❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident masiv në Bulqizë/ Katër makina përfundojnë në kanal, raportohet për disa të plagosur

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Bulqizë, ku katër automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir dhe kanë përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit, të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në një segment të dëmtuar ku për shkak të gropave, shpesh automjetet ndryshojnë korsi dhe bëhen burim aksidenti.

The post Aksident masiv në Bulqizë/ Katër makina përfundojnë në kanal, raportohet për disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin

✇Albeu
By: V K

GjatĂ« mesnatĂ«s, njĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« fshatin Çukaste Lushnjes, ku njĂ« konflikt pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta ka pĂ«rfunduar me pĂ«rdorimin e armĂ«s sĂ« zjarrit.

Sipas Policisë, shtetasi R. G., 56-vjeç, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri një 58-vjeçar, klient i lokalit të tij. I plagosuri, i identifikuar si R. M., është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin appeared first on Albeu.com.

Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

✇Albeu
By: V K

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve, ka munsesi të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt.

Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme.

Të dhënat e fundit zyrtare, tregojnë një rënie të vazhdueshme të shkallës së zëvendësimit të pensioneve të pleqërisë, si në zonat urbanë ashtu edhe për ata ruralë.

Shkalla e zëvendësimit matet si raporti midis pensionit mesatar dhe të ardhurave mesatare.

Në vitin 2020, shkalla e zëvendësimit për pensionet urbane të pleqërisë ishte 37.6%, por kjo ka rënë ndjeshëm në 31.2% në vitin 2024, një rënie prej 6.4 pikë përqindje në pesë vjet.

Kjo do të thotë se pensionistët në qytete, marrin gjithnjë e më pak për të kompensuar të ardhurat që kishin gjatë periudhës aktive të punës.

E njëjta tendencë vërehet edhe në zonat rurale, ku shkalla e zëvendësimit ka rënë nga 35.7% në vitin 2020 në 29.7% në vitin 2024. Në vitin 2023 dhe 2024, për herë të parë, kjo shkallë ra nën nivelin 30%.

Në vitin 2024 paga mesatare mujore bruto, shënoi 79,500 lekë me rritje 47% nga viti 2020. Ndërsa pensioni mesatar urban në vitin 2024, ishte 19,609 lekë me rritje 24% nga viti 2020.

Kjo prirje është veçanërisht shqetësuese në kushtet e plakjes së popullsisë dhe uljes së kontributeve në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Një shkallë më e ulët zëvendësimi, nënkupton që të moshuarit po përballen me sfida të mëdha për të ruajtur standardin e jetesës pas daljes në pension.

Rënia e shkallës së zëvendësimit, është një tregues i dobësimit të rolit mbrojtës të sistemit publik të pensioneve.

Në mungesë të reformave të qëndrueshme, pensionet nuk po arrijnë të ruajnë një lidhje të mjaftueshme me të ardhurat reale dhe inflacionin, duke i lënë pensionistët gjithnjë e më të pambrojtur financiarisht.

Rënia e shkallës së zëvendësimit të pensioneve ka pasoja të drejtpërdrejta dhe të ndjeshme mbi cilësinë e jetës së pensionistëve, të cilat prekin aspektet ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar nuk është thjesht çështje financiare, por një problem social me pasoja të gjera për mirëqenien e të moshuarve dhe kohezionin e shoqërisë.

Ruajtja e një standardi të pranueshëm jetese për pensionistët është treguesi më i qartë i zhvillimit dhe drejtësisë sociale në një vend./MONITOR

The post Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare appeared first on Albeu.com.

Kërcet arma në Durrës/ Të rinjtë grabisin pikën e karburantit, autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset njëri prej tyre (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

NĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, njĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« autostradĂ«n DurrĂ«s–TiranĂ«, nĂ« zonĂ«n e Sukthit, ku dy persona u pĂ«rplasĂ«n me armĂ« me PolicinĂ«.

Dy të rinjtë, që më 20 gusht kishin vjedhur një automjet në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, e kishin përdorur më pas për një grabitje me dhunë në një karburant në Sukth, në datën 21 gusht, rreth orës 03:40.

Mjeti i vjedhur u lokalizua nga patrullat e Policisë rreth orës 01:00 të natës së sotme.

Gjatë ndjekjes, automjeti me shpejtësi të lartë doli nga rruga pranë rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, duke u drejtuar drejt Shijakut.

Nga brenda makinës autorët hapën zjarr ndaj efektivëve, të cilët u kundërpërgjigjën në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur 28-vjeçari A. D., banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

NdĂ«rkohĂ«, bashkĂ«punĂ«tori i tij, 27-vjeçari L. Ç., po ashtu nga Bilalasi, u arrestua pasi rezistoi me armĂ« ndaj PolicisĂ«.

Ata janĂ« shtetasit Lorenc Çali dhe shtetasi i plagosur Ardit Domi.

Nga vendi i ngjarjes, forcat e rendit sekuestruan një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehra fishekësh.

Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.

DINAMIKA E NGJARJES

Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.

Rreth orĂ«s 01:00 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, nĂ« autostradĂ«n DurrĂ«s-TiranĂ«, te “Çifligu” nĂ« Sukth, shĂ«rbimet e PolicisĂ« konstatuan automjetin e vjedhur mĂ« datĂ« 20.08.2025, nĂ« orĂ«n 20:30, nĂ« Sektor Rinia, DurrĂ«s, me tĂ« cilin, mĂ« datĂ« 21.08.2025, rreth orĂ«s 03:40, sipas njoftimit tĂ« njĂ« shtetasi tĂ« punĂ«suar nĂ« njĂ« karburant nĂ« Sukth, ishte grabitur me dhunĂ« shuma e lekĂ«ve tĂ« xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetĂ«r, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues nĂ« Bilalas, Shijak, pasi bĂ«ri rezistencĂ« me armĂ« ndaj punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ«, duke rrezikuar jetĂ«n e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shĂ«rbimet e PolicisĂ« DurrĂ«s.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.

