Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Serbia drejt luftës civile”/ Analistët në Kosovë: Situata drejt anarkisë, Vuçiç manipulon me deklarata

18 August 2025 at 13:50

Protestuesit në Serbi po shprehin tendencën se protestat e tyre mund të kalojë në luftë civile, nëse qeveria nuk realizon kërkesat e tyre.

Kështu thotë hulumtuesi në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi i cili e vlerëson situatën politike në Beograd të ngjashme me anarkinë, ndërsa rrahjet dhe incidentet e vazhdueshme ndaj protestuesve po ndodhin me urdhrin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Akoma nuk mund të themi që Serbia është në luftë civile pasi nuk kemi protestues të armatosur, të cilët kanë armët e tyre e po ashtu kanë edhe një në thonjëza ‘regjiment sulmues’ dhe po ashtu nuk kemi edhe një qeveri e cila ka filluar të jetë në anarki të plotë në Serbi”, tha analisti Gurkuç Kuçi.

Kuçi i quan manipulime deklaratat e Vuçiçit, përmes së cilave ai akuzon Perëndimin se po ndihmojnë financiarisht protestuesit në Serbi.

“Vuçiçi sot vazhdon akoma t’i përdorë narrativat e tij, (kinse) nuk është autokrat ose diçka e tillë, për shkak se ai i shfrytëzon interesat e ndryshme që kanë të bëjnë me BE-në dhe po ashtu ka filluar që çdo herë e më shumë ta kërcënojë BE-në dhe gjithë Perëndimin. Së fundi ai e shprehu edhe një akuzë ndaj gjithë Perëndimit se Perëndimi është duke i financuar dhe ndihmuar protestuesit në Serbi… Kjo ndikon edhe në përçarje. Deklarata të tilla të vetë Vuçiçit janë më shumë manipulime”, u shpreh ai.

Për të larguar vëmendjen nga trazirat që po ndodhin në Serbi, siç thotë Kuçi, presidenti Vuçiç vepron kundrejt Kosovës apo bën veprime agresive ndaj shteteve përreth saj duke përmendur arrestimet e njëpasnjëshme kohëve të fundit të kosovarëve nga autoritetet serbe.

Përmes protestave në Serbi që filluan nga nëntori i 2024-ës, kërkohet zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe llogaridhënie lidhur me tragjedinë në Novi Sad. Përveç Beogradit ato janë shtrirë edhe ne qytetet te tjera, ndërsa javën e kaluar morën përmasa të mëdha, duke sulmuar edhe godinën e partisë së Vuçiç, çka pasojë me dhjetëra arrestime.

/abcnews.al/

Mashtrimet me Call Center, SPAK dhe autoritetet gjermane godasin grupin kriminal: 6 të arrestuar në Shqipëri

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me autoritetet gjermane kanë goditur një grup kriminal të mashtrimit të shtetasve gjermanë nëpërmjet Call Center-ave.

Në një konferencë të përbashkët për mediet sot me autoritetet gjermane, prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi theksoi se janë arrestuar gjashtë persona që gjendeshin në Shqipëri, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim.

“Në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar në 18 prill të vitit që kaloi nga ana e SPAK është ushtruar kontroll në ambientet e një Call Center-i të paligjshëm në Shqipëri, ku u gjetën dhe u sekuestruan prova materiale të dyshuara të shumta digjitale, por edhe dokumentare. Në kushtet kur kishim të bënim me dy hetime paralele u dërguan për një analizë më të thelluar pranë autoriteteve gjermane. Në përgjigje nga ana e autoriteteve gjermane u dërgua analiza e plotë e këtyre provave digjitale, të cilat të analizuara në harmoni me provat materiale të sekuestruara në Shqipëri çuan në rezultatin e qartë të ekzistencës së një grupi të struktura kriminal me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë dhe jo vetëm, nëpërmjet qendrës së thirrjes së Call Center-ave të paregjistruar si biznes në organet tatimore.

“Gjykata ka vendosur caktimin e masave “arrest me burg” për pesë shtetas dhe për tre të tjerë masën “arrest me shtëpi”. Gjatë mëngjesit të ditës së sotme është bërë i mundur ekzekutimi i masave të sigurimit për të gjithë personat që gjendeshin në Shqipëri dhe vijon puna për kapjen e dy shtetasve të tjerë që nuk ndodheshin në Shqipëri”, tha Nakuçi.

Sipas Nakuçit, vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 363 mijë euro.

Nga ana tjetër, oficeri i policisë gjermane Oliver Hofman, drejtues i operacionit “Pandora”, tha se “kjo ditë është një ditë shumë e rëndësishme dhe një piketë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë dhe luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe sidomos kundër skemave profesionale të mashtrimit”.

Sipas Hofman operacioni nisi në dhjetor të vitit 2023.

