❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Euroja zbret në nivelin më të ulët historik

TIRANË, 12 korrik  /ATSH/ Leku ka forcuar ndjeshĂ«m pozitat nĂ« kĂ«mbim me monedhat e huaja pĂ«rgjatĂ« javĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« muajit korrik tĂ« kĂ«tij viti, ndĂ«rsa euroja zbreti nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t historik.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë monedha europiane është dobësuar me 0,06 lekë këtë fundjavë. Ajo këmbehej në fillim të javës me 97,90 lekë dhe në fundjavë me 97,84 lekë.

Gjithashtu luhatje të terrenit ka shfaqur edhe dollari amerikan që këmbehet sot me 84,14  lekë kundrejt 83,85 lekë që ishte të hënën. Monedha e gjelbër amerikane këtë javë u forcua me 0,29 lekë.

Ndërsa paundi britanik pas një rritjeje të vlerës ditën e mërkurë në vlerën 113,66 lekë, ka shënuar një rënie ditën e premte duke kapur kuotën e 113,39 lekë me një zbritje totale prej 0,07 lekë nga dita e hënë, kur u këmbye me 113,46 lekë.

Franga zvicerane ka pësuar një rritje graduale që nga dita e hënë duke u këmbyer sot me 105,083 lekë kundrejt vlerës 104 ,65 lekë që këmbehej ditën e hënë. /j.p/

The post Euroja zbret në nivelin më të ulët historik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Pezullohen inspektimet e paautorizuara, inspektorĂ«t e AKU do t’i nĂ«nshtrohen vlerĂ«simit

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njoftoi masa tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r forcimin e kontrollit dhe transparencĂ«s nĂ« aktivitetin e Autoritetit KombĂ«tar tĂ« Ushqimit (AKU), pas shtimit tĂ« ankesave dhe shkeljeve tĂ« konstatuara nĂ« terren.

Ministrja ka urdhëruar pezullimin e të gjitha inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara, si dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm vlerësimi me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Komisioni do tĂ« rivlerĂ«sojĂ« trupĂ«n aktuale tĂ« inspektorĂ«ve tĂ« AKU-sĂ«, si dhe do tĂ« merret me pĂ«rzgjedhjen e aplikantĂ«ve tĂ« rinj, me synim krijimin e njĂ« profili tĂ« ri inspektues nĂ« pĂ«rputhje me ligjin “PĂ«r inspektimet” dhe nĂ« mbrojtje tĂ« interesit tĂ« konsumatorit.

Në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, ministrja parashtroi nevojën e dyfishimit të kuotave për studentët që angazhohen në fushën e sigurisë ushqimore, duke i hapur rrugën kështu ndërtimit të një brezi të ri profesionistësh të formuar sipas standardeve europiane.

“Le tĂ« mos harrojmĂ« qĂ« ky universitet shumĂ« shpejt ka tĂ« njĂ«suar certifikatĂ«n me njĂ« nga universitetet mĂ« prestigjioze nĂ« EvropĂ«, qĂ« Ă«shtĂ« BOKU”, tha ministrja Denaj.

Garantimi i sigurisë ushqimore është një detyrim ligjor për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe për të gjitha institucionet e saj të varësisë.

Rektori i UBT-së Fatbardh Sallaku, vuri në dukje bashkëpunimin e konsoliduar tashmë të MBZHR-së me UBT ndërsa e vlerësoi përfshirjen e UBT-së në procesin e vlerësimit të sftafit të AKU-së, përgjegjësi dhe angazhim të plotë.

Sallaku tha se, UBT është institucioni i vetëm në Shqipëri që mbulon dhe përpiqet të sigurojë të gjitha kompetencat profesionale në fushën e bujqësisë dhe që janë të lidhura drejtëpërdrejtë edhe me sigurinë ushqimore.

“Do tĂ« sjellim nĂ« komisionin e ngritur pĂ«r kĂ«tĂ« çëshje, njerĂ«zit mĂ« me pĂ«rvojĂ« dhe jashtĂ« çdo konflikt interesi”, tha Sallaku.

/j.p/

The post Denaj: Pezullohen inspektimet e paautorizuara, inspektorĂ«t e AKU do t’i nĂ«nshtrohen vlerĂ«simit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Goxhobelli: 25 mijë legalizime deri në dhjetor 2025

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Drejtoresha e AgjencisĂ« ShtetĂ«rore tĂ« KadastrĂ«s Lorena Goxhobelli u shpreh sot se vetĂ«m nĂ« 6-mujorin e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti ky institucion ka nxjerrĂ« mĂ« shumĂ« vendime legalizimi se sa nĂ« tĂ« gjithĂ« vitin e kaluar.

Duke iu referuar takimit tĂ« djeshĂ«m me Kryeministrin Rama dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« bashkive nga i gjithĂ« vendi, Goxhobelli theksoi se nĂ« takim u fol hapur “pĂ«r sfidat dhe hapat konkretĂ« qĂ« po ndĂ«rmarrim pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar procesin e legalizimeve, regjistrimin fillestar dhe kalimin e tokĂ«s bujqĂ«sore nĂ« pronĂ«si”.

“Do tĂ« realizojmĂ« 25 mijĂ« legalizime deri nĂ« dhjetor 2025”, tha Goxhobelli.