The post Kërcet arma në Durrës/ Të rinjtë grabisin pikën e karburantit, autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset njëri prej tyre (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë

✇Albeu
By: V K

Pandeli Nakoleci, 40-vjeç, pritet të dalë sot para gjykatës në Greqi, pas vrasjes së bashkëshortes së tij 36-vjeçare, ngjarje e rëndë që ndodhi në qytetin e Volosit, para syve të fëmijëve të tyre.

Pas krimit, ai arriti t’i shpĂ«tonte policisĂ« pĂ«r mbi 30 orĂ«, duke u fshehur nĂ« njĂ« parcelĂ« me shkurre vetĂ«m 200 metra larg banesĂ«s sĂ« familjes.

Arrestimi u bë pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00, falë një telefonate nga një banor që kishte vënë re lëvizjet e tij.

Nakoleci u kap pa bĂ«rĂ« rezistencĂ« dhe, sapo iu vunĂ« prangat, tha pĂ«rpara oficerĂ«ve: “MĂ« tradhtonte. ÇfarĂ« duhej tĂ« bĂ«ja ndryshe”?

Sipas hetimeve, 40-vjeçari e goditi me thikë bashkëshorten, Marjola Nakoleci, dy herë: njëherë në qafë dhe më pas në shpinë.

Pamjet e kamerave të sigurisë, ndihmuan policinë të rindërtonte itinerarin e tij pas ngjarjes dhe të zbulonte vendstrehimin.

Autoritetet greke bënë me dije se Nakoleci nuk kishte precedentë për dhunë në familje, por në të kaluarën kishte qenë i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje të ligjit për narkotikët.

Po ashtu, më 28 qershor 2025, me urdhër të prokurorisë, ai ishte dërguar për ekzaminim dhe trajtim në një klinikë psikiatrike.

The post Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë appeared first on Albeu.com.

Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Dita e djeshme i ka buzëqeshur Arlind Ajetit dhe Taulant Seferit. Të dy bashkë, ishin autorë në golat që Bodrumspor i shënoi Sakariaspor.

Skuadra e dy futbollistëve të Kombëtares, fitoi 3-1 përballë Sakariaspor.

Dhe pse fillimisht kaluan në avantazh miqtë e Sakariaspor, Bodrumspor vendosi baraspeshën në pjesën e parë. Në të dytën ishin Ajeti dhe Seferi që morën skenën.

Fillimisht, Ajeti në minutën e 60-të dhe më pas Seferi, vulosën fitorën për javën e tretë të Ligës së Parë.

Bodrumspor ishte një nga skuadrat e Superligës turke, që ra nga kategoria.

Boshti i skuadrës është ruajtur, pasi synim është rikthimi në elitë. Dhe pse pas 3 javësh kanë 5 pikë.

 

The post Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 24 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.

Euro, blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102 lekë, ndërsa në shitje me 103.2 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.9 lekë dhe shitet me 112.3 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 24 Gusht 2025/ Si do variojnë teperaturat gjatë ditës

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme deri në orët e mesditës, i gjithë territori Shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën Perëndimore.

Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat e thella malore, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu.

Ndërsa qytetet bregdetare, do të vijojnë të jenë me kthjellime edhe përgjatë pasdite dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në mëngjes, por rriten në vlerat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët, e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 24 Gusht 2025/ Si do variojnë teperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 24 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere ne mënyrë qe ai te mos dyshoje dhe te mos ndihet keq. Beqaret do kenë disa takime, por duhet te mos nxitohet ne mënyrë qe te mos bëjnë zgjedhjet e gabuara. Ne planin financiar tregohuni objektive dhe te matur.

Demi

Do kaloni çaste te lumtura sot pranë atij qe dashuroni dhe do dëshironi qe dita te mos mbaroje. Do i shprehni gjithçka qe ndjeni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takimi interesante, por do mund te fillojnë dhe një histori te bukur dashurie. Me financat nuk do i keni punët aspak mire. Do shpenzoni pa fund dhe nuk do arrini dot te ruani qëndrueshmërinë.

Binjaket

Mos u mundoni ta kontrolloni sot atĂ« qe keni ne krah sepse do keni debate te forta dhe atmosfera do iu pĂ«rkeqĂ«sohet pa mase. Beqareve do iu ndĂ«rlikohet goxha jeta nĂ«se fillojnĂ« njĂ« lidhje. Personi qe do mundohet t’i joshe nuk do jete aspak i pĂ«rshtatshĂ«m. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te matur se kurrĂ« sepse çdo pakujdesi e vogĂ«l mund t’iu shkatĂ«rrojĂ«.

Gaforrja

Fale konfigurimit pozitiv te yjeve do mbizotĂ«rojĂ« harmonia sot ne jetĂ«n tuaj ne çift. Gjithçka do shkoje me se miri dhe nuk do mĂ«rziteni pĂ«r asnjĂ« çast. Beqaret duhet ta dĂ«gjojnĂ« me kujdes atĂ« qe do iu thotĂ« zemra sepse veten ne kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« do e ndryshojnĂ« rrjedhĂ«n e jetĂ«s. PĂ«r financat merrni vetĂ«m kĂ«shilla nga specialistet, te tjerĂ«t mund t’iu prishin pune.

Luani

Dite goxha e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kuptoheni me atë qe keni ne krah dhe here pas here do keni debate te forta me te. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie. Financat nuk do kenë ndonjë ndryshim te madh. Vazhdoni te shpenzoni me kujdes ne mënyrë qe edhe e ardhmja te jete e qëndrueshme.

Virgjeresha

ÇfarĂ«do qe te ndodhe sot lidhja juaj nuk do ketĂ« ndryshime shume te mĂ«dha. Merrini gjerat si t’iu vijnĂ« dhe shprehini ndjenjat ashtu si t’i ndjeni. Beqaret do e gjejnĂ« princin e tyre te kaltĂ«r dhe do fillojnĂ« njĂ« histori te bukur dashurie me te. Financat nuk do kenĂ« nevoje pĂ«r shume pĂ«rkujdesje sepse situata do jete gjate gjithĂ« kohĂ«s e qĂ«ndrueshme.

