Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident në Elbasan/ Makina merr para biçikletën, lëndohet rëndë 60-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, rreth orës 20:40, në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, në afërsi të vendit të njohur si “Ish qendra tregtare”. Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një person rreth 60 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar drejtuesit të biçikletës dëmtime në kokë.

Për shkak të goditjes  së rëndë, i plagosuri është  nisur nga Elbasani me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit./abcnews.al

Aksioni në Theth/ Rama: Forcat e xhenios s’do të largohen deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit

THETH- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish mbi aksionin e ndërmarrë në pikën turistike të Thethit për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Ai theksoi se forcat e xhenios do vijojnë të qëndrojnë në Theth deri në largimin e mbeturinës së fundit.

Sipas Ramës, mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj “marrëzie kriminale”.

Shefi i qeverisë pohon se ka nisur “Rilindja Urbane 2.0”, të cilën e shikon si një domosdoshmëri jetike për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenios, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.

Forcat e xhenios nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale.

Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE”, tha ai./abcnews.al

Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike: Ndërtoni identitet mbi vlera

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti politik Roland Bejko theksoi se për të çarë në skenën politike, partitë e vogla duhet të ndërtojnë një bazë të qëndrueshme mbi parime dhe vlera të qarta. Sipas tij, këto forca nuk mund të funksionojnë si modele autoritare, por duhet të gjejnë një kohezion të brendshëm dhe të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme mes anëtarëve të tyre, e cila nuk duhet të prishet përmes përplasjeve publike.

Bejko nënvizoi se partitë që synojnë të sjellin ndryshim duhet të kenë si udhërrëfyes vlerat demokratike, tolerancën, komunikimin e hapur dhe përkushtimin ndaj çështjeve thelbësore si liria, ndërtimi i shtetit dhe reforma sociale e ekonomike.

“Gjithçka që këta e kanë realizuar shumë gjatë dhe në detaj se si është paraqitur politika në 35 vite dhe e kanë paraqitur atë në fushata që kanë bërë, në studio dhe në biseda individuale. Këta duhet t’i kenë manual mbi tavolinë, duhet që të mbështeten në vlera morale, në parime të qëndrueshme, mbi tolerancën pa diskutim dhe duhet që të gjejnë një kohezion të brendshëm, sepse nuk mund që të funksionojë një parti moderne mbështetur tek autoritarizmi i një lidershipi të caktuar dhe tek disiplina. Këta janë të detyruar që të bashkëjetojnë në koherencë dhe të ndërtojnë disa shtylla pricipale mbi të cilat këta nuk duhet t’i negociojnë me asnjë siç janë çështjet e lirisë, të komunikimit dhe njëri-tjetrin, me shtet bërjen, me republikën me gjithçka që është keq në aspektin politik, por dhe ekonomik, social e të tjera. Këta duhet të ruajnë fillimisht një marrëdhënie të brendshme, të ruajnë njëri-tjetrin dhe të mos i zgjidhin në debate publike”, tha Bejko./abcnews.al

Çfarë ndodh nëse Zeqir Kordhoni nuk tërhiqet? Shabani: Përfundimisht nuk kam më asnjë shans që ketë mandat ta marr unë

TIRANË- Kryetari i Nisma Thurje, Endri Shabani, i ftuar në “Real Story” foli mbi debatin e krijuar për “fatin” e mandatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Ai komentoi dhe shkresën që Zeqir Kordhoni, i ka bërë KQZ, i cili i ka kërkuar t’i vihet në dispozicion letra e dorëheqjes të cilën pretendon se nuk e ka dhënë ai personalisht.

“Më lëvizjen që ka bërë Zeqiri, sikur ta çoj më tej, unë  përfundimisht nuk kam më asnjë shans që ketë mandat ta marr në katër vitet e ardhshme, sepse nëse mandati mbetet në listën e  mbyllur, unë skam më asnjë shans.

Nëse mandatin e merr Adriatikun, në katër vite mund të ndodhin një mijë gjëra, ai mund të garojë për bashkinë, garon për këtu, për aty dhe mandati më kalon mua.. Nëse mandati mbetet te lista e mbyllur, nuk  vjen kurrë radha te unë, sepse janë 12 veta aty.