Ajo theksoi se procesi kërkon përkushtim dhe bashkëpunim të fortë me bashkitë, sepse siç u shpreh ajo,  për çdo vendim të miratuar qëndron një familje që më në fund mund të ndihet e sigurt për pronën e saj. /j.p/

1 nga 5

The post Goxhobelli: 25 mijë legalizime deri në dhjetor 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare 2025, AZHBR nis disbursimin e blegtorëve

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Agjencia e Zhvillimit BujqĂ«sor dhe Rural (AZHBR) ka nisur disbursimin e pagesave pĂ«r blegtorĂ«t, ndĂ«rsa ka publikuar listĂ«n e aplikantĂ«ve pĂ«rfitues tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« MbĂ«shtetjes nĂ« BujqĂ«si 2025.

Sipas AZHBR-sĂ«, nĂ« masĂ«n l: “PĂ«r tufĂ«n bazĂ« tĂ« matrikulluar tĂ« krerĂ«ve tĂ« gjedhit” janĂ« kualifikuar 3971 aplikime.

Për herë të parë, këtë vit mbështeten fermat e viçave, me financim të drejtëpërdrejtë për gjedhët, në vlerën deri në 10 mijë lekë/krerë lopë/mëshqerrë dhe deri në 5 mijë lekë/krerë viça për çdo fermer të shpallur përfitues.

Gjithashtu, fermat me më shumë se 50 krerë mbështeten me financim deri në 50% të kostove.

Vitin e kaluar nga kjo masë u mbështetën me subvencion 3503 fermerë. Për këtë vit numri i aplikimeve është rritur, gjithashtu dhe i përfituesve të cilët kanë plotësuar kriteret dhe dokumentet që kërkon zbatimi i skemës.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025 ofron financim 100% për grupimet e fermerëve dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit.

Aplikimet për të përfituar nga 8 masat e mbëshetjes të Skemës Kombëtare 2025, u kryen online në portalin e-Albania nga data 30 prill deri më 30 maj dhe pas nënshtrimit të  kontrollit administrativ për verifikim, AZHBR publikon listën e përfitueseve për secilën masë.

/e.xh/j.p/

The post Skema Kombëtare 2025, AZHBR nis disbursimin e blegtorëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Bashkitë, strukturë të posaçme për monitorimin e administrimit

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri i Shtetit pĂ«r Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se, ligji i ri “PĂ«r administrimin e bashkĂ«pronĂ«sisĂ« nĂ« ndĂ«rtesa”, ka nĂ« fokus tĂ« veçantĂ« parashtrimin e detyrave pĂ«r bashkitĂ« nĂ« raport me zbatimin e kĂ«tij ligji.

Gjatë takimit me kryetarët e bashkive, Mazniku vuri në dukje se, ligji ristrukturon në tri kolona kryesore të gjithë konceptimin e bashkëpronësisë në Shqipëri: Akti i bashkëpronësisë, ku ASHK lëshon certifikatën e pronësisë të ideuar për pjesën e pronës që i takon në tërësinë e pronës së përbashkët; së dyti, është libri i pronësisë, ku parashtrohet të dhëna për vitin e ndërtimit të objektit, llojin e ndërtesës, elementë të bashkëpronësisë, pra një regjistër publik që i vihen në dispozicion gjithkujt, që do ta blejë atë pronë për ta informuar mbi çdo detaj; së treti, strukturohen kategoritë e mirëmbajtjes dhe higjienës.

Sipas tij, komponent i rëndësishëm është edhe ridimensionimi i mënyrës së ndërveprimit midis asamblesë, kryesisë dhe administratorit.

“Ligji parashikon qĂ« administratori tĂ« pajiset me njĂ« numĂ«r NIPT-i, qĂ« i jep mundĂ«si pĂ«r kryerjen e shĂ«rbimeve me faturĂ« dhe gjithashtu ai mund tĂ« hapĂ« edhe njĂ« llogari bankare pĂ«r mbledhjen e tĂ« ardhurave nga tarifimi i administrimit. NjĂ« element i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« edhe ndarja e fondit rezervĂ«, pas shpenzimeve pĂ«r shĂ«rbimet e kryera”, vuri nĂ« dukje ai.

Duke u ndalur nĂ« rolin e bashkive nĂ« kĂ«tĂ« proces, Mazniku theksoi se, “bashkitĂ« mbajnĂ« librin e bashkĂ«pronĂ«sisĂ«, pĂ«rcaktojnĂ« tarifĂ«n e referencĂ«s; inspektojnĂ« normat detyruese tĂ« shĂ«rbimeve dhe krijojnĂ« njĂ« strukturĂ« tĂ« posaçme pĂ«r zgjidhjen e mosmarrĂ«veshjeve”.

“BashkitĂ« do tĂ« krijojnĂ« strukturĂ« tĂ« posaçme pĂ«r monitorimin e administrimit”, tha Mazniku, teksa ftoi bashkitĂ« tĂ« nisin qĂ« tani punĂ«n pĂ«r kĂ«tĂ« proces.

/e.xh//r.e/

The post Ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Bashkitë, strukturë të posaçme për monitorimin e administrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Në reformën e re të territorit, shtojmë mbrojtjen e peizazheve

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, nĂ« takimin qĂ« zhvilloi sot me kryebashkiakĂ«t e vendit, tha se nĂ« reformĂ«n e re territoriale, do tĂ« shtohet edhe njĂ« element tjetĂ«r, ai pĂ«r zonat e mbrojtura.

Rama theksoi se, nuk mund të lejohet që të gjitha kodrat e bregdetit shqiptar dhe ato të Tiranës të mbushen me resorte dhe vila.