Peshorja

Jeta sentimentale e çifteve do jete me e mire se me pare, megjithatĂ« nuk duhet te prisni qe pasioni te rikthehet menjĂ«herĂ« fuqishĂ«m. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnĂ«. Beqaret do kenĂ« mundĂ«si te bĂ«jnĂ« zgjedhjet e duhura fale takimeve impresionuese qe do realizojnĂ«. Financat do i keni me ne vĂ«mendje se kurrĂ« me pare. Situata nuk do ketĂ« asnjĂ« problem.

Akrepi

Dite normale dhe pa ndonjë gjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente te këndshme pranë partnerit tuaj dhe do flisni qetësisht me te. Beqaret do dashurohen me personin e gabuar. financat nga ana tjetër do mbrohen gjithë kohës nga Jupiteri. Do e dini shume mire se çfarë hapash te hidhni për te mos pasur probleme.

Shigjetari

Dite shume e bukur dhe e mbushur me emocione te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje sipas planeve. Beqaret nuk do jene aspak ne humor dhe me mire te mos fillojnë ndonjë lidhje sepse do bëjnë gabime te renda. Ne planin financiar do iu buzëqeshe fati me ne fund dhe do mund te kryeni transaksione te rëndësishme.

Bricjapi

NĂ«se keni pakĂ«naqĂ«si ndaj partnerit flisni lirshĂ«m me te pa qene ende vone. Ai do jete i qete dhe ne humorin e duhur pĂ«r t’iu dĂ«gjuar. Mos u druani nga asgjĂ«. Beqaret ka shume gjasa te fillojnĂ« ndonjĂ« aventure kalimtare me disa persona qe i kane njohur qe ne fĂ«mijĂ«ri. Do jete thjeshte njĂ« eksperience e bukur. Ne planin financiar gjendja do jete goxha e mire.

Ujori

AsgjĂ« nuk do shkoje sipas planeve sot ne jetĂ«n tuaj ne çift. Do keni here pas here konflikte dhe situata mund t’iu dale jashtĂ« kontrollit. Beqaret nuk do kenĂ« takime, por miqtĂ« e ngushte nuk do i lĂ«nĂ« asnjĂ« çast te mĂ«rziten. Financat do jene te mira. Filloni te hiqni disa para mĂ«njanĂ« ne mĂ«nyrĂ« qe te siguroni edhe te ardhmen. Mund t’ia dilni edhe duke shpenzuar nga pak.

Peshqit

Do i kaloni me lehtësi te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Te dy do toleroni dhe do bashkëpunoni për me te mirën. Beqaret do kalojnë çaste te këndshme me një person qe kane disa dite qe e kane njohur. Një tjetër etape mund te filloje për ta. Ne plani financiar duhet te tregoheni strikte me shpenzimet nëse doni qe gjendje te jete e qëndrueshme.

The post Horoskopi 24 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

“Do tĂ« hakmerrem ndaj tij”/ RrĂ«fimi prekĂ«s i vajzĂ«s sĂ« 36-vjeçares sĂ« vrarĂ« nĂ« Greqi: Do t’i bĂ«j babait atĂ« qĂ« ai i bĂ«ri mamit

✇Albeu
By: M C

Rrëqeth me rrëfimin e saj vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga bashkëshorti i saj në Greqi në sy të katër fëmijëve të tyre.

Në një rrëfim për median lokale taxydromos.gr, 18-vjeçarja foli me dhimbje për dramën familjare që po përjeton, duke thënë se tani ndihet sikur ka humbur të dy prindërit e saj.

“AtĂ« qĂ« i bĂ«ri ai mamasĂ« sime, do t’ia bĂ«j edhe unĂ« atij. Do tĂ« hakmerrem ndaj tij. Nuk dua ta shoh mĂ« kurrĂ« nĂ« sytĂ« e mi! Por do tĂ« sigurohem ta takoj, sepse dua t’i them turp. Nuk kam mĂ« as nĂ«nĂ« as baba. Ashtu si vĂ«llezĂ«rit e motrat e mia mĂ« tĂ« vegjĂ«l. Do tĂ« bĂ«hem edhe nĂ«nĂ« edhe baba pĂ«r ta qĂ« tani e tutje. Nuk do ta tregoj sekretin e familjes sime. Do ta mbaj pĂ«r vete. E dimĂ« çfarĂ« po kalonim. Ata e kishin zili nĂ«nĂ«n time dhe ne, fĂ«mijĂ«t e saj. Ne ishim njĂ« familje qĂ« ata e kishin zili dhe e admironin. Tani ai na ka shkatĂ«rruar”, tha mes lotĂ«sh 18-vjeçarja.

Më herët mediat greke publikuan pamje nga momenti i arrestimit të Pandeli Nakolecit, i cili vrau me mjet prerës bashkëshorten e tij në sy të katër fëmijëve të tyre në Volos të Greqisë.pandeli nakoleci

Autori i krimit makabër, u arrestua pasditen e sotme nga policia greke.
Pamjet e publikuara nga protothema.gr tregojnë oficerët e policisë duke arrestuar 40-vjeçarin, i cili të premten (22/8) vrau gruan e tij 36-vjeçare para fëmijëve të tyre dhe më pas u arratis.

Sipas informacioneve të mediave greke, në fjalët e tij të para pas arrestimit, 40-vjeçari dukej i papenduar. Ai u tha oficerëve të policisë:

” Gruaja ime mĂ« tradhtonte, çfarĂ« duhet tĂ« bĂ«ja unĂ«?”

Sipas asaj që është raportuar, 40-vjeçari u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal.

Ai ishte fshehur në një arë dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Nuk kishte me vete telefon celular apo ndonjë objekt tjetër.

Krimi ndodhi mëngjesin e djeshëm (22 gusht) në banesën e çiftit në qytetin e Volosit, ku Nakoleci dyshohet se goditi për vdekje bashkëshorten me një mjet kuzhine. Katër fëmijët, të moshës nga 6 deri në 18 vjeç, ndodheshin në shtëpi dhe ishin dëshmitarë të ngjarjes së rëndë.

Pas krimit, 40-vjeçari u arratis. Krimi ndodhi nĂ« rrugĂ«n “Konstanda”, ndersa autori i dyshuar Ă«shtĂ« 40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nikoleci., i cili u largua me vrap pasi kreu aktin makabĂ«r.