E para e listës së mbyllur është familjare e Adriatik Lapajt, Ana Dajko. E dyta, pse duhet ta inkurajoja dikë që është në fund të listës pasi mund të kisha inkurajuar të dytën e listës, që është e fejuara ime apo motrën apo… Thelbi është se nuk kam asnjë interes. Nuk kam ndryshuar asnjë gjë nga fillimi në fund. Unë besoj se kemi gjetur një artificë për të garuar me lista të hapura edhe te sistemi i tyre, sepse kjo është loja dhe skema e tyre.

Vazhdoj të insistoj, i kam dërguar një letër KQZ, shpresoj që KQZ do ndjek precedentët që ka pasur. E kuptoj që aty do ketë presion edhe nga klasa e vjetër politike, sepse të gjithëve u intereson që mandati të mos kaloj në listën e hapur, Nuk ka për t’i kaluar Nismës ajo, nuk kemi për të marr mandat. Rreziku është që të mbetet te lista e mbyllur, por ngeli te lista e mbyllur askush nuk do provoj skemën që provuam ne.”, theksoi ai.

Ai pohoi se Lapaj pretendon të marrë mandatin e deputetit.

“Ai ka synimin për të marrë mandatin dhe i takon sepse është më i votuari”, theksoi ai./abcnews.al

Përplasje dhe zhgënjim në “Real Story”: Leka dhe Bejko kritikojnë krizën morale në koalicionin “Shqipëria Bëhet”

Në një debat të ngarkuar emocionalisht në studion e emisionit Real Story në ABC News, gazetari Martin Leka dhe analisti Roland Bejko shprehën shqetësimin e tyre mbi situatën aktuale politike dhe përçarjet brenda koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Leka u shpreh i zhgënjyer nga zhvillimet e fundit, duke vënë në dyshim nëse votat e marra nga ky koalicion përfaqësojnë shpresën e qytetarëve, apo janë produkt i zhgënjimit të thellë ndaj opozitës dhe mazhorancës.

Sipas Lekës, morali dhe ideja fillestare e bashkimit për ndryshim janë komprometuar, dhe bashkëpunimi me nismën “Thurje” duhet të rishqyrtohet. Ai shtoi se mandati, sipas parimeve të shpallura nga vetë drejtuesit e koalicionit, duhet t’i kishte kaluar kandidatit Shabani.

“Jam i zhgënjyer nga e gjithë kjo që ndodh. Jam shumë në dilemë se shumë vota që i kanë shkuar Shqipëria Bëhen janë vota të shpresës, apo thjesht të zhgënjimit nga opozita apo mazhoranca. Është një spektakël i shëmtuar. Nëse ne i shkojmë idesë që duhet të ngjallim shpresë, shpesa është tek fjala që hyn. Sipas fjalës së Lapajt, mandati sot duhet të merrte Shabani Në këtë situatë unë mendoj, se për hir të së vërtetës koalicioni ‘Shqipëria bëhet’ dhe nisma ‘Thurje’ duhet prishur, është prishur morali i koalicionit dhe idesë për të cilën kanë hyrë në këto zgjedhje”, tha Martin Leka.

Analisti Roland Bejko e cilësoi si të dhimbshme çfarë po ndodh me koalicionin, duke theksuar se, pavarësisht arritjes së 200 mijë votave, një sukses në kushtet e sistemit aktual zgjedhor dhe përballë figurave dominante si Rama dhe Berisha brenda strukturës është shfaqur një krizë e thellë identiteti dhe morali. Ai kritikoi mungesën e një ideologjie të qartë, duke thënë se përplasjet mes drejtuesve dhe debati publik e kanë dëmtuar rëndë imazhin e kësaj force politike.