â€œĂ‡Ă«shtja e pronĂ«sisĂ« mbi tokĂ«n bujqĂ«sore ka ardhur koha dhe duhet tĂ« shihet qartĂ« se çfarĂ« Ă«shtĂ« mbi tokĂ«n bujqĂ«sore dhe çfarĂ« Ă«shtĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r pronĂ« nĂ« ndĂ«rtim, sepse historia e ATMP-ve nĂ« shkĂ«mbinj, e gĂ«rxhe, qĂ« natyrisht s’ka pasur kurrĂ« bujqĂ«si, por qĂ«llimi ka qenĂ«, kap tokĂ« qĂ« tĂ« bĂ«sh ndĂ«rtim. Ne kemi filluar njĂ« punĂ« me AgjencinĂ« e Planifikimit dhe tĂ« Zhvillimit Urban dhe pjesĂ« e reformĂ«s sĂ« territorit do tĂ« jetĂ« edhe pĂ«rfshirja e njĂ« elementi tjetĂ«r, qĂ« Ă«shtĂ« arkitekti i peizazhit, mbrojtja e peizazheve, se nuk mundet dot qĂ« tĂ« gjitha kodrat e bregdetit shqiptar tĂ« mbushen me resorte, vila apo kodrat e TiranĂ«s me pallate. Siç bĂ«mĂ« me Porto Palermon qĂ« e kthyen tĂ« tĂ«rĂ« gjirin nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« mbrojtur, do tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« skedĂ« tĂ« re pĂ«r tĂ« mbrojtur pjesĂ« tĂ« peizazhit pĂ«rgjatĂ« bregdetit dhe rreth gjithĂ« qyteteve. TĂ« ndĂ«rtosh kulla nĂ« qytet Ă«shtĂ« gjĂ«ja e duhur, pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar tokĂ«n me njĂ« intensitet tĂ« lartĂ« nĂ« lartĂ«si dhe pĂ«r tĂ« mos u hapur si varrezat e TiranĂ«s, qĂ« mund tĂ« pĂ«rfundojnĂ« deri nĂ« DurrĂ«s. TĂ« ndĂ«rtosh me intensitet tĂ« lartĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e mirĂ« sesa tĂ« hapesh nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin”, tha Rama.

Rama tërhoqi vëmendjen për të bërë shumë kujdes në kërkesat për ATMP, që të mos kthehen njësoj si ato proceset e legalizimit.

Rama tha se duhen refuzuar kërkesat për pronësi në tokë bujqësore, që dihet se nuk kanë qenë bujqësore dhe nuk kanë për të qenë kurrë bujqësore.

“Ka ardhur koha tĂ« vĂ«mĂ« njĂ« kufi. Kush do tĂ« bĂ«jĂ« bujqĂ«si, tĂ« bĂ«jĂ« bujqĂ«si, kush do tĂ« bĂ«jĂ« sikur do tĂ« bĂ«jĂ« bujqĂ«si dhe tĂ« pĂ«rfitojĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« qĂ« s’kanĂ« qenĂ« tĂ« shkelura nga kĂ«mba e njeriut, por pastaj i mbushin me beton, kjo nuk mund tĂ« funksionojĂ«â€, u shpreh kryeministri.

Rama u shpreh se qëllimi është që të ruhet turizmi në harmoni me natyrën dhe pjesën e zhvilluar.

“Ka zona fantastike qĂ« duhet t’i mbrojmĂ«, sepse ajo qĂ« ShqipĂ«ria duhet tĂ« ofrojĂ«, duhet tĂ« jetĂ« turizĂ«m i njĂ« cilĂ«sie tĂ« lartĂ«, i harmonizuar mes natyrĂ«s dhe pjesĂ«ve tĂ« zhvilluara. Ndryshe, çfarĂ« kuptimi ka tĂ« bĂ«hemi si Golemi, qĂ« tani Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« “pyll” i madh”, u shpreh Rama.

/a.f//r.e/

The post Rama: Në reformën e re të territorit, shtojmë mbrojtjen e peizazheve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mazniku: Portali “Paketa e Maleve.gov”, nga nesĂ«r aktiv pĂ«r aplikime

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Ministri i Shtetit pĂ«r Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku njoftoi se, nga nesĂ«r (12 korrik) do tĂ« jetĂ« aktiv portali “Paketa e Maleve.gov”, qĂ« krahas informimit pĂ«r kriteret, dokumentet dhe lehtĂ«sitĂ« fiskale, mundĂ«son edhe aplikimet pĂ«r shprehje interesi nga ana e qytetarĂ«ve dhe bizneseve qĂ« duan tĂ« investojnĂ« pĂ«r zhvillimin e ekonomisĂ« sĂ« zonĂ«s.

I pranishĂ«m nĂ« takimin qĂ« zhvilloi kryeministri Edi Rama, me kryetarĂ«t e bashkive, pĂ«r performancĂ«n lokale nĂ« funksion tĂ« vizionit “ShqipĂ«ria 2030” dhe rrugĂ«s sĂ« pandalshme drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Europian, Mazniku tha se, “hapi i parĂ« nĂ« zbatim tĂ« PaketĂ«s sĂ« Maleve, Ă«shtĂ« se çdo bashki duhet tĂ« ngrejĂ« njĂ« grup pune me pesĂ« anĂ«tarĂ« qĂ« duhet tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« zonat me prioritet zhvillimi nĂ« territorin e bashkisĂ«â€.

Mazniku shpjegoi se, pas analizës së thelluar bëhet shpallja e zonës për zhvillim, me vendim të Këshillit të Ministrave, që jep fillimin esencial të zbatimit specifik në territor të Paketës së Maleve, ndërsa njoftoi se tashmë ka dalë udhëzimi që përcakton kriteret dhe dokumentacionin për identifikimin e zonave me prioritet zhvillimi në territorin e bashkive, në kuadër të kësaj pakete.