Ngjarja u zbulua pasi vajza 16-vjeçare e çiftit, e tmerruar, telefonoi urgjencën pasi pa nënën e saj të gjakosur në hyrje të pallatit. Sipas burimeve mjekësore, viktima, e identifikuar si Marjola Nakoleci, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të gjakderdhjes së madhe, e shkaktuar nga goditje me thikë dhe prerje nga xhamat e thyer të derës hyrëse.

“E pashĂ« babin tĂ« qĂ«llonte mamin me thikĂ«â€

Dëshmia rrëqethëse e vajzës së mitur përforcon dyshimet se viktima fillimisht u godit me thikë në banesë dhe më pas u ndoq nga burri i saj në shkallët e pallatit. Pasi e arriti në hyrje, ai e shtyu drejt xhamit të derës, duke i shkaktuar plagë fatale nga copat e thyer të xhamit. Më pas, autori u largua menjëherë.

Vajza tha pĂ«r median gegonota.neĂ«s se prindĂ«rit e saj kishin shpesh debate dhe se kohĂ«t e fundit e Ă«ma e kishte larguar tĂ« atin nga shtĂ«pia. “Nuk e di pse u zunĂ« sot
 Babai e xhelozonte shumĂ« mamanĂ«,” shtoi ajo.

Sipas mjekëve të spitalit të qytetit, vdekja e 36-vjeçares erdhi pas traumës së rëndë nga rënia mbi xhamat e thyer.

“NjĂ« grua e qetĂ«, punĂ«tore dhe nĂ«nĂ« e pĂ«rkushtuar”

Banorët e pallatit ku çifti jetonte prej disa muajsh janë të tronditur. Ata e përshkruajnë viktimën si një grua të qetë, punëtore dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve të saj. Ajo punonte në një fabrikë dhe ishte shtylla e familjes.

Çifti kishte katĂ«r fĂ«mijĂ«, mĂ« e madhja Ă«shtĂ« njĂ« vajzĂ« 18-vjeçare dhe mĂ« i vogli njĂ« djalĂ« vetĂ«m 6 vjeç.

E kaluara e errët kriminale dhe probleme mendore

Sipas një deklarate zyrtare të policisë greke, autori ka një të kaluar të ngarkuar kriminale dhe historik të problemeve të shëndetit mendor:

‱ 2013: Arrestuar pĂ«r falsifikim dokumentesh dhe hyrje tĂ« paligjshme nĂ« Greqi
‱ 2018: DĂ«nuar me 1 vit burg pĂ«r deklarata tĂ« rreme.
‱ 2019: Arrestuar dy herĂ« pĂ«r posedim droge.
‱ 2020: DĂ«nuar me 4.5 vite burg pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« organizatĂ« kriminale dhe trafik droge.

Në qershor të këtij viti, Nakoleci u shtrua me urdhër prokurorie në një klinike psikiatrike në Spitalin e Volosit, pasi kishte tentuar vetëvrasjen. Mjekët përcaktuan se ai kishte nevojë për trajtim të detyrueshëm dhe ai kishte qëndruar i shtruar për disa kohë.

The post “Do tĂ« hakmerrem ndaj tij”/ RrĂ«fimi prekĂ«s i vajzĂ«s sĂ« 36-vjeçares sĂ« vrarĂ« nĂ« Greqi: Do t’i bĂ«j babait atĂ« qĂ« ai i bĂ«ri mamit appeared first on Albeu.com.

Garanci sigurie pĂ«r UkrainĂ«n, Rumania gati t’i ofrojĂ« bazat e saj ushtarake NATO-s

✇Albeu
By: M C

Kryeministri rumun Ilie Bolojan ka deklaruar se sigurimi i bazave ushtarake për aeroplanët luftarakë F-35 për aleatët e NATO-s mund të jetë kontributi i vendit të tij në përpjekjet që synojnë arritjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, atij iu kërkua të sqaronte qëndrimin e qeverisë në lidhje me kërkesën e udhëheqësve evropianë drejtuar Shteteve të Bashkuara për të dërguar aeroplanë luftarakë F-35 në Rumani si pjesë e garancive të sigurisë për Ukrainën. Dhe Bolojan theksoi se që kur u ngrit çështja e mbështetjes së garancive të sigurisë për vendosjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë, Rumania ka mbetur e vendosur në të paktën dy pika.

E para, tha ai, Ă«shtĂ« se vendi nuk do tĂ« dĂ«rgojĂ« trupa nĂ« UkrainĂ«. Pika e dytĂ« nĂ« diskutimet me aleatĂ«t ishte se, duke pasur parasysh anĂ«tarĂ«simin e RumanisĂ« nĂ« NATO, bazat e saj ushtarake – tĂ« cilat tashmĂ« operohen bashkĂ«risht nga forcat rumune dhe tĂ« NATO-s, kryesisht forcat ajrore – duhet tĂ« jenĂ« nĂ« dispozicion pĂ«r pĂ«rdorim nga trupat e NATO-s, forcat amerikane dhe aleatĂ« tĂ« tjerĂ«.

“Edhe sot, patrullime ajrore po kryhen nga aeroportet tona, misionet e policisĂ« ajrore po monitorojnĂ« situatĂ«n nĂ« Detin e Zi dhe po organizohen stĂ«rvitje tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta ushtarake. Pra, kjo mund tĂ« jetĂ«, si tĂ« thuash, kontributi i RumanisĂ« pĂ«r tĂ« siguruar paqe tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« UkrainĂ«: ofrimi i bazave tona ushtarake pĂ«r aleatĂ«t e NATO-s”, tha Bolojan.

Raportet e mëparshme të medias treguan se SHBA-të po planifikojnë të luajnë vetëm një rol minimal në çdo garanci sigurie të ardhshme për Ukrainën. Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se vendet evropiane duhet të marrin përsipër angazhimet kryesore financiare në një marrëveshje sigurie të ardhshme për Ukrainën.

The post Garanci sigurie pĂ«r UkrainĂ«n, Rumania gati t’i ofrojĂ« bazat e saj ushtarake NATO-s appeared first on Albeu.com.

