet, ky moment
kohë e papeshë dhimbje që rëndon,
më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiu,
asfalti i lagur shkëlqen,
avulli ngrihet dhe ikën larg,
nata shpaloset dhe hedh vështrimin tek unë,
ti je ti dhe trupi yt prej avulli,
ti dhe fytyra jote e natës
ti dhe flokët e tua rrufe të ngeshme
ti kapërcen udhën dhe futesh në ballin tim,
gjurmë uji përballë syve të mi,
degjomë, siç dëgjohet shiu,
asfalti është i lagur dhe ti kapërcen rrugën
në mjegull, përhumbur në natën,
në këtë natën që flen në shtratin tënd,
është dallga që fryhet në frymën tënde
gishtërinjtë e tu prej uji më njomin ballin,
gishtërinjtë e tu prej zjarri më djegin sytë
gishterinjte e tu prej ajri hapin qepallat e kohës
një ujvarë pamjesh dhe ringjalljesh
dëgjomë, siç dëgjohet shiu
vitet ikin tutje momentet vijnë tëhú
i dëgjon gjurmët në dhomën tjetër?
nuk janë këtu, as atje: ti i dëgjon
prej një tjetër kohë e cila ndodh tashti
dëgjoi gjurmët e kohës
krijueses së vëndeve të papesha, të pandodhëshme
dëgjoje shiun si vrapon mbi taracë
nata ështe tani e errët natë varri,
shkrepëtimat flenë në foletë mes gjetheve,
një kopësht i paqetë bredh në mëshirë të fatit
hija jote mbulon këtë faqe libri./KultPlus.com

Të shprehurit ju bën më të lehtë, ju shkarkon nga barra e vetvetes

By: Kult Plus
4 August 2025 at 21:17

Nga Emil Cioran
Përktheu: Balil Gjini

Librin e parë, me titullin kumbues – “Sur les cimes du désespoir (Mbi majat e dëshpërimit) – e shkrova rumanisht në moshën njëzet e një vjeçare, duke iu betuar vetes se s’do shkruaja më kurrë. Pastaj shkrova një tjetër, me të njëjtin premtim. Komedia është përsëritur përmbi dyzet vjet. Përse, vallë?

Sepse të shkruarit, sado i paktë qoftë sasia e tij, më ka ndihmuar të kaloj nga njëri vit në vitin tjetër, sepse obsesionet ishin shëruar, kurse gjysma e tyre ishin kapërcyer. Të prodhosh është një lehtësim i jashtëzakonshëm. Të botosh, jo më pak. Një libër që botohet është jeta juaj, apo të paktën një pjesë e jetës suaj, që bëhet diçka e huaj, që s’ju përket më, që ka rreshtur se ju rraskapituri.

Të shprehurit ju bën më të lehtë, ju varfëron, ju shkarkon nga barra e vetvetes, ai është humbje e substancës dhe liri. Ai ju kullon, ju shpëton, pra përlan me vete një pengesë të madhe.

Kur dikush ju këllet krupën aq shumë sa doni ta zhdukni, më e mira do të ishte të merrnit një fije letër dhe të shkruanit shumë herë në të se X është një qelbanik, një batakçi, një monstër dhe do të vëreni se e urreni më pak, se nuk mendoni pothuajse më fare për hakmarrje. Pak a shumë është kjo që edhe unë kam bërë ndaj vetes dhe botës. “Précis” e kam nxjerrë nga llagëmet e mia për të sharë jetën dhe veten. Rezultati?!

E kam duruar veten paksa më mirë, siç kam duruar po ashtu edhe jetën.

Kujdesuni për veten sa më mirë të jetë e mundur. / KultPlus.com

Kukafshehtas

By: Kult Plus
4 August 2025 at 16:30

Poezi nga: Gueorgui Konstantinov
Përktheu: Lulzim Tafa

Një ndjenjë spontane
më kthen në vendlindje,
e heshtur është tani
kodra e fëmijërisë sime.
I mbaj sytë mbyllur
duke e shtypur fytyrën
përballë lëvores së errët
Të një mani.
Me një zë kërcitës,
E pa mashtrim,
Numëroj deri në dhjetë…
Pastaj filloj të kërkoj
Shokët e mi të fëmijërisë
I kërkoj këtu, atje, kudo…
Por nuk i gjej më askund
Tani ata
janë fshehur nëpër tokë./ KultPlus.com