Sipas ministrit, interesi për zbatimin e Paketës së Maleve është i madh dhe ka bashki që e kanë nisur këtë proces për përcaktimin e zonave me potencial zhvillimi.

“Sa mĂ« shpejt tĂ« vijnĂ« propozimet nga ana e bashkive, aq mĂ« shpejt mund tĂ« kalohen propozimet nĂ« KĂ«shillin e Ministrave dhe tĂ« fillojĂ« zbatimi”, u shpreh Mazniku, ndĂ«rsa bĂ«ri tĂ« ditur se, nga Paketa e Maleve qeveria pret njĂ« ofertĂ« turistike edhe mĂ« tĂ« larmishme, në  agroturizme apo investime tĂ« tjera qĂ« nxisin ekonominĂ« lokale.

Paketa e Maleve, nëpërmjet mbĂ«shtetjes me dy instrumente: ligjor dhe financiar, synon të nxisë investimet në zonat rurale malore nga të gjithë ata që përmbushin kushtet e nevojshme.

Qeveria ka parashikuar që 500 aplikimet e para do të jenë pa taksa, ndërsa synohet që një pjesë e emigrantëve të kthehen në vend për të përfituar nga nisma.

/e.xh//a.f//r.e/

The post Mazniku: Portali “Paketa e Maleve.gov”, nga nesĂ«r aktiv pĂ«r aplikime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Qendër kombëtare për monitorimin e ndërtimeve, kontroll 24 orë me GPS

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmĂ« po punohet pĂ«r tĂ« pasur njĂ« kontroll teknologjik mbi territorin e vendit.

NĂ« takimin qĂ« zhvilloi sot nĂ« DurrĂ«s me kryetarĂ«t e bashkive, pĂ«r performancĂ«n lokale nĂ« funksion tĂ« vizionit “ShqipĂ«ria 2030” dhe rrugĂ«s sĂ« pandalshme drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Europian, Rama tha se “sot jemi nĂ« kushtet kur nuk mund tĂ« mbetemi vetĂ«m tek sytĂ« e njerĂ«zve nĂ« territor dhe kur po bĂ«jmĂ« gjĂ«rat bashkĂ« pĂ«r tĂ« pasur njĂ« kontroll teknologjik mbi territorin qĂ« tĂ« na garantojĂ«, siç ka filluar punĂ«n Qendra KombĂ«tare e Monitorimit tĂ« Trafikut Rrugor dhe do tĂ« bĂ«het tĂ«rĂ«sisht teknologjike me projektin e ri qĂ« kemi nisur tanimĂ« me Emiratet e Bashkuara, ashtu do tĂ« bĂ«het edhe me territorin”.

Rama theksoi se, “inspektimi i territorit, nĂ« kuptimin e ndĂ«rtimeve, duhet tĂ« mbĂ«shtetet nga njĂ« fuqi e madhe teknologjike me dronĂ«t dhe satelitĂ«t qĂ« i kemi, por edhe me njĂ« strukturĂ« tĂ« dedikuar qĂ«, siç Ă«shtĂ« Qendra e Monitorit tĂ« Trafikuar, duhet tĂ« ndĂ«rtojmĂ« edhe QendrĂ«n e Monitorimit tĂ« Territorit”.

Sipas tij, Agjencia e Monitorimit të Territorit ka përgatitur ndërkohë edhe një rregullore të për të gjitha kompanitë e ndërtimit.

“TĂ« gjitha kompanitĂ« e ndĂ«rtimit pĂ«r qĂ«llime fitimi, flasim pĂ«r pallate e ndĂ«rtime qĂ« kanĂ« impakte tĂ« caktuara nĂ« jetĂ«n e banorĂ«ve gjatĂ« kohĂ«s sĂ« ndĂ«rtimit, do tĂ« detyrohen tĂ« pajisen tĂ« gjitha kantieret me kamera online 24 orĂ« dhe tĂ« ndiqen nĂ« kohĂ« reale nga forcat e inspektimit. Ashtu sikundĂ«r kantieret qoftĂ« tĂ« gjitha llojet kantieret e ndĂ«rtimit tĂ« pajisen me GPS qĂ« tĂ« monitorohet i gjithĂ« trafiku i tyre edhe nĂ« funksion tĂ« hedhjes aty ku duhet tĂ« mbetjeve tĂ« kantierit dhe tĂ« materialeve qĂ« hyjnĂ« edhe dalin, nĂ« kantiere ku ka evazion tĂ« konsiderueshĂ«m”, tha Rama, teksa vuri nĂ« dukej se nĂ« legjislacion do tĂ« forcohet roli dhe pĂ«rgjegjĂ«sia e arkitektit.

/a.f//r.e/

The post Rama: Qendër kombëtare për monitorimin e ndërtimeve, kontroll 24 orë me GPS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Teknologjitë e reja, nxitje për rritjen e prodhimit bujqësor

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ PĂ«rpjekjet e MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, institucioneve tĂ« linjĂ«s dhe fermerĂ«ve janĂ« pĂ«rqendruar pĂ«r zhvillimin e bujqĂ«sisĂ« duke e orientuar atĂ« nĂ« pĂ«rdorimin e teknologjive dhe praktikave inovative, si hapi i duhur nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e prodhimit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga fushat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, në Korçë, ku testohen varietete të reja të grurit dhe patates.