Dua Lipa poston foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

✇Albeu
By: M C

Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka festuar të premten 30-vjetorin e lindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj Callum Turner.

Këngëtarja nga Kosova u shfaq në superformë dhe plot energji. Ajo gjithashtu ndau edhe një mesazh të gjatë, përmes së cilit falënderon familjen, miqtë dhe fansat, të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e jashtëzakonshëm në botën e muzikës.

“Ky vit i fundit rreth diellit ka qenĂ«, pa asnjĂ« dyshim, mĂ« i bukuri deri tani. DhjetĂ« vitet e shkuara kanĂ« qenĂ« njĂ« udhĂ«tim i pabesueshĂ«m, shumĂ« mĂ« i madh nga çdo Ă«ndĂ«rr qĂ« kisha bĂ«rĂ« ndonjĂ«herë  vitet e mia ’20 ishin thjesht magji. Jo pa sfida apo momente tĂ« sikletshme, por tĂ« mbushura me mĂ« shumĂ« dashuri, gĂ«zim dhe mĂ«sime sesa mund ta kisha imagjinuar ndonjĂ«herĂ«. Jam thellĂ«sisht mirĂ«njohĂ«se pĂ«r çdo hap tĂ« kĂ«tij udhĂ«timi dhe gjithçka qĂ« mĂ« ka çuar deri kĂ«tu.”-shkruan ajo.

Në mesazhin e saj, Dua Lipa falënderon në veçanti prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, duke theksuar se falë tyre ajo, motra dhe vëllai i saj janë ndjerë gjithmonë të lirë për të ëndërruar pa kufij.

“PĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim me mua – nga klubet e vogla deri te Wembley Stadium, kudo nĂ« botĂ« – faleminderit qĂ« e keni lĂ«nĂ« muzikĂ«n tĂ« jetĂ« vendi ku jemi takuar, rritur dhe kemi ndarĂ« kaq shumĂ« nga jeta bashkĂ«. Çdo moment e mbaj me vete dhe kurrĂ« nuk do tĂ« ndal sĂ« qeni mirĂ«njohĂ«se. Pjesa mĂ« e bukur Ă«shtĂ« qĂ« e di se ka ende shumĂ« pĂ«rpara
 dhe qĂ« do ta pĂ«rjetojmĂ« krah pĂ«r krah.”– shton kĂ«ngĂ«tarja.

Dua Lipa gjithashtu njoftoi se pas pak ditĂ«sh rikthehet nĂ« turneun e madh me albumin Radical Optimism, qĂ« do tĂ« pĂ«rfshijĂ« KanadanĂ« e SHBA-nĂ« deri nĂ« fund tĂ« vitit. “E dua kĂ«tĂ« jetĂ«, e dua kĂ«tĂ« udhĂ«tim, dhe nuk e marr kurrĂ« si tĂ« mirĂ«qenĂ« asnjĂ« moment tĂ« saj. Ja pĂ«r 30 vitet e ardhshme e mĂ« tej
 gjithçka bĂ«het vetĂ«m mĂ« e bukur.“-pĂ«rfundon Dua Lipa postimin e saj.

The post Dua Lipa poston foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur appeared first on Albeu.com.

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

✇Albeu
By: M C

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin.

Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterave.

Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie.

Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku përfshihen: udhëtimi me avion, ajri i kondicionuar, ngarja e biçikletës ose qëndrimi para kompjuterit.

Simptomat e tharjes së syrit

Shenjat dhe simptomat e tharjes së syrit janë si më poshtë:

Kruarje dhe djegie e syrit,

Sklepa në sy,

Ndjeshmëri ndaj dritës,

Ndjesia e të paturit një lëndë të huaj në sy,

Lëngëzim të syve,

Lodhje të syrit dhe mjegullim të shikimit.

Kurat më të mira natyrale kundër tharjes së syrit

Ekspertët e AgroWeb.org sugjerojnë që njerëzit duhet të pasurojnë regjimin e tyre ushqimor me produkte që janë të pasura me acide yndyrore.

Acidet omega-3 nxisin prodhimin e lotëve.

Përpos ushqimeve, ekspertët rekomandojnë edhe disa produkte që mund të aplikohen së jashtmi.

Vaji i arrës së kokosit

Ky vaj Lufton inflamacionin dhe ka efekt zbutës.

Merrni dy-tre pika nga ky vaj dhe fërkoni zonën rreth syve për dy ose tre minuta.

Prisni deri sa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sërish.

Kastraveci

Për shmangien e kruarjeve dhe skuqjes së syrit, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të mbani feta kastraveci mbi sy për rreth pesëmbëdhjetë minuta.

Kastraveci është një burim shumë i mirë i vitaminës A që luan rol ushqyes për sytë.

Kosi

Kosi përmban vitaminat D, B dhe A.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë ngrënien e kosit rregullisht dhe mundësisht çdo ditë.

Ngrënia e kosit do ju ndihmojë kundër kruarjeve por do të ofrojë ushqyesit e duhur për shëndetin e syve.

Kompresa me ujë të ngrohtë

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë gjithashtu që të mbani kompresa të ngrohta mbi sy për rreth 7 deri në 8 minuta.

Ngrohtësia do të stimulojë qarkullimin e gjakut rreth syve dhe do të nxisë lubrifikimin e tyre.

The post Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni appeared first on Albeu.com.

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

✇Albeu
By: M C

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që të armatosen, pasi ofensiva e administratës Trump kundër krimit do të vazhdojë.

Trump urdhĂ«roi vendosjen e gardĂ«s nĂ« Uashington mĂ« herĂ«t gjatĂ« gushtit dhe vendosi nĂ«n kontroll federal policinĂ« lokale pĂ«r tĂ« luftuar atĂ« qĂ« e quajti “daljen nga kontrolli tĂ« krimit nĂ« kryeqytet”.

Vetëm javën e kaluar, Pentagoni deklaroi se efektivët e përfshirë në misionin në fjalë, që aktualisht llogariten në rreth 2 mijë, nuk do të mbanin armë.

