Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet: Një prej zërave më aktiv!

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetari dhe analistit të njohur Artur Zheji. Begaj e ka vlerësuar si një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri.”, shprehet Begaj.

Zheji humbi jetën në moshë 64 vjeçare si pasojë e arrestit kardiak. gazetar, analist i njohur dhe drejtues i emisionit “360 Gradë” në ABC News ka një kontribut të gjatë si gazetar dhe opinionist në mediat shqiptare.

/abcnews.al/

Begaj vizitë në Vermosh: Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës, dy mrekulli natyrore

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vizituar zonën e Vermoshit.

Në një postim në rrjetet sociale, begaj thekson se, Shqipëria është befasuese me bukuritë e saj, nga Konispoli në Vermosh.

“Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës janë dy mrekulli natyrore që ruhen me dashurinë e pastër për natyrën nga malësorët e kësaj zone. E bardhë është zemra e tyre, e qashtër natyra”, thekson Kreu i Shtetit.

Vermoshi, fshati turistik në qarkun e Shkodrës, vitet e fundit është kthyer në një ndër destinacionet turistike të preferuara për turistët, jo vetëm sa i përket klimës malore, por edhe për të apasionuarit e alpinizmit.

Rikualifikimi urban i fshatit turistik të Vermoshit, rindërtimi i rrugës, ndërtimi i Qendrës së Turizmit e kanë shndërruar edhe këtë zonë në një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë gjithë vitit nga turistë vendas e nga vende të ndryshme të botës.

Qendra e Vermoshit është transformuar tërësisht, ku shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, sot janë kthyer në bujtina mikpritëse për vizitorët.

Bujtinat e ngritura i japin kësaj zone një shëmbëlltyrë të ngjashme me bujtinat alpine të Zvicrës.

Fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë, Vermoshi, gjendet në një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit.

/gj.m/

 

The post Begaj vizitë në Vermosh: Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës, dy mrekulli natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump, letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Në mesazh presidenti Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri bazuar në  miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilët është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.

“Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të arrijmë të pamundurën.

Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të suksesshme”,  shkruan presidenti Trump në letrën drejtuar Presidentit Begaj.

Letra e presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës përcolli për 249 -vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

/gj.m/j.p/

 

The post Trump, letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump letër Begajt/ Presidenti i SHBA: Bashkëpunim për një të ardhme të sigurt

Donald Trump thyen akullin për Shqipërinë. Presidenti amerikan i ka dërguar një letër homologut të tij në Shqipëri, Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Në letër, Tramp i shkruan Begajt se pret me kënaqësi të vazhdojë bashkëpunimin për një të ardhme të sigurt e të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen permes forcës, së bashku ne mund të arrijmë të pamundurën.

Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshm edhe me të suksesshme”.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Donald Tramp thekson angazhimin e tij si President i SHBA për të vijuar këtë bashkëpunim, bazuar tek miqësia shqiptaro-amerikane, aleanca mes dy vendeve dhe idealeve mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.

Kjo është letra e parë zyrtare që Donald Tramp dërgon për Shqipërinë pas zgjedhjes së tij për herë të dytë si President i Shteteve të Bashkuara.

Letrën ai ia dërgon homologut të tij, Bajram Begaj, i cili më herët i dërgoi po një letër Donald Tramp, një mesazh urimi për 249 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Situata kritike në Gramsh nga zjarret, presidenti Begaj: Të tregohet kujdes, angazhim dhe përgjegjësi

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar i shqetësuar për situatën me zjarret në Gramsh, ku është kritike, edhe me një humbje jete. Apeli i kreut të shtetit është që të gjithë aty të kenë ndërgjegjësim maksimal, kjo duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi. ”Në emër të të gjithë shqiptarëve, falënderoj të gjithë efektivët e angazhuar, si dhe shpreh mirënjohje të thellë për ndihmën që po marrim nga…

Source

Tjetër mandat në krye të Ushtrisë/ Presidenti Begaj dekreton Arben Kingjin

Arben Kingji do të jetë për një mandat të dytë në krye të Ushtrisë Shqiptare. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të hënë në një ceremoni të posaçme, Kingjin si shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të Armatosura.

Kjo është hera e dytë që Kingji dekretohet në të njëjtën detyrë.

Herën e parë ai u dekretua po nga Presidenti Begaj në vitin 2022, me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Ne fakt, Kingji pasoi ne detyre pikërisht Bajram Begajn, përpara se ky i fundit te linte detyrën si shef i shtabit të përgjithshëm për tu mandatuar si president.

Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të tjera të Forcave të Armatosura.

Kingji vjen nga një karrierë e gjatë dhe profesionale në ushtrinë shqiptare, me grada e pozicione te larta, por edhe dekoratat me te larta nga Presidenti i Republikës.

/abcnews.al/

Begaj ndan pamje nga Kisha e Shën Apostujve: I ka mbijetuar pushtimeve nga dashuria e banorëve

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Kisha e Shën Apostujve, (Shën Pjetrit dhe Pavlit), në Hoshtevë, një prej monumenteve më të veçanta në Shqipëri, është kthyer në një destinacion turistik për vizitorët të cilët shohin afreske mbresëlënëse si dhe rrënoja që mbartin histori.

Presidenti Bajram Begaj ndau në një postim në rrjetet sociale pamje nga Kisha e Shën Apostujve, ku shkruan se “e pikturuar e gjitha me afreske, shfaqet si një befasi e bukur pas malit Dhëmbel”.

Begaj shkruan më tej se “ajo i ka mbijetuar pushtimeve dhe regjimit nga kujdesi dhe dashuria e banorëve të zonës, pavarësisht besimeve të tyre fetare”.

Manastiri i Shën Pjetrit dhe Pavlit gjendet mbi një kodër në verilindje të fshatit Vithkuq. Nga godinat e manastirit ka mbetur vetëm kisha e “Shën Pjetrit dhe Pavlit”, sepse konakët e manastirit janë shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Konakët e manastirit kanë qenë dy dhe trikatëshe dhe shtriheshin në tri anët e oborrit të brendshëm, i cili kishte sipërfaqe rreth 200 metra katrore. Anash tij në formën e shkronjës “U” gjendeshin rreth 40 qela banimi. Ndërsa në katin e dytë të konakëve gjendej biblioteka, ku ruheshin dorëshkrime me vlerë rreth historisë së Korçës dhe Voskopojës.

Kisha përbëhet nga naosi dhe një portik përpara hyrjes kryesore. Kisha është e tipit bazilikë trinefëshe me kupolë. Ajo u ndërtua rreth vitit 1759-1764.

Në përfundim të saj, kisha u pikturua prej piktorëve Kostandin e Athanas Zografi. Ndërsa ikonostasi është pikturuar në vitin 1748 nga Kostandin Shpataraku.

/m.q//a.f/

The post Begaj ndan pamje nga Kisha e Shën Apostujve: I ka mbijetuar pushtimeve nga dashuria e banorëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj viziton në QSUT komisar Agim Trocin që pësoi djegie nga zjarri në Delvinë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi mbrëmjen e sotme në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë.

Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm dhe përkushtimin e komisar Trocit dhe dha një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët:

“Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta.

Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi – parandalimi fillon nga secili prej nesh. Bashkëpunimi dhe kontributi me këto struktura është thelbësor për sigurinë e jetës dhe të pronës.

Çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe sjell pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë”, u shpreh Begaj.

Presidenti Begaj theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit.

/r.e/

The post Begaj viziton në QSUT komisar Agim Trocin që pësoi djegie nga zjarri në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj në Berat: Kuvendi i Sinjës, ngjarja historike që na thërret të jemi të bashkuar për të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj ishte sot në qytetin e Beratit për të përkujtuar 113-vjetorin e Kuvendit të Sinjës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, që parapriu shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kreu i Shtetit u prit nga kryetari në detyrë i bashkisë Berat, Ervin Ceca me të cilin diskutoi mbi projektet dhe iniciativat lokale. Në shoqërinë e autoriteteve vendore, deputetëve…

Source

Kuvendi i Sinjës/ Presidenti Begaj në Berat: Ngjarja historike që na thërret të jemi të bashkuar për të ardhmen

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte sot në qytetin e Beratit për të përkujtuar 113-vjetorin e Kuvendit të Sinjës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, që parapriu shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kreu i Shtetit u prit nga kryetari në detyrë i Bashkisë Berat, Ervin Ceca me të cilin diskutoi mbi projektet dhe iniciativat lokale.

Në shoqërinë e autoriteteve vendore, deputetëve, përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të shoqërisë civile, Presidenti vendosi një kurorë në monumentin kushtuar Kuvendit dhe vizitoi muzeun përkujtimor.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj theksoi se Kuvendi i Sinjës ishte një akt guximi dhe bashkimi, ku shqiptarët vendosën të lënë mënjanë ndasitë fetare, krahinore apo personale për të vënë përpara një interes madhor: shpëtimin e Shqipërisë.