“Ne filluam të përgjonim mbi 20 telefonata mashtruese dhe krijuam një qendër thirrje, me qëllim që këto telefonata mashtruese të arrinin të kapeshin në kohë reale duke arritur të shmangnim humbjet financiare. Ne zhvilluam edhe hetime shumë komplekse në fushën e krimit kompjuterik me qëllim që të lokalizonim qendrat e thirrjeve dhe autorët e këtyre thirrjeve në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Liban”, tha Hofman.

Hofman nënvizoi se “qëllimi ynë ishte goditja e plotë e kësaj organizate kriminale të madhe”.

“Ky operacion ka çuar në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, ndërkohë janë dhënë edhe dënimet e para, ndër ta edhe organizatori i infrastrukturës kryesore në Gjermani”, tha Hofman.

Hofman vlerësoi bashkëpunimin me autoritetet ndërkombëtare.

“Kemi punuar për një vit e gjysmë dhe kemi pasur bashkëpunim me shumë institucione ndërkombëtare si dhe me SPAK dhe Policinë e Shtetit. Ky bashkëpunim ishte jashtëzakonisht domethënës për suksesin që arritëm sot”, tha Hofman.

Sipas Hofman, grupi kriminal vepronte nga Tirana.

“Janë identifikuar 5 persona meshkuj dhe një femër, të moshës 21 – 36 vjeç. Sot u bë e mundur të arrestoheshin 6 persona dhe patëm mundësinë ta mbështesim këtë operacion në terren”, tha Hofman.

Hofman nënvizoi se “ky sukses thekson fuqinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimin tonë të përbashkët për drejtësi”.

“Ai dërgon një mesazh të qartë për të gjitha grupet kriminale që veprojnë dhe ky është: Kufijtë nuk do të ndalojnë që në të ushtrojmë ndjekjen penale dhe të mbrojmë njerëzit nga veprat kriminale. Do të doja të përmendja e edhe mbështetjen financiare shumë të rëndësishme nëpërmjet fondit ndërkombëtar të sigurisë të BE-së, sepse ishin vendimtare për të kryer këtë hetim”, tha Hofman.

/m.q/r.e/

The post Mashtrimet me Call Center, SPAK dhe autoritetet gjermane godasin grupin kriminal: 6 të arrestuar në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Toyota Auris”, avokatja Erida Lazimi dhe biznesmeni Astrit Vladi dërgohen për gjykim për ndikim tek gjyqtari çështjes

25 July 2025 at 11:33

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 25 korrik përfundimin e hetimeve ndaj avokates Erida Lazimi dhe biznesmenit Astrit Vladi, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, për të favorizuar të pandehurit e dosjes së njohur si “Toyota Auris”. Sipas […]

The post “Toyota Auris”, avokatja Erida Lazimi dhe biznesmeni Astrit Vladi dërgohen për gjykim për ndikim tek gjyqtari çështjes appeared first on Reporter.al.

Skema Kombëtare 2025, AZHBR nis disbursimin e blegtorëve

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka nisur disbursimin e pagesave për blegtorët, ndërsa ka publikuar listën e aplikantëve përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025.

Sipas AZHBR-së, në masën l: “Për tufën bazë të matrikulluar të krerëve të gjedhit” janë kualifikuar 3971 aplikime.

Për herë të parë, këtë vit mbështeten fermat e viçave, me financim të drejtëpërdrejtë për gjedhët, në vlerën deri në 10 mijë lekë/krerë lopë/mëshqerrë dhe deri në 5 mijë lekë/krerë viça për çdo fermer të shpallur përfitues.

Gjithashtu, fermat me më shumë se 50 krerë mbështeten me financim deri në 50% të kostove.

Vitin e kaluar nga kjo masë u mbështetën me subvencion 3503 fermerë. Për këtë vit numri i aplikimeve është rritur, gjithashtu dhe i përfituesve të cilët kanë plotësuar kriteret dhe dokumentet që kërkon zbatimi i skemës.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025 ofron financim 100% për grupimet e fermerëve dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit.

Aplikimet për të përfituar nga 8 masat e mbëshetjes të Skemës Kombëtare 2025, u kryen online në portalin e-Albania nga data 30 prill deri më 30 maj dhe pas nënshtrimit të  kontrollit administrativ për verifikim, AZHBR publikon listën e përfitueseve për secilën masë.

/e.xh/j.p/

The post Skema Kombëtare 2025, AZHBR nis disbursimin e blegtorëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK kërkon deklarimin fajtor të 8 të pandehurve për aferën e sterilizimit

25 June 2025 at 15:01

Prokuroria e Posaçme, SPAK paraqiti të mërkurën më 25 qershor konkluzionet përfundimtare ndaj tetë të pandehurve për aferën e sterilizimit, procesi ndaj të cilëve është duke u zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, që gjykimi ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj do të vijojë me procedurën e zakonshme, pas ndarjes së çështjes në seancën e […]

The post SPAK kërkon deklarimin fajtor të 8 të pandehurve për aferën e sterilizimit appeared first on Reporter.al.