Ndërsa administrata presidenciale e ka duartrokitur misionin, sondazhet tregojnë se ai nuk mbështetet nga banorët e Uashingtonit, të cilët anojnë kryesisht nga demokratët.

Në një deklaratë, Pentagoni konfirmoi se, së shpejti trupat e Gardës Kombëtare do të patrullojnë rrugët me armët e shërbimit.

Kryetari i Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Boëser nuk e ka komentuar vendimin. Deri më sot, trupat kishin si mision patrullimin dhe nuk ishin përfshirë në operacione speciale, të kryera nga policia dhe agjencitë federale.

Duke folur nga Dhoma Ovale ditĂ«n e premte, Trump tha se, “kryeqyteti ishte kthyer nĂ« ferr, ndĂ«rsa tani Ă«shtĂ« i sigurt”. Ai njoftoi gjithashtu se njĂ« mision i ngjashĂ«m mund tĂ« kryhet edhe nĂ« Çikago, njĂ« tjetĂ«r qytet demokrat, administrata vendore e tĂ« cilit Ă«shtĂ« pĂ«rplasur disa herĂ« me Trump.

The post Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagime edhe nga politika shqiptare në RMV, Ziadin Sela: Ngriti zërin për shqiptarët e çdo treve

✇Albeu
By: M C

Mesazhe ngushëllimi vijnë edhe nga Maqedonia e Veriut për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji.

Kryetar i AleancĂ«s pĂ«r ShqiptarĂ«t Deputet nĂ« Kuvendin e RMV-sĂ«, Ziadin Sela, shprehet se Zheji nuk ishte thjeshtĂ« njĂ« gazetar, por ngriti zĂ«rin nĂ« TiranĂ« pĂ«r shqiptarĂ«t nĂ« StrugĂ«, ÇamĂ«ri e PreshevĂ«.

Reagimi i plotë:

Artur Zheji, një figurë emblematike mungesa e të cilit do të ndjehet gjatë!

Nuk ishte thjeshtĂ« njĂ« gazetar, por njĂ« zĂ« i shqiptarĂ«ve tĂ« çdo treve. Ngriste zĂ«rin nĂ« TiranĂ« pĂ«r shqiptarin nĂ« StrugĂ« e LikovĂ«, nĂ« ÇamĂ«ri e Guci, nĂ« PreshevĂ« e PrishtinĂ«.

Mjeshtër i pendës dhe fjalës publike, aktivist i angazhuar në çdo kauzë e proces të rëndësishëm për kombin. Ikja e tij në këtë moshë e papritmas, do të lë një zbrastirë të thellë në opinionin mbarëkombëtar.

Pusho në paqë, Artur!
Ngushllime të përzemërta për familjen, kolegët dhe mbarë popullin!

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagime edhe nga politika shqiptare në RMV, Ziadin Sela: Ngriti zërin për shqiptarët e çdo treve appeared first on Albeu.com.

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

✇Albeu
By: M C

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri.

Falë ndërhyrjes është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim.

Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara, kanë ndërhyrë me shpejtësi duke garantuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve.

ËshtĂ« bĂ«rĂ« izolimi i plotĂ« dhe shuarja e zjarreve nĂ«:

Aktualisht, në Parkun Natyror Gërmenj, bashkia Kolonjë, vatra e zjarrit po mbahet nën monitorim pas disa riaktivizimeve gjatë ditës. Në terren kanë operuar mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll.

Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit dhe mbeten të angazhuara për reagim të menjëhershëm në çdo rast emergjence.

The post Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit appeared first on Albeu.com.

Presidenti Zelensky flet në ditën e flamurit të Ukrainës: Nuk u japim tokë p*shtuesve!

✇Albeu
By: M C

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se nuk do tĂ« pranojĂ« t’i dorĂ«zojĂ« territore RusisĂ«.

Në një ceremoni në ditën e flamurit të vendit, se qytetarët ukrainas në territoret e pushtuara e dinë se Kievi zyrtar nuk do ia japë tokën pushtuesve.

“Ky flamur Ă«shtĂ« njĂ« qĂ«llim, njĂ« qĂ«llim dhe njĂ« Ă«ndĂ«rr pĂ«r shumĂ« nga njerĂ«zit tanĂ« nĂ« territoret e pushtuara pĂ«rkohĂ«sisht tĂ« UkrainĂ«s. Ata e çmojnĂ« kĂ«tĂ« flamur, e çmojnĂ« sepse e dinĂ« se ne nuk do t’ua japim tokĂ«n tonĂ« pushtuesve. Ky flamur simbolizon atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e çmuar pĂ«r qindra mijĂ«ra ushtarĂ« tanĂ«t, burra dhe gra nga e gjithĂ« Ukraina, tĂ« cilĂ«t po mbrojnĂ« gjithĂ« vendin”, ka thĂ«nĂ« Zelensky.

Shkëmbimi i territoreve mes Rusisë dhe Ukrainës ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit, pasi çështja u diskutua në takimin e Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska dhe më pas në takimin me Zelensky në Uashington.

Rusia ka kërkuar Krimenë dhe Donbasin, si kusht për të ngrirë konfliktin në vijën e frontit dhe për të mos nisur sulme për të marrë territore të reja.

Kreu i shtetit ukrainas e ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të dorëzojë asnjë territor, pasi kushtetuta e vendit të tij nuk ia lejon diçka të tillë.

Ndërkohë Donald Trump dhe administrata e tij e kanë bërë të qartë se as Kievi dhe as Moska nuk mund të marrin çfarë kërkojnë.

Trump i ka kĂ«rkuar Zelenskyt tĂ« jetĂ« mĂ« fleksibĂ«l nĂ« procesin e negocimit ndĂ«rsa ka vendosur njĂ« afat dy javor pĂ«r Putin, qĂ« tĂ« takohet me homologun e tij ukrainas dhe tĂ« bisedojnĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s.

The post Presidenti Zelensky flet në ditën e flamurit të Ukrainës: Nuk u japim tokë p*shtuesve! appeared first on Albeu.com.