Gjesti reagon për puthjen e Stresit ndaj Jozit

By: redi
4 August 2025 at 16:03

Video mes Stresit dhe Jozit mbushi mediat, rrjetet sociale dhe po komentohet kudo. Sigurisht pas një përplasjeje mes tyre, gjëja e fundit që prisnim ishte një gjest dashurie, por siç shpjegoi Stesi, e gjitha ishte një “rreng”, para se dyshja të publikojë një bashkëpunim muzikor. Duke qenë se ne jemi pro paqes, e harruam këtë episod, por duket se Gjesti s’e paska pritur shumë mirë.

Source

Pse e dua Shqipërinë

By: Kult Plus
4 August 2025 at 15:58

Ideolog, poliglot e mbi të gjitha, një atdhetar i shquar i mendimit të thellë, Sejfulla Malëshova (Lame Kodra) ishte poet i patriotizmit dhe i luftës për liri. Por, më shumë, ai shkëlqente në përkthimet e shumë prej poetëve të mëdhenj.

Sejfulla Malëshova zotëronte 14 gjuhë, dy më pak se Fan Noli, teksa shkruante me shumë merak dhe kritikonte cilindo që mund të deformonte fjalët dhe ligjëratat e gjuhës së bukur shqipe.

Pse e dua Shqipërinë

S’kam çiflik e s’kam pallate,

S’kam dyqan me katër kate,

Po e dua Shqipërinë

Për një stan në Trebeshinë,

Për një shkarp e për një gur,

Për një gardh e për një mur,

Për kasollen mbi Selishte,

Për dy ara në Zallishte,

Për një lopë e për një gomar,

Për një Balo, një manar.

Unë e dua Shqipërinë

Si bari dhe si fshatar.

Unë e dua Shqipërinë,

Për tërfilin mi lëndinë,

Për një vajzë gjeraqinë,

Dhe për ujët që buron

Nga një shkëmb e gurgullon

Nëpër lisa gjetheshumë,

Edhe zbret përposh në lumë.

Unë e dua Shqipërinë

Për një lule trëndelinë,

Për një zok që fluturon,

Për bilbilin që këndon

Në ato ferra, në ato hije

Këngë malli e dashurie,

Këngë shpirti të helmuar.

Unë e dua Shqipërinë

Si poet i dhemshuruar.

Unë e dua Shqipërinë

Që nga Korça e Vraninë,

Ku del bujku që me natë

Me parmendë dhe me shatë,

Mbjell e korr me djell, me hënë

Dhe s’ka bukë për të ngrënë,

Ku nallbani dhe samarxhiu

Mjeshtri, kallfa e kallajxhiu,

Kërrusen dite e kërrusen natë,

që të hanë bukë thatë,

Ku hamalli nëpër skela

Ngarkon hekur dhe varela,

Këmbë zbathur,***** çjerrë

Punon vetëm për të tjerë.

Unë e dua Shqipërinë

Që nga Shkupi e Janinë,

Ku një popull derëzi

Heq e vuan robëri

Po ka shpirtin luftëtar.

Unë e dua Shqipërinë

Si shqiptar e bir shqiptar. / KultPlus.com

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, banorët në panik

By: Elva
4 August 2025 at 14:45

Një incident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “24 Maji” të Vlorës, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, bombola ndodhej në ballkonin e banesës në momentin e shpërthimit. Si pasojë, janë dëmtuar rëndë fasada e godinës […]

The post Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, banorët në panik appeared first on BoldNews.al.

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

By: D Marku
4 August 2025 at 13:06

Videoja mes Stresit dhe Jozit, e cila u bë virale pak ditë më parë, ka ndezur rrjetin me reagime të shumta. Në pamje, Stresi shihet duke shprehur afeksion për “çunat e zonës” së Jozit dhe pranon me sportivitet një puthje në faqe, siç i kërkohet nga vetë këngëtarja.

Reagimi i menjëhershëm i Stresit nuk mungoi. Ai sqaroi se videoja ishte një ‘prank’ që i paraprin një projekti muzikor të përbashkët me Jozin.

