Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përleshen me thikë dy të moshuar/ Durrës, ‘molla e sherrit’ loja e dominosë

Loja e dominove eshte kthyer ne nje perleshje mes dy te moshuareve, perplasje qe degradoi deri ne perdorimin e armeve te ftohta.

Burime nga policia thone per ABC News se ngjarja ka ndodhur rreth ores 15.00 te mesdites se kesaj te hene ne qender te qytetit te Durresit ne sheshin “Pranvera”. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur disa patrulla policie dhe nja autambulance qe transportoi drejt spitalit te Durresit te plagosurin.

Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqeruar autorin e dyshuar te cilin po e pyet ne lidhje me motivin e konfliktit dhe dinamiken e ngjarjes. /abcnews.al

Trump ultimatum Rusisë/ “Marrëveshje paqeje me Ukrainën për 10-12 ditë, në të kundërt tarifa 100 për qind”

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka njoftuar një afat të ri të shkurtuar prej 10 deri në 12 ditësh për Rusinë që të ndërmarrë hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke shprehur pakënaqësinë e tij me mungesën e përparimit në terren.

I pyetur nga gazetarët për deklaratat e mëparshme mbi afatin 50-ditor, Trump tha:

“Do të vendos një afat të ri, rreth 10 ose 12 ditë që nga sot. Nuk ka arsye për të pritur më… nuk po shohim asnjë përparim të vërtetë.”

Ky reagim vjen pas deklaratës së tij të mëparshme, ku presidenti amerikan u shpreh “shumë i zhgënjyer” me Vladimir Putinin, për shkak të sulmeve të fundit ruse në qytete si Kievi, ku pati viktima civile, përfshirë në një shtëpi pleqsh.

Trump kishte kërcënuar më herët gjatë këtij muaji me “tarifa të ashpra” deri në 100% ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda afatit fillestar 50-ditor.

Me këtë paralajmërim të ri, Trump rrit ndjeshëm presionet mbi Kremlinin, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për t’i dhënë fund një lufte që ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka trazuar stabilitetin global. / abcnews.al

Ndezi zjarr për të pastruar kullotën duke djegur tokë dhe bagëti/ Konispol, procedohet 70 vjeçari

Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin:

F.M., 70 vjeç, banues në fshatin Markat, Konispol.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 26.07.2025, rreth orës 09:00, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e një pjese toke kullotë në malin e fshatit Markat dhe, si pasojë e përhapjes së flakëve nga era e fortë, është djegur një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh me barishte dhe shkurre. Zjarri është përhapur edhe në territorin e banuar të fshatit, ku ka shkaktuar djegien e një stalle me bagëti të imta (10 krerë dele) dhe një koteci me shpendë. / abcnews.al

Rritet çmimi i naftës/ Arrin në 69 dollarë për fuçi, shtyhet nga marrëveshja SHBA-BE

Çmimet e naftës u rritën të hënën pas marrëveshjes tregtare të arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, duke lehtësuar shqetësimet se tarifat e larta mund të dëmtonin aktivitetin ekonomik dhe të kufizonin kërkesën për karburante.

Kontratat feature të naftës brent u rritën më 0.8%, duke arritur në 69 dollarë për fuçi. Çmimet e naftës u mbështetën edhe nga pritshmëritë pozitive për një zgjatje të mundshme të afatit të tarifave të SHBA ndaj Kinës.

Të hënën pritet që negociatorët e nivelit të lartë të dy vendeve të zhvillojnë një takim në Stokholm, ku synohet zgjatja e afatit të tarifave më 12 gusht, jo më 1 gusht siç presidenti amerikan Donald Trump ka përcaktuar si datë për nisjen e zbatimit.

Çmimet e naftës prekën të premten e kaluar nivelin më të ulët në tre javë, të ndikuara nga shqetësimet në rritje për tregtinë globale. ndërkohë, ecuria e tyre do të varet në vijim edhe nga vendimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të naftës dhe aleatëve, por dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Sipas analistëve të tregut, nuk ka gjasa që të ndryshojnë planet aktuale për rritjen e prodhimit të naftës me 548 mijë fuçi në ditë në gusht, por burime pranë organizimit thanë se është ende herët për ta thënë këtë.