Garancia Sovrane, Kuçi: Bankat do të raportojnë çdo javë ecurinë e skemës

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural, Ardita Kuçi tha sot se “bankat e nivelit të dytë kanë nënshkruar marrëveshje me Bankën e Shqipërisë për sa i përket kredisë së butë që në janar të këtij viti”.

Në një intervistë televizive, Kuçi tha se “janë 250 milionë euro të dhëna nga Banka e Shqipërisë për bankat e nivelit të dytë. Janë për bizneset e vogla e të mesme në të gjitha fushat me fokus në bujqësi, por nuk përjashtojnë asnjë fushë tjetër. Sa i përket garancisë sovrane që ka kaluar me aktin normativ të javës së shkuar, kjo garanci është e fokusuar vetëm në sektorin e bujqësisë”.

Kuçi tha se “30 milionë euro të kombinuara me kredinë e butë të Bankës së Shqipërisë i shërbejnë vetëm sektorit të bujqësisë”.

“Në takimin që kemi patur me ministren e Bujqësisë dhe atë të Financave dhe në prani të bankave të nivelit të dytë dhe të Bankës së Shqipërisë është diskutuar në parim një draftmarrëveshje, e cila do të nënshkruhet mes Ministrisë së Financave dhe bankave të nivelit të dytë, pasi është kjo mënyra si operohet në një garanci sovrane shtetërore. Drafti mbyllet për dy javë dhe do të nënshkruhet edhe nga bankat e nivelit të dytë”, u shpreh Kuçi.

Më tej, Kuçi u shpreh se “bankat në krye të çdo jave do të kenë një raportim me Ministrinë e Bujqësisë dhe AZHBR-së, sepse do të nënshkruajmë edhe një marrëveshje mirëkuptimi me bankat në mënyrë që të shikojmë se ku janë fermerët, që ne po informojmë dhe orientojmë për skemën e garancisë, që të drejtohen në bankat e nivelit të dytë dhe si po vazhdon marrëdhënia e tyre me bankat dhe këtë do ta kuptojmë nga raportimet”.

“Ne këtë raportim e kemi edhe për kredinë e butë dhe shohim si po ecën procesi i aplikimeve në bankat e nivelit të dytë dhe i disbursimeve dhe kjo do vazhdojë edhe me garancinë sovrane”, tha Kuçi.

/k.s//r.e/a.f/

The post Garancia Sovrane, Kuçi: Bankat do të raportojnë çdo javë ecurinë e skemës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kredi me interesa të ulëta për bujqësinë/ Kuçi: Çdo vit ka mbështetje, javën e ardhshme miratohet një tjetër skemë investimi

20 June 2025 at 20:48

Ardita Kuçi, Drejtore e Përgjithshme e AZHBR në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u shpreh se nga viti i shkuar ka një skemë të dedikuar për investimet, në këtë periudhë tranzitore. Vitin e shkuar Kuçi tha se ka pasur një buxhet prej 15 milionë euro.

Më tej nënvizoi se procedurat administrative janë thjeshtuar, dhe se javën e ardhshme do të miratohet skema e re e investimeve, më një kohëzgjatje dyvjeçare, duke shtuar se ka një buxhet prej 20 milionë euro.

“Kemi një buxhet fillestar të bujqësisë të alokuar të bujqësisë të alokuar për këtë vit prej 44 milionë euro, kësaj i shtojmë edhe buxhetin 20 milionë euro me kohëzgjatje 2025-2026 me nëntë masa financimi që fokusohen në bujqësi edhe në blegtori. Kemi një fokus të shtuar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella”, tha ajo.

Gjatë kësaj interviste foli edhe për skemën e investimeve në bujqësi, duke shpjeguar se financimi për fermerët është tepër i rëndësishëm dhe se çdo vit janë mbështetur

“Financimi për fermerët është tepër i rëndësishëm. Çdo vit pothuajse kemi pasur mbështetje me skemat e investimeve. Më tej kemi pasur mundësi të aksesit në financë dhe në programet e BE. Kemi një skemë të dedikuar, që është hapur në shtator të vitit të kaluar. Këtë viti besoj se javën e ardhshme miratojmë skemën e re të investimeve me një kohëzgjatje dy vjeçare me nëntë masa mbështetëse dhe kemi një buxhet prej 20 milionë euro. Kemi një fokus të shtuar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella. Sërish kemi ndërtimin e serave diellore, kemi edhe agroturizmin këtë vit”, tha ajo, duke shtuar: “Këtë vit fermerit do t’i lihet në dispozicion dy muaj e gjysmë për të bërë aplikimin. Thirrja planifikohet të hapet rreth mesit të muajit korrik. Kemi tre instrumente shumë të rëndësishëm, pres që këtë vit të kemi më shumë aplikime për investime. Nga ana tjetër kemi kredinë e butë dhe garancinë sovrane”.