Në këtë mes, edhe Gjesti ka ndërmarrë një hap që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e vëmendshëm. Ai ka hequr Stresin nga lista e ndjekjeve në Instagram, një vendim që bie në sy, sidomos duke ditur se pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Gjesti kishte shprehur mirënjohje për mbështetjen publike të Stresit gjatë kohës që ishte në shtëpi. Nga ana tjetër, Stresi e ka follow Gjestin… deri më tani.

The post Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin appeared first on Albeu.com.

Ti do vish

By: Kult Plus
4 August 2025 at 11:26

Poezi nga Fatos Arapi

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di se une ty te pres
duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qe une po te mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vertitnja
si nje portokall’ ne doren time-
te rrjedhe koha shpejt
…………e ti te vish…./ KultPlus.com

Plagosja e Juglen Abazit/ Arrestohet bashkëpunëtori i dytë, Klejvis Caka në kërkim

By: Elva
4 August 2025 at 11:36

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri të dyshuar për përfshirje në plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e 2 gushtit 2025 në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur shtetasi Juglen Abazi, 27 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ra Andi Gurra. 26 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim dhe dyshohet […]

The post Plagosja e Juglen Abazit/ Arrestohet bashkëpunëtori i dytë, Klejvis Caka në kërkim appeared first on BoldNews.al.

A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

4 August 2025 at 09:18

Nga Skënder Minxhozi

Në nëntor të këtij viti do të mbushen gjashtë vjet nga fillimi i funksionimit të Strukturës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ose siç njihet ndryshe SPAK. Megjithatë, edhe pas kaq shumë kohe gjatë të cilës SPAK ka arritur rezultate të pamohueshme në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, kreu i tij Altin Dumani deklaron se hetimi i vrasjeve të 21 janarit 2011, ngjarjes më të bujshme të dekadës së shkuar, ndodhet “në fazë paraprake”. Në 30 korrik ai deklaroi publikisht se “çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetojë dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”. Me një lexim të vetëm kuptojmë se kemi të bëjmë me një përgjigje shabllon nga ato që jepen për t’i dhënë përgjigje gazetarëve e për të kaluar radhën.

Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar, të studiuar e të analizuar në 35 vite tranzicion. Elita politike, mediat e opinioni publik kanë debatuar pafundësisht në lidhje me rrethanat, përgjegjësitë e fajet që prodhuan vrasjen e katër njerëzve të pafajshëm në dyert e selisë së qeverisë shqiptare. Mijëra orë televizive janë harxhuar e kushedi sesa tonelata bojë e letër është konsumuar për të hedhur dritë mbi një ngjarje e cila u konsumua në transmetim të drejpërdrejtë televiziv në sytë e qindra mijë shqiptarëve. Si rrallëherë, teksa gjaku u derdh “live”, krerët e qeverisë dolën dhe u mburrën përsa kishte ndodhur, duke kërcënuar se do ta përsërisnin sjelljen e tyre pikë për pikë nëse do të ishte nevoja.

21 janari me katër të vrarët e tij Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda provokoi më së pari fshirjen gjatë errësirës së natës që pasoi, të të gjitha regjistrimeve video që ndërtesa e kryeministrisë dispononte. Ende nuk ka asnjë shpjegim shterrues sesi kjo ndodhi, kush dha urdhër dhe kush e ekzekutoi këtë fshehje gjurmësh të nilelit të lartë shtetëror. Më tej akoma, kjo është ngjarja e parë e përmasave të mëdha ku qeveria prishi provat dhe ndaloi prokurorin e përgjithshëm të ekzekutojë urdhërat e arrestit për anëtarët e Gardës së Republikës (imagjinoni sikur Rama të rrethonte godinat e shtetit e të mos dorëzonte ministrat e bashkiakët tek prokurorët e SPAK). As për këtë refuzim të shtetit asokohe nuk ka ende asnjë të dënuar, megjithëse urdhëri gjendet shumë lehtë se nga doli dhe sesi u ekzekutua. Njerëzit janë të gjithë gjallë dhe madje vazhdojnë të rrahin gjoksin që shteti të cilin drejtonin derdhi gjak në bulevardin e Tiranës.