Rezultatet e testuara nĂ« kĂ«tĂ« qendĂ«r do t’i ndihmojnĂ« fermerĂ«t nĂ« zgjedhjen e kultivarĂ«ve mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r prodhim tĂ« lartĂ« dhe qĂ«ndrueshmĂ«ri.

Implementimi i farërave dhe fidanëve më cilësorë, synon të përmirësojë kultivimin e gjerë të grurit dhe patates në rajonin e Korçës (e njohur tashmë për potencialet e prodhimit bujqësor), por edhe në mbarë vendin.

Sot Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) janë kthyer në referencë dhe po forcojnë rolin e tyre në orientimin e ekonomisë bujqësore.

/e.xh//r.e//a.f/

The post Denaj: Teknologjitë e reja, nxitje për rritjen e prodhimit bujqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema e naftës për bujqësinë, 189 683 aplikime në e-Albania

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ NĂ« platformĂ«n e-Albania janĂ« realizuar nĂ« total 189 683 aplikime pĂ«r skemĂ«n e naftĂ«s pĂ«r bujqĂ«sinĂ«, pĂ«r periudhĂ«n 2020-2024.

Sipas statistikave të publikuara sot nga e-Albania në rrjetet sociale, gjatë vitit 2023, aplikuan për skemën e naftës pa taksa për bujqësinë 54 691 fermerë, ndërsa në vitin 2024 aplikuan 54 239 fermerë.

Numri i aplikimeve të fermerëve është me ndryshime të vogla nga viti në vit, çka tregon për ndërgjegjësimin e tyre drejt formalizimit të aktivitetit bujqësor.

FermerĂ«t nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin aplikojnĂ« lehtĂ«sisht online, pĂ«rmes platformĂ«s qeveritare “e-Albania”, pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar subvencione nga masat mbĂ«shtetĂ«se tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare, duke kursyer kohĂ« dhe pĂ«rfituar transparencĂ« tĂ« plotĂ« nĂ« procesin e aplikimit.

Qeveria po vijon edhe këtë vit me skemën e mbështetjes për fermerët me naftën pa taksa, si një masë që kontribuon në rritjen e qëndrueshme të zhvillimit të bujqësisë dhe uljen e kostove të prodhimit për fermerët.

/r.e//a.f/

The post Skema e naftës për bujqësinë, 189 683 aplikime në e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sezoni turistik, forcohet leku në raport me monedhat e huaja

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Sezoni i mbarĂ« turistik vijon tĂ« forcojĂ« pozitat e monedhĂ«s vendase nĂ« raport me valutat.
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku fitoi terren ndaj monedhave të huaja krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, euroja u zhvlerësua me 0,02 lekë dhe këmbehet me 97,91 lekë.
Dollari amerikan këmbehet me 83,45 lekë ose 0,17 lekë më pak krahasuar me ditën e mërkurë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105,05 lekë, ose 0,05 lekë më pak dhe paundi britanik u zhvlerësua me 0,11 lekë dhe këmbehet me 113,55 lekë.

Aktorët e tregut mendojnë se, dobësimi i valutave kundrejt lekut tashmë po nxitet kryesisht nga sezoni. Sipas tyre, në ditët e pikut të sezonit turistik ka një rënie të ngadaltë, por të qëndrueshme të kursit, të lidhur kryesisht me shtimin e prurjeve valutore nga turistët e huaj.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 83.45 -0.17
Euro EUR 97.91 -0.02
Poundi Britanik GBP 113.55 -0.11
Franga Zvicerane CHF 105.05 -0.05
Jeni Japonez (100) JPY 57.05 +0.02
Dollari Australian AUD 54.74 +0.14
Dollari Kanadez CAD 61.03 -0.07
Korona Suedeze SEK 8.78 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.30 +0.02
Korona Daneze DKK 13.12 -0.01
SDR SDR 114.34 -0.34
Ari (OZ 1) XAU 277442.88 +2,435.93
Argjendi (OZ 1) XAG 3050.10 -7.88
Juani Kinez (onshore) CNY 11.63 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 11.62 -0.02
Lira Turke TRY 2.09 0.00

/e.xh//r.e//a.f/

The post Sezoni turistik, forcohet leku në raport me monedhat e huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kiselova: Shqipëria, shteti kampion në rrugën drejt integrimit europian 

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« BullgarisĂ«, Nataliya Kiselova e cilĂ«soi me rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r shtetin bullgar, vizitĂ«n e Kryetares sĂ« Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Elisa Spiropali, nĂ« Bullgari, teksa vlerĂ«soi ShqipĂ«rinĂ«, si shtetin kampion nĂ« rrugĂ«n drejt integrimit europian.

NĂ« konferencĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r mediet me Kryetaren e Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Elisa Spiropali, Kiselova tha se, “vizita e kryetares sĂ« Parlamentit shqiptar, Ă«shtĂ« njĂ« shenjĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r shtetin bullgar. Vizita e saj, dĂ«shmon pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e madhe qĂ« i jep shteti bullgar, integrimit tĂ« vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor dhe tĂ« rajonit nĂ« BE. Kjo dĂ«shmon angazhimin e shtetit bullgar qĂ« tĂ« ndihmojĂ« çdo shtet qĂ« synon anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE”.

Kiselova deklaroi se, “ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« shteti kampion nĂ« rrugĂ«n drejt integrimit europian. ShqipĂ«ria ka hapur 24 prej 31 kapitujve tĂ« paraintegrimit dhe synon qĂ« deri nĂ« fund tĂ« kĂ«tij viti tĂ« hapĂ« tĂ« gjithĂ« kapitujt”.