/abcnews.al/

Kuçi: Javën e ardhshme miratohet skema e re e investimeve, 20 milionë euro për 9 programe

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit Bujqësor (AZHBR), Ardita Kuçi në një intervistë televizive sot, tha se javën e ardhshme qeveria pritet të miratoi skemën e re të investimeve për bujqësinë dhe blegtorinë me 9 programe, me vlerë 20 milionë euro dhe një kohështrirje 2-vjeçare.

Kuçi, duke folur për mbështetjen ndaj bujqësisë dhe blegtorisë, tha se mbështetja për fermerin është rritur nga viti në vit.

“Skema është miratuar çdo vit, kemi rritje të numrit të fermerëve të financuar”, tha Kuçi.

“Çdo vit kemi patur mbështetje me skemat e investimeve, që prej vitit 2018 është rritur ndjeshëm fondi dhe po ashtu është zgjeruar dhe numri i programeve të mbështetura”, shtoi ajo.

“Më tej kemi patur mundësi në aksesin në financë me programin IPARD II dhe nga viti 2024 ne kemi skemën e dedikuar për investimet. Vitin e shkuar skema e investimeve ishte në vlerën 15 milionë euro. Aplikimet për këtë skemë u hapën në shtator dhe përfunduan në nëntor. Ka patur një numër të lartë fermerësh që kanë aplikuar, duke treguar interesim të lartë. Ka qenë skemë e thjeshtuar, dhe kjo ka rritur edhe më shumë interesin e fermerëve”, tha Kuçi.

Ajo po ashtu vuri në dukje se, “javën e ardhshme miratojmë skemën e re të investimeve me kohëzgjatje 2-vjeçare, me 9 masa mbështetëse, me buxhet prej 20 milionë euro”.

(vijon…)

/a.f//r.e/

The post Kuçi: Javën e ardhshme miratohet skema e re e investimeve, 20 milionë euro për 9 programe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet çështja për aferën e sterilizimit, Ilir Beqaj do të gjykohet veçmas

29 May 2025 at 11:25

Gjykata e Posaçme vendosi të mërkurën më 28 maj ndarjen e çështjes penale në ngarkim të 9 të pandehurve për aferën e sterlizimit, ku nën akuzë është vendosur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Pas shtyrjes së disa seancave, të mërkurën gjykata i vlerësoi të përfunduara kërkimet paraprake të të pandehurve, duke dalë me vendim […]

The post Ndahet çështja për aferën e sterilizimit, Ilir Beqaj do të gjykohet veçmas appeared first on Reporter.al.

Naftë pa taksa për fermerët, qeveria thjeshton aplikimin deri më 30 maj

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Qeveria ka lehtësuar procedurat për fermerët që aplikojnë për naftë pa taksa në bujqësi, në kuadër të skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025.

Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave kanë miratuar një udhëzim të ri që thjeshton dokumentacionin gjatë aplikimit.

Fermerët duhet të provojnë aktivitetin bujqësor me një faturë inputesh ose shitje prodhimi. Udhëzimi kërkon edhe dokumente për pronësinë e tokës, përfshirë certifikata, apo kontrata qiraje.

“Këtë vit fermeri që e punon tokë, qoftë ai që është pronar apo ai që e përdorë me një kontratë qiraje apo huapërdorje përpos dokumenteve të nevojshëm në aplikim për identifikim e parcelës apo dokumentit të pronësisë duhet që të dorëzoje dhe një faturë të dorëzimit të prodhimit apo të blerjes të inputeve të farave apo të plehrave kimike”, tha Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së për RTSH.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 maj 2025. Nga kjo skemë, vitin e shkuar përfituan mbi 52 mijë fermerë në të gjithë vendin.

“Mbështetja me naftë vijon si në vitet e shkuara. Është një ndihmë që mbështetet në sipërfaqe dhe kulturat e mbjella nga fermerët. Pra kemi një diferencim të çmimeve por kjo ka qenë dhe në vitet e tjera në skemën mbështetëse”, u shpreh Kuçi.

/a.f/

The post Naftë pa taksa për fermerët, qeveria thjeshton aplikimin deri më 30 maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovës

18 May 2025 at 09:58

Gurakuç Kuçi, nga Instituti Octopus, ka ngritur shqetësime rreth një lufte hibride që po zhvillohet në veri të Kosovës nga disa organizata joqeveritare serbe. Ai thotë se disa OJQ nga veriu i Kosovës, si “NGO Aktiv”, po përpiqen të krijojnë një narrativë të re dhe po bëjnë një luftë hibride.