Në vitin e 14-të që na ndan nga ajo ditë e përgjakshme janari, si dhe në vitin e gjashtë pas fillimit të punës së Prokurorisë së Posaçme, vrasjet e 21 janarit 2011 vazhdojnë të jenë një hetim “në fazë paraprake”. Një tallje cinike dhe një neglizhencë (në rastin më të mirë), e cila vendos një minus të madh mbi punën dhe imazhin e SPAK si bartësi i vullnetit popullor për drejtësi. Sepse kjo strukturë është krijuar pikërisht për të hyrë aty ku drejtësia e djeshme nuk guxoi: tek ngjarjet e bujshme, vrasjet politike, korrupsioni i nivelit të lartë dhe krimi i organizuar.

Është surprizuese sesi SPAK ka mundur të hyjë me kurajo në dy komponentet e fundit, korrupsioni i elitës politike dhe krimi i organizuar, por është stepur me kokëfortësi përballë një ngjarjeje ku shteti vrau në dyert e godinës së tij më të lartë. Një ngjarje e cila nëse do të zbardhej me paanësi, potencialisht mund të ribënte nga e para konceptin që kemi sot mbi shtetin dhe sjelljen e qeveritarëve në këtë vend.

Fakti që SPAK i ktheu pas si padinë e PS në janar 2023, ashtu edhe tentativat e familjarëve të Aleks Nikës për një rihapje të procesit një muaj më vonë (shkurt 2023), duke e kthyer dosjen tek prokuroria e Tiranës, dëshmon vullnetin e qartë për ta mbajtur larg duarve dosjen e vrasjeve më të shëmtuara shtetërore të tranzicionit shqiptar.

Në 14 nëntor 2023 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i dha një përgjigje të ashpër në distancë këtij refuzimi të SPAK. Teksa dha vendimin për dosjen e Aleks Nikës, gjykata kërkoi kryerjen e një hetimi të plotë mbi ngjarjet e 21 janarit. “Rruga tjetër e korrigjimit të nevojshëm përbëhet nga detyrimi i shtetit për të kryer një hetim efektiv që mund të çojë në identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës”, shkruhet në faqen 21 të vendimit të Gjykatës.

Në vazhdën e kësaj kërkese të qartë për të hedhur dritë mbi masakrën shtetërore të 21 janarit, Gjykata e Lartë e detyroi në 12 mars 2024 SPAK që të rimerrte në shqyrtim mbrapsht dosjen e dërguar në prokurorinë e Tiranës, aty ku kishte fjetur për mbi një dekadë. Një gjest logjik dhe normal, në mesin e një bjerrjeje pafund të këtij hetimi.

E megjithatë që nga marsi i vitit 2024 kjo dosje e marrë në ngarkim nga Prokuroria e Posaçme nuk ka prodhuar thuajse asnjë të re. Janë thirrur për dëshmi disa persona, por sërish rrethi i ngushtë i zyrtarëve të nivelit të lartë të lidhur me atë ngjarje mbetet i paprekur dhe sfidues. Kësisoj deklarata e Altin Dumanit se 21 janari ndodhet në fazë paraprake hetimi është konkluzioni logjik i vegjetimit total dhe letargjisë me të cilën SPAK po e trajton prej vitesh 21 janarin. Dhe kjo është dëshpëruese.

’N’ty mendoj kur agon drita, bylbyli mallshëm kndon‘

By: Kult Plus
3 August 2025 at 22:40


Poezi nga Gjergj Fishta

Atdheut

N’ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshëm kndon
N’ty mendoj kur soset dita
Terri botën kur e mblon.

Veç se ty të shoh un n’andërr,
Veç se ty çuet t’kam n’mendim
Ndër t’vështira ti m’je qandërr,
Për ty leht m’vjen çdo ndëshkim.

Tjera brigje, fusha, zalle,
Unë kam pa larg tue ba shtek,
E përgjova tjera valle
N’tjera lule syu m’u rrek.

Por nji fushë ma blerët nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s’rri.
Ma i kulluem nji lum s’dikohet,
Moj Shqypni porsi i ke ti.

N’ty ma i bukur lulzon prilli,
Jan ma t’kandshme stin e mot,
N’ty bylbyli pa le Dielli
Kndon ma ambël t’Madhit Zot.