U kap me k*kainë, Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës

✇Albeu
By: M C

Gjykata e TiranĂ«s ka vendosur masĂ«n e sigurisĂ« “arrest shtĂ«pie” pĂ«r Roxhensa Kapuranin, vajzĂ«n e kĂ«ngĂ«tares sĂ« njohur Eli Fara, e ndaluar mĂ« 21 gusht nga forcat “Shqiponja” nĂ« VorĂ«, gjatĂ« njĂ« kontrolli rutinĂ«.

39-vjeçarja, e njohur gjithashtu si Marina Fara, u kap me 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj. Para trupës gjykuese, Kapurani deklaroi mes lotësh se substanca narkotike ishte për përdorim vetjak. Megjithatë, gjykata vendosi që ajo të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Ky nuk Ă«shtĂ« rasti i parĂ« ku emri i saj lidhet me drejtĂ«sinĂ«. MĂ« parĂ«, Marina Fara ishte pĂ«rfshirĂ« nĂ« pĂ«rgjimet e operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona, ndĂ«rsa dyshimet pĂ«rfshinin ndihmĂ«n e mundshme pĂ«r arratisjen e dy tĂ« dyshuarve pĂ«r trafik narkotikĂ«sh.

Aktualisht, hetuesit po verifikojnë nëse ndalimi i fundit lidhet me episodet e mëparshme apo nëse kemi të bëjmë vetëm me përdorim personal, siç pretendoi ajo para gjykatës.

The post U kap me k*kainë, Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës appeared first on Albeu.com.

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

✇Albeu
By: M C

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më 23 gusht.

Zgjedhjet parlamentare nĂ« Siri – tĂ« parat qĂ« kur u rrĂ«zua nga pushteti sundimtari shumĂ«vjeçar Bashar al-Assad mbi tetĂ« muaj mĂ« parĂ« – fillimisht ishin planifikuar tĂ« mbaheshin nga 15 deri mĂ« 20 shtator.

Por, zĂ«dhĂ«nĂ«si i komisionit tĂ« lartĂ« zgjedhor, Hassan al-Daghim, tha se votimet do tĂ« shtyhen nĂ« provincĂ«n jugore tĂ« SuveidĂ«s, por edhe nĂ« provincat al-Hassake dhe al-Raka pĂ«r shkak tĂ« “sfidave tĂ« sigurisĂ«â€.

Muajin e kaluar, Suveida – bastion i minoritetit druze tĂ« SirisĂ« – pĂ«rjetoi dhunĂ« vdekjeprurĂ«se sektare.

Provincat al-Hassake dhe al-Raka janë nën kontrollin e milicitë e Forcave Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, që kanë raporte të tensionuara me Qeverinë në Damask.

Al-Daghim, duke folur për Dpa-në, nuk dha një datë të re, por tha se zgjedhjet në këto tri provinca do të mbahen kur të lejojnë rrethanat.

Më herët gjatë javës, presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ratifikoi një dekret që ka të bëjë me një sistem të përkohshëm zgjedhor, sipas të cilit ai ka fuqinë të emërojë një të tretën e 210 anëtarëve të Asamblesë. Dy të tretat e mbetura do të zgjidhen nga votuesit.

Duke komanduar një aleancë të rebelëve të udhëhequr nga islamistët, al-Sharaa e rrëzoi nga pushteti al-Assadin në dhjetorin e vitit të kaluar. Ish-presidenti sirian u largua nga shteti drejt Rusisë.

Në janar, administrata e re shpërndau Parlamentin që ishte dominuar nga Partia Baath e al-Assadit.

Në mars, al-Sharaa miratoi një Kushtetutë të përkohshme që vendos një periudhë tranzicioni politik prej pesë vjetësh.

Që nga rënia e al-Assadit, udhëheqja e re e Sirisë po synon të njihet ndërkombëtarisht dhe po kërkon mbështetje ekonomike për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga më shumë se një dekadë luftë civile./REL

The post Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca appeared first on Albeu.com.

“Njeri fisnik dhe mik i çmuar”, kolegĂ« e politikanĂ« shprehin ngushĂ«llimet pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« gazetarit Artur Zheji

✇Albeu
By: M C

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 64-vjeçare ndërsa lajmi ka trishtuar mbarë opinionin publik. Zheji, pësoi arrest kardiak teksa ishte me pushime me familjen e tij në qytetin e Sarandës.

Kolegët gazetarë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë kanë reaguar në rrjete sociale duke shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit.

Gazetari Blendi Fevziu, deputeti Tritan Sheu, gazetarja Ola Bruko, deputeti Belind Këlliçi, Ministri Taulant Balla, Flamur Noka, pastori Akil Pano, Niko Peleshi dhe Vangjel Tavo janë disa nga figurat publike që kanë bërë reagime prekëse për ndarjen nga jeta të Zhejit.

Më poshtë, do të gjeni statuset e tyre në rrjete sociale

Gazetari Blendi Fevziu: Artur Zheji u nda nga kjo bote sot krejt papritur. Ne moshe ende te re dhe ne kulm te energjive dhe te angazhimit publik. Bashke me te iku edhe nje ze i rendesishem dhe autoritar i mediave e mbi te gjitja nje intelektual dhe qytetar pas exelence. Duke e njohur prej viteve ‘80 – te dhe duke bashkepunuar per thuaj 25 vjet me te mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik. U prehsh ne paqe Tur!

Deputeti Tritan Sheu: Keqardhje e trishtim per humbjen e Artur Zhejit! Gazetar korrekt, qytetar njerezor ne tiparet e sjelljet e tij. Miqesor e tolerant! Ngushellinet me te sinqerta familjes se tij, gazetarise shqiptare, publikut te gjere, miqve, te gjitheve! Do ta kujtojme si nje model!

Gazetarja Ola Bruko: Une pata fatin dhe nderin te merrja prej teje leksionet me te vyera te gazetarise. Ti u ktheve per mua ne nje mik te jashtezakonshem sic une isha gjithashtu per ty. Nuk mundem ende ta besoj kete lajmin te hidhur qe me derguan! Nuk mundem ende ta besoj se sdo komunikoj me me ty e sdo marr prej teje keshillat qe aq shume i vleresoja
..

