Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SPAK kërkon gjykimin e ish-deputetit të PS për ndihmë ndaj krimit në këmbim të votave

SPAK njoftoi të martën, më 15 korrik, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale ndaj Çyrbjas dhe dy të pandehurve të tjerë, të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Hetimet ndaj Çyrbjas zbuluan lidhje të thella dhe bashkëjetesë mes krimit të organizuar dhe politikës, si […]

The post SPAK kërkon gjykimin e ish-deputetit të PS për ndihmë ndaj krimit në këmbim të votave appeared first on Reporter.al.

Shpërndante doza droge të forta/ Pranga 26-vjeçarit në Kamëz

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërndante doza droge të forta. Policia ka sekuestruar dozat me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 26-vjer 135ari dhe kontrollit fizik, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material sëbashku me automjetin.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 26-vjeçari i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Shpërndante doza droge në zona të ndryshme të Valiasit, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërndante doza droge të forta. 26-vjeçari me iniciale B. D., i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 26-vjerçari dhe kontrollit fizik, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të […]

The post Shpërndante doza droge në zona të ndryshme të Valiasit, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz appeared first on BoldNews.al.

SPAK sekuestron vilën në Palasë dhe “Lamborghinin” luksoz në pronësi të Visar Miftarit

Autoritetet gjermane të drejtësisë, në bashkëpunim me SPAK-un, kanë ndërmarrë një aksion për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të Visar Miftarit (44-vjeçar) i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Si rezultat, në bregdetin e Palasës janë sekuestruar një vilë luksoze dhe një automjet i tipit “Lamborghini Aventador”. Vendimi për sekuestrimin e pasurive është marrë nga Gjykata […]

The post SPAK sekuestron vilën në Palasë dhe “Lamborghinin” luksoz në pronësi të Visar Miftarit appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Të dënuar për drogë e pastrim parash, ekstradohen nga Greqia, Belgjika e Serbia 3 persona

Tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar ditën e sotme Greqia, Belgjika dhe Serbia. Autoritetet policore raportojnë se dy prej tyre rezultojnë të dënuar për pastrim parash dhe për drogë, ndërkohë, që një tjetër akuzohet për trafikimin e një automjeti. Më konkretisht janë ekstraduar shtetasit: Mikel Hoxha alias M. P., i kapur […]

The post EMRAT/ Të dënuar për drogë e pastrim parash, ekstradohen nga Greqia, Belgjika e Serbia 3 persona appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK

Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë ndaj 7 personave të arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga SPAK në kuadër të një operacioni për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. Më konkretisht, në qeli janë lënë shtetasit: Arjan Gjata, […]

The post EMRAT/ Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani

Ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë Erjon Dani është vetëdorëzuar në policinë e Himarës, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti të firmosur nga SPAK. Burimet mediatike bëjnë me dije se Erjon Dani dyshohet për veprat penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ndodhej në radhët e […]

The post Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani appeared first on BoldNews.al.

Drogë nga Amerika Latine/ Detaje nga aksioni në Shkodër, u trafikua rreth 1 ton drogë. Kush është ish-zyrtari i policisë në kërkim

Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i SPAK në Shkodër, i cili vjen një ditë pasi e ngarkuara me punë e SHBA, Van Horn zhvilloi një takim me kreun e këtij institucioni Altin Dumani.

Mësohet se grupi në fjalë akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, bëhet fjalë për rreth 800 kg – 1000 kg lende narkotike.

Aksioni ka nisur në orët e pare të mëngjesit në Shkodër.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News, se deri më tani mësohet se janë prerë 13 urdhër arreste me firmë të prokurorit Adnan Xholi, nga të cilët janë arrestuar 8 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, për të cilët dyshohet se ndodhen në Dubai.

Mes të kërkuarëve është edhe ish zyrtari i policisë Erjon Dani, i cili ka ushtruar detyrën edhe në komisariatin 3 në Tiranë, si shef krimesh, por ka disa kohë qe është larguar nga policia.