“Kuvendi i Sinjës ishte parathënia e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte një shprehje e fuqishme e unitetit dhe harmonisë kombëtare. Këtu u vendos që përballë kërcënimit nuk do të kishte më ndasi, as fetare, as krahinore, as personale, por vetëm një interes madhor, interesi i shpëtimit dhe mbijetesës së Shqipërisë,” – u shpreh Presidenti Begaj.

Duke e cilësuar historinë si “jo thjesht kujtim, por pasqyrë”, Kreu i Shtetit u ndal në domosdoshmërinë e unitetit kombëtar në sfidat e sotme, si: siguria, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e identitetit.

“Në një botë që ndryshon me ritme të vrullshme, ku sfidat janë të shumta, nga siguria, te zhvillimi ekonomik e teknologjik dhe ruajtja e identitetit kombëtar, na duhet më shumë se kurrë fryma e Kuvendit të Sinjës: fryma e bashkimit, e besimit te njëri-tjetri dhe përgjegjësia e përbashkët,” – theksoi Presidenti i Republikës.

Në një mesazh drejtuar të rinjve, Presidenti Begaj nënvizoi se historia shqiptare nuk është histori viktimash, por e qëndresës dhe e ringritjes, duke u bërë thirrje brezave të punojnë për një Shqipëri më të drejtë, më të bashkuar e më të denjë: “Të mos harrojmë se ashtu si në Sinjë, çdo brez ka kuvendin e vet dhe çdo brez duhet të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur. Nëse gjeneratat e kaluara dhanë gjithçka për lirinë, ne duhet të japim gjithçka për dinjitetin, për mirëqenien, për zhvillimin e këtij vendi që e duam kaq shumë”, – përfundoi fjalën e tij Kreu i Shtetit.

Ceremonia përkujtuese e Kuvendit të Sinjës u mbyll me thirrjen e Presidentit për më shumë ndershmëri, bashkim dhe frymëzim nga vlerat e Rilindjes Kombëtare.
Presidenti vizitoi edhe muzeun e Sinjës, ndërsa ftoi autoritetet vendore të shtojnë vëmendjen e edukimit të rinisë me historinë nëpërmjet vizitave në muzeume.

Presidenti Begaj: Bursat Chevening, rrjet cilësor profesionistësh me lidhje të forta me Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim përfaqësues të rrjetit Albanian Chevening Alumni dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Tiranë. Kreu i Shtetit vlerësoi iniciativën e këtij rrjeti për të ndërtuar ura komunikimi me institucionet shqiptare dhe u shpreh mjaft i interesuar për të shkëmbyer mendime mbi mbështetjen e të rinjve shqiptarë të arsimuar jashtë vendit dhe kthimin e tyre në…

Source

Begaj pret në takim përfaqësues përfaqësues të rrjetit “Albanian Chevening Alumni” dhe të ambasadës britanike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim përfaqësues të rrjetit Albanian Chevening Alumni dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Tiranë.

Presidenti Begaj vlerësoi iniciativën e këtij rrjeti për të ndërtuar ura komunikimi me institucionet shqiptare dhe u shpreh mjaft i interesuar për të shkëmbyer mendime mbi mbështetjen e të rinjve shqiptarë të arsimuar jashtë vendit dhe kthimin e tyre në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen me bursat Chevening dhe theksoi: “Këto bursa kanë rendësi të veçantë jo vetëm për numrin e studimeve cilësore që mbulojnë, por edhe për krijimin e një rrjeti cilësor profesionistësh e intelektualësh me lidhje të forta me një vend mik si Mbretëria e Bashkuar”.

Presidenti Begaj theksoi se potenciali i të rinjve të mirëshkolluar që kthehen në atdhe duhet shfrytëzuar në të mirë të përparimit të vendit.

Kreu i Shtetit dëgjoi me vëmendje shembujt konkretë të kontributit të profesionistëve të këtij rrjeti në Shqipëri dhe diskutoi me ta për hapa konkretë mbështetës të iniciativave të tyre.

Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën Bajram Begaj

“Dushi” i ftohtë që morën nga Brukseli zyrtar për krizën e mandateve të gjyqtarëve kushtetues, ka nxitur kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, të bëjnë përpjekje për të pastruar sadopak veten para syve të partnerëve ndërkombëtarë, nëpërmjet deklaratave të rreme. Komisioni Europian, në raportin për ‘Shtetin e së […]

The post Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën Bajram Begaj appeared first on BoldNews.al.

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar më 14 korrik, lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Besiana Kadare.

Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, e ka mbajtur këtë post diplomatik për vite me radhë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe përfshirjen e saj në listën e trashëgimive botërore të mbrojtura.