Analistët e JP Morgan thanë se kërkesa globale për naftë u rrit me 600,000 fuçi në ditë në korrik në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa rezervat globale të naftës u rritën me 1.6 milion fuçi në ditë.

Në Lindjen e Mesme, Huthet e Jemenit thanë të dielën se do të shënjestrojnë anijet e kompanive që bëjnë biznes me portet izraelite, pavarësisht kombësisë, në atë që e quajtën një fazë e katërt e operacioneve ushtarake kundër Izraelit për shkak të konfliktit në Gaza.

“CEZ DIA”, SPAK mbyll hetimet/ Prokuroria merr të pandehur edhe nënën e Kryemadhit

Nëntë muaj pas arrestimit, SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e Ilir Metës, për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA.

Me mbylljen e hetimeve zbulohet se SPAK ka marrë të pandehur edhe nënë e Monika Kryemadhit, e cila është paraqitur  mesdoten e së hënës në SPAK për tu njohur me akuzën.

Po Brenda të hënës, akuzat i komunikohen edhe mikeshës së Monika Kryemadhit, Ema Çokut, si edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho.

Vetë Meta dhe Kryemadhi u morën të pandehur më datë 29 maj, ku iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Nesër në orën 13:00, Monika Kryemadhi do të jetë në dyert e SPAK vetëm për tu njohur me mbylljen e hetimeve.

Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest ,e burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.

/abcnews.al

OKB e alarmuar nga rritja shqetësuese e ekzekutimeve në Iran

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që t’i ndalë dënimet me vdekje, duke përmendur “rritje shqetësuese të ekzekutimeve” këtë vit.

“Raportimet se janë kryer disa qindra ekzekutime në Iran vetëm këtë vit, tregojnë sa shqetësuese është situata, si dhe për nevojën urgjente për një moratorium të menjëhershëm në këtë shtet në kryerjen e dënimeve me vdekje”, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volder Turk përmes një deklarate.

Sipas të dhënave të mbledhura nga zyra e tij, të paktën 612 persona janë ekzekutuar në gjysmën e parë të vitit 2025.

Kjo shifër është dyfish më e madhe sesa ajo e periudhës së njëjtë më 2024, kur autoritetet iraniane raportohet t’i kenë kryer të paktën 297 ekzekutime, është thënë në deklaratë.

Sipas shefit të zyrës së OKB-së, minoritetet janë prekur në mënyrë joproporcionale.

“Është alarmante të shohim raportime që tregojnë se janë të paktën 48 persona në listë për t’u ekzekutuar”, ka thënë Turk.

Grabitën 2 të moshuar/ Librazhd, pranga 2 të rinjve. Arrestohet një i tretë, bleu celularin e vjedhur nga autorët

Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Partners in crime”.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

V.K., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe M. K., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;

E.Sh., 40 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”.

Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit M. K. dhe V. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 2 vjedhje në fshatin Sheje, konkretisht:

-Më datë 25.07.2025, i kanë marrë me dhunë portofolin me një shumë parash, një 68-vjeçari, i cili është dëmtuar lehtë;

-Më datë 27.07.2025, i kanë marrë me dhunë çantën dhe celularin, një 62-vjeçareje, e cila është dëmtuar lehtë. Ajo ka marrë mjekim në spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Celularin që ia kanë vjedhur 62-vjeçares, ata ia shitur shtetasit E. Sh.

Gjatë operacionit janë sekuestruar celulari i blerë nga shtetasi E. Sh. dhe 3 celularë që i janë gjetur autorëve, të cilët dyshohen të vjedhur, çanta e vjedhur, automjeti që përdornin autorët, të cilin e kishte marrë me qira shtetasiV. K. dhe veshje të ndryshme që dyshohet se ata i përdornin gjatë vjedhjeve. / abcnews.al

‘Nëse nuk do isha unë në krye, do të kishit 6 luftëra botërore’/ Trump i zhgënjyer me Putinin, kërcënon me ulje të afatit 50 ditor

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke kërcënuar se do të shkurtojë afatin 50-ditor që i kishte dhënë më herët Moskës për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Duke folur për mediat në Skoci, pak para se të hynte në ambientet e brendshme pas një takimi me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer, Trump u ndal tek lufta mes Rusisë dhe Ukrainës – një konflikt për të cilin ai ka premtuar vazhdimisht se do ta përfundojë brenda një dite nëse rizgjidhet.