Urdhër arrestet janë lëshuar me akuzat e ndikimit të paligjshëm, shpërdorimit të detyrës si edhe trafik i lëndëve narkotike,ndërsa aksioni vjen pas zbërthimit të përgjimeve në Sky Ecc. /abcnews.al

SPAK operacion në Shkodër/ Lëshohen 13 urdhër-arreste, në kërkim ish-shefi i krimeve (EMRI)

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 13 urdhër-arreste në kuadër të një operacioni të nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00 për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. Burime për mediat bëjnë me dije se nga 13 urdhër-arreste të lëshuara në total, 8 prej tyre janë […]

The post SPAK operacion në Shkodër/ Lëshohen 13 urdhër-arreste, në kërkim ish-shefi i krimeve (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Toka, biznes, kalçeto dhe “Benz”/ I konfiskohen pasuritë një trafikanti droge në Gjirokastër

Prokuroria e Gjirokastrës i ka konfiskuar pasuritë një personi, i cili dyshohet si pjesë e një organizate kriminale që merret me vperimtarinë e paligjshme të trafikut të narkotikëve. Bëhet fjalë për pasuritë e shtetasit me inicialet D. A. Sipas organit të akuzës, nga hetimet ka rezultuar se pasuritë nuk kanë pasur burime të ligjshme për […]

The post Toka, biznes, kalçeto dhe “Benz”/ I konfiskohen pasuritë një trafikanti droge në Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

Të dyshuarit për kontrabandë drogë i vënë flakën jahtit të tyre në brigjet spanjolle, ndërsa policia përpiqej të kapte një sasi të madhe kokaine

Kontrabandistët e drogës i vunë flakën jahtit të tyre për të shkatërruar kokainën, tregojnë pamjet dramatike të publikuara nga autoritetet spanjolle.

Në një video të publikuar nga Garda Civile, anija u kap afërsisht 50 milje larg bregdetit të Ishujve Kanarie, transmeton Telegrafi.

Autoritetet thanë se pas zbulimit, ekuipazhi i vuri flakën anijes, duke u lënduar njëri prej tyre, i cili duhej të evakuohej nga ekipet e shpëtimit detar.

Pavarësisht zjarrit, autoritetet gjetën 25 kilogramë kokainë si dhe publikuar pamjet e këtij aksioni që ngjasonte me skenat e filmave aksion të Hollyëood-it.

Dy anëtarë të ekuipazhit, të cilët ishin shtetas francezë dhe holandezë, janë arrestuar, u tha nga Garda Civile spanjolle. /Telegrafi/

The post Të dyshuarit për kontrabandë drogë i vënë flakën jahtit të tyre në brigjet spanjolle, ndërsa policia përpiqej të kapte një sasi të madhe kokaine appeared first on Telegrafi.

EMRI/ Arrestohet një trafikant droge i shpallur në kërkim nga Italia

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Operacionale kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted” është vënë në pranga shtetasi Behar Gerguri, 39 vjeç, banues në Durrës, i cili rezulton i dënuar për trafik droge në Itali. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim […]

The post EMRI/ Arrestohet një trafikant droge i shpallur në kërkim nga Italia appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Babë e bir arrestohen në Shkodër si autorë të kultivimit të 114 bimëve kanabisi

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, (babë e bir), pasi janë identifikuar nga hetimet si autorë të kultivimit të 114 bimëve narkotike kanabis në fshatin Drisht. Në kuadër të operacionit anti-kanabis të koduar “Koordinata” janë vënë në pranga shtetasit S. B., 62 vjeç dhe S. B., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin […]

The post VIDEO/ Babë e bir arrestohen në Shkodër si autorë të kultivimit të 114 bimëve kanabisi appeared first on BoldNews.al.

Droni e kapi “mat”, teksa kultivonte lëndë narkotike/ Pranga 37-vjeçarit në Durrës

Vihet në pranga një 37-vjeçar në fshatin Manëz të Durrësit, pasi që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimë narkotike. Policia asgjësoi me anë të djegies 150 bimë narkotike kanabis sativa.