Besiana Kadare, u emërua në këtë post më 1 tetor të vitit 2021, me dekret të Presidentit të asaj kohe, Ilir Meta.

Më parë, ajo ka qenë ambasadore e vendit në OKB.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi apo ndonjë informacion për pasuesin e diplomates.

The post Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO appeared first on Telegrafi.

Presidenti Begaj liron nga detyra vajzën e Ismail Kadaresë, mbante postin si ambasadore e Shqipërisë në UNESCO

Presidenti Bajram Begaj, ka liruar nga detyra Besiana Kadarenë, vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare. Besiana Kadare mban detyrën e ambasadores së Shqipërisë në UNESCO. PRESIDENTI D E K R E T PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”…

Source

Takimi Begaj-Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë faktor vendimtar shtetformues, mbështetës të rrugës Euroatlantike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i cili po qëndron në vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, ka takuar edhe kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Begaj shkruan në rrjetet sociale se shqiptarët janë faktor vendimtar dhe shtetformues në RMV.

“Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”, njoftoi Begaj.

Ali Ahmeti tha se me Begajn kanë biseduar “me përkushtim për përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit të plotë të rajonit tonë në Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona është kyç për të ndërtuar ura mirëkuptimi, për të forcuar partneritetet strategjike dhe për t’i dhënë rajonit një drejtim të qartë evropian. Angazhimi ynë i përbashkët për të ardhmen evropiane nuk është vetëm objektiv politik, por vizion i përbashkët për paqe të qëndrueshme, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se presidenti Begaj u takua dje edhe me presidenten e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova si dhe me disa politikanë të tjerë në ngjarjen kulturore “Vera e Ohrit”.

The post Takimi Begaj-Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë faktor vendimtar shtetformues, mbështetës të rrugës Euroatlantike appeared first on Telegrafi.

Presidenti Begaj takohet në Ohër me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor shtetformues

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shpërndarë një mesazh në platformën “X”, ku shpreh kënaqësinë për takimin në Ohër me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në deklaratën e tij, kreu i shtetit thekson rolin vendimtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor shtetformues dhe kontribuues të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendit.

“Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”, ka shkruar Presidenti Begaj.

Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës… pic.twitter.com/zxUJEDpdCX

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 13, 2025

Srebrenica, 30-vjet nga gjenocidi/ Begaj: Masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore

Presidenti Bajram Begaj kujtoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë masakrën tragjike që ndodhi 30 vite më parë, ku mbi 8,000 djem dhe burra boshnjakë u vranë nga ushtria serbe, ndërsa mijëra të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ai theksoi rëndësinë e përkujtimit të kësaj ngjarjeje dhe theksoi përgjegjësinë e përditshme të secilit për të ruajtur paqen.

“30 vite më parë në Srebrenicë ndodhi masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore.  Më shumë se 8000 djem dhe burra boshnjakë u masakruan nga ushtria serbe dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicës, jemi pranë familjeve që vijojnë të mbajnë dhembjen e thellë për njerëzit e tyre të dashur viktima të këtij gjenocidi.

30 vjet më pas, Srebrenica na kujton për rëndësinë që ka veprimi i përditshëm i çdonjërit prej nesh në shërbim të paqes”, ka shkruar Presidenti Begaj./abcnews.al

Raporti për Shqipërinë, Begaj: Energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në BE

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 – 2024.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në platformën X dhe në Facebook, Presidenti Begaj e vlerëson këtë rezolutë si mbështetje ndaj procesit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, shprehet Presidenti Begaj.

Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit më datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Evropian miratoi sot në seancë plenare në Strasburg me 502 vota nga 686 të pranishëm në sallë, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024, i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder.

PE miraton raportin, vlerësohet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë drejt BE-së

/gj.m//r.e//a.f/

The post Raporti për Shqipërinë, Begaj: Energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapiteni hero që humbi jetën për të shpëtuar turistët në Shkodër/ Begaj: Nderim përjetë Arben Anamalit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur nderimet dhe ngushëllimet, për kapitenin, Arben Anamali. 51-vjeçari humbi tragjikisht jetën në liqenin e Shkodrës, teksa tentoi që t’u shpëtonte jetën dy turistëve.

“Nderim përjetë Arben Anamalit, kapitenit 51- vjeçar nga Shkodra  për aktin heroik të shpëtimit të dy turistëve nga mbytja duke dëshmuar një model shoqëror dhe shpirt heroik. Jam pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbje”, ka shkruar Presidenti Begaj./abcnews.al

❌