“Nëse unë nuk do të isha këtu, do të kishit gjashtë luftëra të mëdha në botë,” deklaroi Trump, duke iu referuar ndikimit të tij si faktor stabiliteti.

Më pas, ai foli për zhvillimet më të fundit në Ukrainë:

“Ne kemi pasur diskutime, ti dhe unë [drejtuar Starmer], dhe kemi menduar disa herë se kishim arritur një zgjidhje. Dhe pastaj presidenti Putin del dhe nis të hedhë raketa në ndonjë qytet si Kievi dhe vret një numër të madh njerëzish.”

Trump u shpreh se është “shumë i zhgënjyer” me Putinin dhe shtoi se do të rishikojë afatin 50-ditor që kishte vendosur për të gjetur një zgjidhje paqësore:

“Do ta ul këtë afat, sepse mendoj se tashmë e di përgjigjen,” tha ai.

Më herët gjatë muajit, Trump kishte paralajmëruar taksat e ashpra ndaj Rusisë, duke përmendur tarifa rreth 100%, nëse nuk arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës brenda afatit të vendosur. / abcnews.al

Netanyahu: Në Gaza nuk ka uri/ Reagon Trump: Vendi është në kaos. Fëmijët vuajnë nga uria, po dërgojmë ndihma

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka dhënë deklarata të drejtpërdrejta lidhur me krizën humanitare në Gaza, gjatë një vizite në Skoci ku u takua me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer në fushën e golfit Turnberry.

I pyetur nga gazetarët nëse pajtohej me vlerësimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kishte deklaruar se në Gaza nuk ka uri masive për shkak të ndihmave humanitare, Trump u përgjigj:

“Nuk e di. Dua të them, bazuar në atë që shoh në televizor, nuk duket kështu ata fëmijë duken shumë të uritur.”

Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë shumë ndihma në formën e ushqimit dhe parave, ndërsa theksoi se edhe vende të tjera po fillojnë të ndihmojnë:

“Ne po japim shumë para dhe shumë ushqim. Dhe tani po angazhohen edhe vende të tjera. E di që edhe Britania e Madhe është këtu.”

Ai theksoi se nevojitet më shumë ndihmë për të hyrë në Gaza dhe se SHBA “ka bërë shumë” në këtë drejtim.

I pyetur nëse Izraeli ka bërë mjaftueshëm për të shmangur viktimat civile në Gaza, Trump u përgjigj:

“Mendoj se askush nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe atje,  i gjithë vendi është në kaos.”

Në fund, ai bëri thirrje për përqendrim të menjëhershëm tek “ushqimi dhe siguria” për civilët në Gaza. Deklaratat e tij vijnë mes presioneve në rritje ndërkombëtare për një përgjigje më të efektshme ndaj krizës humanitare në territorin palestinez. / abcnews.al

VIDEO/ Rroba me njolla gjaku në plehra. Shoqërohet autori i dyshuar i vrasjes në Pogradec

Një 52 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja Kozeta Teço fillimisht u dhunua dhe u vra më pas banesës së saj iu vu flaka duke u shkrumbuar. Nga ekspertiza, trupi i gruas nuk ishte djegur plotësisht ndërkohë që në fyt iu gjet një shenjë që dyshohet të jetë shkaktuar nga mbytja. Detaji tjetër që solli dyshime për një vrasje e më pas zjarrvënie të qëllimshme, ishte fakti se zjarri ra në dy vatra në banesë.

Ndërkohë nga policia është shoqëruar një autor i dyshuar Ilirian Selmani i cili mendohet se kishte lidhje intime me viktimën. Zbulimi i ngjarjes erdhi pasi u kryen këqyrja e kamerave të sigurisë. Në kazanin e mbetjeve u gjetën një palë pantallona që dyshohet se janë të autorit.