“200 mijë vota nuk janë pak Këta janë më të votuarit dhe u mërzita shumë. Të kesh dy dinozaur të mëdhenj si Rama e Berisha dhe me këtë Kod Zgjedhor është arritje për partitë e vogla. Kam qenë pesimist se do të prisheshin. Ju mund edhe ta mbani këtë koalicion, por moralisht keni rënë. Nuk keni më një ideologji. Deri dje PD ka patur një program të djathtë që nuk e zbatoi dot kurrë. Sot nuk ka ideologji, ka vetëm Berishën. PD u ndërtua rreth një ëndrre të cilën e prishi Sali Berisha rrugës. Nuk mendoj se partia juaj do të fitonte. Unë personalisht për ty kam qenë në mbështetje, jam investuar dhe të kam dhënë vota. Në këtë moment, më dhimbset kjo që po ndodh, po humbet. U krijua perceptimi se edhe si gjithë të tjerët po ziheni për pushtet. Në këto kushte partia juaj nuk do të shkonte lart, sepse filluar cicmicet e vogla. Debati që bëri Lapaj dhe Qorin iu dëmtoi, që bëri Shehaj me Lapajn iu dëmtoi. Debatet me të mëdhenjtë dhe me të vegjlit ju ka dëmtuar”, tha Bejko i prerë./abcnews.al

Fërkimet Lapaj-Shabani/ Kreu i “Thurje”: Si qëndron e vërteta mbi debatin rreth mandatit; Adriatik Lapaj tha se ‘do të jepte dorëheqjen’, të mbante fjalën!

TIRANË- Ujërat brenda opozitarëve të rinj janë trazuar. Një ditë pasi kandidati I Nismës thurje Zeqir Kordhoni, la të kuptohej se firma e dorëheqjes se tij ishte falsifikuar, nipi i tij Endri Shabani, i është drejtuar me një shkresë kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, ku i kërkon të njohë të gjithë dorëheqjet  e 46 kandidatëve të koalicionit të paraqitura në KQZ më 11 maj.

Shabani thotë se mandati duhet ti kalojë të parit të listës së hapur, në këtë rast Adriatik Lapajt, duke shuar zërat se letra e Kordhonit ishte nxitur prej tij, dhe duke ja lënë topin Adriatik Lapaj për deklaratën e tij para zgjedhjeve lidhur me mandatin e vetëm qe nxori koalicion I tyre në 11 maj.

Të enjten, Zeqir Kordhoni, kërkoi nga KQZ që t’i vihet në dispozicion letra e dorëheqjes të cilën pretendon se nuk e ka dhënë ai personalisht, por ia ka bërë partia e Lapajt, ndaj dhe KQZ i ka hequr emrin.

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani, i ftuar në “Real Story” theksoi se partia e tij nuk ka asnjë pretendim për mandatin në fjalë, ndërsa theksoi se vonesat e KQZ-së për të konfirmuar dorëheqjet ka lënë hapësirë për interpretime të tilla.

“Median e ushqen kjo telenovelë. Zeqiri është në fund të listës së mbyllur. Aktualisht mandatin e ka Ana Dako, e cila është në krye të listës së mbyllur dhe të gjithë kanë depozituar në KQZ dorëheqjet. 46 vetë kanë depozituar dorëheqjet.  KQZ ka dy muaj që i mban dorëheqjet aty dhe ende nuk ka proceduar për njohjet e dorëheqjeve dhe të kalojë direkt te lista e hapur, Adriatik Lapaj është i parë, unë i dyti dhe kështu vazhdon, Pano Soko, që janë të renditur në listë të hapur. Këto dy muaj kanë krijuar, kanë lënë hapësirë për fushëbetejë dhe tensione që ndodhin brenda një grupimi politik. Ka disa kandidatë aty, që edhe te lista e mbyllur, por edhe aktivistë të tjerë që janë mërzitur me dy apo tre gjera, me deklarata pas zgjedhore. Këta janë të partisë Shqipëria Bëhet, nga ana e Nismës Thurje janë mërzitur për shkak sepse para zgjedhjeve Adriatiku pati marrë një angazhim, që nëse do jetë vetëm një mandat do japë dorëheqjen për pasojë do angazhohemi të gjithë, sepse ju nuk po angazhoheni të më bëni mua deputet, pas zgjedhjeve ndryshoi qëndrim. Ne si Nisma Thurje s’kemi asnjë pretendim për atë mandat. Për ne është që të ruhet parimi i listës së hapur. Fjalët që thuhet duhen mbajtur, Adriatiku ka angazhimin e vet, ka figurën e vet politike dhe e ndërton vetë marrëdhënien me votuesit, kjo është një çështje, që është në dorë të  KQZ.”, tha ai.