Ai thekson se, pasi kanë dështuar me sulme terroriste në Banjskë dhe Zveçan për të aneksuar veriun e Kosovës, tani po përdorin mjete të “fuqisë së butë”.

Ai thotë se ky skenar është “pjesë e luftës hibride duke përdorur edhe çështjet emocionale”.

“Ka pasur një deklaratë për media ku janë etiketuar edhe organizata ndërkombëtare si EULEX-i dhe KFOR-i, dhe nga NGO Aktiv me tri apo katër organizata të cilat janë nga veriu i Kosovës, NGO Aktiv që mundohet ta paraqesë veten si një organizatë e cila është multietnike, e cila realisht nuk ka asnjë nga komunitetet tjera dhe 95% apo 90%, janë vetëm të komunitetit serb, më duket vetëm një është nga komunitet tjera. Dhe në këtë formë po mundohen që të nxisin një narrativë të re, kjo është në kuadër të luftës hibride.  Por përderisa me mjete të forta, me mjete terroriste siç ishte sulmi në Banjskë, sulmi në Zveçan, dështuan të aneksojnë veriun e Kosovës dhe ta krijojnë një gjendje kaotike në atë zonë, atëherë tani po mundohen duke përdorur mjete soft power – fuqia e butë, duke prekur aty ku është pika më e dobët e karakterit të shqiptarëve dhe karakterit të ballkanasve, pjesën më të madhe, pra që është femra – gratë dhe vajzat, dhe në këtë mënyrë duke i paraqitur Policinë e Kosovës se janë duke i ngacmuar vajzat dhe gratë në veri”, tha ai.

Kuçi thotë se akuzat ndaj Policisë së Kosovës për ngacmime ndaj grave dhe vajzave në veri, duke përdorur një çështje që është shumë emocionale për popujt e Ballkanit, bëhen me qëllim që të delegjitimohet Policia dhe të nxitet ndërhyrja e KFOR-it dhe EULEX-it, në atë zonë.

“Në këtë mënyrë, duke i paraqitur në këtë formë shqiptarët dhe Policinë e Kosovës, atëherë e delegjitimojnë si strukturë dhe e shtyjnë përpara reagimin e KFOR-it dhe EULEX-it që të marrin më shumë kontroll në veri të Kosovës. Pra, është pjesë e luftës hibride duke përdorur edhe çështjet emocionale”, potencoi Kuçi.

Sipas tij, kjo bëhet për t’i hapur rrugë rikthimit të strukturave paralele dhe terroriste të Radoiçiqit.

Ai thekson se këto struktura preferojnë praninë e KFOR-it dhe EULEX-it, sepse ata nuk i njohin aq mirë taktikat e tyre sa Policia e Kosovës.

“Në këtë formë, ata dëshirojnë që ta rikrijojnë një gjendje të re ku ka më pak pushtet për shqiptarët, për institucionet e Republikës së Kosovës si tërësi dhe për Policinë e Kosovës, e cila përfshin edhe nga komunitetet tjera – edhe serbët po ashtu janë pjesëtarët e vet. Dhe në këtë formë të marrin prapë strukturat paralele dhe strukturat terroriste të Radojçiçit, të mund të kthehen në veri të Kosovës. Për shkak se ata e dinë që me kontrollin e KFOR-it dhe EULEX-it mund të ketë një vëmendje jo shumë të shtuar sikur nga Policia e Kosovës, për shkak se Policia e Kosovës i njeh mirë taktikat dhe veprimet që i bëjnë strukturat terroriste të Radojçiçit.”, tha ai. /KP/

The post ​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovës appeared first on Telegrafi.

“Memorandumi II i Kuçit është bllof”, Rama i përgjigjet skeptikëve: Askush nuk na mund për sa kohë do kemi me vete ambicien më të madhe për Shqipërinë

By: xhir jeta
9 May 2025 at 20:53

Në mbylljen e fushatës në Tiranë, kryesocialisti Rama bëri një analizë të mandateve të memorandimit II të Kucit, ku firmosi se PS lëviz mes 78 dhe 88 mandateve.

“Ky është bllof thanë disa komentuar memorandumin e Kucit. Po pse nuk qenka e mundshme. Ne kemi sot 74 mandate. A di kush të më thotë pse, në cilin qark ne do e humbim një mandate. Në Kukës? Nuk kanë si na e marrin se nuk e lejon aritmetika, ajo që unë kam mësuar, jo ajo 7×7 bëjnë 6 milionë. Në Shkodër, kemi 3 mandate, pse do e humbim një? Se kreu i bashkisë po e transformon Shkodrën në një vend të denjë? Cfarë kemi bërë ne bashkë me Benetin, është minimum të pretendojmë një plus.