(EMRI) Skenar filmi në Pogradec, e vrau më pas e dogji në banesë/ Kapet autori i dyshuar. Dyshohet se kishte lidhje intime…

Një 56 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja fillimisht u dhunua dhe u vra më pas banesës së saj iu vu flaka duke u shkrumbuar. Nga ekspertiza, trupi I gruas nuk ishte djegur plotësisht ndërkohë që në fyt iu gjet një shenjë që dyshohet të jetë shkaktuar nga mbytja. Detaji tjetër që solli dyshime për një vrasje e më pas zjarrvënie të qëllimshme, ishte fakti se zjarri ra në dy vatra në banesë.

Ndërkohë nga policia është shoqëruar një autor i dyshuar, i identifikuar si Ilirian Selmani, i cili mendohet se kishte lidhje intime me viktimën.

‘Kantierët e ndërtimit do të kenë kamera’, Rama: Kompanitë e mëdha, të detyrueshme të kenë departamentin e inovacionit

Kryeministri Rama në një takim me të rinj të angazhuar në start up-e në fushën e ndërtimit tha se kantierët e ndërtimit do të kenë të domosdoshme vendosjen e kamerave për monitorim 24/7 të punës së tyre. Përpara përfaqësuesve të kompanive të mëdha në fushën e ndërtimit, Rama tha se kompanitë që kanë më shumë se 100 punonjës do të kenë të detyrueshme praninën e departamentit të inovacionit.

“Në dy tre vitet në vijim do të marrim pjesë në ekspozitat e Real Estate për të prezantuar projektet, investitorët me palë të tjera të interesuara. E gjitha kjo kërkon garanci, garancia është realizimi I projekteve në mënyrë shumë besnike dhe do të bëjmë çmos që të ndërtojmë një plan masash të reja represive që do të duhet të balancojnë mbështetjen e kanaleve të reja që do të duhet të hapim në këtë industry.

Projektet e mëdha nuk mund të realizohen duke u mbështetur tek kleringu, blerësit e rastit apo shitja në gropë. Të gjithë ato hapa duhet t’i parashtrojmë dhe ligjërisht. Duhet garanci për lejet, duke përfshirë listën e zezë pë rata që nuk zbatojnë ligjet. Do shikojmë dhe çdo gjë që e lehtëson punën. Ne do vendosim si kusht që kantierët e ndërtimi do të kenë kamera dhe do monitorohen 24/7.

Në një program monitorimi përmes AI mund të ndiqet kantieri nga larg dhe të shihet puna në raport me projektin. Po përfundojmë qendrën e monitorimit me dronë të integruar edhe me satelitët, do t’ju sugjeroja të shihnit se çfarë bëhet në këtë godinë për të pasur një sens të kompanive tuaja që të angazhojnë dhe një ekip për inovacionin. Të gjitha kompanitë që kanë mbi 100 punonjës do ta vendosim të detyrueshëm një departament të inovacionit.” / abcnews.al

Lapaj kërkon mandatin/ Frrok Çupi: Nuk largohet, do që të mbrojë të kaluarën familjare shumë të keqe

Analisti Frrok Çupi thotë se Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputeti dhe nuk largohet nga politika, pasi do të mbrojë të kaluarën familjare.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Lapaj vjen nga një korrupsion shumë i madh nga Gjykata e Sarandës, së bashku me vjehrrin e tij.

“E para është elementi të rinj dhe jo të rinj. Publiku u mashtrua me fjalën të rinj, Të vjetër në mentalitet, zakone, përfitime. Këtu del problemi i madh i politikës që nuk dëgjon. Lapaj vjen nga një korrupsion shumë i madh nga gjykata e Sarandës. Përfitimet nuk janë çudira, u tentuan të futeshin në strehën e Lapajt. Lapaj kërkon të mbrojë të shkuarën familjare. Ajo ishte skemë mashtruese. Ai mednonte se me një deputet do fitonte dhjetë, si Sudja. Ishte e pamundur. Nuk mund ta mashtrosh publikun me disa manovra.”, theksoi ai./abcnews.al

GJKKO rrëzon Berishën për trupën gjykuese/ “Partizani”, Çupi: Procesi gjyqësor është goditur dhe korruptuar

Analisti Frrok Çupi e quan hipokrizi kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e Elsa Ullirit nga trupa gjykuese për aferën Partizani.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se procesi është goditur dhe korruptuar.