Rama reagon për aksionin në Theth: Mbi 100 objekte të paligjshme të shembura, nis faza e dytë e Rilindjes Urbane

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me aksionin që po zhvillohet në Theth, ku po vijon pastrimi i mbetjeve inerte dhe shembja e ndërtimeve pa leje, të cilat janë ngritur në kundërshtim të plotë me ligjin në një nga zonat më të mbrojtura natyrore dhe historike të Shqipërisë. Postimi i Ramës: Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos…

Source

Tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, banorët futen në banesë, nuk lejojnë prishjen e objektit

✇Albeu
By: M C

Vijojnë tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, teksa raportohet se disa banorë, familjarë janë futur brenda një banese dhe po pengojnë prishjen e saj.

Sipas informacioneve, disa banorë po kundërshtojnë prishjen një godine ndërsa fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur.

Bëhet me dije se pronarët kanë kërkuar më parë që të pritet verdikti i gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi.

The post Tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, banorët futen në banesë, nuk lejojnë prishjen e objektit appeared first on Albeu.com.

Adoleshentja tentoi të vrasë veten me plumb në kokë/ Detaje nga ngjarja në Vlorë, familjarët zhdukin armën dhe gëzhojën!

✇Albeu
By: M C

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës duke qëlluar veten me plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një sherri mes adoleshentes dhe babait të saj ndërsa ky i fundit është shoqëruar në komisariat pasi nuk ka bashkëpunuar me policinë.

Sipas raportimeve, familjarët pas ngjarjes kanë fshehur armën dhe gëzhojën ndërsa babait të vajzës i janë marrë faktorët plotësues nga duart për të zbuluar nëse ka qëlluar me armë apo jo.

Ka dyshime të forta se babai e ka shtyrë vajzën e tij drejt vetëvrasjes pas një debati me të. Ai, nuk e pranonte stilin e jetesës së saj.

Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë e intubuar ndërsa mësohet se e shoqërojnë gjyshërit e saj.

The post Adoleshentja tentoi të vrasë veten me plumb në kokë/ Detaje nga ngjarja në Vlorë, familjarët zhdukin armën dhe gëzhojën! appeared first on Albeu.com.

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në Theth po vijon puna për pastrimin e mbetjeve inerte të përftuara nga shembja e objekteve të ndërtuara në shkelje të ligjit në një nga zonat më të mbrojtura dhe të rëndësishme për turizmin natyror dhe historik të vendit.

Ai thekson se janë shembur mbi 100 objekte pa leje, të ndërtuara nga 40 subjekte në mënyrë të paligjshme në Theth, përfshirë struktura me mure, konstruksione metalike dhe me dru.

Në fund, ai njofton se ka nisur faza e dytë e Rilindjes Urbane 2.0, të cilën e konsideron të domosdoshme për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Postimi i Ramës:

Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.

Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale.

Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE.

Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se ndaloi konfliktin dhe se sekretari i shtetit, Marko Rubio, po punon mbi atë çështje dhe gjithashtu në ndalimin e luftërave të tjera.

“Kemi qenë shumë të suksesshëm në ndalimin e luftrave. Zgjidhëm atë mes Indisë dhe Pakistanit. Kishit Ruandën dhe Kongon që vazhdonte prej 30 vitesh. Meqë ra fjala për Indinë dhe Pakistanin, do të kishte qenë një luftë bërthamore nëse vazhdonte dhe një javë tjetër. Ashtu si po shkonte, po bëhej shumë keq. E ndalëm atë përmes tregtisë. U thashë se nuk do bënim tregti, nëse nuk e zgjidhin këtë. Dhe kështu që ndaluan.

Ruanda dhe Kongo po vazhdon prej 30 vitesh si luftë. Të paktën 7 milionë njerëz u vranë me armë shumë mizore, si hanxharë. Askush nuk u afrohej vendeve. Zgjidhëm çështjen mes Serbisë dhe Kosovës. Ishte një luftë që do të ndodhte. Në atë çështje përdora tregtinë, në fakt e përdor edhe për shumë gjëra. Tregtia është diçka e mirë për të mbyllur luftëra. Ishte me të vërtetë e rëndësishme shumë. Marco po punon fort me të gjithë këtu për paqen”, tha Trump. m.p.