Ajo bĂ«ri tĂ« ditur se, koncepti i shtetit bullgar Ă«shtĂ« qĂ« çdo shtet kandidat pĂ«r t’u anĂ«tarĂ«suar nĂ« BE, duhet tĂ« ketĂ« meritat e veta dhe arritjet e veta personale, sipas kritereve tĂ« KopenhagĂ«s nĂ« rrugĂ«n pĂ«r nĂ« BE.

“Vizita e Spiropalit nĂ« vendin tonĂ« vjen njĂ« ditĂ« pasi erdhi Raporti pĂ«r pĂ«rparimin e RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut nga Parlamenti Europian dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« shenjĂ« shumĂ« e qartĂ« sesi ne do tĂ« procedojmĂ« nĂ« lidhje me dĂ«shirĂ«n pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE tĂ« çdo vendi tĂ« Ballkanit Perendimor”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« BullgarisĂ«, Nataliya Kiselova.

Ajo shprehu mbështetjen e Bullgarisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Veç pĂ«rkrahjes qĂ« ne do tĂ« sigurojmĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«niet dypalĂ«she, ne do tĂ« jemi pranĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe do ta ndihmojmĂ« nĂ« çdo hap drejt rrugĂ«s pĂ«r nĂ« BE”, tha Kiselova.

Ajo u shpreh optimiste se bashkëpunimi ndërparlamentar mes dy vendeve do të vijojë edhe gjatë parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, që do të konstituohet në shtator, ndërsa i uroi suksese kryeministrit Edi Rama, në mandatin e 4-t në krye të qeverisë.

/e.xh//r.e//a.f/

The post Kiselova: Shqipëria, shteti kampion në rrugën drejt integrimit europian  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimi në urën e re të Viroit, përfitojnë mbi 200 mijë drejtues mjetesh e 150 mijë këmbësorë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Po vijon puna pĂ«r ndĂ«rtimin e urĂ«s sĂ« re tĂ« Viroit, e para nga 30 urat qĂ« do tĂ« ndĂ«rtohen ose pĂ«rmirĂ«sohen nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ«, falĂ« investimit tĂ« qeverisĂ« me mbĂ«shtetjen e BankĂ«s BotĂ«rore.

Banka Botërore ndau foto nga puna që po zhvillohet për ndërtimin e urës së re të Viroit, teksa bëri të ditur se, ura është e vendosur në aksin SH4 drejt pikës kufitare të Kakavijës me Greqinë dhe është thelbësore për lidhjen rajonale.

Ura do të jetë 33 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë, me 2 korsi dhe trotuare për kalimtarët në të dy anët e saj. Ura e re do të shkurtojë kohën e udhëtimit, përmirësojë sigurinë gjatë përmbytjeve dhe lidhë komunitetet e Jugut të Shqipërisë duke krijuar më shumë mundësi punësimi, arsimimi, të kujdesit shëndetësor dhe aksesit në tregje.

Sipas BB-së, në mungesë të rrugëve alternative, kur ura përmbytet, ndërtimi i urës së re do të sigurojë qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë vitit .

“Mbi 200 000 drejtues mjetesh dhe 150 000 kĂ«mbĂ«sorĂ« do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« si pjesĂ« e pĂ«rpjekjeje pĂ«r njĂ« infrastrukturĂ« transporti tĂ« qĂ«ndrueshme ndaj klimĂ«s”, shkruan BB nĂ« rrjete sociale.

Punimet për urën e re të Viroit
1 nga 7
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit

/e.xh//a.f//r.e/

The post Investimi në urën e re të Viroit, përfitojnë mbi 200 mijë drejtues mjetesh e 150 mijë këmbësorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Boboshtica, fshati turistik që promovoi i pari kulinarinë tradicionale në UNWTO

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ NĂ« kĂ«mbĂ«t e malit tĂ« MoravĂ«s, nĂ« juglindje tĂ« vendit, shtrihet Boboshtica, njĂ« fshat ku çdo stinĂ« sjell ngjyra dhe shije tĂ« reja.

Dikur një kryqëzim kulturash, sot Boboshtica mirëpret vizitorët me kishat shekullore, shtegun e manit, shijen e rakisë unike të manit dhe një traditë të pasur kulinarie të rrënjosur në produkte lokale.

Programi gjerman pĂ«r “Zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m rural nĂ« ShqipĂ«ri”, ndau nĂ« rrjete sociale aspekte nga bukuritĂ« e natyrĂ«s, kulturĂ«s, traditĂ«s dhe ushqimeve tipike tĂ« zonĂ«s, teksa bĂ«ri tĂ« ditur se, “Boboshtica ishte ndĂ«r fshatrat e parĂ« qĂ« promovoi kulinarinĂ« tradicionale nĂ« UNWTO”.

Aplikimi i Boboshticës në këtë iniciativë globale të World Tourism Organization (UNWTO), me mbështetjen e programit gjerman dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, përbën një arritje të punës me komunitetin, identifikimit të vlerave unike dhe zhvillimit të një profili të qëndrueshëm turistik që e përfaqëson denjësisht në skenën ndërkombëtare.

Turistët që dëshirojnë të vizitojnë Boboshticën mund të shijojnë ajrin e pastër, kuzhinën tradicionale dhe mikpritjen, që e bën këtë fshat një perlë të turizmit kulturor dhe agroturistik.

Festimet tradicionale, natyra mahnitëse dhe produktet bio krijojnë një përvojë unike që tërheq vizitorë në çdo stinë të vitit.