Pa ty lules s’mi vje era,
Pa ty pema frut nuk m’bjen:
Mue pa ty s’më del prandvera.
Pa ty Dielli nuk m’shkëlxen.

Dersa t’mundem me ligjrue,
E sa gjall me frymë un jam
Kurr Shqypni s’kam me t’harrue
Edhe n’vorr me t’përmend kam./KultPlus.com

Before yesterdayMain stream

Ç’dhembje qenka të dashurosh ty

By: Kult Plus
3 August 2025 at 21:10

Poezi nga Fatos Arapi

Ç’dhembje qenka të dashurosh ty.

Dashuritë e tjera lindin vetëm një herë,
vdesin vetëm një herë.
Pastaj prehje, qetësi, harrim.
Ti – dhe lindje eterne,
dhe vdekje eterne e dashurisë.

Ç’dhembje qenka të dashurosh ty./KultPlus.com

Dalin PAMJET/ I riu vrapon me armë në dorë pas atentatit në zonën e Freskut në Tiranë

3 August 2025 at 19:04

Në foton e mësipërme është momenti kur 26-vjeçari Klejvis Caka alias Lusha largohet me vrap, pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut në kryeqytet, mbrëmjen e së shtunës. Siç mund ta shihni në këto PAMJE të siguruar nga TV Klan, fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë, autori tashmë i […]

The post Dalin PAMJET/ I riu vrapon me armë në dorë pas atentatit në zonën e Freskut në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Shkëlqen tandemi nga Kosova – Kololli dhe Nivokazi shënojnë për Sionin

3 August 2025 at 19:10

Sioni ka marrë një fitore të thellë me rezultat 4-0 në shtëpi ndaj Luganos në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit zviceran. 

Ishte kjo një tjetër përballje me plotë futbollistë shqiptarë në fushë, me Kreshnik Hajrizin, Benjamin Kolollin dhe Rilind Nivokazin në anën fituese. 

Tek Lugano u paraqitën Amir Saipi, Ezgjan Alioski dhe Uran Bislimi. 

Në fitoren e Sionit nuk mungoi kontributi i Benjamin Kolollit i cili realizoi në minutën e 60-të për 3-0, teksa edhe Nivokazi gjeti rrugën e rrjetës duke realizuar në minutën e 80-të për rezultatin përfundimtar 4-0. 

Kololli u paraqit në këtë ndeshje për 66 minuta, teksa Nivokazi u zëvendësua në minutën e 81-të. 

Kreshnik Hajrizi në ndërkohë si lider i fazës së mbrojtjes tek Sioni e kompletoi ndeshjen. 

Tek Lugano në anën tjetër Alioski po ashtu luajti 90 minuta, ndërsa Bislimi u zëvendësua pas 60 minutash lojë./Telegrafi/

The post Shkëlqen tandemi nga Kosova – Kololli dhe Nivokazi shënojnë për Sionin appeared first on Telegrafi.

  • ✇
  • Ana  

Ana

By: Kult Plus
3 August 2025 at 16:22

Poezi nga Ajne Iberhysaj

Ana – Engjëjt që lufta ua vrau ëndrrat

Dhimbja i ngjan një mjegulle që s’pyet për kufij.
Në xhamat e thyer të mëngjesit,
ku agu i këndon ditës me rrobë mortore,
ajo ecën pa fjalë e heshtur mes shekujve.

Në cep të oborrit, sytë më mbetën pezull,
ku luhaja priste hijen e saj.
Ana luante me fluturat.
Muret dëgjuan e panë, por duar nuk patën.
Lulet ranë në tokë si të pashpirta,
dhe bilbilit iu këput kënga.

Anaaa, çika ime! … një copë diell u vra!

Thirrja copëtoi qiellin pash më pash.
Thirrjet u bënë shungullimë lutjesh,
nën të, dheu u përmbys.
Në qiell… askush s’e ndjeu.

Një kor i zi korbash u lëshua
mbi trupin e nënës me të bijën dardane.

“Ana…”, thashë me vete, u dridha nga ethet!
Mjegull…flakë…më zunë sytë.
Lotët derdheshin si një faj i fshehur,
që as koha s’e shlyen dot.
Mëkati, dhimbja…
pa mëshirë, e përvëluan tokën tonë.

