TIRANĂ, 22 gusht /ATSH/ Jugu i ShqipĂ«risĂ« po gjallĂ«rohet permes investimeve nĂ« restaurimin e trashĂ«gimisĂ« kulturore dhe pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s nĂ« qytete si Berati, Gjirokastra, PĂ«rmeti dhe Saranda.
Banka Botërore në një artikull të publikuar në faqen e saj zyrtare vlerëson se, investimet dhe projektet e ndryshme kanë sjellë nxitjen e turizmit, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillim ekonomik, teksa ky realitet i ri po tërheq ish-banorët të kthehen në vendlindjet e tyre dhe po nxit mundësi të reja biznesi dhe zhvillimi.
Sot, gjithçka ka ndryshuar, pasi bashkitë kanë ndërmarrë hapa për të vlerësuar historinë e pasur dhe bukuritë natyrore të zonës, qytete të shpallura Trashëgimi Botërore nga UNESCO, kala antike, arkitekturë osmane, bregdet piktoresk dhe shumë të tjera. Nëpërmjet Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit (PIUTD), Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore, kanë ndihmuar në restaurimin e zonave historike, përmirësimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e shërbimeve turistike, duke sjellë mundësi të reja ekonomike dhe vende të reja pune në qytetet e Beratit, Gjirokastrës, Përmetit, Sarandës dhe zonave përreth.
Sipas BB, PIUTD Ă«shtĂ« pĂ«rqĂ«ndruar nĂ« restaurimin e 12 zonave kryesore turistike, si Qafa e Pazarit, shĂ«titorja e SarandĂ«s, kalatĂ« e Beratit, Borshit, GjirokastrĂ«s dhe KaninĂ«s, duke i bĂ«rĂ« ato mĂ« tĂ« aksesueshme. JanĂ« pĂ«rmirĂ«suar pothuajse 200,000 mÂČ hapĂ«sira publike, pĂ«rfshirĂ« rikonstruksionin e rrugĂ«ve me kalldrĂ«m, asfaltimin e rrugĂ«ve, rehabilitimin e shesheve dhe vendosjen e tabelave orientuese, trotuareve, ndriçimit, shtigjeve tĂ« reja, stolave, rampave dhe pikave tĂ« informacionit pĂ«r vizitorĂ«t.
Referuar të dhëneve të INSTAT, Shqipëria regjistroi një rritje prej 82% të numrit të vizitorëve në vitin 2024 krahasuar me vitin 2019. Në jug të vendit shifrat janë edhe më mbresëlënëse, Berati ka pritur gati katërfishin e turistëve dhe Gjirokastra gjashtëfishin, gjatë të njëjtës periudhë.
Ky fluks vizitorësh, i nxitur nga përpjekjet e sektorit publik, po i hap rrugën investimeve nga sektori privat. Sipërmarrjet vendase po zhvillohen, familjet po shndërrojnë shtëpitë karakteristike në bujtina duke krijuar eksperienca kulinarie e kulturore dhe investojnë në infrastrukturë të re si shtigje për ecje dhe biçikleta, autobusë elektrikë, varka dhe së shpejti  zip-line.
Këto sipërmarrje, vlerëson BB, po gjallërojnë fusha si turizmi i aventurës dhe aktivitetet rekreative në natyrë. Që nga fillimi i zbatimit të PIUTD në vitin 2019, numri i bizneseve të lidhura me turizmin në zonën e mbështetur nga projekti është më shumë se dyfishuar.
Ky ekosistem në rritje i sipërmarrjeve private po zgjat sezonin turistik në jug të vendit, po diversifikon burimet e të ardhurave të banorëve dhe po i kthen vendet e restauruara të trashëgimisë kulturore në qendra ekonomike plot jetë.
E gjithë kjo veprimtari ekonomike ka qenë një pikë kthese për tregun e punës në rajon, sidomos në sektorët e mikpritjes, turizmit dhe transportit. Me rëndësi është fakti se kjo rritje është gjithëpërfshirëse, më shumë se gjysma e vendeve të reja të punës u përkasin personave që shpesh përjashtohen nga tregu i punës, si gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.
BB vëren se mundësitë e shumta të krijuara nga zhvillimi i turizmit kulturor në Shqipërinë e Jugut dhe investimet që pasuan nga sektori privat kanë përmbysur rënien e popullsisë në rajon, duke vepruar si magnet për tërheqjen e ish-banorëve. Ata po kthehen në vendlindjet e tyre për të investuar, për të sjellë ide të reja dhe për të ndërtuar jetën këtu.
Kristi Magllara, e kthyer nĂ« SarandĂ« pas 15 vitesh nĂ« Gjermani dhe Austri, sot menaxhon biznesin familjar nĂ« turizĂ«m shprehet se, âKur pashĂ« zhvillimin e turizmit nĂ« ShqipĂ«ri, mendova se kishte ardhur momenti i duhur pĂ«r tâu rikthyer nĂ« shtĂ«pi, pĂ«r tĂ« zhvilluar biznesin familjar dhe pĂ«r tĂ« sjellĂ« ide tĂ« rejaâ, tha ajo.
Ky rikthim po i jep frymëmarrje të re komuniteteve dhe po ndihmon në vazhdimin e ciklit të investimeve dhe zhvillimit që po rigjallëron Jugun e Shqipërisë.
BB vlerëson se ky është një model për zhvillim të qëndrueshëm
Projekti po ruan asetet natyrore dhe kulturore të Shqipërisë, duke nxitur rritjen ekonomike. Nga restaurimi i Kalasë së Gjirokastrës, te investimet në infrastrukturë publike, ekoturizëm dhe shërbime për vizitorët, qëndrueshmëria është pjesë e çdo ndërhyrjeje të PIUTD.
Gjithashtu, bizneset kanë fituar përvojë dhe aftësi të reja, duke krijuar njësi të turizmit për të siguruar zhvillimin afatgjatë të sektorit.
Sipas BB, përvoja e zhvillimit të Jugut të Shqipërisë tregon se si ruajtja e trashëgimisë dhe zhvillimi i turizmit kulturor, të mbështetur nga komunitetet e fuqizuara dhe partnerët ndërkombëtarë, mund të krijojnë vende pune, të nxisin investime dhe të gjenerojnë transformim ekonomik.
âDuke investuar nĂ« tĂ« shkuarĂ«n, ShqipĂ«ria po ndĂ«rton njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« begatĂ«â, thekson BB.
/e.xh//a.f/
The post BB: Turizmi mbi trashëgiminë kulturore në Shqipëri, po nxit investime dhe transformim ekonomik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.