Në Lezhë, kemi tre mandate nga 7 që ta humbim një duhet që Lezhë të gdhihet se ringritja pas tërmetit janë meritë e kameleon Gjekmarkaj. Në Durrës kemi 8, dhe mund të humbim një nëse njerëzit do kuptojnë se Oerd Gjinkalla është suksesi. Tulla e 6 e kënetës është duke rënë. Mandati I 9 I Elbasanit na shpëtoi për një fije në zgjedhjet e shkuara, një plus hyn të minimum i 11 majit. Njëjtë edhe Fieri Gazi i botës nuk ka asnjë shans ta ndalojë mandatin të kthehet në shtëpinë tonë. Në Berat, Vlorë Gjirokastër nuk ka top që I lëviz mandatet tona.

Disa cyrykë të berberhaneve, thonë Rama i bën llogaritë me votat që blen se këtu nuk ka zgjedhje sa kohë fiton PS e Ramës. Por ju unë, të gjithë ne e dimë shumë mirë se ne nuk na mund dot askush për sa kohë do kemi me vete vizionin më modern dhe ambicien më të madhe për Shqipërinë. Vendosmërinë më të madhe për ndryshim, jemi bartësit e palëkundur të shpirtit europian të Shqipërisë. Asgjë dhe askush nuk e ndal dot ngjitjen tonë me Shqipërinë në BE.” tha Rama./abcnews.al

PD denoncon në KQZ drejtoreshën e AZHBR: Po shfrytëzon postin duke bërë fushatë për PS-në

By: V K
17 April 2025 at 11:09

Partia Demokratike, ka kallëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi, për shkelje të ligjit, pasi ka shfrytëzuar postibn publik për të bërë fushatë për Partinë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Sipas ankimimit të firmosur nga juristi i PD-së Franc Nuri, Ardita Kuçi, ka kryer shkelje, pasi ka prezantuar si drejtoreshë e AZHBR-së, një program mbështetës kombëtar në bujqësi, vetëm pak javë para zgjedhjeve.

Demokratët pretendojnë se AZHBR ndikon politikisht te fermerët, pasi u jep përfitime atyre vetëm pak javë para zgjedhjeve të 11 Majit.

 

 

Shkelja në kodin penal për “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikon dënim me burgim nga 1 deri në 3 vjet.

Koalicioni i PD-ASHM, kërkon nga KQZ marrjen e masave të menjëhershme ndaj drejtoreshës së AZHBR, Ardita Kuçi.

“Subjekti në fjalë në kundërshtim të hapur me ligjin si më sipër dhe Kodin Penal ka përdorur funksionin publik për të favorizuar një parti politike konkretisht Partinë Socialiste. Përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe elektorale është i ndaluar me ligj për faktin se përfshin abuzimin me fondet publike, favorizimin e një partie politike dhe ushtrimin e ndikimit mbi votuesit.

Prezantimi i këtij programi automatikisht ndikon në bindjen politike të zgjedhësve, duke sjellë përfitime dhe interesa për Partinë Socialiste dhe duke dëmtuar interesat e Partisë Demokratike Koalicioni PD-ASHM”, – thuhet në kallëzimin e PD-së. /B.news.al

The post PD denoncon në KQZ drejtoreshën e AZHBR: Po shfrytëzon postin duke bërë fushatë për PS-në appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ PD: Drejtoresha e AZHBR-së, fushatë për PS-në

17 April 2025 at 10:29

Partia Demokratike ka denoncuar në KQZ, drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi, pasi ka shfrytëzuar postin publik duke favorizuar një subjekt politik në shkelje të kodit zgjedhor. Juristi i PD-së Franc Nuri shprehet se Kuçi ka shkelur kodin duke bërë fushatë elektorale për Partinë Socialiste.

“Drejtoresha e AZHBR ka vepruar si burim njerëzor në mbështetje të një partie politike: Në këtë rast, subjekti i cili kryen detyrën e Drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi konsiderohet si burim njerëzor për shkak të angazhimit të tij në administratën publike. Në këtë rast ajo ka vepruar si burim njerëzor i institucionit që drejton, në mbështetje të një partie politike të caktuar që në këtë rast është Partia Socialiste, duke shkelur nenin 91 të Kodit Zgjedhor.

Këtë shkelje e ka kryer duke prezantuar si drejtoreshë e AZHBR, një program mbështetës kombëtar në bujqësi, vetëm pak javë para zgjedhjeve. AZHBR ndikon politikisht te fermerët, pasi u jep përfitime atyre vetëm pak javë para zgjedhjeve. Drejtoresha e AZHBR ka përdorur funksionin publik për veprimtari politike ose zgjedhore” deklaron PD.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ PD: Drejtoresha e AZHBR-së, fushatë për PS-në appeared first on Sot News | Lajme.