/e.r//r.e//a.f/

The post Boboshtica, fshati turistik që promovoi i pari kulinarinë tradicionale në UNWTO appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Themeli: Turizmi, motor kryesor në rritjen ekonomike

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Erald Themeli, drejtor i Departamentit tĂ« PolitikĂ«s Monetare nĂ« BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, bĂ«ri tĂ« ditur se ekonomia shqiptare parashikon rritjen e qĂ«ndrueshme nĂ« vitet nĂ« vijim 2025-2027 nĂ« intervalin 3,5% deri 4 %, ndĂ«rsa tha se turizmi pritet tĂ« jetĂ« motor kryesor edhe pĂ«r kĂ«tĂ« vit dhe tĂ« japĂ« kontribut nĂ« rritjen ekonomike.

Në një intervistë televizive, Themeli foli mbi rolin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, përmes së cilës është garantuar ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve, si objektiv kryesor i Bankës së Shqipërisë.

Ai tha se, “nĂ«pĂ«rmjet politikĂ«s sĂ« saj monetare, Banka e ShqipĂ«risĂ« ka krijuar kushte tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r kthimin e qĂ«ndrueshĂ«m dhe nĂ« kohĂ« tĂ« inflacionit nĂ« objektiv, duke siguruar njĂ«kohĂ«sisht njĂ« ambient financiar tĂ« shĂ«ndetshĂ«m dhe rritje tĂ« kreditimit”.

Themeli vuri në dukje se, inflacioni vijon të qëndrojë në nivelet 2% deri 2,1% poshtë objektivit 3% të BSH-së, si pasojë e presioneve të dobëta nga mjedisi i jashtëm.

“RĂ«nia e inflacionit nĂ« partnerĂ«t tanĂ« tregtarĂ«, mbiçmimi i kursit tĂ« kĂ«mbimit, si dhe goditjet e pĂ«rsĂ«ritura nga ana e ofertĂ«s, janĂ« pasqyruar nĂ« norma tĂ« ulĂ«ta historike tĂ« inflacionit tĂ« importuar”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, vuri në dukje Themeli, presionet nga mjedisi i brendshëm shfaqen të qëndrueshme dhe mbeten në linjë me objektivin, si rezultat i një ekuilibri më të mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime.

Ekonomia e vendit u rrit me 3,4 % në 3-mujorin e parë të vitit, ku kontribut dhanë turizmi, investimet e huaja dhe rritja e pagave. /j.p/

 

The post Themeli: Turizmi, motor kryesor në rritjen ekonomike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT shemb objektin dykatësh me strukturë beton-arme në Theth

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Inspektorati KombĂ«tar i Mbrojtjes sĂ« Territorit vijon aksionin pĂ«r shembjen e ndĂ«rtimeve pa leje nĂ« Theth, nĂ« njĂ« prej zonave mĂ« piktoreske nĂ« veri tĂ« vendit.

IKMT ndau në rrjete sociale, pasditen e sotme, momente nga shembja e një objekti dykatësh i ndërtuar pa leje, me strukturë beton-arme.

IKMT theksoi se aksioni në Theth zhvillohet në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, dhe aktualisht është realizuar prishja e një objekti dykatësh me strukturë beton-arme, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore. /j.p/

The post IKMT shemb objektin dykatësh me strukturë beton-arme në Theth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programi buxhetor afatmesëm 2026-2028, rritje ekonomike afër 4%

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Ekonomia shqiptare projektohet tĂ« ketĂ« njĂ« ecuri pozitive nĂ« vitet qĂ« vijnĂ«.

Buxheti afatmesëm 2026-2028 është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë 3,9 % në vitin 2025. Ndërkohë që ecuria vlerësohet edhe më e kënaqshme në dy vitet që vijnë ku rritja parashikohet të arrijë në rreth 4%.

Gjatë periudhës afatmesme rritja e ekonomisë pritet të mbështet kryesisht nga eksportet kërkesa e brendshme, konsumi privat që lidhet me rritjen e pagave, investimet e po ashtu nga ecuria e mirë e shërbimeve që lidhet me turizmin si dhe prej sektorit të pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë që edhe Banka e Shqipërisë ka konfimuar se, politika monetare do të mbështesë rritjen ekonomike të vendet duke garantuar që sistemi bankat është likuid dhe i mirëkapitaluzuar për financimin e investimeve në ekonomi.

Dokumenti parashtron se paralelisht edhe politika fiskale do të vijojë që të jetë e përqendruar drejt konsolidimit fiskal ndërsa projektohet një reduktim i nivelit të borxhit publik në nivelin 52,1% deri në vitin 2028 nga 54,8% që është aktualisht.

Në fokus të qeverisë për vitet në vijim është edhe zgjerimi i investimeve në infrastrukturë dhe vepra publike si dhe rritja e punësimit. Synohet që të punësohen në total 10 mijë e 500 punëkërkues të rinj të moshës 16-29 vjeç deri në vitin 2026 për të arritur në 11 mijë në vitin 2028.

Ndërsa të dhënat zyrtare konfirmojnë se shkalla zyrtare e papunësisë zbriti në 8.7% duke shënuar kufirin më të ulët historik në 5 vitet e fundit. Ky është një tregues shumë optimist i cili konfirmon ecurinë pozitive të ekonomisë në vend. /j.p/

The post Programi buxhetor afatmesëm 2026-2028, rritje ekonomike afër 4% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nxitje investimeve, AIDA bashkëpunim me Agjencisë Kombëtare të Investimeve të Kirgistanit.

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Drejtoresha ekzekutive e AgjencisĂ« Shqiptare tĂ« Zhvillimit tĂ« Investimeve Laura Saro mirĂ«priti nĂ« TiranĂ«, nĂ« njĂ« takim zyrtar ambasadorin e Kirgistanit nĂ« Turqi, Ruslan Kazakbaev.