“Berisha ka kërkuar të shmanget ky gjykim. Është hipokrizi. E vërteta është ndryshe. Më sulmo publikisht. Çdo vendim që merret për Berishën, përsëri do të ketë problem. Procedi gjyqësor është korruptuar, i goditur dhe i pabesueshëm. Kjo është e disa grupimeve politike. Berisha po mbledh ushtarë, janë sa politikë, aq edhe gjyqësore. Ai thjesht, bashkë me dikë në sistemin e drejtësisë, ai po ndërton muret e kështjellës së tij.”, theksoi ai./abcnews.al

Vuloset 11 maji/ Frrok Çupi: Certifikimi i mandateve, i vonuar. Rasti i Andia Ullirit? Opozitarët në Kuvend për interesat e tyre

Analisti Frrok Çupi certifikimi i mandateve për zgjedhjet e 11 majit nga KQZ, ishte i vonuar.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se opozitarët duan të shkojnë në Kuvend për interesin e tyre, duke iu referuar edhe rastit të Andia Ullirit, që kërkonte mandatin e Arjan Ndojës.

“Është pikë përfundimtare e zgjedhjeve, por është shumë vonë. I bëget qejfi opozitës, opozitë konsiderohet Sali Berisha që është i plagosur politikisht dhe i pavlefshëm për të dominuar në skenën politike. Ishte kohë bosh, e përdorur keq. E dinim të gjithë, asnjë surprizë nuk kishte. shtë situatë ku janë krijuar dyshime, ku mendohet se në Shqipëri vidhen votat, qeveria i tha opozitës, çfarë do? Kjo që ndodhi, ndodhi në mënyrë spektakolare. Kjo ka ndodhur edhe me zonjën Ulliri, ku përveçse në thelb, në opozitë, shkojnë me idenë për t’i shërbyer mandatin e tyre. Në raport të zonjës Ulliri me të drejtën, kjo ha diskutim. Zonja Ulliri po i afrohet Berishës si politikane, kurse kushërira e saj për të minizuar veprat e tij.”, theksoi ai./abcnews.al

Start up-et në fushën e ndërtimit/ Rama: Projektet nga arkitektë të huaj ngjallën interes nga investitorët

Start up-et në fushën e ndërtimit/ Rama: Projektet nga arkitektë të huaj ngjallën interes nga investorët

Kryeministri Rama ndodhet në një takim me të rinjtë shqiptarë që po ndërmarrin start up-e në sektorin e ndërtimit. Rama tha se projektet nga arkitektë të huaj po ngjallin një interesim të shtuar nga investitorët.

“Fonde të tjera nga SHBA, Britania dhe Gjermania kanë ardhur më parë dhe kanë shprehur interes për të investuar shuma të mëdha në ndërtim edhe në funksion të interest të lartë që ka Shqipëria në aspektin e nevojat.

Ajo që është e padiskutueshme është që ky moment do vinte dhe nuk është një gjë që po ndodh për herë të parë, edhe ato projekte që u demostruan me imazhe janë projekte të financuara nga isntitucione dhe fonde investimesh që nuk janë banka drejtpërdrejtë dhe që përfaqësojnë investitorë. Projektet nga arkitektë të huaj kanë ngjallur një interesim që po shtrihet dhe në fushën e investitorëve.

Arkitekti është personi garant i projektit, dhe nuk është çështje masash ligjore por është efekt vetëdijesh në këtë treg komplet të ri financiar. “

Më tej, Rama tha në fjalën e tij se koha është një faktorë i rëndësishëm në projektet e ndryshme dhe se kleringu ditët e sotme nuk mund të ekzistojë me mundësitë e ndryshme për të pasur akses në forma të ndryshme financimi. Rama u shpreh optimist se në vitet në vijim, Shqipëria do të ketë emra të rëndësishëm në fushën arkitekturore.