PD denoncon në KQZ drejtoreshën e AZHBR: Po shfrytëzon postin duke bërë fushatë për PS-në

17 April 2025 at 10:30

Partia Demokratike ka kallëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi, për shkelje të ligjit, pasi ka shfrytëzuar postibn publik për të bërë fushatë për Partinë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas ankimimit të firmosur nga juristi i PD-së Franc Nuri, Ardita Kuçi ka kryer […]

The post PD denoncon në KQZ drejtoreshën e AZHBR: Po shfrytëzon postin duke bërë fushatë për PS-në appeared first on BoldNews.al.

Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave: Nuk e di pse është prekur

By: gaze tare
28 January 2025 at 21:30

Fituesi i Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, ka reaguar ndaj akuzave të Edit, i cili e ka akuzuar se nuk ka treguar mirënjohje për gjithçka që ka bërë ai për të gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother, duke mos i hapur as telefonin.

Driloni ka thënë nuk është prekur nga fjalët e Eduardit. Ai theksoi se ai kishte qenë dy ditë pa kontakt me asnjeri, duke përmendur se telefonin e kishte pasur vëllai i tij.

Nuk e di se pse është prek kaq shumë, unë dy ditë nuk i kam kthy askujt mesazh as babit dhe as mamit. Telefonin e ka pas vëllai im dhe unë kam qëndruar me familjarë që janë në Kosovë”, tha Driloni.

The post Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave: Nuk e di pse është prekur appeared first on iconstyle.al.

Edi i thotë të gjitha! Si u kris marrëdhënia me Drilon Ramën?

By: gaze tare
28 January 2025 at 15:36

Duket se është prishur miqësia mes Eduard Kuqit dhe fituesit të Big Brother, Drilon Ramës.

Ka qenë Edi i cili ka ndarë me publikun disa gjëra përmes një live të bërë në Instagram.

Ai tregon se i ka mbetur hatri nga Driloni, pasi e ka përkrahur pa kushte sa ishte brenda, por edhe ka qëndruar me familjarët e tij jashtë.

I njëjti ka listuar disa gjëra, ku ka zbuluar se ai nuk ia ka kthyer fjalët, e që njëherësh e ka respektuar dhe i ka qëndruar besnik deri në moment të fundit.

Edi thotë se nuk hyri në Big Brother për çmimin e madh pasi vetëm një makinë e tij kushton sa çmimi që mori Driloni.

Për më shumë, të gjithë bisedën e keni më poshtë:

Përshëndetje të gjithëve, mundësisht shpërndani këtë live edhe të shohin të gjithë ndjekësit, mua edhe Drilonin.

Deaktivimi për komente e kam bërë qëllimisht se nuk mund të koncentrohem.

Është goxha me rëndësi, por pak flas dhe e përmbylli me kaq.

Mua nuk është që po ma ndien, e kam bërë hatri juve, se për të nuk më intereson.

Veç po dua ta kuptoni se kush po e shfrytëzon kë, unë i kam të gjitha faktet dhe flas me fakte.

Janë disa pika që i kam shkruar se çfarë kam bërë unë për Drilonin, unë e kam njoftuar brenda dhe më është dukur pika e djalit dhe ajo ka qenë arsyeja pse unë e kam çuar mirë me të.
Nuk kam hyrë për çmim as me e shfrytëzu, nuk kam pikë interesi.

Sa e ka marrë çmimin ai e kam vetëm një makinë në oborr, çmimi atij është vetëm një sa i imi. Edi s’ka pas interes prej Drilonit në asnjë lloj mënyre.

Të dielën i kam shkruar Drilonit thjesht e kam pyetur si kaloi në intervistë, as nuk e ka lexuar e leje më me ma kthy.

Krejt e dinë se çfarë përkrahje të kam dhënë unë ty në Instagram dhe jashtë. Premtimin që ta kam dhënë brenda, se kam me të prit jashtë të kam pritur. Respektin ndaj familjes tënde, e din vëllai yt.

Postimet në Instagram, më shumë të kam futur ty se sa veten.

Ti nuk e din, ditën e finales të premten si i kam ndenjur gati familjarëve të tu. Me sigurima jam kapur vetëm mos me t’i lënë familjarët jashtë.

Në çdo intervistë timen unë të kam përmendur si shok, të kam përkrahur.

Rrobat më i ke ndal, me qorapë, me duksa, me pizhame, me shampona, krejt më ki ndalë.

Të kam dashur si shok, por se po del kështu, as nuk po thirr më. Se kam pritur prej teje. Nuk bën Drilon.

Përkrahjen më të madhe e ke pas prej meje.