Deputeti Belind KĂ«lliçi: MĂ« pak se 1 vit mĂ« parĂ«, Artur Zheji “parashikoi” mes rreshtash tragjedinĂ« qĂ« do ti ndodhte kĂ«tĂ« tĂ« shtunĂ« gushti! Qofsh i ParajsĂ«s Artur Zheji! RIP

Gazetari Çim Peka: Cfare trishtimi. RIP!

Ministri Taulant Balla: Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!

Deputeti Flamur Noka: U prehsh në paqe Turi! Ikja jote e beftë na le me dhimbje. Ngushëllime familjes sate! Për pak ditë do të festonit ditëlindjen tënde, e ne miqtë e tu do të të uronim 64-vjetorin. Ke lënë shumë kujtime pas, si drejtues e gazetar, si prind, bashkëshort e mik. Artur Zheji ishte biri i dy shqiptarëve të shkëlqyer, i zagoritit të gjithditur Petro Zheji dhe i aktores së mirënjohur Besa Imami. Trashëgoi kulturën e tyre dhe spikati si personazh televiziv në prime. I përjetshëm kujtimi i tij!

Pastori Akil Pano: Debati ishte fisnik me ty mik. Kur mĂ« telefonoje dĂ«gjoja: ‘pastor i madh’, menjĂ«herĂ« ta ktheja: ‘Zheji i madh.’ Ishte mĂ«nyra jonĂ© t’i kujtonim njĂ«ri-tjetrit sa tĂ« vegjĂ«l ishim. Largimi yt i beftĂ« ndal hapin e njeriut qĂ« dashuron jetĂ«n dhe e fton tĂ« heshtĂ«. Mbase tĂ« mendojĂ« pĂ«r thelbin, jetĂ«n, familjen
 A Ă«shtĂ« njeriu njĂ« Ă«ndĂ«rr apo diçka mĂ« shumĂ«!? Disa grimca tĂ« parĂ«ndĂ«sishme nĂ« universin e pamatshĂ«m, apo esencĂ« qĂ« nuk zhbĂ«het?
Psalmisti kishte tĂ« drejtĂ« kur pyeti: “Kur mendoj qiejtĂ« e tu, qĂ« janĂ« vepĂ«r e gishtĂ«rinjve tĂ« tu, hĂ«nĂ«n dhe yjet qĂ« ti ke vendosur, çfarĂ« Ă«shtĂ« njeriu, qĂ« ta mbash mend, dhe biri i njeriut, qĂ« ta vizitosh?”

Jobi kishte tĂ« drejtĂ© kur shkroi: “Njeriu i lindur nga njĂ« grua jeton pak ditĂ« dhe Ă«shtĂ« plot shqetĂ«sime. Mbin si njĂ« lule, pastaj pritet; ikĂ«n me vrap si njĂ« hije dhe nuk e ka tĂ« gjatĂ«.

NĂ« qoftĂ« se njeriu vdes, a mund tĂ« kthehet pĂ«rsĂ«ri nĂ« jetĂ«? Do tĂ« prisja çdo ditĂ« tĂ« shĂ«rbimit tim tĂ« rĂ«ndĂ«, deri sa tĂ« arrinte ora e ndryshimit tim. Do tĂ« mĂ« thĂ«rrisje dhe unĂ« do tĂ« tĂ« pĂ«rgjigjesha; ti do tĂ« kishe njĂ« dĂ«shirĂ« tĂ« madhe pĂ«r veprĂ«n e duarve tĂ« tua.”

(Jobi 14:1-2, 14-15)
Qofsh me Krishtin tĂ« cilit i besove o mik. VĂ«shtro bukuritĂ« e patregueshme dhe shijo atĂ« qĂ« materia s’mund tĂ« tĂ« jepte. Do tĂ« na mungosh nga kjo anĂ« e krijimit. Zoti bekoftĂ« familjen dhe i dhĂ«ntĂ« bujarisht ngushĂ«llim dhe paqe.

Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit: Lajm i hidhur i ndarjes nga jeta tĂ« gazetarit, publicistit dhe analistit tĂ« njohur Artur Zheji (1961–2025)! Zheji u shqua pĂ«r kontributin e tij nĂ« fushĂ«n e medias dhe publicistikĂ«s, si dhe nĂ« artin skenik, ku ka lĂ«nĂ« gjurmĂ« si regjisor dhe autor i veprave artistike. TrashĂ«gimia e tij profesionale mbetet pjesĂ« e historisĂ« sĂ« gazetarisĂ« dhe kulturĂ«s shqiptare. NgushĂ«llime familjes, kolegĂ«ve dhe komunitetit mediak!

Deputeti Niko Peleshi: I trishtueshëm lajmi i ndarjes së papritur dhe të padrejtë nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Një mendje e mprehtë, një zë i guximshëm dhe një figurë e respektuar e medias shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar!

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo: Lamtumirë Zheji! Më trishtoi pa masë ndarja nga jeta e Artur Zhejit. Kjo është një humbje e madhe për shoqërinë shqiptare, miqtë, dhe veçanërisht familjarët e tij. Zheji, siç të gjithë e thërrisnin, ishte një figurë e rëndësishme e mjedisit intelektual shqiptar.

Analist i hollë politik dhe njohës i ngjarjeve ndërkombëtare, ai ishte një zë i fuqishëm përmes mendimit dhe ideve të tij, në median e shkruar dhe atë vizive.

Ndarja e parakohshme nga jeta, mĂ« trishton edhe mĂ« shumĂ«, pasi kam pasur fatin ta njoh nga afĂ«r. Kam ndarĂ« me tĂ« ide e mendime tĂ« cilat pĂ«rherĂ« i kam çmuar fort. Nga sot, shoqĂ«risĂ« sonĂ« do t’i mungojĂ« njĂ« mendje e mprehtĂ« dhe e guximshme.

NdĂ«rsa NE, miqve dhe familjarĂ«ve do t’i mungojĂ« njĂ« njeri i mirĂ« dhe i shtrenjtĂ«.
Të prehesh në paqe mik i mirë!

The post “Njeri fisnik dhe mik i çmuar”, kolegĂ« e politikanĂ« shprehin ngushĂ«llimet pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« gazetarit Artur Zheji appeared first on Albeu.com.

❌