“Gjatë operacionit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjuricaj, shërbimet e Policisë konstatuan 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasin A. Gj., i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Gjuricaj, ndërsa bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./abcnews.al

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale, kapet në Tiranë 46-vjeçari/ EMRI

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Ndaj Elis Rogës Gjykata e Romës, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Policia njofton se vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e 46-vjeçarit, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane. “Strukturat e Drejtorisë […]

The post Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale, kapet në Tiranë 46-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

GJERMANI – Regjistrohen mbi 2 000 vdekje nga drogat ilegale në vitin 2024

BERLIN, 7 korrik /ATSH-DPA/-  Gjermania regjistroi më shumë se 2 000 vdekje nga drogat ilegale në vitin 2024 për të dytin vit radhazi, sipas shifrave zyrtare – ndërsa ekspertët paralajmëruan për përdorim të opioideve sintetike të rrezikshme.

“Një total prej 2 137 vdekjesh nga droga u regjistruan në të gjithë vendin vitin e kaluar, nga 2 227 në vitin 2023”, tha Hendrik Streeck, Komisioner i Qeverisë Federale për Varësinë dhe Drogat.

Streeck tha se autoritetet duhet të reagojnë ndaj përhapjes së substancave të reja ilegale, veçanërisht në mesin e popullatave të reja.

Sipas tij, vdekjet nga droga janë rritur me 14% nga viti në vit për personat nën 30 vjeç.

Konsumi i përzier është një problem i madh: në 1 707 raste fatale, u zbuluan disa substanca të tilla si, heroina, zëvendësues të opioideve si metodoni, kokaina e fortë dhe amfetaminat.

Pati një rritje të ndjeshme të vdekjeve që lidhen me opioidet sintetike, të cilën Streeck ia atribuoi ndalimit të opiumit të vendosur nga talebanët në Afganistan.

Fushat afgane të lulekuqes janë shkatërruar në shkallë të gjerë, ndërsa opioidet e prodhuara në laborator gjithnjë e më shumë po zënë vendin e tyre.

Streeck tha se opioidet sintetike si nitazen ose fentanil, të cilat mund të jenë deri në 500 herë më të fuqishme, përdoren gjithashtu shpesh si aditivë.

Vdekjet që lidhen me drogën kanë qenë në rritje për vite me radhë. //a.i/

 

The post GJERMANI – Regjistrohen mbi 2 000 vdekje nga drogat ilegale në vitin 2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapet në Belgjikë anija turke me qindra kg kokainë, 8 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

8 persona, mes tyre një shtetas shqiptar, u arrestuan në Belgjikë pasi autoritetet zbuluan një sasi të madhe kokaine në një anije cisternë turke. Anija “Scot Bremen”, e nisur nga porti Pecem në Brazil dhe me destinacion qytetin Ghent, u devijua në portin Zeebrugge, ku u zhvillua një kontroll i detajuar. Droga u gjet në […]

The post Kapet në Belgjikë anija turke me qindra kg kokainë, 8 të arrestuar, mes tyre një shqiptar appeared first on BoldNews.al.

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari

Policia Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi u realizua në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të territorit shqiptar, gjatë kontrolleve të shtuara për parandalimin e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim.

I arrestuari është Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut. Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se Arslan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern në Zvicër, pas një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

Arslan është dënuar me 20 vjet burg për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, sipas nenit 19 të Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.

Aktualisht, Interpol Tirana dhe Interpol Bern/Zvicër po vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës, ku ai do të përballet me dënimin e përcaktuar nga autoritetet zvicerane.

Ky arrestim është një tjetër hap në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, duke dëshmuar angazhimin e forcave të rendit për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe garantimin e sigurisë në kufijtë shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari appeared first on Euronews Albania.

EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për drogë në Zvicër, arrestohet 34-vjeçari nga Maqedonia

Një 34-vjeçar i dënuar për trafik droge me 20 vite burg në Zvicër, është arrestuar nga policia në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë. Sipas policisë, në pranga ra Alija Arslan, 34 vjeç, i cili është dënuar në Zvicër me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. “Në vijim […]

The post EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për drogë në Zvicër, arrestohet 34-vjeçari nga Maqedonia appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

Fatjon Gjonaj, shqiptari i akuzuar si kreu i një bande të përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine, hashashi dhe marijuane, u ekstradua në Itali. Gjonaj arriti në aeroportin Fiumicino rreth orës 18:15 dhe u dërgua menjëherë në burg, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane. Ai ishte arrestuar më 3 qershor në Dubai. Hetimet kundër Gjonajt filluan […]

The post EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës appeared first on BoldNews.al.

❌