Se mos me pas qenë unë aty brenda moti ishte dal, more Drilon Rama. Veç po më vjen keq edhe më ka ardh keq me të thënë, vete kë të duash unë të kam zgjuar prej gjumit, unë kam qenë ai që të kam ndez. Por kurrë nuk t’i kam përmend ato gjëra”. /Telegrafi/

The post Edi i thotë të gjitha! Si u kris marrëdhënia me Drilon Ramën? appeared first on iconstyle.al.

Nga varfëria në krim: Grupet kriminale rekrutuan qindra gra në serrat e kanabisit

28 January 2025 at 08:20

Në të gdhirë të 10 nëntorit 2022, një skuadër e Policisë së Shtetit zbarkoi në fshatin Rërëz të Beratit, ku gjeti katër serra të mbuluara me plastmas dhe të përshtatura për rritjen e kanabisit. Serrat ishin të investuara me rrjet të energjisë elektrike dhe linjë të furnizimit me ujë, mbroheshin nga njerëz të armatosur dhe […]

The post Nga varfëria në krim: Grupet kriminale rekrutuan qindra gra në serrat e kanabisit appeared first on Reporter.al.

SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës

20 January 2025 at 15:12

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha të hënën gjatë një komunikimi me gazetarët se Prokuroria e Posaçme po vazhdonte hetimet për të gjetur përfituesit e parave publike nga kontrata kontroverse e incineratorit të Tiranës. Dumani deklaroi gjithashtu se një pjesë e përfituesve ishin zbuluar vitin e kaluar, megjithëse nuk ishin ekzekutuar urdhërndalimet. Nga […]

The post SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës appeared first on Reporter.al.

Skema Kombëtare e Investimeve, Kuçi për ATSH-në: Nënshkruhen kontratat e para, financojmë 360 aplikime me 1,2 miliardë lekë

18 January 2025 at 07:45

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural përmes Skemës Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 do të financojë 360 kërkesa të kualifikuara për subvencion, me një vlerë totale të kërkesës prej 1,2 miliardë lekë.

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) Ardita Kuçi, bëri të ditur për ATSH-në, se “procesi i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 përfundoi më 8 nëntor 2024, duke regjistruar gjithsej 404 kërkesa aplikimi të fermerëve dhe subjekteve”.

Kuçi tha se, “nga totali i aplikimeve, 360 kërkesa janë të pranuara për subvencion, me një vlerë totale të kërkesës prej 1,2 miliardë lekë”.

Ajo shpjegoi se, pas përfundimit të fazës administrative, aktualisht po vazhdon kontrolli në terren për verifikimin e aplikimeve para lidhjes së kontratave. Ndërkohë që janë nënshkruar kontratat e para dhe ka nisur procesi i disbursimit të fondeve për fermerët.

Fermerët kanë treguar një interes të shtuar aplikimesh në Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi.

“Nga aplikimet e pranuara, kërkesat më të mëdha për investime kanë ardhur për mekanizimin e fermave, me 305 aplikime, si dhe për investimet në ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimentet për rritjen e shpendëve, me 49 aplikime. Ndërkohë, masat për serrat diellore dhe akuakulturën kanë shfaqur një interes më të kufizuar. Po ashtu, rajonet me kërkesën më të madhe për këtë skemë janë Fieri, Vlora dhe Korça, të cilat kanë regjistruar numrin më të lartë të aplikimeve, duke reflektuar interesin e lartë të fermerëve për mbështetje në këto zona me tradita bujqësore dhe blegtorale”, u shpreh Koçi.

Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi, një iniciativë e re e qeverisë shqiptare në mbështetje të fermerëve dhe sektorit rural që nisi vitin e kaluar, ka në dispozicion një fond prej 1,5 miliardë lekë me shtrirje dyvjeçare. Ku 500 milionë lekë janë për vitin e parë dhe do të disbursohen në formën e grantit deri në 50% të vlerës së investimit, veçanërisht në ndërtimin e serrave diellore, në rritjen e mekanikës bujqësore, në rrjetat antibreshër, në nxitjen dhe zhvillimin e akuakulturës detare dhe në stabilimentet e mbarështimit të kafshëve dhe shpendëve.

Kuçi tha se, 30% e totalit të grantit do të jepet në fillim si parapagim.

Sipas saj, ky fakt i lehtëson fermerët që të kenë financim paraprakisht dhe në përfundim të projektit të marrin pjesën e mbetur të financimit.

Drejtoresha e AZHBR-së u shpreh se “kjo mbështetje financiare është një hap i rëndësishëm për modernizimin e bujqësisë dhe blegtorisë, duke siguruar mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të kushteve të punës për fermerët në rajonet me potencial të lartë prodhimi”.

/j.p/r.e/

The post Skema Kombëtare e Investimeve, Kuçi për ATSH-në: Nënshkruhen kontratat e para, financojmë 360 aplikime me 1,2 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