Britma, si klithmë legjendash ndër shekuj,
u ngrit drejt kupës së qiellit.
Ana! As lisat nuk u përkulën më.
Vetëm shi dhimbje e një nëne, dhe lotët…
që përqafohen me dhé baladash.


Zëri me hijen e saj endet ndër ne.
një erë e egër,
si fryma e fundit e një epoke.
Sakrament lutjesh ngushëlluese, edhe sot.
Toka i ruan si dëshmi.

Ana!
Shndrit…si shenjtore, me sy drejt diellit.

Ana!
Fluturo në qiellin e tokës dardane,
fluturat t’i mbajnë krahët hapur.

Për 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës
(1024 fëmijë u vranë dhe 109 ende konsiderohen të zhdukur)
/KultPlus.com

‘Heshtja’

By: Kult Plus
3 August 2025 at 15:24

Poezi Fyodor Ivanovich Tyutchev

Hesht, ëndrrat, ndjenjat mos i shfaq,
Fshehur thellë e thellë mbaji.
Atje në shpirt, në thellësi,
Të rrinë bashkë qetë e qetë.
Të heshtura, si yje nëpër natë.
Si ëndërrimet, mbetur shkretë.

A mund të jehojë zemra ?
A mund të thuhet ëndrra ?
Të kupton kush, si jeton,
Fjala e thënë, të mashtron.
Duke folur ti gënjen,
Hesht, se fjala nuk të vlen.

Jeto me shpirtin tënd të thellë,
Një botë e tërë, atje do të jetë.
Një botë e shpirtit plot magji,
Që s’mund të duket kursesi.
Dita, dritën e ka përpirë,
Ajo ndrin veç në errësirë./KultPlus.com

Zemrën askujt mos ia fal krejt

By: Kult Plus
3 August 2025 at 14:48

Poezi nga William Butler Yeats
Përktheu: Orjela
 Stafasani

Zemrën askujt mos ia fal krejt
se grave pasionante dashnia u duket e lehtë,
e padenjë për kujdes, kur për të siguri kanë
dhe ato s’andrrojn’, n’mend s’e mbajn’
se prej puthjes n’puthje atë e kap nji dobësi;
çdo gja e bukur asht veç nji knaqësi
andrruese, e kandshme, që kalon përherë.
Oh, zemrën kurrë mos e jep përnjiherë
se, pavarsisht çka buza e ambël nxjerr,
zemrat si zaret n’lojë i kanë hedhë.
Dhe si mundet vallë n’lojë me fitu’ ndonja
që shurdh, memec e qorr dashnia e ka ba?
Kush e ka provu’ e di cili asht çmimi dhe mundi
sepse e fali gjithë zemrën dhe humbi. / KultPlus.com

  • ✇
  • Vera  

Vera

By: Kult Plus
3 August 2025 at 14:14

Poezi nga Ndre Mjeda

Vera

A zverdhe fusha, e nder grunore
Po velojne korrcat porsi zogj;
Kendojne katundcat me malcore
Pa u kujtue si dielli i dogj
Vec n’at are, porsi nji e tretun
Zi nder petka e ne fetyre terr
Korre nji cuce pa shoqe,vetun
Me hije t’vet qe mbrapa e merr
Tjetra here tri vet e treta
Korrshe o bij me motra n’shend
Si vjet vetun tiu korr t’gjeta
Pa nji moter, pa gazmend./KultPlus.com

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin, ish-banori shfaqet duke kënduar: Joz Marku e mbajte fjalën

By: V K
3 August 2025 at 15:00

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Marku, ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4.

Në videot e ndara në rrjetet sociale nga vetë modelja, shihet Jozefin Marku duke kënduar. “Joz Marku e mbajte fjalën”, shkruan Danja krahas videos së postua në insta-story.

Edhe pse ish-banori goditi me shpullë Gjesin, fituesin e edicionit të katërt, Danja e ftoi atë në dasmë.

Në shtëpinë e Big Brother, dyshja ka pasur marrëdhënie relativisht të mira me njëri-tjetrin.

The post Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin, ish-banori shfaqet duke kënduar: Joz Marku e mbajte fjalën appeared first on Albeu.com.

❌
❌