“Të mos bazohet tek kleringu se janë dy forma që janë të pranueshme dhe nuk mund të jenë të pranueshme sot kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi. Apartamente të blera në gropë janë rishitur me një çmim shumë të lartë që e fiton ai që blen në gropë jo ai që ka ndërtuar. Kjo ka të bëjë me cilësinë dhe kohën që realizohen projektet. Investitorët institucionalë duan të dijnë kohën, nuk mund të japësh një projekt dhe të marrë 10 vjet për tu realizuar. Këtu përfshihen dhe faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me kapacitetet ndërtimore. Në 5-10 vitete e ardhshme Shqipëria do të ketë emra të mëdhenj në arkitekturën botërore. “

BE, 15 milionë euro për ushtrinë shqiptare/ Këshilli Europian miraton paketën e dytë të mbështetjes

Këshilli Europian miratoi këtë të hënë paketën e dytë të ndihmës dypalëshe për Shqipërinë në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes.

Vendimi i marrë nga Bashkimi Europian parashikon një mbështetje financiare prej 15 milionë eurosh për të fuqizuar kapacitetet e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, qëllimi i kësaj ndihme është të përmirësojë efektivitetin operacional të ushtrisë shqiptare, me theks të veçantë në fushat e lëvizshmërisë, mbrojtjes, logjistikës dhe ndërveprimit me partnerët ndërkombëtarë.

Kjo mbështetje përfshin pajisje taktike, mjete transporti, sisteme mbrojtëse dhe pajisje të komunikimit që do të rrisin aftësinë e Shqipërisë për të marrë pjesë në operacionet e përbashkëta të sigurisë dhe mbrojtjes të Bashkimit Evropian, por edhe në misionet e NATO-s dhe koalicioneve ndërkombëtare.

Paketa e dytë vjen si vazhdimësi e ndihmës së parë të miratuar nga BE në korrik të vitit 2024 dhe është pjesë e një strategjie afatgjatë të Brukselit për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendeve partnere në Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se e Konsideron vendin tone partnerin kyç sa I përket stabilitetit rajonal. Brukseli zyrtar ka vlerësuat vazhdimisht kontributin e çmuar të Shqipërisë në misionet paqeruajtëse ndaj për Uninonin 27 anëtarësh, mbështetja për modernizimin e ushtrisë shqiptare shihet si një investim në sigurinë e përbashkët europiane.

Zyrtarët evropianë kanë deklaruar se bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e sigurisë do të thellohet edhe më tej në vitet në vijim, si pjesë e procesit të integrimit dhe angazhimit të vendit në arkitekturën e mbrojtjes kolektive të kontinentit./abcnews.al

Lapaj kërkon mandatin: Është i imi! I vendosur të bëhet deputet, çon ankesë në KAS

Nuk ka fund telenovela verore për të vetmin mandat të koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Pak ditë pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli, Adriatik Lapaj është ankuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve duke kërkuar që në karrigen e deputetit në shtator të ulet ai, si më i votuari i listës së hapur.

Në shkresën drejtuar KAS, partia e Lapajt kërkon që të njihen dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur në mënyrë që më pas të kalohet tek garuesit e listave preferenciale,Adriatik Lapaj renditet i pari me mbi 6000 vota. Po ashtu, kërkohet që të mos pranohet as revokimi nga dorëheqja për Kleana Xhuvelin dhe Zeqir Kordhonin. Pikërisht nga kërkesa e këtij të fundit për tu bërë deputet nisi edhe përcarja mes Lapajt dhe Shabanit. Dhe për të mos ja lene mandatin dajës së Shabanit, Kleana Xhuveli, kushërira e Lapajt revokoi dorëheqjen duke marrë mandatin e deputetes.

Me vendimin e 23 korrikut, Ilirjan Celibashi, jo vetëm që i la të dy jashtë kuvendit por i rrëzoi Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit edhe skemën që përdorën për të shmangur listat e mbyllura edhe si një simbolikë për një politike ndryshe ajo e të vjetërve. Por mesa duket, kanë më shumë të përbashkëta, përfshirë edhe luftën për një karrige./abcnews.al

❌