Saro, tha se në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh për rritjen e investimeve në Shqipëri dhe mbështetjen e sipërmarrjeve të dy vendeve.

Gjatë bisedimeve, u ra dakord për një bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencisë Kombëtare të Investimeve të Kirgistanit.

Palët theksuan angazhimin për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si forume biznesi dhe vizita reciproke të sipërmarrësve, me qëllim promovimin e mundësive investuese në Shqipëri.

Saro vuri në dukje se një element kyç gjatë këtij takimi, ishte edhe shpërndarja e informacionit për sektorët strategjikë dhe lehtësitë e ofruara në vendin tonë.

“Ky takim pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap konkret drejt zhvillimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve ekonomike ShqipĂ«ri-Kirgistan, duke fokusuar nĂ« shkĂ«mbimin praktik tĂ« mundĂ«sive dhe pĂ«rvojave ndĂ«rmjet investitorĂ«ve tĂ« dy vendeve”, tha ajo. /j.p/

1 nga 3

The post Nxitje investimeve, AIDA bashkëpunim me Agjencisë Kombëtare të Investimeve të Kirgistanit. appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare 2025, mbështetje për sistemet e ujitjes në pemëtore, ullishta apo vreshta

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Qeveria ka shtuar masat e mbĂ«shtetjes pĂ«r fermerĂ«t dhe bujqĂ«sinĂ« pĂ«rmes SkemĂ«s KombĂ«tare 2025.

Vendimi i Qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe parashtron mbështetje financimi për sistemet e ujitjes në pemëtore, ullishta apo vreshta; 30% financim paraparak të fermerëve nëse jepet garacia nga një kompani sigurimi apo bankë dhe mbulim të investimit deri në 15 milionë lekë për ha tokë në shtimin e sipërfaqeve me serra diellore për kultivimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim bëhen disa shtesa.

Mbështetja e investimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese në ferma, përpunimin/tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe zhvillimin e agroturizmit dhe të akuakulturës.

Përfituesve të financimit nga masat e mbështetjes së investimeve pas lidhjes së kontratës u paguhet paraprakisht deri në 30% të masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së pagesës së lëshuar nga shoqëri sigurimi dhe/ose banka.

Mbështetje për investime për: ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, me sipërfaqe minimale 0.2 ha dhe sipërfaqe maksimale 2 ha.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se: 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve;  8 000 000 (tetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë; 4 000 000 (katër milionë) lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve.

Për mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave, financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 000 (tetëqind mijë) lekë/ha.

Sipas vendimit, përfitojnë pagesë shtesë fermerët që instalojnë sistemet e ujitjes me pika.

Masa e përfitimit është në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

Rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 ha dhe jo më shumë se 5 ha.

Sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 ha dhe jo më shumë se 10 ha.

Ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe të stabilimenteve për rritjen e shpendëve, përfshirë pajisjet/sistemet e nevojshme, me kapacitet jo më pak se 10 lopë, jo më pak se 100 të imëta, jo më pak se 10 dosa dhe jo më pak se 10 000 shpendë.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 lekë për subjekt. Mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore e blegtorale. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 lekë për subjekt. Linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7 500 000  lekë për subjekt. Investime në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 000 000 lekë për subjekt. Akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat). Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 lekë për subjekt.

Fondi total pĂ«r mbĂ«shtetje pĂ«r investime tĂ« jetĂ« nĂ« vlerĂ«n 2 miliardĂ« lekĂ« dhe tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r vitin 2025 deri nĂ« 537,8 milionĂ« lekĂ« tĂ« akorduara nĂ« programin buxhetor, “Zhvillimi rural duke mbĂ«shtetur prodhimin bujqĂ«sor, blegtoral, agroindustrinĂ« dhe marketingun”, nĂ« shpenzime korrente, duke vijuar plotĂ«simin e vlerĂ«s sĂ« plotĂ« nĂ« buxhetin e vitit 2026, si pjesĂ« e PBA-sĂ« 2026–2028. /j.p/

The post Skema Kombëtare 2025, mbështetje për sistemet e ujitjes në pemëtore, ullishta apo vreshta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuç, Via Ferrata e parë në Shqipëri është tashmë realitet

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ NjĂ« ide qĂ« nisi nga Platforma e Inovacionit nĂ« TurizĂ«m (TIP), u kthye nĂ« njĂ« atraksion tĂ« ri tĂ« turizmit aventurĂ«, nĂ« njĂ« nga zonat mĂ« tĂ« paprekura tĂ« vendit.

Falë propozimit fitues të dy guidave të rinj nga zona e Lumit të Vlorës dhe me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvilimit, Giz Albania, dhe Bashkisë Himarë, Kuçi sot përmes Via Ferrata, ofron një eksperiencë unike që bashkon sportin, natyrën dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal.

150 metrat e parë të këtij shtegu janë financuar nga GIZ, kurse financimi i mëtejmë i FSHZH do të mbulojë dhe 200 metrat e tjera.

Projekti i GIZ, ndau sot në rrjete sociale pamje nga Via Ferrata, që frekuentohet nga turistë të shumtë të apasionuar pas hikung-ut.

Ky shteg nuk është thjesht një ngjitje, por është një hap përpara për turizmin aventurë në jug të Shqipërisë dhe vlerë e shtuar për ekonominë lokale. /j.p/

 

The post Kuç, Via Ferrata e parë në Shqipëri është tashmë realitet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