Nis pastrimi i inerteve në Theth, Rama: Rilindja Urbane 2.0, jetike për Shqipërinë 2030

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Në Theth ka nisur sot, me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte pas shembjes së ndërtimeve pa leje.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aksion, ndërsa siguroi se forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit.

“Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje, nga ato me mure, tek ato me kontruksion metalik e me dru, në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të peizazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, kryeministri theksoi se “mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT-së dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale”.

“Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE”, u shpreh kryeministri Rama.

1 nga 2

/m.m//r.e//a.f/

The post Nis pastrimi i inerteve në Theth, Rama: Rilindja Urbane 2.0, jetike për Shqipërinë 2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

Irani nuk do të marrë pjesë në negociata për programin e tij bërthamor nëse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin në ndërprerjen e pasurimit të uraniumit.  Këtë qëndrim e bëri të qartë këshilltari i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Ali Akbar Velayati. “Nëse ndërprerja e pasurimit të uraniumit vendoset si kusht për negociatat, atëherë është e […]

The post Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit appeared first on FaxWeb.

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për situatën në Theth, ku tashmë operacionet për prishjen e ndërtimeve pa leje kanë përfunduar dhe ka nisur procesi i pastrimit të inerteve të mbetura pas. Kreu i qeverisë në bilancin e këtij aksioni që hasi në rezistencën e pronarëve të ngrehinave, tregon që janë prishur rreth […]

The post “Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet appeared first on FaxWeb.

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan – ish-Metalurgjik. Një autoveturë sipas burimeve nga vendngjarja ka përplasur një person i cili po qarkullonte me biçikletë në vendin e quajtur “ish-qendra tregtare”. Drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime të shumta. Paraprakisht raportohet se gjendja e të aksidentuarit kritike për jetën.

The post Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë appeared first on FaxWeb.

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

Pohimi i presidentes Vjosa Osmani bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës konfirmoi deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit” kanë nxitur debat. Beogradi zyrtar që nxitoi të mohonte këto pretendime, kaloi më pas në një narrativë tjetër […]

The post Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore appeared first on FaxWeb.

“Po dëmton interesat amerikane”, The Hill: Grindje mes Rubio dhe Grenell për politikat e jashtme

“Puna e pakontrolluar e Richard Grenell, emisarit për misione speciale të presidentit Trump, po dëmton negociatat diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe kërcënon sigurinë kombëtare”. Kështu shkruan media The Hill duke cituar disa kritikë të punës së Grenell, i cili ka shkaktuar tensione brenda Departamentit Amerikan të Shtetit. Përplasja më e fundit brenda qeverisë së […]

The post “Po dëmton interesat amerikane”, The Hill: Grindje mes Rubio dhe Grenell për politikat e jashtme appeared first on FaxWeb.

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kinës të hënën. Pjesë e ushtrimeve të përbashkët “Paqeruajtësit 2025” do të jenë forcat speciale të Serbisë dhe Kinës dhe stërvitja do të zhvillohet në provincën Hebei, në Kinën veriore, tha […]

The post Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake appeared first on FaxWeb.

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Fax News, aktivisti Sadri Kortoçi ka reaguar me tone të forta kundër zhvillimeve të fundit në zonën e Thethit, duke e quajtur situatën “një tradhti ndaj trashëgimisë kombëtare”. “Kjo është zi kombëtare,” tha Kortoçi, duke shtuar se as okupatorët nuk kanë guxuar të shkatërrojnë me këtë intensitet siç po […]

The post ‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth appeared first on FaxWeb.

Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë

Shtatë të pandehur u dënuan me 80 vjet burg: ky ishte vendimi i lexuar sot, të hënën, më 14 korrik 2025, nga kryetarja e gjykatës së Brindisit në Itali, Stefania De Angelis, për grupin italo-shqiptar që trafonte kokainë dhe heroinë. Gjykimi i shkallës së parë kishte të bënte me sasi të mëdha droge të importuara nga Holanda dhe […]

The post Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë appeared first on FaxWeb.

❌